February 28, 2021

Mikëpritja e Pukës - Oda Pukjane

Odë e burrave - ilustrim


Mikpritja ne fiset e Pukes eshte pjesa me e rendesishme e çdo pukjani . Ajo me se shumti dallohet ne pritjen e mysafirve, mikut etj. Kur nje shtepi ka mysafir, i zoti i shtepise e pret me nderime e fjale te mira. Rendesi te madhe i kushtohet vendit ku do ulet mysafiri si dhe ushqimi qe do i serviret.(1) Mysafiri ne Puke, Kabash, Qerret, Kryezi, Malzi etj ulet ne anen e majte te qoshes se oxhakut, ndersa ne anen e djathte ulet i zoti i shtepise.(2) I zoti i shtepis i thote: Mire se ke erdh, ose Hoshgjeldin dhe Merhab! etj. Mysafiri ia kthen: Mire se te gjeta o i Zoti shpis! Pasi mysafiri te rehatohet, vendoset kafja ne prush (ne zjarr) ose me dore ne zemer i jep duhan si dhe ia ndez ate. Pas nje fare kohe i zoti i shtepis e pyet: Ke ndonje nevoj? Nese mysafiri ka ardh gjate dites, dhe pasi te ket pi kafen brenda dhe te ket ba nje dore muhabet i zoti i shtepis ne shenje respekti e nxjerr mysafirin jasht per te shiku vendin, bereqetet etj. Me pas mysafirit i shtrohet sofra e bukes. Tradita tregon se ne Kabash, Puke etj i zoti i shtepis nuk leviz nga vendi per ti bere sherbim mysafirit , pasi larja e duarve, (3) servirja e ushqimit e kryen nje nga meshkujt e shtepise i cili eshte i caktuar per hyzmet. Hyzmetqari qendron tek dera e odes. Mysafiri , ose miku mbahet me muhabet dhe biseda zakoni.(4). Per respekt te mysafirit apo mikut i zoti i shtepis pret dash (5) Dashi pergatitet i gjithi duke e vendosur komplet ne sofer dhe ketu fillon respekti i sofres.

Respekti i sofres (6)

Ne fsinin e Kabashit, Pukes, Qerretit etj, koka e dashit ndahet ne dy pjese. Nje pjese i jepet mysafirit i cili eshte ne krye te vendit (pra ne qoshte te oxhakut) dhe pjesen tjeter e mban i zoti i shtepise.
Ndersa ne disa bajraqe te tjera ka ndryshime si pershembull: I gjithe koka e dashit i ndar ne dy pjese i jepet mysafirit te pare i cili e mban per vete ndersa gjysmen tjeter ia jepe mysafirit te dyte (mikut te dyte) e ky nuk e mban per vete por ia kalon te tretit, i treti te kartertit derisa gjysma e kokes se dyte te arri tek i zoti i shtepise. (7)

Ushqimi - Gostija 

Sipas tradites se hershme gostia ne fisin e Kabashit, Pukes hapet me ndonje çorbë ose supë dhe mbyllet me kos. Sikurse oda vend te veçante per mysafirin apo mikun ka edhe uja ne sofer. Respekti i sofres eshte me i dallueshem sidomos ne rastet ceremoniale siç jane; fejesa, dasma, festat fetare, mortet etj. Sa i takon rasteve te vecanta si psh; festa, dasma gostija per mysafiret, miqt eshte e pasur me çorbë, mish i zier, pilaf me mish dhe mbyllet me kos. 

