August 26, 2022

Vlera e dijes - përferenca e parë e Profetit Sulejman a.s.


Profeti Muhammed a.s. ka thene: 
"Ne fillim te jetes se profetit Sulejman,  Allahu xh.sh. i dha atij mundesi zgjedhje ne tre gjera: pasurin, sundimin dhe diturin. Profeti Suljeman a.s. zgjodhi diturin dhe ishte dituria qe i solli pushtetin dhe pasurin." 

Pergatiti
Gezim KOPANI

Historia e fshatit Micoj - Pukë , Shqipëri

Xhamia e fshatit Micoj, Pukë

Fshati Micoj ndodhet ne rrethin e Pukes. Ai ndodhet ne teritorin e Bashkise Fushe Arrez. Sipas kujteses popullore por dhe te historianeve dhe kronikanve te vjeter fshati Micoj eshte vendbanim i vjeter. Fshati u be i njohur sidomos ne sigurimin e rruges se madhe qe lidhte Dardanin me Shkodren.
Fshati Micoj eshte i njohur per kalan e saj e cila thuhet se eshte ndertuar nga Osmanet rreth vitit 1547 ne lagjen apo fshatin Vilë ne majen e nje kodre me nje lartesi rreth 750 m mbi nivelin e detit.
Sipas Muharrem Nezirit Cufaj (dtl.1938): "Rreth saj ka disa kroje te quajtur: kroni i Fetah Hyses, Kroni i Osman Hasanit, Kroni i Musajve, Kroni i Marvates, Kroni i Arres, Kroni i Gdhenit, Kroni i Musajve. Edhe sot rreth kesaj kalaje ruhen toponimet si; Suka e Kalas, Suki i Marvates, Qafa e qytetes, Arat e qytetes, Kroni i qytetes.. Ndersa banoret ruajn shprehjet; "Mos e prekni kalan se vrensohet moti e ju vret rrufeja", "ne rrenojat e kalas ka pare te fshehura." Per kete kala kan shkruar studiuesit si:Kol LukaKahrraman UlqiniXhemal Meçi ndersa studiuesi Jaho Brahaj (prej Kryeziu) ka bere disa gerimie ne kete kala dhe ne vitin 1982 eshte derguar nje leter Institutit te Historise dhe studiuesit Lazer Papajanit per kalan. Nga germimet u gjeten disa fragmente poçerie gje qe tregon se kalaja ka qene e banueshme. Nga Tirana njoftuan se Kalaja e Micoj eshte shpallur Monument Kulture. (1)

Myftiu i Pukes Gezim Kopani me disa besimtar te fshatit Micoj 
Fotografi e bere pas faljes se namazit te xhumas ne kete fshat ne vitin 2021

Vendali fshati ka; Cufajt, Selmi dhe Ahmeti ndersa Hyseni eshte i ardhur prej fshatit Kabash i Pukes. Me pas nje pjese e familjes Hysenit migruan ne Dardani (Kosove). Pas nje kohe nje pjese e te shperngulurve ne Kosove levizen per ne Shqiperi ku u vendosen ne fshatin Qerret te Kavajes. Djali i Dem Hysenit, Syla si Kabashas ka shpreh interes per rilidhjen me kusherinjet e tij ne Kosove. Prej kesj familje sot ne fshatin Micoj eshte shtepia e Besnik Hysenit , ish-Kryepal i fshatit Micoj.
Rastesisht kam kontaktuar me Sali O. Kabashin i cili jeton ne fshatin Tomoc te komunes se Istogut ne Kosove. Sipas tij te paret e familjes jane prej fshatit Micoj te Pukes te cilet kan qene prej fshatit Kabash. Ne fillim familja e tyre kan mbaj mbiemrin Micoj por me vone e kan kthyer ne Kabashi. Sipas O. Kabashit rreth 5-6 breza me pare kan ardh ne Dardania te paret e tyre. Ai permend keto breza te shtepis se tij: Osman Zymeri, Zymer Hajdari, Hajdar Hasani, Hasan Ahmeti, Ahmet Halili dhe Halil Micoj. Sipas babait te Sali O. Kabashit pleqt e vjeter kan pas shku ne fshatin Mecoj ku nje plak i moshuar ju ka thane se jeni te deres se Rrahman Micojt.(2)

Pergatiti
Gezim KOPANI



Shenim:
Per historin e xhamise se fshatit Micoj ju mund te mesoni duke klikuet ketu: Historia e xhamise se fshatit Micoj
_________
1. Muharrem Neziri i cili ka shfrytezuar : Evlija Çelebi "Kronika per keshtjellat shqiptare" fq/167-168", Frang Bardhi , Relacione mbi gjendjen e Shqiperise Veriore e te Meshme ne shek. XVII. Vellimi i dyte fq.79-81." Kole Luka "Etnografia Shqiptare nr.11, fq.269, Idem "Studime Historike nr.2, v.1981,fq.172-195, Xhemal Meçi "Kalaja e Re e Dukagjinit" doreshkrim viti 1975. 
2. Gezim Kopani , viti 2022

August 22, 2022

Origjina e Kabashit të Prizrenit

Burrat e Kabashit te Prizrenit ne burgun e Nishit
                   
Me rastin e botimit te librit "Rrustem Rexhep Kabashi (Rrustë Kabashi) dtl;1835-vd.1910" vizitova Ferit Kabashin. Feriti eshte djali i Hysenit, ndersa Hyseni eshte djali Zenunit, ndersa Zenuni eshte djali Haxhi Rrustës, e Haxhi Rrusta eshte djali i Rexhepit dhe Rexhepi eshte djali i Balas dhe Bala eshte i Hasan Kabashit. Familja e Ferit Kabashit dhe kusherinjeve te tjere si Xhemil KabashiLulzim Kabashi etj ndodhen ne tokat e te pareve te cilet ia paten ble Iljaz Ages ne verilindje te Prizrenit te cilet vite me vone zbriten ne vendin qe sot quhet KorishëFerit Kabashi ka tre djem; Gazmend, Enver dhe Rifat. Ndersa nga brezat e tjere te Haxhi Rruste Kabashit jane ato te Brahimit te cilet jane shtuar ne disa breza dhe me te njohurit nder ta jane: Adem Kabashi. Ndersa ana e breznis tjeter pra te Salihut i cili eshte djali i Selmanit dhe ky i Bala , u shtu Salihu me dy djem; Bala  dhe Selman Kabashi te cilet po ashtu u shtuan ne breza.

Sipas autoreve Kosovar Kabashi i Vendit ne Prizren eshte origjina e Kabashasve te tjere. Per shkak te luftimeve me shikjet ato u larguan ne jug te Shqiperi ne Kolonje ku krijuan nje fshat te cilin e quajten Kabash. Me vone disa nga ato kthen ne veriun e Shqiperise ku u vendosen ne Shen Pal sot fshati Kabash i Pukes, me pas nga aty familja e Hader Lekes dhe me vone nje pjese te Koke Lekes migroj ne Kosove ku u vendosen ne tokat e Iljaz Ages ne Prizren.  Ne vitin 1348 mbreti serb Dushani kete pjese pra Kabashin e Vendit e quajti Sveti Peter ndersa Osmanet e quajten Hamidije, e disa thone Mahmudije.

Ndersa nje pjese jo e vogel e historianeve te tjere thone se; Kabashi i Pukes eshte vendbanimi i lashte Iliro-Arberore prej te cilit eshte origjina e Kabashasve, ndersa kater vllaznit Koka, Qafa, Lusha dhe Hadri jane me orgijine nga Kolonja edhe keto Kabash. Ne shkrimet e tij Nikoll Gazulli (lind Dajç Zadrim 1895 dhe u pushkatu ne 1946) nder te tjera mbi Kabashet ka shkruar: "Kabashasit e kan prejardhjen nga Nishi, prej qytetit thrakas Kabesos. Ardhja e kabashasve prej Kolonje eshte i vonshem shek. XIX, kur veriu kishte lidhje me Ali Pash Tepelenen u njohen me Kolonjen. Gazulloret fis prej Lushajve te Kabashit thon se jane te ardhur prej Nishit. Vetem emri Kabash qon tek qyteti Thrak Kabesos. Mundet qe ky emer te mbuloj ate te fisiti te Besëve. qe mesaduket jane mbetes te thrakeve te moçem, nder te cilet fisi i Beseve gjendet afet Nishit ne shek IV-te eres se re. Ndersa Kabashet ne Gramsh, Has e Prizren mund te jen prej Kabashit te Pukes." (Prof.Xhemal Meçi "Kabashi, Puka qe ne lashtesi 2. fq.30)

Nese do bazohemi tek kerkimet arkilogjike verehet se dy vendet qoft Kabashi i Pukes qofte Kabashi i Vendit , Prizren hasen kultet pagane te Ilire, nga kjo mund te themi se; Ne lashtesi keto dy vende kan qene sundues te nje teritori te perbashket.
Te shumta jane rastet ku jam njohur me Kabashas , qoft ne Shqiperi por edhe ne Kosove. Pershembull me Kabashasit e Korishes , sepaku ato te shtepise se Hasan Kabashit te paret e te cilit sic pohon Ferit Kabashi jane prej fshatit Kabash i Pukes, Shqiperi. Ne nje pohim te tij Ferit Kabashi thote: "Kur i kam pas 14 vjet, vet e kam degju, se i riu po mbante mend shume. Kishin porosit diku me e vra babegjyshin. Tek vau i Spasit babgjyshi me kali te ec me shok, qesin pushke ne babgjyshin, por babgjyshi a kan i shkath, a kan i zoti , plumi i pare nuk e merr , kcen vet dhe bie ne uje, dhe babgjyshi tha e kam marr nje shelne e kam vendos ne koke dhe ashtu ne uje vec frym merrja . Qitsit tuj shiku neper uje ,than a vdiq, vdiq than . E paska marr uji dhe shkun. Kur ra erresira babgjysi ka dal prej ujit ,kali i ka hup... edhe vjen ne Puke tek babgjyshi i Hasanit (Hasan Kapllan Laçi, Kabashas) Edhe qendron nje kohe aty. Shkon babgjyshi i Hasanit dhe ia blen kalin ..." (Per me shume degjo videon)



