January 06, 2021

Si u krijua bota ?

Perpara se te shkruaj per boten dhe krijimin e saj, duhet te sqaroj se çdo gje qe dim dhe nuk dim, e dukshme apo jo, frymore apo jo eshte krijuar nga Krijuesi i Gjithesise Allahu xh.sh. Allahu xh.sh.  eshte Nje, Allahu eshte Ai qe çdo krijes i drejtohet. Allahu nuk ka lindur kend dhe Allahu nuk eshte i lindur, dhe me Allahun askush nuk eshte i barabarte. (Kur'an surja El Ihlas) Allahu nuk ka as fillim dhe as mbarim. 

Si u krijua bota ?

Pas as me te voglin dyshim krijimi i botes (gjithesise) dhe i çdo gjeje qe dim dhe nuk dime eshte krijuar nga Allahu Fuqiplote. Ne librin e bekuar Kur'nin fisnik Allahu xh.sh. thote: "Allahu eshte krijues i çdo sendi dhe Ai eshte mbikqyeres ndaj çdo gjeje." (Ez Zumer ; 62) 
Nga hadithet e profetit Muhammed a.s. mesojme se kater gjera Allahu xh.sh. ka krijuar vet; 1. Arshin, 2. Kalemin, 3.Xhennetin Adn dhe 4. Krijiet e tjwe i ka krijuar me fjalen "Kun fejekun", dmth; Allahu ka urdheruar duke thene: "Behu, dhe ajo eshte bere."

Krijimi i Arshit dhe Kursija

Arsh do te thote; Fron i cili per nga madheshtia eshte mbi te gjitha krijimet e Allahut xh.sh. Arshi eshte madheshtor dhe nuk mund te pershkruhet me fjale. Pas krijimit te Arshit ,  Allahu urdheroj tete melek ta mbajne ate. Keto melek e rrethojne Arshin nga te gjitha anet. Ne kete pozicion meleket i bejne ibadet Allahut xh.sh. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Vertet Zoti juaj eshte Allahu i cili krijoi qiejt e token brenda gjashte ditesh dhe pastaj Allahu (Isteva) qendroj mbi Arshin, duke rregulluar e sunduar çdo gje, çdo çeshtjet.." (Junus; 03) Ndersa ne ajetin tjeter Allahu xh.sh, thote; "Ata meleket te cilet mbajne Arshin e Allahut xh.sh. dhe ata rreth Arshit , lartesojne dhe i bejne ibadet, lutje Zotit te tyre, dhe besojne tek Allahu, dhe kerkojne falje per ata qe besonje Allahun, Nje te Vetem, duke thene; "Rabbena ve siet-te kul-li shejin ve tebeu sebijleke ve kihim adhebel xhehijm" d.m.th; "Zoti yne! Ti perfshin gjithçka ne Meshire dhe Dije, fali ata qe pendohen dhe ndjekin Urdherin Tend dhe ruaj ata nga ndeshkimi i zjarrit te eger flakerues!(Gafir; 07) 
Po ashtu ne nje ajet tjeter ne Kur'an Allahu xh.sh.: "Ai (Allahu) krijoj qiejt dhe token dhe gjithçka qe gjendet ne mes tyre brenda gjasht ditesh, dhe pastaj mbizoteroj Arshin (U ngjit dhe qendroj mbi Arsh (El Istiva, Froni).(El Furkan; 59) 
Ibn Mesudi r.a. transmeton nga shoket (as-habet) e Profetit Muhammed a.s. se kan thene: "Arshi-Forni i Allahut xh.sh. , ka qene mbi uje dhe nuk ka qene e krijuar asgje perveç ujit, i cili  ka qene i krijuar me pare." 
Muavija Ibnil Hakemi Selmiu r.a. tregon: "Kisha nje skllave qe me ruante delet ne malin Uhud dhe malin Xhevanije. Nje dite papritur shikova ujkun i cili largohej me nje dele. Sikurse bijt e tjere te profetit Adem a.s. u preka, u nxeha, madje e godita e shuplak skllave, sepse nuk kishte ruajtur kopen. Pas ngjarjes erdha tek Profeti Muhammed a.s. dhe i tregova ngjarjen dhe veprimin tim. Profeti a.s. e konsideroj faj te madh goditjen e skllaves. Atehere une i thash: O i derguari i Allahut ! A ta heq na puna? Profeti Muhammed a.s. i tha: Sille skllaven ketu. Ajo erdhi dhe profeti Muhammed a.s. e pyeti:
-Ku eshte Allahu ?
-Ne qiell ! tha ajo.
Profeti Muhammed a.s. e pyeti:
-Kush jam une?
-Ti je i derguari i Allahut! tha ajo.
Atehere profeti Muhammed a.s. tha: Lirjoje skllaven sepse ajo eshte besimtare."(Buhari, Muslim)

Kur skllavja tha se Zoti eshte ne qiell, profeti Muhammed a.s. e pranoj si pergjigje te vertet te cilen ne fakt e ka shpjeguar disa here pasi njerezit e pyesnin se ku ndodhet Allahut xh.sh. Prandaj Arshi eshte Froni i Allahut xh.sh. Arshi eshte mbi cdo send qe Allahu ka krijuar dhe mbi te eshte Allahu xh.sh. Madje ne nje hadith Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur ti kerkoni Allahut xh.sh. xhennetin, kerkoni xhennetin Firdevs pasi ai eshte vendi me i larte, me i bukur i xhennetit, mbi te gjendet Arshi  (Arshur Rahman)." (Buhari) Pra siper banoret e Firdeusit kan Arshin e Allahut xh.sh. Siç eshte distanca e madhe mes qiejve te cilet jane shtat, xhenneti i Allahu ka distance edhe me te madhe, aq sa ne nje hadith permendet 700 shkalle (derexhe). Ne mes te cdo shkalle ka nje distance sa eshte mes qiellit dhe tokes. Mendo distances e tokes me qiellin e pare te kesaj bote, pastaj distancat mes shtat qiejve pastaj 700 pal derexhe (shkall) te xhennetit, dhe mbi keto eshte Arshi i Allahut xh.sh. Ky eshte nje shpjegim siperfaqsor, dhe mbi kete ne dime aq sa ka dasht Allahut te dime duke na treguar keto ne Kur'an si dhe ne hadithet e profetit Muhammed a.s. pasi pas ndodhis se kijametit ceshtja e kohes, apo distancat do kene kuptim tjeter.
Ne lidhje me Arshin Transmeton Ebu Davudi prej Xhabir ibn Abdullahu r.s. se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Me eshte lejuar tju tregoj per meleket e Allahut te cilet mbajn Arshin se; distanca ne mes pjese se bute e veshit te nje meleku me krahun e tij eshte sa 700 vjet." (Ebu Davudi)

Çfare eshte Kursija (Kursijj)?

Kursij Eshte vend i veçant ku dija e Allahut xh.sh. perfshin cdo gje. Ne kuptimin e ngusht te fjales Kursijj mund te jete e ngjasheme me karrigen. Kursija eshte me e madhe sa gjithe toka dhe shtat pal qiej dhe shtrihet ne gjithe haspsiren e gjithesise. Kursija eshte mbi qiellin e shtate, para Arashit, pastaj vjen Arshi. Ne lidhje me madhsin e Kursijes Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Shtat pal qiej prane Kirsijes jane si shtat derhem te hedhur ne shkretetire." (Ibn Xherir, Taberani)
Ndersa Es Seddi r.a. ka thene: "Qiejt dhe toka jane ne brendesi te Kursijes, ndersa vete Kursijj eshte perpara Arshit." (Ibn Xherir) Ndersa Ibn Abbasi ka thene: "Sikur te shtat qiejt dhe shtat tokat te shtriheshi njera mbi tjeteren, ne krahasim me hapsiren e Kursijes, do te ishte sa nje hallke ne shkretetire."(Ibn Xherir).
Megjithate Kursijj eshte vend i veçant te cilen e permend Allahu xh.sh. keshtu ne Kur'an: "Kursija e Tij (Allahut) (dija sundimi) perfshine qiejt dhe token." (El Bekare; 255)
Kur ka shkruar mbi Arshin Muhamed ibn Uthman ibn Ebi Shejbe ka permendur se Ebu Dherri r.a. ka tbene: "Nje  here ne Qabe shikova Profetin Muhammed a.s. qe ishte vetem, dhe u ula pran tij dhe e pyeta: O i derguari i Allahut! Cili eshte ajeti me i madh, me i vlefshem qe Allahut xh.sh. te ka shpall? Profeti Muhammed a.s. tha: Ajetul Kursij, (pra ajeti 255 i sures El Bekare) i cili eshte sikur , (dhe permendi shtat pal qiej ne krahasim me madheshtin e Krusijes jane si si shtat derhem te hedhur ne shkretetire)." Ne kete ajet Allahu xh.sh. thote: "Allahu la ilahe il-lahu, dmth; Allahu eshte nje, nuk ka zot tjeter perveç Atij (Allahut)El Hajju el Kajjum Allahu eshte mbikqyres i perhershem dhe i perjetshem. Ate (Allahun) nuk e kap as kotje as gjume, gjithçka ka ne qiej dhe ne toke eshte vetem e Tij (Allahut). Kush eshte ai qe mund te nderhyje tek Ai (Allahu) perveç se me lejen e Tij (Allahut)?Ai (Allahu) di se cfare u ndodh krijesave te Tij ne kete bote, dhe cfare do t'u ndodhe atyre ne boten tjeter, dhe ata kurre nuk do te marrin me mend ndonje gje nga Dija e Tij, perveç asaj qe Ai (Allahu)do. El Kursija e Tij (Allahut) shtrihet mbi qiej dhe toke (perfshin qijet dhe token) dhe Ai (Allahu) nuk ndjen aspak lodhje ne ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre. Dhe Ai (Allahu) eshte me i Larti, me i Madhi." (El Bekare 255) Ndryshe ky ajet Kur'anor njihet ndryshe si Ajetul Kursij.
Ka treguar Ebu Hurejra r.a. se : "Gjate muajit ramazan Profeti Muhammed a.s. me urdheroj te ruaj te ardhurat e ardhura nga zekati gjate ramazanit. Nje nate me erdh dikush i cili fshehurazi filloj te marr ushqimet e grumbulluara. Une e kapa dhe i thash: Do te dergoj tek Profeti Muhammed a.s.? Ai me tha: Te lutem mos dergo! Nese nuk me dergon do te mesoj disa fjale prej te cilava do kesh vetem mir. Kur te biesh ne gjume thuaj Ajetul Kursij pasi ti thuash do jesh i ruajtur gjate gjithe nates prej Allahut xh.sh. dhe shejtani nuke do jete ne gjendje te te afrohet deri ne agim. Kur Profeti Muhammed a.s. degjoj ndodhin me tha: Ai qe te erdh mbrem te ka thene te verteten, dhe pse ai eshte genjeshtar dhe mashtrues, dhe ka qene vete shejtani." (Buhari)
Ibn Xheriri shenon se Seid ibn Xhubejri r. anhu ka thene: "Ne lidhje me fjalet e Allahut: "E froni i Allahut ka qene mbi uje" Ibn Abbasi r.a. eshte pyetur; Cfare ka qene uji? dhe ai ka thene: "Mbi krahet e eres. Ndersa qiejt tokat, dhe cdo gje qe eshte ne to, i rrehtojne detet, te gjitha keto i rrethon nje ndertim i madh, e ate ndertim e rrethon Kursija." 

