Burrat e Kabashit te Prizrenit ne burgun e Nishit |
Me rastin e botimit te librit "Rrustem Rexhep Kabashi (Rrustë Kabashi) dtl;1835-vd.1910" vizitova Ferit Kabashin. Feriti eshte djali i Hysenit, ndersa Hyseni eshte djali Zenunit, ndersa Zenuni eshte djali Haxhi Rrustës, e Haxhi Rrusta eshte djali i Rexhepit dhe Rexhepi eshte djali i Balas dhe Bala eshte i Hasan Kabashit. Familja e Ferit Kabashit dhe kusherinjeve te tjere si Xhemil Kabashi, Lulzim Kabashi etj ndodhen ne tokat e te pareve te cilet ia paten ble Iljaz Ages ne verilindje te Prizrenit te cilet vite me vone zbriten ne vendin qe sot quhet Korishë. Ferit Kabashi ka tre djem; Gazmend, Enver dhe Rifat. Ndersa nga brezat e tjere te Haxhi Rruste Kabashit jane ato te Brahimit te cilet jane shtuar ne disa breza dhe me te njohurit nder ta jane: Adem Kabashi. Ndersa ana e breznis tjeter pra te Salihut i cili eshte djali i Selmanit dhe ky i Bala , u shtu Salihu me dy djem; Bala dhe Selman Kabashi te cilet po ashtu u shtuan ne breza.
Ndersa nje pjese jo e vogel e historianeve te tjere thone se; Kabashi i Pukes eshte vendbanimi i lashte Iliro-Arberore prej te cilit eshte origjina e Kabashasve, ndersa kater vllaznit Koka, Qafa, Lusha dhe Hadri jane me orgijine nga Kolonja edhe keto Kabash. Ne shkrimet e tij Nikoll Gazulli (lind Dajç Zadrim 1895 dhe u pushkatu ne 1946) nder te tjera mbi Kabashet ka shkruar: "Kabashasit e kan prejardhjen nga Nishi, prej qytetit thrakas Kabesos. Ardhja e kabashasve prej Kolonje eshte i vonshem shek. XIX, kur veriu kishte lidhje me Ali Pash Tepelenen u njohen me Kolonjen. Gazulloret fis prej Lushajve te Kabashit thon se jane te ardhur prej Nishit. Vetem emri Kabash qon tek qyteti Thrak Kabesos. Mundet qe ky emer te mbuloj ate te fisiti te Besëve. qe mesaduket jane mbetes te thrakeve te moçem, nder te cilet fisi i Beseve gjendet afet Nishit ne shek IV-te eres se re. Ndersa Kabashet ne Gramsh, Has e Prizren mund te jen prej Kabashit te Pukes." (Prof.Xhemal Meçi "Kabashi, Puka qe ne lashtesi 2. fq.30)
Nese do bazohemi tek kerkimet arkilogjike verehet se dy vendet qoft Kabashi i Pukes qofte Kabashi i Vendit , Prizren hasen kultet pagane te Ilire, nga kjo mund te themi se; Ne lashtesi keto dy vende kan qene sundues te nje teritori te perbashket.
