December 18, 2011

Fati dhe fshehtesia e tij.



Nje burr erdhi tek Musai a.s. dhe i tha:
-O Musa! Me meso gjuhen e kafsheve, qe t'i kuptoj ato, te marr mesim nga gjendja e tyre dhe te kuptoj madheshtine hyjnore!
Musai a.s. iu pergjigj:
-Hiq dore nga kjo deshire dhe mos u mundo te mesosh ata qe jane mbi forcen tende! Nese nje milingone mundhet te pije uje nga liqeni me teper sesa duhet bytet. Pra, mos i kalo kufijte e dijes qe te eshte dhene, pasi ka edhe shume rrezikshmeri! Ti perpiqu te marresh mesim aq sa te takon nga urtesite hyjnore! Drejtoja zemren Allahut! Ta dish se te fshehtat e dukurive hyjnore hapen tek nje zemer e drejte dhe e paster!
Pas kesaj burri tha:
-Te pakten me meso gjuhen e kafsheve shtepiake me qenin roje qe qendorn te dera!
Musai a.s. e kuptoi se cfare do te bente nuk do ta kthente burrin nga kerkesa e tij, por e paralajmeron duke i thene:
-Mblidhe veten dhe mos u mbyt ne oqeanin e kesaj te fshehte!
Burri ne mengjes qendroi te dera per te provuar nese e mesoi me te vertet gjuhen e kafsheve apo jo. Nderkohe qe zonje sherbyese po shkundte mbulesen e tryezes, nje cop buke e ndenjur ra ne toke.
Gjeli qe ishte aty vrapoi dhe e mori. Qeni tha:
-Ti na torturove! Ti mund te hash edhe nje cope gruri, kurse une nuk mund te ha! Perse e hengre kete cope buke?
Ndersa gjeli ia ktheu qenit:
-Mos u shqeteso, neser do te ngordhe kali i zotit te shtepise dhe ti do te hash shume mish!
I zoti i shtepise, i cili mendoi se gjeli tha dicka te fshehte, sapo degjoi keto fjale e shiti menjehere kalin, ndersa gjeli u turperuar perpara qenit.
Kjo perleshje interesi e qenit me gjelin vazhdoi per tri dite. Zoteria qe mesoi nga fjala e gjelit se diten e pare do te ngordhe kali, diten e  mushka dhe diten e trete skllavi i tij ashtu sikurse shiti kalin para se te ngordhte, ashtu shiti edhe mushken dhe robin duke menduar se po bente dicka te zgjuar. Ne kete menyre, qeni nuk perfitoi asgje nga ato qe mendonte. Gjeli ne te gjitha rastet u tregua me i zgjuar se qeni. Gjeli i turperuar nga ato qe ndodhen per faj te tij me ne fund diten e katert i tha qenit:
-E verteta eshte se ai zoteria syhapur e ka hequr mallin e tij, por me kete sjellje ai hyri ne gjak. Tashme ai vete do te vdese. Pasardhesit e tij do te vajtojne. Do te pritet nje ka dhe secili do te marre prej tij edhe ne, edhe ti!
Vdekja e kalit, e mushkes dhe e robit ishte mburoja e fatkeqesise qe do ti ndodhte burrit. Por ai nuk mendoi humbjen dhe demin e mallit te tij dhe hyri ne gjak.
Burri i marre hapi  veshet me teper ndaj fjaleve te gjelit. Mbuloi fytyren perpara kesaj te vertete qe degjoi. Ra ne nje prush te tmerrshem. Sic ishte shkoi prane Musait dhe filloi duke iu lutur:
-Ej Musa! Me kupto dhe me qeteso vuajtjen time!
Musai a.s. ia ktheu:
-Hyre ne pune qe shkojne pertej gjykimit tend dhe vertitesh ne rrugen pa dalje. A mendove se do te dalesh me fitim me shitjen e atyre kafsheve? Te thashe qe mos insisto ne te fshehta e kaderit dhe kazase. Personit te mencur i shihet qe ne fillim ajo qe do ti ndodhe ne te ardhmen, ndersa injorantit ne fund!
Por cdo gje ka mbaruar. Meqenese u bere mjeshter ne punet e tregetise tani shite edhe shpirtin dhe shpeto! Pasi insistoi me perulje Musai a.s. vijoi:
Tashme shigjeta doli nga harku! Nuk ka mundesi qe te kthehet prapa, por deshiroj nga Allahu dhurues qe kur te vdesesh te shkosh me besim!
Musai a.s. u strehua tek Zoti. Ne kete menyre nepermjet lutjes se tij burri nderooi jete me besim. Ne menyre te vecante kur Allahu iu drejtua Musai dhe i tha:
-O Musa! Nese deshiron, ta ringjall...
Musai a.s. iu pergjigj:
-O Zot!Falenderimet qofshin per ty! Ti ate ringjalle ne boten tjeter, ne ate bote te ndrithshme dhe te larte, pasi atje eshte i perhershem. Atje eshte vendi ku shfaqet fati!
Muhammedi a.s. ka thene: "Besimi ne kader te largon cdo lloj hirdherimi dhe merzitje."
(Sujuti, Xhamius Sagir I,107)

Djaloshi i dashuruar pas nje vajze



Nje djale i ri ishte paraqit tek dera e vajzes se nje padishahu dhe me ze shpreh dashurin e tij per te. Rojet njoftojne vajzen dhe ajo vjen tek dera dhe i thote djalit: 
-Merri keto 1000 derhem dhe mos thuaj me nje gje te tille te demshme si per mua edhe per ty!
Djaloshi nuk hoqi dore dhe vajza, i dha nje oferte te dyte.
-Atehere merri 2000 derhem!
Me ne fund kur pazari arriti ne 2000 derhem, djali pranoi.
Vajza e habitur per sjelljen e djalit i thote:
-Si me do ti mua kur syri s'te sheh gje tjeter veç parase? A e di çfare denimi ka per ato qe zgjedhin diçka tjeter veç meje? Ato denohen me rrahje te rende dhe e perzuri djalin per dashurin e ti fallco. 
Nje i ditur kur degjoi kete ngjarje tha:
-O njerez ! Shikoni çfare u ndodh atyre njerezve me dashuri fallco.  Imagjinoni çfare mund tu ndodh atyre qe pandehin se duan Allahun apo qe duan te tjeret ne vend te Allahut ! 

Pergatiti
Gezim KOPANI


Ju mund te lexoni me shume duke klikuar ketu: Ndodhi  & Tregime 


December 10, 2011

Hadithe per Namazin dhe Abdestin

Nga Xhabiri r.a transmetohet  se Hz.Muhammed a.s ka thene: "Puna e pese koheve te namazit eshte si shembulli i atij lumi qe kalon afer shtepis suaj dhe cdo dite te laheni 5 here ne dite ne te.A do ngelte ndonje papasterti?"
                             (Muslim)
                                                                                                 

Hz.Osman r.a. tregon: "hz. Muhammedi a.s. me shikoj duke marr abdes sic po marr tani edhe pastaj me tha: "Kushdo qe marr abdes ne kete lloj menyre i falen gjynahet e kaluara dhe rruga deri tek Xhamia i shenohen sevape"
                                                                                               (Muslim )

Transmetohet nga Ebu Zuhrej r.a. i cili tregon se kam ndigjuar hz.Muhammedin a.s. duke thene: "Kushdo qe fal namaz pa ndodhur ndryshimi i lindjes se djellit (pra para se te kthehet lindja e djellit ne perendim) nuk do te hy ne xhehenem.
(Shenim: Dijetaret flasim se Muhammedi a.s. e ka pas per qellim namazin e Sabahit dhe  ikindise)"

Transmetohet nga Iben Mesud r.a  i cili tregon: E kam pyet hz.Muhammedi a.s. se cila eshte puna me e rendesishme? Muhammedi a,s. ka thene: "Falja e namazin ne kohe" Pastaj e pyeta : po pastaj cila? Hz. Muhammed a.s tha: "Te sillesh mire me nenen dhe babane"
                                                                                   (Buhari, Muslim)
Transmetohet nga Aishja r,a e cila tregon: "Hz. Muhammed a.s. asnjehere nuk i linte pa i fal kater rekate synet pas namazit te ylese po ashtu edhe dy synetet para farzit te sabahut."
                                                                                        (Buhari )

Transmetohet nga Xhebiri r.a i cili tregon: "Hz.Muhammed a.s. ka thene: Me te vertet mes shirkut dhe sjelljes se ulet vjen si pasoj e lenjes se namazit."Kete e kam ndigjuar duke e thene thote Xhabiri."
                                                                                        (Muslim)

_____________
Pergatiti: Gezim Kopani
dt.09.12.2011

October 22, 2011

September 28, 2011

Sa rendesi ka deklarimi i vetes si Mysliman?


Allahu xh,sh na ka krijuar ne , Njerezve ne trajten me bukur nder krijesat e tjera. Na ka dhene miresi dhe bereqete te panumerta. E keto , ngase ne jemi krijuar per nje qellim e ai eshte qe ne te falenderojme edhe te adhurojme Allahun e Madheruar.

Kur dikush na pyet se cfare jeni? Ne japim menjehere pergjigjen sipas bindjeve qe ka personi, por kur vjen puna tek nje myslman gjerat duhet te jene te qarta duke deklaruar veten mysliman i nenshtruar Allahut xh.sh.

Ne kete kendveshtrim myslimani i nenshtrohet Allahut xh.sh me zemer dhe shpirte. Nuk e nderton besimin  mbi interesa te ngushta kalimtare, por mbi vlera dhe interesa me te medha qe Allahu xh,sh ka krijuar dhe ajo eshte "fitimi i dashurise se Allahut xh.sh".
 Pra  kur ne si mysliman e besojme Allahun xh.sh; i bindemi Atij, i lutemi Atij inshaalla do te fitojme edhe dashurin e Tij.
Kur ulim koken ne sexhde per hir te Allahut te Madheruar, Allahu i Madheruar dergon tek ai melek te veçante te cilet bejne lutje per te. Po ashtu edhe kur nje mysliman deshmon se eshte mysliman ai merr sevape dhe miresi te veçante.

Te deshmosh se je mysliman nuk eshte e thene se patjeter duhet te jesh haxhi, hafiz apo imam ose muezin ose njeri qe shkon ne Xhami. Jo, edhe keto jane, por nese nje person e deshmon "Shehadetin" duke besuar keshtu Allahun e Madheruar , Kur'anin , nje i tille eshte mysliman.

Islami nuk i jep perparsi vetem Xhamise. Ai i jep perparsi gjith aspekteve te jetes , ka nje dimension shume te gjere e te larmishem. E them kete pasi siç e dini me date 1 tetor 2011 qytetaret Shqiptare, e ne rastin konkret edhe Puka do i nenshtrohet regjistrimit, ku nje nder pyetjet eshte dhe deklarimi i fese. E kam fjalen per censusin.
Myslimanet te gjithe sa jane duhet te deshmojne besimin e tij mysliman pasi kjo eshte ne interes te tyre. 
Ky deklarim si mysliman eshte nje respekt edhe i te pareve tane, duke deklararuar se je mysliman ke respektuar krijuesin tend Allahu xh.sh, besimin tend, familjen, baban, gjyshin,  fisin tend etj.

Le te lusim Allahun e Madheruar qe ky proces te jete i sakte, korrekt dhe jo i deformuar!

Pergatiti
Gezim Kopani


Date: 23.09.2011.

September 03, 2011

Mejtepi i Kabashit

Mejtepi i Kabashit (Shkolla islame ne Kabash)

    Se kur mund te jete hapur mejtep per here te pare ne fshatin Kabash, si edhe ne Puke, Iballe e kryezi, nuk dihet saktesisht. Keto mejtepe jane hapur mbas ndertimit te Xhamive.
Ne Kabash mejtepi u rihap nga imam Sadik Prishtina i cili erdh si emigrant poliktik nga Kosova me vitin 1912.