Dasmat

Dasmat ne fisin e Kabashit, Pukes, Qerretit, Kryeziut, Malziut etj percjellin emocione, kjo per shkak te menyres se pergatitjes se saj qe fillon kohe para dites se dasmes siç eshte; fejesa, ndarja e dites se dasmes, paja e nunes (8) etj.  Dy miqesit  bejne ndarjen (secili per llogari te vet) se kush do jene krushqit, kush do merret me ushqimin, me qerasjet, pritjen dhe percjelljen e te ftuarave, kush do e nxjerr nusen nga shtepia, si do organizohet ahengu me valle, kenget qe kendohen nga bijat etj. Eshte interesant fakti se si kenget e dasmes ne Kabash, Puke, Qerret, Kryezi, Malzi etj jane ruajtur brez pas brezi, kjo e ndikuar nga mesazhet qe ato percjellin duke i krijuar keshtu emocione dhe hare dasmes.(9)

Sipas tradites pukjanet diten e dasmes, dasmoret ulen ne sofer. Sipas rendit behet ulja e tyre. Ne krye te sofres eshte krushku i pare (kusherini), pas tij eshte daja i dhendrit. Ne sofren e pare ulet dhe zoti i shtepise. Rendi i uljes vijon keshtu dhe ne sofrat e tjera derisa sa te vije radhe e sofres se fundit ne te cilen ulen nipat, kusherinjte e afert te cilet kryesisht jane te ri. (10)
Çdo here ka qene tredite qe burrat ulen veç dhe grat veç. Ashtu sikurse burrat dhe sofra e grave ndjek te njejtin rend ulje. Servirja e ushqimit tek burrat behet nga meshkujt ndersa tek grat sherbejne vetem grate apo vajzat e caktuara per sherbim. Pasi te kete perfunduar sistemimi i dasmoreve ne sofra fillon servirja e ushqimit ku si gjell e pare eshte çorba e cila eshte e perbere nga melçia, zemra , shpretka (kryesisht e dashit dhe viçit). Me pas fillon servirja e mishit te zier,(11) pilafi me mish dhe per tu mbyllur ne fund me kos. Me pas po nga hyzmetaqaret sillet uje dasmoreve per te lare duart.

Mortet

Si shume aspekte te jetes fisi i Kabashit i kushton rendesi te madhe mbarvatjes se ceremonis mortore.  Nuk quhet ceremoni e mire nese shtepia te ciles i ka ra morti nuk fillon menjehere me pergatitjen e xhenazes. Ndaj ne fisin e Kabashit, Pukes , Qerretit, Malziut, etj i kushtohet vemendje te madhe larjen se xhenazes, qefinosjes se saj. Gjate kohes qe eshte duke u bere pergatitja e xhenazes i zoti i shtepis cakton njerezit per te hap varrin, cakton kohen e varrimit po ashtu  cakton personat qe do bej njoftimin e fshatit, ndersa personat qe i ka me te rendesishem preferon ti njoftoj vete ne pa mundesi dergon djalin ma te madhe te shtepise. Sipas besimeve behet edhe njoftimi i hoxhes ose priftit per kryerjen e riteve fetare. Perveç pjestareve te shtepise si; zoti i shtepise, axhallaret, djemt, nuset e shtepise, bijat e shtepise , rol te rendesishem ne pritje, percjellje dhe sherbim kan kusherit, nipat , mbesat etj. Kur gjerat te jen ne rregull atehere i zoti i shtepise cakton burrat te cilet ne radh ne oborrin e shtepise apo pak me larg do presin njerezit qe do vijne per ngushellim po ashtu cakton burrat qe do presin e percjellin ne ode apo vendin e caktuar per pritjen e ngushellimeve. Ngushellimet per mort behen; burrat veç dhe grat veç. Ashtu sikurse i zoti i shtepise edhe zonja e shtepise cakton grat qe do qendrojne tek xhenazja, ato qe do presin, qe do nxjerrin kafet etj. Kur te afrohet koha e varrimit vijohet me ceremonin e nxjerrjes se xhenazes nga shtepia me koke, caktohet kater burra per te nxjerr xhenazen per te vijuar me faljen e namazit te xhenazes , vendosja e xhenazes ne varr dhe pas fjales se hoxhes i zoti i shtepise ose nje person i caktuar falenderon te pranishmit per pjesmarrjen ne varrimin e xhenazes. Me pas i zoti i shtepise dhe te tjeret sipas vendit , reshtohen per te percjell njerezit.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Shenim; Materiali eshte punim pasi mund te kete nga ata qe mund te dergojne te dhena me qellim pasurimin e ketij materiali.