Te shumta jane rastet ku jam njohur me Kabashas , qoft ne Shqiperi por edhe ne Kosove. Pershembull me Kabashasit e Korishes , sepaku ato te shtepise se Hasan Kabashit te paret e te cilit sic pohon Ferit Kabashi jane prej fshatit Kabash i Pukes, Shqiperi. Ne nje pohim te tij Ferit Kabashi thote: "Kur i kam pas 14 vjet, vet e kam degju, se i riu po mbante mend shume. Kishin porosit diku me e vra babegjyshin. Tek vau i Spasit babgjyshi me kali te ec me shok, qesin pushke ne babgjyshin, por babgjyshi a kan i shkath, a kan i zoti , plumi i pare nuk e merr , kcen vet dhe bie ne uje, dhe babgjyshi tha e kam marr nje shelne e kam vendos ne koke dhe ashtu ne uje vec frym merrja . Qitsit tuj shiku neper uje ,than a vdiq, vdiq than . E paska marr uji dhe shkun. Kur ra erresira babgjysi ka dal prej ujit ,kali i ka hup... edhe vjen ne Puke tek babgjyshi i Hasanit (Hasan Kapllan Laçi, Kabashas) Edhe qendron nje kohe aty. Shkon babgjyshi i Hasanit dhe ia blen kalin ..." (Per me shume degjo videon)
Kujtesa popullore e pukjaneve tregon se; "Fshati Kabash i Pukes ka qene shume i popullur aq sa macet kalonin nga çatia ne çati." Popullimi i fshatit Kabash u shtua sidomos kur Shkodra pas vitit 1485 u be qender tregtare. Te gjithe tregtaret e Dardanis (Kosoves) pershkruanin kryesisht rrugen e madhe te Kabashit ne Puke. Ne fshatin Kabash kan qen disa kulte Ilire te besimit pagan, me ardhjen e kristjaneve u ndertua kisha e Shen Palit , per te vijuar me vone me Osmanet te cilet rreth vitit 1523 ndertuan mesxhidin e pare ne Kabash te Pukes, ku udhetaret mysliman dhe jo vetem mund te kryenin faljen e namazeve. Pas disa vitesh mesxhidi kthehet ne xhami. I pari qe u ba mysliman ne Kabash te Pukes ishte Hadër Leka , i cili meson se vellau i madh Koka eshte terbuar per ndrimin e fese nga vellau dhe ishte betu se do e vras vellan. Per te mos ndodh kjo Hadri me nje pjese te familjes vendos te shkoj ne Dardani (Kosove) , por Koka i vihet pas dhe e arrin Hadrin tek Ura e Vezirit ku e vret. Burrat e Kabashit nuk ia falen Kokes krimin e bere duke i heq parin e vendin dhe duke ia dhan drejtimin vellaut te dyte Qaf Lekes i cili po ashtu behet mysliman.
Nen shembullin e familjes se Hader Lekes edhe familjaret e Qaf Lekes pranun islamin, ashtu dhe shume familje te tjera fisnike te Kabashit. Me kalimin e kohes ne fshatin Kabash u ndertuan disa hane, si dhe mejtepi i xhamise se fshatit Kabash, madje çdo vit nga xhamia deri afer kishes zhvillohej panairi i tregtis. Ne shumicen e rasteve mbledhjet e kunvendit zhvilloheshin ne hajatin e xhamise se fshatit Kabash pasi pothuajse te gjithe veprimtarit tregtare, kunvedore etj zhvilloheshin prane xhamise se fshatit Kabash, kjo per faktin se afer saj ndodhej Hani i xhamis (hani i hoxhes), Imarati (vend ku grumbullohej dhe shperndahej ushqim per banoret) si dhe institucione te tjera, pra ishte qendra e fshatit.
Dinamika e jetes ne fshatin Kabash dita dites shtohej, por toka ishte ajo qe ishte. Per shkak te mungeses se tokes shume familje Kabashasish filluan te migrojne si fillim brenda fisit te Kabashit, pershembull i pari i Kopajve (Kopani) u vendosen tek stanet e vjetra te fshatit Kabash, sot ky vend quhet fshati Meçe. Ndersa disa te tjere u larguan totalisht nga zona e fisit te Kabashit duke migruar kryesisht ne: Kosove ne vendet e si: Prizren (Korish, Kabashi i Hasit te Prizrenit), Pejë (Gurrakoc, Tomoc) Viti (fshati me i madh ne Viti quhet Kabash dhe ka mbi 400 shtepi) , Skenderaj (fshati Polac), Gjakovë, Anamoravë, Kllokot, Kaçanik, Prigod