Tuesday, October 20, 2026

Figura Kombëtare e Myftiut të Pukës Musa Et'hem Dizdari (Hoxhë Puka) nga viti 1833-1883


Kontributi fetar, arsimor dhe patriotik i Myftiut te Pukes Hoxhe Musa Et'hem Dizdari , Hoxhe Puka

Kleri mysliman i Pukes ka luajtur nje rol te rendesishem ne jeten shpirterore, arsimore dhe shoqerore ne treven e Pukes, duke u angazhuar ne periudha te ndryshme historike dhe ne çeshtjet qe lidhen me mbrojtjen e interesave Atedhetare. Ky angazhim, i shtrire nga periudha Osmane deri ne kohen e perballjeve me ushtrin serbe, deshmon per nderthurjen e pergjegjesive fetare me vetedijen shpirterore, shoqerore dhe kombetare te perfaqesuesve te institucioneve islame ne rrethin e Pukes. Ne kete tradite historike, nje vend te veçante ze figura e Hoxhe Musa Et'hem Dizdari , i njohur ne kujtesen popullore te besimtareve mysliman, por edhe te kujteses historike te tresves si Hoxhe Puka, i cili sherbeu si Myftiu i Pukes gjate viteve 1833 - 1883.

Musa Et'hem Dizdari lindi ne nje familje te njohur pukjane, te lidhur me fisnikerin dhe traditen e treves se Pukes. Sipas kujteses historike , familjet Dizdari dhe Zotnia kishin lidhje te hershme te nje zjarri dhe ushtronin ndikim te konsiderueshem ne jeten ekonomike e shoqerore. Pronat qe u atribuohen ketyre familjeve shtriheshin ne nje hapsire te gjere, nga Puke dhe Terbuni deri ne zonen e Fushe Arrezit. Ne traditen e trasheguar gojore, keto prona njiheshin edhe me emertimin: "Tokat e Hoxhe Pukes", nje toponim qe deshmon per lidhjen e ngushte ndermjet figures se tij dhe hapsires gjeografike ku ushtruan veprimtarin e tyre.

Rendesia e ketij konteksti familjar nuk duhet shikuar vetem ne aspektin e zoterimit te pronave, por edhe ne raport me poziten shoqerore qe familjet e njohura zinin ne organizimin tradicional te treves. Ne shoqerine e kohes, prejardhja familjare, zoterimet ekonomike, arsimimi fetare dhe marredheniet me autritetet vendor perbenin faktor qe ndikonin ne ushtrimin e pergjegjesive publike. 

Formimi fetar dhe arsimor i Musa Et'Hem Dizdarit nisi ne mejtepin e xhamise se Koder Hanit , ne Puke, nje nga qendrat e hershme te jetes fetare dhe te mesimit tradicional ne kete treve. Ne keto institucione, pra xhami dhe mejtep, mesimi i fese islame shoqerohej me pervetesimin e njohurive baze te leximit, shkrimit dhe edukimit, duke pergatitur nxenesit per sherbim fetare dhe per pergjegjesi te tjera. Pas perfundimit te mesimeve fillestare, Musa Dizdari vijoi formimin e metejshem, perpara se te angazhohej ne sherbimin fetare dhe arsimore ne vendlindje.

Veprimtaria e tij si hoxhe dhe mesues perbente nje vazhdimesi te natyrshme te ketij formimi. Ne kushtet kur institucionet arsimore ende nuk kishin shtrirjen qe do te formoheshin ne periudhat e mevonshme, mejtepet dhe xhamit dhe kultet ne pergjithesi , perfaqesonin qendra te rendesishme te trasmetimit te dijes, te edukimit fetare dhe te formimit te normave morale e shoqerore. Per rrjedhoje, figura e njohur e hoxhes nuk kufizohej vetem ne drejtimin e riteve fetare , por perfshinte edhe mesimdhenien, keshillimin e banoreve dhe pjesemarrjen ne zgjidhjen e çeshtjeve te ndryshme te komunitetit.

Ne kete kuader, veprimtaria e Musa Dizdarit (Hoxhe Pukes) duhet trajtuar si pjese e historise se institucioneve islame ne Puke dhe rolit qe ato kane luajtur ne ruajtjen e tradites se treves, asaj fetare dhe te zhvillimit te arsimit dhe jo vetem. Pozita qe ai fitoi me vone ne drejtimin e institucionit te Myftinise se Pukes deshmon per rendesin e tij ne jeten fetare, ndersa angazhimi i tij ne çeshtjet Kombetare e vendosi figuren e tij edhe ne nje kontekst me te gjere historik.