Krahas ushtrimit te sherbimit fetar, imam i Xhamise, dhe mesime ne Mejtepin e Xhamise se Kabashit. Rihapja e Mejtepit te Xhamise Kabash eshte bere rreth vitit 1914. Vit ky qe shenon fillesat e arsimit ne fshatin Kabash .
Mejtepi i Kabashit  ka vazhduar edhe gjate pushtimit Austro-Hungarez ( 1915-1918).

Autoritetet vendore njoftuan aso kohe: " Komanda (ushtarake) verene se nuk eshte mendimi per nje shkolle popullore, por per nje shkolle besimi muhammedan, ne te cilen mesohet edhe turqishtja."
             (S.Sinani, 60- vjet shkolle shqipe ne Kabash,Puka dhe shkolla,V/1978 fq.92)

Mesimi i dijeve islame ishte primare ne Mejtepet te cilat disa ne ate kohe e quajten "Shkolle e mesimit muhamedan".
Ish-nxenesit e atij mejtepi, tregonin se krahas dijes islame mesonin shkrim, kendim shqip bashke me njohuri fillestare mbi historin dhe gjeografin.
Me 1917 imami Sadik Prishtina (Luma) kreu nje kurs pedagogjik ne Normalen e Elbasanit. Pas ketij kursi ai u emerua zyrtarisht nga Ministria e Arsimit te asaj kohe mesues ne shkollen fillore te Kabashit.
Godina e mejtepit  u perdor per shkolle Shqipe  ku me vone ju vendos edhe nje kat me mur. I ndertuar me  derrasa nga jashte simbas modelit "çardak."

Me poshte paraqes nje pjese te nxenesve qe kane marr mesim ne Mejtepin e xhamise se fshatit Kabash Puke:

1. Shaban Rexha (Lajthize)
2. Sahit Hoxha  (Lajthize)
3. Sahit Islami
4. Syl Isufi
5. Gjoke Matia (nga Dedajt)
6. Bejaze Brahim
7. Bajram Istref Arifi (Meçe)
8. Bajram Isuf Llukaj (Kabash)
9. Rexhep Cina (Meçe)
10. Ali Hasan Furriku (Meçe-Klos)
11. Jemin Ramadan Kopani (Meçe)
12. Sadik Adem Gjura (Meçe)
13. Brahim Tahir Lluka

Pergatiti
Gezim Kopani



Per te mesuar me shume mbi islamin ne fshatin Kabash mund te klikoni ne kete link:

Tradita per perhapjen e besimit mysliman ne Kabash

Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash, Pukë



August 02, 2011

Namazi i Teravive dhe mënyra e faljes



Teravih rrjedh prej fjales raha, qe ne gjuhen shqipe perkon me fjalen qetesim. Shumesi i fjales teravihatun d.m.th pushim (pas selamit) , ndaj eshte tradit te kendohet nje salavat, por ky veprim nuk eshte kusht.

Çfare eshte namazi i teravive?

Namazi i teravive eshte namaz "muekede" d.m.th; synet i forte, pra eshte ajo pune qe Profeti a.s. e ka praktikuar me se shumti, ose asnje here nuk e ka lene pa e bere. Ky namaz falet kryesisht me imam ne xhami,  por nese ndonje per shkaqe te ndryshme nuk mundet ose eshte ne pune e cila eshte larg xhamise ose ka shtepin larg xhamis, nje i till mund ta fal namazin aty ku eshte. Megjithate nuk duhet te harrojme se sevapet jane te medha kur falet ne xhami. 

Muhammedi a.s. ka thene:  "Kush falet gjate Ramazanit me imam derisa ai ta perfundoje namazin , do t'i shkruhet shperblimi sikur te jete falur gjithe naten." (Tirmidhiu)

Pse falet namazi i teravive?

Namazi i teravis falet me qellim afrim me tek Allahu me ibadet (falje,lutje), pasi muaji ramazan eshte muaji i Kur'anit dhe ibadetit, muaji ne te cilen pranohet lutjet, ndaj ne ramazan behet edhe falja e teravis. 
Muhammedi a.s. thote: "Muaji i Ramazanit eshte mbreti i muajve. Ne te adhurimi ka vlera me te medha se sa ne muajit e tjere." (Buhari, Muslim)                                              

Po ashtu Muhammedi a.s. ka thene: "Kush falet gjate neteve te Ramazanit me besim dhe duke shpresuar ne shperblimin e Allahu xh.sh , Allahu xh.sh do t'ia fale gjynahet qe i ka bere me pare."(Buhariu)

Kur falet namazi i teravive?

Namazi i teravis falet pas namazit te jacise dhe dy sunneteve te jacise. Me pas nen drejtimin e imamit behet falja e 20 rekateve te teravies. Me plotesimin e 20 rekateve te teravis imami sebashku me xhematin bejn salavat (Allahume sali) 3 here. Me pas behet nijeti dhe me imam falen 3 rekate salatul viter. Qe te tre rekatet e vitrit falen me ze nga imami.

Si eshte praktikuar namazi i Teravive ne kohen e Profetit Muhammed a.s.?

Namazi i Teravive ishte nje nder adhurimet me te medha synet te Muhammedit a.s. 
Siç transmetohet nga shoket e tij por edhe nga familja e tij qendron se: "Muhammedi a.s. ka dale nga shtepia dhe eshte falur ne xhami ku me te u falen edhe nje grup besimtaresh. Aq shume u praktikua namazi i Teravive saqe nje nate Muhammedi a,s, nuk shkoi ne xhami. Te nesermen ne namazin e sabahut Muhammedi a.s. shkoi ne xhami dhe pas namazit sahabet reaguan ndaj Muhammedit a.s. per mungesen qe ai beri ne namazin e Teravise. Muhammedi a,s. u tha: "Degjoni, e di qe keni qene mbrem ne xhami duke fal teravit, por mungova pasi u friksova se mos do ju behet teravia farz (obligim)." (Trans, Aishe r.a.)
                                                      
Kur u be bashkimi namazit te Teravive?

Teravite u unifikua ne kohen e Omerit r.a. Tregohet qe: "Nje nate imam Omeri r.a. shkoi ne xhami dhe shikoi grupe grupe besimtaresh duke fal namazin e teravive. Per kete gje tha: "Mendoj qe te bashkohemi edhe ta falim namazin e Teravive me imam. Dhe ashtu ndodhi. Ne kete kohe Omeri r.a. zgjodhi per imam Ubej ibin Ka'b."(Buhari, Bejhakiu)  

A mund te behen grat imam ne kete namaz?

Nese ne nje vend ku ka vetem gra ata mund te zgjidhin nje grua per te bere imam.  Kjo pershembull praktikohet ne ato konvikte ku ka vetem vajza dhe se xhamia per te fal kete namaz eshte larg. Ne kete rast ato mund ta falin teravine aty ku ndodhen duke u bere imam njera. Kemi transmetime qe: "Aishja r.a. u ka bere imam grave ne namaz dhe ka qendruar ne mesin e tyre ne rreshtin e pare." Kete shembull ka ndjek edhe Ummu Selem. Por duhet te themi se nuk eshte permendur se per cilin namaz.

A falen grat ne xhami?

Ka qe pyesin: A falen grat ne xhami? Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nese gruja e ndonjerit prej jush kerkon per tu falur ne xhami, mos e ndaloni ate." (Buhari, Muslim)

Sa rekate ka namazi i Teravive?

Kemi hadithe te cilat tregojne se namazi i teravive eshte; tete, dymbedhjete , njezet rekat etj. 
Ebu Selem ibn Abdur Rahmas se e ka pyetur Aishen r.a.: "Si eshte fal i derguari i Allahut ne ramazan? (Kjo pyetje eshte bere kur Profeti a.s. eshte fal ne shtepi) Ajo ka thene: Ai nuk ka falur me shume se 11 rekate. Falej nga kater rekate te cilat ishin te bukura dhe te gjata, me perfundimin e kater rekateve fillonte kater te tjere. Me pas ai kryete namazin e vitrit." (Buhari)

Per te shmangur keqkuptimet shumica e dijetarve musliman kan dhene argumente se namazi i Teravive perbehet nga 20 rekate. Ky mendim eshte mbeshtetur nga : Omeri r.a. Aliu r.a. Abdullah ibn Mesudi, Ibni ebi Mulejke, Atta ebi Rebbaha, Ubejj bin Ka'b, Ebu Hanife. 

Bejhakiu transmeton prej Saib bin Jezi (shok i profetit a.s.) i cili thote: "Ne kohen e Omerit dhe te Othmanit kemi falur nga 20 rekate namaz te teravive."

"Nje nate Aliu r.a. kur hyri ne xhami shikoi xhematin e tij duke u fal me imam namazin e teravive, nga gezimi tha: "Allahu xh.sh ia ndriqofte varrin Omerit r.a ashtu siç e ka ndriçuar xhamin me faljen e teravive."

Per njezet rekat teravi eshte edhe transmetimi i Ibn Abbasit r.a. i cili tregon se: "Profeti Muhammed a.s. gjate muajit ramazan ka falur 20 rekate si dhe vitrin." (Taberani, Muxhemul evast, vell; 324)

Mund te kete ndonje rast qe namazin e teravis ta falim me tete rekate, p.sh: nese ne nje vend moti eshte shume i ftohte dhe kushtet atmosferike veshtirsojne faljen e njezet rekateve teravi.


Pergatiti
Gezim KOPANI
Date: 29.07.2011

July 26, 2011

Ramazani mbreti i muajve



Fjala Ramadan eshte fjale arabe, e cila ne aspektin fetare ka disa kuptime; a). Quhet Ramadan (ramazan) pasi ai ka ardhur ne nje kohe shume te nxehte, b). Quhet Ramadan pasi ai eshte djeges i gjynaheve etj. Muaji ramazan eshte muaji i paqes, dashurise, miresise dhe vellazerimit. Ne kete muaj Allahu i Madheruar leshon meshiren e Tij mbi ato te cilet agjerojne kete muaj. Ramazani eshte muaji i Kur'anit, namazit, dhe i sadakase (lemoshes) etj.

Kush e ka per detyre agjerimin e muajit Ramazan?

Agjerimin e muajit Ramazan e kane detyrim te gjithe myslimanet i cqe eshte i shendoshte menderisht dhe fizikisht dhe qe ka mbushur moshen e pjekurise dhe i cili nuk eshte udhetare.

Allahu xh.sh. thote: "O ju qe besuat!Agjerimi u eshte bere obligim sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem." (El Bekare; 183)  

Agjerimi i muajit Ramazan eshte nje nga pese shtyllat e fese islame.
Muhammedi a.s. thote: "Feja islame eshte ndertuar mbi pese shtylla; 1. Deshmia e shahadetit, 2. Falja e pese koheve te namazit, 3. Dhenja e zekatit, 4. Agjerimi i muajit Ramazan dhe 5. Berja e Haxhit per ate qe ka mundesi." (Buhari, Muslim) 

Si behet nijeti per agjerimin e muajit Ramazan?

Ne islam ka shume rendesi qellimi (nijeti). Keshtu qe myslimani shperblehet sipas llojit te nijetit (qellimit) qe ka. Nijeti per agjerimin e muajit te shejte te Ramazanit behet ne fillim te muajit duke thene: "O Krijuesi im! O Allah! Po bej nijet te agjeroj muajin e shejte te Ramazanit. Me bej risk qe agjerimi im, namazi e duate e mija te jete te pranuar tek Ti." Gjithashtu nijeti behet cdo dite pasi te kemi ngrene syfyrin duke thene: :"O Allah! Bej nijet te agjeron kete dite te ketij muaj te shejte te Ramazanit. O Allah! Kerkoj mbrotje nga ngacmimet e shejtanit."
Muhammedi a.s. ka thene: "Nuk i pranohet agjerimi atij,, qe nuk e ben nijet agjerimin perpara agimit."(Buhari) 

Cilat jane miresit e agjerimit te Ramazanit?