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur Allahu e krijoi boten, mbi Arsh shkroi; "Inne rahmeti sebekat gadabi", dmth; "Vertet meshira Ime e tejkalon hidherimin Tim." (Ebu Hurejra r.a.)

Krijimi i shkruesit (Kalem)

Nga hadithet e percjellura del se gjeja e par qe Allahu ka krijuar ka qene Shkrusi (Kalem). Kur Allahu e krijoj ate i tha: Shkruaj! Ai tha: Cfare te shkruar? Shkruaj cdo gje qe do ndodh deri diten e Gjykimit.

Nga trasmetimet kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "E para gje qe Allahu ka krijuar eshte shkruesi (ose Kalemi) dhe Allahu xh.sh. e ka urdheruar te shkruaj, dhe ai (kalemi) ka shkruar cfare do te ndodhe deri ne diten e Gjykimit." (Ebu Davudi, Tirmidhi etj)

Ne nje trasmetim tjeter kemi: "Disa banore te Jemit i thone te derguarit te Allahut xh.sh.; Duam te te pyesim cila eshte gjeja e pare qe Allahu ka krijuar? Muhammedi a.s. tha: "Ka ekzistuar Allahu xh.sh. dhe asgje nuk ka qene para Allahut xh.sh., me pas Arshi i tij ka qen mbi uje dhe kjo eshte e shkruar ne perkujtuesin ne te cilin eshte shkruar gjithçka, e pastaj krijoj qijet dhe token." (Buhari)

Krijimi i resë së bardhë

Transmetohet se: "Abbas ibn Abdul Mutalibi tregon se ishim ulur me Profetin Muhammed a.s. kur nje rast nga lugina e Mekes (Bath) del nje re. Muhammedi a.s. pyeti: E dini çfare eshte ajo? Ne i tham: Re! Muhammedi a.s. tha: Re e bardhe! Ne tham: Re e bardhe? Muhammedi a.s. tha: Ajo eshte e para gje qe u paraqit apo u shfaq." (Ebu Davudi) 

Krijimi i Levhi Mahfudh (Pllaka e ruajtur)

Levhi Mahfudhi eshte vendi i krijuar posaqerisht . Vend i sigur  ne te cilen ndodhet Pllaka e ruajtur. Nga Iben Abbasi r.a. kemi se: "Ne fillim te Levhi Mahfudhit ka te shkruar fjalen: "La ilahe il-lallahu vahdeh" d.m.th; "Nuk ka te adhuruar tjeter me merite perveç Allahut xh.sh."

Ndersa Iben Xheriri te trasmetuar nga Enes bin Malik thote: "Levhi Mahfudhi gjendet ne lartesin (apo ballin) e Israfilit.(1)" Ndersa ne nje trasmetim tjeter thuhet se: "Levhi Mahfudhi ndodhet ne te djathte te Arshit." (Enes ibn Malik)

Ndersa Et Taberani te marr nga Ibn Abbasi r.a. kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Vertet Allahu xh.sh. e ka krijuar Levhi Mahfudhin me kujdes nga perla te bardha. Faqet e saj jane nga rubini i kuq, ndersa kulmi eshte drite. Shenimet (lapsi) jane drite. Per cdo dite Allahu xh.sh. ka 360 çaste ne te cilet krijon dhe jep furnizim, merr jete dhe jep jete. Allahu eshte qe rrezon dhe Allahu eshte qe ngrite dhe ben ate qe Ai (Allahu) do." 
Ne lidhje me te dhenat e Levhi Mahfudhi kemi transmetimin e Ibn Abbasi i cili thote: "Levhi Mahfudhi eshte pllak e ndertuar prej perlave te bardha. Ka gjatesi aq sa eshte hapsira mes qiellit dhe tokes, dhe e gjere aq sa eshte lindja me perendimin, ndersa cepat (skajet) e tij jane perla te perbera nga rubini, ndersa mbeshtjellesi perbehet nga rubini i kuq. Shkrusi i tij eshte drite, fjalet e tij vin prej Arshit, ndersa permbatja eshte nen mbrojtjen e melekeve."
Sipas Muhamed ibn El Hasan en Nekash kemi se: "Israfili a.s. eshte meleku i pare i cili ka bere sexhde. Per kete Allahu xh.sh. e la te ruaj Levhi Mahfudhin." (Ebul Kasim es Suheji-"Et Tarifu vel alam")

Krijimi i melekëve

Meleket jane krijesa te krijuare nga drita. Vetem Allahu xh.sh e di numrin e melekve por nder ta Allahu xh.sh. ka treguar per kater meleket e medhenje te quajtur: Xhebrail (Xhiril), MikailIsrafil (1), Melekul Meut (Azrail). Xhebraili ka detyren e shpalljeve si dhe njihet me emrin Ruhul Melek, i vendosjes se shpirtit. Mikaili ka detyren e furnizimit etj, Israfili ka detyren ti fry surit (buris) ndersa Melkul Meut ose sic njihe Azraili ka detyren e marrjes se shpirit. Perveç ketyre jane edhe meleket e tjere te quajtur Kiramun katibin etj. Per te mesuar me shume rreth botes se melekeve klikonin kete link: https://gezimkopani.blogspot.com/2013/05/meleket-e-allahut-xhsh-dhe-njeriu-pj1.html

Krijimi i ujit

Disa thone se: gjeja e pare qe Allahu xh.sh. ka krijuar eshte uji. Per kete eshte transmetimi i Ibn Mesudi r.a. i transmeton nga shoket (as-habet) e Profetit Muhammed a.s. se kan thene: "Arshi-Forni i Allahut xh.sh. ka qene mbi uje dhe nuk ka qene e krijuar asgje perveç ujit, i cili  ka qene i krijuar me pare."
Iben Xherir shenon se Seid ibn Xhubejri r.a. ka thene: Eshte pyetur Ibn Abbasi : "Ku qendronte uji? Dhe ai ka thene: "Mbi krahet e eres." Disa te tjere thone se gjeja e pare qe Allahu ke krijuar eshte; reja e bardh dhe disa te tjere thone; shkruesi (kalemi). Gjithsesi ajo qe ka rendesi eshte: Çdo gje eshte krijuar nga Allahu xh.sh.

Krijimi i xhennetit , parajsa

Xhenneti eshte nje nder vendet me te bukuara qe Allahu xh.sh. ka krijuar. Qe kur eshte krijuar dhe deri ne diten qe do pres banoret e tij zbukurohet. Çelsi i hyrjes ne xhennet eshte besimi ne Allahun xh.sh. dhe gjeja e pare e besimit ne Allahun xh.sh eshte fjala:"La ilahe il Allah, Ska Zot tjeter perveç Allahut" Xhenneti eshte vend shperblimi qe Allahu xh.sh ka pergatit per te gjithe ato te cilet kan besuar Allahu dhe kan zbatuar urdherat e Tij. Allahu xh.sh. eshte i kenaqur me ato qe e kan besuar Allahun, kan zbatuar urdherat e Tij aq sa Allahu e zbukuron xhennetin jo vetem me punen e melekeve por edhe me doren e Tij. Per kete Allahu xh.sh. thote: "E kam krijuar me dy duart e Mia" (Sad; 75) Profeti Muhammed a.s. e ka shikuar xhennetin disa here, madje ai ka bere edhe disa shpjegim dhe pershkrime te tij. Muhammedi a.s. thote: "U nisa bashke me Xhibrilin a.s. ne udhetimine Israse dhe Miraxhit. Arritem deri tek "Sidretul Munteh", qe ishte e mbuluar me ngjyra qe nuk i njihja se cfare ishin. Me  pas hyra ne Xhennet. Atje pashe i çuditur shokava kodrina perle, ndersa dheu i tij ishte prej miskut." (Buhari, Muslim) Po ashtu profeti Muhammed a.s. thote: "Ne xhennet ka tete dyer. Njera nga keto dyer quhet Rejan, ne te cilen futen agjeruesit.  Kush shpenzon dy gjera per Zotin xh.sh do te thirret nga dyert e Xhennetit duke i thene: "O rob i Allahut! Kjo eshte miresi! Ai do te jete prej atyre qe falen, do te thirren nga dera e Namazit, ai qe bie deshmore (duke mbrojtur Atedheun, fene, familjen, nderin dhe pasurin) do te thirren nga dera e deshmoreve.Ai qe ka agjeruar Ramazanin do thirret nga dera Rejan." (Ebu Hurejra)
Transmetohet nga Ebu Hurejra se ka thene: "Vendosa para pejgamberit Muhammed a.s. nje ene (tas) me pershesh te bera me leng mishi. Profeti konsumoj nje pjes te tyre dhe me tha: Une jam i pari i njerezve Diten e Gjykimit! Shikoj shoket e tij qe nuk po pyesnin dhe tha: A nuk po pyesni si? Shoket i tha: Si o profet i Allahut?! Muhammedi a.s. tha: Njerezit do te qendrojne te ngritur para Zotit te boteve. Do degjohet Thirresi i cili do degjohet dhe shikohet nga te gjith. Une, do nisem derisa te arri tek Arshi ku do i ulem ne sexhde Zotin tim. Zoti i boteve do te me ngreje lart, ne nje pozite ne te cilen nuk ka ngritur askend para meje dhe pas meje. Do t'i them: O Zoti im! Po populli im! Allahu xh.sh do thote: Ja Muhammed! ata njerez te popullit tend qe nuk do japin llogari futi nga dera e djathte, por gjithsesi do te kene te drejte si te gjithe njerezit e tjere qe te futen edhe nga dyert e tjera. Muhammedi a.s. tha: Pasha Ate ne doren e te Cilit ndodhet shpirti im, me te vertet largesia mes dy aneve te deres se Xhennetit eshte sa largesia mes Mekes dhe Hixhrit (nje fshat ne Medine)." (Muslimi)
Profeti Muhammed a.s. thote: "Largesia mes dy aneve te dyerve te Xhennetit eshte aq sa te ecesh per shtat vjet." Ndersa ne nje trasmetim tjeter kemi: "Me te vertet largesia mes dy aneve te Xhennetit eshte aq sa te ecesh per dyzet vet." Ai qe do paraqitet para dyerve te xhennetit do jete Profeti Muhammed a.s. Per kete Muhammedi a.s. thote: "Une do jem i pari qe do te kap dorezen e deres se Xhennetit.Do ta marr dorezen e deres se Xhennetit dhe do te trokas ne te, dhe me pas do me jepet leja per tu futur."
Per te mesuar me shume mbi xhennetin klikonin kete link: https://gezimkopani.blogspot.com/2014/02/xhenneti-parajsa-e-allahut-pj1.html

Krijimi i xhehenemit , zjarri

Allahu xh.sh. thote: "O ju qe besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej nje zjarri, lenda djegse e te cilit jane njerezit dhe guret. Ate zjarr e mbikqyrin meleket e rrept dhe te ashper qe nuk e kundeshtrojne Allahun per asgje qe Allahu i urdheron dhe punojne ate qe jane te urdheruar." (Et Tahrim; 06)

