Këtu do gjeni tema të ndryshme hulumtuese, historiko islame, fotografi etj të grumbulluara dhe të përgatitura nga Gëzim Kopani
Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
January 26, 2014
Myftinia Pukë përkujton 15 vjetorin e hapjes së xhamisë Pukë
Myftinia
e rrethit Pukë gjatë ditës së sotme datë; 26.01.2014
në ambjentet e Biblotekës së qytetit të Pukës zhvilloi seminarin me titull “15 vjetori i hapjes së Xhamisë së Re Pukë”.

Më pas antari i Këshillit të Myfinisë Pukë
Afrim Laçi mbajti kumtesen me
titull: “Xhamia e Re Pukë, 15 vjet shërbim
Islam” Z.Laçi , solli fakte mbi jeten fetare të xhamisë së re Pukë. Ndër të
tjera ai tha: “Imami i parë i xhamisë së re Pukë qe, ish-Myftiu H.Elez Hoxha, më pas deri në vitin 2004
H.Ibrahim Hoxha. Nga viti 2004-2013 Gezim Kopan. Ndersa sot në vitin 2014 Xhamia
e re Pukë drejtohet nga imam Bekim
Sokoli. Nga viti 1998-1999 ka
shërbyer si myezin Haki Ademi, 1999-2002 H.Qazim Kopani, 2002-2004 Armand Morina, 2004-2012 Ali Guri, dhe
nga viti 2012 e në vazhdim Erjon Sula. Në xhaminë e Pukës kan
mbajtur ligjjeratë teolog të lartë të Komunitetit
Mysliman të Shqipërisë ku përmendim: “Ish-N/Kryetari i KMSH-së Jusuf Salkurti, ish-Myftiu i Tiranës Selim Stafa, ish-Myftiu i Shkodrës Faik Hoxha etj.”
Aktivitetin e përshëndeti edhe Myftiu i Pukës
Gëzim Kopani i cili ndër të tjera
tha: “Xhamia është shtëpia e Zotit. Nëpërmjet xhamisë përçohet paqja dhe
dashuria e Islamit. Sot unë, Këshilli i
Myftinisë Pukë dhe gjithë besimtaret e Pukës
bëjmë dua dhe falenderime për të gjith ato që mundësuan ndërtimin e Xhamisë së Re Pukë. Në fakt ky seminar
ka qënë planifikuar të zhvillohet në vitin 2013,
por për arsyë objektive nuk e realizuam. Myftinia
Pukë në bashkëpunim me Komunitetin
Mysliman të Shqipërisë është duke punuar për ndërtimin e xhamiave të tjera
të rrethit tone, dhe më konkretisht atë të Kodërhanit
dhe të Fush-arrezit.”
Përfaqsuesi i fesë Katolike, Famullitari i Pukës Giovani Fiocchi ndër të tjera tha: “Jam sot këtu për të dëshmuar
mardhenijet tona. Kjo është ditë e veçantë, pasi është 15 vjetori i një ndërtese
të rëndësishme, jo vetem për simbolin që ka, por na kujton edhe komunitetin
mysliman. Gëzohem që ndodhem këtu sot dhe ju uroj mbarësi.”
Përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, njëherazi Drejtor për Rininë dhe Mardhenjeve me Publikun Erjol Haxhia pasi përshëndeti
aktivitetin ndër të tjera tha: “Më bëhet qefi që Myftinia Pukë përkujton 15 vjetorin e hapjës së xhamisë së re Pukë.
Xhamia Pukë, përveç shërbimeve fetare ka bërë edhe shërbime sociale siç ishte
rasti i strehimit të vëllezërve tanë Kosovare
në vitet 1998-1999. Edhe hz.Muhammed a.s. punen e parë që ka bërë në
rrugen e islamit ka qenë hapja e xhamisë së Nebevisë.Me
këtë rast shpreh falenderimet e veçanta për të gjithë imamët, vaizat dhe myezinat si dhe Myftiun Gezim Kopani që kanë shërbyer në këtë
xhami. Rrethi i Pukës është vend i vogel dhe i ftohtë, por me njërëz të mirë
dhe me zemer të madhe.”