Duke agjeruar muslimani behet i devotshem. Kete e ben te qarte Allahu xh.sh. ku thote ne Kur'ani : "...qe te behemi te devotshem."
Cfare fiton myslimani nese ai behet i devotshem? Nese nje mysliman arrin devotshmerin qe e kenaqe Allahun e Madheruar, ai hyn ne Xhennet.
Ato qe jane te semur, apo ne udhetim Allahu xh.sh. thote: "E kush eshte i semure ose eshte ne udhetim e nuk agjeroi, atehere ai le te agjeroje me vone aq dite . E ate qe  i rendon ai (agjerimi) pra (nuk mund te agjeroj), jane te obliguar per kompenzim, ushqim ditor, i nje te varferi e ai qe nga vullneti jep me teper, ajo eshte edhe me mire per te. Mirepo, po qe se e dini, agjermi eshte me i mire per ju." (el Bekare, 184)
Miresi tjeter e ketij muaji eshte se Allahu xh,sh ka sjell librin e bekuar te Kur'anit i cili eshte "udhezues i njeriut , udherrefyes, qartesues i rruges se drejte dhe dallues i rruges se drejte nga ajo e gabuar."  (el Bekare, 185)

Profeti Muhammed a.s. thote: "Kur hyn muaji i Ramazanit, hapen dyert e Xhennetit e mbyllen dyert e Xhehennemit dhe lidhen me zinxhire shejtanet."(Buhari, Muslim) 

Falja e namazeve ne muajin e bekuar te Ramazanit kane nje rendesi te vecante aq sa Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ai qe agjeron Ramazanin me besim tek Allahu xh.sh.se Ai do ta shperblej per te, do ti falen gjynahet e bera me pare. E ai qe falet naten me besim tek Allahu xh.sh dhe me shpres tek Allahu  se Ai do ta shperblej per faljet, do ti falen  gjynahet e bera me pare." (Buhari)  

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Per agjeruesin ka dy momente te kendshme. Njeri prej tyre eshte momenti i iftarit, ndersa tjeteri eshte ballafaqimi me Allahun nepermjet miresive (sevapeve) te agjerimit." (Buhari)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush i shtron iftar nje agjeruesi, fiton sevape, sa vete agjeruesi, duke mos iu pakesuar asnje sevap ketij te fundit." (Tirmidhi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:  "Tre personave nuk u refuzohet duaja. Agjeruesit qe ben dua ne kohen e iftarit, drejtuesit te drejte dhe atij qe i eshte bere padrejtesi." (Tirmidhi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ne muajin e madheruar te Ramazanit, Allahu i Madheruar shperndane meshiren e tij, tek roberit e tij, tek ato qe agjerojne per hir te tij, tek ato qe falen per hir te tij, tek ato qe japin sadaka per hir te tij. E ne kete muaj Allahu i Madheruar hap dyert e Xhennetit dhe mbyll dyert e Xhehennemit."

Nga hadithi kuptojme se: Gjate muajit Ramazan Allahu xh.sh shpalos Meshiren e Tij tek myslimanet.
Kjo miresi (shperblim) apo zemergjersi nuk vjen rastesisht. Eshte dicka e cila ndikon tek njerezit qe i binden urdherave te Allahut xh.sh. 

Si jetohet agjerimi i Ramazanit?

Te gjithe ne kur shikojme nje person qe i jep makines themi, eshte shofer, kur shikojme nje burre me bluze te bardh themi eshte doktor, e kjo ndodh pasi personi ne fjal e ushtron ate detyre.  Po myslimani ku dallohet? A dallohet ne klub? - Jo , Myslimani dallohet tek devotshmeria e tij ndaj Allahut xh.sh. sic eshte falja e namazeve, xhumat, agjerimi i ramazanit, largimi nga haramet etj.

Profeti  Muhammedi a.s. thote:
"Kur njeriu te paraqitet para Allahut do te pyetet per jeten e tij, e kur te pyetet per namazin, nese ate e ka ne rregull te gjitha punet i ka ne rregull." (Buhari)  

Prandaj gjate jetes se tij , e vecanarisht gjate muajit Ramazan myslimani duhet te jete sa me i devotshem. Duke u larguar harameve, duke fal namazin, agjeruar ramazanin etj fitohet dashuria e Allahut, per te tilljet, pra ato qe agjerojne ramazanin etj profeti Muhammed a.s. thote : "Nuk ka shperblim me te madh se sa shperblimi i te gjitha portave te Xhennetit"
Ne nje trasmetim te Ebu Hurejra kemi:
Muhammedi a.s. thote: "Kushdo qe gjithnje iu permbajt dhe e permbushi agjerimin, do te thirret nga porta Rijjan. Ebu Bekrio r.a. tha: A do kete ndonje qe do te thirret nga te gjitha ato porta?Muhammedi a.s. tha Po, dhe shpresoj qe ti te jesh nje prej tyre."

E lusim Allahun e Madhuruar tna pranoj agjerimin tone dhe te jemi prej banoreve te Xhennetit!

Pergatiti 
Gezim Kopani

Hytbja e Xhumase,Xhamia Puke
Date: 12 gusht 2011

July 16, 2011

Si pritet muaji Ramazan?


Si duhet pritur muaji i bekuar i Ramazanit? 

Muaji ramazan eshte muaji i bekuar, muaj te cilin Allahu xh.sh. e ka bere mbretin e muajve.  Siç e dini para ardhjes se muajit ramazan, kemi muajin rexhep dhe shaban ne te cilet bien tre netet e mira; nata e pare e mire Regaib, nata e dyte e mire Isra dhe nata e trete e mire Beraet. Te gjithe e dim hadithin e profetit Muhammed a.s. qe thote: "Zoti yne! Na beko muajin rexhep dhe shaban dhe na mundeso te arrijme muajin ramazan!" (Taberani) Nepermjet ketij hadithi nxjerrim tre mesime; 1. Muaji rexhep eshte muaj i madh, pra i veçante, 2. Muaji shaban po ashtu eshte muaji i madh dhe i vecante dhe 3. Profeti Muhammed a.s. me lutje, ibadet, sadaka dhe pune te mira ka pritur muajin e bekuar te ramazanit.
Duhet te kemi te qarte se; njeriu gjate gjithe jetes se tij duhet ti kete te mira mardheniet me Allahun xh.sh., pra te mos bej gjynahe, te mos konsumoj veprat haram, te fal namazet, te bej pune te mira, te ndihmojne te tjeret, te mos flas keq etj. Ndaj dy muajt e mire qe jane para ramazanit jane mundesi e mire qe besimtaret te jene te pergatitur pasi agjerimi i ramazanit nuk pranohet per ate njeri i cili duke qene agjerueshem mashtron, genjen, shpif, ben thashatheme etj. Ose ka nga ato qe pa asnje shkak fetar islam nuk e agjerojne te plote gjithe muajin ramazan, ose sic ka nga ato qe agjerojne vetem nje dite etj. Myslimani e beson te plote fjalen e Allahut xh.sh. dhe kjo fjale eshte libri i bekuar i Kur'anit i cili i ka zbritur profetit Muhammed a.s. pikerisht ne muajin e ramazanit, ndaj muaji ramazan quhet edhe si muaji i Kur'anit. Profeti Muhammedi a.s. ka shjeguar islamin perfshir ketu dhe muajin ramazan. Ndaj ne nje hadith profeti Muhammed a.s. thote: "Falja e pese koheve te namazit, falja e namazit te xhumase deri ne xhuman tjeter, agjerimi i muajit ramazan deri ne ramazanin tjeter, i falen gjynahet qe ka bere ndermjet tyre me perjashtim gjynaheve te medha (gjynah i madh eshte ti besh ortak Allahut (shirk) pra te besosh ne figura, varre etj)." (Muslimi) Hadithi e ben te qarte, pra agjerimin e gjithe muajit ramazan, jo pjese pjese. Ndaj pergatitja shpirterore per pritjen e muajit ramazan fillon para ardhjes se muajit ramazan. Nuk duhet te harrojme hadithin qe Profeti Muhammed a.s. ka thene; "Kush nuk agjeron nje dite prej diteve te muajit ramazan (pa ndonje arsye islame), ai nuk mundet dot ta zevendesoje ate dite edhe qofte se agjeron gjithe jeten e tij." (Tirmidhi, Ebu Daudi, Iben Maxhe) Po ashtu agjerim nuk do te thote vetem te heqesh dore nga ngrenja, pirja dhe mardheniet intime me bashkeshorte gjate dites, por agjerimi eshte i plote kur agjeruesi pastron zemren, nijetin, gjuhen, syt, veshet. Pra bersimtari e pastron zemren duke bere pendes (tevbe) per gjynahet. E qarteson nijetin (qellimin) duke thene; Agjeroj per hire te Allahut, pra nuk ben si disa qe agjerojne per zakon apo se i agjeron nje aferm, koleget e punes etj, por agjeron pasi eshte bindur se agjerimi eshte urdher nga Allahu xh.sh.
Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush nuk brakitsh genjeshtren, le ta dije se Allahu xh.sh. nuk ka nevoj qe nje i tille te le ngrenien dhe pirjen (pra ai qe duke qene agjerueshem genjen nuk i pranohet agjerimi)." (Buhari) 
Ndersa ne nje hadithe tjeter thote: "Sa e sa agjerues ka qe nga agjerimi i tyre nuk perfitojne asnje gje pervecse urise..." (Ibn Maxhe) Kjo sepse ka nga ato qe nuk heqin doren nga thashethemit, genjeshtrat etj dhe pse eshte agjerueshem. Te tilleve agjerimi u shkon kot. Megjithate po sjell nje hadith tjeter te profetit Muhammed a.s. qe thote; "Pese gjera e prishin agjerimin; Genjeshtra, pergojimi, mbartja e fjaleve (spiunimi), shikimi i grave te huaja dhe betimi rrejshem." (Enesi) 

Pra muslimanet muajin e bekuar te ramazanit duhet ta presin me lutje, ibadet, tevbe drejtuar Allahut xh.sh., krahas ketyre duhet shtuar punet e mira, punet e hajrit me te cilat gezohet Allahu xh.sh. dhe shtimin e dhenies se sadakase. Pritja e muajit ramazan me ibadet, pune te hajrit dhe duke dhene sadaka do te thote shume per besimtaret mysliman, pasi ato e din vleren dhe rendesin e muajit ramazan duke filluar qe me diten e pare te tij. Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur hyn nata e pare e muajit ramazan, shejtanet dhe xhinet lidhen me zinxhir, mbyllen dyert e xhehennemit dhe hapen dyert e xhennetit dhe keto dyer nuk mbyllen asnje here pergjate muajit ramazan. Pastaj nje melek therret; O ti njeri qe kerkon miresi, eja ne lujtje, adhurim, agjerim, pune te hajrit! O ti qe kerkon te besh keq, hiq dore nga e keqja, gjynahet! Sa e sa njerez Allahu xh.sh. i fal nga zjarri i xhehennemit ne kete muaj dhe kjo ndodh cdo nate pergjate gjithe muajit ramazan." (Tirmidhi) 
Nje here Enesi r.a. e ka pyetur profetin Muhammed a.s; "Perveç agjerimit te muajit ramazan cili eshte agjerimi me i mir? Profeti Muhammed a.s. i eshte pergjigjur; Agjerimi ne muajin shaban, kjo per shkak te vlersimit te muajit ramazan. Pastaj e pyet perseri; Cila eshte sadakaja me e mire? Profeti Muhammed a.s. ka thene: Sadakja me e mire eshte gjate muajit ramazan.

