Para ardhjes se njeriut te pare, toka ishte e banuar nga krijesa te tjera si xhindet, te cilat bene çrregullime dhe se Allahu xh.sh. dergoi kunder tyre nje ushtri melekesh te cilet i ndeshkuan. Disa prej tyre u denuan ne thellesirat e detit. Pas kesaj Allahu xh.sh. vendosi ne toke nje krijes tjeter te cilen e beri mekembes te ri dhe ai do jete njeriu i pare Ademi a.s. Nder kuptimet e tjera fjala Adem do te thote: mekembes, toke etj.
Ne lidhje me profetin Adem a.s. Allahu xh.sh. thote: "(Perkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha melekeve: "Une po krijoj (po percaktoj) ne toke nje zevendes"! Ata thane: "A do te veshe ne te (toke) ate qe bene çrregullime dhe qe derdhen gjaqet, e ne te madherojme Ty me lavderimin Tend dhe plotesisht te adhurojme"! Ai tha: "Une di ate qe ju nuk e dini. E ai (Zoti) ia mesoi Ademit te gjitha emrat (e sendeve), pastaj ata ua prezantoi melekeve dhe u tha: "Me tregoni per emrat e ketyre (sendeve te emertuara), nese jeni te drejte (cfare mendoni)? (Meleket) Thane: "Ti je i pa te meta, ne nuk kemi dije tjeter perveç ate qe na e mesove Ti. Vertet, Ti je i Gjithedishmi, i Urti!" (Zoti) Tha: O Adem, njoftoj ata (meleket) me emrat e atyre (sendeve)!" E kur u rrefeu atyre per emrat e tyre, (Zoti) tha: A nuk u kam thene juve se Une, me se miri e di fshehtesine e qiejve e te tokes dhe me se miri e di ate, qe ju publikoni dhe ate qe e mbani fshehte. E kur u thame melekeve: peruluni (bini ne sexhde) Ademit, ata menjehere iu perulen, me perjashtim te iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt ne te madh dhe u be pabesimtare..." (El Bekare; 30-34) Po ashtu Allahu xh.sh thote: "Vertet , çeshtja e Isait (te lindur pa baba) tek Allahu eshte sikurse çeshtja e Ademit. Ata e krijoi nga dheu, e pastaj atij i tha: "Behu!" ai u be." (Ali Imran; 59)

Ademi a.s. eshte krijuar nga nje grusht dheu, i marr nga te gjitha llojet e tij. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu xh.sh e ka krijuar Ademin a.s. me nje grusht dhe, te cilin e ka marr (meleku) nga te gjitha llojet e tij. Prandaj pasardhesit e Ademit jane porsi dheu; njerez te bardhe, te kuq, te zinj dhe ngjyra te tjera ndermjet ketyre. Ekzistojne njerez te hareshem e me natyre te pikelluar dhe ndermjet ketyre. Ekzistojne njerez te mire e te keqij dhe ndermjet kesaj." (Bejhakiu)
Po ashtu kemi edhe nje hadith tjeter qe profeti Muhammed a.s. ka thene: "Meleket jane krijuar nga drita, xhindet nga flaka dhe zjarri ndersa Ademi a.s. siç ju eshte pershkruar (dheu)." (Muslimi)
KRIJIMI I ADEMIT A.S. DHE MELEKU AZRAIL
Allahu xh.sh. thote: "Ne ju krijuam , pastaj ju dham forme, e pastaj melekve u thame: Beni sexhde Ademit. Ata i bene sexhde (perulje) Ademit perveç Iblisit. Ai nuk ishte prej atyre qe ben sexhde." (El Arafa; 11) Po ashtu Allahu xh.sh. thote: "Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit te zi e lemuar (duke i dhene forme). Xhindet i krijuam kohe me pare prej flakes pa tym te zjarrit. Dhe perkujto kur Zoti yt i tha melekve; Une do te krijoj nje njeri (Admin) prej argjile tingulluese, prej balte te zeze e te lemuar duke i dhene forme. Keshtu kur Une t'i kem dhene plotesisht formen atij dhe t'i keme fryre shpirtin qe e kam krijuar per te, atehere perkuluni para tij duke rene ne sexhde (me nderim). Keshtu meleket te gjithe rane ne sexhde perveç Iblisit . Iblisi nuk pranoj te jete me ata qe bien ne sexhde. Allahu xh.sh. i tha: O Iblis! Cili eshte shkaku qe ti nuk u bashkove me ata qe u nenshtruan dhe ran ne sexhde? Iblisi tha:Une nuk jam prej atyre qe ti nenshtrohem e ti bie ne sexhde nje qenie njerezore te cilin Ti e krijove prej balte. Allahu xh.sh, i tha: Atehere dil jash prej ketu, pasi me te vertet ti je Raxhim (i mallkuar, i perzene). Dhe padyshim mallkimi do te jete mbi ty deri Diten e Llogarise...." (El Hixhr; 26-35)
"Allahu xh.sh e ka derguar Xhebrailin ne toke per te marr nga ajo nje pjese (argjile apo deltin) por toka ka thene: "Kerkoj mbrojtje nga Allahu xh.sh prej teje dhe prej asaj qe ti dershiron te me marresh e te me shemtosh. Xhebraili u kthye tek Allahu xh.sh pa perfunduar detyren e ngarkuar duke i thene Allahut xh.sh: O Allahu im! Toka kerkoi mbrojtjen Tende, prandaj nuk mora asgje nga ajo. Allahu xh.sh dergoi melekun Mikail, dhe toka perseri kerkoj mbrojtje tek Allahu xh.sh, ashtu Mikaili u kthye tek Allahu xh.sh pa e kryer detyren. Atehere Allahu xh.sh dergoj ne toke melekun e vdekjes Azrailin, por perseri toka kerkoj mbrojtjen e Allahut, por Azraili i thote: Une kerkoj mbrojtje nga Allahu qe te mos kthehem pa e zbatuar urdherin e Tij. Keshtu Azraili mori nga siperfaqja e tokes ne vende te ndryshme dheu (deltinen) te bardhe, te kuqe, dhe te zeze si dhe i perziu ato. Prandaj njerezit jane me ngjyra te ndryshme. Ai e lagu dheun, derisa u be e ngjithshme, duke u bashkuar pjeset e tjera. Pastaj Allahu xh.sh u tha melekeve te tjere: "Une po krijoj nje njeri prej balte dhe kur ta kem persosur ate dhe ti kem dhene nga ana Ime shpirt, ju menjehere peruljuni atij (ne sexhde). Meleket te gjithe sebashku ju perulen!"DHENIA SHPIRT ADEMIT A.S. DHE DIALOGU ME ALLHUN XH.SH
