Per shkak te detyres time 20 vjeçare si Myfti i rrethit Puke, vendosa te bej nje studim mbi levizjen e besimtareve mysliman te rrethit Puke. Pjese e ketij studimi jane vendet: Puke, Fushe Arrez, Qerret, Dedaj, Kabash, Meçe, Rrape, Pezhve, Micoj, Vile, Kryezi, Iballe, Flet, Xath, Kulumri, Blerim (Sakat) dhe Truen.
Nga te dhenat qe kam grumbulluar nder vite, por edhe ne baze te arkivit te Myftinise Puke te dalur nga aktivitet: sociale, fetare, arsimore etj resulton se:
Nga fillimi i vitit 2005 deri ne fund te vitit 2025 perqindja e myslimaneve te larguar nga rrethi i Pukes eshte afersisht 61.7 % ne krahasim me perqindjen e myslimaneve para vitit 1991-2005, duke ulur ndjeshem perqindjen e myslimaneve ne rrethin e Pukes.
Si pasoj e largimit apo emigracionit etj jane boshatisur pothuajse te gjithe fshatrat myslimane dhe jo vetem. Kjo dallohet sidomos ne: Pezhve, Meçe, Flet, Kulumri , Blerim (Sakat) etj. Largim te frikshem ka edhe qyteti i Pukes dhe i Fushe Arrezit , te cilat sipas CENS 2023 si rreth, Puka nuk ka me shume se 11100 banor, shume me pak se ne vitin 1930 ku rrethi i Pukes kishte 14437 banor.
Nje tregues tjeter shume negativ eshte largimi i jashtzakonshem i familjareve me femije dhe largimi i rinis. Nga vendbanimet e shenuara ne grafik perqindja e familjeve me femije te larguar eshte: Qytet 40 % , ndersa ne fshat 65% , kjo fare lehte mund te dallohet edhe ne shkollat e fshatrave te siper permendura. Ndersa rinia e lerguar sipas gjinis aferisht eshte: 78% djem dhe 59% vajza. Ulja e rinise dhe i femijeve reflektohet edhe ne regjistrat e Mejtepeve ku çdo vit sa vjen dhe ulet numri i tyre, kjo per shkak te hemoragjise se jashtezakonshme qe rrethi i Pukes ka perjetuar dhe po vazhdon ta perjetoj!
VEMENDJE!
Studimi eshte vetem per efekt analize per mbarvatje te punes time dhe nuk ka asnje qellim tjeter.
Pergatiti