etj. Ndersa ne Shqiperi u vendosen ne: Shkoder (Zadrim, Hajmel, Dajç, nje pjese e te vendosurve ne Shkoder arriten deri ne Itali), Kukes (Bicaj, Novosej etj), Has (Krum), Diber, Mat, Elbasan, Gramsh, Durres (te ardhur nga Kosova), sigrusisht edhe ne Ersek (Kolonje) ku disa mendojne se eshte edhe origjina e vjeter e Kabashasve te Pukes, mirepo Kabashi i Pukes para ardhjes se kater vellezerve ishte i banuar nga shtepia Manushi. Kabash ka edhe ne Saraj te Shkupit. Nder ato qe u larguan nga fshati Kabash i Pukes ishte nje pjese e familjes se Hader Lekes i cili thuhet se kishte dy djem Ahmeti dhe Zeneli. Disa thone se nga Kabashi i Pukes kan migruan ne Prizren kater vllazni: Hyseni (Cenajt), Bala (Balajve), Muça (Muçajt) dhe Veseli. Thuhet se ata u vendosen ne Prizren rreth vitit 1730 pikerisht ne verilindje te Prizrenit. Aty teksa po kerkon toke per te ble, tokohen me Iljaz Agen prej te cilit i kerkojne blerjen e nje hapsire toke. Pas bisedimeve Iljazi pranoj t'ju jap toke aq sa te mbjellnin nje kale grure (theken), por burrat e Kabashit u treguan te zgjuar duke mbjell grurin aq rralle saqe zun gjithe podinat ne dy anet e lumit. Kur gruri u rrit, vjen Iljaz Aga i cili e kuptoj veprimin e zgjuar dhe me veten e tij tha: qenkan te zgjuar. Iljazi u paska thene: Ju paskeni zan gjith vendin! Burrat e Kabashit i thone: Ne çfare te duash te bajme be se kemi mbjell vetem nje kal grure. Tek lumi afer tokave te Kabashasit ata ndertuan tre mullinje, keshtu ata u ben te njoftur si mullixhinje te zot. Pasuria e tyre u shtua aq sa blen troje dhe toka edhe ne qytetin e Prizrenit. Tek banimet e vjetra te fshatit Kabash te Vendit ne majet te kodres ndodhet nje kala e vjeter. Thuhet se i perket shekullit te 6-te. Historianet kan shkruar se eshte vendbanim i vjeter Ilir duke permendur ketu Kishen e Keqe (Kisha e Shen Pjetrit) e cila ndodhet brenda shpelles. Thuhet se pikturat murale te kesaj kishe i perkasin shekullit te 6 apo 7. E permenda kete per te treguar se Kisha e Shen Pjetrit nuk eshte kishe Serbe por Ilire. Disa thone se; Kishte qene nje murg shqiptar i quajtur Shen Pejtri i cili jetoj aty si asket me qellim afrimin me perendin. Ndersa serbet per kete vend thone se quhet Sveti Petar dhe eshte manastir serb mirepo ky eshte trillim. Serbet nen doktrinen famkeqe te Stefan Dushanit dhe shume me von nen drejtimin e kryeministrit serb Nikolla Pashiqi ne vitin 1912 ushtria serbe hyri ne Prizren duke vazhduar madje deri ne Flet te Pukes. Ndryshe nga disa kufitar te Pukes, pukjanet dhe ne veçanti fshati Flet me ne krye te hoxhes Osman Hoxhen (dtl.1847-vd.1912) luftuan trimerisht kunder ushtrise serbe. Aq trimeri truguan Fletasit dhe Hoxha Osman Hoxha sebashku me muezinin e tij Bajram Neziri sa u thuren keto vargje:
Kush e nisi luften me serb?
Osman Hoxha past rahmet!
Osman Hoxha e Bajram Neziri.
Qesi djemsh na i ka Fleti!
S'i ka krajli, s'i ka mbreti!
Gjasht taborre kan mbet prej heri!
Gjasht taborre kan mbet prej i dit
Dy mije vete kan dal komit.
Ne vitin 1913 brenda shpelles apo Kishes se keqe ne Prizren ushtria serbe masakroj 90 burra te cilet ishin prej breznis se: Ahmetaj, Rexhaj, Kukaj, Balaj, Dullaj, Ukaj, Zekaj, Muçaj, Bobaj etj qe te gjithe fis te Kabashit thote Avdi Ibrahimi (19.9.2009). Sapo hyri ushtria serbe nen drejtimin e Spirrës, ia ndryshoj emrin e fshatit Kabash dhe e quajti "Sveti Petar". Per masakren e Kabashit rapsodia popullore thuren vargjet:
Po vjen Spirra ne kali t'bardh,
Bashke me Filen, si bajraktar.