Ne nje trasmetim i ardhur prej Ebu Hurejres kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu e ka krijuar Admin prej dheu. Se pari e ka bere cop deltine (balt) e pastaj e ka lene derisa eshte ndenjur e thare. Pastaj e ka formesuar dhe e ka lene dersia eshte bere sikurse enet e argjilta. Iblisi kalonte pran tij e thoshte: "Ti me siguri je krijuar per diçka shume te rendesishme." Pastaj Allahu xh.sh i dha shpirt. Separi shpirti ka hyre tek syt dhe te te shikuarit, e ne kete rast Ademi a.s. teshtiu, e Allahu xh.sh i thote: Te meshirofte Sunduesi yt! Pastaj Allahu xh.sh i tha:
"O Adem! Shko tek ai grup melekesh dhe mbaj mend çfare te thone! Kur Ademi a.s. ju afrua ju tha: Es Selamu alejkum! (Paqja dhe Meshira e Allahut qote mbi ju) dhe meleket iu pergjigjen: "Walejkum selam ve rahmetullahi ve berekatuhu d.m.th: (Edhe mbi ty qofte paqja dhe meshira dhe miresia e Allahut!)
Pas kesaj Allahu xh.sh ju drejtua Ademit a.s.:
"O Adem! Kjo eshte pershendetja jote dhe e pasardhesve te tu." Ademi a.s. tha: "Çfare do te thote pasardhesve te tu?" Allahu xh.sh i thote: "Zgjedhe njeren dore Timen!" Ai zgjedh te djathten , e te dyja duar te Krijuesit jane te djathta. Ne kete moment Allahu xh.sh hap doren e Tij, dhe aty u paraqiten pasardhesit e Ademit a.s. Disa prej tyre u shkelqete goja nga drita (bukuria) ndersa Ademit a.s. i terhoqi vemendjen drita e njerit prej tyre, per te cilin pyeti Allahun xh.sh:
O Sunduesi im! Kush eshte ky?
Allahu xh.sh i thote: Ai eshte parsardhesit yt, Davudi!
Ademi a.s. i thote: Sa jet i ke dhene?
Allahu xh.sh i thote: Gjashtedhjete vite!
Ademi a.s. iu drejtu Allahut xh.sh duke i thene: "Jepi atij nga jeta ime qe ti mbushe 100 vite.
Dhe Allahu xh.sh vendosi ashtu."
Ne nje trasmetim i paraqitur nga Tirmidhiu i trasnmetuar edhe nga te tjere deri tek Ebu Hurejre kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur Allahu e krijoi Ademin a.s. , e ferkoj ate pas shpine, e pas kurrizit i dolen pasardhesit e tij, te cilet Allahu xh.sh do ti krijoje (do ti sjell ne kete bote) si pasardhesit e Ademit a.s. deri ne diten e Gjykimit. Allahu xh.sh vendosi qe secili prej tyre te kete drite para syve te tyre...." (Tirmidhi) Ne nje trasmetim tjeter kemi: "...Kur Allahu ia hapi doren, Ademi a.s. pyeti: Kush jane keto?Allahu xh.sh iu pergjigj: Jane pasardhesit e tu. Çdo personi i shkruante ndermjet syve se sa do te jetoje..." (Ahmedi)
Ne nuk e dim se sa ka qendruar i krijuar si trup Ademi a.s. por kemi nje transmetim nga imam Ahmedi e tjetret e deri tek Enesi r.a. se Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kur Allahu e krijoi Ademin a.s. e la ate sa ka dashur vet, e Iblisi filloi ti sillej rreth e rrotull tij. Kur e shikoi se eshte i zbrazet nga brenda, kuptoi se kjo eshte krijese dhe nuk duhet friksuar prej tij." (Muslim)
KOHA KUR ESHTE KRIJUAR ADEMI A.S.
Disa dijetar mysliman ka treguar se oret e saj dite kan qene te barabarata me 83 vite e 4 muaj.
Ne nje trasmetim tjeter tregohet se kur eshte krijuar Ademi a.s ku Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu xh.sh e krijoi dheun diten e shtune, malet te dielen, pemet te henen, krijoi te ligen te marten, krijoi driten te merkuren, krijoi kafeshet enjten, dhe krijoi Ademin a.s. diten e xhuma." (Muslimi)
TRUPI I ADEMIT A.S.
Sipas transmetime te ardhur nga Ebu Hurejre r.a. Muhammedi a,s. ka thene: "Allahu xh.sh e krijoi Ademin a.s. me gjatesi prej gjashtedhjete arshin dhe ju tha; "Shko dhe jepu selam atij grup melekesh...." (Buhari)
Disa dijetar kane thene se kur Ademi a.s eshte leshuar ne toke, ai kembet i ka pasur ne toke e koken ne qiell, aq i gjate ishte. (Ibni Abasi) Po ashtu kemi trasmetimin e ardhur nga Ebu Hurejre r.a. se Muhammedi a.s. ka thene: "Allahu e krijoi Ademin me gjatesin prej 60 arshin dhe qe atehere e deri me sot njerzit gjithnje zvogelohen."
SHEJTANI NUK I PERULET ADEMIT A.S.