Kujtesa popullore e pukjaneve tregon se; "Fshati Kabash i Pukes ka qene shume i popullur aq sa macet kalonin nga çatia ne çati." Popullimi i fshatit Kabash u shtua sidomos kur Shkodra pas vitit 1485 u be qender tregtare. Te gjithe tregtaret e Dardanis (Kosoves) pershkruanin kryesisht rrugen e madhe te Kabashit ne Puke. Ne fshatin Kabash kan qen disa kulte Ilire te besimit pagan, me ardhjen e kristjaneve u ndertua kisha e Shen Palit , per te vijuar me vone me Osmanet te cilet rreth vitit 1523 ndertuan mesxhidin e pare ne Kabash te Pukes, ku udhetaret mysliman dhe jo vetem mund te kryenin faljen e namazeve. Pas disa vitesh mesxhidi kthehet ne xhami. I pari qe u ba mysliman ne Kabash te Pukes ishte Hadër Leka , i cili meson se vellau i madh Koka eshte terbuar per ndrimin e fese nga vellau dhe ishte betu se do e vras vellan. Per te mos ndodh kjo Hadri me nje pjese te familjes vendos te shkoj ne Dardani (Kosove) , por Koka i vihet pas dhe e arrin Hadrin tek Ura e Vezirit ku e vret. Burrat e Kabashit nuk ia falen Kokes krimin e bere duke i heq parin e vendin dhe duke ia dhan drejtimin vellaut te dyte Qaf Lekes i cili po ashtu behet mysliman.
Nen shembullin e familjes se Hader Lekes edhe familjaret e Qaf Lekes pranun islamin, ashtu dhe shume familje te tjera fisnike te Kabashit. Me kalimin e kohes ne fshatin Kabash u ndertuan disa hane, si dhe mejtepi i xhamise se fshatit Kabash, madje çdo vit nga xhamia deri afer kishes zhvillohej panairi i tregtis. Ne shumicen e rasteve mbledhjet e kunvendit zhvilloheshin ne hajatin e xhamise se fshatit Kabash pasi pothuajse te gjithe veprimtarit tregtare, kunvedore etj zhvilloheshin prane xhamise se fshatit Kabash, kjo per faktin se afer saj ndodhej Hani i xhamis (hani i hoxhes), Imarati (vend ku grumbullohej dhe shperndahej ushqim per banoret) si dhe institucione te tjera, pra ishte qendra e fshatit.
Dinamika e jetes ne fshatin Kabash dita dites shtohej, por toka ishte ajo qe ishte. Per shkak te mungeses se tokes shume familje Kabashasish filluan te migrojne si fillim brenda fisit te Kabashit, pershembull i pari i Kopajve (Kopani) u vendosen tek stanet e vjetra te fshatit Kabash, sot ky vend quhet fshati Meçe. Ndersa disa te tjere u larguan totalisht nga zona e fisit te Kabashit duke migruar kryesisht ne: Kosove ne vendet e si: Prizren (Korish, Kabashi i Hasit te Prizrenit), Pejë (Gurrakoc, Tomoc) Viti (fshati me i madh ne Viti quhet Kabash dhe ka mbi 400 shtepi) Skenderaj (fshati Polac), GjakovëAnamoravëKllokot, KaçanikPrigod  etj. Ndersa ne Shqiperi u vendosen ne: Shkoder (Zadrim, Hajmel, Dajç, nje pjese e te vendosurve ne Shkoder arriten deri ne Itali), Kukes (Bicaj, Novosej etj), Has (Krum), DiberMatElbasanGramshDurres (te ardhur nga Kosova), sigrusisht edhe ne Ersek (Kolonje) ku disa mendojne se eshte edhe origjina e vjeter e Kabashasve te Pukes, mirepo Kabashi i Pukes para ardhjes se kater vellezerve ishte i banuar nga shtepia Manushi. Kabash ka edhe ne Saraj te Shkupit. Nder ato qe u larguan nga fshati Kabash i Pukes ishte nje pjese e familjes se Hader Lekes i cili thuhet se kishte dy djem Ahmeti dhe Zeneli. Disa thone se nga Kabashi i Pukes kan migruan ne Prizren kater vllazni: Hyseni (Cenajt), Bala (Balajve), Muça (Muçajt) dhe Veseli. Thuhet se ata u vendosen ne Prizren rreth vitit 1730 pikerisht ne verilindje te Prizrenit. Aty teksa po kerkon toke per te ble, tokohen me Iljaz Agen prej te cilit i kerkojne blerjen e nje hapsire toke. Pas bisedimeve Iljazi pranoj t'ju jap toke aq sa te mbjellnin nje kale grure (theken), por burrat e Kabashit u treguan te zgjuar duke mbjell grurin aq rralle saqe zun gjithe podinat ne dy anet e lumit. Kur gruri u rrit, vjen Iljaz Aga i cili e kuptoj veprimin e zgjuar dhe me veten e tij tha: qenkan te zgjuar. Iljazi u paska thene: Ju paskeni zan gjith vendin! Burrat e Kabashit i thone: Ne çfare te duash te bajme be se  kemi mbjell vetem nje kal grure. Tek lumi afer tokave te Kabashasit ata ndertuan tre mullinje, keshtu ata u ben te njoftur si mullixhinje te zot. Pasuria e tyre u shtua aq sa blen troje dhe toka edhe ne qytetin e Prizrenit. Tek banimet e vjetra te fshatit Kabash te Vendit ne majet te kodres ndodhet nje kala e vjeter. Thuhet se i perket shekullit te 6-te. Historianet kan shkruar se eshte vendbanim i vjeter Ilir duke permendur ketu Kishen e Keqe (Kisha e Shen Pjetrit) e cila ndodhet brenda shpelles. Thuhet se pikturat murale te kesaj kishe i perkasin shekullit te 6 apo 7. E permenda kete per te treguar se Kisha e Shen Pjetrit nuk eshte kishe Serbe por Ilire. Disa thone se; Kishte qene nje murg shqiptar i quajtur Shen Pejtri i cili jetoj aty si asket me qellim afrimin me perendin. Ndersa serbet per kete vend thone se quhet Sveti Petar dhe eshte manastir serb mirepo ky eshte trillim. Serbet nen doktrinen famkeqe te Stefan Dushanit dhe shume me von nen drejtimin e kryeministrit serb Nikolla Pashiqi ne vitin 1912 ushtria serbe hyri ne Prizren duke vazhduar madje deri ne Flet te Pukes. Ndryshe nga disa kufitar te Pukes, pukjanet dhe ne veçanti fshati Flet me ne krye te hoxhes Osman Hoxhen (dtl.1847-vd.1912) luftuan trimerisht kunder ushtrise serbe. Aq trimeri truguan Fletasit dhe Hoxha Osman Hoxha sebashku me muezinin e tij Bajram Neziri sa u thuren keto vargje:

Kush e nisi luften me serb?
Osman Hoxha past rahmet!
Osman Hoxha e Bajram Neziri.
Qesi djemsh na i ka Fleti!
S'i ka krajli, s'i ka mbreti!
Gjasht taborre kan mbet prej heri!
Gjasht taborre kan mbet prej i dit
Dy mije vete kan dal komit.

Ne vitin 1913 brenda shpelles apo Kishes se keqe ne Prizren ushtria serbe masakroj 90 burra te cilet ishin prej breznis se: Ahmetaj, Rexhaj, Kukaj, Balaj, Dullaj, Ukaj, Zekaj, Muçaj, Bobaj etj qe te gjithe fis te Kabashit thote Avdi Ibrahimi (19.9.2009). Sapo hyri ushtria serbe nen drejtimin e Spirrës, ia ndryshoj emrin e fshatit Kabash dhe e quajti "Sveti Petar". Per masakren e Kabashit rapsodia popullore thuren vargjet:
Po vjen Spirra ne kali t'bardh,
Bashke me Filen, si bajraktar.
Po vjen Spirra tuj u livdu,
Per shiptar sa i ka shkurtu.
Krali s'ka kapeten si mue,
Gradat flake, mi ka çu!
Flak mu gradat qi mkan ardh,
Se i kam pre nentedhet shqiptar.
Po kallxon me goj te vet,
I kam pre Kabashin nentedhjet,
Kah jane shqiptaret te vertet!

Nje pjese e listes se te masakruarve ne vitin 1913 shpella ose Kisha e Keqe , ose manastiri i Shen Markut;

1. Abaz Iljaz Ahmetaj
2. Abdullah Arif Ahmetaj
3.Abdullah Deme Rexhaj
4.Abdullah Rexhaj-Mehmetukaj
5.Abdyl Ram Ahmetaj
6.Adem Halit Dullaj
7.Adem Uke Rexhaj (Imam-Hoxhe)
8.Ali Myrtez Dakaj
9.Ali Mehmet Ahmetaj
10. Ali Dem Kukaj
11.Ali Hajdin Memaj
12.Ali Uke Ukaj
13.Arif Shaban Ahmetaj
14.Arif Uke Ukaj
15.Asllan Rrahman Dullaj
16.Bafti Hajdar Muçaj
17.Bajram Syl Ahmetaj
18.Bajram Abaz Ahmetaj
19.Beqe Zenel Ahmetaj
20.Beqir Adem Rexhaj
21.Besim Bajram Dakaj
22.Brahim Rexhep Ahmetaj - Zekaj
23.Dem Ahmet Ahmetaj
24.Fazli Fetah Ukaj
25.Hajrullah Arif Ahmetaj
26.Hajrush Shaban Memaj
27.Hasan Beqir Ahmetaj
28.Haxhi Jemin Memaj
29.Hazir Adem Dullaj
30.Hazir Rrahmman Dullaj
31.Hyse Adem Dakaj
32.Imer Bajram Dullaj
33.Ismajl Rame Bobaj
34.Isuf Et'hem Ahmetaj
35.Jashar Arif Ukaj
36.Kadri Adem Ahmetaj
37.Liman Myrtez Dakaj
38.Maliq Bajram Balaj
39.Maliq Torbani-Lubizhd
40.Miftar Hajdar Muçaj
41.Mustaf Hajdar Muçaj
42.Qerim Rame Ahmetaj
43.Ram Rexhep Ahmetaj
44.Rame Jemin Ahmetaj
45.Rexh Iljaz Ukaj
46.Rexhe Rrahman Dullaj
47.Rrahman Halil Dullaj
48.Rushit Beq Ahmetaj
49.Sadik Et'hem Ahmetaj
50.Sadri Adem Ahmetaj
51.Sali Adem Dakaj
52.Sejdi Jemin Memaj
53.Selim Rexhep Ahmetaj
54.Skender Mal Dakaj
55.Syl Abaz Ahmetaj
56.Shaban ArifRexhaj
57.Shaban Dem Rexhaj
58.Shaban Rame Ahemtaj
59.Shaban Zenun Memaj
60.Sherif Rrahman Dullaj
61.Tahir Dervish Muçaj
62.Tahir Mal Dakaj
63.Xhem Adem Rexhaj
64.Zeqir Abaz Bobaj
65.Prene Qetaj-fshati Lutogllav
Liste e perpiluar nga Qazim Kabashi me artikull: "Masakra e Kabashit te Prizrenit (mars-prill 1913)" Lista vijon me masakren e bere me date; 01.04.1913 tek ara e Ograj, vijon me masakren tek perroni i Duhit dhe te vrare ne vende te ndryshme. 

