![]() |
| Burimi: shiko referencen |
Kontaktet e para te shqiptareve me Islamin dhe gjurme te islamizimit te tyre deshmohen relativisht heret. Ne shekujt e mesjetes paraosmane tokat shqiptare, per hir te pozites se tyre gjeografike, jane frekuentuar dendur prej misionareve te botes islame arabo-turke, qofte per qellime tregtare, qofte per qellime fetare apo ushtarake. Megjithate , nen driten e te dhenave historike, behet i padyshimte fakti se islamizimi i popullsise shqiptare si proçes i teresishem filloi dhe u zhvillua gjate periudhes se sundimit osman. Ecuria e proçesit te islamizimit te disa qyteteve shqiptare nga shek. XV ne fund te shek XVI paraqitet e tille: Shkoder dhe Peje nga 32% dhe 18%, qe e kishin shkallen e islamizimit ne vitin 1485. Ne vitin 1529-1536 arrijne perkatesisht ne 41% e 39%, ndersa ne fund te shek. XVI (viti 1582) shkalla e islamizimit te ketyre qyeteteve kap shifren perkatese 100% dhe 90%...(1)
__________
1. Prof.Ferit Duka "Momente te kalimit ne Islam te popullsise Shqiptare ne shek, XV-XVII" Libri: "Rreth perhapjes se Islamit nder shqiptaret. Permbledhje studimesh." Botim i dyte, janar 2003 fq.102
