Saturday, November 29, 2014

Dhurata e Presidentit te Turqise Erdogan per kreun e Vatikanit

Dhurata e Presidentit te Turqise Erdogan qe i beri kreut te Vatikanit. 

Presidenti i Turqise Erdogan i
dhuroi kreut te Vatikanit Francisco nje ferman te Sulltan Fatih Mehmet Hanit qe flet mbi "Lirite fetare te klerit Katolik ne Bosnje."

Ne fermanin e dhuruar shkruhet:
"Une Fatih Sulltan Mehmet Hani, me bamiresi i urdheroj kleriket Katolik te Bosnjes; te adhuroni pa frike ne Kishat tuaja dhe te qendroni pa frike ne vendet tuaja. Askush nga veziret dhe nenpunesit e mij nuk do te cenoj dinitetin tuaj dhe as nuk do te ofendoheni. Betohem ne emer te Allahut xh.sh, te Pejgamberit Muhammed a.s. e te Kur'anit si dhe ne emer te shpates qe kam ne brez (te nderit tim) se jeta, pasuria dhe Kishat tuaja do jene nen sigurin time derisa te jeni besnik."


Ky ferman eshte shkruar ne vitin 1463, 326 vjet perpara revulucionit Frances, dhe 485 vjet perpara Deklarates Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut.

Ne fotografi eshte momenti i dhenjes se dhurates.
(Turqi 28.11.2014)



Tuesday, November 11, 2014

Modestia e Profetit Muhammed a.s. (Paqja qofte mbi te)


Profeti Muhammed a.s. dhe pse ishte udheheqes i nje populli, ishte njeriu me modest nga te gjithe. Edhe pse ndjekesit shtoheshin dite pas dite Profeti Muhammed a.s. vazhdonte te ishte njeri i thjeshte, respektues, ndihmues dhe dashamires ndaj te tjereve.

Kur profeti Muhammed a.s. u nis nga Kuba per ne Medina , njerzit e Medines me gezim kishin dal per ta pritur. Diten e hene karvani i profetit Muhammed a.s. arrin ne Medine, nga pema e hurmave nje ze i larte gezimi tha: Po vjen i bekuari qe presim ! Medinasit filluan te vrapojne per te pritun Profetin Muhammed a.s. , me kengen Talaal bedrua alejna. Meqenese nuk e kishin pa ndonje here, edhe nuk e njihnin profeti Muhammed a.s. dhe ne fillim filluan ti benin respekt Ebu Bekrit r.a., dhe kur ai gati filloi te tregoj se nuk jam Muhammedi , profeti Muhammed a.s. i beri me shenje qe te mos flas. Keshtu ne qetesi profeti a.s. vijoj derisa sa profetit Muhammed a.s. i ra dielli , dhe Ebu Bekri r.a. menjehere nxitoi ti bej hije me palerinen e tij Profetit Muhammed a.s. Veteme ne kete çaste muslimanet e Medines e kuptuan se kush ishte Profeti a.s., kjo modesti e Profetit Muhammed a.s. ndikoi aq shume tek ata saqe nuk pushonin nga gezimi. (1)

Muhammedi a.s. ka thene: "Jane tre lloje njerezish me te cilet, diten e kiametit, Allahu xh.sh do te flase, te cilet nuk do ti shohe fytyren dhe nuk do ti nxjerr te paster. Dhe per ata do kete nje ndeshkim. Shoket e pyeten hz.Muhammedin a.s. kush jane keto? Muhammedi a.s. tha: Jane ata qe ecin duke hequr zvarre rroben me mendjemadhesi, qe mbahen te medhenje per te miren qe kan bere duke u betuar ne genjeshtera, perpiqen ta shesin mallin me nje cmim te mire." (Muslimi)

Allahu xh.sh porositi Profetin Muhammed a.s. e me pas dhe besimtaret ne Kur'an qe te sillen me thjeshtesi. Allahu xh.sh thote: "Sillu me thjeshtesi ndaj besimtaareve qe te ndjekin ty." (Shura 26/215)

Nje dite i Derguari i Allahut xh.sh ishte ulur dhe po kuvendonte sebashku me melekeun Xhebrail. Nje çast nga qielli zbriti nje melek. Xhebraili a.s. tha se ishte hera e pare qe ai melek zbriste nga qielli, Meleku tha:
"O Muhammed ! Mua me dergoj Allahu i Madheruar tek ti! Ai te pyet: A deshiron te jesh  pejgamber sundimtar, apo nje pejgamber rob i Zotit?
Profeti Muhammed a.s. shikoj nga Xhebraili dhe ai duke ia bere me shenje thjeshtesin i tha:
O i Derguari i Allahut! Tregohu i thjeshte ndaj Zotit te Madheruar!
Atehere, i Derguari i Allahu xh..sh tha: "Deshiron te jem pejgamber i devotshem, rob i Zotit!
" (Ibn Hambel)

Ndaj nen shembullin e profetit Muhammed a.s. myslimani/ja duhet te kete virtyte te larte mu ashtu sikurse profeti Muhammed a.s. Per kete profetit Muhammed a.s. thote: "Ata qe , per hir te Allahut xh.sh tregon nje grade thjeshtesi, edhe Allahu xh.sh e larteson ate me nje grade." (Ibn Maxhe)

Ne nje thenje tjeter Profeti Muhammed a.s. thote: "Allahu xh.sh me urdheroj: Behuni aq te thjeshte saqe askush te mos i mbahet i madh ndaj askuj dhe askush te mos i bej padrejtesi askujt." (Muslimi)

Tregohet ne nje rast Profeti Muhammed a.s. urdheroj shoket qe te thernin nje qingj e ta piqnin. Nje nga shoket i tha: O i Derguari i Allahut xh.sh ta ther une? Tjetri tha: ta rrjep une? Tjetri tha: ta pjek une? Atehere Profeti Muhammed a.s. tha: Meqe qenka puna keshtu, mua me mbetet te mbledh dru!

Pergatiti
Gezim Kopani


Teme e mbajtur gjate nje takimi me besimtar dhe intelektual ne qytetin e Pukes, nentor 2014

____________
1. Emigrimi i profetit Muhammed a.s. shenoi fillimin e kaldendarit te ri te hixhirti dhe Medineja u be vater e islamit.