June 27, 2011

Nata e mirë e Israsë

Xhamia el Aksa

Si shume nete te tjera te mira edhe nata e Isras dhe Miraxhit eshte nate e madhe, nate e bardh. Nata e Isras njihet per udhetimin qe Allahu xh.sh i beri profetit Muhammed a.s. naten prej Qabes se bekuar ne xhamin Aksa (Kuds). Profeti Muhammed a.s. ne xhamin Aksa u takua me te gjithe pejgamberet e Allahut xh.sh. te cileve u bere imam ne faljen e dy rekateve namaz. Me pas profeti Muhammed a.s. vijoj udhetimin e pashembull drejt qiejve, e me pas ne Sidretul Munteha dhe me pas ne xhennetin e Allahut dhe mbi te gjitha takimin me Allahun xh.sh. Pra me Isra do te thote udhetimin qe beri profeti Muhammed a.s. ndersa me Miraxh do te thote; ngjitje.  Allahu xh.sh e permend keshtu naten e Israsë: "Pa te meta eshte Latmadheria e Atij qe robin e Vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes, Palestin), rrethinen e se ciles Ne e kemi bekuar, (ia beme kete udhetim) per t'ia treguar atij disa nga argumentat Tona. Vertet, Ai eshte degjuesi (i fjaleve te Muhammedit), pamesi ( i puneve te Muhammedit)." ( Isra, 01) Ndersa ne nje ajet Allahu xh.sh thote: "Dhe ai Xhebraili ishte ne horizontin e larte ( nga lindja). Pastaj uleshu dhe iu afrua (Muhammedit a.s) dhe Xhebraili ishte afer sa dy harqe apo edhe me afer dhe i shpalli robit te Tij ate qe ia shpalli. Zemra nuk e mohoi ate qe shikoi me sy.(En Nexhm: 7-11) Ndersa ne nje hadith qe flet mbi naten e bardhe te Isras thote: "Nata e Isras ndodhet mbi dyert e Xhennetit. Ai qe jep sadaka ne kete nate i shufishohen dhjetra here te mirat dhe kete te mira ai do i gjej tek porta e Xhennetit." (Bejhakiu)

Udhetimi i Profetit Muhammed a.s. 

Gjate kohes kur profeti a.s ndodhej ne Qabe, i vjen Xhebraili me nje kafshe e quajtur "Burak". Fjala burak vjen prej fjales berk qe ka kuptimin e vetetimes (i shpejt ne ecje). Buraku ishte i bardhe dhe se eshte nje prej kafsheve te xhennetit. Ne lidhje me kete kafshe kemi hadithin qe thote: "Teksa profeti Muhammed ishte ne Mekke (Qabe) Allahu xh.sh i dergon Xhebrailin a.s. sebashku me nje kafsh te quajtur burak. Hapi i kesaj kafshe (qe ishte me i madh se gomari dhe me e vogel se mushka) ishte aq e shpejte sa nuk kishte mundesi ta shikoje me sy." (Buhari, Muslimi 259)
Kur Muhammedi a.s filloi te hyp ne Burak ai levizi. Xhebraili i thote: Çfare te shqeteson?
Me qellim per ta qetesuar Burakun Xhebraili i thote: Pasha Allahun! S'ka krijes me te mir se sa Muhammedi a.s. Pas kesaj Buraku u qetesua dhe fillon udhetimin drejte Xhamise Aksa ne Palestine. Pran xhamis lidhin Burakun dhe hyn ne xhamin e Aksas brenda se ciles qendronin ne pritje te gjithe pejgamberet e Allahut. Aty profeti Muhammed a.s. pasi takohet me ta, u be imami i tyre duke fal dy rekate namaz. Ne lidhje me kete Profeti Muhammedi a.s. thote: "Hyra ne xhamine el Aksa dhe fala dy rekata namaz. Me pas Xhebraili me solli dy gota ku tek njera kishte vere e tek tjetra kishte qumesht. Me tha qe te zgjedh. Une zgjodha qumeshtin. Xhebraili me tha: "Te drejten ke zgjedhur!"Ne nje trasmetim tjerter qendron se Xhebraili a.s. ka thene: "Falenderimet i takojne Allahut qe te udhezoi ne ate qe eshte e njerezishme dhe e pershtatshme per natyren njerezore. Po te kishe marr veren, atehere populli yt do te ishte ne devijim." (Nesai, 41)
Profeti Muhammed a.s. thote : "...Me pas u ngjitem per ne qiellin e pare. Kur arritem aty nje ze thote: "Kush jeni ju? Xhebraili  thote: "Une jam Xhebraili." -Po ai afer kush eshte? Xhebraili thote: "Eshte Muhammedi a.s." -Zeri perseri thote: "A eshte i Derguar?" Xhebraili i thote: "Po". Pas kesaj hapet qielli i pare. Ne qiellin e pare shikova nje njeri te gjate dhe pyeta Xhibrilin se kush eshte? Xhibrili i thote: Ai eshte Ademi a.s. U ngrik Ademi a.s. i cili i uroj mireseardhjen.

