February 14, 2011

Jeta e Profetit Muhammed a.s


Profeti Muhammed a.s. eshte pejgamberi i fundit te cilit Allahu xh.sh. i ka zbritur librin e bekuar Kur'anin. Profeti Muhammed a.s. eshte nje nder krijesat me te nderuara dhe me te dashura te Allahut xh.sh. dhe besimtareve mysliman.

Prejardhja e Muhammedit a.s. nga babai 

Profeti Muhammed eshte biri i Abdullahit,(1) Abdullahu eshte biri i Abdul Mutalibit, Abdul Mutalibi eshte biri i Hashimit, Hashimi eshte biri i Abdu Menafit, Abdu Menafi eshte biri i Kusajit, Kusaji eshte biri i Kilabit, Kilabi eshte biri i Murres, Murre eshte biri i Ka'abit, Kabi eshte biri i Luejit, Lueji eshte biri i Galibit, Galibi eshte biri i Fihri, Fihri eshte biri i Malikut, Maliku eshte biri i Nadirit, Nadiri eshte biri i Kinanit, Kinani eshte biri i Huzejmit, Huzejmi eshte biri i Mufrikut, Mudriku eshte biri i Iljasit, Iljasi eshte biri i Mudarit, Mudari eshte biri i Nezarit, Nezari eshte biri i Ma'dit, Madi eshte biri i Adnanit. I fundit eshte biri i Profetit Islamil, Ismaili eshte biri i Profetit Ibrahim a.s.

Prejardhja e Profetit Muhammed a.s. nga nena

Profeti Muhammed a.s eshte i biri i Emines (2), e bija e Uehbiut, Uehbiu eshte biri i Abdul Menafit, Abdu Menafi eshte biri i Zehres, Zeraja eshte biri i Kilabit ( Hakim ibn Urue) qe ishte gjyshi i peste i Profetit Muhammed a.s nga e ema.

Fisi i Profetit Muhammed a.s.

Muhammedi a.s. eshte prej fisit Kurejsh. Kurejshet jane te njohur si njerez te mire, te urte dhe te sjelleshem. Kurejshet ishin te paret qe moren ne mbrotje Qaben e bekuar madje tregohet se nje person i quajtur Kusaj ishte personi qe i sherbente me se shumti Qabes. Ai ndertoj dhe shtepin e tij afer Qabes qe te kujdeset edhe me shume per te. Kjo shtepi quhej "Darun Nedu" d.m.th (shtepia e keshillimit).

Familja e Profetit Muhammed a.s.

Familja e Muhammedit a.s. quhet "Familja Hashemije" emer te cilin e ka marr nga gjyshi i tij i dyte i quajtur Hashim. Hashimi trashigonte disa ofiqe dhe ai me to u sherbente nevojtareve dhe besimtareve qe benin Haxh. Hashim do te thote; "thermues". Ky emer ju vendos pasi Hashimi thermonte buken me leng mishi dhe nga bereqeti i tij ushqente haxhileret. Per kete ato e quajten "thermuesi".
Hashimi ka qene i martuar me Selemen e bijen e Amrit nga fisi Beni Adij. Hashimi ka ndruar jete ne Gaza, ne Palestine. Selemja lindi nje djale ne Medine te cilit i vendosen emrin Shejbe (shejbe d.m.th: thinja, floket e bardha)
Shejbe u rrit tek dajet e tij ne Medine. Xhaxhallaret e Shejbes qe ndodheshin ne Mekke nuk dinin asnje gje. Me te mesuar per kete xhaxhallaret ( Muttalbi )  e moren nga Medineja dhe e sollen ne Mekke. Pas pak kohesh populli ne Mekke menduan se Shejbe ishte skllav i Mutalibit e nga kjo ato e quajten Abdul Muttalib (Skllavi i xhxhait te tij Muttalibit).
Abdulmutalibi ishte nje njeri shume i pashem, shume bujar dhe shume i respektuar e nga kjo banoret e quanin "dhenesi i madh". Ai ushqente te varferit dhe hallexhit. E nga kjo ai quhej edhe "ushqyesi i njerezve". Nje rast kur Abdulmutalibi po flinte shikoj nje enderr ku dikush e udhezonte qe te hapte pusin e Zemzemit. Keshtuqe Abdulmutalibi ka hapur pusin e ujit te njohur Zemzem. Gjithashtu ne kohen e Abdulmutalibit ka ndodhur edhe ngjarja e Elefantit.

Ngjarja e elefantit

Nje sundues nga Jemeni i quajtur Abraha El Ashrami u nis nga Jemeni me gjashtembedhjete mije ushtare te cilet kishin me vete disa elefat te cilet i perdornin per shtypje dhe shkaterim. Abraha ju drejtua Mekkes per te shembur Qaben. Kur arrit mes Muzdelifese dhe Minase ai urdheroj ushtrine per te shembur Qaben. Ne kete kohe Abraha filloj te plaçkise cfare gjente perpara. Nder keto ai plackiti edhe devet e Abdulmutalibit. Nga kjo Abdul Mutalibi i doli perpara Abrahase dhe i thote: Dua devet ! Ebraha tha: Une kam ardhur te shkateroj Qaben tuaj te shejte ndersa ti me lutesh per kthimin e deveve? Abdulmutalibi i thote: Devet me takojne mua ndersa Qabja i takon Allahut dhe Ai do e mbroje ate. Ne mengjesin e senesrmes Abrahaja u pergatit per te sulmuar Qaben, mirepo ne kete kohe Allahu i Madheruar dergon mbi ta zogj qe vinin tufe tufe e qe ne sqapat e tyre mbanin balte te gurezuar. Abraha urdheroj ushtaret qe te versulnin elefante, por elefantet ne vend qe te drejtoheshin nga Qabja ato merrin rrugen per tu larguar. Ndersa nga ana tjeter zogj vrisnin me gur ushtrin. Keshtu Allahu i Madheruar shkateroi ushtrine e Abrahase. Kjo ngjarje ka ndodhur rreth nje apo dy muaj para se te lindte Muhammed a.s. Per kete ngjarje Allahu xh.sh thote:
"A nuk e keni pare se cberi Zoti yt me pronaret e elefanit?A nuk ua beri pershtypje atyre te deshtuar?Dhe Allahu kunder tyre leshoi shpende qe vinin tufe tufe! Dhe i gjuanin ata me gure nga balta e gurezuar! Dhe ata i beri si gjeth i grimcuar, i shtypur." (El Fil: 1-5)

Lindja e Profetit Muhammed a.s.

Profeti Muhammed a.s. ka lindur ne Mekke. Ai lindi ne mengjesin e dites se hene me dymbedhjete te rabiul evvel  (20 prill te vitit 571 pas Isase a.s.). Emrin ia vendosi Emineja pasi ajo kishte shikuar nje ender nje ze  (Meleku) e udhezonte per vendosjen e ketij emri. Ka trasmetime te tjera qe thone se emrin ia ka vendosur Abdul Mutalibi.

Ndodhi e veçante qe kan ndodhur me rastin e ditelindjes se profetit Muhammed a.s.

Me lindjen e profetit Muhammed a.s. ndodhen disa gjera te pazakonta. Nje poet i quajtur Hasan ibnu Thabit tregon se me lindjen e profetit Muhammed a.s. ndodhesha tek disa hebrenne ne Mendine. Nje nga rabinet tek nje vend i lart (kull) e thote: O hebrenj! Sot eshte shfaqur ylli i Ahmedit (3) i cili do te shfaqej vetem me lindjen e tij dhe per askend tjeter.
Tregohet se profeti Muhammed a.s. qe i vogel ishte i shkathet, pra ka ecur shpejt (4) Kur gjyshi i Muhammedit a.s. Abdul Mutalibi mori lajmin e lindjes se nipit, nxotoj per tek ai, e mori ate dhe shkoj tek Qabja.
Nje ngjarje tjeter ishte ai i pallatit i 14 ballkoneve te Kisras se Persise u prish per shkak te dridhjeve.
Nga kjo dridhje tregohet se u zhduk edhe liqeni i quajtur Sava qe e cila tronditi pa masa mbretin Kisra. Per kete arsye pasi i mblodhi fallxhoret e magjistaret. Disa i than se prishja e pallatit dhe zhdukja e liqenit etj ka ndodhur per shkak se ka lindur nje profet. Fiket zjarri i mexhuseve i cili mbahej ndezur cdo here, duke e konsideruar si te shenjte e zot.

Ngjarje tjeter ishte ajo e profetit Muhammed a.s. ne shkretetire

Ne ate kohe femijet e vegjel, qe nuk kishin shume qe kan lindur i dergonin ne shkretetire. Tregohet se gjate kohes se haxhit ne Meke vinin shume besimtar, dhe meqe gjuha ndikohej per shkak te te ardhurve , dhe me qellim qe femijeve tu ruhet gjuha e paster i dergonin jasht qytetit, pra tek fiset qe ndodheshin diku ne shkretetire, dhe ata qe merrnin femijet u jepej nje page e caktuar.Tregoget se mes te te ardhurve ne Meke ishte edhe Halimja . Halimja dhe bashkeshorti i saj Harithi kishin jete te veshtire, ishin te varfer. Halimja kishtenje femije per gjiri, dhe per shkak te varferis , me qellim qe te siguronte ndonje te hodh, kishte ardhur ne Meke qe te merrte ndonje femije qe ta ushqente e ta rriste. Per shkak te varferis, gjumshti i gjirit te saj me veshtirsi mjaftonte per femijne e saj. Tregohet se ajo kishte hipur nje gomar , i cili mezi ecte dhe ishte nisur per ne Meke. Kur arriten ne Meke edhe grat te tjera si Halimja u shperndan per te marr femije, por ato perzgjedhnin femijen e familjeve te pasura. Ne kete kohe aty ishte edhe nena e Profetit Muhammed a.s., dhe kur grat mesonin se Muhammedi a.s. ishte jetim nuk e merrnin. Ne anen tjeter Halimja nuk po arrinte te gjej ndonje femije, pasi paraqitja e saj tregonte varferi. Pasi u lodhen duke kerkuar, sebashku me bashkeshortin e tij u ulen per te pushuar. Duke biseduar bashkeshorti i thote Halimes: Si u be kjo pune keshtu? Vetem ne nuk arritem te kemi gje, do kthehemi me duar bosh. Harithi i tha, pse te mos marrim ate jetimin? Halimja pranoj dhe shkuan tek Emineja dhe pasi u dakortesuan Halimja merr Muhammedin a.s. dhe fillojne rrugen per ne shtepi. Pa filluar mir njohja me jetimin, Halimja filluan te verejne bereqetet e jetimit, pra te profetit Muhammed a.s. Tregohet se gomari filloj te ec me shpejt saqe ua kaloj te gjithe te tjereve. Dikush e pyeti: A eshte e njejta kafsh? Ajo tha: Po! Tregohet se gjate rruges gjiri i halimes filloj ti rrjedh gjumesht aq sa ngopi jo vetem femijen e saj, por edhe Muhammedin a.s. Pasi arriten ne shtepi, tregohet se deven e ligsh qe kishin filloj te marr veten e te shendoshet duke mbushur keshtu gjinjet me qumesht. Po ashtu edhe delet. Nderkohe delet e tjera nuk prodhonin gje. Kjo gje habiti te tjeter saqe thoni: Shikoni delet e Harithit e te Halimes, sa mir jane, a mos vall duhet ti kollosimin aty ku i kollosin ata. Ashtu ben, por perseri atyre delet nuk u prodhonin gje.
Halimja kishte vene re se Muhammedi a,s, rritej me shume se asnje bashkemoshatar i tij te fisit Benu Sad. Ndryshe nga femijet e tjere, Muhammedi a.s. shume shpejt filloj te mesoj arabishten e paster.
Pasi kaluan dy vite, Halimja e dergon profetit Muhammed a.s. tek Emineja. Pershkak te familjarizimit, urtesise, dhe bereqetit, Halimja i kerkoj Emines qe Muhammedin a.s. ta marr serish. Ne fillim Emineja nuk pranoj, por vendosmerija e Halimes beri qe Emineja tia jap serisht djalin.

Pastrimi i kraherorit te Profetit Muhammed a.s.