Lista e te burgosurve ne burgun e Nishit:

1.Ali Hasan Ahmetaj
2.Liman Beqir Ahmetaj
3.Ahmet Sahit Abazi
4.Isuf Uk Ukimeri
5.Hasan Sali Bobaj
6.Beslim Rexhep Ahmetaj - Nura
7.Rustem Adem Gegaj
8.Veli Izlam Ahmetaj
9.Jemin Ram Ahmetaj
10.Ahmet Sahit Ukaj
11.Uke Imer Ukaj
12.Ramadan Haxhi Rexhaj
13.Xhun Rrahman Dullaj
14.Shaqir Abdyl Ahmetaj
15.Miftar Bajram Memaj
16.Ahmet Rrustem Ahmetaj
17.Gjem Rrahman Dullaj
18.Abdyl Ali Kukaj
19.Gjem Mustaf Kabashi
20.Nje Kabashas i Gjonajve.

Kjo tregon per trimerin dhe Atedhe dashurin e burrave te Kabashit ne mbrojtje te Lirise, Fisit e Kombesise. Ne fshatin Kabash vijon te ruhen toponimet shqiptare si dhe te pareve me emra si: Curri i Haxhis, Ara e Hysenit, Fusha e thate, Boka, Guri i keq, Kalaisht, Kodra e madhe, Ahishta, Mrizet, Firaj etj.

Xhamia e fshatit Kabash, Puke. Fotografi e vitit 1977

Mbi origjinen e Kabashasve te Prizrenit (Korishë) kan shkruan disa historian si: Ippen (ish konsull i Austro Hugaris ne Shkoder) qe thote: "Meqense krahina e fisit te Kabashit ne Puke eshte mjaft e ngushte dhe jo shume e pershtatshme... prej kohesh ka ndodhur te kete pasur emigrim te madh, i cili eshte drejtuar kryesisht ne Prizren. Ne afersi te ketij qyeti ka mjaft fshatra me banore nga fisi i Kabashit , dhe ne qytet gjen mjaft pinjolle te ketij fisi."
Edhe Nopça duke u mbeshtetur ne nje raportim te ish konsullit Rus ne Prizren Ivan Stepanoviç Jastrebov (1839-1894) i cili ka shkruar: "Stergjysherit e Kabashasve kishin ardhur nga Janina 400 vjet me pare. Ne suazen e rajonit te Kabashit ishte edhe nje grup i quajtur Qelza, afer vendndodhjes se tanishme me te njejtin emer. Perfaqesuesi me i hershem i fisit te Qelzes , nese mund te konsiderohet si fis i veçant, ishte nje familje autoktone e quajtur Pervoci qe jetonte afer kishes se famullise se Qelzes (kisha e Shen Palit)..." Sipas Nopçes thuhet se: "Ne vitin 1736 disa banore te Kabashit te Pukes u shperngulen ne Prizren."
Studiuesit Nikolle Gazulli shkruan: "Ne Mollas te Elbasanit gjendet nje lagje Kabash, por nje tjeter lagje (mahall) kemi edhe ne Krume te Hasit qe mund te jete prej Kabashit te Pukes , sikurse ata afer Prizrenit." 
Prof. Dr. Mehmet Halimi rreth vitit 1980 duke hulumtuar mbi te folmen e Kabashit te Prizrenit shkruan: "Sipas tradites gojore, qe percillet brez pas brezi, thuhet se Kabashi i Prizrenit dikur mbante lidhje me Kabashin e Pukes." 
Abdullah Sulejman Kabashi (1880) thoshte; "Ne , te Kabashit te Prizrenit, te Zenelit jami te Hadrit" cituar prej Qazim Liman Kabashit (diplomuar ne Prishtine per histori 1971) me date 14 tetor 2055 ne fshatin Korishë,Prizren. Dihet se Hardi, pra Hader Leka eshte nje nga kater vellezerit e Kabashit te Pukes, Shqiperi.
Me date 2 nentor te vitit 1995 Hasan Hysen Kabashi viziton Puken kjo per shkak te lidhjeve me Kabashin e Pukes i cili ne ate kohe eshte shprehur: "Te rinjte as nuk duan t'ia dine. E quajne Kabashi i Vendit." Me kete ai deshironte te tregonte : "Kabashi i Vendit eshte i dalur prej Kabashit te Pukes". Kjo eshte e rendesishme te thuhet pasi disa ngaterrohen me pohimin e Nikolle Gazullit i cili thote se: Gazulloret jane prej Nishit duke e lidhur me Lush Leken, nese do ishte keshtu atehere prof. Xhemal Meçi thot se: "Lush Leka eshte i ardhur prej rrethinave te Nishit ku u shperngulen si pasoj e trysnis serbe. Gjate terheqjes neper Kosoven juglindore, disa kan mundur te vendosen neper luginat e maleve rreth Prizrenit, disa te tjere jane vendosur neper "Udhe Puka" drejt Kabashit."

Nder burrat e njohur te Kabashit te Prizrenit eshte Haxhi Rrustem Kabashi. Ai vazhdimisht dha kontribut nepermjet veprimtarive te tij Atdhetare aq sa ai eshte burgosur 3 here ndersa 1 here per nje vrasje ne Prizren e ndodhur per shkak te nje konflikit me Agen e Nishit ne mexhlisin e Prizrenit. Pas mbledhjes anetaret e mexhlisit i paskan than ages se Nishit; Do ia shofesh sherrin Haxhi Rrustes, por aga i Nishit pa u menduar mir paska thene: Jo, ate e terheq zvarr rrugve te Prizrenit. Keto fjale i shkojn Haxhi Rruste Kabashit i cili i shoqeruar me disa burra te shpis zbret ne Prizren, dhe pasi e kerkon Agen e Nishit e gjen dhe e vret. Per kete eshte kenga; "Po perzihet Prizreni".

Na u perzi- e Prizreni - o
Na u kan rrok-o zotnit ner veti
Na u perzi-e Prezreni-o
Na u kan rrok-o zotnit ner veti:
Shaqir Aga e Rrust Rexhepi.

Rrust Rexhepi naj hipi atit,
Gjane e gat pi shkon sakakit,
Dy alltija pi dukatit,
Gjen e gat pi shkon sakakit
shkon sakakit-o , shkon qarshis
gjithe tuj ble barut alltise:

Gjith tuj ble me çat Ukshin
A s'ma pat kun Shaqir Age Nishin?
A s'ma pat kun Shaqir Agen?
Te xhamia tuj fal xhenazen.

Fal xhenazen te xhamija,
Liman Ages na i kish dek e bija,
Ba hjeksi ç'aj muxhija
Ka gjasht here kerset alltija,
Krisi pushka n'Bazhdarhane.

-Aman Rruste, pash jeten tane!
Shume xhenaze sot naj bane.
Po shkon gjaki, po shkon beteri,
Po i nimojka Uk Imeri
Uk Imeri po i nimon,
Rruste Kabashi po lifton,
Po lifton e hajmedet!

-Kam nis luftem me baben mbret.
I shkoi haberi shulltan Muratit
Sulltan Murati, Sulltan Hamitit;
Ta kam pre nj tygjar pi Nishit
Sall qi m'dajti prej mexhlisit.
Hafiz Pasha i burr plak,
Qiti topat ne Mushlak
Krejt Kabashin e kalli flak.

Kalli flak, ni flak te verdhe,
Kulla Rrustes-o me qemer:
Me qemer-o rreth me xhama
Po thote Rrusta; Vet e bana.
Vet e bana, s'po kam dert
Po baj lufte me çat dovlet.

Dymbedhjet topa ja kan leshue,
Kumin t'shkretes s'un ja kan rrxue
Hafiz Pasha po bertet:
Po bertet e shka ka than:
Shume argat me i tubue,
Me kazma muret me ja rrenue!
Sepse topat s'po mujn me i rrxue.
Kush po ngjithet bjeshkes perpjet?
Rruste Kabashi me treqin vet,
Ka peshtjell kryet me faculet
Faculeta topa-topa
Shaqir Agen jau mloj toka,
E kan motra, e kan bija,
Te dy gujt ja keputi alltia,
Qeksaj lufte kush na i prini?
Rruste Kabashi e mulla Brahimi.


Shefqet Hoxha marr nga libiri i Xh.Kabashit "Çapitje ne proze" (1951-2003)fq.150-151.