Allahu xh.sh. thote: "Kur Zoti yt Allahu u tha melekve; Une po krijoj nje njeri nga balta dhe kur ta kem persosur ate dhe t'i kem dhene nga ana Ime shpirt, ju menjehere perulunju atij (ne sexhde). Meleket, e te gjithe sebashku iu perulen perveç Iblisit qe ishte kryelarte dhe qe ba prej jobesimtareve. Allah tha; O Iblis! Çfare te pengoj ty t'i perulesh atij qe Une vete e krijova? A bere kryelartin, apo ke qene prej atyre qe shesin budallik (fudullek)? Iblisi tha: Une jam me i mire se ai (Ademi), mua me ke krijuar prej zjarri, ndersa ate prej balte! Allah tha; Dil pra prej xhennetit, ti je i mallkuar, dhe largimi prej Meshires Sime ka per te percjell deri ne diten e Gjykimit. Iblisi tha: "Zoti im! Me jep afat deri diten e ringjaljes! Allahu tha: Po e ke afatin, dhe do jesh prej te afatizuarve (percaktuar), deri ne kohen e dites se caktuar. Iblisi tha: Pasha madherine Tende, kam per t'i shmangur (njerzit) prej rruges se drejte te gjithe (rracen e Ademit) perveç atyre qe jane te sinqerte nga roberit e Tu! Allahu tha: Pasha te verteten, Une e flas te verteten qe: Une do do ta mbushi xhehenemin me ty dhe me te gjithe ata qe vije pas teje!" ( Sad; 71-85)
Ne ajetet e tjera te Kur'anit Allahu thote: "Beni sexhde Ademit. Ata te gjithe i bene sexhde perveç Iblisit i cili tha: Ti bej sexhde atij qe eshte krijuar prej balte.... nese do me japesh kohe deri Diten e Kijametit , do bej qe gjithe pasardhesit e tij (Ademit) te me ndjekin mua, me perjashtim nje numri te vogel prej tyre. Allahu xh.sh. i tha; Ik, ata qe do te pasojn ty dhe ty bashke me ta, xhehenemi do jete denimi juaj..."(Isra; 61 dhe vazhdon). Ne nje ajet tjeter Allahu xh.sh. thote: "Kur u tham melekeve; Peruluni (beni sexhde) Ademit, Ata qe te gjithe ran ne sexhe me perjashtim te Iblist. Ai ishte nga xhindet dhe nuk e repesktoi urdherin e Krijuesit te vet , Allahut." (Kehf; 50)
Duhet te kemi parasysh qe Iblisi asnje here nuk ka qene melek, por ishte nje prej races se xhindeve te cilet bene çrregullime nga me te ndryshmet ne toke, dhe Allahu dergoi kunder tyre nje ushtri me melek duke i mbytur , fundosur ne brendesin e detrave. Ne kete kohe meleket zun rob Iblisin te cilen e moren me vete, pasi ashtu deshiroj Allahu xh.sh. Sipas Ibn Mesudit dhe Iben Abbasit r.a. dhe te tjere thone se Iblizi kishte dhe emrin Azazil dhe ka jetuar ne qiellin me te afer me token, aty ai u be udheheqes i disa xhindeve te tjere te cilet kishin per detyre te ruajne kopshtet e xhennetit. Per shkak te bindjes Iblisi ishte me i njohuri nder xhindet. Sipas Ibn Abasit r.a, Iblisi ka pas kater krah por me vone per shkak te mos bindjes se urdhrave te Allahut xh.sh. Allahu e mallkoj ate.

GJEJA E PARE QE KA NGREN DHE KA VESHUR ADEMI A.S.
Nga trasmetimet kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ademi jetoj ne xhennet i vetem. Kjo beri qe ai te merzitet. Keshtu nga brinja e tij teksa ai ishte ne gjume u krijua Havaja. Kur u zgjua dhe e shikoj ate krah tij e pyeti: Kush je ti? Ajo i tha: Jam nje grua. Ademi a.s. e pyeti: Si te quajne? Ajo tha: Hava (Hava dmth: diçka e gjalle, ose e krijuar prej diçkaje te gjall). Ademi a.s. e pyeti: Perse je krijuar? Ajo tha: Per te qene prehje per ty."
Allahu xh.sh. thote: "Dhe nga faktet e Tij eshte se per te miren tuaj, Ai krijoi nga vete lloji juaj palen (gruan), me qellim qe te gjeni prehje tek ato dhe ne mes jush krijoi dashur dhe meshire..." (Er Rrum; 21) Po ashtu Allahu xh.sh thote: "O njerez! Keni frike Zotin tuaj qe ju ka krijuar prej nje vetje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palen (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shume burra e gra." (En Nisa: 01)
Po ashtu Allahu xh.sh thote: "O Adem bano ti dhe gruaja jote ne xhennet." (El Bekare: 35)
MASHTRIMI QE SHEJTANI I BERI ADEMIT A.S.