___________
1. Respekti i pukjaneve per mysafirin shkon madje deri kujdesja e kalit me te cilin ka udhetuar mysafiri apo miku.
2. Tradita zakonore e fisit te Kabashit , Pukes etj ka nje shprehje: "Ma plaku, te oxhaku". Nga mysafiret ne krye te vendit (odes) ose ne qoshe te oxhakut nuk mund te ulet kushdo. Ai duhet te jete i zgjuar, personalitet ose titullar si pershembull: Bajraktari, Miku, Hoxha , Prifti. Nese ne krye te mysafireve eshte Hoxha (Myfti apo Imam) ai eshte i pari dhe ulet ne qoshe te oxhakut. Hoxha (imami) kishte per zakon te zgjedh burrin e dyte pas vetes, ndersa muezini (ndihmesi i hoxhes) qendron ne fund.
3. Ne fisin e Kabashit, Pukes, Qerretit , Malziu etj i zoti i shtepise nuk leviz nga krye vendi (krye oxhaku) kjo ne respekt te mysafirit. Edhe ulja e zotit te shtepise ne anen e djathte te oxhakut eshte per faktin se; Kur i zoti i shtepis ti drejtohet mysafirit per bisede (muhabet) ti drejtohet nga ana e mbar pra nga e djathta. Po ashtu kur eshte rasti per ti dhene mysafirit diçka (ndez duhan) t'ia jape me doren e djathte duke vendos doren ne zemer. Ne fakt kjo eshte kjo eshte dradite e familjeve myslimane pasi myslimanet doren e djathte e perdorin per mir, pasi Profeti Muhamed as. ka urdheruar qe punet e mira (ngrenja, veshja, hyrja ne shtepi apo xhami etj te behet me te djathten. Te gjitha sherbimet ndaj mysafirit siç eshte larja e duarve, servirja e ushqimit e kryen nje nga meshkut e shtepise i cili ben hyzmet mysafireve (i zoti i shtepise leviz nga krye oxhaku vetem ne rastet ku nuk ka mashkull tjeter ne shtepi). Ne malsin e Pukes grat e shtepise nuk kan sherbyer asnje here mysafirit madje dhe kur zonje e shtepise, apo nusja e shtepise i vjen vellau. Ne kete rast ajo hyn vetem nje here ne ode sa per ta takuar babain apo vellaun dhe pastaj largohet edhe pse ne ode ndodhen vetem ato.
4. Ne fisin e Kabashit miku shkon pas atij qe i prin, nese miku nuk shoqerohet me mysafir te tjere te cilet kane vendin e tyre, miku vendoset ne krye te oxhakut. Mysafiret perfshire dhe mikun hyne ne ode dhe hek armet e krahut dhe ia jep shpijakut (zotit te shtepise) dhe kjo behet duke i thene: "Koftë (qoftë) per mirë! ndersa shpijaku (zoti i shtepise) duke ia marr armen i pergjigjet: "Mire se erdhe! Paç ardhe me faqe te bardhë!". Nese miku eshte i pari d.m.th. nuk ka para tij titullar si bajraktar etj, ai vendoset ne kryevendi etj.
5. Ne raste te veçanta si pershembull fejesa, Puka pret dash (por mund te jete dhe dele , dhi etj) dhe me kete rast grat e shtepise pergatisin gatimin e veçant te quajtur pite.
6. Sofra eshte tryez tradicionale e Pukes dhe jo vetem. Ajo eshte e rrumbullaket, rreth se ciles ulen pjestaret e familjes apo mysafire.
7. Ndersa ne disa zona te tjera jasht Puke por qe kan lidhje me zakonet e fiseve te rrethit Puke kan tradite pothuajse te njejte por me disa ndryshime te vogla. Marrim shembull Gjakoven tradita e te ciles eshte: Kryet e dashit i jepet kryemysafirit (psh; bajraktarit), shpatulla i jepet hoxhes ose prifitit. Nese nuk jane keto i jepet burrit me te moshuar nder mysafir ( i cili eshte ne krye te oxhakut), veshket i jepen Zotnis pasi ajto jane zotni e nuk merrem me kocka, ndersa bishti (ndryshe nga jugu i shqiperise) i jepet grantuesit te sugurise, apo hyzmetqarit i cili ruan dhe kujdeset per bajraktarin apo per te parin e vet.
8. Pajë do te thote qez. Sipas tradites paja eshte nje nder çastet e veçanta sa i takon dasmes dhe nuses. Paja tregohet nga nje grua e shtepise (ne shumicen e rasteve e zoja e shtepise) e cila cakton diten dhe therret grat e tjera per te shikuar pajen. Paja e nuses ka qene zakon te futet ne arke prej druri e cila e mire zbukuruar nga jasht. Paja eshte si thuash dhuratat qe miqt e ri i kan bere nuses, vjehrrit dhe vjehrres, dajallareve, hallave, bijave te shtepise e keshtu me radhe. Paja mbyllet me dhuratat per nuses dhe dhendrin. 
9. Dhe sot ne dasmat pukjane bijat kendojne kenget e dasmave. Kenget u kendohet: dhendrit, vjehrres, motrave dhe vellezerve, hallave, dajes, nipit etj. Shkurtimisht u paraqes disa vargje te ketyre kengeve:
Kenge per nusen:
"Mori lulja e frashnit t'bardhe
A t'tha nana; Udha mbar?
Udha mbar nana m'ka than. 
Lot per faqe ia kam lan
..."
Kenge per dhendrin:
"Dhender o, shtylla e shpis,
Hiqi reshat e beqaris,
Se beqar s'te thon ma kur,
Por gjithmon t'thon i martun.
.."
Per me shume lexoni librin "Dasma Pukjane-studime" me autore Nazife Ramadani dhe librin "Jete ne kenge" me autor Idriz Ahmetaj.
10. Asnje sofer nuk mund te filloj te haj por as te ngrihet para sofres se pare.
11. Siç e kam permendur dhe me siper edhe ne dasma ashtu sikurse tek pritja e mysafirit behet ndarja ne dyshe e kokes se dashit. Kjo  behet me qellim nderimin e mikut, mysafirit. Ne dasma koka ndahet ne mes te krushkut te pare dhe dajes se dhendrit.