Tek Buhariu dhe Muslimi dhe jo vetem transmetohet shume hadithe ne lidhje me ngjarjen e Isras. Shkurtimisht ju permendi disa prej tyre.  
Kur Muhammedi a.s. arriti ne qiellin e pare takon profetin Adem a.s. i cili kur shikonte ne te djathten e tij buzegjeshte, ndersa kur shikonte ne te majten e tij qante. Pyeta Xhebrailin a.s. kush eshte ky njeri? Xhebraili a.s. tha: Ky eshte babai yt , babai i njerezimit Ademi a.s.! E pyeta perseri Xhebrailin a.s. per sjelljen e tij, i cili tha: Kur vdesin njerezit e mire shpirtat e tyre kalojne ne te djath te tij dhe Ademi a.s. gezohet dhe buzeqesh, ndersa kur vdesin njerezit e kqi shpirtat e tyre kalon nga e majta e tij dhe Ademi a.s. merzitet dhe qan. Me pas Profeti Muhammed a.s. i jep selam Ademit a.s. i cili gjithashtu ia ktheu selamin dhe i tha: Mire se vjen o me i miri prej pasardhesve te mij! Pastaj ka vijuar udhetimin ne qiejt e tjere. Kur arrin ne qiellin e dyte degjoj nje ze i cili ben te njejtat pyetje, Kush eshte ai me ty o Xhebrail, dhe ai ua kthente eshte Muhammedi , ato pyeten: A eshte pejgamber? Po u thashte xhebraili a.s. dhe keshtu ata hapnin qiellin.  Aty takova Profetin  Isa a.s. dhe Jahjan a.s. i cili gjithashtu beri dua per mua. Vazhduam keshtu deri ne qiellin e shtate.(Buhari)
Ndersa Muslimi rreth takimit te Profetit Muhammed a.s. me profetin Adem a.s; transmeton:  "Profeti Muhammed a.s. teksa u tregonte sahabeve per udhetimin e Isras dhe Miraxhit nder te tjera tha: "Ne qiellin e pare shikova nje person qe rrinte. Ne anen e djahte kishte disa shqiponja, dhe ne anen e majte po ashtu. Ky person kur shikonte ne anen e djathte buzeqeshte, ndersa kur shikonte ne anen e majte qante. Duke u kthyer nga une me pershendeti duke me thene:
Mire se erdhe o Pejgamberi i drejte! Mire se erdhe o djal i drejte!
Pyeta Xhebrailin se kush eshte ky person?
Xhebraili me tha: Ky eshte Ademi a.s, shqiponjat qe jane te djathte dhe ne te majte jane shpirtrat e djemeve te tije. Te djathtit jane ne xhennet ndersa te majtit jane ne xhehenem. Per kete shkak kur shikon ne anen e djathte ai buzeqesh, ndersa kur shikon ne anen e majte qan." (Muslimi, 263)

Profeti Muhammed a.s. ne qiellin e trete shikon nje njeri shume te bukur, aq sa zoti i kishte dhene gjysmen e bukuris se kesaj bote. Pyeta Xhebrailin? Xhebraili me tha: Eshte Profeti Jusufi a.s.
Ne qiellin e katert takova Idrizin a.s. (i sinqerti)
Ne qiellin e peste takova Harun a.s. (njeriu qe u fliste njerezve dhe qe ishte i dashur me to.)
Ne qiellin e gjashte takova Musan a.s. (Pejgamberi qe ka ful me Allahun)
Me pas vazhduam rrugen per ne qillin e shtate. Aty shikova nje njeri te madh te mbeshtetur ne Bejtul Mamurin (Ne disa raste kuptohet dhe si shtepia e luleve . Tregohet se ne Qaben e qiellit Muhammedi a.s. ka falur dy rekate namaz) i cili me ngjasonte. U ngrit dhe me tha: Mire se erdhe o Pejgamberi i madh, Mire se erdhe biri im! (Ibrahimi a.s. ka pas djal Ismailin a.s. prej te cilit vjen edhe familja e profetit Muhammed a.s.) Pyeta Xhirbilin: Kush eshte ky njeri? Ai eshte Ibrahimi a.s. (Buhari dhe Muslimi)