Krijimi i kohës

Allahu xh.sh. krijoj kohe e cila ne vetvete eshte shume e madhe. Koha nuk kohptohet me menyren se si ne e masim ate pasi ajo eshte nje nga menyrat me te thjeshta qe Allahu xh.sh ka dash qe ne ta dim. Kur flasim per kohen ne gjithashtu duhet te bazohemi ne pikat referuese te cilat jane: dielli, hena, nata (netet), dita (ditet), hija etj per te ardhur te matesit e kohes qe njerezimi perdore sot. Pershembull Allahu xh.sh. thote: "Thuaju: A ju jeni ata qe nuk i besoni Allahut qe e krijoj token per dy dite..." (Fussilet; 09) Pra dita ketu tregon per sa kohe u krijua toka. Po ashtu Allahu xh.sh. thote; "Allahu henen e beri drite, dhe i caktoj fazat, qe ta dini numrin e viteve dhe llogarine.(Junus; 05) Nese nuk do te ishte hena dhe fazat qe Allahu xh.sh ia ka percaktuar , njerezimi nuk do te dinte se kush jane vitet dhe as llogarit.
Si shume gjera te tjera koha ka rendesin e saj, nese nuk do te ishte koha, apo oksigjeni etj nuk do ekzistonte jeta. Prandaj Allahu xh.sh, betohet ne kohen, madje nje sure e ka quajtur El Asr, ku Allahu xh.sh. ne ajetin e pare thote: "Pasha Kohen!Nuk ka dyshim se njeriu eshte ne nje humbje te sigurt me perjashtim te atyre qe besuan, qe bene vepra te mira, qe porositen njeri-tjetrin ti permbahen te vertetes dhe qe keshilluan njeri-tjetrin te jene te durueshem."
Ne nje trasmetin prej Ebu Hurejres r.anhu kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Me shqeteson biri i Ademit, e shan kohe, por Une jam Koha, ne Duart e Mia eshte pushteti, Une e nderroj naten dhe diten." (Buhari etj)

Krijimi i shtat qiejve

Allahu xh.sh, ne Kur'an ku thote: "Ai eshte Allahu qe krijoj shtat qiej pale mbi pale. Ne krijmin e Meshirueshit nuk mund te shihesh ndonje kontrast, prandaj, drejto shikimin se a shikon çarje? Mandej, here pas here drejto shikimin (nga qielli) e shikimi do te kthehet te ti i perulur dhe i molisur."(El Mulk; 03-04) Po ashtu Allahu xh.sh. thote: "Ai (Allahu) krijoi qiejt e token dhe gjithçka per gjashte dite." (El Furkan ; 59). Ndersa ne nje ajet tjere Allahu thote: "Allahu eshte Ai qe krijoi shtate pale qiej dhe prej tokes aq sa ata (shtate)..." (Et Talak; 12)

Sipas disa trasmetimeve kemi se: qielli eshte krijuar nga nje lloj mjegulle i dalur nga avulli i ujit, i cili ishte ngritur nga uji i nxehete. Kete e percjell edhe Ibn Abbasi r.a. ku thote: "Kur Allahu deshiroi te krijoje krijesat nga uji nxori mjegullen e cila u ngrit mbi uje duke krijuar keshtu qielli. Per shkak se qielli ngjasonte (me ngjyre) me detin, qiellin e quajti "Sema". Ne secilin qiell Allahu ka vendosur rend dhe qetesi. Pastaj uji eshte thare ne ate masa sa eshte shfaqur toka. Toka ishte e coptuar dhe ketu Allahu krijoi 7 lloje toke."
Po ashtu Iban Abbasi transmeton: "Ne secilin qiell ka vendosur (apo krijuar) melek te cilet jetojne ne te, pastaj qiellin e zbukuroi me yje dhe qillin e beri te bukur dhe te mbrojtur (te ruajtur). Pasi Allahu xh.sh. krijoi qielli , u ngrit mbi Arsh."
Sipas dijetareve rendita e shtat qiejve eshte ne kete rend; Ne qiellin e pare , pra ate te tokes eshte hena, merkuri ne qiellin e dyte, Venera ne te tretin, dielli ne qillin e kater, Marsi ne qielin e peste, Jupiteti ne te gjashtin dhe Saturni ne te shtatin.
Rreth qiejve dhe yjeve jobesimtaret i permendin si shtat sfera. Nese do i hedhim nje veshtrim historis do gjenim se; banoret e vjeter te Shamit, Damaskut kan ndertuar tempuj me shtat porta per te treguar perkushtimin e tyre ne adhurimin e shtat seferave (qiejve) dhe yjeve. Keshtu persecilin nga ato ndertonin tempuj dhe porta ne ardhurim te tyre duke ju perkulur. Per te argumentuar sjell shembullin e popullit te Sebes qe sundohej nga nje grua. Shejtani ua kishte zbukuruar idhujtarin dhe ata adhuronin diellin, duke lene besimin e drejte ne Allahun xh.sh. Kur profeti Sulejman degjoj kete urdheroj ti dergoj mbretereshes e quajtur Belkis letren ku e thirr te le idhujtarin dhe te besoj Allahun xh.sh. Dhe ngjarjet vijon ashtu sikurse e dim mes Belkises dhe Profetit Sulejman a.s. (Per me shum lexo ajetet e sures En Neml; 23 e ne vazhdim) 
Gjithashtu Allahu xh.sh. thote: "...Mos i beni sexhde as diellit, as henes! Sexhde beni vetem Allahut, i cili i krijoi ato." (Fussilet; 37)
Mbi qiellin e shtat ndodhet Sidretul Munteha . Ne naten e Isras Profeti Muhammed a.s. e ka shikuar qoft Sidretul Muntha por edhe Bejtul Mamurin ne te cilen cdo dite hyne per tu fal 70 mije melek dhe kur te dalin nga ajo nuk kthehen me, kjo nga numri i madh i melekve.(Katade)
Bejtul Mamuri eshte po ashtu mbi qiellin e shtate dhe ka te njejtin vend sic e ka Qabja. Qabja e tokes quhet edhe me emrin "Bejtul Haram".



Krijimi i yjeve

Pasi Allahu xh.sh. krijoj per dy dite shtat pale qiej , Allahu xh.sh. krijoj yjet te cilat i quan stoli te qiejve si dhe mbrojtes. Nga Kur'ani kuptojme se Allahu xh.sh. krijoj yjet qe njerezit kur ti shikojne ata te orjentohen ne rruge. Po ashtu qielli i pare i kesaj bote te jete i mbarojtur nga shejtanet dhe kur njeriu te shikoj qiellin yjet me ndriçimin e tyre, japim pamje shume te bukur.(Ebi Katada)
Allahu xh.sh. ne Kur'an: "Pasi Allahu xh.sh. plotesoj dhe perfundoj krijimin e tyre ne shtate qiej ne dy dite dhe Allahu i vendosi secilit qiell punen e tij. Dhe Ne (thote Allahu) e stolisem qiellin me te afert (me te ulet) me llamba (yje) per te qene zbukurim si edhe roje - mbrotje..." (Fussilet; 12)
Ndersa ne nje ajet tjeter Allahu xh.sh. thote: "Eshte Allahu qe krijoi yjet per ju qe me ta te orientoheni ne erresira kur jeni ne toke ose ne det. Vertet Ne i shpjeguam argumentat tona per nje popull qe di te mendoje." (En Am; 97) Ndersa ne nje ajet tjeter Allahu xh.sh. thote: "Ne, qiellin me te afert e kemi zbukuaruar me kandila (yje ndriçues) dhe ata i kemi bere gjuajtes kunder djajve, te cileve u kemi pergatitur denim me zjerr shume te madh." (El Mulk; 05)
Rreth yjeve ka shume shpjegime. Numri i yjeve eshte i pafund po ashtu edhe distanca mes tyre dhe keto te dhena i di vetem Allahu xh.sh. i cili na ka bere te qarte vetem disa gjera rreth tyre. Pershembull distanca e tokes me galaktiken "andromeda" eshte rreth 18 mije milion vite drite larg, shtoj ketu edhe shpejtesin e dreites, cdo yll ka orbiten apo rrugen e tij. Thuhet se ne cdo te qindteten e sekondes cdo yll ka pozicion te ri. Po ashtu dielli, hena dhe cdo gje ne galaktrike levizin apo notojne. Kjo gje e ben edhe me te veshtir te imagjinojme distancat apo menyren e funksionimit te tyre jo me te kuptojme gje.
Mesimet islame tregojne se kur Allahu betohet ne nje çeshtje do te thote se çeshtja eshte shume e rendesishme jo se te tjerat nuk jane, por Allahu xh.sh. deshiron te terheq vemendjen edhe me shume. Nje nder keto betim qe Allahu xh.sh. ben jane edhe yjet. Allahu xh.sh. thote: "Fela uksimul lev talemune adhim" d.m.th; "Keshtu pra, Une betohem per perendimin e yjeve. Sikur ta dinit ky eshte betim i madh." (El Vakia; 75) 

Krijimi diellit dhe hënës

Ashtu sikurse yjet dhe dielli e hena jane krijime mahnitese. Ata tregon fuqin e krijimit e te madhit Allah xh.sh. Dielli dhe hena notoj ne orbiten (rrugen) e tyre, ata qendron ne pozicionin e urdheruar nga Allahu xh.sh. Dielli as nuk i afrohet tokes dhe as nuk i largohet. Sikur pak inch ti afrohej tokes , cdo gje ne toke do digjej dhe sikur pak inch ti largohej tokes cdo gje te ngrihej. Sikurse planet e tjera edhe keta dy planete nuk ngaterron pozicionin e vet. Allahu xh.sh. thote: "Edhe dielli udheton per ne kufirin e vet (ne cakun perfundimtar). Ai eshte udhetim percaktim i Ngadhenjyesit, te Dijshmit (Allahut). Edhe henes i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa te kthehet ne trajten e harkut." (Jasin;38)
Perveç kesaj dielli me ndriçimin e tij jep driten (diten) dhe erresiren, naten. Ai jep ate qe ne e quajme vitamin D e cila eshte jetike per njeriun, bimet etj. Kur te afrohet kijameti (perfundimi i kesaj bote) dielli do ndryshoj drejtim, ai do lind ku perendon dhe do perendoj aty ky lind sot. Ne dallim nga dielli , hena ka ndryshuar ne kohen e profetit Muhammed a.s. Per ta kuptuar se cfare ka ndryshuar me henen , shkyrtimisht ju permend nje pjese te ngjarjes ku hena eshte çar ne dy pjese.
Nje nate nje grup nga kurejshet shkuan tek profeti Muhammed a.s. ku i thane: Nese vetet je Pejgamber atehere çaje hanen ne dysh, nese e ben kete ne do te besojme. Ne kete nata hena ishte e plote, dhe pas kembenguljes se tyre profeti Muhammed a.s. e luti Allahun xh.sh. qe ti mundesoj çarjen e henes ne dy pjese. Allahu xh.sh. ia pranoj lutjen dhe profeti Muhammed a.s. u ngrit ne kemb dhe drejtoj doren e tij nga hene e cila filloj te ndahet ne dy pjese. Kur e shikuan kete mrekulli kurejshet thane: Kjo eshte magji. Mirepo kete mrekulli te çarjes se henes ne dy pjese e kishin shikuar shume njerez, larg Profetit Muhamed a.s. , larg Mekkes. Gjysma e henes kaloj ne malin Saffa dhe tjetra ne malin Kaikan. Kur kjo ndodhi Ebu Xhehli tha: Muhammedi nuk mund tu bej magji te gjitheve. Te presim kur te vijne karvanet e tregtareve qe udhetojne naten dhe ti pyesin nesa e kan shikuar nje gje te tille. Kur erdhen njerezit , treguan se kan shikuar henen te çahet ne dy pjese. Pas kesaj jobesimtaret (idhujtaret) i thane Profetit Muhammed; Sa magji e madhe kjo, duke mos e besuar. Pas kesaj Allahu xh.sh. zbriti ajetet e sures El Kamer e cila fillon me ajetin e pare duke paralajmeruar: "Momenti (ora e katastrofes se pergjithshme) eshte afruar, dhe hena eshte çare ne dysh." (El Kamer; 01)
Ashtu sikurse yjet , dielli edhe hena eshte caktuar nga Allahu xh.sh. qe te orjentoj njeriun. Per kete Allahu xh.sh. thote; "Te pyesin ty per henen e re (dhe fazat e saj) thuaj: Ato jane percaktime te kohes per njerez dhe per haxh." (El Bekare; 189)