N/Prefekti
i Pukës z.Marash Kola në përshëndetjen
e tij ndër të tjera tha: “Duke ju falenderuar për ftesen, ju uroj sinqerisht për
këtë seminar që është kaq domethënës për ka rëndësia pasi flasim për një objekt
kulti. Xhamia e Pukës tashmë është kthyër
në një objekt i rëndësishëm i rrethit tonë. Aty bashkohen njerëzit, dashuria e
tyre dhe të gjithë sëbashku i luten Zotit. Ju premtoj që do jem i angazhuar
duke ju mbeshtetur në ndërtimin e xhamiave po ashtu edhe të kishave.”
Në emër të familjes së ish-Myftiut të Pukës
H.Elez Hoxha, përshëndetin seminarin
djali i tij Musa Hoxha.
Me pas aktiviteti u permbyll me nje koktej
e shtruar për këtë rast, si dhe u shpërnda literaturë islame.
Pergatiti
Gezim Kopani
Si u arrit ndërtimi i xhamisë së re në qytetin e Pukës?
Përurimi i xhamisë
së re në qytetin e Pukës
(Ditë e hënë, ora
10, datë 26 janar 1998)
Në fillim të vitit 1998, pikërisht me datë 26 janar 2018 ora 10 zhvillohet ceremonia e inagurimit të xhamisë së re të qytetit Pukë. Xhamia u arrit të bëhet falë interesimit të Myftiut H.Elez Hoxha bashkë me Këshillin
e Myftinisë Pukë të asaj kohe.
Në vitin 1996 Myftinia Pukë ju
drejtua një shoqate arabe që po ndërtonte xhami të reja në Kukës.
Në vazhdim, edhe pse i moshuar Myftiu H.Elez Hoxha udhëtoi disa herë në Tiranë e Kukës i shoqëruar sa prej prof.Xhemal Meçit e Bekë Ademit, sa prej Xhemal Vocrrit, Hydajet Kuçit, Ali Rexhepit e deri me Sulejman Ganise, sa siguroi fondin e duhur për ndërtimin e kësaj xhamije.
Në vazhdim, edhe pse i moshuar Myftiu H.Elez Hoxha udhëtoi disa herë në Tiranë e Kukës i shoqëruar sa prej prof.Xhemal Meçit e Bekë Ademit, sa prej Xhemal Vocrrit, Hydajet Kuçit, Ali Rexhepit e deri me Sulejman Ganise, sa siguroi fondin e duhur për ndërtimin e kësaj xhamije.
Myftiu i Pukës Elez Hoxha sëbashku me Hydajet Kuçi paraqiten projektin të cilin shoqata arabe "Muafak" e miratoi në parim por shhoqata donatore kërkonte që komuniteti të dhuronte truallin e xhamisë që do ndërtohej. Kështu, Myftiu Elez Hoxha siguroi trollin për ndërtimin e xhamise prej familjes Kuçi. Për të siguruar token Myftiu H.Elez Hoxha i shoqëruar nga antari i Këshillit të Myftinisë Pukë Prof.Xhemal Meçi, më 12 maj 1993 kan marrë një takim me vëllezërtit “Kuçi” vetem për vetëm me secilin prej tyre: Agimin, Shabanin, Enverin e Halitin, dhe Myftiu u ka kërkuar 2 dylym tokë truall dhuratë për xhaminë. Përfundimisht i premtuan se janë gati ta firmosnin deklaratën dhe siç tregon prof.Xhemal Meçi; shpejt e shpejt në një fletë fletorje përgatita një deklarat. Në vazhdim, përgatita me makinë Deklaraten e plotë për dhurimin e truallit të cilët e firmosën të gjithë bashkë me dëshmitarët: Abaz Laçi, Sulejman Gania, Bek Ademi si edhe Myftiu H.Elez Hoxha i cili e vulosi. Për ta bërë fakt të kryer dhurimin u përgatit në Kadastrën e rrethit “AKTI I MARRJES SË TOKËS NË PRONËSI” ku kreun i saj ishte Rrustem Strugaj.
Pasi siguruan fondin e ndërtimit dhe marrjes së lejes të ndërtimit nga KKRR-tja, Këshilli i Bashkisë Pukë etj filloj puna për ndërtimin e xhamis e cila përfundoi si godin në gjashtë mujorin e dytë të vitit 1997.