Allahu na do !

Sipas disa studimeve thuhet se eshte rritur depresioni dhe stresi. Kjo e ndikuar nga pandemija dhe jo vetem. Sigurisht kjo nodhe por te jemi te bindur se Allahu na do. Mendoni se jeta jone me shendet eshte shume me e madhe (e pakrahasueshme) se ditet me semundje. Prandaj nuk duhet te humbasim shpresen se semuremi nje jave apo diçka me shume. Gjerat duhen marr me qetesi dhe shprese ne Allahun i cili na do dhe qe ka ne dore çdo gje. Imagjino çdo çast te jetes se si Allahu na furnizon me oksiogjen, ushqime e çdo te mire. Prandaj kur te perballemi me ndonje sprov te durojme, te luftojme te keqen, te bejme mire, te duam dhe te ndihmojme njerit tjetrin. Ne keto raste eshte mire qe tju japim kurajo dhe shprese te semuarve dhe te lutemi.

Allahu xh.sh. na thote: "Kur roberit e Mi te pyesin ty per Mua, thuaju Une jam afer, i pergjigjem lutjes kur lutesi me lutet." (El Bekare; 186)
Nje rast Profeti Muhammed a.s. i tha nje shkou qe te thote kete lutje: "Zoti im! Me meshiro! Me udhezo! Me jep shendet dhe me furnizo!" (Muslimi) 

Gezim KOPANI 

Date; 27 shkurt 2021

Burri i mirë dhe burri i keq

 

Ilustrim - "Kenge perpjet" Zona e fshatit Iballe - Puke

Pelqt kan pas thene: 

"Per nje burre te mire krejt katundi jet (mbet) fukara. Per nje burre te keq shahet krejt katundi."