Sherbimi i hoxhe Musa Dizdari , si Myfti ne treven e Pukes

Sipas te dhenave historike te percjella per veprimtarin e tij, viti 1883 shenon nje moment te rendesishem ne karrieren fetare te Musa Et'hem Dizdarit. Pas largimit te Myftiut Haxhi Ahmed Efendiut (qe ishte i komanduar), drejtimi i institucionit te myftinise iu besua Musa Dizdarit. Ky besim perbente nje zhvillim te veçante per jeten fetare ne Puke, pasi ai konsiderohet si Myftiu i pare vendas.
Sipas kronologjise se paraqitur , Musa Et'hem Dizdari e ushtroi detyren e Myftiut te Pukes deri ne vitin 1883, kur u pasua nga imam Zenel Hoxhe Mehaj. Periudha pesdhjetevjeçare qe i atribuohen drejtimit te tij perben nje interval te gjate sherbimi ne sherbim te komunitetit. 
Gjate kesaj periudhe, institucioni i myftinise funksiononte ne nje kontekst administrativ dhe shoqerore te ndryshem nga ai qe eshte sot. Organizimi i jetes fetare ishte i lidhur me strukturat administrative Osmane, ndersa autoriteti fetare kishte pergjegjesi ne çeshtjen e kultit (xhamis) , te edukimit fetare dhe ne zbatimin e normave perkatese te se drejtes islame, sipas kompetencae qe u njiheshin ne kohen e tyre.
Ne kete kuptim, myftinia nuk ishte thjesht nje institucion i perqendruar vetem ne çeshtjet rituale. Ajo perfaqesonte nje pike referimi per komunitetin mysliman dhe nje pjese e rendesishme te organizimit te jetes shoqerore. Myftiu, per shkak te formimit fetare e arsimor dhe pozites se tij, mund te nderhynte ne çeshtje qe kerkonin keshillim, urtesi dhe zgjidhje te mosmarreveshjeve te ndryshme , aq sa hapsire institucione gezonte.
Per Puken, ku lidhjet familjare, marredheniet tradicionale dhe autoritetet vendore kishin peshe te konsiderueshme ne organizimin e komunitetit, roli i nje myftiu vendas merrte rendesi te veçante. Njohja e njerezve, e marredhenieve ndermjet familjeve dhe veçorive te krahines mund te perbente nje perparsi ne ushtrimin e pergjegjesive te tij. 

Kontributi patriotik dhe lidhja me Lidhjen Shqiptare te Prizrenit

Pertej veprimtarise fetare dhe arsimore, emri i hoxhes Musa Dizdari , lidhet edhe me nje episod te rendesishem te historise kombetare shqipetare, pikerisht me veprimtarin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, e themeluar me 10 qershor te vitit 1878, ne nje periudhe kur çeshtja shqiptare u vu perballe zhvillimeve te rendesishme politike dhe territotiale ne Ballkan.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit perfaqesoi nje moment vendimtare ne organizimin politike te shqiptareve, te cilet kerkonin te mbronin territoret e tyre dhe te kundershtonin vendimet e fuqive te medha qe rrezikonin copetimin e trojve shqiptare. Ne kete proçes u perfshine figura te ndryshme shoqerore, intelektual perfshire edhe klerin , prijes vendore etj.

Angazhimi i klerikeve ne kete levizje deshmon se pergjegjesia e tyre, ne rrethanat te caktura historike, mund te shtrihej pertej kufijve te jetes fetare. Per keto kleriket atdhedashes, mbrojtja e komunitetit dhe e trojeve shqiptare lidhej ngusht me ruajtjen e identitetit, te se drejtes per pavaresit , e drejtes per te jetuar ne trojet e veta. Ne kete kontekst historik vendoset edhe veprimtaria patriotike qe i atribuohet edhe hoxhe Musa Et'hem Dizdari.
Sipas te dhenave dhe shkrimeve nga historianet per figuren e tij, Hoxhe Puka u angazhua ne shoqerimin dhe sigurimin e Haxhi Ymer Prizrenit, figura kryesore e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, gjate kalimit te tij ne treven e Pukes.