Allahu xh.sh e kishte lejuar Ademin a .s. bashke me gruan e tij qe te hanin c'te deshironin nga frutat e xhennetit perveç nje peme. Mirepo shejtani filloj te vendos vesvese atyre, dhe ne menyre te veçante Havase. Allahu xh.sh thote: "O Adem, ti dhe bashkeshortja jote vendosuni ne Xhennet, hani nga te doni, e mos iu afrohuni kesaj peme, pasi do ti beni padrejtesi (vetes tuaj). Shejtani i nxiti ata te dy qe tua zbuloje atyre pjeset e turpshme me te cilat ishin mbuluar dhe tha: Zoti juaj nuk ua ndali ju te dyve ate peme vetem qe te mos beheni melek, ose te mos beheni te pavdekshem. Dhe u betua (duke then) se: Une jam keshillues per ju. Atehere me mashtrim i zbriti. Kur e shijuan pemen u zbulua trupi i tyre dhe filluan ta mbulojne ate me gjethet e pemeve te xhennetit. Zoti i thirri: A nuk ua ndalova juve ate peme dhe a nuk ju thash ju dyve se shejtani eshte armik i hapur per ju? Ata te dy thane: Zoti yne, ne i beme padrejtesi vetes tone, ne qofte se nuk na fal dhe nuk na meshiron ne, me siguri do jemi prej te shkaterruarve!"(El Araf: 19-23)
Ndersa ne suren Ta Ha tregon se si shejtani e ka mashtruar Ademin a.s. duke i thene:"O Adem, a te te tregoj mbi pemen e perjetesise dhe pushtetit te perjetshem." (Ta Ha; 120)
Sipas dijetareve islam hapin e pare te mashtrimit qe beri shejtani ishte vendosja e emertimit "te perjetshem" qe te mashtrohet Ademi dhe Havaja. Keshtu ata u mashtruan. Allahu xh.sh thote :"Zoti i tyre i thirri duke u thene: A nuk ua ndalova juve ate peme dhe a nuk ju thashe se shejtani eshte armik i hapt per ju?" (El Araf: 22)
Kur beri kete gjynah Ademi a.s. filloi te vrapoj neper xhennet. Profeti Muhammed a.s. ka thene: Allahu xh.sh. ju drejtua Ademit a.s. duke i thene: "O Adem! A po iken prej Meje? Ademi a.s. i thote; Jo o Zoti im, por me vjen turp prej Teje." (Hakimi)
ADEMI A.S. DHE HAVAJA A.S. NE TOKE
Pas gjynahut qe beri Ademi a.s. u zbrit ne toke bashke me Havan. Disa dijetar thone se Ademi a.s. u zbrit ne Indi ndersa Havaja ne Xheda (madje kuptimi i kesaj fjale nder te tjera eshte "Gjyshe") Keshtu Ademi a.s. dhe Havaja filluan ta kerkonin njeri-tjetrin derisa u takuan ne malin Arafat ( i cili nder kuptimet e tjera ka "takimi- njohja"). Ketu ata vazhduan jeten ku tregohet se filluan te shtohen me shume femije.
Allahu xh.sh thote: "Zbrisni si armiq te njeri-tjetrit." (Sad; 83) Kur u vendos ne toke Ademi a.s. filloj ti kerkoj falje Allahut xh.sh por nuk arriti ate qe kerkonte. Profeti Muhammed a.s. ka thene se Ademi a.s. i eshte drejtuar Allahut xh.sh duke i thene:
"O Zot! A nuk me krijove me duart e Tua?
Allahu xh.sh i thote; Po, o Adem!
Ademi a.s. i thote: O Zot! A nuk me dhe shprit ti?
Allahu xh.sh i thote: Po!
Ademi a.s. i thote: O Zot! A nuk i urdherove meleket qe te me perulen?
Alluhu xh.sh i thote: Po!
Ademi a.s. i thote: O Zot! A ishte Ti qe kur teshtiva per here te pare ne xhennet me the: "Te meshirofte Sunduesi Yt!?"
Allahu xh.sh i thote; Po !
Ademi a.s. i thote: O Zot! A nuk e kalon meshira Jote zemrimin Tend?
Allahu xh.sh i pergjigjet: Po !
Ademi a.s. i thote perseri: O Zot ! Po nese pendohem, a do me kthesh perseri ne xhennet?
Allahu xh.sh i pergjigjet: Po
Ademi a.s. thote; Atehere un pendohem o Zot! " (Hakimi)
Allahu xh.sh thote: "Dhe Ademi mesoi nga Zoti disa fjale dhe Ai ia pranoi pendimin." (El Bekare: 37) Po ashtu Allahu xh.sh. thote: "Ademi beri gjynah dhe gaboi. Me pas Zoti e perzgjodhi, ia pranoi pendimin dhe e udhezoi." (Ta Ha: 121-122)
Allahu bashkon Ademin a.s. me Havan
Pasi u bashkuan ne malin e Arafatit, Ademi a.s. dhe Havaja filluan jeten e tyre. Ata filluan te shtohen me shume femije. Sa here qe lindin lindnin binjake, nje djale dhe nje vajze. Ademi a.s. sebashku me femijet filluan te punonin token. Allahu xh.sh. e urdheroi Ademin a.s. qe te ndertonte nje faltore ku te bente ibadet Allahut xh.sh. Keshtu Ademi a.s. ndertoi faltoren e pare mbi siperfaqen e tokes. Allahu xh.sh thote; "Faltorja e pare qe u ndertua mbi toke eshte Ajo qe eshte Bekke (Mekke)." (Ali Imran: 96)
Pas kesaj Allahu xh.sh. e urdheroi Ademin a.s. qe te kryete Haxhin ne Qabe. Me vone Allahu xh.sh e urdheroi Ademin a.s. qe te ndertoj xhamin Aksa. Dikush e ka pyetur Profetin Muhamed a.s. se sa eshte koha e ndertimit mes Qabes dhe Aksase? Muhammed a.s. ka then: 40 vjet.
Allahu xh.sh i shpalli profetit Adem a.s. 21 flet (suhufe) te cilat permbanin udhezime dhe sipas shumices se dijetareve thuhet se Ademi a.s. ka jetuar 940 vjet. Ademi a.s. kishte shume femije, dhe numri i tyre nuk dihet.
Bieseda e profetit Musa a.s. me profetin Adem a.s.