Pasi profeti Muhammed a.s. u kthye serisht ne shtepin e Harithit dhe Halimes, ndodhi ngjarje e hapjes se kraherorit te Profetit Muhammed a.s. Allahu xh.sh thote:  "A nuk ta hapem Ne gjoksin tend? Dhe Ne hoqem prej teje harren tende, e cila shtypte shpinen tende. Dhe Ne , ta ngritem lart famen tende? E pa dyshim s epas veshtirsis eshte lehtesimi. Vertet pas veshtirsise vjen lehtesimi. E kur ta perfundosh obligimin, atehere mundohu me adhurim Allahut. Dhe vetem te Zoti yt perqendro synimin." (El Inshirah)

Tregohet se vellai prej gjiri te profetit Muhammed a.s. shkon tek profeti Muhammed a.s. i cili me vrap shkon ne shtepi dhe u thote prinderve: Dy burra te veshur me te bardha dhe e mbyten.
Menjehere Harithi dhe Halimja dolen nga shtepia per te shkuar tek vendi ku ndodhej profeti Muhammed a.s. Kur arriten , shikuan Muhammedin a.s. si te friksuar dhe te zbehur ne fytyre. Te dy e pyeten: Cfare ke? Muhammedi a.s. tha: Erdhen dy burra te veshur me te bardha. Me shtrin pertoke me hapen kraherorin, (5) e pastruan ate me uje zemzemi dhe pastaj e mbyllen gjoksin duke e qepur. (6) Kur Helimja degjon dhe shikon shenjat e qepjes u shqetesua tej mase, e tha: Kam frik se jane shpirtat e lig, ta dergojme Muhammedin tek nena e tij,dhe keshtu vepruan. Kur arriten i thone nenes se Muhammedi a.s.: Ja tek e keni djalin, shendosh e mir! E habitur Eminja i pyet: Cfare ka ndodhur (pasi Halimja me pare me kembengulje kerkonte ta rimarr ne shtepi Muhammedin)? Halimja tha: Kishim frik se mos do i ndodh ndonje gje. Por kjo pergjigje nuk e binde Eminen, duke u then: Mos u friksuat nga shpirtat e lig? Halimja tha: Po. Ne kete rast Emines ju kujtua zeri qe kishte degjuar teksa ishte shtatzene me Muhammedin a.s. qe i thoshte: "...Kerkon nga Zoti yt qe ta mbroj djalin tend..." dhe e merr Muhammedin a.s., ndersa Harithi me Halimen kthehen ne shtepi.

Kujdestaria e Profetit Muhammed a.s.

Nje dite Emineja e mori Muhammedin a.s. dhe u nisen per ne Medine. Ne kete udhetim i shoqeronte Abdul Mutalibi dhe Ummu Ejmeni. Qendrojne per disa muaj ne Meke dhe gjate kthimit per ne Medine vizitojne varrin e Abdullait (babai i  Muhammed a.s.) . Gjate rruges semuret shume Emineja. Gjendja e Emines u perkeqsua dhe ajo vdiq ne vendin e quajtur Ebua vend ne te cilin eshte edhe varrosur.
Dy vite pas vdekjes se Emines, Profetit Muhammed a.s. i vdes edhe Abdulmutalbi i cili vidiq ne moshen 80 vjecare. Me pas kujdestarin e mori xhaxhai i tij i quajtur Ebu Talibi(7). Ebu Talibi nuk ishte i pasur, por me te marr ne kujdestari  Muhammed a.s. Allahu beri qe bereqeti dhe miresia te shtohej ne shtepin e tij. Duke shikuar gjendjen e veshtir, edhe Profeti Muhammed a.s. filloj te punoj. Fillimisht ai filloj si bari delesh. (8) Ne lidhje me kete profeti Muhammed a.s ka thene: "Nuk ka te Derguar te Allahut e te mos kete kullotur dele." (Buhari)

Ne lidhje me kete tregohet se nje here Muhammedi a.s. sebashku me nje shok po kullosnin delet jasht Mekes. Ata degjuan muziken e nje dasme. Muhammedi a.s. i thote shokut: Kur nuk kam degjuar nje dasem te till, prandaj mi shiko pak delet qe te shikoj kete dasem. Muhamedi a.s. iu afrua dasmes, dhe duke e shikuar dasmen e ze gjumi. Pas nje kohe, rrezet e diellit i prishin gjumin. Perseri, diten tjeter apo duten e dyte kishte nje dasem tjeter, dhe serisht Muhammedi a.s. i kerkoj shokut qe ti shikoj delet pasi deshironte te shikonte dasmen, pasi dasma tjeter i shkoj pa e shikuar, por edhe kete here i ndodhi e njejta gje. Sipas dijeteve, gjumi ishte shenje e Zotit xh.sh i cili nuk e linte Muhammedin a.s. te shikoj dasma ne te cilat kishte gjera te pahishme.

Ngjarja me Behiren

Kur Muhammedi a.s. ishte rritur, tregohet se xhaxhai i tij Ebu Talibi do shkonte per tregti ne Sham, per kete Muhamedi a.s. iu lut qe ta marr me vete, dhe Ebu Tali pranoj. Ky ishte udhetimi i pare qe Muhammedi a.s. do zhvillonte jasht Mekes. Kur arriten ne Sham, ndaluan afer nje manastri katolikesh. Kryeprifti dallon karvanin, dhe teksa ato po leviznin ai vren nje re e cila qendronte siper tyre. Behira urdheron sherbyesit qe te pergatit ushqim per mysafir, dhe ne te njejten kohe dergon nje person per ti ftuar tregtaret e karvanit njekohesisht e porositur qe: "Paperjashtim te vine te gjithe njerezit qe shoqerojne karvanin." Ebu Talibi pranoj ftesen e Behires, dhe bashk me shoqeruesit e tij futen ne manastir, pervec Muhammedit a.s. te cilin e lejne  te ruajne mallin.
Teksa kaloj nje kohe ne gostin e shtruar nga Behira, edhe pse Behira me hetim shikonte te gjithe te pranishmit se mos ndonjeri ka dicka te vecante, por nuk arriti te dalloj gje. Behira dinte se ishte koha ku pritej te vinte nje i derguar nga Zoti. Behires ju rikujtua perseri shenja qe kishte shikuar (re) dhe pyet mysafiret: Mos keni lene ndonje jasht? U pergjigjen: Kemi lene dike qe te ruaj gjerat e karvanit. Behira kerkoj qe edhe ai te jete pjese e gostis. Sapo profeti Muhammedi a.s. u shfaq para Behires, ai filloj ta pyes dhe si provokim pytjen e nise: Pash Latin dhe Uzan..., profeti Muhammedi a.s. nderhyri e tha: Mos mu beto ne Latin dhe Uzan pasi ata qe urrej me shume jane keto dy idhuj.
Behira i thote: Atehre te betohem ne Zot. Muhammedi a.s. tha: Po betohu ne Zot!
Dhe pasi Behira mori pergjigjen e shume pyetjeve, i kerkoj Muhammedit a.s. qe ti tregoj shpinen e tij. Muhamedi a.s. i tregoj, dhe ne kete cast Behira dallon vulen e Profecise (9). Behira menjehere ndryshoj fytyren e tij pasi njohu vulen e profetisise dhe ju drejtua Ebu Talibit: Cfare e ke kete djal? Ebu Talibi i thote: Eshte djali im! Behira i thote: Ska mundesi, babai i ketij djali nuk eshte gjall. Ebu Talibi i thote: Po, eshte djali i  vellait tim. Bahira i thote; Tani , po. Duke u siguruar ne shenjat qe ai dinte. Pasi u sigurua se ai ishte profeti, i thote Ebu Talibit: Pa e shikuar hebrenjte e Shamit, merr nipin dhe kthehu ne Meke pasi ato do e njohin dhe do e vrasin. Edhe pse Ebu Talibi u friksua, nuk e degjoi Behiren, por Muhammedin a.s. sebashku me shoqerues e kthen ne Meke.

Martesa e Profetit Muhammed a.s. 

Pas nje kohe Muhammed filloi pune ne karvanet tregetare pasi gjendja e familjes nuk ishte e mire. Karvanet e tregetise kishin pronare nje grua e quajtur Hatixhe. Pas marrjes se Muhammedit a.s. ne pune vihet re se tregetia eshte lulezuar dhe po ecte ne menyre shume te mire. Nderkohe qe filloi te ndigjohen zerat se shkak per kete eshte Muhammed a.s. Kjo gje i ra ne vesh edhe Hatixhes te ciles me par i kishte vdekur bashkeshorit. Pasi mori te dhenat mbi Muhammedin a.s. ajo vendosi qe ti dergonte dike dhe ti transmetohet propozimi per martese.
Keshtu ne moshen 25 vjecare Muhammed u martua me Hatixhen qe ishte ne moshen 40 vjecare. Ka transmetime qe thuhet se ka qene edhe 28 vjecare.
Me Hatixhen Profeti Muhamme a.s. pati keto femije: Kasimi, Zejnebe, Rukija, Ummu Kulthumi, Fatimja dhe Abdullai. Tre djamt (Pra Kasimi, Abdullahi dhe Ibrahimi) i kan vdekur te vegjel. Ndersa tre vajzat e Profetit Muhammed a.s. kan nderuar jete para tij ndersa Fatimja jetoi gjashte muaj pas vdekjes se Muhammedit a.s.

Shenjat e Profetesise se Muhammedit a.s.

Muhammed a.s. qe ne moshe te vogel eshte takuar e biseduar me Xhibrailin a.s. Keshtu Muhammed a.s. filloi te shqetesohej kur shikonte njerzit qe benin vepra haram. E nga kjo ai filloj te qendronte ne vetmi. Ai qendronte ne vetmi ne malin Nur ne te cilin ndodhet shpella e quajtur Hira.
Ne moshen 40 vjecare fillojne ti shfaqen shenjat e Profetesise. Filloi te shikonte endra te ndritura e te mira e ashtu sic i shikonte edhe i dilnin ne realitet.
Ne kete kohe kur Profeti qendronte ne vetmi , e tregohet se nje gur i jepte atij Selam.
 
Fillimi i zbritjes se Kur'anit nga Allahu i Madheruar tek Muhammedi a.s. - Shpella Hira

Kur Muhammed a.s. arriti moshen 40 vjecare  pikerisht  ne muajin e shejte te Ramazanit ndodhej ne shpellen Hira ku po i bente adhurim Allahut te Madheruar. Gjate kesaj kohe i vjen papritur meleku Xhebralil a.s.
Transmetohet nga Aishja r.a. e cila tregon:
"Ne fillim profeti Muhammed a.s. e ka marr vahjin (zbulesen) ne forme endrash te mira ku i vinte nje ndricim. Aishja thote: Nje nate erdhi hz. Muhammed a.s. dhe tha: "Me erdhi meleku Xhebrail dhe me tha: Lexo! iu pergjigja: Une nuk di te lexoj. Xhebraili me shtrengoi aq fort sa mu zu fryma. Pastaj me leshoi dhe me tha: Lexo! Une i thashe: Nuk di te lexoi. Atehere Xhebraili me kapi e me shterngi perseri . Pastaj me leshoi edhe me tha: Lexo! Une i thash nuk di te lexoj. Kete gje e beri tre here e pastaj me tha: "Lexo, me emrin e Zotit tend, i Cili krijoi cdo gje. Krijoi njeriun prej nje pike gjaku te ngjizur. Lexo! se Zoti yt eshte me bujari. Ai e mesoi njeriun te shkruaj me pene. I mesoi njeriut ate qe nuk e dinte."  Pastaj shkoi tek Hatixha e tha: Me mbuloni! Me mbuloni!"  (Buhari, Muslim etj)

Thirrja ne Islam

Pasi filloi ti vinin ajetet e Kur'anit nga Allahu i Madheruar, Muhammed a.s. filloi ti vendoste ne zbatim . Ne kete kohe njerzit nuk adhuronin Allahun e Madheruar. Ne kete problemet zgjidheshin vetem me shpate e grate perdoreshin si skllave. Madje kur nje guar linte nje vajze ato e quajnin per turp, keshtuqe vajzat qe lindnin i varroseshin te gjalle. Morali ne kete kohe ishte i rrenuar. Duke shikuar kete hz. Muhammed a.s. filloj thirrjen ne Islam se pari ne familjen e tij. Keshtuqe menjehere i besuan disa njerez ku permend;
1. E para qe e besoj ishte Hatixhja
2. Ebu Bekr Siddik
3. Ali ibn Ebi Talibi
Kjo ishte koha qe  Muhammed a.s. bente thirrje ne islam ne menyre te fshehte.
Pasi kaluan tre vite  Muhammedi a.s. filloi te bej thirrje ne fene Islame haptazi. Me fjalet dhe keshillat e Profetit Muhammed a.s. gjeten veten e tyre shume fise. Keshtu ato zun te flasin fjale te urta, te miqesoheshin dhe filluan adhurimin ndaj Allahut te Madheruar. Por kjo gje ju solli atyre rebelimin e jobesimtareve te cilet hartuan nje plan per ndeshkimin e ndjekesve te Muhamme a.s.

Ndeshkimi ndaj myslimaneve, ndjekesve te Muhammedit a.s.