Po vjen Spirra tuj u livdu,
Per shiptar sa i ka shkurtu.
Krali s'ka kapeten si mue,
Gradat flake, mi ka çu!
Flak mu gradat qi mkan ardh,
Se i kam pre nentedhet shqiptar.
Po kallxon me goj te vet,
I kam pre Kabashin nentedhjet,
Kah jane shqiptaret te vertet!"
Nje pjese e listes se te masakruarve ne vitin 1913 shpella ose Kisha e Keqe , ose manastiri i Shen Markut;
1. Abaz Iljaz Ahmetaj
2. Abdullah Arif Ahmetaj
3.Abdullah Deme Rexhaj
4.Abdullah Rexhaj-Mehmetukaj
5.Abdyl Ram Ahmetaj
6.Adem Halit Dullaj
7.Adem Uke Rexhaj (Imam-Hoxhe)
8.Ali Myrtez Dakaj
9.Ali Mehmet Ahmetaj
10. Ali Dem Kukaj
11.Ali Hajdin Memaj
12.Ali Uke Ukaj
13.Arif Shaban Ahmetaj
14.Arif Uke Ukaj
15.Asllan Rrahman Dullaj
16.Bafti Hajdar Muçaj
17.Bajram Syl Ahmetaj
18.Bajram Abaz Ahmetaj
19.Beqe Zenel Ahmetaj
20.Beqir Adem Rexhaj
21.Besim Bajram Dakaj
22.Brahim Rexhep Ahmetaj - Zekaj
23.Dem Ahmet Ahmetaj
24.Fazli Fetah Ukaj
25.Hajrullah Arif Ahmetaj
26.Hajrush Shaban Memaj
27.Hasan Beqir Ahmetaj
28.Haxhi Jemin Memaj
29.Hazir Adem Dullaj
30.Hazir Rrahmman Dullaj
31.Hyse Adem Dakaj
32.Imer Bajram Dullaj
33.Ismajl Rame Bobaj
34.Isuf Et'hem Ahmetaj
35.Jashar Arif Ukaj
36.Kadri Adem Ahmetaj
37.Liman Myrtez Dakaj
38.Maliq Bajram Balaj
39.Maliq Torbani-Lubizhd
40.Miftar Hajdar Muçaj
41.Mustaf Hajdar Muçaj
42.Qerim Rame Ahmetaj
43.Ram Rexhep Ahmetaj
44.Rame Jemin Ahmetaj
45.Rexh Iljaz Ukaj
46.Rexhe Rrahman Dullaj
47.Rrahman Halil Dullaj
48.Rushit Beq Ahmetaj
49.Sadik Et'hem Ahmetaj
50.Sadri Adem Ahmetaj
51.Sali Adem Dakaj
52.Sejdi Jemin Memaj
53.Selim Rexhep Ahmetaj
54.Skender Mal Dakaj
55.Syl Abaz Ahmetaj
56.Shaban ArifRexhaj
57.Shaban Dem Rexhaj
58.Shaban Rame Ahemtaj
59.Shaban Zenun Memaj
60.Sherif Rrahman Dullaj
61.Tahir Dervish Muçaj
62.Tahir Mal Dakaj
63.Xhem Adem Rexhaj
64.Zeqir Abaz Bobaj
65.Prene Qetaj-fshati Lutogllav
Liste e perpiluar nga Qazim Kabashi me artikull: "Masakra e Kabashit te Prizrenit (mars-prill 1913)" Lista vijon me masakren e bere me date; 01.04.1913 tek ara e Ograj, vijon me masakren tek perroni i Duhit dhe te vrare ne vende te ndryshme.
Lista e te burgosurve ne burgun e Nishit:
1.Ali Hasan Ahmetaj
2.Liman Beqir Ahmetaj
3.Ahmet Sahit Abazi
4.Isuf Uk Ukimeri
5.Hasan Sali Bobaj
6.Beslim Rexhep Ahmetaj - Nura
7.Rustem Adem Gegaj
8.Veli Izlam Ahmetaj
9.Jemin Ram Ahmetaj
10.Ahmet Sahit Ukaj
11.Uke Imer Ukaj
12.Ramadan Haxhi Rexhaj
13.Xhun Rrahman Dullaj
14.Shaqir Abdyl Ahmetaj
15.Miftar Bajram Memaj
16.Ahmet Rrustem Ahmetaj
17.Gjem Rrahman Dullaj
18.Abdyl Ali Kukaj
19.Gjem Mustaf Kabashi
20.Nje Kabashas i Gjonajve.
