Ne islam marveshja eshte gje shume e rendesishme. Çdo here ku nuk kishte dakortesi apo dicka te ngjashme, profeti Muhammed a.s. i hapte rruge marveshjes. Madje marveshjen e pare profeti Muhammed a.s. e ka bere me jo myslimanet. Perveç kesaj transmeton Bejhakiu r.a. dhe Darda r.a. se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Marveshja per te mire eshte me e dobishme se heshtja, ndersa heshtja, perseri eshte me e mire se marveshja per te keq." Nga hadithi del qarte se marveshja behet vetem per te mir dhe jo per te keq.
Pages
Friday, July 17, 2026
Çfare thote islami per marveshjet ?
Wednesday, July 15, 2026
Ritakim me nje ish-nxenes te Mejtepit te Pukes pas 27 vitesh
Sot, pas 27 vitesh patem kenaqesin e veçante te ritakojme nje nga nxenesit e Mejtepit te Pukes te vitit 1999, Hafir Xhyliqin nga Malisheva, i shoqeruar nga Halil Morina. Takimi na ktheu pas ne kohe , ne ditet kur ai, sebashku me nje pjese te familjes se tij, u vendosen ne Puke si pasoj e debimit me dune qe ushtria Serbe u beri vellezerve Kosovare. Me tu stabiluzuar ne Puke tek ish Hotel Sporti, Hafiri perveçse ishte frekuentues i xhamise Puke, ai iu bashkua edhe nxenesve te Mejtepit, ku babai im jepte mesim. Aktualisht ai ne Kosove eshte mesues dhe njekohesisht edhe imam. Mes kujtimeve, u deshmua edhe nje here miqesia dhe vellazeria mbetet e gjalle pavaresisht kalimit te viteve.
Puke, me 14 korrik 2026
Fjala e vertet ne islam
Besimi islam i ka dhene nje rendesi dhe vend te veçante te vertetes dhe fjales se vertet , aq sa profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nuk ka sadake me te mire dhe me te dashur tek Allahu xh.sh. se sa fjala e vertet." (Ebu Hurejre r.a.)
Tuesday, July 14, 2026
Nje sadaka rrjedhese ne sherbim te besimtareve. Perurohet pusi i ujit ne xhamin e fshatit Qerret
Me 13 korrik 2026, ne oborrin e xhamise se fshatit Qerret se bashku me Sekretarin e Keshillit te Myftinise Puke Ylli Hadroj, Yljan Laçi etj morem pjese ne ceremonin e perurimit me rastin e perfundimit dhe venies ne pune te pushit te ujit ne oborrin e kesaj xhamie.
Pas lutjes (duas) se rastit, si Myftiu i Pukes mbajta nje fjale pershendetese, ku nder te tjera: Falenderuam Allahun xh,sh, qe mundesoi daljen e ujit ne oborrin e xhamise se fshatit Qerret! InshaAllah e befte kete uje te dobishem dhe te sherbeje per mire brez pas brezi per xhematin e kesaj xhamie dhe jo vetem. Allahu e shperblefte donatorin qe mundesoi realizimin e ketij projekti dhe ka preferuar te mbetet anonim. Gjithashtu falenderim per Qendren Islame Udha e Besimtareve, drejtorin e saj Mirand Shehaj, pergjegjesin e projektit Bashkim Selami, Edmond Ajdini si dhe firmen qe beri shpimin me punetoret e tij.
Ne emer te Qendres Islame Udha e Besimtareve pershendeti Edmon Ajdini i cili, pasi falenderoi Allahun xh.sh. dhe uroi me lutje donatorin qe mundesoi kete veper bamiresie, falenderoi Myftiun e Pukes Gezim Kopanin per bashkepunimin dhe te gjitha ata qe dhane kontributin e tyre , qofte edhe me fjale te mire.
Ne kete ceremoni moren pjese edhe N/Kryetari i Bashkise Puke Ferit Ringaj, Kryeplaku i fshatit Qerret Durim Pema, Demir Syla Drejtor i Sherbimeve ne Bashkin e Pukes, si dhe banore te ketij fshati.