Pergatiti
Gezim KOPANI

February 26, 2021

Xhamia Junus Efendi - Prishtinë

Xhamia Junus Efendi - Prishtinë 


Xhamia e Junus Efenedi - Prishtin. Kjo xhami eshte ndertuar ne vitin 1551 per tu shkaterruar ne vitin 1954. Ne vend te xhamis u ndertuar nje hotel me emrin "Bozhur" Dhe sot ne kete vend ndodhet nje hotel por me nje emer tjeter.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Xhamia e Sulejman Pashes ( 1614 ) - Tirane

Xhamia e Sulejman Pashes - Tirane 

Kjo eshte xhamia e Sulejman Pashes (1) e ndertuar ne viti  1614 si dhe tyrbja e Sulejman Pashes.  Kjo xhamia njihet si ndertesa e pare e Tiranes si qytet. Xhamia u bombardua gjate luftes se dyte boterore per tu shkaterruar totalisht nga komunizmi. Ne kete vend sot ndodhet statuja e "ushtarit te panjohur".

Pergatiti
Gezim KOPANI

_________
1. Ndryshe njihet dhe me emrin xhamia e vjeter.

Xhamia e Sulejman Pashes - Tirane 

Panoram e Tiranes dhe xhamia e Sulejman Pashes 



A e dini se Allahu i Lartesuar krijoi tre lloje te ujerave ne fytyren e njeriut?

Allahu xh.sh. krijoi tre ujera ne fytyren e njeriut. Njeri eshte i hidhur, tjetri i njelmet, ndersa i treti pa shije.
Uji i hidhur gjendet ne veshe dhe parandalon insektet te hyjne ne veshet tane. Imagjinoni sikur uji ne vesh te ishte i embel. Kjo do te ishte delikatese e vertet per milingonat. 
Uji i njelmet gjendet ne sy. Ky uje parandalon infeksionet e syrit, i cili eshte organ i ndjeshem dhe shume i rendesishem per trupin e njeriut.
Uji pa shije gjendet ne goje. Nese ky uje do te kishe shije, atehere nuk do te ishim ne gjendje t'i njihnim shijet e tjera te ushqimeve. 
Njeriu eshte mrekulli prej mrekullive te medha te Allahut qe argumenton ne njesimin e Tij ne krijim, sic thote Allahu xh.sh. ne Kur'an: "Edhe ne toke ka argumente per ata te bindurit. Po edhe ne veten tuaj. A nuk e shikoni?" (Edh Dharijat; 20-21)

Burimi: /islamgjakova.net/


February 11, 2021

Tradita e tregtareve mysliman

Tregohet se me pare tregtaret mysliman me qellim ndihmen por dhe çiltersin ndaj njeri tjeterit kan pasur tradite qe; kur te hapnin dyqanin ne mengjes, cdo tregtar vendoste nje karrike tek dera e dyqanit. Kjo ishte shenje qe ai tregtar edne nuk ka shitur gje. Kur vinte klienti i pare dhe blinte, tregtari hiqte karriken. Nese vinte nje klient tjeter dhe kerkon te blej dicka, tregtari shikon dyqanet dhe kur dallon dyqanin me karriken tek dera i thoshte klientit: Shko tek ai dyqani atje dhe do gjesh ate qe kerkon pasi une kam shitur sot ndersa ai ende jo. 