Kjo tregon per trimerin dhe Atedhe dashurin e burrave te Kabashit ne mbrojtje te Lirise, Fisit e Kombesise. Ne fshatin Kabash vijon te ruhen toponimet shqiptare si dhe te pareve me emra si: Curri i Haxhis, Ara e Hysenit, Fusha e thate, Boka, Guri i keq, Kalaisht, Kodra e madhe, Ahishta, Mrizet, Firaj etj.
Xhamia e fshatit Kabash, Puke. Fotografi e vitit 1977 |
Mbi origjinen e Kabashasve te Prizrenit (Korishë) kan shkruan disa historian si: Ippen (ish konsull i Austro Hugaris ne Shkoder) qe thote: "Meqense krahina e fisit te Kabashit ne Puke eshte mjaft e ngushte dhe jo shume e pershtatshme... prej kohesh ka ndodhur te kete pasur emigrim te madh, i cili eshte drejtuar kryesisht ne Prizren. Ne afersi te ketij qyeti ka mjaft fshatra me banore nga fisi i Kabashit , dhe ne qytet gjen mjaft pinjolle te ketij fisi."
Edhe Nopça duke u mbeshtetur ne nje raportim te ish konsullit Rus ne Prizren Ivan Stepanoviç Jastrebov (1839-1894) i cili ka shkruar: "Stergjysherit e Kabashasve kishin ardhur nga Janina 400 vjet me pare. Ne suazen e rajonit te Kabashit ishte edhe nje grup i quajtur Qelza, afer vendndodhjes se tanishme me te njejtin emer. Perfaqesuesi me i hershem i fisit te Qelzes , nese mund te konsiderohet si fis i veçant, ishte nje familje autoktone e quajtur Pervoci qe jetonte afer kishes se famullise se Qelzes (kisha e Shen Palit)..." Sipas Nopçes thuhet se: "Ne vitin 1736 disa banore te Kabashit te Pukes u shperngulen ne Prizren."
Studiuesit Nikolle Gazulli shkruan: "Ne Mollas te Elbasanit gjendet nje lagje Kabash, por nje tjeter lagje (mahall) kemi edhe ne Krume te Hasit qe mund te jete prej Kabashit te Pukes , sikurse ata afer Prizrenit."
Prof. Dr. Mehmet Halimi rreth vitit 1980 duke hulumtuar mbi te folmen e Kabashit te Prizrenit shkruan: "Sipas tradites gojore, qe percillet brez pas brezi, thuhet se Kabashi i Prizrenit dikur mbante lidhje me Kabashin e Pukes."
Abdullah Sulejman Kabashi (1880) thoshte; "Ne , te Kabashit te Prizrenit, te Zenelit jami te Hadrit" cituar prej Qazim Liman Kabashit (diplomuar ne Prishtine per histori 1971) me date 14 tetor 2055 ne fshatin Korishë,Prizren. Dihet se Hardi, pra Hader Leka eshte nje nga kater vellezerit e Kabashit te Pukes, Shqiperi.
Me date 2 nentor te vitit 1995 Hasan Hysen Kabashi viziton Puken kjo per shkak te lidhjeve me Kabashin e Pukes i cili ne ate kohe eshte shprehur: "Te rinjte as nuk duan t'ia dine. E quajne Kabashi i Vendit." Me kete ai deshironte te tregonte : "Kabashi i Vendit eshte i dalur prej Kabashit te Pukes". Kjo eshte e rendesishme te thuhet pasi disa ngaterrohen me pohimin e Nikolle Gazullit i cili thote se: Gazulloret jane prej Nishit duke e lidhur me Lush Leken, nese do ishte keshtu atehere prof. Xhemal Meçi thot se: "Lush Leka eshte i ardhur prej rrethinave te Nishit ku u shperngulen si pasoj e trysnis serbe. Gjate terheqjes neper Kosoven juglindore, disa kan mundur te vendosen neper luginat e maleve rreth Prizrenit, disa te tjere jane vendosur neper "Udhe Puka" drejt Kabashit."