Krijimi i natës dhe i ditës

Allahu xh.sh. thote: "Ai eshte krijues i dites se megjesit. Naten e beri kohe pushimi , dhe diellin dhe henen per llogarijte te kohes." (El En am; 96) Ndersa ne nje ajet tjeter Allahu xh.sh. thote: "Vertet, Zoti juaj Allahu eshte ai qe krijoj qiejt dhe token brenda gjashte ditesh, pastaj qendroj mbi Arshin, Ai e mbulon diten me naten..." (El Araf; 54)
Allahu xh.sh. thote: "Ne nderrimin e nates e te dites, dhe ne çfare krijoi Allahu ne qiej e ne toke, ka vertet fakte per njerezit qe kane droje.(Junus; 06)

Krijimi resë , mjegullës

Allahu xh.sh. thote: "Eshte Ai (Allahu) i Cili ngre dhe sjell ret e renduara me shi." (Er Rad; 12) Ndersa profeti Muhammedi a.s. ka thene: "Allahu xh.sh. ka krijuar ren, dhe ajo foli me fjalet  me te bukura dhe buzeqeshi me buzeqeshjen me te bukur." (Ahmedi trans i ardhur nga nje njeri prej fisit Gafar)
Reja eshte dicka madheshtore, ajo mund te jete miresi por edhe mund te jete ndeshkim. Ne lidhje me kete eshte trasmetimi kur nje nga te paret e arab nuk besonte ne Allahun xh.sh. dhe ishte shume arrogant, ndaj Profeti Muhammed a.s. i thote nje sahabi: "Shko e thuaj qe te kerkon Muhammedi i derguari i Allahut. Sahabi i tha: O i derguari i Allahut! Ai eshte i rend e ndruhem se do fyej. Muhammedi a.s. i tha : Shko e thirre! Sahabi ashtu vepreoj, por ai i tha: Me trego per zotin e Muhammedit, a eshte prej ari, argjendi apo bakri? Sahabi u kthye tek Muhammedi a.s. dhe i tregoj reagimin e arabit. Muhammedi a.s. i tha: Thirre edhe nje here! Sahabi shkoj por reagimi ishte i njejte, por teksa arabai arrogant po thoshte te njejta fjale, Allahu xh.sh. dergon nje re me bubullim (murmurim) dhe rrufe, e cila e godet ne koke arabin arrogant, duke e lene te vdekur." 



Krijimi i Rrufesë (bubullima) - Er Rad, shkreptima

Shkreptima ne Kur'an quhet Er Rad (rrufe, bubullim). Disa dijetar si El Kurtibiu ka thene se: "Er Rad eshte melek i ngarkuar per retë dhe i shperndan ato sipas urdherit te Allahut xh.sh." Shkreptima ka dy veti: Shpresdhenese, dhe Ndeshkuese-shkaterruese. Shpresdhenese eshte kur ajo shfaqet per te leshuar shi dhe shkaterruese per ato qe mohojne Allahun xh,sh. Per bubullimen , apo shkreptimen Allahu xh.sh. thote: "Eshte Ai (Allahu) qe ju fshaq juve shkreptimen (rrufen, bubullimin) si frike (per udhetaret) dhe si shprese (per ata qe presin shi e perkutimin te Allahut nga qielli) Dhe eshte Ai (Allahu) i Cili ngre dhe sjell ret e rendruara me shi. Bubullima Er Rrad (rrufeja apo shkreptina) madheron dhe lavderon Allahun..." (Er Rad; 12-13)
Nje here kur profeti Muhammed a.s. e ka degjuar dhe e ka shikuar bubullimin e shkreptimin ka bere lutjen: "Zoti yne! Mos na mbyt me hidherimin tend! Mos na shkaterro me denimin tend! Dhe para kesaj na fal!" (Tirmidhi, Nesai etj) 
Ne nje hadith tjeter profeti Muhammed a.s. ka thene: "Zoti juaj ka thene: Sikur te me nenshtroheshin roberit e Mi, Une do ua leshjoa shi naten e diell diten. Kur ta degjonin zerin e shkreptimes (rrufes) permendi Allahun, sepse rrufeja me te vertet nuk qellon ate i cili permend Allahun." (Ahmedi) 

Krijimi i tokës

Bazur ne Kur'an mesojme se Allahu xh.sh. e krijoj token per dy dite. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Thuaju: A ju jeni ata qe nuk i besoni Allahut qe e krijoj token per dy dite..." (Fussilet; 09)
Nga Ebu Hurejre r.anhu kemi: I Derguari i Allahut a.s. e mori doren time dhe me tha: "O Ebu Hurejre! Vertet Allahu krijoi qiejt dhe token dhe ate qe eshte ndermjet tyre per gjashte dite. Ndersa ne diten e shtate u ngrit mbi arsh. Token e krijoi diten e shtune." (Bejhakiu) Sipas transmetimeve te ardhur nga Ibn Xheriri kemi se: "Allahu xh.sh. ka filluar krijimin e tokes diten e shtune." (Ahmed) (2)
Allahu xh.sh. thote:  "Ai (Allahu) krijoi qiejt e token dhe gjithçka qe gjendet ne mes tyre brenda gjashte ditesh, e pastaj mbizoteroi Arshin. Ai eshte Meshiruesi. Per kete pyete ndonje shume te dijshem." (El Furkan; 59)

               


Allahu xh.sh. thote: "Falenderim i qofte vetem Allahut, qe krijoi qiejt dhe token, qe formuloi erresirat dhe driten, e megjithkete (qe Ai meriton levderim) ata qe mohuan, i barazonje (idhujt) me Zotin e tyre." (El Enam; 01)

Ne disa ajete te tjera te Kur'anit Allahu xh.sh. thote:  "Ai eshte Allahu qe krijoi qiejt e token vetem per gjashte dite, pastaj mbisundoi Arshin. Ai e di çfare futet ne toke dhe çfare del prej saj, çfare zbret prej qiellit dhe çfare ngritet ne te, dhe Ai (Allahu) eshte me ju kudo qe te jeni, Allahu eshte percjelles i asaj qe punoni." (El Hadid; 04)

Po ashtu Allahu xh.sh. thote: "Ai (Allahu) eshte i cili krijoi qiejt e token brenda gjashte diteve (fazve), e Arshi (Froni) i Tij kishte qene (me pare) mbi uje, qe t'ju sprovoje, se cili prej jush eshte me vepermire. Nese ti u thua: "Ju do te ringjalleni pas vdekjes!" Ata qe nuk besuan thone: "Kjo (çfare na thua) nuk eshte tjeter vetem se magji e hapur." (Hude; 07)

Ne hadidhet e trasnmetuara kemi se: "Dikush e pyeti Profetin Muhammed a.s. se ku ka qene Zoti yne para se ti krijoj qiejt dhe token? Muhammedi a.s. ka thene: "Ka ekzituar ne ekzistencen e Tij." Ne nje version tjeter kemi: "Ka eksistuar ne eksistencen e Tij te dentur (si puna e nje mjegulle te dendur) mbi Te ishte ajri, po ashtu dhe poshte dhe pastaj krijoi Arshin mbi uje." (Tirmidhi, Ibn Maxhe etj)

Ashtu sikurse qiejt edhe toka eshte krijuar ne shtate te tilla. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Allahu eshte Ai qe kirjoi shtat pale qiej dhe prej tokes aq sa ata. Ne te zbatohet vendimi i Tij (Allahut) per ta ditur ju se Allahu ka fuqi per çdo sen dhe qe me te vertet Allahu ka perfshire çdo send me dijen e vet."( Et Talak; 12) (3) 
Hapsira mes tokes e qiellit eshte pesqind vjet. Ne lidhje me kete profetit Muhammed a.s. ju drejtua shokve duke u thene: "A e dini se sa eshte disatanca mes qiejve dhe tokes? Ata thane: Allahu dhe i derguari i tij e di. Profeti Muhammed a.s. tha: Distanca mes tyre eshte aq sa jane pesqin vjet." (Ebu Davudi)

Sa i takon llojit dhe numrit te tokes kemi disa hadithe. Ebu Hurejra r.anhu ka thene: "Ishim ulur me te Derguarin e Allahut dhe u shfaq nje re. Ai na pyeti: - A e dini se cfare eshte kjo? Ne tham: Allahu dhe i derguari i tij e di! Muhammedi a.s. tha; "Ajo (re) shafqet si denim ne toke, per ata te cilet nuk e falenderojne Allahun dhe nuk i bejne lutje Atij (Allahut)... dhe hadithi vazhdon deri sa pyeti: "A e dini sa cfare ka nen ju (nen toke)? Ne i tham: Allahu dhe i derguari i tij e di! Ai tha: Toke! Profeti a.s. pyeti perseri: A e dini cfare ka nen te? Tham: Allahu dhe i derguari i tij e di! Ai tha: Toke e dyte. I derguari i Allahut pyeti perseri: E dini se cfare ka ne mes tyre? Allahu dhe i derguari i tij e di! Profeti a.s. tha: "Nje largesi prej shtateqind vitesh. Dhe vazhdoj keshtu. Dhe pastaj tha: "Betohem ne Allahun nese dikush prej jush shkon pas te keqes, ne token e shtate do jete i shkaterruar." dhe pastaj permendi ajetin Kur'anor ku Allahut thote: "Ai (Allahu) eshte i pari qe ska fillim dhe i fundit qe ska mbarim, i Dukshmi dhe i Padukshmi, dhe Ai (Allahu) eshte me i dijshmi per çdo gje."(El Hadid; 03)
Ne nje hadith permendet gjithashtu numrin e tokes, ku Ibn Xheriri percjell se kur Ebu Seleme ibn Abdurrahman kishte pasur nje mosmarveshje me njerezit rreth nje toke , Aishja r.anha ka then: "O Ebu Seleme, lere ate toke, se vertet i Derguari i Allahut .a.s. ka thene: "Ai qe perveteson vetem nje pellembe toke te dikujt (patedrejt) ajo (toke) do ti vendoset (do ti hidhet) ne qafe neper shtate toke." (Buhari)