Kur profeti Muhammed a.s. shikon se ka hyre hena e muajit Ramazan bente kete lutje: "Allahu eshte i madh! O Allah! Beje kete muaj te vije me siguri dhe iman, paqe dhe islam. Na ndihmo ne ato pune qe ti O Allah je i kenaqur! Zoti une dhe Zoti yt oj hene eshte Allahu xh.sh!" (Tirmidhi) 

Nje rast teksa profeti Muhammed a.s. ishte ne mimber (hytbe) thote tre here Amin! Amin ! Amin ashtu u befte! Shoket te habitur per kete e pyeten profetin Muhammed a.s. dhe ai u thote; Me erdhi Xhebraili dhe me tha; "Ai qe arrin muajin e ramazanit dhe nuk meshirohet, Allahu e denofte me zjarr ose Allahu ka per ta ndeshkuar me zjarr! dhe Xhebraili me tha; Thuaj o Muhammed; Amin! dhe une thash; Amin. Dhe me pas Xhebraili tha: Ata qe kan dy prinderi ose njerin nga ata dhe nuk kujdeset per ta ne menyre qe Allahu ta meshiroj, Allahu e ndeshkofte me zjarr! Xhebraili me tha; Thuaj Amin! Une thash Amin! Me pas Xhebraili tha: Ata qe nuk bien salavat per ty o Muhammed kur te permendet emri yt, Allahu i ndeshkofte me zjarr! Xhebraili me tha; Thuaj Amin! Dhe une thash Amin ashtu qofte!

Duhet te kemi parasysh faktin se agjerimi i Ramazanit nuk eshte thjeshte te qendruarit pa ngren dhe pa pi nga imsaku deri ne iftar, por qe agjerimi eshte qe ne, te jemi te paster , te jemi njerez qe falenderojme Allahun, dhe qe ndihmojme njeri tjeterin.

Nga iben Abbasi trans, se Muhamedi a.s. ka thene: "Vertet xhenneti zbukurohet cdo vit ne muajin e shejte te Ramazanit dhe kur ai xhenneti paraqitet para Allahut thote: O Krijuesi im! Beje qe roberit e tu ne kete muaj te Ramazanit te jene banoret e mij."

Lusim Allahun xh.sh te na mundesojme perjetimin e muajit e bekuar te Ramazanit!

Per me shume rreth muajit Ramazan mund te mesoni duke klikuar ketu: Muaji Ramazan,mbreti i cdo myslimani. Pj. I


Pergatiti
Gezim Kopani

Hytbja: Xhamia e re Puke
Date: 15 korrik 2011

July 11, 2011

Tradita e besimit mysliman në fshatin Kabash të Pukës

Varrezat e vjetra myslimane te
fshatit Kabash. Foto e vitit 1940

Kabashi eshte fis i pare ne rrethin e Pukes. Ndersa per zonen e veriut ishte fisi i trete. Sipas historianeve fisi i Kabashit eshte i pari fis ne Shqiperin e veriut i cili u konvertua ne fene muslimane. Per perhapjen e besimit islam ne Kabash, tradita tregon se i pari qe perqafoj besimin islam ishte Hader Leka, vellau i kater vellezerve. Vellai i Hadrit ( Koka i cili ishte i pari i fisit dhe me i madhi vella)  u revoltua ndaj vellaut te vogel pse u ba musliman. Koka u betua se do ta vriste Hadrin (vellan) nese behej vertet "turk"(mysliman). Me pare banoret e zones se Pukes dhe jo vetem Para besimit te krishter , dhe islam fshati  besonin ne bestytni te ndryshme pagane si: Ora e Maleve, Ora e Shtepise, Zanat, Dragoji etj. Para ardhjes se besimit islam ne zonat e Pukes (Dukagjin) vjen nje besim i ri, ai i fese kristian i cili hasi veshtirsi ne hapjen e besimit kristian pasi banoret ishin shume te lidhur me paganizimin dhe zotrat e tyre mitik. Me ardhjen e besimit kristian u ndertua ne fshatin Kabash u ndertua kisha. Rreth vitit 1458 e ne vazhdim banoret e fshatit Kabash u njohen me besimin e ri, ate te fese islame. Kjo e ndikuar vecanarisht nga Rruga e Madhe apo Rruga e Karvanave qe kalon permes fshatit Kabash - Puke. 
Sipas kujteses popullore te besimit musliman rreth vitit 1500-1523 tek vendi i quajtur Lam Lushaj u ndertua nje Mesxhid me derrasa. Mesxhdi sherbente me shume per udhetaret por rreth vitit 1600 u be ndertimi i xhamise se fshatit Kabash - Puke. Ndertimi i xhamis u be fal kontributit te familjeve myslimane vendali dhe besimtaret te tjere qe mund te ishin udhetar etj. Ka nga ato qe thone se kan ndihmuar ne ndertimin e xhamis dhe Bushatlit e Shkodres. Brenda xhamis u ndertua Mihrabi dhe Mimberi. Po ashtu u be hajati prej derrase gjithashtu dhe dyshemaja ishte shtruar me derrasa, ndersa  , tavani dhe mimberi ishin prej derrase por zbukuar me vepra arti.
Per shkak se Hadri ishte bere mysliman , vellau i madh Koka e zuri ne rruge (tek ura e Vezirit) teksa po largohej per Kosove Hadrin dhe e vret. Lajmi u hap ne gjith fisin i cili mbledh kuvendin dhe i heq parin Kokes dhe te parin e vendit bejne Qafen (Qaf Alia) i cili si vellau i vogel peraqfon besimin islam.
Sa i takon regjistrimeve te popullsise, flitet se fshati Kabash ka qene nje nder qendrat me te banuara te veriut. Sipas regjistrimeve te vitit 1591 ne Nahijen e Pukes ka pasur 23 fshatra te cilat kishin 355 zjarre (shtepi), 11 familje i perkisnin besimit musliman. Prej ketyre 3 ishin ne Qerretin e Eper2 ne Qerretin e Poshtem dhe ne Koman dhe 2 ne Shenkolle (Delmacve) , 1 ne Shinpal (Kabash), ne Rrape dhe dy familje me nga nje beqar. 
Ne Kabash me 1637 kishte tre familje agallaresh, gjithsesj nga 24 familje. Nga keto 12 i perkisnin besimit musliman. Nga keto tre familje te agallareve i perkisnin besimit musliman dhe se ato kishin organizuar besimin islam ne piken me kryesore te fshatit, pikerisht ne Lam te Lushajve. Ne kete vend ata ndertuan xhamin efshatit, Mejtepin. Sipas gojdhenave te xhematit thuhet se ka qene ndertuar 4 hane ku njeri thone ka qene Hani i Bajrakut , Hani i Hoxhes etj. Siç shikohet besimi islam ne fshatin Kabash te Pukes ka ardhur ne menyre natyrale dhe jo siç pretendojne disa dashakeqas te cilet thone se islami eshte hap me dhune, e per me teper keto injorat tentojne qe myslimanet shqiptare ti quajne tradhetar pasi tradhetuan besimin e meparshem. Po qe keshtu te gjithe shqiptaret jane tradhetar pasi te gjithe tradhetuan besimin pagan. Ne kete kuader te gjithe padallim fetare, apo bindje te ndryshme duhet te punojme sebashku qe mendimet dashakeqese, perçase duke keq perdorur pozicione e per me teper besimet fetare dhe aq me teper Kombesin qe te fusin vellezerit shqiptar ne ngatarresa, perçarje... etj. Per sa thash me siper kam deshir te paraqes nje te dhene nga Frang Bardhi i cili pasi bujti pushoj ne nje familje myslimane ne Puke shkruan: "Agai (Dizdari i keshtjelles se Dukagjinit) ka tre vllazen te krishter te martuem me nje turk, qe asht bame ma vone. Gruja e ages asht nje e krishten e urte, dhe e mire." Pastaj ai tregon per vizien ne fshatin Kabash te Pukes ku shkruan se muslimanet na ndihmuan per te bere disa restaurime ne kishen e Kabashit.
Pra islami ne fshatin Kabash dhe jo vetem erdh natyrshem dhe ai eshte i vjeter mbi 300 vjeçar. Kete e faktojne varrezat e vjetra mysliman qofte ne fshatin Kabash te Pukes, por edhe ne Puke dhe fshatrat si; Qerret, Gryke Hadroj, Rrypë, Flet, Xathe, Blerim (Sakat), Uji i ftohte ( Lajthize ) etj.