Pergatiti
Gezim KOPANI

February 02, 2021

Shtepia e Zogjve ne arkitekturen osmane

A e dini se gjate perandorise Osmane i eshte kushtuar kujdes i vecante shpendeve dhe kafsheve? Per shkak te besimit islam arkitetktet dhe inxhinierat osman plotesuan kerkesen e besimtareve dhe jo vetem per te ndertuar shtepit e zogjve. Keshtu gjate ndertimit te xhamive arkitektet dhe inxhinieret ne fasaden e jashtme te xhamive filluan te ndertojne shtepit e zogjve. Muslimanet qe kryenin faljen e namazit ushqenin zogj te ndryshem si: dallendyshe, pellumba, lejlek etj. Ashtu sikurse xhamis arkitetket i koshtonin rendesi "Shtepis se zogjve". Kete e dallojme sidomos ne xhamit e qytetit te Stambillit(1),  Burses etj. Shtepit e zogjve ndertoheshin ne fasadat e; Medreseve, Haneve etj. Madheshtor  jane ; shtepia e Zogjve te quajtura "Tas Han" ne Laleli , ne Emononu, xhamia Ejup etj. Ne qytetin e Burses tek lagjia "Gurabahane Laklakan", ne qytetin e Kajserit etj. Edhe ne ditet e sotme mund te shikohen shtepit e vjetra te zogjve duke ndikuar jo pak tek turistet e shumte.

Pergatiti
Gezim KOPANI


_______
1. Ne Stamboll tek ura Buyukçekmeçe ndodhen shtepit me te vjetra te zogjve te cilat jane ndertuar ne shekullin e 17 - te, po ashtu dhe tek xhamia Eminonu Yeni Valide. Shtepia te zogjve ka ne Uskudar tek xhamia Ayazma (viti 1760) xhamia Selimije Uskudar, ne xhamin Ejup (viti 1800), ne Laleli tek mauzeleuni i Sulltan Selimit III-te, ne Bejazit tek Medreseja Sejjid Hasan Pasha (viti 1745), ne Taksim (viti 1732) etj.

Qyteti i Pukes ne vitin 1939

Qyteti i Pukes ne vitin 1939

Qyteti i Pukes ne vitin 1939. Fotografia eshte bere ne sheshin e qytetit ku bi ne sy N/Prefektuara e rrethit Puke, ndertes kjo e ndertuar gjate udhehqejes se mbretit Zog. Ndersa shtepia ne koder eshte shkolla muze "Migjeni".

Pergatiti
Gezim KOPANI

February 01, 2021

Kuptimi i Sureve te Kur'anit

Me fjalen Kur'an kuptojme:  Liber Hynor i Allahut. Libri Hynore i Allahut quhet edhe Mus'haf. Kur'ani eshte i ndar ne kapituj te cilat quhen Sure dhe Suret jane te ndara ne fjali te cilat quhen Ajet.

Kur'ani i madheruar ka 114 sure. Nje pjese e sureve kan zbritur gjate kohes qe Profeti Muhammed a.s. ishte ne Mekke dhe nje pjese gjate kohes kur Profeti Muhammed a.s. ishte ne Medine. Mesi u Kur'anit ka suren El Kehf. Surja qe ka rendesin sa 1/3 e Kur'anit eshte surja Ihlas. Ajeti i pare i shpallur ne Kur'an jane ajetet e para te sures El Alak. Ndersa ajeti i fundit qe u shpall eshte ajeti 281 i sures El Bekare.

El Fatiha: Hapja (sure e Kur'anit)

El Bekare: Lopa (sure e Kur'anit)

Al Imran: Familja e Imranit (Sure ne Kur'an)

Nisa: Grate (sure ne Kur'an)

El Maide: Sofra e shtruar (sure ne Kur'an)

En Am: Begatite (sure ne Kur'an)

El Araf: Lartesite (sure ne Kur'an)

El Enfal; Plaçka e luftes (sure ne Kur'an) 

Et Teube: Pendimi (sure ne Kur'an)

Junus: Emri i Pejgamberit Junus a.s.  (sure ne Kur'an)

Hud: Emri i Pejgamberit Hud a.s. (sure ne Kur'an)

Jusuf: Emri i Pejgamberit Jusuf a.s (sure ne Kur'an) 

Er Rad: Shkreptim (vetetim) (sure ne Kur'an)

Ibrahim: Emri i Pejgamberit Ibrahim a.s (sure ne Kur'an)

