November 27, 2024

Kontributi i hoxhallarëve pukjanë për Liri e Pavarësi

Ne shume shkrime por dhe kenge historike del ne pah kontributi i jashtezakonshem i hoxhallareve te cilet luftuan ne mbrojtje te Atedheut deri ne dhenien e jetes. Si ne shume trava te Shqiptarise edhe hoxhallaret e Myftinise se rrethit Puke nuk bejne perjashtim. Ne kuader te festes se 28  dhe 29 Nentorit ju sjell disa kenge historike mbi kontributin e hoxhallareve te Myftinise se rrethit Puke per Liri e POavatresi 

"Kush e nisi luften me serb ?
Osman Hoxha past rahmet ! (1)
Osman Hoxha e Baram Neziri .
Qesi djemsh na i ka Fjeti (2)
S'i ka Krjali , s'i ka Mbreti !
T'armatosun me arm dovleti;
Tan manxerre, manxerre Mbreti!
Gjasht taborre kan mbet prej heri !
Gjasht taborre kan mbet prej i dit!
Dy mije vet kan dal komit;
Dy mije vet komit kandal !
Marka Pali ish kan djal !
Marka Pali , djal azgan
Kurr teslimin (3) nuk e ban!
Ça ka than Sali Nimani :
Armt dore mos i leshoni.
Kurr teslimin mos e bani !
Ka me ardh Shengjergji i Ri
at'her kena pak merzi:
Digjen kish , digjen xhami!
Serbi n'bjeshk na paska hi !
Ke ka gjet , tan tuj gri !
Tan tuj gri , tan tuj coptu!.
.."

Marr nga libri: "Poeti i Malesise Prendush Gega" autor, Prof.Xhemal Meçi fq.93. Shtepia botuese: Geer, 2013

Version tjeter i kenges historike:

"Kush e nisi luften i pari ?
-E kan nis dy hoxhallare.
Hoxhallaret e Malit Zit (4)
Sadik Hoxha ish kan dai!
Osman Hoxha i shehitli(5)
Kan mbledh Thaçin shpi per shpi,
ka nis luften me nje urdi (6)
N'uj t'Gashit jane mbyt nji mij
." 

Marr nga: " Visaret e Kombit " vell. IV, Tirane , 1939.

Osman Hoxha ka lindur ne fshatin Malzi (Dukagjin) dikur pjese e Pukes. Pasi perfundoi medresen sherbeu si imam per fshatrat: Flet , Xathe , Kulumri etj. Ndersa Baram Neziri ishte muezin i xhamise se fshatit Kulumri. 

Pergatiti
Gezim KOPANI 


________
1. Past rahmet: Shprehje qe perdorin myslimanet qe nenkupton: Zoti e pas meshiru
2. Fjet: Eshte fshati Flet i cili ndodhet ne zonen Administrative te Blerimit Fushe-Arrez, Puke
3. Teslim: Dorezim
4. Malzi : Eshte fjala per Dukagjinin qe sot eshte me Kukesin.
5. Shehitli: Deshmor. Imam Osman Hoxha ra deshmore ne lufte me serbin.
6. Urdi: Ushtri


November 19, 2024

Allahu është bamirës i madh

Ne nje hadith Kudsij Allahu xh.sh. thote: "I njeri! Jep , pasi Une do te te jap! Dora e Allahut eshte plot miresi , dhe nuk i pakeson miresite asgje nga ajo qe Allahu ua jep krijesave. Ai eshte Bamires i Madh, qe jep naten dhe diten. A e keni shikuar sa u jep krijesave, qekur e ka krijuar qiellin dhe token, dhe asgje nuk eshte pakesuar nga ajo qe ka, nderkaq Froni (Arshi) i Allahut ka qene mbi uje, e ne doren e Allahut e ka pasur peshoren, e ul dhe e ngre." (Buhari dhe Muslim etj)

Pergatiti
Gezim KOPANI

November 12, 2024

Sa miq keni ?


Sa miq keni ?
"Nuk e di, sepse tani punet i kam mire, por kur nuk do i kem atehere do mesoi sa miq kam." (Aliu r.a)

Afrohu me ata qe hapin dritare drite ne shpirtin tend

"Afrohu me ata qe hapin dritare drite ne shpirtin tend dhe te thone se mund te ndriçosh boten." (Tabrizi)


Kur koha ftohet, harrohet hija e pemes


"Kur koha ftohet, harrohet hija e pemes, mu ashti si ata te cilet te harrojne pasi kane perfunduar punen e tyre."

Geshtenje e moçme ne fshatin Meçe , Puke-Shqiperi

November 01, 2024

Po edukohen fëmijët siç duhet ?

Si zakonisht pas faljes se namazit te akshamit, bej ecjen e darkes. Sonte ecja ishte ndryshe. Kur dola ne rruget e qytetit , ndryshe nga heret e tjera kishte disa femije te cilet ishin shperfytyruar. Te ndare ne grupe ata bertisnin duke perdorur fjalor tejet te ulet.
Njeriun Allahu e ka krijuar si krijesen me te bukur, keto psedo festa po ushqejne te femijet taone deshiren per tu shnderruar ne shejtan e shtriga.
Ne keto kushte lind pyetj: Po edukohen femijet siç duhet?

Gezim KOPANI

Date,31.10.2024