Sipas zingjirit te trasnmetimit te hadithit te ardhur tek Ibn Umeri, e ky nga Umeri ku Ebu Muhamedi ka thene se jam i sigurt qe Muhammedi a.s. ka thene: "U takua Ademi a.s. dhe Musai a.s. Profeti Musa a.s. i thote Ademit a.s.; Ti je babai i njerezimit. Allahu te ka vendosur ne xhennet dhe i ka urdheruar meleket te te bejne sexhde. Ademi a,s., tha; O Musa a nuk e kupton se kjo ka qene e caktuar?" Ndersa ne nje trasmetim tjeter kemi: Nje here teksa Profeti Musa a.s. po bisedonte me Allahun xh.sh. Musai a.s. i ka thene Allahut xh.sh;
"O Allah! Me tako me Admin i cili veten dhe ne na nxorri nga xhenneti! Pasi Allahu xh.sh. ia tregoj profeti Musa a.s. i thot: Ti je Ademi? Profeti Adem a.s. i thote; Po, une jam! Profeti Musa a.s. e pyeti; A je ti qe Allahu xh.sh. i dha fryme nga Shpiriti i tij i Shenjte? A je ti per te cilen Allahu urdheroj meleket te te bejne sexhde, A je ti qe Allahu te mesoi emertimin e te gjitha sendeve? Ademi a.s. i thote; Po une jam! Dhe profeti Musa a.s. e pyet: Atehere çfare te shtyri te na nxjerresh nga xhenneti ne dhe veten tende? I befasur profeti Adem a.s. e pyet; Kush je ti qe me pyet? Jam Musai. Ademi a.s. tha: A ti je Musai qe je derguar bijve te Israilit? A je ti Musa i cili ke folur me Allahun xh.sh. pa asnje ndermjetes? Musai a.s. tha; Po une jam! Me kete Ademi a.s. tha: A mos valle me qorton per diçka qe Allahu xh.sh. ka dash qe te ndodh? Dhe profeti Muhammed a.s. tha: Dhe keshtu profeti Adem a.s. i dha pergjigje profetit Musa a.s." (Ebu Davudi) Ne nje trasmetim tjeter i ardhur nga Ebu Hurejre r.a. kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Profeti Adem dhe Profeti Musa a.s. e kundershtonin njeri tjetrin dhe profeti Musa a.s. i thote Ademit a.s; O Adem ti je shkaktar qe pasardhesit e tu te jene ne zjarr. Ademi a.s. i tha: Allahu te ka zgjedhur ty me Shpalljen e Vet dhe me te foluren e Vet dhe ta ka shpallur ty Teuratin.

NGJARJA E KABILIT DHE HABILIT
Admie a.s. me Havan e nderuar linden: Habilin , Kabilin dhe Shitin a.s..Sipas dijetareve tregohet se martesa ne kohen e Ademit a.s. beheshin keshtu: Ademi a.s. pasardhesit meshkuj nga nje lindje i ka matuar me femrat e lindjes tjeter (te lindjes se dyte). Ademi a.s. vendosi qe Habilin (i cili ishte çoban) ta martonten me binjaken e Kabilit (i cili merrej me bujqesi) e cila mendohet se quhej Ihlima dhe qe ishte me e vjeter, por ishte edhe me e bukura. Per kete vendim Kabili ngeli i pakenaqur pasi ai deshironte binjaken dhe jo Ljuzanen. Per ta zgjidhur çeshtjen Ademi a.s. urdheroi qe secili te bej nje kurban, dhe tek i cili kurbani te shfaq ndonje shenje, do kete rrisk vajzen e bukur, nderkohe qe Ademi a.s. u nis per ne Meke per te bere Haxhin.
Dy djemt bene ashtu siç u tha babai i tyre. Mirepo shenja u shfaq tek kurvani i Habilit ku zjarri gllaberoj kurbanin e tij ndersa te Kabilit as qe e preku. Per kete Kabili u hidheru me Habilin duke i thene: do te vras. kjo me qellim qe Habili te mos martohet me motren e tij. Ne nje trasmetim tjeter kemi se: Ne momentin qe jane bere kurbanet, ka qen i pranishem dhe Ademi a.s. dhe kur u shikua qarte se kurbani i pranuar ishte ai i Habilit. Kabili ju drejtua Ademit a.s; "Habilit ju pranua kurbani ngase ti ke bere dua (lutje) per te, dhe per mua jo." Kur ra nata dhe Habili u vonua me kopen e tij, Ademi a.s. dergoj Kabilin ta kerkonte. Kur Kabili u takua me Habilin i tha: "Tu pranua kurbani ndersa mua jo!" Habili i thote: Kurbani u pranohet njerezve te mire. Kabili u hidherua me te. Duke shikuar hidherimin e tij Habili i thote: "Nese ti çon dor te me vrasesh, une nuk do te çoj dore mbi ty per te te vrare, pasi une i friksohem Allahut, Zotit te boteve!" (Maide: 28), por Kabili e goditi Habilin me nje gur duke e lene te vdekur.
Ne nje mendim tjeter kemi se Kabili e ka gjetur Habilin ne gjume, dhe keshtu e ka goditur ate.
Ka mendime se vendi ku ka ndodhur vrasje eshte ne nje koder e quajtur Kasijun ne Damask ku ndodhet nje shpell e cila quhet shpella e gjakut.

Pasi Kabili vrau vellaun e tij, e ka mbartur ne shpin plot nje vit pa e ditur ku ta qoje. (Ka mendime se; e ka mbajtur me shume se nje vit). Ka vazhduar Kabili ta mbaj vellaun e tij te vdekur derisa Allahu xh.sh dergon dy sorra (te cilat thuhet qe kan qene vellezer) te cilet po ashtu ishin zen me njera tjeteren ku njeri ata kishte ngordhur. Sorra qe kishte mbetur gjalle, hap nje grop ne toke e vendosi ne te trupin e sorres se ngordhur dhe filloi ta mbuloje me dhe. Kur Kabili e shikoj kete, mori mesim se çfare duhet te bej me vellan e tij, dhe keshtu varrosi vellaun e tij ne toke. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Atehere Allahu dergoi nje sorre, qe te hap token, per ti treguar atij se si ta mbuloje trupin e vdekur te vellait. E ai (Kabili) tha: I mjeri une, a nuk mundkam edhe une ta mbuloj trupin e vdekur te vellait, sikure kjo sore. Dhe u pendua." (Maide; 31)
Pasi varrosi vellaun e tij, Kabili nuk kishte mundesi ti dal perpara babait (Ademit a.s.) ndaj vendos te marr bashkeshorten e caktuar nga Ademi a.s. dhe te shperngulet ne nje vend te larget. Meqe tashme ai ishte krimineli i pare mbi siperfaqen e tokes , gjithashtu ai ishte njeriu i pare qe ngeli pa mesimet e babit, pa mesimet shpirterore, dhe i pari qe shperngulet sipasoj e nje krimi.