Friday, July 10, 2026
Profeti Davud a.s. vazhdimisht ne lutjet e tij falenderonte Allahun
(Trans. Ali Ibn el Xhadi nga Sufjan eth Theuri) (1)
Profeti Davud a.s. i eshte drejtuar Allahut xh.sh. duke thene: "O Allahu im! Si mund te te falenderoj , nderkohe qe une nuk mund te arrij te te falenderoj Ty perveçse me bekimin Tend?! Dhe Allahu xh.sh. i shpalli: "O Davud! A nuk e di ti se begatite, miresit qe ke jane nga Une?!" Duvudi a.s. tha: "Po! Pasnje dyshum o Ziti im!" Allahu xh.sh. i tha: "Une jame i kenaqur me vetedijen tende qe duhet te falenderosh dhe Me falenderon!" (Ahmedi)
Allahu xh.sh. i thote profetit Davud a.s; "Me duaj Mua dhe duaj roberit e Mi, bej qe roberit e Mi te me duan Mua!" Davudi a.s. tha: "O Zoti im! Une te dua Ty dhe i dua roberit e Tu, por si mund ti bej roberit e Tu per te dashur Ty? Allahu xh.sh. i thote: "Duke me permendur Mua me mesin e tyre, sepse kur Une permendem ne mesin e Tyre, ata nuk kujtojne asgje tjeter veçse te mirat nga ana Ime dhe dashuria ndaj Meje zgjohet ne zemrat e tyre." (Ahmedi)
Profeti Davud a.s. e kishte tradit te dite te caktonte kohe per falenderim te Allahut gjate nates dhe dites, dhe nje here profeti Davud a.s. e pyet Allahun xh.sh; "O Allah! A kishte ndonje nga krijesat e tua qe te ka permendur Ty me gjate se une kete nate?" Allahu xh.sh. i shpalli: "Po! Ishte bretkosa!" Dhe pastaj Allahu xh.sh. i shpalli ajetin qe thote: "O familja e Davudit! Punoni ne menyre falenderuese! E pak nga roberit e Mi ka qe jane falenderues!" (Sebe, 13) (2)
Nje here profeti Davud a.s. i thote Allahut xh.sh; "O Allah ! Si mundem te te falenderoj, kur Ti je Ai qe me dhuron miresit e begatite, pastaj me ben risk falenderimin per keto miresi, pastaj me shton miresi pas miresie? Ndaj , begatit dhe miresit qe kam jane prej Teje dhe frymezimi per te te falenderuar eshte prej Teje, pra si mund te te falenderoj Ty?" Allahu xh.sh. thote: "O Davud! Tani, me te vertet qe me njohe dhe me falenderove!" (Ahmedi)
Nje here profeti Davud a.s. po i lutej Allahut xh.sh i kalon prane nje miligon e vogel, dhe duke e shikuar me habi per krijim e saj tha me vete: "Çfare vlera mund te kete kjo krijes tek Allahu!" Atehere Allahu xh.sh. beri qe miligona te flas dhe ti thote: "O Davud! A te pelqen vetja jote? Betohem ne Allahun qe ka ne dore shpirtin tim, une jam me falenderues ndaj Allahut per miresit qe me ka dhene , sesa ti per ate qe Allahu te ka dhene ty!" (Ibn ebi Ed Dunja) Atehere ne vijim Profeti Davud a.s. tha: "O Allah! Edhe sikur cdo qime e trupit tim te kishte dy gjuhe qe te te falenderonin dhe te madheronin Ty dite e nate dhe per gjate gjihe kohes (jetes), nuk do te mund ta permbush falenderimin ndaj Teje, per as edhe nje miresi te vetme!" (Ahmedi)
Ne lidhje me vleren qe ka Falenderimi ndaj Allahut profetit Muhammed a.s. ka thene: "....I pari qe do hap deren (apo dyert) e xhennetit do jem une. I pari popull qe do thirret per te hyre ne xhennet do jet populli im (qe i eshte nenshtuar Allahut), nga populli im do jesh ti O Ebu Beker. Ndersa grupi i pare qe thirret per ne xhennet Diten e Gjykimit do jene ato qe kane falenderuar Allahun xh.sh." (Ebu Davudi, Taberani)
_________
1. Libri "Esh Shukr" te Ibn Ebi ed Dunja
2. Ahmedi
Sunday, July 5, 2026
Nje vizite frymezuese me xhematin e grave ne qytetin e Prizrenit
Sebashku me nje pjese te xhematit te grave te Pukes dhe Fushe Arrezit, zhvilluan nje vizite ne qytetin e Prizrenit. Nder objektet me te rendesishme qe vizituam ishte xhamia e Bajraklise, nje monument me vlera te veçanta historike dhe Kombetare, ne te cilen u mbajt Kuvendi i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.
Kjo vizite sherbeu si nje mudnesi e mire per tu njohur me afer me historine, kulturen dhe trashegimine tone Komnetare dhe islame.
Prizren, 04 korrik 2026
Friday, July 3, 2026
Kush i ka keto cilesi, i eshte dhene te mirat e kesaj bote dhe botes tjeter
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kujt i jane dhene keto kater cilesi , vertet qe i eshte dhene miresia e kesaj bote dhe botes tjeter:
-Zemra falenderuese
-Gjuha qe permend Allahun xh.sh
-Shendeti , fizik (trup) qe duron sprovat
-Nje bashkeshorte qe nuk e tradheton as ne veten e saj dhe as ne pasurin e tij."
(Trans, Ibn Abbasi r.a.)