Krijimi maleve 


Allahu xh.sh. thote: "Dhe Ai (Allahu) vuri kodra (te forta) ne toke, ashtu qe ajo te mos lekundet me ju." (En Nahl; 15) 
Nga trasmetimet kemi se: "Kur Allahu e krijoi token, beri qe ajo te lekundet, pastaj i vendosi (krijoi) malet (dhe kodrat) te cilat i renditi ato neper toke, pas kesaj toka u qetesua (nuk u lekund me). Meleket shikuan malet (kodrat) dhe pyeten Allahun xh.sh.; "-O Zoti yne!A ka dicka me te forte mes krijesave te tua dhe maleve?Allahu xh.sh thote: Po! Hekuri! Meleket pyeten: Po me te forte se hekurin? Allahu xh.sh. u thote: Po! Zjarri. Meleket pyet: Po me te forte se zjarri? Allahu xh.sh. tha: Po! Ujin. Meleket pyesin po me te forte se ujin? Allahu thote: Po! Eren. Meleket pyeten: Po me te forte se era? Allahu xh.sh. tha: Po! Njeriu, kur biri i Ademit ndan (jep sadaka) ne ate menyre qe dora e majte te mos e di se cfare jep dora e djathte."(Tirmidhi, nderkoh qe te ngjashem kemi dhe ate qe shenohet tek Ahmedi e qe percjellet nga Enes ibn Malik r.anhu). (4)

Krijimi i deteve dhe i lumenjëve

Ne suren En Nahl (dmth; kapitulli i bletes) pasi Allahu xh.sh. permend se Erdhi (eshte afruar) caktimi i Allahut (kijameti), me urdherin e tij zbresin meleket me shpallje  per te terhequr vemendjen se nuk ka te adhuruar tjeter vetem se Allahut xh.sh. i Cili krijoi qiejt e token me urtesi precise, permend krijimin enjeriut nga nje pukel uji, po ashtu permend krijimin ekafsheve ku nga ato qe del nga kafshet mund te mbroheni nga ftohti (mund te visheni), po ashtu keni dhe dobi te tjera si psh te mund te hani prej tyre, permend kuajt, mushkat, gomeret per tju hipur. Po ashtu permend se ai Alahu leshon nga qielli uj, qe prej tij te keni per te pire, dhe prej tij te keni bime qe ne to ti kullotni bagetit. Per te miren tone prej shiut mbinje si ullinjte, hurmat, rushnjat dhe nga te gjitha frutat e pemeve. Po ashtu Allahu pemend se per ne nenshtroi naten dhe diten, diellin dhe henen. Dhe yjet  jane te nenshtruar , dhe per ata qe ju krijoi ne toke lloje te ndryshme (bageti, bime, peme, minerale etj) ka fakte per nje popull qe di te ze mend apo do te kuptoj. (Per me shum lexo suren En Nahl ; 1-13

Fotografi e bere dy deteve te cilet nuk bashkohet , mu ashtu sic thote Allahu ne Kur'an

Pas gjithe ketij pershkrimi ne lidhje me detet dhe lumejt Allahu xh.sh. ne te njejten sure thote; "Pastaj , Ai (Allahu) eshte qe nenshtroi dietin, qe prej tij te hani mish te fresket, e prej tij te nxirrni stoli qe i bani (i vishni), a i shikon anijet si çajne (lundrojne) ne te (me ushtime e çajne ujin ne det). Ua nenshtroi qe te shfrytezoni nga begatit e Tij (Allahut) dhe ashtu te falenderoi Allahun. Dhe Ai (Allahu vuri kodra (te forta) ne toke, ashtu qe ajo te mo lekundet me ju, (beri) edhe lumenj e rruge qe te mund te orientoheni. Vuri edhe shenja te tjera (per orientim diten), ndersa (naten) ata orientohen me anen e yjeve. Atehere pra, a eshte Ai qe krijon njesoj, sikurse ai qe nuk krijon? A nuk mendoni? Po edhe nese perpiqeni t'i numeroni dhuntite (te mirat) e Allahut, nuk do te mund te arrini t'i percaktoni ato. Me siguri Allahu shume fal dhe shume meshiron." (En Nahl; 14-18)
Ka shume ajete Kur'anore sa i takon deteve. Per me shume lexoni suren;  Esh Shura 32-34, Lukman 31-32 etj por ajeti qe tregon fuqin e padiskutushme me argument te gjall eshte ajeti i sures Er Rahman dhe El Furkan ku Allahu xh.sh. thote; " Ai beri qe dy dete te bashkohen me njeri-tjetrin. ndermjet tyre ka nje pengese qe nuk i lejon te perzihen." (Er Rahman 19-20) Po ashtu Allahu xh.sh. thote; "Ai la te lire te bashkohen dy dete, ku njeri i pijshem e i shijshem, e tjetri i njelmet e i idhet, e mes tyre beri si te jete ndonje pende (pengese), prite qe te mos perzihen." (El Furkan; 53)
Kjo mrekulli e permendur nga Allahu ne Kur'an eshte pranuar shkencerisht shume vone nga shkencetaret bashkekohere, por ata nuk e pranojne faktin se mos bashkimi i dy deteve eshte fuqi e Allahut por thone se kjo gje ndodh per shkak te tensionit siperfaqesore, por me zhvillimin e teknoligjis dhe thellimin e studimeve eshte hedhur posht ajo qe mos bashkimi i dy deteve eshte per shkak te tensionit siperfaqesor duke u pranuar shkencerisht ajetet e Kur'anit te bekuar.
Ushqimet e gjallesave te detit jane hallall per myslimanet (dmth, dhe pse nuk eshte permend

Krijimi i shpirtit, jetës dhe i vdekjes

Me aq dituni qe ka dasht Allahu xh.sh. te na tregoj mund te themi se; Çdo gje qe Allahu ka kriju i ka vendos nje fillim dhe nje fund. Pra jeten dhe vdekjen, ashtu sikur edhe njeriut. Allahu xh.sh. thote; "Allahu eshte qe krijoj vdekjen dhe jeten, per t'ju provuar se cili prej jush eshte me vepermire. Allahu eshte ngadhenjyesi, mekatfalesi." (El Mulk; 02)  "Eshte Allahu qe jep jeten dhe vdekjen." (El Muminun; 80) Gjithashtu Allahu xh.sh. thote: "Si e mohoni Allahun , kur dihet se ju ishit te vdekur dhe Allahu ju ngjalli, dhe pastaj ju ben te vdisni e pastaj ju ringjall, e pastaj tek Allahu do te ktheheni? Ai eshte Allahu qe per ju krijoj gjithçka ke ne toke.." (El Bekare; 28-29)
Per shpirtin Allahu xh.sh. thote: "Allahu i merr shpirtrat kur eshte momenti i vdekjes se tyre (i vdekjes se trupave te tyre), edhe ate qe eshte ne gjume e nuk ka vdekur, e atij qe i eshte caktuar vdekja e mban (nuk e kthen) e ate tjetrin (qe nuk i eshte caktuar vdekja, por eshte ne gjume) e lexhon (e kthen) deri ne nje afat te caktuar. Vertet, ne keto ka argumente per nje popull qe mendon." (Ez Zumer;42)

Krijimi i xhindeve

Para se te krijohet njeriu (Ademi a.s.) toka eshte banuar nga xhindet. Xhindet jane krijesa te krijuar nga flaka pa tym. Allahu xh.sh. thote: "Allahu krijoj xhindet nga flaka (pa tym)e zjarrit." (Er Rrahman; 14) Ndersa ne nje ajet tjeter Allahu xh.sh thote: "Xhindet i krijuam me pare nga zjarri, nga flaka e forte." (El Hixhr; 27) Xhindet ishin ne drejtimin e Iblisit, kur Allahu xh.sh. Iblisit i dha drejtimin e dynjas e dhe ajo u banua nga xhin. "Nje here iblisi filloj te mendoj me vete: Allahu me dhe kete post dhe te trejtoj xhindet pasi jam me i miri." (Tirmidhi, Ahmet ) Mirepo xhindet ben çrregullime ne toke duke bere vrasje. Ne kete kohe Allahu dergoj tek ata Iblisin bashk me melek te tjere te cilet i ndeshkuan xhindet. Perpara se Iblisi te mos i bindej urdherit te Allahut , quhej Azazil. Ai ishte prej nje origjine (si mund te thuash prej nje fisi) i quajtur xhin.(Ibn Abass).

Krijimi i njeriut te pare Ademi a.s. 

Adem do te thote: Prej dheut ose dherave (Argjile). Per njriun e pare ne toke, pra per Ademin a.s. Allahu xh.sh. thote: "Ne ju krijuam pastaj ju dhame forme, e pastaj melekve u thame: Beni sexhde Ademit. Ata i bene sexhde Ademit perveç Iblisit. Ai nuk ishte prej atyre qe ben sexhde." (El Arafa; 11)
Allahu xh.sh. thote: "Ne krijuam njeroun nga balta e argjilit te zi e lemuar (duke i dhene form). Xhindet i krijuam kohe me pare para prej flakes pa tym te zjarrit. Dhe perkujto kur Zoti yt i tha melekve; Une do te krijoj nje njeri (Admin) prej argjole tingulluese, prej balte te zeze e te lemuar duke i dhene forme. Keshtu kur Une t'i kem dhene plotesisht formen atij dhe t'i keme fryre shpirtin qe e kam krijuar per te, atehere perkuluni para tij duke rene ne sexhde (me nderim). Keshtu meleket te gjithe rane ne sexhde perveç Iblisit . Iblisi nuk pranoj te jete me ata qe bien ne sexhde . Allahu xh.sh. i tha: O Iblis! Cili eshte shkaku qe ti nuk ju bashkove mte ata qe u nenshtruan dhe ran ne sexhde? Iblisi tha:Une nuk jam prej atyre qe ti nenshtrohem e ti bie e sexhde nje qenie njerezore te cilin Ti e krijove prej balte. Allahu xh.sh, i tha: Atehere dil jash prej ketu, pasi me te vertet ti je Raxhim (i mallkuar, i perzene). Dhe padyshim mallkimi do te jete mbi ty deri Diten e Llogarise...." (El Hixhr; 26-35)