Gru i vjeter i varrezave myslimane te fshatit Kabash - Puke.Foto e vitit 1940 siguruar nga prof. Xhemal Meçi  
Kabashi ndahet ne dy bajraqe Puke dhe Kabash. Sipas te dhenave Bajraku i Pukes ne vitin  1900 ka pasur 700 musliman dhe 910 te besimit katolik. Kabashi ne vitin 1900 kishte 940 banore te ndara  50 % musliman po aq te besimit katolik.
Ne regjistrimet e bere nga Austro Hungaria ne vitin 1918 del se Kabashi ka pasur 223 shtepi dhe gjithsej 1494 banore duke perfshir vendet si: KabashQelezBicajHadroj, RrapeRrypë dhe Micoj.
Sipas kujteses popullore Kabashasit jante te hershem shume. Kater vellaznit e Kabashit-Puke thuhet se jane te ardhur nga Kolonja e jugut te Shqiperise. Tregohet se kur kater vellezerit erdhen ne Kabash kan gjetur shtepin e Manushi (shtepi qe me von del fare si pasoj e nje semundeje (koleres).
Ndersa Robert Elsie shkruan: "Termi Kabash paraqitet si Gabasu , ose nje "fortezza di legno in monte" (fortesa e drunjte molore), me 1688, ne harten e hartografit venedikas, Françesko Maria Koronelli dhe si Kabasci , me 1689... Kabashi eshte nje nder fiset e rajonit te Pukes. Ishte bajrak, por jo fis ne kuptimin e ngushte te fjales fis, meqe nuk kishte nje stergjush te perbashket. Karl Shtajnmertci, i cili udhetoi neper kete rajon, ne gushtin e vitit 1903, e definoi Kabashin si fis me dy bajraqe: Puke dhe Qelez. Te tjere u referohen dy bajraqeve si ; Bajraku i Kabashit dhe Terthorea ne Puke. Kabashi ne te kaluaren, para se te konvertohej ne fene myslimane , ka qene fis katolik. Kisha kryesore katolike ne Kabash i ishte kushtuar Shen Gjon Pagezuesit, ndonese kishte edhe kiash te tjera qe iu ishin dedikuar Shen Nikolles, Shen Pjetrit, Shen Jeremise, Shen Elies dhe Shen Venerades.  Ajo qe eshte me rendesi eshte se atje kishte edhe nje Abat Benediktin e Shen Palit ne Gryke Kabashm ne julindje te Koder Qafaliajt, ne anen e djathte te lumit Gomina, qe mund te jete ndertuar ne shekullin e katerbedhjete.... Rreth vitit 1930 gjeografi italian Ermano Armao duke folur per Kabashin , ka permendur se ai perbehej nga nje popullate myslimane (dy te tretat) dhe katolike (nje e treta). Tradita e krishtere ne kete fis nuk ka vdekur teresisht meqe, ende, ne mesin e shumices musliman ka edhe shqiptare katolike. Sidoqofte , per Kabashin thuhet se eshte i pari fis i Shqiperise veriore i cili kaloi ne fene myslimane. Ky nderrim i fese u be ne shekullin e shtatembedhjete. Xhamia Kryesore e Kabashit daton nga mesi i shekullit te nentembedhjete....  Legjendat per fisin, stergjysherit dhe historia. Per Kabashet thuhet se kan merguar ne veri nga atdheu i tyre, Kolonja ne jugun e Shqiperise, por ka te ngjare qe te jete dhe rajoni i Janines , qe tani gjendet ne Greqine e Veriut apo dhe Kolonja ne Shqiperine juglindore, Fisi Kabashi mund te kete merguar ne fillim te viteve 1500. Baron Nopça mendon se paraqitja e tyre ne rajonin ne jug te Drinit ka ndodhur para vitit 1600, sepse me arritjen e tyre ne vendin e ri kishin gjetur fgiset e Dushmani dhe Qerreti. Mirepo , tradita na thote se atyre u eshte dhene ky rajon si shperblim per kalimin ne fene islame. Fisi Kabash tradicionalisht perbehej nga kater familje kryesore: Kokaj, Qafaliaj, Lushaj dhe Hadroj. Sipas nje tradite orale, keto familje thuhet se rrjedhin nga kater vellezer: Koke Leka, Qafe Leka, Lusha Leka dhe Hadro Leka te cilet u vendosen ne pjes te ndryshme te territorit te sotshem te Kabashit. Sipas nje legjende, vellai me i madh Koka, ishte terbuar kur kishte degjuar se vellai me i vogel Hadroja (Hadri), "ishte bere turk", dmth kishte kaluar ne fese myslimane. I frikesuar shume nga mllefi i vellait, Hadroja sebashku me familjen e tij, kishte vendosur te iknin ne Kosove. Kaka i zuri ata, ndersa po kalonin Uren e Vezirit mbi Dri dhe vrau vellane e vete. Fisi i Kabashit reagoi ashper kunder kesaj vrasjeje dhe poziten e kreut te fisit ia dhane vellait te dyte, Qafa Lekes, familja e te ciliet po ashtu kishte kaluar ne fene islame. Ne nje dokument osmane te vitit 1571 permendet njefare Gjin Kabashi ne Rrape me 30 shtepi. Gjate periudhes se sundimit te dinastise se Bushatlinjeve ne Shkoder, nga fundi i shekullit te 18-te dhe fillim i shek.19-te, Kabashi kishte nderin qe te behej i treti prej 12-te fiseve te Lekes dhe te vinte pas Hotit dhe Oroshit. Dihet se nje grup i Kabasheve mergoi ne Prizren me 1736. Konsulli rus ne Prizren, Ivan Stepanoviq Jastrebov (1839-1894) raportonte se stergjysherit e tyre kishin ardhur nga Janina katerqind vjet me pare. Ne suazen e rajonit te Kabashit ishte edhe nje grip i quajrut Qeleza, afer ngulimit te tanishem me emer te njejte. Perfaqesuesi me i hershem i fisit te Qelezes, nese mund te konsiderohet si fis i vencate, ishte nje familje autoktotone e quajtur Pervoci, e cila jetonte afer kishes se famullise se Qelezes (kisha e Shen Palit), qe ka te ngjare te jete e fillimit te shekullit  15-te. Att ka viti 1450, kater barinj arriten nga Kçira dhe u nguliten ne Qelez. Nopça ka hartuar gjenealogjin e Qelzes, qe fillon me Markun dhe te birin Gjon Markun, qe mendohet se ka jetuar kah viti 1720."(5) 
Si pasoj e zhvillimeve besimi islam filloj te ze vend ne shomicen e familjeve te fisit ku mund te permendet: Qafaliaj, LushajtHadrojt e te tjere. Po ashtu mund te permenden ;  Lluket, Preçat si; Kopajt, Laçajt etj . Duke shikuar breznin e Lushajve, Llukeve, Kopajve, Laçajve arrim deri ne vitin 1650.
Pikerisht rreth vitit 1650 Ismaili i pare i Laçajve pas perfundimit te Mejtepet ne Xhamin e Koder Hanit arrin te behet Kajmekam ne Kaçanik te Kosoves. Po ashtu dhe figura te tjera te shquara e te njohura te Kabashit arriten te behen drejtues te zot si Bajraktar e Vojvode, po ashtu si ; tregtar (qypaj), teolog (hoxhallar). Aq shume kishte zene rrenje besimi islam ne fshatin Kabash saqe E.Durham Shkruan: "Kabashi, musliman.
Ndersa Nopça shkruan se "Kabashi ka qene i pari fis i Shqiperise se Veriut qe kaloi ne Muhammedanizem." dhe se kete vend e paska marr " si shperblim per kthimin ne fene muhamedane."
Megjithate disa historian japin nje shtepi me emerin e quajtur Gjin Kabashi (ky Qafali) i cili ishte i vendosur diku rreth vitit 1571 ne Rrape dhe qe kishte pas nen sundum  20 shtepi  Disa thone se gjysma e ketyre shtepive kishin perqafuar fen islame perfshi ketu dhe te parin e tyre. Nen shembullin e Kabashit perqafojne besimin musliman Nahija e Dukagjinit (Mal Ziu) , Spasi,  ku ne vitin 1571 thuhet te ket pas 309 famije nga te cilat 22 i perkisnin besimit musliman.  
Disa te tjere thone; Sa i takon Kabashit, Rrapes  ne vitin 1571 nuk jepen te dhena per musliman, por pas 20 vitesh, me 1591, del se ne Shinpal (Kabash) 1 familje myslimane dhe dy te tilla ne Rrape.
Nderkohe nje e dhene tjeter nga Teodor Ippen, thote se: "Fisi Kabash ka rreth 2000 pjestare prej te cileve me shume se gjysma jane katolik."
Persa i takon numerit te banoreve te fisit te Kabashit mendimi i disa te huajve eshte i pergjithshem dhe shpesh ne diferenca te pashpjegueshme ne mesin e tyre.
Ja, si e paraqet Nopça:
"Coroneli shenon 230 shtepi, Hani 356 shtepi me 2600 banore, Pisko-300 shtepi me 2750 banore, Baldaçi-240 shtepi me 1880 banore, Ippen - 2000 banore, Nopça vet -1300 banore, kurse Sciner-223 shtepi me 1494 banore."
Pergatiti
Gezim Kopani
Shenim: Materiali eshte ne punim....

Xhamia e vjeter e fshatit Kabash - Puke. Fotografi e vitit 2007 bere nga Gezim Kopani




Me shume rreth fshatit Kabash-Pukes mund te lexoni:

Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash, Pukë

Mejtepi i Kabashit


July 09, 2011

Stamboll; Xhamia "Ajasofja" pret 313 mije turiste ne muajin qeshor 2011

Vendi me historik i Stambollit "Ajasofja" eshte vizituar vetem brenda muajit qeshor 2011 nga 313 742.000 mije turiste. Autoritet tregojne se kete vit numeri i turiste do te jete edhe mi madh.
 Turiste ne menyre te rregullt vizitojne: Xhamine Blu, Ajasofjen, Pallatin e Topkapise, etj.
Ne vitin 1453 ku  Perandoria Osmane drjetoherj nga Sulltan Mehmemeti "ajasofja" u kthye ne Xhami . me vendim te keshillit te ministrave ne vitin 1935 Ataturku e kthen "Ajasofjen" muzeum.

July 05, 2011

Xhamia e re Puke, Maj 2011


Xhamia e re e qytetit Puke eshte ndertuar ne vitin 1997 nga shoqata "Muafk". 
Ka nje prone prej rredh 2 dylum toke. Imami i pare qe ka sherbyer ne kete xhami eshte H. Ibrahim Hoxha ndersa me vone ka sherbyer si imam Gezim Kopani dhe me vone Bekim Sokoli . I pari qe ka thir ezanin ne xhamin e Pukes ka qene imam Bahri Sejdiu nga Kosova.
Muezini i pare xhamise ka qen Haki Ademi per te vazhduar me H.Qazim Kopani, Ali Guri, Halit Ringaj etj 
Xhamia e Pukes ka nje kapacitet rreth 350 persona. Xhamia ka nje minare. Ne xhamine e Pukes ndodhet dhe zyra e Myftinise se rrethit Puke. 
Pas 7 vitesh xhemati i xhamise Puke beri ndertimin e mimberit te xhamise. Nga viti 1997-2003 kan mbajtur hytbe; H.Elez Hoxha (Myfti i rrethit Puke), Jusuf Salkurti (ne ate kohe n/Kryetar i KMSH-se), Faik Hoxha (ne ate kohe Myfti i Shkodres), Shukri Kapllan, H.Ibrahim Hoxha etj.
Numri me i madhe i xhematit te regjistruar nga vitit 1997-2005 ka qene viti 1998 kjo per shkak te ardhjes se vellezerva tane Kosovar te cilet u detyruan nga ushtaret Serb te largohen nga vendlindjet e tyre. Nga viti 2005 e ne vazhdimi numri i xhematit ne xhamin e qytetit Puke ka ardhur ne rritje. 
Mbas perpjekjeve te vazhdueshme te Myftiut te Pukes Gezim Kopani ne vitin 2010 u be e mundur rrethi i xhamise se qytetit Puke, kjo fale mbeshtetjes se kordinatorit per Ballkanin ne Fondacionit Aziz Mahmud Hydaji te nderuar Rafet Bilac