El Hixhr: Lugin shkembore (Sure ne Kur'an)

En Nahl: Bleta (sure ne Kur'an)

El Isra; Udhetimi i ngjitjes (udhetim i nates) (sure ne Kur'an)

El Kehf: Shpella (Sure ne Kur'an)

Merjem: Nena e Profetit Isa a.s. (Sure ne Kur'an)

Ta Ha: Kete shkronja jane shkurtime qe ndodhen ne disa sure te Kur'anit dhe se kuptimin e tyre e di Allahut xh.sh. (Sure ne Kur'an)

El Enbija: Pejgamberet (te Derguarit/te perzgjedhurit) (Sure ne Kur'an)

Haxh: Adhurim qe muslimanet e kryejn ne Qabe etj (per ato qe kan mundesi) (sure ne Kur'an)

El Muminun: Besimtaret (sure ne Kur'an)

En Nur: Drita (Nur) (Sure ne Kur'an)

El Furkan: Kriteri i vertetes (i verteti) (Sure ne Kur'an)

Esh Shuara: Poet/Poetet (sure ne Kur'an)

En Neml: Milingonat (sure ne Kur'an)

El Kasas: Rrefimi i vertetes (sure ne Kur'an)

El Ankebut: Merimanga (Ankebut) (Sure ne Kur'an)

Er Rum: Romaket (Sure ne Kur'an)

Lukman: Emri i Profetit Lukman a.s. (Sure ne Kur'an)

Es Sexhde; Perulja (adhurim) (Sure ne Kur'an)

El Ahzab: Lidhja e madhe (sure ne Kur'an)

Sebe: Emer qyteti (Sebe) (sure ne Kur'an)

El Fatir: Filluesi i Krijimit (Sure ne Kur'an)

Ja Sin: Keto shkronja jane shkurtime qe ndodhen ne disa sure te Kur'anit dhe se kuptimin e tyre e di vetem Allahu xh.sh. (Sure ne Kur'an)

Es Saffat: Te vendosurit ne rradh (sure ne Kur'An)

Sad: Kjo eshte nje nga shkonjat e gjuhes arabe (sad) dhe kuptimin e saj e di vetem Allahut xh.sh. (Sure ne Kur'an)

Ez Zumer: Grupe njerezore (Sure ne Kur'an)

Gafir: Folesi (Sure ne Kur'an)

Fusilet: Shtjellim ne imtesi (Sure ne Kur'an)

Es Shura: Keshillimi (Sure ne Kur'an) 

Ez Zuhruf: Stolit e arit (sure ne Kur'an)

Ed Duhan: Tymi (Sure ne Kur'an)

El Xhathijeh: Gjynjezimi (Sure ne Kur'an)

El Ahkaf: Dunat e reres (Sure ne Kur'an)

Muhammed: Emri i Pejgamberit Muhammed a.s. (Sure ne Kur'an)

El Fet'h; Fitorja / Çlirimi (Sure ne Kur'an)

Kaf: Kjo eshte nje nga shkronjat e gjuhes arabe (kaf) dhe kuptimin e saj e di vetem Allahu xh.sh. (Sure ne Kur'an)

Edh Dharijat: Ererat shperndarese (Sure ne Kur'an)

En Nexhm: Ylli (Sure ne Kur'an)

El Kamer: Hena (Sure ne Kur'an)

Er Rrahman: I Gjithemeshirshmi (Nje nga emrat e Allahut eshte emri Er Rrahman) (Sure ne Kur'an)

El Vakia: Ndodhia e madhe (Vakia=Ndodhi) (Sure ne Kur'an)

El Hadid: Hekuri (Sure ne Kur'an) 

El Muxhadileh; Debatuesja (Sure ne Kur'an)

El Hashr: Grumbullimi (Sure ne Kur'an)

El Mumtehineh: Gruja ne prove (Sure ne Kur'an)

Es Saff: Rreshtimi / Rrresht (Saf; psh safet e namazit) (Sure ne Kur'an)

