July 16, 2012

Disa mesime mbi muajin Ramazan


Muaji i Ramazanit eshte muaji me i bekuar pasi Allahu xh.sh ne kete muaj filloj shpalljen e Kur'anit. Allahu xh.sh thote ne Kur'an: "Ne muajin e Ramazanit filloi shpallja e Kur'anit, i cili eshte udherrefyes per njerezit dhe argument i qarte i rruges se drejte dhe dallim i te mires nga e keqja..." (El Bekare 185)

Kur nis dhe perfundon agjerimi i muajit Ramazan ?

Muhammedi a.s. thote: "Agjeroni kur ta shini henen e re te Ramazanit dhe hani kur ta shihni henen e re te Shevalit."

Sipas mendimit te shumices se dijetareve sot mysliman marrin ne konsiderat mendimin e astronomeve mysliman te cilet bejne shikimin e henes me mjete qe mundesojne shikim e henes se re me saktesi ne krahasim me syrin e lire.

Llojet e agjerimit

Agjermimi ndahet ne tre lloje:

1.Agjerimi obligim (Farz)
2.Agjerimi obligim por jo i shkalles se Farzit .(Vaxhib)
3.Agjermi vulnetare (Nafile)

1. Agjerimi Farz eshte agjerimi i muajit Ramazan. Ky agjerim nuk mund te shtyhet ose te lihet per dite te tjera. Nese dikush per ndonje arsye te forte sic pershkruhet edhe ne ajetin 184-185 te sures Bekare nuk e agjeron Ramazanin atehere ai eshte i obliguar te agjeroj aq dite sa ka lene pa agjeruar. Nese dikush e prish me dashje qofte edhe nje dite gjate muajit te Ramazanit atehere personi ne fjal e kap ajo qe quhet "Kefaret" Agjerimi i kompenzimit.

2. Agjerimi Vazhib. Ketu futet personi i cili zotohet se do agjeroj disa dite nese do me ec mbare kjo apo ajo pune dhe nese ndodh ashtu sic e ka kerkuar dhe nuk agjeron atehere agjerimi i tij behet Vazhib.

3. Agjerimi Nafile (Vullnetar)  Ky eshte nje agjerim qe Muhammed as e ka bere dhe ka keshilluar edhe besimtaret dhe shoket e tij per agjerimin vullnetare. Ne kete agjerim mund te permend :
-Agjerimi i 6 diteve te shevalit.
-Agjerimi i 10 diteve te muajit dhil hixhes.
-Agjerimi ne muajin Muharrem
-Agjerimi ne muajin Shaban.
-Agjerimi i dites se hene dhe te enjte etj.

Kur ndalohet agjerimi?

Eshte e papelqyer (mekruh) agjerimi i diteve te dyshimta,po ashtu fillimi i agjerimitte Ramazanit me nje dite para dhe shumica ende nuk ia kan nisur. Po ashtu e papelqyer eshte edhe agjerimi i gruas pa lejen e burrit.
Muhammedi as thote: "Nuk agjeron gruja agjerim nafile duke qene burri preznet por vetem me lejen e tij."
Pervec ketyre agjerimeve qe eshte e papelqyer kemi edhe agjerimin e ndaluar plotesisht. Agjerimi i ndaluar eshte ne keto dite:
-Dita e pare e Shevalit pra dita e pare e Fiter Bajramit.
-Kater dite te Kurban Bajramit
Profeti Muhammed a.s. thote: "Dy dite ndalohet agjerimi, diten e Fiter Bajramit dhe Kurban Bajramit"

Kush e ka obligim agjerimin?

Agjerimin e kan obligim keto persona:
-Personi qe eshte mysliman.
-Te jete i shendoshte nga ana mendore.
-Te kete mbushur moshen e pjekurise.