Jobesimtaret duke shikuar se me fjale dhe kercenime gojore nuk po korrnin sukses ato vendose qe te ndeshkonin te gjithe ato qe ju besojne fjaleve te Muhammed a.s. keshtu filluan ndeshkimet ndaj myslimaneve.
Nder ndeshkimet me te renda jane keto:

1. Ndeshkimi i Bilal ibn Ribahi r.a.

   Bilali ishte skllav tek Umeja. Nje dite Umeja veren se Bilali kishte zene besim ne hz. Muhammed a.s. dhe per kete vendosi ndeshkimin e Bilalit. 
   Ndeshkimi i pare
   Umeja mori nje litar ia lidhi perqafe Bilalit dhe e dergoi tek femijet e saj qe te luanin me te. Ne kete kohe Bilali thoshte: "Allahu eshte nje" "Allahu eshte nje"
   Ndeshkimi i dyte:
   Kur dielli kaloi ne kupen e qiellit e mori Bilalin  dhe e shtrine me shpine  pertoke nderkohe qe guret dhe rera ishin pervelues. Umeja i thoshte: "Ky ndeshkim do jete per ju derisa te vdesesh nese nuk e mohon  Muhammedin dhe besimin e tij." Kjo vazhdoj per disa dite.
Nje dite kur po ndeshkohej Bilali kalon atypari Ebu Beker dhe kur shikoj vuatjet e Bilalit vendosi qe ta blej ate nga Umeja. Keshtu Bilali shpetoi nga ai ndeshkim.

2.  Ndeshkimi i Habbab ibn Ereti
     Habbabi ishte zene rob gjate nje lufte dhe me vone e blen si skallv nje grua e quajtur Ummu Enmari. Hababi ishte farketar. Ai ndigjoi per fjalet qe thoshte Muhammedi a.s. dhe vendosi qe ti besoj atij. Mirepo kjo gje i ra ne sy edhe Ummu Enmari e cila vendosi qe ta ndeshkonte.
    Ndeshkimi qe i vendosi Ummu Enmari ishte shume i ashper. E mori Ummu Enmari Habbabin dhe e lidh me pas me nje hekur te skuqur mire ia vendoste ne shpine Habbabit. Madje kishte raste qe e vendosnin edhe mbi prush vetem se ai te mohonte  Muhammedin a.s. Por kjo gje nuk ndodhi.
Keto ndeshkime permenden hollesisht ne jeten e myslimaneve te pare, te cilet i kalon numeri 18. Hidherimi i jomyslimaneve u shtua edhe me shume kur vun re se ndjekesit e Muhammed a.s. po shtoheshin keshtu ato vendosen krijimin e nje atentati ndaj tij.
Ato i bejne magji duke e hedhuar ate ne nje pus. Me pas gjate nje trueze Muhammed a.s. e gostisin me nje dele te helmuar.Por te gjithe keto e shume atentate te tjera shkuan bosh.
Pas shpetimit te profetit Muhammed a.s. nga atentatet jomyslimanet vendosen ndeshkime ne tersi per te gjithe ato qe besojne Muhammedin a.s. keshtu qe u zhvillua edhe emigrimi i pare. Ne kete Hixhret moren pjese 12  burra dhe 4 gra.
Pas Hixhretit te pare, disa Kurejshe dolen ne qytetin e Mekkes dhe shikuan hz. Muhammedin a.s ne Qabe dhe ju afruan atij. Ne kete kohe Muhammed a.s i kishte zbritur surja En Nexhm.

Thirrja ne Islam haptazi

Kur filloi predikimi i Islamit haptazi edhe planet kunder Profetit Muhammed a.s. filluan te shtoheshin. Idhujtaret vendosen te vrasin Profetin Muhammedin a.s.

-Ebu Xhehli me gur ne dore per te goditur profetin Muhammed a.s. 

Nje dite Ebu Xhehli u betua se do e vras vete Profetin Muhammed a.s. duke u thene keshtu: O Kurejsh! Muhammedi po ofendon zotrat tane dhe po therret ne braktisjen e tyre dhe te adhurojme nje zot te vetem. Ndaj para jush betohem se neser do ta pres me nje gur te madh, dhe kur ai te vije per tu fal, do ti bie kur ai eshte i perkulur (sexhde) dhe une do e godas ne koke. Pas kesaj ju do jeni te qete. Ne mengjes Ebu Xhehli mori nje gure dhe filloj te pres Muhammedin a.s. nderkohe nje pjese e kurejsheve ishin fshehur (apo tubuar) per te shikuar ate cfare do te ndodh. Pastaj vjen profeti Muhammed a.s. i cili e dinte per ate qe Ebu Xhehli ishte betuar dhe qetesisht filloi te falet. Kur profeti Muhammed a.s. ra ne sexhde me nxitim Ebu Xhehli me gurin ne dore u nis drejt profetit Muhammed a.s. per ta goditur ne koke. Sapo iu afrua profetit Muhammed a.s. Ebu Xhehli filloi te terhiqet prapra dhe tek Ebu Xhehli dallohej nje frike e madhe. Me fytyren e friksuar Ebu Xhehli hodhi gurin ne toke dhe filloi te largohet. Kurejshet ngelen te habitur. Njeri nga ata tha: Cfare te gjeti o Ebu Xhehl? Ai tha: Kur une isha duke u afruar Muhammedit me gurin ne dore me doli para nje deve shume e madhe  qe kurre nje te till nuk e kisha shikuar dhe u mundua te me kafshoje. Ajo deve ishte mes meje dhe Muhammedit. Ndaj u friksova shume dhe vendosa te largohem.

-Rrethimi i shtepise se profetit Muhammed a.s. dhe shpella Eth Theur 

Nje nate ato rrethuan shtepin e  Muhammedit a.s. Ne kete kohe ai ndodhej ne shtepi me Aliu r.a . Profeti Muhammed a.s. e mori vesh qe ishte rrethuar ne shtepi dhe i thote  Aliut r.a qe te ulej ne shtratin e vet. Pas kesaj Muhammed a.s. i vjen meleku Xhebrail i cili e meson Muhammed a.s. se si mund te dale nga shtepia duke thene ajetin e Sures Jasin. Allahu xh.sh thote: "Ne kemi vene perpara tyre e prapa tyre mbulese dhe ua kemi zene syte,prandaj ata nuk shohin(Jasin: 09)
Pas kesaj Muhammed a.s. shkoi tek shtepia e Ebu Bekrit. Me pas atu ju drejtuan malit Theur ku ndodhet edhe shpella me te njejtin emer.
I pari ne shpell hyri Ebu Bekri me qellim qe te sigurohej se nuk ka ndonje dem per Muhammedin a.s.
Ebu Bekri mbylli disa vrima me rrobat e tij ndersa nje vrime e mbylli me kemben e tij, pas kesaj ai ftoi hz. Muhammedin a.s. qe te futet mbrenda. Ato qendruan aty per tre dite.
Njeren nga keto net teksa Profeti Muhammed a.s. me koken mbeshtetur ne prehrin e Ebu Bekrit po pushonte ndodh dicka. Ebu Bekrit i bie nje lot ne fetyren e Muhammedit a.s. e cila e zgjoi nga gjymi. Muhammedi a.s. e pyet , cfare ke ? Ebu Bekri thote: Asgje , me kafshoi nje agrep . Ne kete moment Profeti Muhammed a.s. merr pershtymen e tij dhe lyen vendin ku ishte kafshuar. Ketu Profeti Muhammed a.s. ka lexuar Ajetul Kursi.
Bashke me Profetin a,s. dhe Ebu Bekrin ishte edhe  nje shok tjeter qe quhej Abdullah ibn Ebu Bekri i cili ishte nje djal shume i zgjuar.Ai cdo mengjes heret largohej nga shpella dhe kalonte ne qytet per te mesuar se cfare planesh kane bere idhujtaret. Ushqimin ua dergonte nje rrogetar i Ebu Bekrit qe quhej Amir ibn Fehir i cili ruante disa dele. Ai ecte neper gjurmet e Abdullah iben Ebu Bekrit me qellim qe te mos linte gjurme.
Idhujtaret qe rrethuar shtepine e Muhammed a.s. prisnin mengjesin kur do te dilte Muhammed a.s, por ne duart e tyre ra Ali r.a. te cilen e dhunuan me qellimin qe tju tregonte se ku eshte ndodhet  Muhammed a.s. por Ali u thonte se nuk di gje.
Pastaj ato u drejtuan drejte shtepise se Ebu Bekrit ku takuan vajzen e tij te quajtur Esma. Ebu Xhehli e pyet: Ku eshte babai yt me Muhammedin ? Esmaja thote: Nuk di gje! Ne kete moment Ebu Xhehli e godet ashper Esmane.
Pas disa kerkimeve te shumta idhujtaret nxjerrin nje lajmerim qe thoshte:
"Kushdo qe do na tregoj se ku eshte Muhammedi a.s. ne do e shperblejme me 100 deve."
Disa njerez vershuan me qellim per te gjetur Muhammedin a.s. por e kote. Disa arriten edhe deri tek shpella Theur.
Kur Ebu Bekri shikoj se idhujtuaret kishin gjetur adresen e tyre filloj te frikesohej. Ne kete rast Hz. Muhammed a.s. i thote Ebu Bekrit:
O Ebu Beker! Pse shqetesohesh prej dy personave kur i treti eshte Allahu? Mos u tremb! Allahu eshte me ne!

-Profeti Muhammed a.s. i lutet Allahut xh.sh. te shpetoj Medinen nga ushtira e jobesimtareve

Ne vitin e paste te hixhrit te profetit Muhammed a.s. ne Medine, jo besimtaret e Mekkes pergatiten nje ushtri per te sulmuar profetin Muhammed a.s. Lajmi arriti tek profeti a.s. i cili urdheroj te ndertonin nje hendek te madh per te mos kaluar ushtria. Kur ushtria e jobesimtareve arriti nuk arriten te kalonin hendekun keshtu vendosen te rrethojne Medinen. Rrethimi zgjati nje muaj gje e cila veshtirsoi jeten e banoreve te Medines. Kur profeti Muhammed a.s. shikoi gjendjen e veshtire te banoreve te Medines u ngjit ne nje koder dhe bere kete lutje: "O Allah! Me fuqin Tende largoje prej nesh te keqen e ketyre njerezve!" Allahu xh.sh. ia pranoi lutjen dhe u shfaq nje stuhi e madhe e cila goditi ushtrin e jobesimtareve duke ua shkaterruar tendat dhe syt dhe goja e tyre u mbush me rere. Per shkak te stuhise se madha ushtrise se jobesimtareve u hyri frika aq sa vendosen te largohen.

-Shtimi i ujit nga gishtat e profetit Muhammed a.s. 

Teksa profeti Muhammed a.s. ndodhej ne Medine vendosi qe te kryente Umren ne Qabe , andaj sebashku me disa shkone u nise nga Mendina per ne Mekke.  Gjate rruges ndaluan per te pushuar disa dite afer vendit te quajtur Hudejbije. Njera nga keto dite ne kohen e inkindis profeti Muhammed a.s. ngrihet per te marr abdest. Kur shoken e shikuan kete vrapuan drejt profetit Muhammed a.s., Kur profeti e shikoj kete u tha: Cfare keni keshtu? Shoket i thane: O i derguari i Allahut! Nuk kemi uje as per te marr abdes, as per te pi pervec kesaj qe keni ju ne dore! Ne kete çast profeti Muhammed a.s. futi doren ne enen me uje, dhe nga gishtat e tij filloj te gufoj uje sikurse te ishte burim uji. Aq shume uje doli saqe Xhabiri r.anhu tha: "Aq uje doli saqe do te mjaftonte edhe sikur te ishim edhe njeqind mije njerez."

-Allahu xh.sh. ia bllokoi syt Ummi Xhemil per te mos shikuar Profetin Muhammed a.s.

Nje nga jobesimtaret e ashper kunder profetit Muhammed a.s. ishte edhe bashkeshortia e Ebi Lehebit, Ajo nga mos u mundonte ta demtonte profetin Muammed a.s. duke filluar nga ferrat dhe flliqesira (mbeturina) duke ia hedh Profetit Muhammed a.s. ne rruge dhe tek dera e shtepise se tij.
Per kete dhe bashkeshortin e saj Allahu xh.sh. zbriti suren Mesed ku thote: "Qofte i shkaterruar Ebi Lehebi.Vertet ai (Ebi Lehebi) eshte me i shkaterruari. Atij nuk do i bej dobi pasuria e tij, e as ajo cfare fitoi. Ai do te hyjne ne zjarr te ndezur flake. E edhe gruaja e tij, ajo qe barti ferra. E ne qafen e saj ajo ka nje litar te perdredhur." (El Mesed 1-5)
Kur degjoi Ummi Xhemil per kete ajet qe kishte zbritur per ate dhe bashkeshortin e saj u betua tu hakmarr ndaj profetit Muhammed a.s. Me nje gur ne dore niser per ta goditur profetin Muhammed a.s. Ne kete kohe profeti a.s. ndodhej ne Qabe sebashku me Ebu Bekrin r.a. Kur arriti Ummi Xhemil pran tyre Allahu xh.sh. ia bllokoi syt per te mos e shikuar profetin Muhammed a.s. dhe ajo nuk shikoj tjeter pos Ebu Bekrin r.a. te cili i tha: Ku eshte ai shoku yt? Degjova se ai po me ofendon. Betohem se do ti bie me kete (gur). Dhe u largua.
Ebu Bekri r.a. tha: O i derguari i Allahut ! A nuk te shikoj kjo grua ty!?
-Jo, nuk me shikoi pasi Allahu xh.sh. ia bllokoi syt per me mos me shukuar! -tha Muhammedi a.s.