Na u perzie tan Prizreni, 
na jan çart zotnit ner veti;
Shaqir Aga e Rrus Rexhepi
Rust Rexhepi i hypi atit,
kish alltin prej dukatit,
gjithe tuj bje barut alltis,
bjeu barut te Ukshini
-Piqem , Zot, agt prej Nishi!
Krisi pushka n'at pazarhane.
-Aman, Rruste , pash jeten tande!
Shume xhenaze sot na i bane.
Hafiz Pasha, nje burre plak
po qet topat n'at fushe lak
kalli Kabashin tym e flak,
tym e flak, flak e verdhe,
kulla e Rrustes me qemerr,
me qemerr e rreth me xhama.
Po thote Rrusta: Vetes ia bana
vete e bane, spo kam dert,
kam nis luften per vend tem
-Kesaj lute kush na i prini?
-Rruste Kabashi e Mulla Brahimi 


Version i shkruar nga prof.Xhemal Meçi "Kabashi, Puka qe ne lashtesi-2" viti 2008, fq.448


Pas kesaj Haxhi Rrustem Kabashi shpallen ne kerkim. Nder shume raste, nje here ai si u shpeton plumbave vendos te kthehet ne Puke tek kusherit e tij. Kur hyri ne fshatin Kryezi,Puke u prit nga shtepia e hoxhes Mustaf Age Kryeziu. Pas disa ditesh qendrim ne Kryezi ai niset drejt fshatit Kabash, te Pukes dhe kusherinjeve ne Laçaj,Puke

Haxhi Rrustë Kabashi me Sulejman Vokshin

Ne vitin 1902 ushtaret Osman arriten ta kapin Haxhi Rrustem Kabashin ne Prizren dhe ta dergojne ne burg te Burses te Turqis. Familja u zemeru shume per internimin e Rrustes. Djali i madh i Haxhi Rrustes , Ademi sebashku me burrat e famijes si dhe me mbeshtetjen e Lumjaneve arriten te grumbullojn 800 burra duke rrethu institucionet kryesore te ushtrise Osmane ne Prizren. I than: Ose na lironi Rrusten ose ne do veprojme. Ne kete kohe me qellim uljen e revoltes Sulltani duke e ditur deshiren e Rrustes per kryerjen e Haxhit e dergon Rrustem Rexhep Kabashin ne haxh. Perfaqesuesit Osman ne Prizren i tha djalit te Rrustes, Ademit; Rrusta eshte nis per haxh dhe se eshte i lir.
Kur Rrusta u kthy ne familje filloj te degjoj do fjale se: Rrusta shkoj prej zori ne haxh. Kur Rrusta degjoj keto fjale vendosi te shkoj me paret e veta per here te dyte ne haxh. Per kete veprim kur u kthye nga haxhi, te gjithe e thirrnin Haxhi Rrustë Kabashi.
Disa nga padija ose qellimisht , myslimanet shqiptare i paragjykojne dhe cfare eshte me keq i quajne tradhetar te Atedheut vetem se pranuan fene islame. Po te ishte keshtu, atehere tradhetar te Atedheut jane edhe te tjeret, pasi te paret tane ishin pagan. Madje edhe sot fare lehte gjen; shprehje, vende, festa dhe toponime pagene. Ndaj eshte mir qe çeshtjen fetare te mos perdoret per perçarje, pasi besimi eshte e drejte universale e çdo individi dhe besimi islam nuk te pengon te duash dhe te luftosh ne mbrojtje te Atedhuet perkundrazi. Po ashtu besimi eshte garantuar nga te gjitha instancat dhe legjislacionet nderkombetare. Shembull tipik qe besimi nuk pengon te duash e te luftosh per Atedhuen eshte Haxhi Rrustem Kabashi i cili ishte kunder osmaneve, por nga ana tjeter ishte besimtar praktikat i fese islame. Aq mysliman ishte saqe ai me paret e tij ndertoj; xhamin ne Korishe, mejtepin si dhe kreu haxhin. Teksa i bente keto Haxhi Rrusta jepte kontribut per krijimin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Per keto veprimtari ai dhe shume te tjere me date 18 gusht 1910 ne qender te Prizrenit u ekzekutuae varje. Sot ne fshatin Korish te Prizrenit eshte i ngritur nje monument ne perkujtim dhe respekt te deshmoreve te ren me date 18 gusht 1910, dhe ato te vitit 1913.

Nga vizita qe kam bere tek shtepia e Ferit Kabashit, viti 2022

Pergatiti
Gezim KOPANI


Shenim:
Meteriali eshte ne perditesim....

August 18, 2022

Kabashasit e Pukës në fshatin Gurrakoc të Istogut , Kosovë

Fotigrafi e bere tek shtepia Ragib Kabashit , Gurrakoc - Istog, Kosove (16.8.2022)
Ne mes Ragib Kabashi, majtas Gezim Kopani , djatas djali i Ragibit, Sadush Kabashi

Si ne shume vende te Kosoves edhe ne fshatin Gurrakoc te Istogut ka mbi 150 familje me origjin nga Kabashi i Pukes. Gjate bisedes me Ragib Kabashin me tregoj: "Ne jemi prej Kabashit te Pukes. I pari i jone Muja ka ardh ne Gurrakoc me tre vellezer sebashku me axhen Kadri."
Te gjithe ne Puke, Shqiperi e din se fshati Kabash i Pukes perveçse eshte fis i pare dhe bajrak i pare, ka qen fshat me popullsi te madhe. Aq shume u popullua fshati Kabash i Pukes saqe te paret kan pas thane: "Kalonin macet nga çatija ne çati." Per shkak te shtimit te popullsis por dhe te mungeses se tokes shume banor te Kabashit migruan brenda fisit, dhe me pas me se shumti migruan ne Kosove dhe vende te tjera te Shqiperise si: Shkoder (Zadrim, Hajmel, Dajç), Kukes (Bicaj,Lume, Novosej), Has (Krum), Prizren (Korish, Kabashi i Hasit Prizren), Viti (fshati me i madh ne Viti eshte fshati Kabash i cili ka mbi 400 shtepi)SkenderajDurres (te ardhur nga Kosova), Gjakovë (Kryezezet), Anamoravë, fshati Gurrakoc te Kllokot, IstogKaçanik,  Diber, Mat, Gramsh, Ersek (Kolonje), Elbasan (Kabashi i Gramshit), deri ne Shkup te Maqedonise se Veriut etj.
Nder te larguarit nga fshati Kabash i Pukes ishte dhe Mujë Kabashi i cili ne Kabash te Pukes qellon te njoh nje çifçi nga Kosova (i cili bente rrugen per tregti ne Shkoder). Ky çifçi banonte ne nje fushe afer Istogut , vend qe sot quhet Gurrakoc. Ai e merr si punetor Mujen. Nuk kalon shume kohe dhe Muja fillon te terheq familjen sebashku me tre vellezerit dhe axhen e tij Kadrin dhe u vendosen me banim ne fshatin Gurrakoc.
Ashtu si une (Gezim Kopani), Ragibi kishte njohje edhe me Kabashasit e tjere qe banojne ne Kosove. Ai me tha: "Kemi njohje me kusherinjet e tjere qe banojne ne Kosove. Ne fshatin Polac te Skenderajt mbajme lidhje dhe takohemi per gezime dhe raste vdekje. Po ashtu mes Gurrakocit dhe Istogut ka Kabashas ne Tomoc. Po ashtu Kabashas ka ne Prigod. Po ashtu Ragibi permendi edhe shtepin e Haxhi Rrust Kabashit ne Korisht - Prinzen. Perveç lidhjes me Puken Ragib Kabashi tha; kemi kusheri te aferm gjaku qe jetojne ne Fieri te Shqiperise me te cilet ruajm lidhjet " etj.

Para shume vitesh, kur ende nuk ishte bere rruga e Kombit, Ragibi sebashku me bashkeshorten e tij Mahin po ktheheshin nga Shqiperi per ne Kosove, por qellon dimer i madh dhe debora bllokon rruget dhe u detyruan te ndalojn ne qytetin e Pukes. Dhe pse kjo u ndodhi, Ragibi ishte i sigurt pasi kusheriri i tyre Ibish Hasani nga Istogu kishte per bashkeshorte nje pukjane, Zanen. Zana eshte vajza e Ibrahim Shkjaut nga fshati Qerret i Pukes. Ne kete kohe Zana dhe Ibishi jetonin ne Gjermani , sikurse dhe sot. Zana shkon shume mir me Mahin aq sa ato e quajne njera-tjetren motra. Per disa dite Ragibi me bashkeshorten qendruan tek shtepia e Imer dhe Fatmir Shkjaut."
Keshtu une, Gezim Kopani si dhender tek Imer Shkjau , por edhe si Kabashas njoha familjen e Ragib Kabashit te cilen e vizitova me date; 16 gusht 2022.

Familja e Ragib Kabashit eshte e madhe dhe e njohur jo vetem ne Gurrakoc dhe Istog por ne gjithe Kosoven ku nder te tjera, vajza e Ragibit Serbeze Kabashi Muçaj eshte nje nder doktoreshat radiologe me te njohura ne Kosove. Ajo per dy mandate ka qene drejtoresh ne Spitalin e Prishtines QKUK dhe ligjeron ne disa Fakultete te Kosoves.
Ashtu sikurse Mujë Kabashi i cili ishte i dhene mbas blektoris edhe pasardhesit e tij HasaniRagibi u mor me mbarshtimin e bagetive, gjedheve duke e trashiguar keshtu djemve te tij Sadushi dhe Hajriu. Sot ferma e dy djemve te Ragibit eshte nje nder fermat me te medha te Kosoves. Nder te tjera kjo ferma ka mbi 300 krer lop.
Nder lagjet e vjetra te ketij fshati eshte lagje e vjeter e krijuar nga Kabashasit e cila sot emertohet me emrin Brahim Uka ndersa disa rruge te tjera te ketij fshati mbaje emrat e: Smajl Kabashi, Muj Kabashi, Besim Kabashi etj. Fshati Gurrakoc eshte fshat i madh dhe i bukur. Eshte fshat mjaft prodhues dhe ka uje te bollshem i cili vjen nga Istogu i cili me makin eshte jo me shume se 10 km larg fshatit Gurrakoc. Fshati ka shtepi te bukura, rruge te shtruara, hotel, institucione shteterore vendore si; ambulance, shkolle, xhami etj.

Brezat e familjes se Ragibit jane: Kadri, Zenun, Muj, Hasan , Ragib, Sadush dhe Dren Kabashi.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Ju mund te lexoni edhe per Kabashasit e Prizrenit duke klikuar ketu: Në fshatin Kabash të Prizrenit

Po ashtu mund te mesoni me shume mbi fshatin Kabash te Pukes duke klikuet ketu: Fisi i Kabashit

August 11, 2022

Jeta e profetit Nuh a.s.

Tabllo ilustruese e anijes se profetit Nuh a.s.