Me pas vazhduam rrugen sebashku me Xhebrailin ku arritem deri tek Sidretul Munteha. Aty shikova nje peme ne te cilen cdo gje  mund te imagjinosh. Ne kete çast Xhebraili merr formen e tij origjinale. Muhammedi a.s. ju afrua dhe ne kete rast Xhebraili i thote: O dashuri i Zotit! Nese une hedh qofte edhe nje hap, digjem marr fund. Dhe tani mund te vazhdosh! Muhammedi a.s. i thote: Si te vazhdoj vetem ? Xhebraili a.s. i thote: Keshtu deshiron Allahu xh.sh! (Sipas transmetimeve Profeti Muhammed a.s. e ka shikuar dy here Xhebrailin ne formen e tij origjinale. Hera e pare ka qene tek shpella "Hira" dhe hera e dyte ka qene ne nate e Israsë)

Per kete Allahu xh.sh thote: "Ate (Xhibrilin) e ka shikuar (Muhammedi a.s) edhe heren tjeter.  E ka pa tek Sidretul Munteha. Qe prane saj eshte xhennetul Me'va (kopsht strehimi)." (En Nexhm 13-15)

Keshtu vazhdoj profeti Muhammed a.s. deri ku arriti "afer" Allahut xh,sh. Allahu i thote: A te mjafton qe pas fjales time te jete fjala jote? Muhammedi a.s. u gezua shum kur mesoi se pas emrit te Allahut ne Ezan dhe namaz te permendet emri i Muhammedit a.s. Ketu Allahu i Madheruar e udhero Muhammedin a.s. me 50 kohe namazi.(Buhari, Muslim, Taberani)

Gjate ketij udhetimi Allahu xh.sh i shpalli profetit Muhammed a.s. dy ajetet e fundit te sures El Bekare, u urdherua me namazet dhe ju dha e drejta per ndermjetesim (shefat) diten e Gjykimit.

Çfare duhet bere ne kete nate?

Si ne cdo nate apo dite tjeter edhe ne kete nate myslimanet duhet bere dhiker Allahut xh.sh. Ne kete dite dhe nate te bejne pune te mira, pune te hajrit, te shkojne ne xhami, te falin namazet, te falin namaze nafile (vullnetare) dhe te lexojne Kur'an, te japin sadaka etj.


Pervec udhetimit te profetit Muhammed a.s. ne naten e Isras kemi edhe disa ndodhi te tjera qe ka ndodhur me disa profetet e tjere te Allahut xh.sh., ku shkurtimisht ju permend;

 - Profeti Adem a.s;  Ademi a.s. ka ardhur ne kete bote i vetem. Ka ardhur ne nje kohe ku mbizoteronte thatesira. Kaluan viten ne kete gjendje. Me pas  Ademi a.s. i beri dua Allahut te madheruar per uje duke bere duan e madhe qe vazhdon : "Rabbena dhalemne en fusina..." dhe me pas Allahut i Madheruar ia lehtesoi jetesen. (1)

- Per shume vite (rreth 900) Profeti Nuh a.s. ka thirr ne rrugen e Allahut xh.sh.

- Profeti Ibrahim a,s, ka vuajtur aq shume saqe mbreti e hodhi ne zjarr me qellimin qe ta zhduk ate duke i dhene nje denim mirzor, por Allahut i Madheruar e urdheroi zjarrin qe te behet i ftohte per Ibrahimin a.s. 

- Profeti Musa a.s. ne kohen e tij ka vuajtur aq shume saqe vuatja i ka vazhduar qe kur ai ishte foshnje pasi Firaoni urdheroi vrasjen e cdo femije mashkull pasi kishte frike se nje djal do dale dhe do i ze fronin.

- Profeti Ejub a,s, vuajti me plaget e medha e  te shumta ne trupin e tij saqe e lan si te harruar por Allahu xh.sh e sheroi dhe i dha shendet dhe pamje aq aq bukur saqe nuk e njohen.