(Shkaku i zbritjes -sebebi nuzul i sures El Mesed sipas Ibni Abbasi r.a. eshte: "Kur Allahu xh.sh, udheroi Muhammedin a.s. ti therras ne rrugen e drejte pra ne Islam te afermit, Muhammedi a.s. u ngjit ne bregun e Safas dhe i thirri me emer fiset (kable) e kurejsheve. Kush mundi shkoj disa dergun dike per te mesuar se cfare do thote. Atu u tubuan njerezit dhe xhaxhai i tij Ebi Lehebi. Te pranishmit i than: Perse na thirre? Muhammedi a.s. u tha: Nese ju them se disa kalores ndodhen pas asaj lugine dhe kan ndermend tju sulmojne, do me besoni? Ata thane: Po, pasi kurre nuk kemi provuar se ti genjen apo mashtron! Muhammedi a.s. tha: Pra une po ju them se jeni prane nje ndeshkimi shume te ashper! Ebi Lehebi i tha: Qofsh i mallkuar , per kete na ke thirr?! Atehere u shpall kjo sure, pra surja El Mesed. Muhammedi a.s. u thoshte njerezve: Thuani la ilahe il-lallah dhe shpetoni ndersa Ebu Lehebi u shkonte prapa dhe u thonte: Mos e degjoni kete genjeshtar, mashtrues! Armiqt me te betuar te Profetit Muhammed a.s. ishte Ebi Lehebi me bashkeshorten e tij Ummi Xhemil e cila ishte motra e Ebu Sufjanit. Ebi Lehebi u thoshte njerezve: Nese eshte e vertet ajo cfare thote Muhammedi atehere une sebashku me pasurin time dhe djemt e mi, do tju shpetoj nga ai denim. Ndaj Kur'ani zbriti ajetin ku thote: "Atij (Ebu Lehebit nuk do ti bej dobi pasuria e tij dhe as ajo cfare fiton." (El Mesed;2)
Dy djemt e Ebi Lehebit e pranun islamin ndersa Ebi Lehebi vidq jo besimtar pas luftes se Bedrit dhe mbeti i pavarrosur per tre dite derisa u fry. Atehere me nje kerrab e terhoqen zvarre dhe e hodhen ne nje humner.)

-Suraka ibn Malik dhe fundosia e kalit te tij ne toke perball profetit Muhammed a.s.

Kur mushriket (idhujtaret) deshtuan ne gjetjen e profetit Muhammed a.s. vendosen shperblim 100 deve kushdo qe e gjen. Profeti Muhammed a.s. sebashku me Ebu Bekrin r.a. qendruan ne shpell per tre dite dhe tre net. Pas ketyre diteve ato vendosen te nisen per ne Medine. Mekasit po prisnin momentin e arte qe te gjenin Muhamedin me qellim marrjen e shperblimit. Tregohet se nje person shkon tek Suraka ibn Malik i cili po qendronte me disa njerez dhe i tha: Kam shikuar tre njerez duke ardhur drejte medines, mendoj se eshte Muhammedi me shoket e tij. Suraka i beri me sy qe te hesht dhe me nxitim per humbur gjurmen tha: Ata qe ke shikuar jane te tanet te cilet po kerkojne nje deve qe u ka humbur. Pasi perfudoj qendrimin aty Suraka me nxitim shkon ne shtepin e tij me shpresen se do ishte ai qe do fitonte 100 devet. Suraka mori kalin dhe me shpejtesi nisen per te zene tre personat ne fjale. Me te shikuar u versul me shpejtesi drejt Muhammedit a.s. dhe Ebu Bekrit r.a., kur papritmas kembet e para te kalit te Surakes ue fundosen ne toke. Suraka e goditi disa here kalin me qellim qe te ngrihej por me kot. Aty ku ishte zhytyr kali doli nje pluhur i madh aq sa mbuloi qellin. Suraka u friksua shume dhe e kutptoi se vertet Muhammedi a.s. eshte pejgamber ndaj i thote: O Muhammed! Lute Allahun qe te me shpetoj mua dhe kalin tim nga kjo zhytje dhe te premtoi nuk do i tregoj asgje per vendodhjen tuaj. Ju premtoj se keto nuk jane mashtime! Profeti Muhammed a.s. pranoi dhe ngriti duart e tij duke bere shenjen e ngritjes ne drejtim te kalit, dhe ne moment kali u ngrit nga zhytja ne toke. Suaraka iu afrua profetit Muhammed a.s. dhe ne shenje falenderimi i ofroj ushqimin dhe armet e tij. Profeti Muhammed a.s. nuk pranoj te marr dicka nga nje jobesimtar duke i kerkuar qe te largohet.

Letra e Profetit Muhammed a.s. derguar Herakliut ,  Mbretit te Bizantit

"Ne emerin e Allahut, te Gjithemeshirshmit , Meshireplotit"
Leter  nga Muhammedi, robi i Allahut dhe i Derguari i Tij, per Herakliun, me te madhin e bizanteve:
"Shpetimi edhe paqja qofshin per ate qe ndjek rrugen e drejte. Behu mysliman qe te shpetosh. Behu mysliman, qe Allahu te te jape shperblimn dy here. Ne qofte se ti nuk e pranon Islamin, do te mbash persiper fajin e tere bizantineve."
"O ithtare te Librit, ejani te bashkoheni me ne ne nje fjale mes nesh dhe jush; te mos adhurojme askend dhe asgje tjeter pervec Allahut, te mos i bejme Atij shok, te mos e konsiderojme njeri-tjetrin zota pervec Allahut! E ne qofte se nuk pranojme ju thoni: Deshmoni pra se ne jemi myslimane!"

Kete leter e dergoi Dihajet ibn Halife Kalbiu tek mbreti i Basras e ky tia jepte mbretit te Kajserit qe kishte arritur ne Himsi ne Palestine.
Kajseri pasi mori letren therriti nje burre nga Arabet qe te njihte mire Muhammedin a.s. dhe ato tek karvanet moren disa arabe ne mesin e te cileve ndodhesh edhe Ebu Sufjani. Herakliu pyeti: Kush eshte i afert me Muhammedin ? Ato thane: Ebu Sufjani. Herakliu tha: Eja ketu Ebu Sufjan. Une do e pyes kete (Ebu Sufjanin) per ate (Muhammedin) e nese genjen ju do thoni se genjene.
-Herakliu: Çfare prejardhje ka Muhammedi ?
-Ebu Sufjani: E ka te mire.
-Herakliu: A e ka thene ndonje ate qe thote Muhammedi?
-Ebu Sufjani: Jo!
-Herakliu: Kush e ndjek ate, paria apo te pafuqishmit e te varferit?
-Ebu Sufjani: A e ndjekin te pafuqishmit e te varferit.
-Herakliu: A shtohen apo paksohen ndjekesit?
-Ebu Sufjani: Ata shtohen.
-Herakliu: A e ka braktisur ndonje fene e tij pasi eshte bere mysliman?
-Ebu Sufjani: Jo !
-Herakliu: A e gauzojne per genjeshtare?
-Ebu Sufjan: Jo!
-Herakliu: A e keni luftuar?
-Ebu Sufjan: Po !
-Herakliu: Si e keni luftuar ate?
-Ebu Sufjan: Ne kemi luftuar vazhdimisht, here ka fituar ai e here kemi fituar ne.
-Herakliu: Çfare ju urdheron?
-Ebu Sufjan: Urdheron te Adhurojme vetem Allahun dhe mos ti bejme atij shok. Urdheron te falin namaz,te jemi te cilter,te jemi te ndershem.
-Herakliu: Ti Ebu Sufjan the se Muhammedi eshte me prejardhje te mire dhe fisi eshte i mire. Ne te vertet keshtu kane qene te Derguarit e Allahut ata e kishin prejardhjen nga fisi me i mire i popullit te vet.
Ti the se askush nuk ka pretenduar per profet para tij. E une them se po te kishte pretenduar dikush ashtu do te thoshte se ky Muhammedi mund te jete nje burre qe deshiron te plotesojne ate qe nuk e kane bere te paret e tyre.
Ti the se nuk e keni akuzuar per genjeshtare. Une kuptova se ai nuk mundet te jete i cilter per njerezit dhe te genjeje per Allahun.
Ti the se kush behet Mysliman nuk e braktisin islamin. Vertet keshtu eshte besimi, buzqeshja e tij bashkohet me zemren.
Ti the se ai nuk e thyen besen. Vertete te tille jane te gjithe Profetet .
Ti the se ai ju urdheron ne Adhurimin e Allahut e te mos vendosni shok atij dhe te mos adhuroni idhujt dhe te falni namazin e te jeni te ndershem e te drejte. Nese fjala jote per ate njeri eshte e verete, une them se ai do te shundoje boten (e kete vend) E kam ditur se do te dilte ai njeri, mirepo nuk e kam menduar se do te dilte nga vendi juaj.
Sikur ta dija se do te mberrija tek ai, do te mundohesha te vij, te takohesha me te dhe po te isha tek ai, une do tia laja kembet atij. Pastaj kerkoj letren e Pejgamberit  Muhammed a.s.  dhe e lexoi. Sapo Herakliu lexoi letren, nisi zhurma ne mes te parise, u ngriten zerat. Atehere Herakliu i nxori Ebu Sufjanet dhe arabet e tjere nga salla.
Pasi doli Ebu Sufjani iu tha shokeve: A e shikuat se sa lart iu rriten vlera dhe emri i Muhammedit ?
Me pas Ebu Sufjani thote: Qysh atehere, besova se Muhammedi a.s. do te triumfonte, derisa deshi vete Allahu dhe e pranova Islamin edhe une.
Herakliu urdheroj qe ti jepej dhurate Ebu Sufjanit dhe shokeve te tij.
Nje dite Herakliu mblodhi parine dhe i dergoi ne Hums (qytet ne Sham) tek nje katedrale te veten, urdheroi te mbyll dyert e u tha romakeve:
"O romake! Po te doni te keni shpetim dhe mbaresi e te vazhdojme sundimi juaj, besojnei dhe pasojeni kete profet." Ata vendosen te largohen por dyert ishin te mbyllura e Herakliu u thote: Ejani tek une ejani!
Herakliu u tha: Une ju thash juve keshtu per te provuar qendrueshmerine tuaj ne fene tuaj. E kete gje e pashe.

-Profeti Muhammed a.s. dhe mrekullia e henes

Nje nder suret e Kur'anit eshte surja El Kamer qe do te thote Hënë.  U quajt keshtu pasi ndarja e henes eshte nje nder mrekullit e medha te profetit Muhammed a.s. Per kete Allahu xh.sh thote: "Momenti (ora) ( i katastrofes se pergjithshme) eshte afruar, e hena eshte çare (ne dysh)."  (El Kamer: 01)

Pasi kishte kaluar rreth 8 vite nga shpallja nje grup kurejshesh , nje nate vendosen te shkonin tek Profetit Muhammed a.s. ku i kerkuan: "Nese me te vertet je Pejgamber, ndaje Henen ne dysh apo gjysem, e nese e ben kete ne do te besojme."

Enesi r.a. tregon: "Popilli i Mekes i kerkoi Profetit Muhammed a.s. t'u tregonte atyre nje mrekulli. kesht ai u tregoi atyre mrekullin e çarjes se henes ne dysh." (Buhari, 4867)

Ata nate hene ishte e plot dhe shume rezatuese. Pas kembeguljes se tyre per te treguar nje mrekulli, Profeti Muhammed a.s. luti Allahun xh.sh. qe tia mundesonte kete mrekulli dhe pas kesaj Profeti Muhammed a.s. u ngrit ne kemb dhe doren e tij ia drejtoj henes e cila filloj te ndahet ne dy pjese.
Duke menduar se kerkesa e tyre ishte e pa realizueshme, jobesimtaret thane: Kjo eshte magji.

