Nje here Profeti Muhammed a.s. shkon tek Aishja r.a. e cila ishte ulur me Haula binti Tuejt , dhe Muhammedi a.s. e pyet Aishen: Kush eshte kjo grua ?
Aishja r.a. pasi e prezantoi, filloj ti tregonte Profetit a.s. se ajo ishte e devotshme, fal namaze te shumta (nafile), ben ket ibadet etj, por Profeti Muhammed a.s. i tha: "Mos m'i numero mua te gjitha keto. Ju mjafton qe te beni adhurime (ibadet) aq sa keni mundesi. Betohem ne Allahun se, nese ju nuk lodheni, as Allahu nuk lodhet."
Me kete reagim , Profeti Muhammed a.s. deshiroj tu kujtoje atyre se nuk ishte e drejte te jepej aq shume pas adhurimeve, sa te neglizhohen çeshtjet e tjera te jetes. Po ashtu Profeti Muhammed a.s. nuk i pelqente te numerosh adhurimet (ibadetet) dhe namazet e te tjereve kur ben prezantimin e tyre. Kjo pasi veprimet "nafile" dmth vullnetare, ndryshojne nga njeri tek tjetri. Per kete , jane quajtur vullnetare (nafile).
Devotshmeria ndaj Allahut xh.sh nuk ka kufi, mirpo njeriu mund te lodhet kur ai e tepron, por Allahu xh.sh. nuk lodhet duke dhene shperblime. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka keshilluar te veprohet me maturi ne kete çeshtje, sepse ata qe e kalojne masen, me kalimin e kohes dobesohen dhe nuk arrijne t'i vazhdojne dot adhurimet si me pare.
Kur e kane pyetur profetin Muhammed a.s. se cili ibadet (adhurim ndaj Allahut) i pelqente? Profeti Muhammed a.s. nder te tjera ka thene: "Adhurimet (ibadet) qe behen vazhdimisht." (Buhari,Iman 32)
Ndaj, adhurimet qe jane te vazhdueshme, qofshin ata te pakta, kane shperblime te vazhdueshme.
Adhurimet e pakta qe behen vazhdimisht, jane konsideruar me te mira se adhurimet e shumta qe braktisen here pas here.
Prandaj, adhurimet e teperta vullnetare, jane konsideruar te papelqyeshme, per shkak se mundet qe me kalimin e kohes te merzitesh , gje e cila dergon deri ne rrallimin e tyre, e me pas ne braktisjen e plote.
Si ne çdo pune, edhe ne ibadet eshte keshilluar rruga e mesme dhe te sjellurit me maturi.
Enes ibni Malak r.a. ka thene: Tre sahab (shoke) mesuan mbi ibadet nafile te Profetit Muhammed a.s., ndaj thane: Ku qenka profeti a.s. me ibadet, dhe ku jemi ne! Madje Muhammedit a.s. Allahu xh.sh ia ka falur gjynahet e shkuara dhe te ardhmet. Ndaj njeri nga tre sahabet tha: Naten nuk do fle gjume , vetem do fal namaz, dhe kete do e bej gjate gjithe jetes time. Tjetri tha: Une do agjeroj cdo dite gjate gjith jetes time. Ndersa tjetri tha: Une, gjate jetes time kurre nuk do martohem dhe do qendroj larg grave.
Pas nje kohe, Profeti Muhammed a.s. mesoi per keto tre sahab dhe betimin qe ato kishin bere, dhe sapo i takoi u tha: "Ju jeni ato qe keni thene kete dhe kete ? Po ju paralajmeroj! Une e besoj dhe kam frike Allahun me shume se ju, mirepo, une ndonje here agjeroj, e ndonje here jo. Naten edhe falem edhe fle gjume. Po ashtu , martohem me gra. Kush i kthen kurrizin veprimeve (sunnetit) tim, nuk eshte prej meje (nuk ndjek rrugen time)." (Buhari, Nikah 1)
Pergatiti
Gezim KOPANI
