Friday, August 14, 2026

Nata e fundit e Omerit r.a. ne sherbim te nje familjeje

Prijesi i myslimaneve Omer Ibn Hatabi r.a çdo nate shetiste neper Medine, per te shikuar nese ndonje kishte nevoje per ndonje gje. Nje nate , ne periferi, shikoj nje çader te cilen e kishin ngritur disa te huaj, duke u afruar degjoi disa renkime te nje zonje. Ai u afrua dhe pyeti nje burr qe ndodhej afer çadres dhe i thote: Kush jeni ju? Ai tha: Jemi nga shkretetira dhe kemi ardhur me shprese qe prijesi i besimtareve te na ndohmoje. Brenda çadres eshte gruaja ime qe renkon pasi i kane ardhur dhimbjet e lindjes dhe eshte vetem. Omeri r.a. pa i treguar se kush ishte, menjehere shkoi tek shtepia e tij dhe i tregon bashkeshortes , dhe ajo menjehere u tregua e gatshme per ta ndihmuar, moren me vete disa gjera te nevojshme, ushqime dhe me nxitim arriten tek çadra. Bashkeshortja e Omerit r.a hyri ne çader per te ndihmuar nenen qe po linde, dhe pasi lindi tha: O prijes i myslimaneve! Njoftoje mikun qe u shtua me nje djale! Burri i habitur u ngrit ne kemb pasi e kuptoi se ai qe e ndihmoj ishte vete prijesi i myslimaneve te cilin kishte ardhur per ta takuar. Te nesermen kur burri u nis per ta takuar Omerin r.a. me qellim per ta falenderuar, meson qe ai kishte nderruar jete dhe menjehere i rrodhen lote nga syt pasi nata e tij e fundit kishte qene ne ndihme te tij.

Pergatiti
Gezim KOPANI