Pergatiti
Gezim Kopani



Shenim: Informacion i shkurter mbi xhamin e qytetit Puke nga viti 1997-2010

Disa fotografi te xhamise se re te qytetit Puke
























July 01, 2011

Nata e mirë e Beraetit


Ashtu sikurse dy netet e mira edhe nata e Beraetit lajmeron besimtaret per ardhjen e muajit te bekuar te ramazanit. Nata e mir e Beraetit fillon me mbremjen e dites se 14-te qe lidh diten e 15 te muajit Shaban. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "O besimtar (mysliman)! Arriti tek ne muaji bujar (muaji shaban), i cili mban miresi te medha per kedo qe i bindet Allahut xh.sh dhe qe garon ne kryerjen e puneve te mira. Mirepo shume prej njerezve jane te pavemendshem ndaj ketij muaj."
Sa i takon kohes se kur eshte muaji shaban, profeti Muhammed a.s ka thene: "Muaji shaban eshte midis muajit Rexheb dhe muajit Ramazan." (Nesai dhe Bejhakiu)
Ne lidhje me ibadetin qe profeti Muhammed a.s. ka bere ne kete muaj na tregohet nje hadith Aisha r.a. qe thote: "Nuk e kam shikuar asnjehere te Derguarin e Allahut xh.sh. te plotesoj ndonje muaj me agjerim, me perjashtim muajit te bekuar te Razamanit, si dhe nuk a kam shikuar te agjeronte ndonje muaj me shume se sa ne muajin shaban.." (Buhari, Muslim)
Ndersa ne hadithin e trasmetuar nga Enesi r.a. tregohet se eshte pyetur Profeti Muhammed a.s. "O i derguari i Allahut! Pas agjerimit te muajit ramazan, cili agjerim eshte me i dobishem? Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Eshte agjerimi ne muajin shaban." (Tirmidhi, 28) 
Ketu duhet sqaruar se kush ka detyrime, pra dite te pa agjeruara nga ramazan i kaluar, eshte mire ti plotesoj keta para dates 15 te muajit shaban, pasi pas kesaj date nuk eshte e pelqyer te agjerohet apo te pritet ramazani me agjerim.
Nata e mire e Beraetit (Beraat) quhet edhe si nata "Sak" qe do te thote; shpetim. Shpetim per ato te cilet i drejtohet me ibadet Allahut xh.sh, qe bejne vepra te mira, ndihmojne njerzit dhe japim sadaka per hir te Allahut xh.sh. Transmetohet nga Muadh bin Xhebel r.a. se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu i madheruar u shfaqet krijesave te tij ne naten e mesit te muajit Shaban, dhe i fal ata perveç mushrikut (Mushrik eshte personi qe i ben shok Allahut ) dhe ai qe mban inat (meri) tjeterit (vellaut etj)." (Ebu Hurejre r.a.)
Ne nje trasmetim tjeter kemi se: "Nata e miresise, shpetimit dhe begatis eshte nata e 15-te e muajit Shaban. Ne kete nate Allahu xh.sh, i shpeton nga ndeshkimi ata qe i bejne ibadet Allahut xh,sh. Aq i madh jane te sheptuarit , aq sa numri i qimeve te deleve te fisit Beni Kelb. Ne anen tjeter nuk i fal ata te cilet i bejne ortak (shirk) Allahut xh.sh., po ashtu nuk fal as ato qe urrejne dhe benje armiqesi ndaj myslimaneve, e as te atyre qe shkepusin mardheniet me te afermit, dhe as atyre qe mburen me mendjemedhesi, dhe as atyere qe nuk u binden prinderve, dhe as atyre qe bejne vepra haram."(Buhari, et-Tergib vet Terhib, II, 118) 
Allahu i Madheruar thote: "Ha.Mim. Pasha librin sqarues (te drejtes nga e kota). Ne e zbritem ate (Kur'anin) ne nje nate te bekuar, ne naten e Kadrit. Ne deshiruam t'u terheqi verejtjen, e njerezit te jene te gatshem. Ne ate nate zgjidhet cdo cesthje ne menyre te prere." ( Ed-Duhan 1-4) 
Disa kan dhene mendimin se; fjala "mubarek" qe permendet ne kete ajet Kur'anor perveç nates se Kadrit , fjala Mubarek ka per qellim naten e Beratit. Ne lidhje me kete nate disa thone: "Para zbritjes se Kur'anit te madheruar ne toke, Kur'ani ka filluar te zbres me pare deri ne qiellin e dynjas. Koha e zbritjes ne qiellin e dynjas thone se eshte pikerisht nata e mir e Beraetit. Pas kesaj nate ka ardh muaji i bekuar i ramazanit dhe gjate muajit ramazan siç dihet ne naten e Kadrit ka zbritur libri i bekuar i Kur'anit.
Ne lidhje me kete nate Profeti Muhammed a.s. thote: "S'ka dyshim se ne naten e Beraetit Allahu xh.sh. zbret ne qiellin me te afer me token dhe fal gjynahet (d.m.th i fal gjynahet personit qe i eshte drejtuar Allahut me ibadet.)" (Tirmidhi)
Ndersa ne nje trasmetim tjeter kemi se Profeti Muhammedi a.s. ka thene: "Kalojeni gjysmen e nates se muajit Shaban (messin e muajit) me namaze (ibadete), ndersa diten me agjerim! Ate nate, pas perendimit te diellit, Allahu xh.sh. zbret ne qiellin e dynjas (tokes) dhe thote: "A ka ndonje qe kerkon falje, qe ta fal? A ka ndonje qe kerkon nga une dicka, dhe Une tia jap?! A ka ndonje qe kerkon sherim, dhe Une ta sheroj? dhe vazhdon keshtu deri ne mengjes."(Ibn Maxhe, Ikame fis-salat,191)
E kan pyetur profetin Muhammed a.s mbi arsyen e shtimit te ibadetit gjate muajit shaban, Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ne naten e Beraetit te gjitha veprat paraqiten para Zotit. Per kete arsye deshiroj, qe veprat e mia te paraqiten tek Allahu teksa jam agjerueshem (pra teksa une bej ibadete dhe pune te mira)" (Nesaiu, Ebu Davudi) 
Nder sa nje transmetim tjeter kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ne naten e Beraetit paraqiten para Allahut punet (krijesat) dhe i fal ato me perjashtim dy grupe njerezish; a). Hipokritin b). Ai qe vret dike me pa te drejte." (Ahmedi)

Lutjet (dua)

Transmetohet nga Aishja r.a. se nje here ne naten e Beraetit vjen Profeti a.s. ne shtepi dhe pasi qendroj pak, vesh rrobat perseri del nga shtepia. Une u merakosa dhe vendosa ta ndiqja nga pas. Ai shkoj afer varrezave dhe bente dua duke thene: "O Zoti im! Me ruaj nga denimi Yt! Me ruaj nga zemerimi yt! Dua brotjen tende! Ti je i Lavdishmi....!" E kur shikova kete u ktheva disi me nxitim ne shtepi. Me pas vjen Profeti Muhammed a.s. dhe me pyet; O Aishe! Pse po merr fryme keshtu? Ajo i tregon se cfare kishte bere. Me pas u ngritem me profetin Muhammedin a.s. dhe filluam duke fal namaz deri ne sabah. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur fillon nata e Beratit ne muajin shaban qendroni me ibadet, ndersa diten e asaj nate kaloni me agjerim." Sa i takon pyetjes bere profetit Muhammed a.s. se pas agjerimit te Ramazanit cili agjerim eshte me i mire? Profeti Muhammedi a.s. eshte pergjigjur:  "Agjerimi me i vlefshem pas muajit Ramazan eshte ai ne muajin shaban." (Tirmidhi)

Transmetohet nga Aishja se kur filluam me Profetin Muhammed te falin namaz, ai filloj te thote kete dua: "Lekad xhe-ekum Resulun min en fusikum Azizun Alejhima anit-tum Harisun Alejkum bil mu'minine Raufun Rrahim. Fi-in  tevelev, fekul hasbijallahu la ilahe il-lahu alejhi tevekeltu ve huve Rabbul Arshil Adhim." Muhammedi a.s. tha: Oj Aishe! A e mesove?  Ju pergjigja: Po o Resullallah! 
Pastaj Profeti Muhammed tha; Atehere mesoju edhe tjereve. Me pas Profeti Muhammed a.s. shtoj; "Kete lutje (dua) ma ka mesuar Xhebraili, madje me ka then se duhet thene ne sexhde."
Per ta mbyllur ju sjell ne kujtes hadithin e Enes bin Malukut i cili ka transmetuar se; Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Secili besimtar ne qiell ka nga 2 dyer, prej njeres zbret furnizimi ndersa nga tjetra ngriten veprat person e qe i kryen."
Pergatiti 
Gezim KOPANI 



Per te mesuar me shume mbi netet dhe muajit e bekuar kliko ketu:  Muajit dhe Netet e Mira


______________
Hytbe e mbajtur ne xhamin e qytetit Puke me dt. 01.07.2011




June 27, 2011

Nata e mirë e Israsë

Xhamia el Aksa

Si shume nete te tjera te bekuara edhe nata e Isras dhe Miraxhit eshte nate e bekuar (nate e madhe). Nata e Isras njihet per udhetimin qe Allahu xh.sh i beri naten profetit Muhammed a.s. prej Qabes se bekuar ne xhamin Aksa (Kuds - Jerusalem) per te vijuar me pas udhetimin drejt qiejve dhe me pas deri ne Sidretul Munteha dhe kjo brenda nje pjese te nates. Isra do te thote udhetim , pra udhetimi i pashembull qe Allahu xh.sh. ia beri profetit Muhammed a.s.. Ndersa fjala Miraxh do te thite ngjitje. Allahu xh.sh. ka vendosur ne Kur'an nje kapitull (sure) te quajtur Isra. Surja El Isra eshte sure e zbritur ne Mekke dhe ka 111 ajete.
Ne Kur'an Allahu xh.sh e permend keshtu naten e Israsë: "Pa te meta eshte Latmadheria e Atij (Allahut) qe robin e Vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes, Palestin), rrethinen e se ciles Ne e kemi bekuar, (ia beme kete udhetim) per t'ia treguar atij disa nga argumentat Tona. Vertet, Ai eshte degjuesi (i fjaleve te Muhammedit), pamesi ( i puneve te Muhammedit)." ( Isra, 01)
Ndersa ne nje ajet Allahu xh.sh thote: "Dhe ai Xhebraili ishte ne horizontin e larte (nga lindja). Pastaj u leshu dhe iu afrua (Muhammedit a.s) dhe Xhebraili ishte afer sa dy harqe apo edhe me afer dhe i shpalli robit te Tij ate qe ia shpalli. Zemra nuk e mohoi ate qe shikoi me sy.(En Nexhm: 7-11)
Ndersa ne nje hadith qe flet mbi naten e Isras thote: "Nata e Isras ndodhet mbi dyert e Xhennetit. Ai qe jep sadaka ne kete nate i shufishohen dhjetra here te mirat dhe kete te mira ai do i gjej tek porta e Xhennetit." (Bejhakiu)
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nata e Isras ndodhet mbi dyert e Xhennetit. Ai qe jep sadaka ne kete nate i shufishohen dhjetra here te mirat dhe kete te mira ai do i gjej tek porta e Xhennetit." (Bejhakiu)

Jobesimtaret therrasin ne takim profetin Muhammed a.s.

Nje dite Utbeja, Shejbeja, Ebu Sufjani, Nadir b. Harithi, Ebul Buhteri Velid b. Mugire Ebu Xhehli Umejje b.Halefi dhe disa kurejshe u mblodhen ne nje vend ne Meke. Ata nisen te bisedonin se si duhet te sillen me Muhammedin a.s. per tia terhequr verejtjen qe te ndalonte thirrjen e tij.
E lajmeruan se populli deshironte te bisedoj me te dhe se e prisnin. Profeti Muhammed a.s. kete deshironte, qe ata ta degjonin, prandaj me deshire u paraqit ne takim, duke u ul prane tyre.
Kurejshet duke e fajesuar Muhammedin a.s. i thane: "Askush prej arabeve deri me tani nuk ka bere kete qe po i ben ti popullit tend. Ti poshterove eterit tane, e qortove fene tone, mendjen tone e perbuze, ke fyer zotat tane dhe e perçave popullin, ke bere te gjitha te keqijat qe mund te ekzistojne! Nese e ben per te perfituar pasuri, atehere te japim nga pasuria jone qe te behesh me i pasuri nder ne. Nese e ben per fame e post, atehere te bejme udheheqesin tone. Nese je i prekur nga xhinet, atehere do te harxhojme prej pasurise ton per tju sheruar."
Pasi i degjoj Profeti Muhammed a.s. u tha: "Prej ketyre gjerave qe thate, asnjera nuk qendron. Ajo qe ju kam sjell nuk eshte pasuri, nuk eshte as qe te fitoj epersi ndaj jush, nuk e kam çeshtjen qe te behem udheqesi i juaj sepse Allahu me ka perzgjedh te Derguarin e Tij, me zbritili Librin e bekuar (Kur'anin). Une po permbush ate qe me eshte dhene nga Zoti im dhe u solla me ju me sinqeritet. Po qe se e pranoni ate qe ua them, ajo do t'ju takoje edhe juve. Ne qoftese me kundershtoni, une do te duroj derisa Allahu te gjykoje mes nesh." 
Atehere te pranishmit i thane: "Ne qoftese nuk e pranon oferten tone atehere ti e di se jemi ne nje vendbanim shume te ngushte, kemi shume pak pasuri dhe jemi ne pozite te veshtire. prandaj drejtoju Zotit tend qe te na mundesoi te na hap vendin e ngushte ndermjet ketyre kodrave, ta zgjeroje vendlindjen tone dhe ne mesin e qytetit tone te rrjedhin lumenj si ne Siri dhe Irak, te na ringjalle Kusaj b Kilabin i cili ishte i besueshmi jone e pastaj ti tregojme per ato qe ti (Muhammed) thua nese jane te verteta apo jo. Nese e ben kete atehere ne te besojme se je i derguari i Zotit."
Muhammedi a.s. u tha: "Une nuk jam derguar qe tju plotesoj kerkesat tuaja. Une jam derguar nga Allahu per tju treguar juve ate qe me eshte dhene mua. Une ju thash dhe ju tregova. Nese pranoni ate cfare u them, atehere kjo bote , por edhe bota tjeter do te jete ne favorin tuaj."
Te pranishmit thane: Atehere kerkoj zotit tend qe te na dergoj nje melek (engjull). Muhammedi a.s tha: "Une nuk mund te kerkoj te tilla gjera nga Zoti im. Nuk jam derguar per keto pune. Allahu me dergoi si Lajmetar dhe si Paralajmerues per ju."
Politeistet i thane: Nese pretendon se je pejgamber, atehere na zbrit nje cope qiell mbi ne. Nese do Zoti yt e ben. Ndersa Abdullah b. Umeje el Mahzumi tha; Ose vendos nje shkalle drejt qiellit dhe une te shikoj derisa te ngjitesh lart dhe te na sjellesh nje liber ose nje grup melekesh, dhe pa deshmuar ai per ty ne nuk te besojme.
Pas kesaj bisede, Muhammedi a.s. e humbi shpresen ne udhezimin e tyre dhe u kthye i merzitur tek familja e tij. Ne kete kohe Allahu xh.sh i shpalli Muhammedit a.s. : "Ata thane: Nuk te besojme ty deri sa te na nxjerresh prej toke burime, ose te kesh kopshte me hurma e me rrush, e te besh te rrjedhin vazhdimisht lumej ne mesin e tyre. Ose te bie mbi ne qeilli copa copa, ashtu si po mendon ti (se do na denoj Zoti), apo te na sjellesh Allahun dhe meleket pran nesh. Ose te kesh nje shtepi prej ari, apo te ngjitesh lart ne qiell, po ne nuk te besojme per ngjitjen tende derisa te na sjellesh nje liber qe ta lexojme! Thuaj: Subhanallah - I Madherishem eshte Allahu im, a mos jam une tjeter vetem se njeri, pejgamber." (El Isra: 90-93)