Pasi siguruan fondin e ndërtimit dhe marrjes së lejes të ndërtimit nga KKRR-tja, Këshilli i Bashkisë Pukë etj filloj puna për ndërtimin e xhamis e cila përfundoi si godin në gjashtë mujorin e dytë të vitit 1997.
Përurimi i Xhamisë së Re më 26 janar 1998,
diën e hënë, ora 1000

Myftiu i Pukës H.Elez Hoxha zhvilloj një takim tek Medreseja e Tiranes me Kryetarin e KMSH-se H.H.Sabri Koçi tëcilin e ftoi në ceremonin e inagurimit të xhamisë. Po ashtu u ftua kreu i Bashkisë Halit Furriku , Famullin Pukë dhe shumë drejtues të institucioneve në rrethin e Pukës. Për organizimin e ceremonisë së inagurimit u përfshinë disa anëtar të Këshillit të Mytftinise dhe jo vetem.
Për lajmërimin
e lagjeve dhe fshatrave përreth u caktua: për Laçajt – Halil Laçi, Zezë – Sadri Beci, Pezhve- Sulejman Gania, Mehaj- Halil Islami, Qerret- Xhemal Hadroj, Kabash
dhe Meçe-Qazim Kopani, Rrape – Besnik
Lluka, Lajthize- Riza Shabani. Ftesa zyrtare me rastin e përurimit të xhamisë
së re Pukë kishte këtë tekst: “Ftesë,
Z._____, ditën e hënë, ora 1000 më 26 janar 1998 bëhet përurimi i Xhamisë
së Re të qytetit Pukë. Do të na nderoj me ardhjen e Tij H.H.Sabri Koçi, Kryetar i Komunitetit
Mysliman të Shqiperisë. Jeni të mirepritur!”
Më 26 janar 1998, që në orën 9 filluan të
grumbulloheshin pran Xhamisë së Re Pukë shumë besimtarë mysliman. Kishte shumë hare e gëzim. Nën tingujt e daullës kërcehej
dhe urohej: “Gëzuar Xhaminë e re!”
Grupi artistik i fëmijëve, të përgatitur prej myezinit Haki Ademi, këndoi “ilahi”
që e shtuan entuziazmin dhe haren. Në orën
1000 Myftiu H.Elez Hoxha
mbajti fjalën përshëndetese për besimtarët myslimanë ku ndër të tjera tha: “Besimtarë mysliman tashmë do të kenë fatin e mirë që më 26 janar, ditën
enjte të falin Bajramin e parë në këtë xhami të bukur. “E gëzofshim!”- brohoritën të gjithë së
bashku. Në vazhdim Myftiu falenderoi vëllezërit
Kuçi: Agim,Enver, Shaban, Halitin dhe Eqrem Kuçin që na dhuruan truallin e
xhamsë; falenderoj donatorin-shoqatën Araba dhe firmen e ndërtimit “Bekimi” të
Astrit Kuçit. Njëkohësisht, falënderoi Komunitetin Katolik për pjesëmarrjen e
tyre në këtë përurim, si edhe të autoriteteve të pushtetit vendor.” ( U kërkua
ndjesë për mungesen për arsye shëndetësore të H.H. Sabri Koçit)
Me kaq u
pre shiriti i inagurimit prej Myftiut H.Elez
Hoxha dhe më pas u këdua Ezani nga imam Bahri Sejdiu (nga Kosova) Më pas besimtarët mysliman vazhduan me vizitën e xhamisë ku këndohej
ilahi dhe Kur’an.
V/O: Në vitin 2013 Myftinia
e rrethit Pukë për arsyë objektive e pati të pa mundur përkujtimin e 15
vjetorit të Xhamisë së Re Pukë. por ai u zhvillua më 26 janar 2014 ku me interesimin e Myftiut Gëzim Kopani u përgatit edhe një material për këtë rast.
Sqarim: Referenca e disa te dhenave jane marr nga anetari i Keshillit te Myftinise Puke Xhemal Meçi si psh, menyra se si u zhvillua ceremonia . Te dhenat e permendura ne kete artikull jane publikuar ne aktivitetin perkujtimor qe Myftinia Puke zhvilloi ne vitin 26.01.2014 ne qytetin e Pukes.
Përgatiti
Gëzim Kopani
Subscribe to:
Posts (Atom)
Contact Form
Kontakt: gezimi_01@hotmail.com