Wednesday, October 12, 2022

Nuk ka të ardhme një shoqëri ku i dobti...

Fotografi e bere ne xhamin e qytetit Puke gjate ligjerates se mbajtur me rastin 
e ditelindjes se Profetit Muhammed a.s. Date; 07 tetor 2022

Nje here profeti Muhammed a.s. kishte marr nje borxh. Nje dite paraqitet tek profeti Muhammed a.s. personi per tia marr borxhin. Si shume beduin dhe ky ishte i rende ne sjellje, dhe ashtu rend ia kerkoj borxhin profetit a.s. Kjo gje shkaktoj reagimin e shokeve te Profetit a.s. duke i thene: Turp te kesh! A e dini se me po flet? Mirepo beduini, vazhdoj duke thene: Erdha vetem te kerkoj borxhin dhe hakun tim! 
Atehere nderhyri profeti Muhammed a.s. duke u thene shokeve: "Ju duhet te mbanit anen e tij se ky njeri kerkon te drejten e vet." 
Pas kesaj profeti Muhammed a.s. ia lau borxhin dhe sebashku u ulen dhe konsumuan ushqim. Per kete qendrim te drejte beduini i thote Muhammedit a.s: Ma ktheve borxhin ne menyre te mire ndaj Allahu ua shperblefte!
Me kete rast Profeti Muhammed a.s. per te mesuar shoket dhe besimtaret tha: "Kjo eshte nje pune e mire! Njerezit qe mbajne anen e atij qe ka te drejte jane me te dobishmit nder njerez! Nuk ka te ardhme nje shoqeri ku i dobti nuk mundet te marr te drejten e vet pa e lenduar kush!" (Ibn Maxhe)

Gezim KOPANI 


Ju mund te lexoni: Jeta e Profetit Muhammed a.s


Wednesday, October 5, 2022

Pershkrimi i namazit nga Stanwood Cobb ne Stamboll

Nje here me ka rastisur te jem prezent ne kryerjen e namazit ne xhamin Aja Sofja ne Stanboll. Isha thellesisht i impresionuar me respektin , modestine dhe peruljen e besimtareve. Nuk isha perballur ndonjehere me sinqeritetin, madherimin, thellesine e perjetimit dhe perkushtimit ndaj Zotit si ne ato momente. Pas nje kohe , me qellii te shoh faljen e nates se Kadrit nga ballkoni, ku dukeshin rreth  pesemije besimtare, qe kishin sterbushur hapesiren e xhamise, duke kryer namazin e tyre. Shushurima me rastin e perkuljes se tyre, apo renies ne gjunje, jehona e shuplakavae te tyre, qe leshoheshin ne dysheme para vetes, ngritja e tyre e perbashket, benin qe valet e qeta dhe te thalla te nderimit te tyre, te permbushin kupolen e gjere dhe te ngrihet drejt lartesive qiellore. Pamja ishte madheshtore, e pakrahasueshme, dinjitoze, perulese, dhe shprehte kuptimin e lirise individuale, demokracise , barazise, pamje e cila nuk lejonte kurrfare diskriminimi personal apo klasor (1)

Pergatiti
Gezim KOPANI

________
1. Stanwood Cobb eshte autori i librit: "Zoti i dy Qabeve"