Udhetimi i Profetit Muhammed a.s. - Isra

Pas bisedes me politeistet dhe mohimin qe ato i ben, profeti Muhammed a.s. u kthye ne shtepi i merzitur shume. Ashtu ai kaloi ne Qabe i vetmuar. Ne kete kohe pikellimi Allahu xh.sh. vendos ta gezoj profetin Muhammed a.s. duke bere dhurate udhtimin e jashtzakonshem, ate te Israse. 
Gjate kohes kur profeti a.s ndodhej ne Qabe i vjen Xhebraili me nje kafshe te quajtur "Burak". Fjala burak vjen prej fjales berk qe ka kuptimin e vetetimes (i shpejt ne ecje). Buraku ishte i bardhe dhe se eshte nje prej kafsheve te xhennetit. Nder te tjera nje haditht thote: "Teksa profeti Muhammed a.s. ishte ne Mekke (Qabe) Allahu xh.sh i dergon Xhebrailin a.s. sebashku me nje kafsh te quajtur burak. Hapi i kesaj kafshe (qe ishte me i madh se gomari dhe me i vogel se mushka) ishte aq i shpejte sa nuk kishte mundesi ta shikoje me sy." (Buhari, Muslimi 259)
Kur Muhammedi a.s filloi te hyp ne burak ai levizi. Xhebraili i thote: Çfare te shqeteson?
Per ta qetesuar burakun, xhebraili a.s. i thote: Pasha Allahun! S'ka krijes me te mir se sa Muhammedi a.s. Pas kesaj buraku u qetesua dhe fillon udhetimin drejte xhamise Aksa ne Palestine.
Prane xhamis lidhin burakun dhe Muhammedi a.s. hyn ne xhamin e Aksas brenda se ciles qendronin ne pritje te gjithe pejgamberet e Allahut xh.sh. Aty profeti Muhammed a.s. pasi takohet me ta, Muhammedi a.s. u prin si imami atyre duke fal dy rekate namaz. Per kete Profeti Muhammedi a.s. thote: "Hyra ne xhamine el Aksa dhe fala dy rekat namaz. Me pas Xhebraili me solli dy gota te mbushra. Tek njera kishte vere e tek tjetra kishte qumesht. Me tha qe te zgjedh. Une zgjodha qumeshtin. Xhebraili me tha: "Te drejten ke zgjedhur!" Ne nje trasmetim tjeter qendron se Xhebraili a.s. ka thene: "Falenderimet i takojne Allahut qe te udhezoi ne ate qe eshte e njerezishme dhe e pershtatshme per natyren njerezore. Po te kishe marr veren, atehere populli yt do te ishte ne devijim." (Nesai, 41)

Udhetimi drejt qiellit 

Duke ju afruar qiellit Xhebraili tha: O rojtar te qiellit hapi dyert!
Une e pyeta: Kush jane rojtaret?
Xhebraili heshti pak e me pas me tha: Meleket !
Kur u afruam edhe me shume nje nga meleket kryes te qiellit pyeti: Kush jeni ju ?
Xhebraili i thote: Jam Xhebraili.
Meleku i qiellit pyet serisht: Ai qe te shoqeron kush eshte? 
Xhebraili thote: Eshte Muhammedi a.s.
Meleku pyet: A eshte i derguar? Xhebraili i thote: Po eshte i derguar!
Ne qiellin e pare shikova nje burre, Xhebraili tha: Ky eshte babai yt, Ademi a.s. dhe i dhash selam dhe ai ma kthu selamin.
Ne qiellin tjeter shikova Jahjane a.s. dhe Isain a.s. Me pas Xhebraili me dergoi deri tek qielli i trete.
Ne qiellin e trete takova Jusufin a.s. Ne qiellin e katert takova profetin Idriz a.s. Ndersa ne qiellin e peste takova Harunin a.s. ndersa ne qiellin e gjashte takova  Musain a.s.  ndersa ne qiellin e shtate takova Ibrahimin a.s.
Me pas u ngjitem deri tek vendi ne te cilin shikova fruta te medha te cilat gjithashtu kishin gjethe te medha.
Xhebraili me tha: Kjo eshte Sidretul Munteha!
Aty shikova kater lumej. Dy lumej ishin brenda dhe dy ishin jashte. Pyeta per keto Xhebrailin dhe me tha: Dy lumejte qe jane brenda jane lumejt e Xhennetit ndersa dy lumejt qe jane jasht eshte lumi Nil dhe Eufrati

Me pas u ngjitem tek Bejtul Mamur (shtepia e luleve) ketu me sollen tre gota per te zgjedhur, nje me vere, nje me qumesht dhe nje me mjalt. Une zgjodha qumshtin e ne kete rashte Xhebraili a.s. me tha:
Te drejten ke zgjedhur. Kjo eshte "fitrah" ajo ku gjendesh ti dhe populli yt. Me pas mu obliguan 50 kohe namazi (teksa kthehet profeti, Pejgaberet e tjere e pyeten per ate se cfare e kishte urdheruar Allahu xh.sh.? Profeti Muhammed a.s. i thote qe me urdheri 50 kohe namazi. Disa Pejgamber i than Muhammedit a.s. qe te kthehet tek Allahu xh.sh dhe ti kerkoj uljen e kohve. Dhe keshtu ndodhi derisa kohet e namazit ran ne 5 kohe namazi, por qe kan vleren e 50 koheve te namazit.)  (Buhari Teuhid 4, Muslim, Tirmidhi etj)
Ne nje hadith tjeter i cili flet mbi udhetimin qe Profetit Muhammed a.s. beri ne naten e Isras tregon se: Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu me dergoi "Burakun" i cili eshte i bardh, dhe nuk eshte gomar dhe eshte me i vogel se mushka. Me i shpejte se shikimi (vetetima). Mu kerkua qe te ulem (te hip ne te). Hypa ne te dhe udhetova deri ne xhamin Aksa. Kur arritu aty e lidha burakun. Fala dy rekata namaz ne xhami. Kur dola nga xhamia me erdhi Xhebrili dhe me tha:
"Ai kishte ne dore dy . Ne njeren kishe vere dhe ne tjetren gjumesht. Me kerkoj te zgjedh njere nga ato dhe une zgjodha qumeshtin. Xhebrili tha: Te pastren (te mire) zgjodhe. 
Pastaj sebashku me xhebrilin filluam udhetimin drejte qiellit. Kur arritem ne qeillein e pare Xhebrili kerkoi leje te hyje. Te futet brenda. 
Meleket e pyeten: Kush je ti, dhe kush eshte ai qe eshte me ju?
Une jam Xhebrili dhe bashkudhetari eshte Profeti Muhammed a.s. Meleket e pyeten: 
A eshte pejgamber?
Xhibrili tha: Po! 
Ne kete moment meleket hapen dyert e qiellit dhe hyme brenda. 
Ne qiellin e pare takova Ademin i cili me uroj per mireseardhjen. Ademi a.s. u lut per mua. 
Pastaj kaluam ne qiellin  e dyte. (Si ne qiellin e pare Meleken pyeten Xhibrilin si ne qiellin e pare) Ketu takova Jahjan a.s. dhe Isain a.s.. 
Ne qiellin e trete takova Jusufin a.s.Ne qiellin e kater takova Idrizin a.s., ne te pestin Harunin a.s., ne te gjashtin Musain a.s. dhe ne te shtatin Ibrahimin a.s. i cili ishte i mbeshtetur me shpine per Bejtul Ma'murin (Qabja e qiellit) ky cdo dite hynin nga 70 mije melek. 
Pastaj vijuam udhetimin deri ne Sidretul Munteha e cila i kishte gjethet si veshet e elefantit (tregon mashtin), ndersa frutat si shtambe. Ajo ishte shum e bukur asnje nuk mund ta pershkruaj bukurin e saj. 
Allahu me shpalli dhe me oblikoj me 50 namaze gjate dites e nates. Gjate kthimi takova Musain a.s. i cili me tha: Kthehu tek Allahu, lutu qe ta lehtesoje kete obligim (namazin)sepse populli yt nuk do e perballoje pasi une kete e pranove dhe dhe Beni Israilet nuk e bene. 
U ktheva tek Allahu dhe i thashe:
O Zoti im! Lehtesoje popullin tim! Allahu ma uli ne 5 kohe namazi.Ne kthim takova perseri Musain a.s. i cili perseri me pyeti dhe i thash qe Allahu xh.sh mi uli ne 5 kohe namazi.Perseri Musai a.s. me sugjeroi qe ti kerkoja Zotiti per ti ulur per shkak se populli nuk do perballoje.U ktheva perseri tek Allahu xh.sh; Allahu xh.sh me tha: 
O Muhammed! Ato jane pese namaze qe falen gjate dites dhe nates. Cdo namaz shkruhet per dhjete,keshtuqe plotesohet 50 namaze.Ne kthim takova perseri Musai a.s. i cili me sugjeroi te njeten gje, por kete here i thashe: Jam kthyer disa here tek Zoti im, saqe turperohem nese kthehem perseri." (Muslimi) Shenim: Ky hadith transmetohet nga Enes ibn Maliku)