Historia e profetit Nuh a.s. eshte madheshtore, pasi ajo tregon ngjarjen e madhe te Tufanit kur toka u permbyt me uje. Per shkak se profeti Nuh a.s. ndertoi nje anije ku vendosi çifte nga çdo lloji krijese, ai konsiderohet si babai i dyte i njerezitmit, pas profetit Adem a.s. Aq i veçante ishte profeti Nuh a.s. saqe Allahu xh.sh. nje sure ne Kur'an e ka emertuar me emrin Nuh.
Profeti Nuh a.s. erdh pas profetit Idris a.s. Allahu xh.sh. e zgjodhi profetin Nuh a.s. per te drejtuar njerezit ne besimin ndaj Allahut xh.sh. pasi ato kishin devijuar. Tregohet se diku ne Mesopotami (me te cilin askohe mendohet se benin pjese; Iraku, Kuvajti, Turqia, Siri, Irani etj) jetonte Lameku (djali i Meteveshliut ) i cili kishte shume femije, nder te cilet dhe Nuhun a.s.
Iben Abasi ka thene: "Mes profetit Adem a.s. dhe Nuhut a.s. ka pas dhjet breza dhe te gjithe ishin mysliman." (Buhari) 
Profeti Nuh a.s. u zgjodh nga Allahu per te drejtuar njerzit ne rrugen e drejte. Nga Iben Abasi kemi: "Njerezit filluan te bejne statuja disa njerezve te cilet i quanin njerez te mir si Vedi, Suva, Jakun , Nesri (djem te Ademit a.s.). Aty ku banonin aty ndertonin statujat e tyre porse nuk i ardhuronin, por vdiq brezi qe beri statujat dhe brezi i ri ndryshe nga te paret e tyre filloi te adhuronin statujat." (Buhari)

Iben Ebi Hatimi ka transmetuar (permendet zingjiri) se: "Vedini ka qene njeri i mir, mysliman dhe njerezit e donin. Kur vdiq, njerezit u bashkuan rreth varrit ne Babiloni duke ndjer dhimbje per te. Kur iblisi shikoi dhimbjen dhe pikellimin e tyre shkoj tek ata ne formen e njeriut dhe kur u ba pjese e njerezve rreth varrit te Vedinit u tha: Shikoj qe jeni merzitur per humbjen e njeriut tuaj te dashur, prandaj dua tju propozoj nje pune qe nese e beni nuk keni per ta harruar me Vedinin. Ata i tha; Urdhero na thuaj! Shejtani ne forme njeriu u tha; Ju propozoj te beni nje statuj te Vedinit e pastaj te bashkoheni rreth saj ne shenje perkujtimi per Vedinin. Po! thane njerzit dhe keshtu ben statujen dhe filluan ta perkujtojne Vedinin. Djallzia e shejtanit nuk perfundoj me kaq, pas disa kohesh u tha njerezve; Pse nuk beni nga nje statuj te Vedinit dhe ta keni gjithsecili ne shtepit tuaja. Njerezve ju pelqeu propozimi dhe ashtu ben..." 
Keshtu shejtani filloi ti devijoj nga rruga e drejte te gjithe derisa brezat e ardhshem avancuan nga statuja tek potreti e per te vijuar deri tek figura ku besonin se; Sa me e arrir te jete figura e piktoruar aq me qart shprehnin adhurimin e tyre ndaj njeriut te mir te cilen e quajten Vedd. 
Ky eshte momenti kur njerezit kishin harruar Allahun duke adhuruar statuja, potrete, piktura etj. Ne kete kohe Allahu xh.sh. i dergoj atij populli te derguarin e tij Nuhun a,s. qe ti therras njerezit ne adhurim ndaj Allahun xh.sh. Nje te vetmin, i cili nuk ka shok.
Profeti Nuh a.s. ka qene pejgamberi i pare (resul) qe Allahu xh.sh. ka derguar (zgjedhur) ne toke tek njerezit. Per kete Profeti Muhammedi a.s. thote: "Diten e shefatin njerezit do shkojn tek Ademi a.s. ku i thone: Nuk e shikon se ne cfare gjendje jemi , ndaj ti je Ademi qe Allahu e krijoi me doren e Vet, te dha fryme nga Shpirti i Shenjte, urdheroi meleket te te perulen, te vendosi ne xhennet, prandaj lutju Allahut per ne! Ademi a.s. u thote: "Zoti im, si kurre me pare eshte hidheruar shume. Ai (Allahu) me pat ndaluar nje pem dhe une nuk e degjova, ndaj shkoni tek Nuhi a.s. Atehere ata do shkojn tek profeti Nuh a.s. te cilit i thone: "O Nuh! Ti je pejgamberi i pare qe Allahu i dergoi njerezve ne toke dhe Allahu te ka quajtur "Rob falenderus" shiko se ne cfare gjendje jemi ndaj lutju Allahut per ne! Profeti Nuha a.s. u kthen te njejten pergjigje si Profeti Adem a.s..... dhe me pas hadithi vijoj deri kur ata do te shkojne tek profeti Muhammed a.s." (Muslimi)

Kur profeti Nuh a.s. arriti tek populli i tij i thirri ata qe te adhurojne vetem Allahun xh.sh. te Vetmion, i Cili nuk ka shok dhe perveç Tij te mos adhurojne tagutin dmth idhuj, statuja (me tagut kuptohet idhujtaria, statuja, rruga e shejtanit, magjistaret etj)
Allahu xh.sh. thote: "Ne e derguam Nuhun tek populli i vet dhe i tham (Nuhut); Terhiqja veretjen popullit tende para se ata t'i gopdase denimi i rende. E Nuhu tha: O populli im, une jam i derguar i Allahut te ju dhe ju them: Adhuroni vetem Allahun, kini frike prej Allahut dhe me degjoni. Ai u fal gjynhet tuaja dhe ju jep jeten deri ne nje afat te caktuar pa ju demtuar, e kur te vije afati i caktuar prej Allahut, ai nuk shtyhet per me vone, nese doni ta dini." (Nuh; 1-3)
Populli kur degjoj fjalet e Nuhut a.s. i than: "Vertet mendojme se ti je i çmendur.(Araf; 60) Profeti Nuh a.s. u thote: "O populli im! Nuk jam i çmendur por jam Pejgamber i Allahut dhe jam para jush tju tregoj per urdherat e Allahut dhe ju keshilloj ju paso une di nga Allahu ate qe ju nuk e dini." (Araf; 61-62) 