Tregohet se Kabili u shtua por pasardhesit e tij ashtu sikurse ishte dhe vet i keq, ishin njerez te keqi te cilet ishin larg mesimeve te profetit Adem a.s.
Pasi ndodhi ngjarja e mesiperme Allahu xh.sh. e gezon profetin Adem a.s. me nje djal te cilin e quajti Shit. Shiti eshte profeti i dyte pas Ademit a.s. Shitit a.s. Allahu xh.sh. i shpalli 50 suhufe. Shiti a.s. ishte femije qe i ngjante me se shumti Ademit a.s. Sipas disa mendimeve kur lindi Shiti a.s. Ademi a.s. ishte rreth 130 vjeç dhe me pas ka jetur 800 vjet. Ka disa mendime se Havaja i ka lindur Ademit a.s. 40 femije nga 20 lindje. Disa te tjere thone me shume. Disa te tjera thone se Ademi a.s. ka vdekur vetem atehere kur ai ka arritur te shikoj 100 mije pasardhes. Allahu e di me mir.

Gjate jetes se profetit Adem a.s. Allahu xh.sh. i zbriti atij 10 shpallje (Suhufe) te cilat urdheronin ne besimin ndaj Allahut, rregullat e jetes etj.
NDERTIMI I QABES ( Bejtull-llahu )
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ademi a.s. eshte i pari qe vuri themelet e Qabes (Bejtull-llahut), u fal ne te dhe beri tavat rreth e perqark saj." (Ibn Abasi)
VDEKJA E PROFETIT ADEM A.S.
Pas vrasjes se Habilit profeti Adem a.s. u pikellua shume, por Allahu xh,sh e gezoj ate me nje djal te qujtur Shit (ctl; Seth). (Shit; dmth; Dhurate e Allahut). Kur ju afrua vdekja Ademit a.s. e porositi Shitin a.s mbi disa dije duke i mesuar atij: diten dhe naten, llogaritjen e kohes, dhe i tregoj per permbytjet qe do te ndodhnin etj.
Nje here Allahu xh.sh.vendos ti tregoj Ademit a.s. gjithe Pejgamberet dhe hadithi vijon keshtu: "Kur Allahu xh.sh. krijoi Ademin a.s. dhe i dha shpirt, Ademi a.s. teshtiu dhe tha: "Elhamdulilah" Allahu xh.sh. ju pergjigj: "Jerhamukullah dmth; Allahu te meshirofte!" dhe me pas Allahu xh.sh. i thote: O Adem! Shko tek ata melek te ulur dhe pershendeti keshtu; Ademi a.s. shkoj dhe i pershendeti duke u thene: Es selamu alejkum! Meleket u pergjigjen; Ue alejkum selam! Profeti Adem a.s. u kthye tek Allahu xh.sh. dhe Allahu i tha: Kjo eshte pershendetja jote dhe bijve te ty! Allahu xh.sh. i thote Ademit a.s.; Zgjidh cilen dore! Ademi a.s. tha; Do zgjedh doren e djathte! Me pas Allahu e hapi doren ne te cilen ishte Ademi a.s. me pasardhesit e tij. Ademi a.s. tha: Kush jane keto? Allahu xh.sh. i tha: Keto jane pasardhesit e tu! Secili prej tyre ne mesin e syve kishte te shkruar jetegjatesise, po ashtu ne mesin e tyre ishte nje burr i cili dallohej nga te tjeret me ndriçimin e tij. Ademi a.s. tha: Kush eshte ky ? Allahu xh.sh. iu pergjigj; Ai eshte djali yt, Davdi a.s, te cilit i kam caktuar jete dyzet vite. Ademi a.s. tha: O Allahu im! Shtoja jeten! Allahu xh.sh. tha: Kaq kam shkruar per te! Ademi a.s. tha: O Allah! Une do ti jap atij prej jetes time gjashtedhjete vite! Allahu xh.sh. tha: Keshtu u befte! Kur Ademit a.s i erdh meleku i vdekjes (diten e xhuma), Ademi a.s. i tha: Ke ardh parakohe sepse mua Allahu me ka dhene Allahu njemije vite jete! Meleku i vdekjes i thote: Po, por a nuk i dhe gjashtedhjete vite jete Davudit a.s.?!..." (Tirmidhi, Ahmedi)
Transmetohet se kur iu shfaq Ademit a.s. meleku i vdekjes-Azraili, ka pasur me vete nje bez te bardh (qefin). Poashtu tregohet se kur Ademit a.s. iu afrua vdekja thirri femijet dhe u tha: "O bijte e mi! Me ka marr malli per frutat e xhennetit." Keshtu ato u nisen per te gjetur frutat e xhenetit dhe u takun me meleket te cilet kishin me vete qefin. Meleket i pyeten: Çfare po kerkoni keshtu? Ata thane: "Babai jone (Ademi) eshte i semure dhe na kerkoj frutat e xhennetit!" Meleket u than: "Kthehuni pasi jeta e babait tuaj ka perfunduar!" U kthyen per te shikuar Ademin, por ai u tha: "Largohuni prej meje, se mua me erdhi radha, dhe meleket le te kryejne urdherin e Zotit xh.sh!" Pas kesaj Azraili ia mori shpirtin.
Ne librat islam tregohet se: Pasi e kishi la dhe pastruar trupin e xhenazes se Ademit a.s. e kan e mbeshtjelle me qefin, pastaj kan hap varrin dhe para vendosjes ne te i kan falen namazin e xhenazes dhe me pas e leshuan ne varr. Nga Ibn Abassi transmetohet se Muhammedi a.s. ka thene: "Meleket kane thirrur 4 tekbire ne xhenazen e Ademit a.s., Ebu Bekri do ti therrase 4 tekire ne xhenazen e Fatimes, Umeri do ti therrase 4 tekbire ne xhenazen e Ebu Bekrit, Suhejbi do ti therrase 4 tekbire ne xhenazen e Umerit." (Es Sujuti)
Se ku eshte varrosur Ademi a.s. saktesisht nuk dihet. Disa thone qe eshte varrosur ne Indi, pikerisht vendi ku ka zbritur per here te pare ne toke. Disa thone ne Meke. Disa thone se ne kohen e tij Nuhi a.s. e ka marr trupin e Ademit a.s. dhe Havase dhe i ka varrosur ne Jerusalem. Pas vdekjes se Ademit a.s. Havaja ka jetur edhe nje vit tjeter.