Nder burrat e njohur te Kabashit te Prizrenit eshte Haxhi Rrustem Kabashi. Ai vazhdimisht dha kontribut nepermjet veprimtarive te tij Atdhetare aq sa ai eshte burgosur 3 here ndersa 1 here per nje vrasje ne Prizren e ndodhur per shkak te nje konflikit me Agen e Nishit ne mexhlisin e Prizrenit. Pas mbledhjes anetaret e mexhlisit i paskan than ages se Nishit; Do ia shofesh sherrin Haxhi Rrustes, por aga i Nishit pa u menduar mir paska thene: Jo, ate e terheq zvarr rrugve te Prizrenit. Keto fjale i shkojn Haxhi Rruste Kabashit i cili i shoqeruar me disa burra te shpis zbret ne Prizren, dhe pasi e kerkon Agen e Nishit e gjen dhe e vret. Per kete eshte kenga; "Po perzihet Prizreni".
Na u perzi- e Prizreni - o
Na u kan rrok-o zotnit ner veti
Na u perzi-e Prezreni-o
Na u kan rrok-o zotnit ner veti:
Shaqir Aga e Rrust Rexhepi.
Rrust Rexhepi naj hipi atit,
Gjane e gat pi shkon sakakit,
Dy alltija pi dukatit,
Gjen e gat pi shkon sakakit
shkon sakakit-o , shkon qarshis
gjithe tuj ble barut alltise:
Gjith tuj ble me çat Ukshin
A s'ma pat kun Shaqir Age Nishin?
A s'ma pat kun Shaqir Agen?
Te xhamia tuj fal xhenazen.
Fal xhenazen te xhamija,
Liman Ages na i kish dek e bija,
Ba hjeksi ç'aj muxhija
Ka gjasht here kerset alltija,
Krisi pushka n'Bazhdarhane.
-Aman Rruste, pash jeten tane!
Shume xhenaze sot naj bane.
Po shkon gjaki, po shkon beteri,
Po i nimojka Uk Imeri
Uk Imeri po i nimon,
Rruste Kabashi po lifton,
Po lifton e hajmedet!
-Kam nis luftem me baben mbret.
I shkoi haberi shulltan Muratit
Sulltan Murati, Sulltan Hamitit;
Ta kam pre nj tygjar pi Nishit
Sall qi m'dajti prej mexhlisit.
Hafiz Pasha i burr plak,
Qiti topat ne Mushlak
Krejt Kabashin e kalli flak.
Kalli flak, ni flak te verdhe,
Kulla Rrustes-o me qemer:
Me qemer-o rreth me xhama
Po thote Rrusta; Vet e bana.
Vet e bana, s'po kam dert
Po baj lufte me çat dovlet.
Dymbedhjet topa ja kan leshue,
Kumin t'shkretes s'un ja kan rrxue
Hafiz Pasha po bertet:
Po bertet e shka ka than:
Shume argat me i tubue,
Me kazma muret me ja rrenue!
Sepse topat s'po mujn me i rrxue.
Kush po ngjithet bjeshkes perpjet?
Rruste Kabashi me treqin vet,
Ka peshtjell kryet me faculet
Faculeta topa-topa
Shaqir Agen jau mloj toka,
E kan motra, e kan bija,
Te dy gujt ja keputi alltia,
Qeksaj lufte kush na i prini?
Rruste Kabashi e mulla Brahimi.
Shefqet Hoxha marr nga libiri i Xh.Kabashit "Çapitje ne proze" (1951-2003)fq.150-151.
Na u perzie tan Prizreni,
na jan çart zotnit ner veti;
Shaqir Aga e Rrus Rexhepi
Rust Rexhepi i hypi atit,
kish alltin prej dukatit,
gjithe tuj bje barut alltis,
bjeu barut te Ukshini
-Piqem , Zot, agt prej Nishi!
Krisi pushka n'at pazarhane.