Allahu xh.sh e ka derguar Xhebrailin ne toke per te marr nga ajo nje pjese (argjile apo deltin) por toka ka thene: "Kerkoj mbrojtje nga Allahu xh.sh prej teje dhe prej asaj qe ti dershiron te me marresh e te me shemtosh. Xhebraili u kthye tek Allahu xh.sh pa perfunduar detyre e ngarkuar duke i thene Allahut xh.sh: O Allahu im! Toka kerkoi mbrojtjen Tende, prandaj nuk mora asgje nga ajo. Allahu xh.sh dergoj melekun Mikail, dhe toka perseri kerkoj mbrojtje tek Allahu xh.sh, ashtu Mikaili u kthye tek Allahu xh.sh pa e kryer detyren. Atehere Allahu xh.sh dergoj ne toke melekun e vdekjes Azrailin, por perseri toka kerkoj mbrojtjen e Allahut, por Azraili i thote: Une kerkoj mbrojtje nga Allahu qe te mos kthehem pa e zbatuar urdherin e Tij. Keshtu Azraili mori nga siperfaqja e tokes ne vende te ndryshme dheun (deltinen) te bardhe, te kuqe, dhe te zeze si dhe i perziu ato. Prandaj njerezit jane me ngjyra te ndryshme. Ai e lagu dheun, derisa u be e ngjithshme, duke u bashkuar pjeset e tjera. Pastaj Allahu xh.sh u tha melekeve te tjere: "Une po krijoj nje njeri prej balte dhe kur ta kem persosur ate dhe ti kem dhene nga ana Ime shpirt, ju menjehere perulunju atij (ne sexhde). Meleket te gjithe sebashku ju perulen!"
Kur Allahu xh.sh. formoj trupin e njeriut te pare ne toke, Ademin a.s.shejtani u be kurjoz dhe shkoj ta shikoj Admin a.s. Shejtani e kuptoj se mbi njeriun nuk do kishte pushtet.
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ademi a.s. eshte krijuar ne oret e fundit te dites se xhuma." (Muslimi) Ndersa ne nje hadith tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu xh.sh e krijoi dheun diten e shtune, malet te dielen, pemet te hene, krijoi te ligen (keqen) te marten, krijoi driten te merkuren, krijoi kafeshet te enjten, dhe krijoj Ademin a.s. diten e xhuma." (Muslimi)
Disa dijetare mysliman ka treguar se oret e saj dite kan qene te barabarata me 83 vite 4 muaj. Ne lidhje me trupin e profetit Adem a.s. kemi hadithin kur Profeti Muhammed a.s. thote: "Allahu xh.sh e krijoi Ademin a.s. me gjatesi prej gjashtedhjete arshin dhe ju tha; "Shko dhe jepu selam atij grup melekesh...." (Buhari) Disa dijetar kane thene se kur Ademi eshte leshuar ne toke ai kembet i ka pasur ne toke e koken ne qiell, aq i gjate ka qene. (Ibni Abasi) Po ashtu kemi trasmetimin e ardhur nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka then: "Allahu e krijoi Ademin me gjatesin prej 60 arshin dhe qe atehere e deri me sot njerzit gjithnje zvogelohen."
Trasmetohet nga Ebu Hurejres se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu e ka krijuar Admin prej dheu. Se pari e ka bere cop deltine (balt) e pastaj e ka lene derisa eshte ndenjur e thare. Pastaj e ka formesuar dhe e ka lene dersia eshte bere sikurse enet e argjilta. Iblisi kalonte pran tij e thoshte: "Ti me siguri je krijuar per dicka shume te rendesishme." Pastaj Allahu xh.sh i dha shpirt. Separi shpirti ka hyre tek syt dhe te te shikuarit e ne kete rast Ademi a.s. teshtiu, e Allahu xh.sh i thote: Te meshirofte Sunduesi yt! Pastaj Allahu xh.sh i tha:
"O Adem! Shko tek ai grup melekesh dhe mbaj mend cfare te thone. Kur Ademi a.s. ju afrua ju tha Es Selamu alejkuim! (Paqja dhe Meshira e Allahut qote mbi ju) dhe meleket iu pergjigjen: "Walejkum selam ve rahmetullahi ve berekatuhu dmth (Edhe mbi ty qofte paqja dhe meshira , miresia e Allahut!)
Pas kesaj Allahu xh.sh ju drejtua Ademit a.s.:
"O Adem! Kjo eshte pershendetja jote dhe e pasardhesve te tu." Ademi a.s. tha: "Cfare do te thote pasardhesve te tu?" Allahu xh.sh i thote: "Zgjedhe njeren dore Timen!" Ai zgjedh te djathten , e te dyja duar te Krijuesit jane te djathta. Ne kete moment Allahu xh.sh hap doren e Tij, dhe aty u paraqiten pasardhesit e Ademit a.s. Disa prej tyre u shkelqete goja nga drita (bukuria) ndersa Ademit a.s. i terhoqi vemendjen drita e nje njeriu, per te cilin pyeti Allahun xh.sh:
O Sunduesi im! Kush eshte ky?
Allahu xh.sh i thote: Ai eshte parsardhesit yt, Davudi a.s.!
Ademi a.s. i thote: Si dhe sa ia ke caktuar jeten?
Allahu xh.sh i thote: Gjashtedhjete vjet!
Ademi a.s. iu drejtu Allahut xh.sh duke i thene: "Jepi atij nga jeta ime qe ti mbushe 100 vite. Dhe Allahu xh.sh vendosi ashtu."

Allahu xh.sh. thote: "Kur Zoti yt Allahu u tha melekve; Une po krijoj nje njeri nga balta dhe kur ta kem persosur ate dhe t'i kem dhene nga ana Ime shpirt, ju menjehere perulunju atij (ne sexhde). Meleket, e te gjithe sebashku iu perulen perveç Iblisit qe ishte kryelarte dhe qe be prej jobesimtareve. Allah tha; O Iblis! Çfare te pengoj ty t'i perulesh atij qe Une vete e krijova? A bere kryelartin, apo ke qene prej atyre qe shesin budallik (fudullek)?
Iblisi tha: Une jam me i mire se ai (Ademi), mua me ke krijuar prej zjarri, ndersa ate prej balte!
Allah tha; Dil  pra prej xhennetit, ti je i mallkuar, dhe largimi prej Meshires Sime ka per te percjell deri ne diten e Gjykimit.
Iblisi tha: "Zoti im! Me jep afat deri diten e ringjaljes!
Allahu tha: Po e ke afatin, dhe do jesh prej i afatizuar (percaktuar) deri ne kohen e dites se caktuar. Iblisi tha: Pasha madherine Tende, kam per t'i shmangur prej rruges se drejte te gjithe (rracen e Ademit) pervec atyre qe jane te sinqerte nga roberit e Tu!
Allahu tha: Pash te verteten, Une e flas te verteten qe: Une do do ta mbushi xhehenemin me ty dhe me te gjithe ata qe vije pas teje!
( Sad; 71-85) 

Ne kete kohe Allahu xh.sh. e ndeshkoj shejtanin duke ia hequr gjithe kontrollet apo postet qe ka pasur me pare. Allahu e ndaloj shejtanin te banoj ne qiell dhe e zbriti ne toke. Xhindet e tokes te mashtruar nga shejtani ndoqen rrugen e tij. Allahu i denoj xhindet e shejtanet te jetojne ne toke e ne vendet e pista. Pasi shejtani i kerkoj leje Allahut qe te jetoj deri ne perfundimin e kesaj bote, shejtani vendosi drejtimin e tij mbi det. Per kete Profeti Muhammed a.s. thote: "Vendi i Iblisit gjendet ne det. Per cdo dite ai i dergon sherbyesit (shejtanet e tij, xhin) ne teoke per te sjell ngaterresa mes njerezve. Tek shejtani poziten me te larte te sherbyesve te tije do jete ai i cili do mbjell ngaterresa me se shumti mes njerezve." (Ahmedi) Ne nje trasmetim tjeter kemi se: Nje here Profeti Muhammed a.s. i ka thene Ibn Sajadit; "Cfare je duke shikuar? Ai eshte pergjigjur: Po shikoj fornin e shejtanit mbi uje ku rreth se cilit ka gjarperinje. Profeti Muhammed a.s. i tha; Largohu nga une , ashtu sic je i perbuzur, dhe pse te verteten ke te thene; ate qe the aeshte froni i iblisit." (Ahmedi)  
Nga Xhabiri transmetohet se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Vertet shejtani fronin e tij e ka mbi uje, nga ku leshon sherbetoret e tij kunder njerezve duke filluar me ato qe jane ne pozite te lart, tek ato qe lehte hapet ngaterresat. Njeri nga ato kthehet tek shejtani dhe i thote kam bere kete, shejtani i thote: asgje nuk ke bere. Paraqitet nje tjeter para shejtani dhe i thote kam bere kete ngaterres kete dhe kete, shejtani i thote: Asgje nuk ke bere. Paraqitet nje tjeter para shejtani i cili i thote:Nuk kam heq dore prej nje çifiti derisa i ndave burrin nga gruja. Shejtani e thirri pran vetes dhe tha: Ti po, ti ke bere pune." (Muslim)

Ushqimi i pare qe ka ngrene Ademi a.s. 

Nga Ibni Abasi tregohet se: Nje çast meleku Xhebarail i paraqet Ademit a.s. 7 kokrra. Ademi a.s. pyet; Cfare jane keto? Meleku iu pergjigj:...Jane grure? Cfare te bej me ta? Xhebraili i thote: Mbjelli ne toke. Dhe Ademi a.s. veproi ashtu sic i tha meleku, ku prej cdo kokkre mbine nga 100 mije kallinj. Kur u rrit guri dhe u pjek, Ademi e korri ate, i ndau kokrrat, e bloi e gatoi, dhe beri buke te cilen e hengri. (5)

Krijimi i gruas se pare. Havaja

Edhe pse ishte ne xhennet Ademi a.s u merzit ngase ishte vetem, nuk kishte nje nga lloji i tij qe ta shoqeronte. Keshtu Allahu xh.sh. vendosi ti sjell atij qetesimin e tij, gruan e pare. 

Ne lidhe me kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ademi jetoj ne xhennet i vetem. Kjo beri qe ai te merzitet. Keshtu nga brinja e tij teksa ai ishte ne gjume u krijua Havaja. Kur u zgjua dhe e shikoj ate krah tij e pyeti: Kush je ti?  Ajo i tha: Jam nje grua. Ademi a.s. e pyeti: Si te quajne? Ajo tha: Hava (Hava dmth: dicka e gjalle, ose e krijuar prej dickaje te gjall). Ademi a.s. e pyeti: Perse je krijuar? Ajo tha: Per te qene prehje per ty."

