Allahu xh.sh thote:
"Xhamia e pare e ndertuar per njerezit, eshte ajo qe u ngrit ne Meke, e dobishme udherefyese per mbare njerezimin." (Ali Imran ; 96)
Allahu xh.sh e permend keshtu El Aksan ne Kur'an:
"Pa te meta eshte Lartmadheria e Atij qe robin e vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejtul Mukaddes), rrethin e se ciles Ne e kemi bekuar.." (El Isra; 01)
Qyteti i Kudsit (Jeruzalem) ndodhet rreth 750 mbi nivelin e detit mesdhe.Kudsi rrethohet nga 5 male si dhe 4 lugina. Xhamia el Aksa ka kuptimin "E larget (qe nenkuptohet si xhamia me e larget nga Qabja)". Sipas te dhenave kjo xhamia ka nje siperfaqe prej 35000 m2. Ne fillim Kupola e xhamise El Aksa ka qene e ndertuar me dru, per te vazhduar deri me ndertimin e saj me beton per te ardhur deri tek ajo qe eshte sot. Xhamia ka kater minare por me e permendura prej tyre eshte Bab el Silsile ne te cilen me se shumti thirrej ezani. Ne vitin 1065 u bere zbukurimi i fasades se xhamis El Aksa .
Pas Qabes dyzet vjet me vone eshte ndertuar xhamia e El Aksase ne Kudus te Palestines. Transmetohet se Ebu Dherri e ka pyetur Profetin Muhammed a.s. : Cila eshte xhamia e pare e ndertuar ne toke?
Muhammedi a.s. ka thene: Xhamia e Mekes (Haremi Sherif) Po pastaj? Muhammedi a,s. ka thene: Xhamia e El Aksase. Sa vjet kan nga njera tjetra? Muhammedi a.s. ka thene: Dyzet vjet.
(Buhari, Muslim)
Sipas transmetimeve profetike Xhamin e Mekes por edhe xhamin el Aksa e ka ndertuar Profeti Adem a.s. Ndersa gjate qendrimit te tij ne Kudus Profeti Ibrahim a.s. beri rindertimin e xhamise Al Aksa. Sipas disa dijetareve te tjere kemi se: Xhamia el Aksa per shkak te aferise vjetore me Qaben , Xhamia El Aksa eshte ndertuar nga Profetit Ibrahim a.s. dhe ne kohen e profetit Sulejman a.s. eshte bere zgjerimi i saj ka edhe nga ato dijetar qe thone qe El Aksa eshte ndertuar nga Sulejmani a.s. pasi ishte nje nder deshirat e tij.
Myslimanet kan tre vende te shenjta: Xhamia e Haremit (Qabja), Xhamia e Profetit Muhammed a.s. dhe Xhamia e El Aksa ku falja e namazeve ne to eshte me e madhe se ne xhamiat e tjera.
Xhamia el Aksa eshte xhamia e pare ku myslimanet drejtoheshin ne faljen e namazeve. Me pas ne kohet e Profetit Muhammed a.s. myslimanet u drejtuan Qabes per faljen e namazeve.
"Kur profeti Muhammed a.s. ishte per vizite tek xhaxhai ne Medine, ai u fal ne drejtim te El Aksase dhe kjo per 16 muaj." (Buhari)
Xhamia El Aksa eshte vendi ku shume pejgamber jane falur, kan thirr popullin ne besimin ndaj Allahut xh.sh Kujtojme disa Profete si: Ademi a.s, Ibrahimi a.s. Luti a.s., Ismaili a.s., Davudi a.s. Sylejmani a.s., Jakubi a.s. Musai a.s. Zekerija a.s., Merjeme a.s. Jahjai a.s., Isai a.s. etj.
Tek Xhamia el Aksa (jasht, kupola qe sot eshte e argjende) ndodhet guri nga ku Profeti Muhammed a.s. beri udhetimin e njohur te Israsë . Madje profeti Muhammed a.s. ke kryer dhe falje namazi.
Nje pune e madhe ne xhamin El Aksa u be gjate kohese Omeri r.a. i cili i ktheu asaj madheshtin qe ka pasur duke nisur me thirrjen e Ezanit nga Bilali, me pastrimin e gurit (Transmetohet se edhe tek ky vend profetit Muhammed a.s. ka fal namaz) nga ku Profeti Muhammed a.s. beri udhetimin e Isras dhe Miraxhit.
Nder vite xhamia el Aksa ka perjetuar disa shkatrime nga termetet por edhe pushtime ku mund te permenden:
Ne vitet 746 nje termet i fuqishem e shkaterroi ate per tu rindertuar nga El Mansuri. Ndersa nje termet tjeter i ndodhur ne vitin 1033 e demtoj shum xhamin El Aksa e cila u rinkonstruktua nga Ali E Zahiri
Ne vitin 1187 Kudusi sebashku me te edhe xhamia e El Aksase u clirua nga Salahudin Ejubi , ne ate kohe ajo qe e pushtuar nga kryqezatat. Ata e perdoren ate si pallat etj.
Ne vitin 1948 Kudusi u nda ne dy pjese; lindore dhe perendimore. Ne pjesa lindore myslimanet ndersa ne pjesen perendimore çifuteve.
Ne vitin 1979 xhamia El Aksa u dogj ne nje pjese te madhe te saj perfshire ketu edhe mimberin e Salahudin Ejubit.
Pergatiti
Gezim Kopani
24 korrik 2017