- Profeti Jakub a.s.me humbjen e djalit vuajti aq shume saqe duke qare per te u qorrua por Allahu xh.sh. ia ruajti djali si dhe ia ktheu shikimin.

-  Profeti Zekerija a.,s. i cili u fut ne peme per tu fshehur ushtareve jobesimtare e zune tek pema... etj

Allahu xh.sh. keto dhe shume Pejgamber te tjere i takoj me Profetin Muhammed a.s. per ta forcuar dhe per ti treguar gjerat te cilat askush nuk i ka shikuar. 

Pas shume takimesh, vendesh Profeti Muhammed a.s. udhetoj drejte Sidretul Muntehasë. Kjo eshte nje peme shum e madhe dhe shume e bukur.

Me pas profeti Muhammed a.s. ka vazhduar deri aty ku nuk ka shkuar asnje krijes tjeter. Ketu eshte takuar me Allahun xh.sh (e kan pyetur ; Si e ke shikuar Allahun xh.sh? Muhamedi a.s. ka thene: kam shikuar drite) Ne kete kohe Profeti Muhammed a.s. u obligua me 50 kohe namazi.

Po ashtu ne naten e Isras Allahu xh.sh i shpalli Profetit Muhammed 12 pika

1. Mos i shoqero Allahut shok
2. Te silleni mire ndaj prinderve.
3. Jepu te drejten qe u takon te afermeve, verferve dhe udhetareve.
4. Mos shperderoni, Mos jeni koprac dhe as dore leshuar.
5. Mos vrisni femijet per shkak te frikes se varferise.
6. Mos ju afroni imoralitetit.
7. Mos vrisni njeri me pa te drejte.
8. Mos abuzoni me pasurin e jetimit.
9. Mbajeni premtimet.
10. Jini te drejte kur te peshoni.
11. Mos ec ne ate per te cilen nuk ke dije dhe mos genje.
12. Largoju mendjemadhesise.

(El Isra 22 e ne vijim)

Kur Profeti Muhammed a.s. u kthye ne toke, dhe i tregoj njerezve se cfare kishte ndodhur dhe kur u tregoj mbi xhamin el Aksa, u kuptua se kjo eshte nje mrekulli qe mund ti ndodh vec se nje Pejgamberi, dhe keshtu filluan shume njerez qe te besojne profetin Muhammed a.s. si te derguarin e Zotit duke pranuar keshtu fene islame.

Per naten e Israsë Abdullah Mesudi r.a. ka thene: "Ne ndodhin e Isras, Allahu xh.sh. i ka dhene profetit Muhammed a.s. tre gjera; 1.Pese kohet e namazit, 2. ajetet e fundit te sures el Bekare dhe 3. falja e gjynaheve te atyre qe nuk bejne idhujtari.(Muslimi, iman)

Ky eshte nje pershkrim i shkurter i nates se Israse dhe Miraxhit. Le te lusim Allahun xh.sh qe te na forcoj besimin, te na ruaj nga haramet dhe e keqja, te na pranoj lutjet edhe namazet tona.

Per te mesuar me shume rreth nates se mire Isra dhe Miraxh kliko dhe ne keto tema:

Hadithe rreth nates se Isras

Takimi i Profetit Muhammed a.s. me Profetin Adem a.s.

Pergatiti
 Gezim Kopani

Hytbe e mbajtur ne Xhamin e re te qytetit Puke.
Date: 24.06.2011

_______
1. Transmetohet hadithi i cili tregon se; Muhammedi a.s. gjate udhetimin ne naten e Isras shikon ne qiell nje person ulur. Ne anen e djathte te tije kishte disa shqiponja edhe ne anen e majte po ashtu disa shqiponja. Ky person kur shikonte ne anen e djathte buzeqeshte, ndersa kur shikonte ne anen e majte qante. Duke u kthyer nga une me pershendeti duke me thene: Mire se erdhe o Pejgamberi i drejte, mire se erdhe o djale i drejte. Une e pyeta Xhebrailin se kush eshte ky ? Xhebraili me tha: Ky eshte Ademi a.s. , shqiponjat qe jane ne te djahte dhe te ne majten e tij jane shpirtrat e djemve te tije. Ne te djthte jane ne xhennet, ndersa ate ne te majte jane ne xhehenem. per kete shkak kur shikon anen e djathte buzeqesh, e kur shikon anen e majte qane. (Muslimi, iman)