El Xhuma: Dita e Xhuma / Bashkimi (Sure ne Kur'an)

El Munafikun: Hipokritet /Munafik = Hipokirt (Sure ne Kur'an)

Et Tegabun: Humbja  (Sure ne Kur'an)

Et Talak: Shkurorezimi (Sure ne Kur'an)

Et Tahrim; Ndalimi (Sure ne Kur'an)

El Mulk: Mbisundimi (Sure ne Kur'an)

El Kalem: Kalem  (Sure ne Kur'an) 

El Hakkah: E verteta e pashmangshme (Sure ne Kur'an)

El Mearixh: Rruget e ngjitjes (sure ne Kur'an) 

Nuh; Emri i Pejgamberit Nuh a.s. (Sure ne Kur'an)

El Xhin: Xhind (krijes e krijuar nga zjarri) (Sure ne Kur'an)

El Muzzemil: I mbuluari (Sure ne Kur'an)

El Muddethir: I mbeshtjelluri (Sure ne Kur'an)

El Kijame: Ringjallja (Sure ne Kur'an)

El Insan: Njeriu / Insan = Njeri (Sure ne Kur'an)

El Murselat: Te derguarit (Sure ne Kur'an)

Nebe: Lajmi i madh (Sure ne Kur'an)

En Naziat; Ata qe nxjerrin shpirtrat (Sure ne Kur'an)

Abese: I vrenjturi (Sure ne Kur'an)

Et Tekvir: PalosjeKa kuptimin e fshehjes apo mbeshtjelles se dielli paso do humbas drita e tij (Sure ne Kur'an)

El Infitar: Plasja e madhe (Sure ne Kur'an)

El Mutaffifin: Mashtruesit (Sure ne Kur'an)

El Inshikak; Çarja e madhe (Sure ne Kur'an)

El Buruxh: Yjet e medhenj (Sure ne Kur'an)

Et Tarik; Vizitor (vizitor i nates) (Sure ne Kur'an)

El A'la; Me i larti (Sure ne Kur'an)

El Gashijeh; Mbulimi (Sure ne Kur'an)

El Fexhr; Çelja e dites (zbardhja e dites) (Sure ne Kur'an)

El Beled: Qyteti (Sure ne Kur'an)

Esh Shems: Dielli /Shem=diell, (Sure ne Kur'an)

El Lejl; Nata (Sure ne Kur'an)

El Duha: Paraditja (Sure ne Kur'an)

El Inshirah: Hapja e gjoksit (Sure ne Kur'an)

Et Tin: Fiku (Sure ne Kur'an)

El Alak; Gjaku i mpiksur (Sure ne Kur'an) (Etapat e krijimit te njeriut)

El Kadr: Nata e percaktimit / vendimtare (Sure ne Kur'an)

El Bejjineh: Deshmia e qart (Sure ne Kur'an)

Ez Zelzele: Dridhja e madhe (Sure ne Kur'ani)

El Adijat: Vrapuesi (Sure ne Kur'an)

El Karia: Renia e ores (sure ne Kur'an)

Et Tekathur; Deshira ambicioze (Sure ne Kur'an)

El Asr; Koha (Sure ne Kur'an)

El Humezeh: Shpifesi (Sure ne Kur'an)

El Fil ; Elefanti (Sure ne Kur'an)

Kurejsh: Kurejshet. Emer fisi (Sure ne Kur'an)

El Maun ; Nderet e vogla (Sure ne Kur'an)

El Keuther; Gjith te mirat /  Emer lumi ne xhennet (parajs) (Sure ne Kur'an)

El Kafirun: Jobesimtaret (Sure ne Kur'an)

En Nasr: Ndihma e Allahut (Sure ne Kur'an)

El Mesed: Litar me fije hurme (Sure ne Kur'an)

El Ihlas: Njesia ose Pastertia e Besimit (Sure ne Kur'an)

El Felek; Agimi (Sure ne Kur'an)

En Nas; Njerezit (Sure ne Kur'an)


Pergatiti
Gezim Kopani

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com