Kaloj nje kohe e gjate dhe thirrja e profetit Nuh a.s. ndaj popullit te tij ende vijonte aq sa te moshuarit lenin porosi djemve qe kur te shtohen me femije te mesonin femijet e tyre qe te mos e e besojne Nuhun, keshtu ata filluan te rrisin edhe femijet ne rrugen e gabuar. 
Allahu xh.sh. thote: "Ata (populli ne kohen e Nuhut) thane: O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate polemiken tone. Urdhero,nese flet te verteten, sille ate me te cilen nga kerconon , te na godas denimi. Nuhi a.s. u tha: Ate ju sjell vetem Allahu nese deshiron, dhe ju nuk mund ta pengoni." (Hud; 31-33)
Me pas Nuhu a.s. ju drejtua Allahu xh.sh. duke thene: 
"O Allah, Zoti im! Une e thirra popullin tim naten e diten por thirrja ime vetem ua shtoj largimin.
Sa here qe une i thirrja ata per tu falur ti o Allah gjynahet, ata i venin gishtat e tyre ne vesh dhe mbulonin kokat me rrobat e tyre dhe vazhdonin ne te tyren me nje mendjemadhesi te madhe.
I thirra haptazi e shume here edhe fshehurazi, U thash:
"Kerkoni falje tek Allahu Zoti juaj, se Ai (Allahu) vertet fale shume.
Ai ju leshon nga qielli shi me bollek.
Ju shumon pasurin dhe femijet.
Ju ben te keni kopshte dhe ju jep lumenj.
Çfare eshte me ju qe Allahun nuk e adhuroni? Kur Allahu ju krijoj ne disa etapa (nga Nutfah dhe pastaj Aleka...). A nuk e shikoni se si Allahu ka krijuar shtat qiejt pale nje permbi nje? Dhe e ka bere henen drite ne te dhe e ka bere diellin llambe ndriçuese. Dhe Allahu ju krijoj prej dheut (tokes) si bima. Pastaj Ai (Allahu) do t'ju ktheje ne dhe (ne toke) dhe do t'ju nxjerre perseri prej saj. Allahu e ka bere token te hapur (te sheshte) pakufi, qe ju te mund te ecni ne te me rruge te gjera.
(Nuh;10-20) 
Me pas profeti Nuh a.s. i thote Alllahut:
"O Allah , Zoti im! Ata me kundershtuan, ata shkuan pas pasanikeve, te cileve pasuria dhe femijet e tyre vetem ua shtuan deshperimin, ata pasaniket u kurdisen atyre kurthe shume te medha duke u thene: Kursesi mos braktisni zotat tuaj, mos braktisni Vedan, as Suvan , as Jegutin, as Jeuken dhe as Nesren. Ata pasaniket i ben te humbur shume njerez, dhe ti O Allah zullumqareve mos u jep tjeter veçse humbje, kjo per shkak te gjynaheve te tyre..." (Nuh; 21-24)
Pas kesaj Allahu xh.sh. i thote profetit Nuh a.s; "Nuhut a.s. i qe shpallur: O Nuh nga populli yt nuk do te besoje me askush, perveç atyre qe te kan besuar deri me tani, prandaj mos u merzit per ata qe bejne ato. Ndaj ti (o Nuh) perfundoje nje anije te cilen do e mbarosh nen mbikqyrjen (ndihmen) Tone dhe me mesimet Tona, dhe mos mu lut Mua (Allah) per ata qe bejne zullum, pasi ata gjithqysh tashme jane te permbytur.(Hud;36-37)
Tashme koha ishte plotesuar dhe populli nuk e besonte me Nuhun a.s., Nuhu a.s. tha: "Zoti im me ndihmo!" (El Muminun; 26)  Allahu xh.sh. ju pergjigj duke i thene: "Ne i shpallem Nuhut; Nderto anijen ne mbikqyrjen Tine dhe sipas urdherit Tone, dhe kur te vije urdheri Yne dhe te ashpersohet gjendja atehere ti ngarko ne te prej secilit lloj nga nje çift (pale) edhe familjen tende, me perjashtin te atij ndaj te cilit ka mar fund vendimi, kunder tij premos kerkoj falje prej Meje per ata qe jane gjynahçar seose jane te permbytur. Dhe kur te vendosesh ti dhe kush eshte me ty ne anije, atehere thuaj: "Elhamdulilahil-ledhi nexh-xhena minel kavmil dhalimin. dmth; Falendaruar qofte Allahu i cili na shpetoj prej popullit te prishur!" dhe thuaj: Zotiim me zbarko ne nje vend te bekuar, se Ti (Allah( je me i mire i atyre qe bejne vendosjen." (El Muminun; 27-29)
Para ndodhis se madhe Tufanit , pra permbytjes me uje Allahu xh.sh. urdheroj Nuhun a.s. qe te mbjell nje dru duke i treguar vendin, tek mali i quajtur mali Xhudij aty ku edhe banonte (mendohet se ishte druri Tiku ose Tectona grandis qe vlersohet veçanarisht per reziostencen ndaj ujit. Per kete arsye Tiku perdoret per ndertimin e varkave dhe objekteve te tjera qe jane ne kontakt me ujin. Ky dru rritet ne disa vete te Indis, Azize juhlindore etj).
Thuhet se per rreth njeqind vjet Nuhu a.s. ka mbjell pem te cilat u rriten. Allahu urdheroj Nuhaun a.s. qe me drunjet e pemeve te ndertoj nje anije te madhe e cila ishte e gjate rreth tetedhjete arshin dhe te gjere pesedhjet arshin dhe te ishte tre kateshe, kati poshtem te ishte per kafshe, i mesmi per njerezit ndersa i treti per shpend. Kur mori urdherin e ndertimit te anijes profeti  Me ndihem dhe mesimet e melekut Xhebrail profeti Nuhu a.s. filloj ndertimin e anijes. Nga ana e pasme ndertoj dyert ndersa siper ishte e mbrojtur me nje si çati e harkur.
Kur profeti Nuh a.s. po ndertonte anijen ne nje vend pa uje tek nje furre, ne toke njerzit i than: "Nuhu a.s, ndertonte anijen dhe paria e popullit te tije sa here qe kanlonin pran Nuhut e perqeshnin. Nuhu a.s. u thoshte: Nese talleni me ne, edhe ne do te tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju! Ma vone do e kuptoni se cili do ta pesoj denimin e turpshem dhe mbi cilin do jete denimi i perjetshem." (Hud; 38-39)
Kur koha ishte plotesuar dhe uji nisi te gufoj nga cdo ane Allahu xh.sh. i thote profetit Nuh a.s.; "Kur erdhi urdheri yne dhe uji gufoj prej furres (vend ku piqet buka), Ne i thame Nuhut a.s.; Ngarko ne anije çdo krijese nga nje çift edhe familjen tende, perveç atyre qe eshte marr vendimi i hershem kunder ti, dhe ngarko edhe kush ka besuar, po perveç nje pakice nuk i kishin besuar atij. Nuhu tha: Hipni ne anije me emrin e Allahut ajo lundron dhe ndalet. Vertet Zoti im eshte qe fale shume, eshte meshirues."(Hud;40-41)
Uji filloj te pushtoj siperfaqen e tokes as sa filluan te permbyten vendbanimet. Niveli i ujit u rrit aq shume saqe ai mbuloj kodra e male derisa ai arri majet me te larta. Aq i madh ishte Tufani saqe dallget arrinin lartesit e maleve. Ne muajin Rexhep Nuhu a.s. tha: "Hipni ne anije pasi me emrin e Allahut ajo lundron dhe ndalon." (Hud; 41) Per shkak te ujit te madhe qe po rritej vazhdimisht, anija filloj te leviz dhe ketu Nuhu a.s. tha: Bismilah! Allahu xh.sh. i pat thene profetit Nuh a.s. qe kur te hipte ne anije te thoshte: "Elhamdulilahil-ledhi nexh-xhena minel kavmil dhalimin. dmth; Falendaruar qofte Allahu i cili na shpetoj prej popullit te prishur!" dhe thuaj: Zotiim me zbarko ne nje vend te bekuar, se Ti (Allah( je me i mire i atyre qe bejne vendosjen." (El Muminun; 27-29)
Kur te gjithe ata qe kishin besuar Nuhun a.s. kishin hypur ne anije verejti se djali i quajtur Kenan nuk kishte hypur. Edhe bashkeshortja e Nuhut a.s. ishte jobesimtare madje bashkeshortja e Nuhut a.s.dhe e profetit Lut a.s. permenden ne Kur'an si dy gra qe ishin te martuara me dy robe te ndersehm por ato i tradhetuan.(Tahrim; 10)
Para se te ndodhte Tufani profeti Nuh a.s. ishte lutur Allahut xh.sh. qe te shpetonte besimtaret dhe familjen e tij shikoj djalin jasht anijes te cilit ju drejtua: "Kur anija lundronte me ta neper vale si kodra, Nuhu thirri djalin e tij qe ishte ne nje vend te ndar (te lart) duke i thene: "Biri im! Hip bashke me ne, ne anije dhe mos u bej me mohusit! Djali i tha: "Une do te ngjitem ne nje koder qe te me mbroj nga uji. Nuhu a.s. i tha: Nuk ka sot mbrojtes prej denimit te Allahut, pervec atij qe Allahu e ka meshiruar. Dhe vala hyri mes tyre te dyve e djali u mbyt ne uje." (Hud; 42-43)
Kur djali ju mbyt dhe ne anije ndodhej bashkeshortja e tij e cila ishte e ulet dhe kur para Tufanit Nuhu a.s. i kerkoj Allahut xh.sh, qe ta ruaj familjen e tij i tha Allahut xh.sh;
"Zoti im, djali im eshte i familjes time, dhe premtimi Yt ishte i sakte, ndersa Ti Allah je me i drejti i te drejteve!" (Hud; 45)
Allahu xh.sh i tha Nuhut a.s; "O Nuh! Ai djali nuk ishte nga familja jote per te cilin te premtova se do ti shpetoja. Ai ishte prej punekeqes (nga tradhetia e bashkeshortes tende), e ti mos me kerko Mua ate qe nuk di. Nuhu a.s. tha: Zoti im! Une mbeshtetem ne mbrojtjen Tende qe te mos kerkoj prej Teje ate per cfare nuk kam njohuri, dhe ne qofte se nuk me fal mua dhe nuk me meshiron Ti (Allah) do jem i humbur!" (Hud; 46-47) 
Per popujt qe devijuan dhe nuk besuan te Derguarit e Allahut xh.sh, Allahu xh.sh. thote: 
"O Muhammed para tyre (paganet e Mekkes te cilet te mohuan ty) paten mohuar Allahun edhe populli i Nuhut, edhe banoret e Resit (bunarit), populli i Themundit, edhe Adi, edhe Faraoni edhe vellezerit e Lutit, edhe banoret e pyllit (Ejkes) edhe populli Tubes-Tubeit; secili prej tyre mohoi te Derguarit e tij, atehere e merituan ndeshkimin Tim (tha Allahu xh.s)(Kaf-12-14)
Nga Aishja r.a eshte transmetuar se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nuhu a.s. ka jetuar ne mesin e popullit te tij rreth 950 vite. Ai mbolli nje dru i cili rritej shume dhe u be i degezuar. Pastaj e preu dhe nga ai filloj te ndertonte nje anije. Disa njerez kur kalonin e perqeshnin duke i thene: Po nderton anije ne toke te thate, po si do lunderoje pa uje?Ai u thoshte; Do vije koha e do ta kuptoni. Kur e perfundoj anijen dhe kur uji filloj te veshoj nga cdo ane, nena e nje femije u friksua per bebin e saj. Kur i arriti uji deri ne fyt e ngriti femijen lart, megjithate qe te dyja u mbyten. Sikur Allahut ta kishte meshiruar ndonje nga populli i Nuhut a.s., atehere do ta kishte shpetuar nenen e asaj fohsnje." (Taberani)
Nena e foshnjes tregohet si mitologji se ka qene nje grua e gjate e cila ishte aq e gjate saqe me duart e saj zinte peshq lehtesish ne thellsit e detit. Ajo kur e paska shikuar Nuhun duke ndertu anije ne mal e paska perqesh ate. 
Gjate qendrim ne anije, vetem Nuhut a.s. Allahu xh.sh. kishte lejuar qe te shtohet me femije. Nuhu a.s. u shtua me tre djem; Sami, Hami dhe Jafeti-Jafeth. (Dijetaret islam ka thene se: Nga Semi jane arabet, nga Hami jane abisinet ndersa nga Jafethi jane bizantinet helen me origjin nga Rumiu, Lubtiu, Junani dhe Jafeth e ne fund Nuhi. (Ahmeti). Te tre djemt e tij ka pas po ashtu nga tre djem. Disa thone se nga Sami linden arabet, bizantinet greket, dhe persianet. Nga Jafethi jane ; sllavet, turqit, dhe Jexhuxh dhe Mexhuxhet, ndersa nga Hami jane; berbaret, kopt dhe njerzit me ngjyr (zezaket).(Buhariu)

-Shejtani ne anijen e profetit Nuh a.s

Gjate ndodhis se Tufanit ne kohen e Profetit Nuh a.s. shejtani (iblisi) pas marr pamjen e nje plaku dhe paska hyp ne anijen e Nuhut a.s. Pas nje fare kohe Nuhu a.s. dallon plakun te cilin nuk e njihte, ndaj vendos ta pyes; "-Nuhu a.s.; Kush jeni ju dhe si ndodheni ne anijen time?
-Shejtani; Jam ketu per te marr drejtimin e anijes duke te prish ndjeksit dhe shoket e tu.
Nga pergjigjia Nuhu a.s. e kuptoj se ai ishte shejtani dhe i kerkoj te largohet, por shejtani i thote:
Si me largove si nuk me largove ta dish qe shoket  (besimtaret) qe te ndjekin kam per ti shkaterruar nepermje pese gjerave, nga te cilat tri po ti tregoj.
-Nuhu a,s i thote; Dua te me tregosh ato dy gjerat qe ti deshiron ti mbash fshehte.
-Shejtani i thote; Ne rregull. E para eshte mendjemadhesia (zilia, mosbidnja) dhe e dyta eshte kureshtja (harresa dhe deshira per te dit te ardhmen). Dhe shejtani vazhdon duke thene: Ishte mendjemadhesia ime qe kisha qe une te denohem nga Allahu dhe ishte kureshtja ajo qe e beri Ademin ta nxjerr nga xhenneti."