Allahu xh.sh thote:  "Po ata (idhujtaret) edhe nese e shohin ndonje argument (mrekulli) zbrapsen e thone: Kjo eshte magji e vazhdueshme." (El Kamer, 02)

Mirepo kete mrekulli nuk e shikuan vetem ky grup njerezish po edhe te tjeret. Keshtuqe gjysma e henes kaloj malin Saffa e gjysma tjeter ne malin Kaikan.

Keshtu Ebu Xhehli tha: Ai nuk mund ti bej magji te gjitheve, e te presim kur te vijne njerezit e tjere (Albadaih) nese edhe ata e ka shikuar nje gje te tille. Kur erdhen edhe njerezit e tjere treguan te njejten gje. E pas kesaj ata idhujtaret thane: "Sa magji e madhe kjo e Muhammedit". Pas kesaj Allahu xh.sh zbriti ajetet e sures El Kamer.

-Kurejshet rane ne sexhde bashke me Muhammedin a.s.

Transmetohet prej Iben Mesudit se ka thene: "Ishte profeti Muhammed a.s. ne Qabe ku erdhen Kurejshet dhe Muhammedi a.s. filloi te kendoj ajtetin : "Pra, beni sexhde per Allahun dhe adhurojeni Ate!" Pasi e lexoi kete ajet Muhammedi a.s. ra ne sexhde e bashke me te edhe Kurejshet. Kjo erdhi natyrshme pasi ato nuk kishin ndigjuar fjale kaq te arta dhe kaq prekese e nga kjo rane ne sexhede..." (Buhari)
Kur e moren vesht emigrantet e pare qe u larguan per ne Habesh qe Kurejshet kishin rene ne sexhde bashke me Muhammedin a.s. u rikthyen edhe nje here ne Mekke. Por ndodh rizemerimi i Kurejsheve.
Kurejshet u penduan per sexhden e tyre e keshtu ato vendosen qe te benin tortuara ndaj myslimaneve. Muhammed a.s. udheroi ndjekesit qe te udhetonin peresi per ne Habeshe.Kesaj radhe numeri i emigranteve te dyte ishte me i madh.
Me pas ato vendosen nje bllokade ndaj te gjithe atyre qe ndjekin Muhammedin a.s. por pas nje kohe e hoqen bllokaden. Pas heqjes se bllokades Muhammed a.s. perjeton nje vit hidherimi.


Viti i hidherimit

Pasi mbushi 80 vjec Ebu Talibi semuret rende.  Gjate kesaj kohe qe ishte i semure i kerkonin Ebu Talibit qe te derzonte hz.Muhammedin a.s. por ai nuk e beri kete gje.
Nje here nje grup shkuan tek Ebu Talibi dhe i than: O Ebu Talib, thuaj Muhammedit qe te mosh ofendoj zotat tane ose perndryshe do marrin ndeshkim. Ebu Talibi therreth Muhammedin a.s. dhe i tregon, por  Muhammed a.s u thote: "O xhaxhai im! Une i ftoj vetem ne nje fale!
Ithtaret i thane: O Muhammed !Ti nje fjale te vetem kerkon?
-Po u thote Profeti Muhammed a.s. !
Ata thane: "Per xhaxhain tend ne edhe dhjete fjale do ti pranojme, por cila eshte kjo fjale?
-Profeti Muhammed a.s. tha: Te besoni se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut. 
-Itharet te merzitur u ngriten ne kembe dhe thane: " A mendon o Muhammed ti besh Zotat nje Zot te vetem?Vertet kjo eshte e cuditshme." (Sad; 05)

Pas vitit te hidherimit, shkurtimisht po permend ate cfare ka ndodhur para vdekjes se Muhammedit a.s.;
- Shkuarja ne Taif.
- Udhetimi i Isras dhe Miraxhit
- Beslidhja e pare e Akabes
- Beslidhja e dyte e Akabes
- Forimi i shtetit
- Ndertimi i xhamis
- Lufta e Bedrit
- Lufta e Uhudit
- Lufta e Hendekut
- Lufta kunder Benu Kurejdhe
- Marveshja e Hudejbisjes
- Mesazhet e Profetit Muhammed a.s. derguar disa mbreterve si; Herakliut, Kisras, Nexhashiut etj.
- Bejteja e Dhatu Kared
- Lufta e Hajberit
- Lufta e Mutes
- Clirimi i Mekes
- Beteja e Hunejnit dhe Tabukut
- Haxhi i lamtumires

Udhetimi i Profetit Muhammed a.s. ne naten e Isras

Nata e Isras njihet per udhetimin qe Allahu xh.sh i beri profetit Muhammed a.s. naten prej Qabes se bekuar ne xhamin Aksa (Kuds) dhe per te vijuar udhetimin e pashembull drejt qiejve, e me pas ne Sidretul Munteha dhe me pas ne xhennetin e Allahut.  Pra me Isra do te thote udhetimin qe beri profeti Muhammed a.s. ndersa me Miraxh do te thote; ngjitje.  Allahu xh.sh e permend keshtu naten e Israsë: "Pa te meta eshte Latmadheria e Atij qe robin e Vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes, Palestin), rrethinen e se ciles Ne e kemi bekuar, (ia beme kete udhetim) per t'ia treguar atij disa nga argumentat Tona. Vertet, Ai eshte degjuesi (i fjaleve te Muhammedit), pamesi ( i puneve te Muhammedit)." ( Isra, 01)

Nje dite Utbeja, Shejbeja, Ebu Sufjani, Nadir b. Harithi, Ebul Buhteri Velid b. Mugire Ebu Xhehli Umejje b.Halefi dhe disa kurejshe u mblodhen ne nje vend ne Meke. Ata nisen te bisedonin se si duhet te sillen me Muhammedin a.s. per tia terhequr verejtjen qe te ndalonte thirrjen e tij.
E lajmeruarn se populli deshironte te bisedoj me te dhe se e prisnin. Ne fakt Muhammedi a.s. deshironte shume qe populli ta degjonte, prandaj me deshire u paraqit ne takim, duke u ul prane tyre.
Kurejshet duke e fajesuar Muhammedin a.s. i thane: "Askush prej arabeve deri me tani nuk ka bere kete qe po i ben ti popullit tend. Ti poshterove eterit tane, e qortove fene tone, mendjen tone e perbuze, ke fyer zotat tane dhe e perçave popullin, ke bere te gjitha te keqijat qe mund te ekzistojne! Nese e ben per te perfituar pasuri, atehere te japim nga pasuria jone qe te behesh me i pasuri nder ne. Nese e ben per fame e post, atehere te bejme udheheqesin tone. Nese je i prekur nga xhinet, atehere do te harxhojme prej pasurise ton sone per tju sheruar." Pas ketyre fjaleve i Derguari i Allahut Muhammedi a.s. u tha: "Prej ketyre gjerave qe thate, asnjera nuk qendron. Ajo qe ju kam sjell nuk eshte pasuri, nuk eshte as qe te fitoj epersi ndaj jush, nuk kam hallin  qe te behem udheqesi i juaj sepse Allahu me ka perzgjedh te Derguari i Tij, me zbritili Librin e bekuar (Kur'anin). Une po permbush ate qe me eshte dhene nga Zoti im dhe u solla me ju me sinqeritet. Po qe se e pranoni ate qe kam sjell, ajo do t'ju takoje edhe juve. Ne qoftese me rezistoni dhe me kundershtoni, une do te duroj derisa Allahu te gjykoje mes nesh."
Atehere te pranishmit i thane: "Ne qoftese nuk e pranon oferten tone atehere ti e di se jemi ne nje vendbanim shume te ngushte, kemi shume pak pasuri dhe jemi ne pozite te veshtire. prandaj drejtoju Zotit tend qe te na mundesoi te na hap vendin e ngushte ndermjet ketyre kodrave, ta zgjeroje vendlindjen tone dhe ne mesin e qytetit tone te rrjedhin lumenj si ne Siri dhe Irak, te na ringjalle Kusaj b Kilabin i cili ishte i besueshmi jone e pastaj ti tregojme per ato qe ti (Muhammed) tregon nese jane te verteta apo jo. Nese e ben kete atehere ne te besojme se je i derguari i Zotit."
Muhammedi a.s. tha: "Une nuk jam derguar qe tju plotesoj kerkesat tuaja. Une jam derguar nga Allahu per tju treguar juve ate qe me eshte dhene mua. Une ju thash dhe ju tregova. Nese pranoni ate cfare u them, atehere kjo bote por edhe bota tjeter do te jete ne favorin tuaj." Te pranishmit thane: Atehere kerkoj zotit tend qe te na dergoj nje melek (engjull). Muhammedi a.s tha: "Une nuk mund te kerkoj te tilla gjera nga Zoti im. Nuk jam derguar per keto pune. Allahu me dergoi si Lajmetar dhe si Paralajmerues per ju." Politeistet i thane: Nese pretendon se je pejgamber, atehere na zbrit nje cope qiell mbi ne. Nese do Zoti yt e ben. Ndersa Abdullah b. Umeje el Mahzumi tha; Ose vendos nje shkalle drejt qiellit dhe une te shikoj derisa te ngjitesh lart dhe te na sjellesh nje liber ose nje grup melekesh, dhe pa deshmuar ai per ty ne nuk te besojme. Pas kesaj bisede, Muhammedi a.s. e humbi shpresen ne udhezimin e tyre dhe u kthye i merzitur tek familja e tij. Ne kete kohe Allahu xh.sh i shpalli: "Ata thane: "Nuk te besome derisa te bjere mbi ne qielli copa-copa, ashtu si po mendon ti (se do na denoj Zoti), apo te na sjellesh Allahun dhe meleket pran nesh. Ose te kesh nje shtepi prej ai, apo te ngjitesh lart ne qiell, po ne nuk te besojme per ngjitjen tende derisa te na sjellesh nje liber qe ta lexojme?! Thuaj; Subhanallah! i Madherishem eshte Zoti im! A mos jem une tjeter vetem se njeri, pejgamber?"(El Isra; 90-93) Allahu xh.sh per ti treguar disa nga shenjat e Tij dhe per ti dhene zemer dhe force Muhammedi a.s. e nxorri ate ne nje udhetim e njohur te Isra. 
Allahu xh.sh thote: "Pa te meta eshte Lartmadheria e Atij qe robin e vete e kaloi ne nje pjse te nates prej Mesxhidul Haramit (Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinen e se ciles Ne e kemi bekuar (ia beme kete udhetim) per t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vertet, Ai eshte degjuesi dhe pames.(El Isra; 01)
Teksa profeti Muhammed ishte ne Mekke (Qabe) Allahu xh.sh i dergon Xhebrailin a.s. sebashku me nje kafsh te quajtur burak. Hapi i kesaj kafshe (qe ishte me e madhe se gomari dhe me e vogel se mushka) ishte aq e shpejte sa nuk kishte mundesi ta shikoje me sy. (Buhari, Muslimi 259)
Pasi arriti ne Mexhidul Akssa Profeti Muhammed a.s. foli dy rekate namaz(Ibn Hisham, Siret II, 244) Pas kesaj Profetit Muhammed a.s. iu dhan dy gota , njera kishte vere e tjetra qumesht. Profeti Muhammed a.s. i shikoj ato dhe mori qumshtin.Xhebraili a.s.tha; "Falenderimet i takojne Allahut qe te udhezoi ne ate qe eshte e njerezishme dhe e pershtatshme per natyren njerezore. Po te kishe marre veren, atehere populli yt do te ishte ne devijim." (Nesai, 41) Me perzgjedhjen qe beri profeti Muhammed a.s. eshte miresi e jashtzakonshme deri ne momentin e kijametit per cilindo qe beson Allahun xh.sh. Me pas profeti Muhammed a.s. i hipur mbi burak vijoi udhetimin drejt qiellit.
Profeti Muhammed a.s. thote : "...Me pas u ngjitem per ne qiellin e pare. Kur arritem aty nje ze thote: "Kush jeni ju? Xhebraili  thote: "Une jam Xhebraili." -Po ai afer kush eshte? Xhebraili thote: "Eshte Muhammedi a.s." -Zeri perseri thote: "A eshte i Derguar?" Xhebraili i thote: "Po". Pas kesaj hapet qielli i pare. Ne qiellin e pare shikova nje njeri te gjate dhe pyeta Xhibrilin se kush eshte? Xhibrili i thote: Ai eshte Ademi a.s. U ngrik Ademi a.s. i cili i uroj mireseardhjen.
Nje here Ebu Dherri r.a. e pyeti Muhammedin a.s. per naten e Israse dhe Miraxhit. Profeti Muhammed a.s. nder te tjera i thote: "Isha ne Mekke , ne tavanin e shtepis time u shfaq nje dirte e madhe e cila gati sa nuk mi mori syt. Ishte meleku Xhebrail i cili mi ferkoi syt me ujin e zemzemit, me hapi gjoksin dhe ma pastruan zemren ne nje ene te mbushur me iman (besim).
Pastaj Xhebraili solli nje kafshe te bardh qe quhej "Burak".... me pas u nisem drejt xhamis el Aksa dhe me pas drejte qiellit.
Duke ju afruar qiellit Xhebraili tha: O rojtar te qiellit hapi dyert!
Une e pyeta: Kush jane rojtaret?
Xhebraili heshti pak e me pas dhe me tha: Meleket !
Kur u afruam edhe me shume nje ka kryesoret e Melekeve te qiellit pyeti: Kush jeni ju ?
Xhebraili i thote: Jam Xhebraili.
Meleku i qiellit pyet serisht: Ai qe te shoqeron kush eshte? 
Xhebraili thote: Eshte Muhammedi a.s.
Meleku pyet: A eshte i derguar? Xhebraili i thote: Po eshte i derguar!
Ne qiellin e pare shikova nje burre, Xhebraili tha: Ky eshte babai yt, Ademi a.s. dhe i dhash selam dhe ai ma kthu selamin.
Ne qiellin tjeter shikova Jahjane a.s. dhe Isain a.s. Me pas Xhebraili me dergoi deri tek qielli i trete.
Ne qiellin e trete takova Jusufin a.s. Ne qiellin e katert takova profetin Idriz a.s. Ndersa ne qiellin e peste takova Harunin a.s. ndersa ne qiellin e gjashte takova  Musain a.s.  ndersa ne qiellin e shtate takova Ibrahimin a.s.
Me pas u ngjitem deri tek vendi ne te cilin shikova fruta te medha te cilat gjithashtu kishin gjethe te medha.
Xhebraili me tha: Kjo eshte Sidretul Munteha!
Aty shikova kater lumej. Dy lumej ishin brenda dhe dy ishin jashte. Pyeta per keto Xhebrailin dhe me tha: Dy lumejte qe jane brenda jane lumejt e Xhennetit ndersa dy lumejt qe jane jasht eshte lumi Nil dhe Eufrati. (Sa i takon lumejve te xhenetit ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: Ne udhetimin e Israse nderte tjera shikova ne xhennet nje lum, uji i te xilit ishte me i embel se mjalti, me i ftohte se bora dhe arom me te mire se misku. Pyet melekun Xhebrail; Cfare eshte ky lum? Ai me tha: Emri i tij eshte Rexhep. Nese ndonje nga populli yt ne muajin rexhep dergon salavat ty o Muhammed , Allahu xh.sh. do i jape atij te pije nga ky lum. (Hadith i shpikur, i diskutueshem) Allahu e di"
Me pas u ngjitem tek Bejtul Mamur (shtepia e luleve) ketu me sollen tre gota per te zgjedhur, nje me vere, nje me qumesht dhe nje me mjalt. U zgjodha qumshtin e ne kete rashte Xhebraili a.s. me tha:
Te drejten ke zgjedhur. Kjo eshte "fitrah" ajo ku gjendesh ti dhe populli yt. Me pas mu obliguan 50 kohe namazi (teksa kthehet profeti, Pejgaberet e tjere e pyeten se cfare te ka urdheruar Allahu xh.sh.? Profeti Muhammed a.s. i thote qe me urdheri 50 kohe namazi. Disa Pejgamber i than Muhammedit a.s. qe te kthehet tek Allahu xh.sh ku ti kerkoj uljen e kohve. Dhe keshtu ndodhi derisa kohet e namazit ran ne 5 kohe namazi, por qe kan vleren e 50 koheve te namazit.)  (Buhari Teuhid 4, Muslim, Tirmidhi etj)
Ne nje hadith tjeter qe flet mbi udhetin e Profetit Muhammed a.s. qe beri ne naten e Isras tregon se: Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu me dergoi "Burakun" i cili eshte i bardh, dhe nuk eshte gomar dhe eshte me i vogel se mushka. Me i shpejte se shikimi (vetetima). Mu kerkua qe te ulem (te hip ne te). Hypa ne te dhe udhetova deri ne xhamin Aksa. Kur arritu aty e lidha burakun. Fala dy rekata namaz ne xhami. Kur dola nga xhamia me erdhi Xhebrili dhe me tha:
"Ai kishte ne dore dy . Ne njeren kishe vere dhe ne tjetren gjumesht. Me kerkoj te zgjedh njere nga ato dhe une zgjodha qumeshtin. Xhebrili tha: Te pastren (te mire) zgjodhe. 
Pastaj sebashku me xhebrilin filluam udhetimin drejte qiellit. Kur arritem ne qeillein e pare Xhebrili kerkoi leje te hyje. Te futet brenda. 
Meleket e pyeten: Kush je ti, dhe kush eshte ai qe eshte me ju?
Une jam Xhebrili dhe bashkudhetari eshte Profeti Muhammed a.s. Meleket e pyeten: 
A eshte pejgamber?
Xhibrili tha: Po! 
Ne kete moment meleket hapen dyert e qiellit dhe hyme brenda. 
Ne qiellin e pare takova Ademin i cili me uroj per mireseardhjen. Ademi a.s. u lut per mua. 
Pastaj kaluam ne qiellin  e dyte. (Si ne qiellin e pare Meleken pyeten Xhibrilin si ne qiellin e pare) Ketu takova Jahjan a.s. dhe Isain a.s.. 
Ne qiellin e trete takova Jusufin a.s.Ne qiellin e kater takova Idrizin a.s., ne te pestin Harunin a.s., ne te gjashtin Musain a.s. dhe ne te shtatin Ibrahimin a.s. i cili ishte i mbeshtetur me shpine per Bejtul Ma'murin (Qabja e qiellit) ky cdo dite hynin nga 70 mije melek. 
Pastaj vijuam udhetimin deri ne Sidretul Munteha e cila i kishte gjethet si veshet e elefantit (tregon mashtin), ndersa frutat si shtambe. Ajo ishte shum e bukur asnje nuk mund ta pershkruaj bukurin e saj. 
Allahu me shpalli dhe me oblikoj me 50 namaze gjate dites e nates. Gjate kthimi takova Musain a.s. i cili me tha: Kthehu tek Allahu, lutu qe ta lehtesoje kete obligim (namazin)sepse populli yt nuk do e perballoje pasi une kete e pranove dhe dhe Beni Israilet nuk e bene. 
U ktheva tek Allahu dhe i thashe:
O Zoti im! Lehtesoje popullin tim! Allahu ma uli ne 5 kohe namazi.Ne kthim takova perseri Musain a.s. i cili perseri me pyeti dhe i thash qe Allahu xh.sh mi uli ne 5 kohe namazi.Perseri Musai a.s. me sugjeroi qe ti kerkoja Zotiti per ti ulur per shkak se populli nuk do perballoje.U ktheva perseri tek Allahu xh.sh; Allahu xh.sh me tha: 
O Muhammed! Ato jane pese namaze qe falen gjate dites dhe nates. Cdo namaz shkruhet per dhjete,keshtuqe plotesohet 50 namaze.Ne kthim takova perseri Musai a.s. i cili me sugjeroi te njeten gje, por kete here i thashe: Jam kthyer disa here tek Zoti im, saqe turperohem nese kthehem perseri." (Muslimi) Shenim: Ky hadith transmetohet nga Enes ibn Maliku)