Ky episod paraqitet si nje deshmi e bashkepunimit ndermjet perfaqesuesve fetare dhe drejtuesve vendore ne nje periudhe kur veprimtaria e Lidhjes ishte perballur nga presione te ndryshme. Duke u mbeshtetur me dokumentacionet perkatese, angazhimi i Myftiut Musa Dizdari (Hoxhe Puka) deshmon fort se, roli i tij nuk kufizohej vetem ne sherbimet fetare ne Puke, por perfshinte edhe ndermarrjen e veprimeve konkrete ne mbeshtetje te figures kryesore te levizjes Kombetare Shqiptare siç ishte Haxhi Ymer Prizreni.
Sipas te dokumetave zyrtare, ne kete veprimtari u pershi edhe Ismail Aga nga fshati Kryezi i Pukes, ne ate kohe Kajmekam i Pukes, Muhamed Bajram Paçi nga fshati Paç i Bytyçit, i Abdyl Hoxhes nga Gashi dhe Binak Alia nga Krasniqa. Perfshirja e ketyre ne te njejten episiod tregon per nje bashkepunim nderkrahinore , dhe pse Hoxhe Puka kishte mosmarveshje me Ismail Agen per çeshtjen e drejtimit te Kajmekamit ne Puke, ku interesi per Atedhun kishte me rendesi nga ai personal , duke u bere bashke si faktor i rendesishme per realizimin me sukses te jetes se Haxhi Ymer Prizrenit.

Lidhja e Myftiut Musa Dizdari me kete episod perben nje element te rendesishem te kujteses historike zyrtare vendore te rrethit te Pukes dhe me gjere. Ajo e vendos figuren e Myftiut Musa Dizdari Hoxhe Puka ne nje kornize qe perfshin jo vetem historin e institucioneve islame, por edhe  marredheniet e tyere ne proçesin politik dhe Kombetare te Shqiperise se shekullit te XIX.

Urrdher arresti, internimi dhe rikthimi i hoxhes Musa Et'hem Dizdari ne Puke

Veprimtaria petriotike e Myftiut Musa Et'hem Dizdari (Hoxhe Puka) ne mbeshtetje te Haxhi Ymer Prizrenit, sipas te dhenave historike te deshmuara per figuren e tij, u be shkak per marrjen e masave ndeshkuese nga autoritetet Osmane te kohes.

Ne kete kuader, permendet nje urdher arrest i dates 19 gusht 1881, i leshuar nga Gjykata Ushtarake Osmane ne Shkoder, kunder Myftiut te Pukes , Musa Dizdarit dhe Ismail Age Kryeziut. Ky vendim , eshte nje deshmi e qarte qe tregon per veprimtarin kombetare te ketyre dy personaliteve pukjane. Kjo mase e autoriteteve Osmane ishte per te rivendosur kontrollin dhe per te ndeshkuar ato qe ishin te perfshire ne trazira.
Sipas te dhenave , Myftiu Musa Dizdari u arrestua dhe u denua me dymbedhjet vjet internim ne Halep te Sirise (1) Internimi ne nje vend kaq te larget me Puken nenkupton jo vetem denim perosonal por edhe ndarjen e ashper nga familja dhe komuniteti, si dhe shkeputjen nga pergjegjesite fetare dhe arsimore qe kishte mbajtur. Sipas historis, Myftiu Musa Dizdari u lirua ne vitin 1885 , fale nje amnistie te shpallur nga Sulltani, dhe me pas u kthye ne Puke per te vijuar sherbimin fetare. Kthimi i tij ne vendlindje perben nje elemt domethenes, pasi paraqet figuren e tij te lidhur serish me komunitetin dhe institucionin ku kishte sherbyer.  Si pasoj e lodhjes fizike , ne vitin 1883 ai dorezon detyren e Myftiut tek imam Zenel Hoxhe Mehaj , per te vijuar jeten e tij deri ne vitin 1900 , ku vdiq ne moshen njeqindvjeçare.

Vlersimet e dhena ndaj Myftiut Musa Et'hem Dizdari , Hoxhe Puka pas vdekjes 

Rendesia e figures se Myftiut Musa Dizdari (Hoxhe Puka) eshte pasqyruar ne shkrime te shume historianeve (2) dhe eshte pasqyruar edhe ne vlersime institucionale te dhena ne periudha te ndryshme. Keto vlersime jane deshmi se si institucionet shteterore, fetare dhe vendore e kan trajtuar kontributin e tij.