Pervec ketyre kushteve kemi edhe disa kushte te tjera te cilat duhen plotesuar per agjerimin e muajit Ramazan:
-Te jete i shendoshte
-Gruja te jete e paster (pa hajz)

Pra ai qe eshte i semur gjate Ramazanit ka mundesi te haj por pasi te sherohet ka obligim agjerimin e aq diteve qe ka lene pa agjeruar gjate kohes qe ka qene i semure. E njejta gje vlen edhe per udhetarin. Gruja qe eshte shtatzene , sidomos ne muajt e fundit e ka te lejuar mos agjerimin e atyre diteve derisa sa te lind por duhet ti zevendesoj me vone, e njejta gje vlen edhe per nenen gjidhenese
Nje gru i kishte thene keshtu iben Abbasit: "Une jam shtateze, nuk agjeroj cfare duhe te beje? Iben Abbasi i thote: Je nga ata qe nuk munden te agjerojne prandaj ushqe per cdo dite nga nje te varfer dhe mos agjero kaza."

Ditet e lene pa agjeruar gjate Ramazanit kur mund te zevendesohen?

Pervec diteve qe permenda me siper ne te cilat eshte e ndaluar dhe e papelqyer agjerimi ne te gjitha ditet e tjera. Nese te ze Ramazani duke zevendesuar ditet e lene pa agjerim atehere i nderpret per ti vazhduar me vone.

Cfare duhet bere kur ndokush ndron jete gjate muajit Ramazan ?

Nese nje person eshte duke mbajtur Ramazanin dhe vdes pasardhesit pra trashegimtaret e tij e kan obligim (nese kan mundesi) te paguajne cdo dite ushqimin e nje te varferi.


Nijeti i agjerimit

Cdo veper ne fene islame behen me nijet po ashtu edhe agjerimi. Nijeti behen ne syfyr psh: O Allah! Po e bej nijet per hir tend te agjeroj kete dite. Edhe nese nuk ngritet per syfyr dhe e ka vendos te mos haj mund ta bej te njejti nijet.

Kur eshte koha e syfyrit dhe iftarit?

Koha e syfyrit eshte aq sa te dallohet peri i bardh nga ai i ziu. Gjithashtu kemi edhe trans. nga Zejd bin Thabit qe thote: Hanim syfyr me Muhammedin a.s. e pastaj falnim namazin. Nje person pyeti: Sa kohe kishte ndermjet syfyrit dhe namazit te sabahut? Ai tha : "Aq sa zgjat leximi i 50 ajeteve Kur'anore." (Buhari)
Ndersa koha e iftarit eshte me perendimin e diellit, e ne kohen qe koha eshte e keqe eshte hadithi i mesiperm pra dallimi i perit te bardhe me ate te ziun.
Kur celim iftarit duhet thene kjo dua: "Allahume leke sumtu ve ala rizkike eftartudmth: "O Zot! Per ty agjeroj dhe nga furnizimi Yt bej iftar".

Çfare eshte e papelqyer gjate Ramazanit?

-Nuk lejohet pertypja e ndonje gjeje
-Nuk lejohet dhenja e gjakut me sasi te madhe.
-Berja e puneve te renda.
-Fjalet e pista
-Zenkat, provokimet.
-Lenja e namazeve etj.

Çfare e prish agjerimin?

-Pirja ose ngrenja me dashje.
-Ha ose pi duke menduar se ka hy koha e iftarit
-Nese i kalon uji (ose pi) duke marr abdest
-Nese vazhdon te haj edhe pas kohes se imsakut, nese e kupton atehere ate dite e vazhdon por duhet ta zevendesoj.
-Mardhenjet intime me bashkeshorten.
-Fjalet e pista.
-Ilacet qe jane ushqyese
-Nese ha nje peme te papjekur apo dicka te ngjashme
-Nese femres gjate agjerimit i shfaqen hajzi. etj.

---------------------------------------------------------
Disa hadithe ne lidhje me agjerimin.

Profeti Muhammed a.s thote: "Kur te vije muaj i Ramazanit, hapen dyert e xhennetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit dhe shejtanet lidhen me zinxhir."

Ai qe nuk e preokupon veten me vepra te mira dhe te hajrit eshte i perbuzur dhe i nencmuar duke e derguar keshtu veten ne humbje.

