Fjala Rexhep do te thote paqe, miresi. Njerezit me pare ne respekt te ketij muaji hiqnin majat e shigjetave qe te mos luftonin. Ndaj ky muaj eshte muaj i nderuar. Nuk ka dyshim se sevapet ashtu sikurse edhe ne muajit e tjere edhe ne Rexhep jane te shumta. Myslimanet e lusin dhe i bejn Dhiker Allahut cdo dite, nate, jave e vit, por ka disa raste qe ato shtojn punet e mire, dhikrin pasi kemi te bejme me muaj dhe nete te begata sic eshte muaji Rexhep, Shaban, Ramazan etj. Ne keto muaj dhe jo vetem bien kater net te bekuar, nata e pare Regaib, e dyte Isra, e tret Beraet dhe kurora e te gjithe neteve nata e bekuar e Kadrit, e cila bie ne dhjete ditet e fundit te muajit ramazan. Ska dyshim qe edhe netet e tjera jane te bekuara pasi Allahu i ka krijuar, dhe ne lidhje me kete Allahu xh.sh. thote; "Tek Allahu numri i muajve eshte dymbedhjete (sipas henes), ashtu sikurse eshte ne librin e Allahut prej dites kur krijoi qiejt dhe token. Prej tyre kater jane te shenjte sipas besimit te drejte." (Et Tevbe 36)
Ashtu sikurse muajt Allahu xh.sh. nder krijesat e Tij ka dalluar; nder meleket , kater melek, nder njerzit pejgamberet, nder pejgamberet ka dalluar profetin Muhammed a.s., nder muajt , muajin ramazan, nder netet , naten e Kadrit, nder ditet , diten e xhuma. Keto veçime apo dallime kan ndodhur per shkak te disa ngjarjeve, prandaj ato jane shenje per besimtaret qe te kujtojne ato, me qellim shtimin e ibadetit dhe puneve te mira. Nder 12 muaj perveç muajit ramazan kemi edhe kater muaj te tjere te cilet jane te bekuar. Ato muaj jane: muaji Dhul Kide, Dhul Hixhe, Muharrem dhe muaji Rexhep. Muaji Muharrem eshte muaji i pare ne kalendarin henor, kuptimi i fjales Muharrem do te thote "i ndaluar". Arsyeja e ketij emri eshte nga rregullat islame qe jane vendosur ne kete muaj per mos kryerjen e disa puneve te kqia pasi kushdo qe ben keq, apo kryen vepra te ulta ai ne radhe te pare demton veten, pastaj familjen dhe keshtu me radh. Ne lidhje me kete Allahu xh.sh. thote: "Mos i beni dem vetes, duke i shkelur (me gjynahe) keto muaj." (Et Tevbe; 36) Sa i takon muajit rexhep kemi nje transmetim ku profeti Muhammed a.s. ka thene: "Muaji Rexhep eshte muaji i Allahut, muaji shaban eshte muaji im, ndersa muaji Ramazan eshte muaji i popullit mysliman."(Muslimi) Ndersa ne nje trasnmetim tjeter kemi: "Muaji Rexhep eshte muaj i madh. Te mirat ne kete muaj Allahu xh.sh i shumfishon." (Taberani)
Sipas shumices se mendimeve, qendron se; Ne kater muajit e bekuar ndalohet lufta. Kete e kuptojme nga emertimi qe kan marr keto muaj: Dhul Kide - do te thote: ndalim te luftes, apo pushim. Dhul Hixhe - do te thote; muaji i kryerjes se haxhit. Muharrem - do te thote: i ndaluar. Rexhep - do te thote: heqja e majave te shigjetave te luftes.
