Friday, August 28, 2026

Dashuria qe shperblehet nga Zoti i Gjithesise !


Dashuria per hir te Allahut ! Dashuria e sinqerte dhe pa interes.

Allahu i Madheruar thote: "Nuk ka dyshim se ata qe besuan dhe bene vepra te mira, atyre Allahu i Gjithmeshirshem do t'u krijoje ne zemrat e tyre dashuri." (Merjem , 96)
Bera ibn Azibi r.a. tregon: "Ishim ulur te Profeti Muhammed a.s. dhe ai pyeti: Cilat jane lidhjet me te forta ne besim (iman)?
Te pranishmit thane: Falja e namazit (berja e lutjeve pes here ne dite)!?
Muhammedi a.s. tha: Mire , por nuk eshte kjo!
Thane: Agjerimi i muajit te bekuar te ramazanit!?
Muhammedi a.s. tha: Mire, me vend, por nuk eshte !
Thane: Te luftosh e te punosh per hire te Allahut!?
Profeti Muhammed a.s. tha: Mire, por edhe kjo nuk eshte! Dhe dha kete pergjigje: "Lidhja me e forte e besimit (iman) eshte te duash per hire te Allahut!" (Ahmedi)
Allahu xh.sh. ka thene: "E kam obligim dashurine per ata qe e duan njeri tjerin per hatrin Tim, per ata qe rrin bashke per hatrin Tim, per ata qe e vizitojne njeri tjetrin per hatrin Tim dhe per ata qe shpenzojne per hatrin Tim!" (Ahmedi, Hakimi)
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu ka rob te Tij qe do ulen pran Tij nga e djathta e Arshit... do jene ne ulse te bukra dhe te ndritshme, dhe fytyrat i kan drite. Keto nuk jane pejgamber, as deshmor dhe as sidikin (te sinqertet)." Shoket e pranishem pyeten: Kush jane ata? Profeti Muhammed a.s. tha: "Jane ata qe e kan dashur njeri tjetrin pa interes per hir te Allahut te Madheruar." (Taberani)
Ne nje thenie tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nuk do jeni ne xhennet (parajse) derisa sa te besoni, dhe nuk do te besoni derisa te doni njeri tjetrin." (Muslim)
Qe dashuria te shperblehet nga Allahu xh.sh. kerkohet qe ajo te jete e sinqerte, pa interes. Per kete Ebu Hurejra r.anhu ne sjell ngjarjen e treguar nga Profeti a.s. qe thote: "Nje njeri kishte dal nga shtepia e tij per te vizituar nje vella te tij qe ndodhej ne nje fshat tjeter. Allahu i nxjerr ne rruge nje melek qe e pyet; Per ku je nisur? Ai i thote: Tek nje vella i imi! Meleku e pyet perseri: Ke ndonje interes per te apo per hater te Allahut? Ai i thote: Jo! Nuk kam ndonje interes, por e dua per hatrin e Allahut! Meleku i thote: "Une jam lajmetar nga Allahu i cili te do ashtu sikurse ti e do vellan tend!" (Muslimi)
Pergatiti
Gezim KOPANI