Allahu xh.sh. thote: "Dhe nga faktet e Tij (Allahut) eshte se per te miren tuaj, Ai (Allahu) krijoi nga vete llojin tuaj palen (gruan), me qellim qe te gjeni prehje tek ato dhe ne mes jush krijoi dashur dhe meshire..." (Er Rrum; 21) Po ashtu Allahu xh.sh thote:"O njerez! Keni frike Zotin tuaj qe ju ka krijuar prej nje vetje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palen (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shume burra e gra." (En Nisa: 01) Po ashtu Allahu xh.sh thote: "O Adem bano ti dhe gruaja jote ne xhennet." (El Bekare: 35)

Harresa e pare e njeriut

Rikujtoj ajetin ku Allahu xh.sh. u tha melekve: "Beni sexhde Ademit. Ata te gjithe i bene sexhde perveç Iblisit i cili tha: Ti bej sexhde atij qe eshte prej balte.... nese do me japesh kohe deri Diten e Kijametit , do bej qe gjithe pasardhesit e tij (Ademit) te me ndjekin mua, me perjashtim nje numri te vogel prej tyre. Allahu xh.sh. i tha; Ik, ata qe do te pasojn ty dhe ty bashke me ta, xhehenemi do jete denimi juaj..."(Isra; 61 e ne vazhdim) Ne nje ajet tjeter Allahu xh.sh. thote: "Kur u tham melekeve; Peruluni (beni sexhde) Ademit, Ata qe te gjithe ran ne sexhe me perjashtim te Iblist. Ai ishte nga xhinet dhe nuk e repesktoj urdherin e Krijuesit te vet , Allahut.(Kehf; 50)
Betimi qe shejtani kishte bere duke i shpallur luft njeriut filloj ta te ndjek Ademin a.s. i cili pervec xhennetit jetonte edhe ne toke. Keshtu shejtani i vuri qellim vetes qe ti fus ne zemer vesvese Ademit dhe ne vecanti Havase. 
Kete pjese e permend keshtu Allahu xh.sh ne Kur'an ku thote: "O Adem, ti dhe bashkeshortja jote vendosuni ne Xhennet, hani nga te doni, e mos iu afrohuni kesaj peme, pasi do ti beni padrejtesi (vetes tuaj). Shejtani i nxiti ata te dy qe tua zbuloje atyre pjeset e turpshme me te cilat ishin mbuluar dhe tha: Zoti juaj nuk ua ndali ju te dyve ate peme vetem qe te mos beheni melek, ose te mos beheni te pavdekshem. Dhe u betua (duke then) se: Une jam keshillues per ju. Atehere me mashtrim i zbriti. Kur e shijuan pemen u zbulua trupi i tyre dhe filluan ta mbulojne ate me gjethet e pemeve te xhennetit. Zoti i thirri: A nuk ua ndalova ju dyve ate peme dhe a nuk ju thash ju dyve se shejtani eshte armik i hapet per ju? Ata te dy thane: Zoti ye, ne i beme padrejtesi vetes tone, ne qofte se nuk na fal dhe nuk na meshiron ne, me siguri do jemi prej te shkaterruarve!"(El Araf: 19-23)

Ndersa ne suren Ta Ha kemi sesi shejtani e ka mashtruar Ademin a.s. duke i thene: "O Adem, a te te tregoj mbi pemen e perjetesise dhe pushtetit te perjetshem." (Ta Ha; 120)
Sipas dijetareve islam hapin e pare te mashtrimit qe beri shejtani ishte vendosja e emertimit "te perjetshem" qe te mashtrohet Ademi dhe Havaja.  Keshtu ata u mashtruan. Allahu xh.sh thote :"Zoti i tyre i thirri duke u thene: A nuk ua ndalova juve ate peme dhe a nuk ju  thashe se shejtani eshte armik i hapt per ju?(El Araf: 22)

Kur beri kete gjynah Ademi a.s. filloj te vrapoj neper xhennet. Profeti Muhammed a.s. ka thene:"Allahu xh.sh. ju drejtua Ademit a.s. duke i thene: "O Adem! A po iken prej Meje? Ademi a.s. i thote; Jo o Zoti im, por me vjen turp prej Teje." (Hakimi)

Ndeshkimi i pare i njeriut 

Pas gjynahut qe beri Ademi a.s. Allahu i zbriti ne toke Ademin a.s. bashke me Havan a.s. Per kete Allahu xh.sh thote: "Zbrisni si armiq te njeri-tjetrit." (Sad; 83) Disa dijetar thone se Ademi a.s. u zbrit ne Indi ndersa Havaja ne Xheda (madje kuptimi i kesaj fjale nder te tjera eshte "Gjyshe") ngase shejtanit ju dasht shume kohe qe te gjej menyren se si ti mashtroj Ademin dhe Havan a.s. dhe kur ia arriti ate, Ademi dhe Havaja kishin jetuar shume vite.
Kur u zbrit ne toke Ademi a.s. filloj ti kerkoj falje Allahut xh.sh por nuk arrite ate qe deshironte. Profeti Muhammed a.s. ka thene se Ademi a.s. i eshte drejtuar Allahut xh.sh duke i thene:
"O Zoti im! A nuk me krijove me duart e Tua?
Allahu xh.sh i thote; Po, o Adem!
Ademi a.s. i thote: O Zot im! A nuk me dhe shprit ti?
Allahu xh.sh i thote: Po!
Ademi a.s. i thote:O Zot im ! A nuk i urdherove meleket qe te me perulen?
Alluhu xh.sh i thote: Po!
Ademi a.s. i thote:O Zot im! A ishte Ti qe kur teshtiva per here te pare ne xhennet me the: "Te meshirofte Sunduesi Yt!
Allahu xh.sh i thote; Po !
Ademi a.s. i thote:O Zot im! A nuk e kalon meshira Jote zemrimin Tend?
Allahu xh.sh i pergjigjet: Po !
Ademi a.s. i thote perseri: O Zot im! Po nese pendohem, a do me kthesh perseri ne xhennet?
Allahu xh.sh i pergjigjet: Po
Ademi a.s. thote; Atehere un pendohem o Zot! " (Hakimi)

Pranimi i pendeses (tevbes) se pare

Allahu xh.sh. vendosi tia pranoj pendesen Ademit a.s. ndaj ia beri te mundur Ademit a.s. menyren se si te kerkoj falje tek Allahu xh.sh. Mbi kete Allahu xh.sh thote: "Dhe Ademi mesoj nga Zoti disa fjale dhe Ai ia pranoi pendimin." (El Bekare: 37) Po ashtu Allahu xh.sh. thote: "Ademi beri gjynah dhe gaboi. Me pas Zoti e perzgjodhi, ia pranoi pendimin dhe e udhezoi.(Ta Ha: 121-122)

Pasi Allahu xh.sh. ia fali gjynahun Ademit a.s. dhe Havase a.s. Allahu xh.sh. ua mundesoj qe te bashkohen perseri. Ata u ben bashke ne malin Arafat (i cili nder kuptimet e tjera dmth; "Takimi, ose Njohja"). Ketu ata vazhduan jeten ku u shtuan me shume femije.

Ndertimi i faltores se pare mbi siperfaqen e tokes. Qabja e bekuar

Ademi a.s. sebashku me femijet filluan te punonin token. Allahu xh.sh. e urdheroj Ademin a.s. qe te ndertonte nje faltore ku te bente ibadet Allahut xh.sh. Keshtu Ademi a.s. ndertoi faltoren e pare mbi siperfaqen e tokes. Allahu xh.sh thote; "Faltorja e pare qe u ndertua mbi toke eshte Ajo qe eshte Bekke (Mekke)." (Ali Imran: 96)

Pas kesaj Allahu xh.sh. e urdheroj Ademin a.s. qe te kryete Haxhin ne Qabe. Me vone Allahu xh.sh e urdheroj Ademin a.s. qe te ndertoj xhamin Aksa. Dikush e ka pyetur Profetin Muhamed a.s. se sa eshte koha e ndertimit mesa Qabes dhe Aksase? Muhammed a.s. ka then: 40 vjet.
Allahu xh.sh i shpalli profetit Adem a.s. 21 flet (suhufe) te cilat permbanin udhezime dhe sipas shumices se dijetareve thuhet se Ademi a.s. ka jetuar rreth 940 vjet. Ademi a.s. kishte shume femije, dhe numri i tyre nuk dihet.

Vrasja e pare qe ka bere njeriu. Vellau vret vellaun

Sipas dijetareve tregohet se martesa ne kohen e Ademit a.s. beheshin keshtu: Ademi a.s. pasardhesit meshkuj nga nje lindje i ka matuar me femra te lindjes tjeter (te lindjes se dyte). Ademi a.s. vendosi qe Habilin (i cili merrej me bageti) ta martonten me binjaken e Kabilit (i cili merrej me bujqesi) e cila ishte me e vjeter, por ishte edhe me e bukura. Per kete vendim Kabili ngeli i pakenaqur pasi ai deshironte binjaken. (6) Per ta zgjidhur çeshtjen Ademi a.s. urdheroi qe secili te bej nje kurban, dhe tek i cili kurbani te shfaq ndonje shenje, do kete rrisk vajzen e bukur, nderkohe qe Ademi a.s. u nis per ne Meke per te bere Haxhin.
Dy djemt bene ashtu sic u tha babai i tyre. Mirepo shenja u shfaqet tek Habili ku zjarri gllaberoj kurbanin e tij ndersa te Kabilit as qe e preku. Per kete Kabili u hidheru me Habilin dhe duke i thene: do te vras. kjo me qellim qe Habili te mos martohet me motren e tij. Ne nje trasmetim tjeter kemi se: Ne momentin qe jane bere kurbanet, ka qen i pranishem dhe Ademi a.s. dhe kur u shikua qarte se kurbani i pranuar ishte ai i Habilit. Kabili ju drejtua Ademit a.s;  "Habilit ju pranua kurbani ngase ti ke bere dua per te, dhe per mua jo." Kur ra nata dhe Habili u vonua me kopen e tij, Ademi a.s. dergoj Kabilin ta kerkonte. Kur Kabili u takua me Habilin i tha: "Tu pranua kurbani ndersa mua jo!" Habili i thote: Kurbani u pranohet njerezve te mire. Kabili u hidherua me te. Duke shikuar hidherimin e tij Habili i thote: "Nese ti çon dor te me vrasesh, une nuk do te çoj dore mbi ty qe te te vras, pasi une i friksohem Allahut, Zotit te boteve!" (Maide: 28), por Kabili e goditi Habilin me nje hekur duke e lene te vdekur.
Ne nje mendim tjeter kemi se Kabili e ka gjetur Habilin ne gjume, dhe keshtu e ka goditur ate.
Ka mendime se vendi ku ka ndodhur kjo eshte ne nje koder te Damaskut ku ndodhet nje shpell e cila quhet shpella e gjakut.
Pasi Kabili vrau vellaun e tij, e ka mbartur ne shpin plot nje vit pa e ditur ku ta qoje. (Ka mendime se; e ka mbajtur me shume se nje vit). Ka vazhduar Kabili ta mbaj vellaun e tij te vdekur derisa Allahu xh.sh dergon dy sorra (te cilat thuhet qe kan qene vellezer) te cilet po ashtu ishin zen me njera tjeteren ku njeri ata kishte ngordhur. Sorra qe kishte mbetur gjalle, hap nje grop ne toke e vendosi ne te trupin e sorres se ngordhur dhe filloj ta mbuloje me dhe. Kur Kabili e shikoj kete, mori mesim se cfare duhet te bej me vellan e tij, dhe keshtu varrosi vellaun e tij ne toke. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Atehere Allahu dergoj nje sorre, qe te hap token, per ti treguar atij se si ta mbuloje trupin e vdekur te vellait. E ai (Kabili) tha: I mjeri une, a nuk mundkam edhe une ta mbuloj trupin e vdekur te vellait, sikure kjo sore. Dhe u pendua." (Maide; 31)
Pasi varrosi vellaun e tij, Kabili nuk kishte mundesi ti dal perpara babait (Ademit a.s.) ndaj vendos te marr bashkeshorten e caktuar nga Ademi a.s. dhe te shperngulet ne nje vend te larget. Meqe tashme ai ishte krimineli i pare mbi siperfaqen e tokes , gjithashtu ai ishte njeriu i pare qe ngeli pa mesimet e babit, pa mesimet shpirterore, dhe i pari qe shperngulet sipasoj e nje krimi.
Tregohet se Kabili u shtua por pasardhesit e tij ashtu sikurse ishte dhe vet i keq, ishin njerez te keqi te cilet ishin larg mesimeve te profetit Adem a.s.