Nese do shikojme ate cfare ka ndodhur me djemt e Nuhut a.s. mesojme se; Nuhu a.s. e paska mallku Hamin pasi asi nje here teksa babai i tij Nuhu a.s. po flinte i qenka zbuluar trupi dhe ky (Hami) e paska shikuar dhe nuk e mbuloj me rroba, por kete veprim e dalluan vellezerit e tjere te cilit i treguan Nuhut dhe Nuhu a.s. e ka mallkuar dhe u lutur qe ti nderrohej fara (rraca) e tij.
Nga Ibni Abbasi trasmetohet se: "E kan pyetur profetin Isa a.s. - Mund te na ngjallesh dike nga ato te anijese Nuhut a.s. qe te na tregoj ndonje gje? Pasi profeti Isa a.s. pranoj shkoj bashk me ta tek nje muran prej te ciles mori nje grush dhe dhe Isai a.s pyeti shoqeruesit; E dini cfare eshte kjo? Jo i than! Isai tha; Kjo eshte thembra e Hamit te birit te Nuhut a.s. Pastaj Isai a.s. e goditi dheun me shkop duke then: Ngrihu me lejen e Allahut! Dhe nga murani u ngrit  nje njeri duke shkundru pluhurin ne flok e mjeker. Profeti Isa a.s. e pyet; A keshtu me mjeker e flok te thinjura ke vdekur? Hami i thote:Jo, kam vdekur i ri, por mendova se kur u urdherova te ringallem thash se erdh dita e Gjykimit ndaj prej frikes floket dhe mjekra u ben bardh. Isai a.s. i thote: Na trego dicka mbi anijen e Nuhut a.s. Hami i thote persanat e anijes, ishte tre kateshe etj. Per shkak te kafsheve u zhguan plehrat dhe situata u rendua, Allahu frymesoj Nuhun a.s. qe te prek bishtin e elefantit prej te cilit doli derri dhe dosa te cilet filluan te hajn plehrat. Miu filloj te zhbiroj anijen dhe prej hundes se luanin beri te dal nje maçok dhe nje mace  te cilet perzenin miun. Isai a.s. e pyet: Si e mesoj Nuhu a.s. qe se çdo gje mbi siperfaqen e tokes eshte e permbytur? Hami i thote:Dergoj sorren qe te kontrollonte por ajo hasi ne kufoma dhe qendroj mbi ta dhe nga kjo Nuhu a.s. per shkak se sorra nuk kreu detyren e mallkoj me ushqimin e kufomave. Prandaj sorra nuk jeto afer shtepive te njerezve. Pastaj dergoj pellumbin i cili u kthye ku ne sqepin e tij mbante gjethe ulliri ndersa kembet i kishte me balte. Ne kete rast Nuhu a.s. e kuptoj se uji eshte terhequr dhe ne vlersim pellumbit i dhe nje varse te gjelber rreth qafes dhe u lut qe te jete i sugurt dhe i paqes. Prandaj pellumbat jetojne afer shtepive te njerezve. Njerezi qe shoqruan profeti Isa a.s. i than: A ta marrim Hamin ne shtepit tona qe te mesojm edhe me shume? Isai a.s. u tha: Si do vije ai me ju kur koha per te qendruar ketu eshte caktuar? Me pas profeti Isa a.s. u thote Hamit; Me lejen e Allahut ktheu ku ishe. Dhe ai perseri u be dhe." (Taberani)
Per shkak te tufanit te madh mbi superfaqen e tokes kishte pushuar jeta. Çdo gje ishte mbytur me perjashtim te atyre qe ndodheshin ne anije dhe ne thellsit e deteve. Tufani vijoj per rreth gjasht muaj. Gjate kesaj kohe profeti Nuh a.s. dergonte here pas here pellumba per te kontrolluar mbi uje se a ka filluar terheqja e ujit apo jo. Tregohet se heren e fund dergoj pellumbin ai u ktye me nje dege ulliri, me kete rast Nuhu a.s. kuptoj se uji ishte terhequr. Ne kete rast profeti Nuh a.s. ju lut Allahut xh.sh. duke thene:
"Rrabii enzilni munzelem-munereken ve ente hajrun min badihim karnen eharin" dmth; "Zoti im! Me bej te zbres (zbarkoj) ne nje toke te bekuar, pasi Ti (Allah) je me i Miri qe na nxjerr ne toke!"(El Muminun; 29)
Kur u ben gjasht muaj, pikerisht ne muajin muharrem dhe pikerisht ne diten e dhjete te ketij muaj e cila njihet si dita e Ashures Allahu xh.sh. urdheroj token te perbije ujin. Allahu xh.sh. urdheroj token:
"Oj toke, perbije ujin tend, dhe o qiell nderpreje shiun. Uji u terhoq, urdheri u zbatua dhe anija u ndal ne kodren Xhudij, e u tha; I shkaterruar qofte populli mizor!" (Hud; 44) 
Ne kete kohe Allahu xh.sh. i thote Nuhut a.s.; "O Nuh! Zbarko dhe qofsh i shpetuar nga ana Jone, me begati per ty dhe per ato qe jane me ty, e nje populli tjeter do ti mundesojme perjetime, e pastaj me vone do t'i godas denimi i dhembshem nga ana Jone." (Hud; 48)
Nuhu a.s. zbriti ne kodren El Xhudij dhe aty filloj te ndertoj jeten ku ndertoj nje fshat te quajtur Themani (dmth tetedhjete) kjo pasi flisnin tetdhejte gjuhe dhe ngase nuk kuptonin njeri tjeterin profeti Nuh a.s. bente perkthim. Per shkak se shpetuan Nuhu a.s. beri kurban per hire te Allahut nga te gjitha kafshet dhe nga gjitha shpendet e lejuara. Per kete Allahu xh.sh. premtoj se kurre me deri diten e Kijametit nuk do ta permbyt token dhe ne shenje perkujtimi te ketij permtimi do jete ylberi ne retë. Ibn Abbasi transmeton se; "Ylberi eshte shenje treguese se nuk ka tufan." Pas therrjes se kurbanave ne shenje falenderimi ndaj Allahut xh.sh. qe i shpetoj profeti Nuh a.s. filloj te mblidhte gjerat qe kishin ngelur, thuhet se ai mblodhi : grur, qiqrra, fasule etj. Me keto ato gatuan nje ushqim e cila sot quhet Ashure.

Pas zbritjes ne toke profeti Nuh a.s. mendohet se ka jetuar edhe rreth 350 vite te tjera te cilat i kaloj ne ibadet ndaj Allahut. Gjate jetes se tij profeti Nuh a.s. beri Haxhin dhe mbajti agjerim.
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nuhu a.s. ka agjeruar gjate gjithe kohes, perveç diteve Fiter Bajramit dhe Kurban Bajramit." (Ibn Maxhe) Ndersa ne nje trasmetim tjeter kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nuhu a.s. ka agjeruar gjithe kohen, perveç ditet e Fiter Bajramit dhe Kurban Bajramit. Davudi a.s. nje dite agjeronte e nje dite nuk agjeronte, Ibrahimi a.s. agjeronte nga tre dite te çdo muaji." (Taberani)
Ibn Abbasi ka thene: "Muhammedi a.s. duke udhetuar per ne haxh kur arrit ne luginin Usfan i thote Ebu Bekrit; Cila eshte kjo lugin? Ai tha; Eshte lugina Usfan. Muhammedi a.s. tha: Ketu ka kaluar profeti Nuh a.s., Hudi a.s., Ibrahimi a.s. ne devet e tyre te reja, me kapistra te bera dhurat nga te tjeret. Keshtu ata e kryenin haxhin ne qabe." 

Kur profetit Nuh a.s. ju afrua vdekja porositi djalin e tij. Per kete Muhammedi a.s. tha: "Kur Nuhut a.s. ju afrua vdekja i tha djalit te tij; Te urdheroj dy gjera; dhe te ndaloj dy gjera te tjera. Te urdheroj te thuash La ilahe il Allah pasi nese do vendosen 7 qiej e 7 toke ne njerean e ne ante tjeter fjala La ilahe il Allah do peshoj me shume. Te ndaloj shikun dhe mendjemadhesin." (Ahmedi)
Disa thone se profeti Nuh a.s. ka vekur diku afer Qabes ku edhe ka varrin disa te tjere thone se varri i tij ndodhet ne nje vend tjeter.

Duaja e profetit Nuh a.s.

Allahu ne Kur'an na ka bere te ditur se Profeti Nuh a.s. i eshte drejtuar Allahut xh.sh, me nje lutje madheshtore e cila eshte: "Rab-big firli ve livalidej-je ve limen dehale bejtije mu-minen ve lilmu minijne vel mu minati ve la tezididh-dhalimine il-la tebera." d.m.th;" Zoti im, me fal mua dhe prinderit e mir, dhe ata qe hyjne ne shtepin time, duke qene besimtare, dhe besimtarët dhe besimtaret, ndersa jobesimtareve mu u shto tjeter, vetem deshperim!" (Nuh; 28)

Pas vdekjes se profetit Nuh a.s. djemt e tij u shtuan, por nder djemt me te njohur ishin: Sami, Hami dhe Jafeti. Sami u shtua me disa femije ku me i njohuri qe Shalehu i cili u shtua me disa femije. Me i njohur nder femijet e tij eshte Hudi a.s. te cilin Allahu xh.sh, e dergoj tek populli i Adit per ti udhezuar ne rrugen e drejte.