Ibn Abasi ka thene: "I derguari i Allahut xh.sh ne naten e Israse kishte kaluar prane nje vendi dhe kishte ndjere nje ere te mire dhe e kishte pyetur melekun Xhebrail; O Xhebrail! Çfare eshte kjo ere e mir? Ai eshte pergjigjur: Kjo eshte era e gruas, e cila krihte vajzen e Faraonit dhe e femijeve te saj. Kur ajo po krihte vajzen e Faraonit, i ra kreheri nga dora dhe tha: Bismilah! dmth; Me emrin e Allahut! Vajza e Faraonit, kur e degjoi  i tha;
-A e ke fjalen per babain tim?
-Ajo i tha; Perkundrazi e kam fjalen per Zotin tim dhe Zotin tend qe eshte Allahu!
-Vajza tha: Ti ke zot tjeter vec babait tim?
-Ajo ia ktheu; Po , Allahun !
-Vajza; Atehere une do i tregoj babait (Faraonit) tim.
-Gruaja; Tregoi.
Vajza e lajmeroi babin e saj qe ishte Faraoni i cili dergoj njerez tek ajo te cilet pyeten gruan;
A ke zot vec Faraonit? Ajo i tha: Po, Zoti im dhe Zoti yt eshte Allahu. Faraoni urdheroi te sillej nje ene hekuri, te cilen e nxehu dhe gruaja i thote Faraonit;
-Kerkoj prej teje nje deshire?
-Faraoni; Me thuaj?
-Gruaja : Filloj ti fuste femijet e saj ne ene njeri pas tjetrit derisa i erdhi radha femijes qe kishte ne gji, i cili i foli nenes se vet duke i thene; O nena ime! Qendro e palekundur, sepse je ne te verteten."
(Sqarim: Jane disa femije qe kane folur qe te vegjel (per gjiri) 1. Femija e gruas qe krihte vajzen e Faraonit, 2.foshnja e Xhurejxhit, 3. Profeti Isa a.s., (i biri i Merjemes) etj.)
Ne udhetimin e Isras profeti Muhammed a.s. shikoj dhe xhehenemin. Aty ai shikoi vuajtet e zjarrit te xhehenemit. Teksa shikonte vuajtjet pyese melekun Xhebrail se kush jane keta qe po ndeshkohen? dhe meleku xhebrail per cdo pyetje i kthete pergjigje. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. thote: "Ne naten e Miraxhit Muhammedit a,s ju tregua xhehennemi. Ne te shikove se shumica e tyre ishin gra." (Tirmidhi)
                                                                                             
Çfare shikoi profeti Muhammed a.s. ne udhetimin e Isras dhe shpjegimet e melekut Xhebrail a.s?

Profeti Muhammed a.s. ka thene: Nata e Isras ndodhet mbi dyert e Xhennetit. Ai qe jep sadaka ne kete nate i shufishohen dhjetra here te mirat dhe kete te mira ai do i gjej tek porta e Xhennetit." (Bejhakiu)

Gjate udhetimit profeti Muhammed a.s. shikoj ne xhehenem ndeshkimin e atyre qe shkelin kuroren martesore. Ato kishin para tyre mish te qelbur dhe mish te mir, edhe pse para ndodhej mishi i fresket ato zgjidhnin mishin e qelbur. I habitur profeti Muhammed a.s. pyet Xhebrailin: Kush jane keto njerez?
Xhebraili pergjigjet duke i thene: Ata jane njerezit qe kan bere imoralitet, kan shkelur kurore dhe qe kan lene mishin hallall dhe nga ngrene nga mishi haram. PNe nje hadith tjeter qe flet per tradhetin bashkeshortore kemi edhe hadithin ku Profeti Muhammed a.s. thote: "Shikova nje grup njerezish qe denoheshin. Para tyre kishin ushqime te shijshme me mish te pjekur dhe nga ana tjeter kishin mish te kalbur (cofetina). Ata linin mishin e shijshem e te fresket dhe hanin mishin e kalbur. Kur e shikova kete  pyeta Xhebarailin a.s. se kusha jane keto? Ai me tha: Jane ato qe bejne tradheti bashkeshortore. Ne nje hadith tjeter kemi; Jane burrat te cilet linin bashkeshorten qe kishte dhe shkonte me grat e tjera, si dhe grat qe linin bashkeshortin e saj dhe shkonin me burrat e tjere." (Hajthemi)

Po ashtu profeti Muhammed a.s. shikon disa njerez me thonj prej bakri me te cilet prishnin (gervishnin) fytyren dhe trupin e tyre. Kur e shikon kete Muhammedi a.s. pyet Xhibrilin se kush jane keto? Xhebraili i thote: Jane ato njerez qe behen penges per te tjeret dhe qe flasin mbi nderin e grave.

Me pas profeti Muhammed a.s. tregon: "Kaluam pran nje grupi njerezish qe e coptonin mishin nga pjeset e trupit te tyre dhe e pertypnin dhe ketyre u thuhej: "Hani ashtu si e keni ngrene mishin e vellaut tuaj!" Pyeta Xhebrailin se cfare eshte kjo? Xhebraili i thote: "Keto jane pergojuesit, ata qe marrin nepergoje."

Profeti Muhammed a.s. thote: Shikova disa njerez qe me gershere prisnin gjuhet dhe buzet e tyre, sahere qe i prisnin ato riktheheshin ata ashtu sic kishin qene me pare. E pyeta Xhebrailin kush jane keto? Xhebraili me tha: Keto jane njerezit qe benin percarje ne popull.

Me pas Profeti a.s. vazhdon duke thene: Shikova disa njerez qe hanin gur prej zjarri. E pyeta Xhebrailin se kush ishin keto? - Xhebarili me tha: Jane ato njerez qe kan ngrene pasurin e jetimit.

