Kontributi i hoxhallarëve pukjanë për Liri e Pavarësi

Ne shume shkrime por dhe kenge historike del ne pah kontributi i jashtezakonshem i hoxhallareve te cilet luftuan ne mbrojtje te Atedheut deri ne dhenien e jetes. Si ne shume trava te Shqiptarise edhe hoxhallaret e Myftinise se rrethit Puke nuk bejne perjashtim. Ne kuader te festes se 28  dhe 29 Nentorit ju sjell disa kenge historike mbi kontributin e hoxhallareve te Myftinise se rrethit Puke per Liri e POavatresi 

"Kush e nisi luften me serb ?
Osman Hoxha past rahmet ! (1)
Osman Hoxha e Baram Neziri .
Qesi djemsh na i ka Fjeti (2)
S'i ka Krjali , s'i ka Mbreti !
T'armatosun me arm dovleti;
Tan manxerre, manxerre Mbreti!
Gjasht taborre kan mbet prej heri !
Gjasht taborre kan mbet prej i dit!
Dy mije vet kan dal komit;
Dy mije vet komit kandal !
Marka Pali ish kan djal !
Marka Pali , djal azgan
Kurr teslimin (3) nuk e ban!
Ça ka than Sali Nimani :
Armt dore mos i leshoni.
Kurr teslimin mos e bani !
Ka me ardh Shengjergji i Ri
at'her kena pak merzi:
Digjen kish , digjen xhami!
Serbi n'bjeshk na paska hi !
Ke ka gjet , tan tuj gri !
Tan tuj gri , tan tuj coptu!.
.."

Marr nga libri: "Poeti i Malesise Prendush Gega" autor, Prof.Xhemal Meçi fq.93. Shtepia botuese: Geer, 2013

Version tjeter i kenges historike:

"Kush e nisi luften i pari ?
-E kan nis dy hoxhallare.
Hoxhallaret e Malit Zit (4)
Sadik Hoxha ish kan dai!
Osman Hoxha i shehitli(5)
Kan mbledh Thaçin shpi per shpi,
ka nis luften me nje urdi (6)
N'uj t'Gashit jane mbyt nji mij
." 

Marr nga: " Visaret e Kombit " vell. IV, Tirane , 1939.

Osman Hoxha ka lindur ne fshatin Malzi (Dukagjin) dikur pjese e Pukes. Pasi perfundoi medresen sherbeu si imam per fshatrat: Flet , Xathe , Kulumri etj. Ndersa Baram Neziri ishte muezin i xhamise se fshatit Kulumri. 

Pergatiti
Gezim KOPANI 


________
1. Past rahmet: Shprehje qe perdorin myslimanet qe nenkupton: Zoti e pas meshiru
2. Fjet: Eshte fshati Flet i cili ndodhet ne zonen Administrative te Blerimit Fushe-Arrez, Puke
3. Teslim: Dorezim
4. Malzi : Eshte fjala per Dukagjinin qe sot eshte me Kukesin.
5. Shehitli: Deshmor. Imam Osman Hoxha ra deshmore ne lufte me serbin.
6. Urdi: Ushtri


Web 2

Më të lexuarat e muajit

Historia e futbollit Pukjan ndër vite

Shtatë Bajrakët e Pukës

Çeshtja e gjynaheve

20 vite në shërbim të dijes islame ( 2005 - 2025 )

Mesazhi i Gjergj Fishtës për shqiptarët në “ Lahuta e Malcisë ”

Jeta e Profetit Isa a.s.

Shënjat e mëdha të Kijametit

Çfare i ndodh nje kombi nese... ?

Myftinia Pukë | Faqja Zyrtare