September 29, 2017

Vlera e ditës së Ashurës


Fjala Ashure vjen prej fjales arabe "ashr" me te cilen kuptohet koha kur dite bie kjo dite, pra dita e dhjete e muajit Muharrem.

Dita e Ashures apo dita e dhjete e muajit Muharrem eshte e njohur per shkak te shume ngjarjeve qe ka ndodhur ne kete dite. Pas tufanit te madh ne kohe e profetit Nuh a.s., Allahu xh.sh. beri qe ne diten e dhjete te muajit Muharrem , te ankuroj anijen e profetit Nuh a,.s ne malin Xhudij.
Per kete Allahu xh.sh. thote: "Oj toke, perbije ujin tend, o qiell nderpreje shiun. Uji u terhoq dhe urdheri u zbatua dhe anija e Nuhut a.s. u ndal ne kodren Xhudij.." (Hud; 44)  Kur anija ndal ne kodrej Xhudij Allahu xh.sh. i thote profetit Nuh a.s.; "O Nuh! Zbarko ne toke dhe qosh i shpetuar nga ana Jone , me begati per ty dhe per ato qe jane me ty, e nje populli tjeter do ti mundesojme perjetime, dhe pastaj me vone do t'i godas denimi i dhembshem nga ana Jon." (Hud; 48)

Ne kete dite edhe profeti Musa a.s. me besimtaret Allahu xh.sh. i shpetoi prej Faraonit dhe per kete si falenderim profeti Musa a.s agjeroj diten e dhjete te muajit Muharrem pra diten e Ashures.  Per kete trasmetohet nga Abdullah ibn Abasi se kur Profeti Muhammed a.s. shkoj ne Mendine vuri re qe hebrenjt agjeronin nje dite. Profeti Muhammed a.s. i pyeti per arsyen e agjerimit?
Ata i thane: "Kjo eshte dite e madhe. Ne kete dite Allahu shpetoj profetin Musa dhe popullin e tij nga dhuna e Faraonit. Si falenderim ndaj Allahut , profeti Musa ka agjeruar. Prandaj edhe ne agjerojme." Pas kesaj pergjigjeje Muhammedi a.s. tha: "Ne e nderojme me shume se ju profetin Musa a.s. dhe keshtu Muhammedi a.s. agjeroj kete dite dhe keshilloj agjerimin e saj."  (Buhari & Muslimi) 
                                                                                 
Ne nje hadith tjeter kemi se Kutade transmeton se e kan pyetur Profetin Muhammed a.s. per diten e Ashures dhe Muhammedi a.s. ka thene:"Agjerimi i dites se ashures fshin gjunahet e vitit te kaluar." (Muslimi, sijam 196)

Po ashtu kemi hadithin ku Muhammedi a.s. ka thene: "Kjo (ashurja) eshte nje dite e madhe. Ne kete dite Allahu xh.sh shpetoi Musain a.s. nga Faraoni (ku dallget e ditet gllaberuar ate dhe ushtrin e tij). Per kete ndihme ne shenje falenderimi Musai a,s e ka agjeruar kete dite."(Muslimi)

Ne nje hadith tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Pa dyshim dita e ashures eshte nje dite nga ditet e Allahut xh.sh. Kush te doje te agjeron dhe kush te doje jo. "(Buhari, saum 57)

Ne vitin e fundit te jetes se tij profeti Muhammed a.s. ka thene:"Nese do jem gjalle vitin qe vjen , do agjeroj diten e nente dhe te dhejte te Ashures." (Muslimi & Ebu Daudi)

Per madheshtin e dites se Ashures Profeti Muhammed a.s. ka thene: Tran. Xhabiri se Profeti Muhammed a.s. ka thene; "Kush eshte bujar me veten dhe familjen e tij diten e ashures, Allahu do te jete bujar me te per gjithe vitin."  (Bejhakiu)

Çfare ka ndodhur ne kete dite?

Ne kete dite Allahu xh.sh ka pranuar pendesen e profetit Adem a.s.
Ne malin Xhudi eshte ankoruar anija e profetit Nuh a.s.
Ne kete dite eshte sheruar nga semudja e gjate profeti Ejub  a.s.
Ne kete dite ka shpetuar nga barku i balenes profeti Junus a.s.
Ne kete dite eshte ngritur ne qiell profeti Isa a.s.etj

Ilustrim, Hapja e detit per te kaluar Profeti Musa a.s. dhe besimtaret e Allahut

Ngjarja e Profetit Musa a.s. me Faraonin a.s. 
(Shkurtimisht pasi e zgjeruar eshte e pershkruar tek jeta e profetit Musa a.s.)

Faraoni kishe marr vendim per ta mbytur Musain a.s. dhe ndjekesit e tij. Musai a.s. u informua per kete dhe bashke me ndjekesit e tij vendosen te largohen. Mirepo ushtria e faraonit i pikasi dhe sebashku me faraonin filluan te ndjek. Gjate ikjes rruga nxorri Profetin Musa a.s dhe ndjekesit e tij ne dete ndersa ne anen tjeter faraoni me ushtrin e tij po afrohej. Situata u veshtrisua, por Allahu xh.sh e ndihmon Profetin Muasa a.s. duke i treguar rruge daljen: 
"Bjeri detit me shkop!" Musai a.s. i ra detit. Sipas trasmetimeve thuhet se profeti Musa a.s. duke i ra detit ka thene: "Ndahu me lejen e Zotit tend!" dhe ne keto çast deti eshte ndar ne 12 rruge e kjo per cdo grup (apo fis) beri nga nje rruge nepermjet te cileve kaluan detin dhe dolen ne anen tjeter. Faraoni edhe pse u habit me kete mrekulli perseri vijoj ne qendrimin e tij, hyri ne det, por Allahu e mbylli ate.
(Lexo suren Duhan 17-33)

Pse ngeli embelsira e Ashures?

Pas ankorimit qe Allahu xh.sh e lejoi anijen e Nuhut a.s. te bente ne malin Xhud, Nuhi a.s. zbriti toke dhe me pas filloi te mbjellte gjerat qe kishin ngelur, thuhet se ai mbolli : grure, qiqrra, fasule etj. Me keto ato gatuan nje ushqim te cilen sot ne e quajme ashure.


Pergatiti
Gezim Kopani


Dt;29.09.2017


V/O: Fotografit jane thjesht vetem per efekt ilustrues