Pas vdekjes se Ademit a.s. femijet e tij ishin ndar ne dy barqe. Njeri bark jetonte ne mal, ndersa te tjeret ne fushe. Banoret e malit ishin besimtar ndaj Allahut po ashtu burrat e malit ishin te bukur ndersa grat jo. E kunderta qendronte tek ato qe ishin ne fushe. Ashtu sikurse i pari i tyre Kabili banoret e fushes ju larguan rruges se Allahut. Burrat e fushes nuk ishin te bukur ndersa grat po. Tregohet se shejtani ishte paraqitur tek njerezit e fushes te cileve u mesoi melodin e fyllit me qellim terheqjen e vemendjes se banoreve te malit, por edhe te festonin me shejtanin per vdekjen e Ademit. Meledia e fyllit u degjua nga banoret e malit. Kjo gje i beri kurioz ndaj ato vendosen te gjejn nga vjen zeri derisa arriten tek banoret e fushes. Banoret e fushes te cilet ishin prej barkut te Kabilit kishin caktuar nje feste e cila behesh nje here per cdo vit (korrik). Ne kete fest grat e tyre, te cilat ishin te bukura festonin festen te zhvesura njekohesisht joshnin meshkujt. Lajmi arriti tek banoret e malit ku nje pjese e burrave vendosen te shkojne per ti shikuar. Ne mesin e banoreve te pyllit ishte edhe Shiti a.s. (ctl; Set ose Seth) i cili me qellim ruatjen e besimit ne Allahun xh.sh, si dhe ruajtjen e nderit dhe vlerave familjare u ndaloi banoreve te tij te takohen me banoret e fushes, por nje pjese nuk e degjuan. Ne kete kohe u shtua imoraliteti dhe ato qe nuk degjuan Shitin a.s. u dhan pas degjenerimit duke kryer per here te pare mardhenie intime jasht matersore. Pas vdekjes se Shitit a.s. Allahu xh.sh. dergon profetin Idris a.s. per te vijuar me pas me profetin Nuh a.s., me pas me profetin Hud a.s. etj.

Pasardhesit e profetit Adem a.s.

Hadithe te tjera ne lidhje me profetin Adem a.s.
Kur Allahu xh.sh. krijoi Ademin a.s. e vendosi ate ne Xhennet. Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Allahu xh.sh e vendosi Ademin ne Xhennet aq kohe sa Allahu deshiroi dhe me pas e zbriti prej tij."
(Tirmidhi) Sipas Ibn Kujbeh thote se: "Kur profeti Adem a.s. eshte hequr nga xhenneti, ai ka qene i vendosur ne xhennetin e Adenit." Pasi u leshua ne toke Allahu xh.sh i tha Ademit a.s. qe te punoj token, te mbjell etj. Njerezit ne diten e Gjykimit do kerkojne duan e Ademit a.s. qe te jene pjese te xhennetit dhe kjo lutje do shkoj deri tek profeti Muhammed a.s. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene:"...Kur besimtaret ti afrohen xhennetit do i drejtohen Ademit a.s. duke i thene: "O babi yne! Na e hap xhennetit..." (Muslim) Profeti Muhammed a.s. ka thene: "...Banoret e xhennetit do kene pamjen e babait te tyre Ademit a.s...." (Ebu Hurejre)
Ne nje hadith tjeter kemi:"Banoret e xhennetit do te tubohen me pamjen e Ademit a.s. ne moshen 33 vjecare, pa asgje me vete. Me pas ata do te dergohen drejt nje peme ne xhennet, dhe aty do te vishen me rroba qe nuk vjeterohen, dhe rina e tyre nuk shteron." (Trans, Enes Ibn Malik)
Po ashtu kemi se profeti Muhammedi a.s. thote: "Banoret e xhennetit do futen ne xhennet me gjatesin e Ademit a.s., pra 60 krah, me masen e krahut te mbretit (ketu thuhet se behet fjal per nje mbret qe ka pas krah te gjate , te fuqishem), do kene bukurin e profetit Jusuf a.s., do kene moshen e profetit Isa a.s. 33 vjec, dhe gjuhen (te folur) e profetit Muhammed a.s...." (Trans, Enes Ibn Malik)
Transmetohet Ebu Beker r.a. se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Me eshte shfaqur gjithcka qe do te ndodh ne kete bote dhe ne boten tjeter. Njerezit e pare e te fundmit do te mblidhen ne nje fushe. Te tmerruar prej kesaj, do te nisen drejt profetit Adem a.s. ku ndjesrsa per pak sa nuk i ka arritur tek hunda. Ata do ti thoten: O Adem! Ti je babai i njerezimit dhe Allahu te ka zgjedhur. Ndermjeteso per ne tek Allahu ! Ademi a.s. u thote: Mua me ka gjetur e njejta gje qe ju ka gjetur edhe juve. Shkoni tek babai juaj profeti Nuh a.s. Ata do shkojne tek profeti Nuh a.s. dhe do i kerkojne qe te ndermjetesoje tek Allahu dhe se Allahu i eshte pergjigjur lutjeve te tua. Nuhu a.s. u thote: Kete nuk mund ta gjeni tek une , shkoni tek profeti Ibrahim a.s. sese Allahu xh.sh e ka bere mik ate. Keshtu ato do shkojne tek Ibrahimi a.s. i cili do u thote: Ate qe kerkoni, duhet tia kerkoni profetit Musa a.s. sepse Allahu ka komunikuar me te drejtperdrejt. Dhe ato do shkojne tek Musai a.s. i cili u thote:Shkoni tek profeti Isa a.s. i biri i Merjemes a.s. sepse ai sheronte memecin, lebrozin, dhe ngjallte te vdekurit. Ata do shkojne tek profeti Isa a.s. i cili do u thote: Shkoni tek me i zgjedhuri i bijeve te Ademit, shkoni tek profeti Muhammed a.s..." (Ahmedi)
Kur vdiq Ademi a.s, (1) Meleket u kujdesen per te duke bere pergatitjet e duhura. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur vdiq Ademi ata e pastruan meleket me uje tre here dhe hapen varrin atij, pastaj bijve te tij u tha: Kjo eshte tradita e Ademit per femijet e tij ( pasuesit e tij)." (Hakimi, Taberani)
Pergatiti
Gezim Kopani
Ju mund te lexoni: Jeta e Profetëve
Ju mund te lexoni: Pendesa e profetit Adem a.s
Ju mund te lexoni: Takimi i Profetit Muhammed a.s. me Profetin Adem a.s.