Per rendesin e kater muajve te siper permendur ka folur edhe Profeti Muhammed a.s. ku thote: "Viti ka dymbedhjete muaj, kater prej tyre jane te shenjte. Tre muaj jane njeri pas tjetrit ; Dhul Kide, Dhul Hixhe, dhe Muharrem. Po ashtu muaji Rexhep eshte muaji qe ndodhet mes muajve." (Buhari) Mbi 12 muaji, muaji me i bekuar dhe me i mire eshte mbreti i tyre, muaji Ramazan. Ky muaj eshte i bekuar dhe mbret i muajve per shkak te shume ngjarjeve dhe miresive te medha qe Allahu xh.sh. ka vendos ne te. Ngjarja me kryesore eshte ajo e zbritjes se Kur'anit ne muajin e bekuar te ramazanit, Zeburi etj. Brenda muajit rexhep bie nata e pare e Mire, nata Regaib. Ne kete nate ashtu sikurse edhe ne netet e tjera i bejne ibadet Allahut xh.sh., bejne pune te mira, japin sadaka etj. Sa i takon muajit rexhpet kemi transmetimin i cili tregon per lutjen qe profeti Muhammed a.s. bente: "Allahumme berik lena fi rexheb ve shaban ve beligna ramadan"d.m.th: "Zoti Im! Na begato muajin Rexhep dhe Shaban dhe na mundeso te arrim muajin Ramazan!" (Ibn Hambel, el Musnet 1,259)
Eshte nje hadith me transmetim te dobet qe thote se: Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush agjeron nje dite ne muain Rexhep eshte si ai qe ka agjeruar nje muaj. Kush asgjeron shtate dite, i mbyllet dyert e zjarrit (xhehenemit), kush agjeron tete dite do i hapen dyert e parajes (xhennetit), kush agjeron dhjete, Allahu do ia pranoj lutjetm kush agjeron pesembedhjete do i falen gjunahet e kaluara (gjynahet e vogla). Ne kete nate Allahu xh.sh. e ka vendosur ne anije profetin Nuh a.s. , madje i ka thene qe te agjeroj kete nate." (Taberani)
Transmetohet nga Iben Abbasi r.a. i cili tregon: "Aq shume agjeronte Profeti Muhammed a.s. ne muajin Rexhep saqe mendonim se ai nuk ben fare iftare." Ndersa dijetari islam imam Gazali thote: "Gjate muajit Rexhep beni shume istigfare (pendes) dhe dua (lutje)."
Nga Bejhakiu qendron transmetimi ku Ibn Umeri r.a. ka thene: "Nuk kthehen mbrapsh lutjet qe behen ne: naten e xhuma, naten e pare te muajit rexhep (nata e regaibit), nata e mesit te muajit shaban (beraet), nata e Fiter Bajramit dhe nate e Kurban bajramit." (Bejhakiu, Abdurrezak etj)
Nga Bejhakiu qendron transmetimi ku Ibn Umeri r.a. ka thene: "Nuk kthehen mbrapsh lutjet qe behen ne: naten e xhuma, naten e pare te muajit rexhep (nata e regaibit), nata e mesit te muajit shaban (beraet), nata e Fiter Bajramit dhe nate e Kurban bajramit." (Bejhakiu, Abdurrezak etj)
Ne nje trasmetim tregohet se Subani r.a. (nje nga sahabet e Profetit a.s.) ka treguar: "Po ecnim bashk me te derguarin e Allahut xh.sh. Muhamedin a.s., rroga jone kaloi pran disa varrezash. Profeti Muhammed a.s. qendroj para varrezave ku i rrodhen lotet. Iu afrova dhe e pyeta: Perse po qan? Mos te zbriti ndonje ajet Kur'anor? Profeti Muhammed a.s. tha: O Suban! Te vdekurit e ketyre varreve po ndeshkohen, ndaj per gjendjen e tyre me dolen lotet. Me pas profeti Muhammed a.s. shtoj; Nese keta do te kishin agjeruar nje dite nga ditet e muajit Rexhep dhe te kishin adhuruar Allahun, nuk do te ndeshkoheshin ne kete menyre."
Po ashtu disa permendin se: Ne udhetimin e Israse qe profeti a.s. beri nderte tjera ka thene: "Shikova ne xhennet nje lum, uji i te xilit ishte me i embel se mjalti, me i ftohte se bora dhe arom me te mire se misku. Pyet melekun Xhebrail; Cfare eshte ky lum? Ai me tha: Emri i tij eshte Rexhep. Nese ndonje nga populli yt ne muajin rexhep dergon salavat ty o Muhammed , Allahu xh.sh. do i jape atij te pije nga ky lum. (Hadith i shpikur, i diskutueshem)" Allahu e di !
Pergatiti
Gezim KOPANI
Rreth muajit e bekuar meso me shume duke klikuar ketu: Muajit dhe netet e bekuara
_____________
Hytbe e xhumase e mbajtur me date; 10.06.2011
Hytbe e xhumase e mbajtur me date; 10.06.2011