Pergatiti
Gezim KOPANI


Ju mund te mesoni me shume duke klikuar: Jeta e Profetëve

__________
1. Nuhi a.s. ishte zdrukthëtar po ashtu edhe Zekerija a.s. 

August 05, 2022

Rëndesia e pendesës - tevbe

Pendesa (tevbe) ne besimin islam ze vend te veçante pasi ajo eshte mundesi e arte nepermjet se ciles  njeriu mund te pastrohet nga gjynahet e ndryshme qe kan bere.  Per kete Allahu xh.sh. ka zbrit nje sure ne Kur'an me titull: Et Tevbe. Kjo sure eshte nje prej sureve te fundit qe i eshte shpallur profetit Muhammed a.s. Quhet Et Tevbe pra Pendimi. Per pendimin (tevbe) Allahu xh.sh. thote ne Kur'an: "Pendohuni te gjithe tek Allahu, o besimtare, ne menyre qe te gjeni shpetim.- arb;Ve tubu ila Allahi xhemiian ejjuhel muminune leal-lekum tuflihun." (En Nurë; 31)
Ndersa ne nje hadith kudsij profeti Muhammed a.s. ka thene se Allahu xh.sh. ka thene: "O roberit e mi! Ju gaboni gjate nates dhe dites, ndersa Une (Allahu) ua fal gjynahet te gjitheve, prandaj me kerkoni falje te gjynave se Une (Allahu) ua fali ato." (Muslim)

Qe pendesa te pranohet tek Allahu xh.sh. ajo duhet te jete e sinqerte dhe te mos perseritet me.
Allahu xh.sh. thote: "Nuk eshte pendim i pranueshem i atyre qe vazhdimisht bejne pune te keqia dhe vetem atehere kur t'i vije vdekja ndonjerit prej tyre, thote: Une tani u pendova! e as i atyre qe vdesin duke qene jobesimtare. Ndaj tyre kemi pergatitur denim te ashper." (En Nisa; 18)
Pra njeriu ka mundesin e pastrimit te vetes nga gjynahet, por me kusht qe mos ti perseris. Kur njeriu ben gjunah Allahu xh.sh. ia shtrin doren e pendeses. Per kete Profetit Muhammed a.s. thote: "Vertet Allahu xh.sh. shtrin doren naten qe tia pranoj pendesen njeriut qe ka bere gjynah per qe ben tevbe tek Allahu. Allahu xh.sh. e shtrin doren edhe diten qe njerezit te pendeohen per gjynahet qe kan bere."(Muslim) Kur njeriu ben gjynah ai duhet menjehere te pendohet. Mundesia e berjes tevbe (pendes) pra te kerkimit falje nga Allahu eshte gjate gjithe jetes, naten apo diten, madje deri afer vdekjes. Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu xh.sh. ia pranon pendesen robit te vete perderisa nuk i ka ardhur shpirit ne fyt (per ti dal)." (Tirmidhi)

Njeriu sado gjynahe te kete bere asnjehere nuk duhet te humb shpresen tek Allahu xh.sh. e te thote; une kam bere shume gjynahe dhe nuk me fal Allahu, jo por duhet te pendohesh sinqerisht duke i kerkuar falje Allahut xh.sh. dhe nese kete e ben me sinqeritet dhe nuk e perserit gjynahun Allahu xh.sh. do ta fal gjynahun. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Thuaj (O Muhammed njerezve): O roberit e Mi, te cilet e keni ngarkuar me shume gabime veten tuaj, mos e humbni shpresen ndaj meshires se Allahut, vertet Allahi i fale te gjitha gjynahet. Ai (Allahu) fal shume dhe eshte meshirues." (Ez Zumer; 53) Ndersa ne nje ajtet tjeter Allahu xh.sh. thote: "Njoftoji robet e Mi se vertet Une jam Ai (Allahu) qe fal shume dhe meshirues i madh." (El Hixhir; 49)

Allahu xh.sh. thote: "...Allahu i do ata qe pendohen dhe ato qe ruhen nga punet e ndyta e te neveritshme." (El Bekare; 222)
Mbi sinqeritetin e pendeses Allahu xh.sh. thote: "Pendim i pranueshem tek Allahu xh.sh. eshte vetem ai i atyre qe e bejne te keqen (gjynahun) ne mosdije dhe pastaj shpejt pendohen, te tilleve Allahu ju  pranon pendimin, pasi Allahu eshte me i dijshmi, me i Urti." (En Nisa; 17)

Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Betohem ne emer te Atij (Allahut) ne doren e te Cilit eshte jeta ime se; nese ju nuk do benit gjynahe, Allahu do tju merrte jeten dhe ne vendin tuaj do te sillte njerez te tjere te cilet bejne gjynahe dhe pastaj do ti kerkonin falje (pendes) Allahut dhe Allahu do ti falte ato." (Muslimi) Ndersa ne nje hadith tjeter thote; "Te gjithe bijte e Ademit (njerezit) jane gjynahqare, ndersa gjynahqaret me te mire jane ato qe pendohen." (Tirmidhi)

Sigurisht pendesa eshte per te gjithe, aq sa dhe vete profeti Muhammed a.s. bente disa here tevbe. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "O njerez! Pendohuni tek Allahu duke bere istigfar (kerkim falje te gjynaheve nga Allahu xh.sh), pasi dhe une njeqind here ne dite pendohem tek Allahu xh.sh. dhe kete e shoqeroj duke thene:pendohem tek Allahu - etubu ila Allah" (Muslim)
Nje nder momente qe profeti Muhammed a.s. bente istigfar ishte pas selamit te namazit. Per kete Numani r.a ka thene: "Profeti Muhammed a.s. kur perfundonte faljen e namazit kerkonte falje nga Allahu xh.sh. tre here duke thene: Estagfirullah." (Muslim)

Perveç profetit Muhammed a.s. tevben (pendesen apo istigfarin dmth kerkim falje) e gjejme edhe tek profetit e tjere. Kujtoj ketu kur profeti Adem a.s. sebashkue me Havan ran pre e mashtrimeve te shejtani i cili u tha se nese hani nga kjo pem do beheni melek, do jeni te perjetshem dhe ato u mashtruan. Allahu xh.sh. i thote Ademit a.s.; "A nuk ju ndalova juve ate peme dhe a nuk ju thash se shejtani eshte armiku i juaj i hapt?" (El Araf; 22), pas kesaj Allahu xh.sh. i tha Ademit a.s.; "Zbrisni (ne toke) si armiq te njeri-tjetrit" (Sad; 83). Kur ran ne toke Ademi a.s. filloj ti kerkoj falje Allahut xh.sh. por nuk mori pergjigje. Profeti Muhammed a.s. ka thene se Ademi a.s. ju drejtua Allahut xh.sh. duke i thene: 
"-Ademi; O Allah! A nuk me krijove mua Ti?
Allahu xh.sh. i thote: -Po!
-Ademi a.s.; O Allah! A nuk me dhe shpirt Ti?
-Allahu xh.sh.i thote; -Po!
-Ademi a.s.; O Allah! A nuk i urdherove meleket qe tme perulen?
-Allahu xh.sh. i thote; Po!
-Ademi a.s.; O Allah! A ishte Ti qe kur teshtiva per here te pare ne xhennet me the: "Te meshirofte Sunduesi (Allahu) Yt?
-Allahu xh.sh. i thote;-Po!
-Ademi a.s; O Allah! A nuk e kalon meshira Jote zemerimin Tend?
-Allahu xh.sh. i thote:-Po!
-Ademi a.s.; O Allah! Po nese pendohme, a do me kthesh perseri ne xhennet?
-Allahu xh.sh. i thote:-Po!
Ne kete moment Ademi a.s. i thote Allahut xh.sh.; Atehere une pendohme o Allah
!"(Hakimi) Allahu xh.sh. ia pranon Ademit a.s. tevben (pendesen) duke e vendosur ne xhennet.

Nga El Hudrij r.a. transmetohet se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Dikur para jush, ishte njeri qe kishte vra 99 njerez. Ai kerkoj per njeriun me te dishem ne bote dhe i keshilluan nje njeri (rahib-te devotshem). E gjen njeriun e ditur dhe i thote: Kam vra 99 njerez, a ka pendim per mua? Ai i thote: Jo nuk ka pendim. Pergjigjia nuk i pelqeu dhe vret edhe dijetarin duke plotesu 100 numrin e njerezve te vrare, por perseri vazhdoj te kerkoj per njeriun me te ditur ne bote derisa i keshilloj njerin. Kur arrin tek dijetari i dyte i thote: Kam vra 100 persona a ka pendim - falje per mua? Ndryshe nga dijetari i pare , ky dijetari i dyte i thote: Po ! Ka falje per ty por ti dhesh te shkosh ne nje vend ku njerezit adhuroj Allahun xh.sh, dhe kur ti gjesh ato edhe ju bashk me ta adhuroje , bej ibadet Allahut xh.sh. dhe mos u kthe me ne vendin tende pasi eshte vend i keq (ka njerez te kqi) Njeriu u nis dhe kur arri ne gjysmen e rruges meleku i vdekjes ia merr shpirtin. Ne kete kohe arriten dy melek, ai i puneve te mira-meshires dhe ai i te kqia. Meleku i meshires tha: Ky njeri ka arritur deri keti i penduar tek Allahu per gjynahet qe ka bere, ndaj i takon njerezve te meshiruar. Ndersa meleku qe shenon punet e kqia tha: Ne jeten e tij ky njerei nuk ka bere asnje pune te mire. Ne kete kohe dy melekve ju vjen nje melek i trete ne forme njeriu dhe keto e marrin per gjykim te çeshtjes. Njeriu u thote: Matni distancen mes dy vende, vendit te per ku ishte drejtuar (vendit qe i benin ibadet Allahut xh.sh.) dhe vendit ku me pare ka bere gjynahet dhe me afer cilit vend te jete , atij i takon. Meleket e maten distances mes dy vendeve dhe shikuan se i vdekuri (i penduari) ishte me afer vendit ku njerezit i benin ibadet Allahut, ndaj e mori meleku i meshires." (Muttefekun alejhi)

Ne nje hadith kudsij profeti Muhammed a.s. ka thene: "Toka ka thene; O Allah! Me lejo te perpije birin e Ademit (njerzit) ngase ata konsumojne miresit e Tua por nuk te falenderojne! Qielli ka thene: O Allah, me lejo te bie copa copa mbi njerezit (birin e Ademit), ngase ata konsumojne miresit Tu, por nuk te falenderojne! Kodrat kane thene: O Allah! Na lejo qe te biem mbi njerezit (birin e Ademit) pasi ato konsumojne miresit e Tua por nuk te falenderojne! Detet kane thene: O Allah! Na lejo qe ta fundosimin njerezimin (birin e Ademit) sepse ato konsumojne miresit e Tua por nuk te falenderojne! 
Allahu xh.sh. u thote: Mi lini Mua krijesat qe i kam krijuar. Sikur ju ti kishit krijuar, do ti meshironit. Ata jane roberit e Mi. Nese ata pendohen tek Une, Une jam i dashuri i tyre, e nese nuk pendohen, atehere Une jame kuruesi i tyre
." (Hadith me munges transmetuesi)

Pergatiti
Gezim Kopani

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com