-Aman, Rruste , pash jeten tande!
Shume xhenaze sot na i bane.
Hafiz Pasha, nje burre plak
po qet topat n'at fushe lak
kalli Kabashin tym e flak,
tym e flak, flak e verdhe,
kulla e Rrustes me qemerr,
me qemerr e rreth me xhama.
Po thote Rrusta: Vetes ia bana
vete e bane, spo kam dert,
kam nis luften per vend tem
-Kesaj lute kush na i prini?
-Rruste Kabashi e Mulla Brahimi
Version i shkruar nga prof.Xhemal Meçi "Kabashi, Puka qe ne lashtesi-2" viti 2008, fq.448
Pas kesaj Haxhi Rrustem Kabashi shpallen ne kerkim. Nder shume raste, nje here ai si u shpeton plumbave vendos te kthehet ne Puke tek kusherit e tij. Kur hyri ne fshatin Kryezi,Puke u prit nga shtepia e hoxhes Mustaf Age Kryeziu. Pas disa ditesh qendrim ne Kryezi ai niset drejt fshatit Kabash, te Pukes dhe kusherinjeve ne Laçaj,Puke.
Haxhi Rrustë Kabashi me Sulejman Vokshin |
Ne vitin 1902 ushtaret Osman arriten ta kapin Haxhi Rrustem Kabashin ne Prizren dhe ta dergojne ne burg te Burses te Turqis. Familja u zemeru shume per internimin e Rrustes. Djali i madh i Haxhi Rrustes , Ademi sebashku me burrat e famijes si dhe me mbeshtetjen e Lumjaneve arriten te grumbullojn 800 burra duke rrethu institucionet kryesore te ushtrise Osmane ne Prizren. I than: Ose na lironi Rrusten ose ne do veprojme. Ne kete kohe me qellim uljen e revoltes Sulltani duke e ditur deshiren e Rrustes per kryerjen e Haxhit e dergon Rrustem Rexhep Kabashin ne haxh. Perfaqesuesit Osman ne Prizren i tha djalit te Rrustes, Ademit; Rrusta eshte nis per haxh dhe se eshte i lir.
Kur Rrusta u kthy ne familje filloj te degjoj do fjale se: Rrusta shkoj prej zori ne haxh. Kur Rrusta degjoj keto fjale vendosi te shkoj me paret e veta per here te dyte ne haxh. Per kete veprim kur u kthye nga haxhi, te gjithe e thirrnin Haxhi Rrustë Kabashi.
Disa nga padija ose qellimisht , myslimanet shqiptare i paragjykojne dhe cfare eshte me keq i quajne tradhetar te Atedheut vetem se pranuan fene islame. Po te ishte keshtu, atehere tradhetar te Atedheut jane edhe te tjeret, pasi te paret tane ishin pagan. Madje edhe sot fare lehte gjen; shprehje, vende, festa dhe toponime pagene. Ndaj eshte mir qe çeshtjen fetare te mos perdoret per perçarje, pasi besimi eshte e drejte universale e çdo individi dhe besimi islam nuk te pengon te duash dhe te luftosh ne mbrojtje te Atedhuet perkundrazi. Po ashtu besimi eshte garantuar nga te gjitha instancat dhe legjislacionet nderkombetare. Shembull tipik qe besimi nuk pengon te duash e te luftosh per Atedhuen eshte Haxhi Rrustem Kabashi i cili ishte kunder osmaneve, por nga ana tjeter ishte besimtar praktikat i fese islame. Aq mysliman ishte saqe ai me paret e tij ndertoj; xhamin ne Korishe, mejtepin si dhe kreu haxhin. Teksa i bente keto Haxhi Rrusta jepte kontribut per krijimin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Per keto veprimtari ai dhe shume te tjere me date 18 gusht 1910 ne qender te Prizrenit u ekzekutuae varje. Sot ne fshatin Korish te Prizrenit eshte i ngritur nje monument ne perkujtim dhe respekt te deshmoreve te ren me date 18 gusht 1910, dhe ato te vitit 1913.
Nga vizita qe kam bere tek shtepia e Ferit Kabashit, viti 2022 |
Shenim: Meteriali eshte ne perditesim....