Muhammedi a.s. thote: "I perbuzur dhe i nençmuar eshte ai i cili e kalon muajin e Ramazanit, pa iu falur mekatet dhe i perbuzur dhe i nençmuar eshte ai i cili e arrin pleqerine e prinderve te tij dhe nuk hyn ne xhennet."


Pergatiti
Gezim Kopani

July 10, 2012

Hadithe ne lidhje me agjerimin


Muhammedi a.s. ka thene:
Ebu Hurejra r.a. tregon se Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kush i ndihmon dy shoke ne rrugen e Allahut, do te thirret nga te gjitha portat e xhennetit ku du u thuhet: O rob i Allahut eja ketu, ketu eshte mire! Kush eshte prej atyre qe bejne namaz, do te thirret nga dera e namazit, e kush eshte luftetar (qe ka ra deshmor ne mbrotje te familjes, Atedheut, nderit, fese) do te thirret nga dera e deshmorit. Kush eshte prej atyre qe agjerojne muajin Ramazan do te thirret nga porta Rejjan (port vetem per agjeruesit e Ramazanit). Kush eshte prej atyre qe japin sadaka (lemoshe) do te thirret nga dera e sadakas.
Pasi Ebu Bekri e degjoi kete i thote Profetit Muhammed a.s.: A do kete ndonje qe do thirret nga te gjitha portat e xhennetit? Muhammedi a.s. i tha: Po, dhe shpresoj qe edhe ti do te jesh nje prej tyre!" (Muttefekun alejhi)

Muhammed a.s. ka thote:

"Muaji i Ramazanit eshte muaji i bereqetit.Allahu xh.sh. ne kete muaj fshin gjynahet dhe pranon duate (lutjet)."
                                                                                           (Taberani)

Muhammed a.s. ka thote:

"Muaji i Ramazanit eshte nje muaj i shejte. Allahu xh.sh e beri farz agjerimin e ketij muaji. Ne kete muaj hapen dyert e rahmetit (Meshires) dhe mbyllen dyert e xhehenemit dhe shejtanet lidhen me zingjir. Ne kete muaj ndodhet nje nate e cila ka aq shume madheshti saqe ajo ka vleren njemije muajve. Ajo eshte nata e Kadrit. Kushdo qe largohet nga rahmeti i kesaj nate, do jete i larguar nga miresite per nje vite." (Nesai)

Muhammed a.s. ka thote:

"Agjerimi i Ramazanit eshte fraz (oblikim) ndersa falja e Teraviva eshte sunnet.Ai qe e agjeron kete muaj dhe e shoqeron me ibadete i falen gjynahet."  (Nesai)

 Muhammed a.s ka thote:


"Ne muajin e Ramazanit beni vepra qe gezojne familjen. Ai qe ben keto eshte sikur ai qe jep dicka per hire te Allahut."

Muhammed a.s. ka thote:

"Fillimi i muajit Ramazan eshte rahmet (meshire) mesi i tij eshte falje ndersa fundi i tij eshte shpetim nga xhehenemi (shperblim)."

Muhammed ka thote:

"Kushdo qe agjeron nje dite per hir te Allahut , per shtatdhjet vjet Allahu xh.sh do ia largon fytyren nga xhehenemi." (Muslim)

Muhammed a.s. ka thote:

"Pastertia eshte gjysma e besimit, Agjerimi i Ramazanit eshte gjysma e durimit." (Muslim)

Ai qe vdes duke qene agjerueshem ne muajin e Ramazanit do jet i till edhe pas vdekjes deri ne diten e gjykimit.

Muhammed a.s. ka thote:

"Syfyri eshte rahmeti i Allahut.Kush ngritet ne syfyr dhe e ben ate Allahu e meshiron. Meleket e Allahut xh.sh luten per tia falur gjynahet."

Muhammedi a.s. ka thene:

Ebu Hurejre r.a. thote se Pejgamberi Muhammed a.s. ka thene: "Kush e agjeron muajin e Ramazanit, duke qe i bindur ne besimin ndaj Allahut (besim islam)  dhe duke i kryer obligimet  islame, do t'i falen gjynahet e tij te meparshme." (Muttefekun alejhi)


_____
Nga: Gezim Kopani

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com