June 17, 2011

Vlera e muajit Shaban


Si çdo vit, muaj e dite kan rendesin dhe vlerat e tyre edhe muaji Shaban ka vleren dhe rendesin e tij. Shaban vjen prej fjales "Shaebe" qe do te thote; shfaqja apo ardhja e dickaje ndermjet muajit Rexhep dhe Ramazan. Ne kete muaj bie nata e trete e mire Beraet.
Ne lidhje me kete muaj Profeti Muhammed a.s. ka thene: "O besimtar (mysliman)! Tek ne arriti muaji bujar i cili mban miresi te madhe per ato qe garojne ne kryerjen e puneve te mira dhe qe i binden Allahut xh.sh. Mirepo shume nga njerezit jane te pavemendshem ndaj ketij muaji. Ky eshte muaji Shaban i cili bie mes muajit Rexheb dhe muajit te bekuar te Ramazanit." (Nesai dhe Bejhakiu) Muaji shaban njihet edhe si muaji ku veprat e njerezve ngriten tek Allahu xh.sh. Usame ibn Zejt i ka thene Profetit Muhammed a.s.; "O i Derguari i Allahut! Pervec muajit Ramazan, ndryshe nga ato muajit e tjere ne muajin shaban agjeron me shume? Muhammedi a.s. ka thene: Pasi ky eshte muaji i bujaris, por njerezit nuk i kushtojne vemendje. Ky muaj eshte mes muajit Rexhep dhe muajit Ramazan ne te cilin ngriten tek Allahu xh.sh. veprat, dhe une deshroj qe veprat e mia te ngriten duke qene agjerueshem." (Nesai etj)
Nga hadithet qe flasin per kete muaj, kuptohet qarte se muaji Shaban eshte muaj i bujaris per te gjithe ato te cilet nuk bejn shirk, harame, pune te keqia dhe nga ana tjeter i binden Allahut te cilit i bejn ibadet, bejne pune te mira, japin sadaka etj.  Ne lidhje me kete kemi hadithin e Aishes r.anha e cila ka treguar: "Nuk e kam shikuar asnjehere te Derguarin e Allahut xh.sh. te plotesoj ndonje muaj me agjerim, me perjashtim te muajit Razamanit, si dhe nuk a kam shikuar te agjeronte ndonje muaj me shume se sa muajin shaban." (Buhari, Muslim) Ndersa ne hadithin e trasmetuar nga Enesi r.a. tregohet se e kan pyetur Profetin Muhammed a.s.: "O i derguari i Allahut! Pas agjerimit te muajit ramazan, cili agjerim eshte me i dobishem? Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Eshte agjerimi ne muajin shaban." (Tirmidhi, 28) Muaji shaban merr rendesi dhe vler te vecante pasi ne mesin e tij bie nata e mir e Beraetit. Disa te painformuar thone se nuk ekzistojne disa nete te mira apo muaj te mire, mire po keto muaj te mire dhe net te mira jo vetem jane te shenuara ne kalendarin islam, madje ato quhen edhe si: "Shuhuru Thelethe" dmth; "Muajit e njohur" por jane te permendura edhe ne hadithe si dhe dijetar e njohur islam. Ne sahihun e Ebu Davudit kemi hadithin qe thote: "Nder muajit e dashut te Profetit Muhammed a.s. ne te cilin edhe agjeronte ishte muaji Shaban." (Ebu Davudi)
Gjithsesi ashtu siç kemi permendur ne muajin Rexhep hadithin qe flet per muajin Shaban por e permendi edhe nje here ku Profeti Muhammed a.s. ka bere kete lutje: "Allahu im! Me bej te bekuar muajin Rexheb dhe Shaban dhe me mundeso te arrij muajin Ramazan."  (Ibn Hambel, el Musned 1, 259) Transmetohet nga Enesi r.a. se e kan pyetur Profetin Muhammed a.s.: "O i Derguari i Allahut! Pas agjerimit te muajit Ramazan, cili agjerim eshte me i dobishem? Muhammedi a.s. ka thene: "Eshte agjerimi ne muajin Shaban." (Tirmidhi Zekat, 28) "
Ndersa ne nje trasmetim na tregon se Aishe r.a. ka thene: "Nuk e kam shikuar te derguarin e Allahut xh.sh, te mbaj me shume agjerim se sa gjate muajit Shaban." (Muslim, Sijam 175)
Megjithate ne lidhje me agjerimin ne muajin Shaban apo Rexhep, disa dijetar kan thene qe eshte agjerim sic behet ne cdo muaj, duke perjashtuar muajin Ramazan dhe disa raste te tjera.