Vdekja e pejgamberit te pare. Ademi a.s. 

Pas vrasjes se Habilit profeti Adem a.s. u pikellua shume, por Allahu xh,sh e gezoj ate me nje djal te qujtur Shit. (Shith apo Shit; dmth dhurate e Allahut). Kur ju afrua vdekja Ademi a.s. e porositi Shitin mbi disa dije duke i mesuar atij: diten dhe naten, llogaritjen e kohes, dhe i tregoj per permbytjet qe do te ndodhnin etj. Ne diten e xhuma i vjen Ademit a.s. meleku i vdekjes per tia marr shpirtin.
Per memontin Ademit a.s. ju duk shpejt kjo gje por Azraili i kujton se kujt ia kishte dhene pjesen tjeter te jetes se tij, dhe ketu e kishte fjalen per Davudin a.s.. Nga Ebu Hurejre transmetohe se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur Ademit a.s. i kaloi afati i jetes, Allahu xh.sh i dergoin melekun e vdekjes dhe Ademi a.s. tha: A nuk me kane mbetur edhe 40 vjet jete? Azraili i thote: A nuk ia fale pasardhesit tend, Davudit..."
Transmetohet se kur i eshte shfaqur Ademit a.s. Azraili , ka pasur me vete nje bez te bardh (qefin). 
Poashtu tregohet se kur Ademit a.s. iu afrua vdekja thirri femijet dhe u tha: "O bijte e mi! Me ka marr malli per frutat e xhennetit." Keshtu ato u nisen per te gjetur frutat e xhenetit dhe u takun me meleket te cilet kishin me vete qefin. Meleket i pyeten: Cfare po kerkoni keshtu? Ata thane: Babai jone eshte i semure dhe na kerkoj frutat e xhennetit. Meleket u than: Kthehuni pasi jeta e babait tuaj ka perfunduar. U kthyen per te shikuar Ademin, por ai u tha: "Largohuni prej meje, se mua me erdhi radhe, dhe meleket le te kryejne urdherin e Zotit xh.sh." Pas kesaj Azraili ia mori shpirtin.

Falja e pare e namazit te xhenazes. Ademit a.s.

Ne librat islam tregohet se: Pasi e kishin la dhe pastruar trupin e xhenazes se Ademit a.s. e kan e mbeshtjelle me qefin, pastaj kan hap varrin dhe para vendosjes ne te, i kan falen namazin e xhenazes dhe me pas e kan leshuar ne varr. Nga Ibn Abassi transmetohet se Muhammedi a.s. ka thene: "Meleket kane thirrur 4 tekbire ne xhenazen e Ademit a.s., Ebu Bekri do ti therrase 4 tekire ne xhenazen e Fatimes, Umeri do ti therrase 4 tekbire  ne xhenazen e Ebu Bekrit, Suhejbi do ti therrase 4 tekbire ne xhenazen e Umerit." (Es Sujuti)
Se ku eshte varrosur Ademi a.s. saktesisht nuk dihet. Disa thone se Adami a.s. eshte varrosur ne shpellen e quajtur "Makpela (Cave of Maxhpelah)" Disa thone qe eshte varrosur ne Indi, pikerisht vendi ku ka zbritur per here te pare ne toke. Disa thone ne Meke. Disa thone se ne kohen e tij Nuhi a.s. e ka marr trupin e Ademit a.s. dhe Havase dhe i ka varrosur ne Jerusalem. Pas vdekjes se Ademit a.s. Havaja ka jetur edhe nje vit tjeter.
Pas vdekjes se Ademit a.s. drejtimin dhe udhezimin e popullit e ka marr Shiti a.s. i cili gjithashtu ka qene Pejgamber dhe te cilit Allahu xh.sh i ka derguar 50 suhufe (flet , pra shapllje). Kur Shitit ju afrua vdekja i la keshilla per ne rrugen e drejte djalit te tij Enush i cili mori udheheqjen. Pas tij Kanani, me pas Melajili i cili ka ndertuar qytete te fortifikuara dhe thuhet se ka ndertuar qytetin e Babilonise (Irak) dhe qytetin es Susul Aksa. Thuhet se ne mbreterin e Melajilit i ka luftuar shejtan dhe xhinet (te cilet i ka perzene ne gryka malore duke i larguar nga njerezit). Melaji ka jetuar 40 vjet. Pas tij vjen djali i tij Jerdi, e pas tij Hanuhi e pas ti vjen profeti Idriz a.s.


Ju mund te lexoni: Jeta e profetëve
Pergatiti
Gezim KOPANI



_____
1. Meleku Israfil eshte meleku i cili do ti fry (bjere) surit (buris)
2. Ndryshe nga muslimanet , disa besime te tjera mendojne se krijimi ka filluar diten e diele.
3. Shume popuj te meparshem nuk respektuan dispozitat e Zotit dhe ate nga kryeneçesia , andaj perjetuan ndeshkime te papershkrueshme e sipas merites se tyre. Besimetaret, te cileve Allahu u dhuroj shpalljen, Kur'anin , u dergoj Pejgamberin Muhamed a.s. (Marr nga komenti i Kur'anit fq. 654-655)
4. Eshte interesante fakti qe Allahu xh.sh. permend ne Kur'an male si psh; malin El Xhud , per kete po permend ajetin ku Allahu xh.sh. thote: "Oj toke! perbije ujin tend, dhe o qiell, nderpreje (shiun) , uji u terhoq, urdheri u zbatua dhe ajo (anija) u ndal ne (kodren) Xhudij, e u tha: I shkaterrua qofte populli mizor!" (Hud; 44) Kjo eshte ngjarja qe ka ndodhur ne kohen e profetit Nuh a.s.  Po ashtu duhet te kemi parasysh se ne suren Hud , Allahu xh.sh. permend jeten e disa profeteve si: Nuh a.s, Hudi a.s, Salihu a.s, Luti a.s, Shuajbi a.s, dhe Musait a.s. 
5. Ne besimet e tjera, Ademi permendet me emrin Adam ndersa Havaja permendet me emrin Eva. Ne librin e Zanafilles flet mbi krijimin e Adamit, pra profeti Adami i cili pasi u krijua, Zoti e vendosi ne Kopshtin e Edenit (Gan Eden). Ndyrshe nga islami qe thote se Allahu e krijoj Ademin nga 7 llojet e tokes, besimet e tjera thone se Zoti e krijoj Adamin nga pluhuri i tokes (Zanafillja 2;7) pastaj vijon me detajet e tjera si krijim e organeve, dhenjen e shpirtit nga hunda etj. Ata thone se; Adami u krijua ne nje mal i quajtur Moria, vend ku me von u ngrit tempulli i Jeruzalemit.  Kur Zoti e vendosi njeriun e pare ne Kopshtin e Edenit, Zoti i thote qe te mos i afrohet "Pemes se Dijes" e cila ndodhej ne mes te kopshtit, madje Zoti i jep disa urdheresa, ku nder te tjera e urdheroi; Mos bej idhujtari, mos ju bind djallit, mos u shthurr, mos bej vrasje, mos mallko zotin,etj. Adami u merzit vetem ne kopshtin e Edenit dhe ne kete kohe Zoti e ul ne gjume Adamin. Ne kete moment nga brija e tij Zoti krijoi Even. Ne oren e katert (para agimit) ju dha shpirt, dhe kur ai u be i gjall, Adami ishte rreth 20 vjec dhe trupin e kishte te shnderritshme si drite, po ashtu ishte shume i gjate, koken ne lindje e kembet ne perendim, ose kembet ne toke e koken ne qiell. Diku agimit thon se Adami u ngrit ne kemb. Pas kesaj kohe Adami pasi shikoj gjitha krijesa u vuri emer. Kjo gje permendet tek Zanafillja ku thuhet; "Cfardo gjeje te gjalle qe Adami e therret me emer, ata do thirren emrin qe Adamit i thirri". Eva u krijuar pasi Adami u vuri emer gjallesave, dhe ajo u krjua kur Adami ishte ne gjume. Teksa Adami ndodhej ne gjum Zoti mori nje pjese nga ai dhe e shnderroj ne grua (Zanafillja 8:1). Pasi kesaj Adami dhe Eva ben intimitet pasi Zoti u tha: "Bashkohuni dhe shumoheni." Pas kesaj ata linden femije, binjak nje djal dhe nje vajz. Me vone Eva lindi trenjak, nje djal dhe dy vajza. Pas kesaj, si te thuash rreth ores nente te paradites Zoti vendosi Adamin me familjen e tij ne kopshtin e Edenit qe ishte vendi me i bekuar ne toke. Ne kete kohe Zoti i meson Adamit gjith emrat e engjujve. Kur Adami dhe Eva ndodheshin ne kopshtin e Edenit , Adami duke degjua Even ran pre e tundimit te djallit i cili i mashtori duke ngren nga fruti i Pemes se Dijes, duke i premtuar atyre pavdekshmerin etj. Ku ra ne mekat, Adami dhe Eva tentuan ti fshihen Zotit duke u fshehur ne pemet apo me gjethet e pemeve te kopshtit. Kur u paraqiten para zotit per mekatin e bere, Adami tha: "Une ju bindave gruas qe ju ma sollet!", per kete Zoti urdheroi qe Adami dhe Eva tani e ne vazhdim te fitojne buken me ndjersen e tyre dhe si te thuash rreth ores 12 Zoti e deboj Adamin nga kopshti i Edenit. Kur Adami shikoi se po e erresohet, tha; "Kjo eshte per shkak te mekatit tim", por ai nuk e dinte se zoti kishte krijuar diten dhe naten, keshtu ai duke kerkuar rruge zgjidhje per drite, gjeti dy gur prej te cileve ai ndezi zjarrin. Zjari u kthye si shenje (simbol) e ndarjes nga e keqja, mekati. Gjate kohes se erresires Adami dhe Eva shprehen pendimin e tyre tek zoti dhe kur ne mengjes doli drita, pra doli dita e re , Adami falenderoj zotin. Per rreth 100 e ca vite Adami qendroj duke i shpreh pendes Zotit per mekatin e bere dhe njekohesit i qendroj larg tundimit nga Eva.
6. Ne besimet e tjera Habili dhe Kabili permenden me emrat; Kain (pra Kabili) dhe Ebel (pra Habili). Pas rreth 100 vitesh Kaini u vra nga pasardhesit e tij (Lemek), te cilet ishin shtuar shume. Pasi Adamit i vdiqen dy djemt pra Kaini dhe Ebili, Adami u bashkua perseri me Even ku u shtuan me nje dal te quajtur Shethi, ne islam quhet Shiti a.s. Pas ketij djali Adami dhe Eva linden shume femije.

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com