Ibn Abasi ka thene: "I derguari i Allahut xh.sh ne naten e Israse kishte kaluar prane nje vendi dhe kishte ndjere nje ere te mire dhe e kishte pyetur melekun Xhebrail; O Xhebrail! Çfare eshte kjo ere e mir? Ai eshte pergjigjur: Kjo eshte era e gruas, e cila krihte vajzen e Faraonit dhe e femijeve te saj. Kur ajo po krihte vajzen e Faraonit, i ra kreheri nga dora dhe tha: Bismilah! dmth; Me emrin e Allahut! Vajza e Faraonit, kur e degjoi  i tha;
-A e ke fjalen per babain tim?
-Ajo i tha; Perkundrazi e kam fjalen per Zotin tim dhe Zotin tend qe eshte Allahu!
-Vajza tha: Ti ke zot tjeter vec babait tim?
-Ajo ia ktheu; Po , Allahun !
-Vajza; Atehere une do i tregoj babait (Faraonit) tim.
-Gruaja; Tregoi.
Vajza e lajmeroi babin e saj qe ishte Faraoni i cili dergoj njerez tek ajo te cilet pyeten gruan;
A ke zot vec Faraonit? Ajo i tha: Po, Zoti im dhe Zoti yt eshte Allahu. Faraoni urdheroi te sillej nje ene hekuri, te cilen e nxehu dhe gruaja i thote Faraonit;
-Kerkoj prej teje nje deshire?
-Faraoni; Me thuaj?
-Gruaja : Filloj ti fuste femijet e saj ne ene njeri pas tjetrit derisa i erdhi radha femijes qe kishte ne gji, i cili i foli nenes se vet duke i thene; O nena ime! Qendro e palekundur, sepse je ne te verteten."
(Sqarim: Jane disa femije qe kane folur qe te vegjel (per gjiri) 1. Femija e gruas qe krihte vajzen e Faraonit, 2.foshnja e Xhurejxhit, 3. Profeti Isa a.s., (i biri i Merjemes) etj.)
Ne udhetimin e Isras profeti Muhammed a.s. shikoj dhe xhehenemin. Aty ai shikoi vuajtet e zjarrit te xhehenemit. Teksa shikonte vuajtjet pyese melekun Xhebrail se kush jane keta qe po ndeshkohen? dhe meleku xhebrail per cdo pyetje i kthete pergjigje. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. thote: "Ne naten e Miraxhit Muhammedit a,s ju tregua xhehennemi. Ne te shikove se shumica e tyre ishin gra." (Tirmidhi)

Profeti Muhammed a.s. shikon banoret e zjarrit (xhehennem) 

Gjate udhetimit profeti Muhammed a.s. shikoi ne xhehenem ndeshkimin e atyre qe shkelin kuroren martesore. Ato kishin para tyre mish te qelbur dhe mish te mir, edhe pse para ndodhej mishi i fresket ato zgjidhnin mishin e qelbur. I habitur profeti Muhammed a.s. pyet Xhebrailin: Kush jane keto njerez?
Xhebraili pergjigjet duke i thene: Ata jane njerezit qe kan bere imoralitet, kan shkelur kurore dhe qe kan lene mishin hallall dhe nga ngrene nga mishi haram. Ne nje hadith tjeter qe flet per tradhetin bashkeshortore Profeti Muhammed a.s. thote: "Shikova nje grup njerezish qe denoheshin. Para tyre kishin ushqime te shijshme me mish te pjekur dhe nga ana tjeter kishin mish te kalbur (cofetina). Ata linin mishin e shijshem e te fresket dhe hanin mishin e kalbur. Kur e shikova kete  pyeta Xhebarailin a.s. se kusha jane keto? Ai me tha: Jane ato qe bejne tradheti bashkeshortore. Ne nje hadith tjeter kemi; Jane burrat te cilet linin bashkeshorten qe kishte dhe shkonte me grat e tjera, si dhe grat qe linin bashkeshortin e saj dhe shkonin me burrat e tjere." (Hajthemi)

Po ashtu profeti Muhammed a.s. shikon disa njerez me thonj prej bakri me te cilet prishnin (gervishnin) fytyren dhe trupin e tyre. Kur e shikon kete Muhammedi a.s. pyet Xhibrilin se kush jane keto? Xhebraili i thote: Jane ato njerez qe behen penges per te tjeret dhe qe flasin mbi nderin e grave.

Me pas profeti Muhammed a.s. tregon: "Kaluam pran nje grupi njerezish qe e coptonin mishin nga pjeset e trupit te tyre dhe e pertypnin dhe ketyre u thuhej: "Hani ashtu si e keni ngrene mishin e vellaut tuaj!" Pyeta Xhebrailin se cfare eshte kjo? Xhebraili i thote: "Keto jane pergojuesit, ata qe marrin nepergoje."

Profeti Muhammed a.s. thote: Shikova disa njerez qe me gershere prisnin gjuhet dhe buzet e tyre, sahere qe i prisnin ato riktheheshin ashtu sic kishin qene me pare (per te vuajtur denimin). E pyeta Xhebrailin kush jane keto? Xhebraili me tha: Keto jane njerezit qe benin perçarje ne popull.

Me pas Profeti a.s. vazhdon duke thene: Shikova disa njerez qe hanin gur prej zjarri. E pyeta Xhebrailin se kush ishin keto? - Xhebarili me tha: Jane ato njerez qe kan ngrene pasurin e jetimit.

Profeti Muhammed a.s. thote: "Shikova nje shkemb te vogel nga ku del nje dem i madh. Demi deshironte te kthehej nga kishte dalur por ishte e pa mundur. Pyeta Xhebrailin dhe me tha: Ky eshte ai njeriu qe flet fjale te renda, pastaj pendohet per ate qe ka thene por nuk ka mundesi ta kthej prapa."

Profeti Muhammed a.s. shikon banoret e xhennetit (parajse)

Sa i takon gjerave qe ka shikuar ne xhennet , Profeti Muhammed a.s thote: "Shikova nje grup njerezish qe mbillnin dhe ne te njejten dite korrnin. Sapo perfundonin korrjen ajo kthehej plot me prodhim siç ishte. Pyeta Xhebrailin dhe ai me tha: Keto jane njerezit te cilet kan punuar per hir te Zotit kan ra deshmor ne mbrotje te islamit, familjes, Atedheut. Veprat e tyre shperblehen menjehere dhe shtatqind fish."

Profeti Muhammed a.s. thote: "Arritem tek nje lugin ne te cilen fryente nje ere e fresket dhe e kendshme, degjohej edhe zera te bukur. Pyeta Xhebrailin i kujt eshte ky vend dhe ky ze? Ai me tha:
Ky eshte zeri i Xhennetit qe thote: "O Allah! Me jep ate qe me ke premtuar! Vendbanimet e mija jane zbukuruar dhe jane gati te presin banoret e tyre. Drita ime po ashtu, mendafshi im, vendqendrimi im. margaritaret e mi, guret e mi te çmuar, mjalti im, lumejt e mij, toka ime, etj prandaj me dhuro o Allah ate qe me ke premtuar!
Allahu xh.sh i thote: I yti eshte secili mysliman e myslimane, secili besimtar e besimtare, secili nga ata qe kan besuar pejgamberet e Mi, ka bere pune te mira dhe nuk me ka bere shirk (ortak). Kush frikesohej nga Une, kush me pershkruan dicka, Une do ia kthej, e kush mbeshtet tek Une do ti Mjaftoi atij. Une jam Zoti, Zot tjeter pervec Meje nuk ka , dhe Une nuk e shkel premtimin tim. Te shpetuar jane besimtaret e vertet, dhe i Lavderuar eshte Allahu, Krijuesi i çdo gjeje."
Pas kesaj xheneti thote: I kenaqur jam me Ty o Allahu im!"(Hadithet e mesiperme jane te permendura tek Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Ebu Davudi , Ibn Maxhe etj.)

Profeti Muhammed a.s. vazhdoi keshtu deri ku arriti "afer" Allahut xh,sh. Nder te tjera Allahu i thote: A te mjafton qe pas fjales time te jete fjala jote? Muhammedi a.s. u gezua shum kur mesoi se pas emrit te Allahut ne Ezan dhe namaz te permendet emri i Muhammedit a.s. Ketu Allahu i Madheruar e udheroi Muhammedin a.s. me 50 kohe namazi. Gjate kthimit Allahu xh.sh. ia zbritin namazet e oblikuar per tu falur ne 5 kohe namazi." (Buhari, Muslim, Taberani)

Gjate ketij udhetimi Allahu xh.sh i shpalli profetit Muhammed a.s. dy ajetet e fundit te sures El Bekare, dhe ju dha e drejta per ndermjetesim (shefat) diten e Gjykimit.

Çfare duhet bere ne kete nate?

Si ne çdo nate apo dite tjeter edhe ne kete nate myslimanet duhet bere dhiker Allahut xh.sh. Ne kete dite dhe nate duhet bere pune te mira, pune te hajrit, te shkojne ne xhami, te falin namazet, te falin namaze nafile (vullnetare), te lexojne Kur'an dhe te japin sadaka etj.


Disa dijetar kan dhene mendimin se gjate muajit rexhep perveç Isras kan ndodhur me pare edhe disa ngjarje te tjera si: 

 - Profeti Adem a.s;  Ademi a.s. ka ardhur ne kete bote i vetem., dhe nje here mbizoteroi nje thatesir e madhe, por kur kaluan vite ne kete gjendje Ademi a.s. i beri dua Allahut te madheruar per leshim te shiut duke bere duan qe vazhdon : "Rabbena dhalemne en fusina..." dhe me pas Allahu i Madheruar ia lehtesoi jetesen. (1)

- Ne kete muaj profeti Nuh a.s. ka hyp ne varke. 

- Ndodhia kur Profeti Ibrahim a,s, u hodh ne zjarr nga nemrudi per ta djeg , Allahu xh.sh. e urdheroi zjarrin qe te behet i ftohte per Ibrahimin a.s. duke e shpetuar ate. Si dhe shume ngjarje te tjera.
Allahu xh.sh. keto dhe shume Pejgamber te tjere i takoj me Profetin Muhammed a.s. per ta forcuar dhe per ti treguar gjerat te cilat askush nuk i ka shikuar. 

Pas shume vendesh dhe takimesh qe profeti Muhammed a.s. beri , ai udhetoi deri tek Sidretul Munteha. Kjo eshte nje peme shum e madhe dhe shume e bukur. Pas kesaj profeti Muhammed a.s. ka shkuar deri aty ku nuk ka shkuar asnje krijes tjeter. Ai ishte vend takimi apo vend biseda me Allahun xh.sh (e kan pyetur ; Si e ke shikuar Allahun xh.sh? Muhamedi a.s. ka thene: Kam shikuar drite) Ne kete kohe Profeti Muhammed a.s. u obligua me 50 kohe namazi.

Po ashtu ne naten e Isras Allahu xh.sh i shpalli Profetit Muhammed 12 pika

1. Mos i shoqero Allahut shok
2. Te silleni mire ndaj prinderve.
3. Jepu te drejten qe u takon te afermeve, verferve dhe udhetareve.
4. Mos shperderoni, Mos jeni koprac dhe as dore leshuar.
5. Mos vrisni femijet per shkak te frikes se varferise.
6. Mos ju afroni imoralitetit.
7. Mos vrisni njeri me pa te drejte.
8. Mos abuzoni me pasurin e jetimit.
9. Mbajeni premtimet.
10. Jini te drejte kur te peshoni.
11. Mos ec ne ate per te cilen nuk ke dije dhe mos genje.
12. Largoju mendjemadhesise.

(El Isra 22 e ne vijim)

Kur Profeti Muhammed a.s. u kthye ne toke, dhe i tregoi njerezve ate çfare kishte ndodhur dhe kur u tregoj mbi xhamin el Aksa, u kuptua se kjo eshte nje mrekulli qe mund ti ndodh vec se nje Pejgamberi, dhe keshtu njerezit e besuan profetin Muhammed a.s. 

Per naten e Israsë Abdullah ibn Mesudi r.a. ka thene: "Ne ndodhin e Isras, Allahu xh.sh. i ka dhene profetit Muhammed a.s. tre gjera; 1.Pese kohet e namazit, 2. ajetet e fundit te sures el Bekare dhe 3. falja e gjynaheve te atyre qe nuk bejne idhujtari.(Muslimi, iman)

Ky eshte nje pershkrim i shkurter i nates se Israse dhe Miraxhit. Le te lusim Allahun xh.sh qe te na forcoj besimin, te na ruaj nga haramet dhe e keqja, te na pranoj lutjet edhe namazet tona.



Pergatiti
 Gezim Kopani

_________
Hytbe e mbajtur ne xhamin e qytetit Puke
Date: 24.06.2011