Pergatiti
Gezim KOPANI


Per te mesuar me shume rreth nates se mire Beraet kliko ketu: Nata e mirë e Beraetit
Meso me shume mbi muajt dhe netet e mira duke klikaur ketu: Muajit dhe netet e bekuara

_________
Hytbe e xhumase e mbajtur me date; 17.06.2011

June 10, 2011

Vlera e muajit Rexhep



Fjala Rexhep do te thote paqe, miresi. Njerezit me pare ne respekt te ketij muaji hiqnin majat e shigjetave qe te mos luftonin. Ndaj ky muaj eshte muaj i nderuar. Nuk ka dyshim se sevapet ashtu sikurse edhe ne muajit e tjere edhe ne Rexhep jane te shumta. Myslimanet e lusin dhe i bejn Dhiker Allahut cdo dite, nate, jave e vit, por ka disa raste qe ato shtojn punet e mire, dhikrin pasi kemi te bejme me muaj dhe nete te begata sic eshte muaji Rexhep, Shaban, Ramazan etj. Ne keto muaj dhe jo vetem bien kater net te bekuar, nata e pare Regaib, e dyte Isra, e tret Beraet dhe kurora e te gjithe neteve nata e bekuar e Kadrit, e cila bie ne dhjete ditet e fundit te muajit ramazan. Ska dyshim qe edhe netet e tjera jane te bekuara pasi Allahu i ka krijuar, dhe ne lidhje me kete Allahu xh.sh. thote; "Tek Allahu numri i muajve eshte dymbedhjete (sipas henes), ashtu sikurse eshte ne librin e Allahut prej dites kur krijoi qiejt dhe token. Prej tyre kater jane te shenjte sipas besimit te drejte.(Et Tevbe 36)
Ashtu sikurse muajt Allahu xh.sh. nder krijesat e Tij ka dalluar; nder meleket , kater melek, nder njerzit pejgamberet, nder pejgamberet ka dalluar profetin Muhammed a.s., nder muajt , muajin ramazan, nder netet , naten e Kadrit, nder ditet , diten e xhuma. Keto veçime apo dallime kan ndodhur per shkak te disa ngjarjeve, prandaj ato jane shenje per besimtaret qe te kujtojne ato, me qellim shtimin e ibadetit dhe puneve te mira. Nder 12 muaj perveç muajit ramazan kemi edhe kater muaj te tjere te cilet jane te bekuar. Ato muaj jane: muaji Dhul Kide, Dhul Hixhe, Muharrem dhe muaji Rexhep. Muaji Muharrem eshte muaji i pare ne kalendarin henor, kuptimi i fjales Muharrem do te thote "i ndaluar".  Arsyeja e ketij emri eshte nga rregullat islame qe jane vendosur ne kete muaj per mos kryerjen e disa puneve te kqia pasi kushdo qe ben keq, apo kryen vepra te ulta ai ne radhe te pare demton veten, pastaj familjen dhe keshtu me radh. Ne lidhje me kete Allahu xh.sh. thote: "Mos i beni dem vetes, duke i shkelur (me gjynahe) keto muaj." (Et Tevbe; 36)  Sa i takon muajit rexhep kemi nje transmetim ku profeti Muhammed a.s. ka thene: "Muaji Rexhep eshte muaji i Allahut, muaji shaban eshte muaji im, ndersa muaji Ramazan eshte muaji i popullit mysliman."(Muslimi) Ndersa ne nje trasnmetim tjeter kemi: "Muaji Rexhep eshte muaj i madh. Te mirat ne kete muaj Allahu xh.sh i shumfishon."  (Taberani) 
Sipas shumices se mendimeve, qendron se; Ne kater muajit e bekuar ndalohet lufta. Kete e kuptojme nga emertimi qe kan marr keto muaj: Dhul Kide - do te thote: ndalim te luftes, apo pushim. Dhul Hixhe - do te thote; muaji i kryerjes se haxhit. Muharrem - do te thote: i ndaluar. Rexhep - do te thote: heqja e majave te shigjetave te luftes.
Per rendesin e kater muajve te siper permendur ka folur edhe Profeti Muhammed a.s. ku thote: "Viti ka dymbedhjete muaj, kater prej tyre jane te shenjte. Tre muaj jane njeri pas tjetrit ; Dhul Kide, Dhul Hixhe, dhe Muharrem. Po ashtu muaji Rexhep eshte muaji qe ndodhet mes muajve." (Buhari)
Mbi 12 muaji, muaji me i bekuar dhe me i mire eshte mbreti i tyre, muaji Ramazan. Ky muaj eshte i bekuar dhe mbret i muajve per shkak te shume ngjarjeve dhe miresive te medha qe Allahu xh.sh. ka vendos ne te. Ngjarja me kryesore eshte ajo e zbritjes se Kur'anit ne muajin e bekuar te ramazanit, Zeburi etj. Brenda muajit rexhep bie nata e pare e Mire, nata Regaib. Ne kete nate ashtu sikurse edhe ne netet e tjera i bejne ibadet Allahut xh.sh., bejne pune te mira, japin sadaka etj. Sa i takon muajit rexhpet kemi transmetimin i cili tregon per lutjen qe profeti Muhammed a.s. bente: "Allahumme berik lena fi rexheb ve shaban ve beligna ramadan"d.m.th: "Zoti Im! Na begato muajin Rexhep dhe Shaban dhe na mundeso te arrim muajin Ramazan!" (Ibn Hambel, el Musnet 1,259)