Vlersim nga shteti i Republikes se Shqiperise 

Nder keto vlersime eshte Dekorimi shteteror "Per Veprimtari Patriotike" dhene nga shteti Shqiptare me 14 korrik te vitit 1965 , me dekret nr.4040 me kete motivacion: Medalje "Per Veprimtari Patriotike". Ka qene nje nga bazat kryesore ne qytetin e Pukes per Patriotet qe luftonin per te hequr zgjedhjen e rende te roberise Turke. Ka strehuar dhe percjelle anetaret e Lidhjes se Prizrenit. Per veprimtarin e tij patriotike eshte internuar per 12 vjet ne Halep te Sirise." (3)

Vlersim nga Myftinia Puke 

Vlersimi qe Myftinia e rrehtit Puke ka bere pas vdekjes ne nderim te Myftiut Musa Dizdari (Hoxhe Puka), lidhet drejtperdrejt me trashegimin fetare te figures se tij dhe me rolin qe ai ze ne historine e institucionit te Myftinise. Nepermjet ketij akti, Myftinia Puke e perfshin figuren e Musa Dizdarit (Hoxhe Pukes) ne nje proçes te vedijes e te ruajtjes dhe te promovimit te kujteses isntitucionale.
Ne kete kandeveshtrim, figura e Musa Dizdarit (Hoxhe Pukes) perfaqeson nje pjese te trashegimise historike te Myftinise se rrethit Puke , e cila kerkon nje percjellje edhe me te gjere tek brezat ne vijim.
Mbi kete baze , Myftinia Puke me date 21 janar 2016, me Vendim Nr.01 vlersoi me titullin: "Pishtar Islam" pas vdekjes te H. Musa Dizdari (Hoxhe Puka) me kete motivacion: "Per kontributin e dhene si Myfti i pare vendas i Myftinise se rrethit Puke, si imam i xhamise se Koder Hanit Puke, dhe te Ndihmes se dhene per Lidhjen Shqiptare te Prizrenit." (4)

Nderim nga Keshilli i Bashkise Puke per ngritjen e Memorialit ne nder te Hoxhe Pukes Musa Et'hem Dizdari Myfti i Pukes (1833-1883)

Nje tjeter moment i rendesishem ne proçesin e vleresimit te figures se Myftiut Musa Et'hem Dizdarit (Hoxhe Puka), eshte ai i dates 17 tetor 2025, ku Keshilli i Bashkise Puke me Vendimin Nr.39, vendosi nderimin e tij permes vendosjes se nje memoriali ne qender te qytetit te Pukes.
Ky vendim perfaqeson nje hap te rendesishem ne perfshiren e figures se Myftiut ne hapsiren publike dhe ne kujtesen historike te qytetit te Pukes dhe treves se saj.
Vendosja e nje memoriali nuk eshte thjesht nje akt simbolik. Ajo perben nje menyre permes se ciles komuniteti shpreh marredhenien me te kaluaren, identifikon personalitet qe i konsideron te rendesishem dhe krijon mundesi qe historia vendore te mos harrohet.
Per Puken, nderimi i Myftiut Musa Et'Hem Dizdari (Hoxhe Puka) ka rendesi te veçante edhe per faktin se figura e tij nderthuret me historin e institucionit te Myftinise Puke dhe me levizjen Kombetare Shqiptare. 
Ceremonia krysore ne nder te Musa Et'hem Dizdari (Hoxhe Puka) , Myfti i pare vendas , do kulmoj me date 24 tetor 2026 kur do behet zyrtarisht perurimi i Memorialit ne nderim te figures se tij , ne nje ceremoni te organizuar nga: Keshilli i Bashkise Puke, Bashkia Puke dhe Myftinia e rrethit Puke.

Ne perfundim, Myftiu Musa Dizdari (Hoxhe Puka) perfaqeson nje figure te rendesishme te tradites fetare islame ne Puke dhe te kontributit te tij per Lirie e Pavaresi te Kombit Shqiptare. 

Pergatiti
Gezim KOPANI
(Myfti i Pukes)


Referencat:
___________
1. AQSH, Dkr. 4040
2. Prof. Bajram Xhafa , prof. Xhemal Meçi , Prof. Sheqet Hoxha etj.
3. AQSH.
4. Arkivi i Myftinise se rrethit Puke 
5. Figura e paraqitur ne keta artikull eshte nje perpunim grafik duke u bazuar ne paraqitjen e brezave te fisit te tij, dhe tendecen per te pasqyruar nje klerik me mjeker dhe me qallmen e vjeter te perdorur nga hoxhallaret me pare.