Profeti Muhammed a.s. thote: "Shikova nje shkemb te vogel nga ku del nje dem i madh. Demi deshironte te kthehej nga kishte dalur por ishte e pa mundur. Pyeta Xhebrailin dhe me tha: Ky eshte ai njeriu qe flet fjale te renda, pastaj pendohet per ate qe ka thene por nuk ka mundesi ta kthej prapa."

Ndersa ne xhennet Profeti Muhammed a.s. thote: "Shikova nje grup njerezish qe mbillnin dhe ne te njejten dite korrnin. Sapo perfundonin korrjen ajo kthehej plot me prodhim siç ishte. Pyeta Xhebrailin per kete dhe ai me tha: Keto jane njerezit te cilet kan punuar per hir te Zotit kan ra deshmor ne mbrotje te islamit, familjes, Atedheut. Veprat e tyre shperblehen menjehere dhe shtatqind fish."

Profeti Muhammed a.s. thote: "Arritem tek nje lugine ne te cilen fryente nje ere e fresket dhe e kendshme, degjohej edhe zera te bukur. Pyeta Xhebrailin i kujt eshte ky vend dhe ky ze? Ai me tha:
Ky eshte zeri i Xhennetit qe thote: "O Allah! Me jep ate qe me ke premtuar! Vendbanimet e mija jane zbukuruar dhe jane gati te pres banoret e tyre. Drita ime po ashtu, mendafshi im, vendqendrimi im. margaritaret e imi, guret e mi te çmuar, mjalti im, lumejt e mij, toka ime, etj prandaj me dhuro o Allah ate qe me ke premtuar! Allahu xh.sh i thote: I yti eshte secili mysliman e myslimane, secili besimtar e besimtare, secili nga ata qe kan besuar pejgamberet e Mi, ka bere pune te mira dhe nuk me ka bere shirk (ortakeri). Kush frikesohej nga Une, kush me pershkruan dicka, Une do ia kthej, e kush mbeshtet tek Une do i Mjaftoi atij. Une jam Zoti, Zot tjeter pervec Meje nuk ka dhe Une nuk e shkel premtimin tim. Te shpetuar jane besimtaret e vertet, dhe i Lavderuar eshte Allahu, Krijuesi i çdo gjeje." Pas kesaj xheneti thote: I kenaqur jam me Ty o Allahu im!"
Hadithet e mesiperme jane te permendura tek Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Ebu Davudi , Ibn Maxhe etj.

Pasi profeti Muhammed a.s. tregoj per gjithe udhetimin e tij, ate cfare kishte shikuar ne shtat qiejt, ate cfare kishte shikuar ne xhennet, dhe xhehenem, Ebu Dherri r.a. e pyet profetin Muhammed a.s; O i derguari i Allahut xh.sh! A e ke shikuar Allahun ? Profeti Muhammed a.s. iu pergjigj: "Ai eshte Drit (Nur), si mund ta shikosh Ate?(Muslimi, Besimi 291)
Po ashtu Aishja r.a. tregon: "Kush thote se Muhammedi a.s. e ka shikuar Allahun ka genyer sepse Allahu thote: "...Syte nuk kane mundesi ta shikojne Ate." (El En'am;103)

Hytbja e Lamtumires mbajtur nga Profetit Muhammed a.s. para se te nderronte jete

Pasi Allahu xh.sh. beri detyrim (farz) haxhin, profeti Muhammedi a.s. zhvilloi haxhin e pare e te fundit pasi Profeti a.s. aty mbajti edhe fjalen e fundit drejtuar xhematit. Hytbja e lamtumires u krye ne vitin e dhejte te hixhretit. Kur eshte nisur per te kryer haxhin profeti Muhammed a.s. kishte me vete rreth njeqind deve per ti bere kurban. Gjate rruges profeti Muhammed a.s. u foli besimtareve mbi haxhin. Kur arriten tek vendi i quajtur Dheulhulejfe Muhammedi a.s. u thote bashkeudhetareve te tij:
"I derguar nga Allahu xh.sh me erdhi sonte Xhebraili i cili me urdheroi: Fal namazin ne kete lugin te bekuar dhe thuaj se ke bere qellim (nijet) per haxh, edhe per umre." (Buhari)
Ne kete vend Muhammedi a.s. fali dy rekate namaz per ihram. Ne fund falenderoi Allahun xh.sh duke bere tesbih dhe madherime (tekbir), nder te tjera profeti Muhammed a.s. tha:
"Allahu im! Bema kete haxh te mir e te pranueshem, ku te mos kete hipokrizi dhe popullaritet!"( Ibn Maxhe)
Pasi hyri ne ihram i thote shokeve se kush ka vendos te bej haxhin apo umren te thote: " Lebejk Allahumme lebej; lebejke la sherike lebejk. Innel hamde, ve niamete , vel mulk la sherike lek. dmth: Nen urdherin tend o Allahu yn! qe ska te dyte; Lavderimi, begatite , pushteti e pasuria jane te Tuat." (Buhari)
Po ashtu profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu im! Shotoje nderin, madheshtine, bujarin dhe paraqitshmerin kesaj Shtepie (Qabe) Shtoja nderin, bujarin, paraqitshmerin, bekueshmerin dhe miresin edhe atyre qe me haxh dhe umre e respektojne ate!" (Ibni Sad)
Profeti Muhammed a..s iu afrua Gurit te Zi ku syt ju mbushen me lot, dhe nga cepi i gurit filloj tavafin. Ne tre rrotullimet e para eci shpejt, ketu ai ka thene ajetin: "Zoti yne! Jepna neve te mira edhe ne kete bote edhe ne boten tjeter (ahiret) dhe na mbro nga ndeshkimi i xhehenemit!"ne arabisht: "Rabbena etina fid-dunja haseneten ve fil ahireti haseneten ve kina adheben nar." (El Bekare 201)
 Me pas fal dy rekate tek Mekami i profetit Ibrahim a.s. dhe pasi u kthye serisht tek guri i zi u kthye nga Omeri r.a. te cilit i thote:
"O Omer! Ti je nje burre i fort! Mos i mundi te dobetit duke i shternguar njerezit te arrije tek Guri i Zi! As mos u shqeteso vete, as mos shqeteso te tjeret! Ne gjesh hapsir puthe Gurin e Zi, ne te kunderten bej vetem shenjen e ferkimit me duar dhe puthjes, kendo fjalen e Nisjes (Lebjekun) bej madherime (tekbir) dhe ec!" (Ahmedi)
Me pas profeti Muhammed a.s. doli nga Qabja ku shkoj tek kodra Safa ku tha ajetin "Nuk ka dyshim se Safa dhe Merve jane nga shenjat e Allahut" (El Bekare 158)
Me pas aty filloj ecjen dhe kthimin mes dy kodrave. Me filloj tahlil  dhe tekbire nga tre edhe shtat here duke thene: "Nuk ka zot tjeter vec Allahut qe eshte nje dhe i vetem. Ai ska te ngjashem e te barabarte! Pasuria dhe pushteti jane te tij, lavderimi i takon vetem atij! Ai ngjall dhe vdes! Ai ka fuqi per cdo gje! Nuk ka zot tjeter vec Allahut! Allahu e zbatoi premtimin, e ndihmoi robin (njeriun) e vet, i shkaterroi i vetem te gjitha ushtrite e mbledhura per keq e armiqesi." (Ibn Maxhe)
Pastaj nga Safa kalon ne kodren Merve dhe kur arriti ne mes filloj te shpejtoj pak ecjen, me pas beri ecje normale. Ne kthim tha: "O Zot, me fal mua dhe ki meshire per mua! Ti je mi madhi me bujari!"
Ne diten e peste te qendrimit ne Meke, hyp ne deve dhe shkon ne Mina ku fal namazin e drekes, ikindis, akshamit dhe jacise dhe mengjesin e dites dites tjeter. Me pas u nis per ne Arafat.
Pasi profeti Muhammed a.s. perfundoi ritualin e haxhit ne Arafat mbajti Hytben e Lamtumires ku sot ndodhet nje xhami.

HYTBJA E LAMTUMIRES

"O njerez!
Me degjoni me kujdes ato qe do ju them ! Nuk e di , ndoshta pas ketij viti nuk do te jemi bashke me ju !

O njerez!
Ashtu siç eshte shenjte kjo dite, ashtu siç eshte i shenjte ky muaj, ashtu siç eshte i shenjte ky qytet, ashtu jane te shenjta edhe jeta, pasuria dhe nderi juaj, çdo lloj dhunimi i tyre eshte i ndaluar!

Shoke te mi!
Neser do te takoheni me Zotin tuaj dhe pa dyshim do jepni llogari per te gjitha qendrimet dhe veprimet tuaja! Kujdes, pas meje ne asnje menyre te mos ktheheni ne zvetenimin tuaj te vjeter e te vrisni njeri tjetrin! Ta dini se une do te shkon me para dhe do tju pres ne krye te Hauzit! Do te gezohem per numrin tuaj te madh ne krahasim me popujt e tjere! Kujdes, mos ma nxini fytyren!

Shoke te mi!
Kush te kete nje amanet, tia jap te zotit! Eshte hequr çdo lloj kamate, e kam vene nen kembe. Por duhet te jepni borxhin themelor, As mos beni padrejtesi, as mos u goditni nga padrejtesia. Me ne fund , me urdher te Allahut, eshte ndaluar marrja e kamates. Kam vene nen kembe (ndalu) çdo forme te ketij zakoni te mbrapshte te mbetur nga koha e injorances. Kamata e pare qe hoqa, eshte kamata e xhaxhait tim, Abasit, te birit te Abdylmutalibit.

Shoke te mi!

Jane hequr plotesisht te gjitha gjakmarrjet e mbetura nga koha e injorances. Gjakmarrja e pare qe hoqa, eshte gjakmarrja e kusheririt tim , Rebiait, te nipit te Abdylmutalibit.

O njerez!
Sot djalli e ka humbur perjetesisht forcen e rivendosjese se ndikimit dhe sundimit te tij ne tokat tuaja. Por ju, veç ketyre gjerave qe ndalova, nese ne gjera qe do tju dukeshin te vogla, do ti vinit per shtat atij, kjo do ta kenaqte ate. Per ta ruajtur fene, duhet te ruheni edhe prej gjerave te tilla!

O njerez!
Respektoni te drejtat e grave! Trajtojeni ato me dashuri dhe dhembshuri! Ju keshilloj qe per to te keni frike Allahun! Ju i moret grat si amanet nga Zoti, ju u bekuat me nderin dhe virtytin e tyre duke dhene fjalen ne emer te Zotit! Ju keni te drejte mbi grate, por edhe grate kane te drejta mbi ju! E drejta juaj eshte qe ato te mos e marrin neperkembe nderin e familjes suaj, kurse e drejta e grave mbi ju eshte qe tu siguroni atyre me menyre legale, çdo lloj veshjeje dhe ushqimi. Nuk i lehohet gruas qe ti jape dikujt tjeter nga malli i te shoqit pa lejen e tij.

Keni kujdes qe skllerverit ti ushqni me ate qe hani vete dhe ti visheni me ata qe visheni vete. Po qe se bejne nje gabim qe nuk mundeni ta falni, jepni leje te shkojne, por kurre mos i mundoni! Sepse edhe ata jane rob te Allahut!

O besimtar!
Degjomani dhe mbajeni mend mire fjalen time! Myslimani eshte vella me myslimanin, keshtu qe te gjithe mylimanet jane vellezer , e motra. Nuk lejohet cenimi i çfaredo te drejte qe i perket vellaut tuaj te fese perderisa ta kete dhene vete me kenaqesi.
Mos beni padrejtesi! Dhe mos iu nenshtroni padrejtesise! Mos grabitni te drejtat e popullit!

Shoke te mi!
Mos i beni padrejtesi as vetes suaj! Mbi ju rendon e drejta e vetes tuaj!

O njerez!

Çdo fajtor pergjigjet vete per fajin e tij. Asnje femije nuk e vuan denimin e fajit te kryer nga i ati. Dhe asnje prind nuk behet pergjegjes per fajin e te birit!

O njerez!
Zoti i ka dhene ne Kur'an gjithsekujt te drejten qe i takon. Nuk eshte e domosdoshme lenia e testametit per trashegimtarin (me pare ishte e detyruar, ndersa Islami e vendosi ne deshiren qe te lej testament...) Femija eshte i atij ne shtratin e te cilit ka lindur. Ai qe kryen mardhenie jashtekurore, perjashtohet nga e drejta prinderore. Nje te pafisme qe pretendon perkatesi gjinie tjeter nga ajo e te atit ose nje skllav, mosmirenjohes qe vazhdon lidhjet me dike tjeter veç zoterise se tij, e zete zemerimi i Allahut , urrejtja e melekeve dhe mallkimi njerezve! Zoti nuk i panon as pendimet, as drejtesin e as deshmit e njerezve te tille!