___________
1. Ne besimet e tjera, Ademi permendet me emrin Adam ndersa Havaja permendet me emrin Eva. Ne librin e Zanafilles flet mbi krijimin e Adamit, pra profeti Adam i cili pasi u krijua, Zoti e vendosi ne Kopshtin e Edenit (Gan Eden). Ndyrshe nga islami qe thote se Allahu e krijoj Ademin nga 7 llojet e tokes, besimet e tjera thone se Zoti e krijoj Adamin nga pluhuri i tokes (Zanafillja 2;7) pastaj vijon me detajet e tjera si krijim e organeve, dhenjen e shpirtit nga hunda etj. Ata thone se; Adami u krijua ne nje mal i quajtur Moria, vend ku me von u ngrit tempulli i Jeruzalemit. Kur Zoti e vendosi njeriun e pare ne Kopshtin e Edenit, Zoti i thote qe te mos i afrohet "Pemes se Dijes" e cila ndodhej ne mes te kopshtit, madje Zoti i jep disa urdheresa, ku nder te tjera e urdheroi; Mos bej idhujtari, mos ju bind djallit, mos u shthurr, mos bej vrasje, mos mallko zotin etj. Adami u merzit vetem ne kopshtin e Edenit dhe ne kete kohe Zoti e uli Adamin ne gjume. Ne kete moment nga brija e tij Zoti krijoi Even. Ne oren e katert (para agimit) ju dha shpirt, dhe kur ai u be i gjall, Adami ishte rreth 20 vjec dhe trupin e kishte te shnderritshme si drite, po ashtu ishte shume i gjate, koken ne lindje e kembet ne perendim, ose kembet ne toke e koken ne qiell. Diku nga agimit thon se Adami u ngrit ne kemb. Pas kesaj kohe Adami pasi shikoj gjitha krijesat u vuri emer. Kjo gje permendet tek Zanafillja ku thuhet; "Çfardo gjeje te gjalle qe Adami e therret me emer, ata do thirren emrin qe Adamit i thirri". Eva u krijuar pasi Adami u vuri emerat gjallesave, dhe ajo u krjua kur Adami ishte ne gjume. Teksa Adami ndodhej ne gjum Zoti mori nje pjese nga ai dhe e shnderroj ne grua (Zanafillja 8:1). Pas kesaj Adami dhe Eva ben intimitet pasi Zoti u tha: "Bashkohuni dhe shumoheni." Me pas ata linden femije, binjak nje djal dhe nje vajz. Me vone Eva lindi trenjak, nje djal dhe dy vajza. Pas kesaj, si te thuash rreth ores nente te paradites Zoti vendosi Adamin me familjen e tij ne kopshtin e Edenit qe ishte vendi me i bekuar ne toke. Ne kete kohe Zoti i meson Adamit gjith emrat e engjujve. Kur Adami dhe Eva ndodheshin ne kopshtin e Edenit , Adami duke degjua Even ra pre e tundimit te djallit i cili i mashtori duke ngren nga fruti i Pemes se Dijes, duke i premtuar atyre pavdekshmerin etj. Ku ra ne mekat, Adami dhe Eva tentuan ti fshihen Zotit duke u fshehur ne pemet apo me gjethet e pemeve te kopshtit. Kur u paraqiten para zotit per mekatin e bere, Adami tha: "Une ju bindave gruas qe ju ma sollet!", per kete Zoti urdheroi qe Adami dhe Eva tani e ne vazhdim te fitojne buken me ndjersen e tyre dhe si te thuash rreth ores 12 Zoti e deboi Adamin nga kopshti i Edenit. Kur Adami shikoi se po e erresohet, tha; "Kjo eshte per shkak te mekatit tim", por ai nuk e dinte se zoti kishte krijuar diten dhe naten, keshtu ai duke kerkuar rruge zgjidhje per drite, gjeti dy gur prej te cileve ai ndezi zjarrin. Zjari u kthye si shenje (simbol) e ndarjes nga e keqja, mekati. Gjate kohes se erresires Adami dhe Eva shprehen pendimin e tyre tek zoti dhe kur ne mengjes doli drita, pra doli dita e re , Adami falenderoj zotin. Per rreth 100 e ca vite Adami qendroj duke i shpreh pendes Zotit per mekatin e bere dhe njekohesit i qendroi larg tundimit nga Eva.
2. Pema gjenologjik e Profetit Adam a.s., sic e tregova me siper profeti Adem a.s. u bashkua me Havan a.s. Ato ne fillim u shtuan me: Kabilin, Habilin dhe Shitin a.s. Nga Kabili u shtua me; Enoh, Irad, Mehujal, Metushal ky i fundit u shtua me; Adah, Lameh, Tesilla etj. Nga Habili nuk ka vijimsi pasi vdeq ndersa nga Shiti a.s. u shtua me: Enosh, Kenan, Mahalalel, Jered, Enoh, Metuselah, Lameh, Nuh a.s., dhe Nuhi a.s. u shtua me; Sam , Ham dhe Jafeti.
3. Profetit Adem a.s. Allahu xh.sh. i dergoi 10 fletushka (Suhufe)