Eshte nje hadith me transmetim te dobet qe thote se: Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush agjeron nje dite ne muain Rexhep eshte si ai qe ka agjeruar nje muaj. Kush asgjeron shtate dite, i mbyllet dyert e zjarrit (xhehenemit), kush agjeron tete dite do i hapen dyert e parajes (xhennetit), kush agjeron dhjete, Allahu do ia pranoj lutjetm kush agjeron pesembedhjete do i falen gjunahet e kaluara (gjynahet e vogla). Ne kete nate Allahu xh.sh. e ka vendosur ne anije profetin Nuh a.s. , madje i ka thene qe te agjeroj kete nate." (Taberani) 
Transmetohet nga Iben Abbasi r.a. i cili tregon: "Aq shume agjeronte Profeti Muhammed a.s. ne muajin Rexhep saqe mendonim se ai nuk ben fare iftare." Ndersa dijetari islam imam Gazali thote: "Gjate muajit Rexhep beni shume istigfare (pendes) dhe dua (lutje).
Nga Bejhakiu qendron transmetimi ku Ibn Umeri r.a. ka thene: "Nuk kthehen mbrapsh lutjet qe behen ne: naten e xhuma, naten e pare te muajit rexhep (nata e regaibit), nata e mesit te muajit shaban (beraet), nata e Fiter Bajramit dhe nate e Kurban bajramit." (Bejhakiu, Abdurrezak etj) 
Ne nje trasmetim tregohet se Subani r.a. (nje nga sahabet e Profetit a.s.) ka treguar: "Po ecnim bashk me te derguarin e Allahut xh.sh. Muhamedin a.s., rroga jone kaloi pran disa varrezash. Profeti Muhammed a.s. qendroj para varrezave ku i rrodhen lotet. Iu afrova dhe e pyeta: Perse po qan? Mos te zbriti ndonje ajet Kur'anor? Profeti Muhammed a.s. tha: O Suban! Te vdekurit e ketyre varreve po ndeshkohen, ndaj per gjendjen e tyre me dolen lotet. Me pas profeti Muhammed a.s. shtoj; Nese keta do te kishin agjeruar nje dite nga ditet e muajit Rexhep dhe te kishin adhuruar Allahun, nuk do te ndeshkoheshin ne kete menyre." 
Po ashtu disa permendin se: Ne udhetimin e Israse qe profeti a.s. beri nderte tjera ka thene: "Shikova ne xhennet nje lum, uji i te xilit ishte me i embel se mjalti, me i ftohte se bora dhe arom me te mire se misku. Pyet melekun Xhebrail; Cfare eshte ky lum? Ai me tha: Emri i tij eshte Rexhep. Nese ndonje nga populli yt ne muajin rexhep dergon salavat ty o Muhammed , Allahu xh.sh. do i jape atij te pije nga ky lum. (Hadith i shpikur, i diskutueshem)" Allahu e di !

Pergatiti
Gezim KOPANI


Rreth muajit e bekuar meso me shume duke klikuar ketu: Muajit dhe netet e bekuara


_____________
Hytbe e xhumase e mbajtur me date; 10.06.2011