O njerez!
Koha e cila eshte ne nje nderrim te panderprere, ka ardhur ne gjendjen e dites kur Allahu krijoi qiejt e token. Nje vit eshte sa dymbedhjete muaj. Kater nga keta jane muaj te ndaluar. Tre nga keta jane njeri pas tjetrit, Dhulkade, Dhulhixhe, dhe Muharrem, kurse i katerti, Rexhep (mes xhemadhijel ahir dhe shaban). Kete vit, muaji i ndaluar erdh ne vendin e tyre te vjeter. Stina e haxhit ne diten e dhjete te Dhulhixhes.

O besimtar!
Po ju le nje amanet nese mbaheni fort pas tij, kursesi nuk do e ngaterroni rrugen. Ai amanet eshte Kur'ani libri i Allahut!

O njerez!
Adhuroni Allahun xh.sh , falni pese kohet e namazit, agjeroni muajin e ramazanit dhe bindiuni urdherave te mia qe te hyni ne xhennet!

O njerez!
Ruhuni nga teprimi. Teprimi ne fe (teprim ose devijim) ka qene shkaku i shkaterrimit te paraardhesve. Veprimet e haxhit mesojeni prej meje. Sdi nese do te takohemi ketu me ju pas ketij viti! Ata qe ndodhen ketu keto keshilla tua percjellin atyre qe nuk ndodhen ketu. Mund te te ndodh qe ai qe nuk eshte ketu ti kuptojme me mire fjalet e mija se ai qe i degjoi vete!

Me pas Muhammedi a.s. tha:

O njerez!
Neser do tju pyesin per mua; çkeni per tu thene?

Te gjithe shoket (te pranishmit) nje zeri thane:
Deshmojme dhe vertetojme ne plotesimin e Pejgamberise tende, detyren te cilen e derguat ne vend duke na porositur dhe keshilluar.

Pas kesaj Muhammedi a.s. i pyeti tre here te pranishmit:
A ju shpjegova (kumtova) fene?

Po ashtu nga tre here te pranishmit thane:
Po , e shpjegove!

Me pas Profeti Muhammed a.s. duke ngritur duart nga qielli kerkoj deshmin e Zotit duke thene:
Deshmo o Allahu im! Deshmo o Allahu im! Deshmo o Allahu im!"  (Muslimi, Ebu Davudi, Ibn Maxhe, Ahmedi etj)

Me pas Allahu xh.sh. zbriti ajetin Kur'anor te sures El Maide qe thote:
"Juve u jane ndaluar te hani; ngordhesira, gjaku, mishi i derrit, ajo qe therret jo ne emerin e Allahut, e furmja, e mbytura, e rrezuarja, e shpuarja (nga briri i tjetres), ajo qe e ka ngrene egersira, perveç asaj qe arrini ta therrni (para se te ngordh), ajo qe eshte therrur per idhuj dhe u eshte ndaluar te kerkoni me short fatin. Ky eshte mekat ndaj Allahut. Tashme, ata qe mohuan, humben shpresen per fen tuaj (se do te nderroni), andaj mos i keni frike ata, por Mua te me frikesoheni. Sot persosa per ju fene tuaj, plotesova ndaj jush dhuntin Time, zgjodha per ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (te haje nga te ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos pasur per qellimin mekatin, Allahu fal shume dhe eshte Meshirues.(El Maide, 03)

Vdekja e Profetit Muhammed a.s.

Para vdekjes Profeti Muhammedi (10) a.s. beri haxhin e Lamtumires. Ne kete kohe Allahu xh.sh. i shpall ajetin: "Sot kam persosur fen tuaj, e kam plotesuar fen tuaj dhe zgjodhe islamin fen tuaj!"
Para vdekjes tregohet se Muhammedi a.s. filloi ti dhimb koka dhe e kapi nje temperatur e madh. 
Diten ne te cilen vdiq Muhammedi a.s. nuk doli dot per namazin e sabahut , te cilen e fali Ebu Bekri r.a. Teksa ishte ne kete gjendje, Muhammedi a.s. kerkoi qe tia largonin perden qe te shikonte njerezit te fal namazin. Kur i shikoi buzeqeshi. Per shkak te mungeses ne namazin e sabahut te Profetit Muhammed a.s. beri qe  xhemati te shqetesohen aq sa nuk largoheshin.
Muhammedi a.s. degjoi zhurm qe vinte nga xhamia. Pyeti arsyen? I than; xhamti eshte i shqetesuar per ty dhe nuk largohen!
Ne kete momente Profeti Muhamedi a.s. kerkoj qe ta ngrejne, dhe pasi lidhi koken ,(Sipas Enesit r.a. kemi se Fatimja r.a. i ka thene Muhammedit a.s: "Ah babai im! Sa shume po vuan! Muhammedi a.s. i thote: Prej sot, babai yt nuk do te vuaj me!) doli para shokve (xhematit) qe tju flas per here te fundit.
Pasi i keshilloi qe te kene kujdes ne falljen e rregullt te namazit, te trajtone mir bashkeshortet pasi ato jane amaneti i Allahut xh.sh. Nder te tjera trasnemtohet se Muhammedi a.s. u thote:
Njeri prej njerezve te Allahut xh.sh. eshte pyetur: A deshiron te jetosh sa te duash ne kete dynja apo deshiron te shkosh tek Allahut xh.sh? Ky njeri zgjodhi Allahun xh.sh. !
Te pranishmit nuk e kuptuan me perjashtim te Ebu Bekrit r.a. i cili filloi te qaj me ze. 
Me pas te pranishmit e kuptuan se ai njeri qe zgjodhi Allahun xh.sh. ishte profeti Muhammed a.s.
Me pas Muhammedi a.s. i keshilloi te jeni vellezer me njeri tjeterin, te ndihmojne njeri tjeterin etj, i keshilloj qe te mbahen pas Kur'anit dhe tradistes se tij. 
Pasi perfundoj fjalen e tij, te pranishmit qanin, keshtu Muhammedi a.s. u tha: "Nuk e di nese do jetoj shume gjat, ne qofte se ndonjerit i kam hyre ne hak , e ftoj te vij e ta marr hakun, para se te dal para Allahut xh.sh! Nese kam ofenduar , le te marr hakun e tij!"
Teksa te gjithe ishin duke qare dhe i kishte kapluar qetesia, degjohet nje ze nga fundi qe tha:
"Mua me ke hyr ne hak o i Derguari i Allahut!"
Te gjithe u habiten. Profeti Muhamed a.s. i kerkoj te afrohet e te marr hakun. Personi qe foli me nxitim ju afrua dhe i puth doren Profetit Muhammed a.s. dhe e perqafoj.
Muhamedi a.s. e pyeti: Perse e bere kete?
-Deshiroja qe lekura ime te prek per here te fundit lekuren tende! - Tha ai

Tregohet se Muhammedi a.s. e donte shume Fatimen r.a.  Sa here qe ajo hynte ne dhomen e Profetit a.s. Muhamedi a.s. ngrihej ne kemb, e puthte dhe i kerkonte qe te ulej ne vendin e tij, por kete here nuk ndodhi ashtu.
Kur Fatimja hyri brenda , dhe shikoi gjendjen shendetsore te Profetit a.s. i tha: "Ah babai im! Çfare ka ndodhur keshtu? Muhammedi a.s. i kerkoi te ulet e te mos flas ashtu dhe pastaj i kerkoj ti afroj veshin, e kur i tha diçka, Fatimja filloi te qaj. Dhe pasi Fatimja u qetesua Muhammedi a.s. i kerkoj qe ti afroi persi veshin qe ti thote diçka, por kete rast Fatimja qeshi. Me vone e kan pytur Aishen r.a.se çfare i ka thene Muhamedi a.s. kur ajo qau, Fatimja ka treguar se Muhammedi a.s. i ka thene se ka ardhur çasti per tia dorzuar shpirtin Allahut xh.sh. , heren e dyte pse qeshe? Ajo tha; Profeti a.s. me tha: Mos u merzit, se personi i pare qe do takoj boten tjeter je ti. Fatimja vdiq pas gjasht muajsh.

Nga momenti i fundit te jetes se Profetit a.s. i hyn ne dhome Abdurrahman ibn ebu Bekr r.a. i cili ne dore kishte nje mizvakt. Profeti Muhamed a.s. me shenje kerkoi mizvakun me qellim qe tia pastronin gojen. Ashtu i mbeshtetur ne kraherorin e Aishes r.a.  tha fjalet: "Namazin, Namazin, Namazin dhe ata qe i keni nen kujdestarin tuaj! O Zot! Me fal mua! Me meshiro! Me afro tek Madheshtia Jote!" (Ebu Davudi, Ibn Maxhe etj) dhe pasi ka thene keto , Muhamedi a.s. ka thene shehadetin dhe se vdekja eshte e veshtire.
Fjala e fundit e Profetit Muhammed a.s. ishte madherimi i Allahut xh.sh.
Profeti Muhammed a.s. vdiq ne duart e Aishes r.a., dhe ashtu ka qendruar per disa momente.  Me pas ka dal e ka thene: Muhammedi a.s. i derguari i Allahut i dorezoi shpirtin Allahut xh.sh!

Profeti Muhammed a.s. ka vdekur paraditen e dites se hene te dates 12 Rebiul Evel ne moshen 63 vjeçare.

Shenim: Ky eshte nje pershkrim i shkurter i jetes se profetit Muhammed a.s.

Pergatiti
Gezim KOPANI


Ju mund te lexoni: Muhammed a.s Pishtar ndriçues

Ju mund te lexoni: Letra e Muhammedit a.s. derguar Herakliut.

Ju mund te lexoni: Morali i larte i profetit Muhammed a.s.

Ju mund te lexoni: Modestia e profetit Muhammed a.s. (Paqja qofte mbi te)


Ju mund te lexoni: Jeta e Profetëve


______
1. Kur Abdullahu u rrit, babai i tij vendosi ta martoj, duke i zgjedhur per bashkeshorte te Abdullahut Eminen vajzen e Vehbiut qe ishte prej fisit Benu Menaf. Emineja ishte rritur tek dajallaret e saj ne Mendine (Jethrib). Abdullahu u martua me Eminin ne qytetin e Medines. Pas nje kohe ata u shperngulen duke jetuar ne qytetin e Mekkes. Disa muaj pasi Eminja ngeli shtatzene vdese bashkeshorti i saj Abdullahu.
2. Kur Emineja ngeli shtatzene shikoj nje ender sikur lindi nje djal dhe bashke me djalin shikoj edhe nje drite e cila ndriçonte gjithe vendin (shamin). Tregohet se ne enderr Emineja degjonte nje ze qe i thoteshte : "Kerko mbrojtje nga Allahu per kete femije, qe ta ruaj nga e keqja." Pastaj tregohet se ky ze i ka treguar edhe çfare emri ti vendos. Keshtu me 12 te muajit Rabiul Evel (i cili njihet edhe si viti i elefantit), dite e hene, paradite lind profeti Muhammed a.s.
3. Ahmed eshte nje nga emrat e profetit Muhammed a,s, paralajmeruar nga profeti Isa a.s.
4. Tregohet se ai ka lindur i paster ( i bere synet) dhe me kerthize te prere.
5. Sipra trasmetimeve , Profeti Muhammed a.s. pasi eshte rritur, ka treguar kete ngjarje duke u thene: "..me nxorren zemren, te cilen e lane ne nje tas te mbushur me uj Zemzemi. Nga ajo nxoren dicka te zeze, dhe pas e hoqen thane: "Kjo ishte pjese e keqe, pjesa e shejtanit ne trupin tend."
6. Tregohet se , kur Profeti Muhammed a.s. ishte duke treguar kete ngjarje, u tregon shokeve shenjat qe kishte ne kraheror. Enesi r.a thote: "Une e kam pare shenjat e asaj qepeje ne gjoksin e Muhammedit a.s."
7. Ebu Talibi ishte i verfer dhe femijet e ndihmonin per te perballuar jetesen, por Ebu Talibi ishte person me autoritet dhe ndikim ne gjithe Mekken.
8. Tregohet se kete pune e ka bere nga mosha 8 vjecare derisa u be 20 vjeç.
9. Ne fakt ai ishte nje nishan, zeshkan mes dy shpatullave, me qime si lulja dhe perreth disa quka.
10. I derguari i Allahut xh.sh. perveç emrit Muhammed , kishte edhe keto emra;
2.Ahmed , 3.Mahi , 4.Hashir, 5.Akib, 6.Mustafa, 7.Nebiju Rrahme, 8.Nebiju Teube, 9.Nebiju Melhem (njeriu i luftrave , per daven e tij)