Friday, November 23, 2018

Historia e Pukës nga viti 1101 deri në vitin 1892

Iskodra Vilayet Salnamesi (viti 1892)

Puka gjate Perandoris Romake dhe Bizantine 

Zona e Pukes eshte nje nder vendbanimet e hershme te antikitetit. Ndaj Puka permendet ne shume vende, por me emertime te ndryshme. Ne Perandorin Romake, Puka permendet me emrin Ad Picarias , Epikaria dhe Via Publika.(1) Ne kohen Bizantine permendet me emrin Pukae , kohe ne te cilen  (shek. XII - XIV, pra shekulli 12 fillon nga viti 1101 - dhe shek. i 14 fillon nga viti 1400) ishte pjese e Principates se Dukagjineve.

Puka gjate Perandorise Osmane 
Kazaja e Pukes nga viti 1491 -1571

Nga emertimi bizantin Pukae , Osmanet e kthejne ne emrin Puka. Ne fillim Osmanet Puken e shpallen Nahi dhe me pas Kaza.(2) Me vendosjen e takses (xhizje) ne vitin 1491 , zyrtaret (Kadi) e Dukagjinit raportonin veshtirsi sa i takonte grumbullimit te kesaj takse. Per te vijuar me te dhenat e ndryshme nga regjistri Tahrir (nr.499, viti 1571), dhe regjistri i pronave (regjistri i tapive, viti 1591). Ne perberjen e tij , Sanxhaku i Dukagjinit kiahte keto kaza: Zadrim, Puke, Iballe, Spas, Fan i madh, Fan i vogel, Mirdite, Debri, Rragam, Diber, Rudin, Domoshtic, Pashtrik, Lum , Gora, Opoja.

Kazaja e Pukes ne vitin 1892

Sipas te dhenave te Iskodra Vilayet Salnamesi te vitit 1892 Kazaja e Pukes kishte 11690 fryme. Nga keto 6130 te besimit mysliman dhe 5560 te besimit katolik.
Tabela e vitit 1892 tregon se ne Kazan e Pukes kishte 9 xhami, 4 shkolla islame (Mejtep ose Mekteb), 9 kisha, 46 fshatra, 1570 shtepi te shperndara ne fshatrat: Kabash (3), Iballe, Qerret, Puke, Berish dhe Mazi. Sebashku jane 6 bajrak te drejtuara nga Bajraku i fisit te pare te Kabashit. (4)

Bajrak
Shtepi
Popullsi
Mysliman
Katolik
Xhami
Kishe
Mejtep
Fshatra
Kabash
240
1880
940
940
3
1
ska
8
Iballe
200
1400
210
1190
1
2
1 islam
8
Qerret
200
1400
280
1120
1
3
1 islam
15
Puke
230
1610
700
910
1
1
1 islam
7
Berish
200
1400
ska
1400
ska
2
ska
5
Malzi
500
4000
4000
ska
3
ska
1 islam
8

(Te dhenat e mesiperme  jane te shenuar ne Iskodra Vilayet Salnamesi viti 1892, I.V.S,H.1316,s.147; I.V.S,H.1315,s.123-124  Te pasqyruara sefundemi nga historiani Ilkaj Erken)

Duhet ditur fakti se; ndarja e fshatrave ne vitin 1892  nuk ka te njejtin konfigurimin sic jane te ndare fshatrat sot ne rrethin e Pukes.
Pershembull marrin fshatin Qerret, ne vitin 1892 ne fshatin Qerret jane shume fshatra te tjere si: Kçira, Qerreti i vogel etj. Ose marrim Puken, ne Puke nuk eshte vetem Puka, por jane edhe disa fshatra te tjere. Po ashtu edhe fshatin Kabash.(5)

Pergatiti
Gezim KOPANI


__________
1. Permendur nga gjeografi i lasht Klaud Ptolomeu. Po ashtu eshte permendur edhe tek Digital Atlas of the Roman Empire (likn: https://imperium.ahlfeldt.se/places/23275.html) Ky link eshte hartuar nga studiuesi Johan Ahfeld ne bashkepunim me Unversitetin Lund dhe Universtiteti of Gothenburg ne Suedi. Po ashtu Puka pra Ad Pikaria (Ad Picarias) eshte e sheshunar ne shkallen 1:1 e Atlasit Barrington i te emrave dhe jo vetem te kohes Greke dhe Romake , nje projekt ky i Atlasit Digital i Qyteterimeve Romake dhe Mesjetare ne Universitetin e Harvardit. (link: https://pleiades.stoa.org/places/481700/darmc-location-24455)
2. Defteri Mufassal-i Liva-i Iskodra , viti 1583
3. Fshati Kabash eshte nje nder fshatrat me te vjetra te rrethit te Pukes. Po ashtu Kabashi eshte i pari fis ne shtat Bajrake. Duhet sqaruar se ne fillim Mejtepi i Kabashit eshte zhvilluar ne xhami, per tu ndertuar me vone nje godin me vete perball xhamise se Kabashi. Per me shume kliko ketu: https://gezimkopani.blogspot.com/2013/09/sadik-prishtina-hoxha-ne-kujtesen-e_17.html)
4. Diku pas vitit 1895 Kazaja e Pukes u be me shtat Bajrak, dhe ketu behet fjale per Bajrakun e Terthores.
5. Perkthimi Gezim Kopani , marr nga Ilkay Erken, v. 2017.


Per te mesuar me shume mbi Kazan e Pukes ju mund te lexoni:

Islami dhe Kazaja e Pukës

Popullsia ne meshkuj te Pukes, Iballes dhe Malziut 1878 - 1879

Gjendja e Pergjithshme ne Vilajetin e Shkodres 1880

Ismail Osman Laçi Puke - Kryetar i Kuvendit te Kajmekamit te Pukes

Tradita per perhapjen e besimit mysliman ne Kabash