June 17, 2011

Vlera e muajit Shaban


Si çdo vit, muaj e dite kan rendesin dhe vlerat e tyre edhe muaji Shaban ka vleren dhe rendesin e tij. Shaban vjen prej fjales "Shaebe" qe do te thote; shfaqja apo ardhja e dickaje ndermjet muajit Rexhep dhe Ramazan. Ne kete muaj bie nata e trete e mire Beraet.
Ne lidhje me kete muaj Profeti Muhammed a.s. ka thene: "O besimtar (mysliman)! Tek ne arriti muaji bujar i cili mban miresi te madhe per ato qe garojne ne kryerjen e puneve te mira dhe qe i binden Allahut xh.sh. Mirepo shume nga njerezit jane te pavemendshem ndaj ketij muaji. Ky eshte muaji Shaban i cili bie mes muajit Rexheb dhe muajit te bekuar te Ramazanit." (Nesai dhe Bejhakiu) Muaji shaban njihet edhe si muaji ku veprat e njerezve ngriten tek Allahu xh.sh. Usame ibn Zejt i ka thene Profetit Muhammed a.s.; "O i Derguari i Allahut! Pervec muajit Ramazan, ndryshe nga ato muajit e tjere ne muajin shaban agjeron me shume? Muhammedi a.s. ka thene: Pasi ky eshte muaji i bujaris, por njerezit nuk i kushtojne vemendje. Ky muaj eshte mes muajit Rexhep dhe muajit Ramazan ne te cilin ngriten tek Allahu xh.sh. veprat, dhe une deshroj qe veprat e mia te ngriten duke qene agjerueshem." (Nesai etj)
Nga hadithet qe flasin per kete muaj, kuptohet qarte se muaji Shaban eshte muaj i bujaris per te gjithe ato te cilet nuk bejn shirk, harame, pune te keqia dhe nga ana tjeter i binden Allahut te cilit i bejn ibadet, bejne pune te mira, japin sadaka etj.  Ne lidhje me kete kemi hadithin e Aishes r.anha e cila ka treguar: "Nuk e kam shikuar asnjehere te Derguarin e Allahut xh.sh. te plotesoj ndonje muaj me agjerim, me perjashtim te muajit Razamanit, si dhe nuk a kam shikuar te agjeronte ndonje muaj me shume se sa muajin shaban." (Buhari, Muslim) Ndersa ne hadithin e trasmetuar nga Enesi r.a. tregohet se e kan pyetur Profetin Muhammed a.s.: "O i derguari i Allahut! Pas agjerimit te muajit ramazan, cili agjerim eshte me i dobishem? Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Eshte agjerimi ne muajin shaban." (Tirmidhi, 28) Muaji shaban merr rendesi dhe vler te vecante pasi ne mesin e tij bie nata e mir e Beraetit. Disa te painformuar thone se nuk ekzistojne disa nete te mira apo muaj te mire, mire po keto muaj te mire dhe net te mira jo vetem jane te shenuara ne kalendarin islam, madje ato quhen edhe si: "Shuhuru Thelethe" dmth; "Muajit e njohur" por jane te permendura edhe ne hadithe si dhe dijetar e njohur islam. Ne sahihun e Ebu Davudit kemi hadithin qe thote: "Nder muajit e dashut te Profetit Muhammed a.s. ne te cilin edhe agjeronte ishte muaji Shaban." (Ebu Davudi)
Gjithsesi ashtu siç kemi permendur ne muajin Rexhep hadithin qe flet per muajin Shaban por e permendi edhe nje here ku Profeti Muhammed a.s. ka bere kete lutje: "Allahu im! Me bej te bekuar muajin Rexheb dhe Shaban dhe me mundeso te arrij muajin Ramazan."  (Ibn Hambel, el Musned 1, 259) Transmetohet nga Enesi r.a. se e kan pyetur Profetin Muhammed a.s.: "O i Derguari i Allahut! Pas agjerimit te muajit Ramazan, cili agjerim eshte me i dobishem? Muhammedi a.s. ka thene: "Eshte agjerimi ne muajin Shaban." (Tirmidhi Zekat, 28) "
Ndersa ne nje trasmetim na tregon se Aishe r.a. ka thene: "Nuk e kam shikuar te derguarin e Allahut xh.sh, te mbaj me shume agjerim se sa gjate muajit Shaban." (Muslim, Sijam 175)
Megjithate ne lidhje me agjerimin ne muajin Shaban apo Rexhep, disa dijetar kan thene qe eshte agjerim sic behet ne cdo muaj, duke perjashtuar muajin Ramazan dhe disa raste te tjera.

Pergatiti
Gezim KOPANI


Per te mesuar me shume rreth nates se mire Beraet kliko ketu: Nata e mirë e Beraetit
Meso me shume mbi muajt dhe netet e mira duke klikaur ketu: Muajit dhe netet e bekuara

_________
Hytbe e xhumase e mbajtur me date; 17.06.2011