December 30, 2015

Puka ne hartat e shek.17

Vendbanimet e Pukes ne shekullin 17. Harata eshte bere nga nje gjeograf Italian dhe ka ne fokus shtratin e lumit Drin dhe Buna.

Pergjigje per ata qe çeten Puke-Mirdite e quajne Mirdite-Puke

Disa element me dashja ose jo, shtremberojne te verten rreth historise se  Pukes dhe ketu e kam fjalen per Çeten Puke-Mirdite.
Keto element te cilet kete çete e quajne Mirdite-Puke u jap kete pergjigje duke ju publikuar faktet se ajo eshte quajtur Puke-Mirdite.
Ky gabim nuk duhet toleruar , se pastaj ashtu ngel.
Pergatiti: Gezim Kopani



Ymer Puka (foto, 1937)

Major Ymer Puka. Fotografia mban shenim vitin 1937

December 28, 2015

Gjurmet e vjetra Islame ne fshatin Blerim te Pukes

Keto fotografi jane bere  rruges per ne Trun te Poshtem ne fshatin Blerim (Sakat) te Pukes.
Fotografi te bera nga Gezim Kopani, viti 2015. Te tilla gjurme ka ne breg te liqenit, si dhe tek Xhamia e fshatit Trun. 
(Ne keto gure shkruan El Merhum Vel Mağfur Hasan bin Husej El Fatiha. Njeri nga varret shkruhet viti i hixhrit 1258, pra qe i bie te jete vitit 1836)




Pergatiti
Gezim KOPANI 



Ju mund te lexoni me shume rrethi historise duke klikuar ketu: Histori

December 27, 2015

Vjeshtë në fshatin Kabash,Pukë

Fotografi të bëra në muajin nëntor 2015 ne fshatin Kabash,Pukë.

Në fotografi eshte paraqitur  Xhamia e fshatit Kabash etj. Fotografit janë bërë nga: Gëzim Kopani

Fetva e shkruar nga shqiptari i biri i Ivaz Mehmed Pashes, Ibrahimi (1719-1797)



Marr nga: Mufid Yuksel/fb

Dy fetva nxjerr ne Shejhul Islamit te 80 te shtetit Osman dhe shkruar nga dora e shqiptarit Ibrahim efendi, i biri i Ivaz Mehmed Pashes (1719-1797) Varri i te cilit ndodhet prane xhamise se Bajazitit ne Stamboll.




December 26, 2015

Profeti Sulejman a.s. dhe milingona qe ruajti ushqimin


Tregohet se nje dite Profeti Sulejman a.s. teksa po shikonte nje milingone behet kurioz dhe e pyet:
-Rreth nje viti cfare ha?
-Nje kokerr gruri! - i pergjigjet milingona.
Profetit Sulejman a.s nuk u bin nga pergjigjia dhe vendosi ta bej prove. Merr milingonen sebashku me nje kokerr gruri dhe e vendos ne nje enë te mbyllur dhe pret nje vit.
Pas nje viti Sulejmani a.s. hap kapakun e enes dhe shikon qe milingoni kishte ngrene vetem gjysmen e kokrres se grurit.
Sulejmani a.s. pyet perseri milingonen:
-Sikur me the se per nje vit kosumojenje kokerr ndersa ti ke ngrene vetem gjysmen e kokrres se grurit?
-Para se te me vendosje ne kete ene, isha e sigurte dhe ne riskun e Allahut xh.sh i Cili nuk harron, ndersa pas vendosjes time ne kete enë isha ne doren e njeriut, pasardhesit te Ademi a.s. dhe bijte e Ademit, pra njerezit harrojne dhe duke menduar se do t'me harroje edhe ti , konsumova vetem gjysmen e kokrres dhe gjysmen e lash per vitin tjeter. - i thot milingona. Pas kesaj Sulejmani a.s buzqesh dhe e liron milingonen.

Pershtati
Gezim Kopani

Ju mund te mesoni me shume duke klikuar ketu: Nodhi dhe Tregime

Jeta e Profetit Zekerija dhe Jahjait a.s.


Jeta e Profetit Zekerija a.s. dhe djalit te tij Jahjait a.s.
(Ngjarje te ndodhur kryesisht ne Damask dhe Jeruzalem)

Si shume te Derguar te tjere Kur'ani permend profetin Zekerija a.s. dhe Jahja a.s. Sipas transmetimeve Zekerija kishte per bashkeshorte nje grua e quajtur Ashia e cila ishte vajza e Imranit dhe ishte motra e Merjemes dhe qe ishte tezja e profetit Isa .a.s

Sipas transmetimeve kemi se Profeti Zekerija ka qene zdrukthtar dhe nuk kishte femije. Allahu xh.sh jo me kote i permende ne suren En Am, 85 Pejgamberet si: Zekerijen, JahjaneIsain dhe Iljasin a.s. Duke i cilesuar si njerezit e mire.(En Am,85)

Transmetohet se Muhamedi a.s ka thene:
"Zekerija ka qene zdrukthtar." (Muslimi, 43/45/165)

Allahu xh.sh e kishte caktuar Profetin Zekerijan as. qe te kujdeset per tempullin dhe per hz.Merjemen a.s.
Allahu xh.sh thote:
"...Dhe e vuri nen kujdestarin e Zekerijes.  Sa here qe Zekerija hynte ne (dhomen e saj gjente tek ajo ushqime e thonte: "Oj Merjeme, prej nga ty ky ushqim? Ajo i thonte: "Ai eshte nga Allahu, se Allahu ate qe e do,pa mase e furnizon!"Ne ate moment Zekerija e lut Zotin e tij e thote: "Zoti im, me fale edhe mua nga ana Juaj  nje pasardhes (femije) te mire, vertet, Ti je degjues i lutjes. Dhe duke u falur ai ne faltore, engjejt e therrasin; Allahu te pergezon ty  me Jahjane, qe do te vertetoje fjalen e Isait e ardhur nga Allahu, e qe do te jete prijes i matur dhe pejgamber nga te dalluarit. Zekerija tha: O Zoti im! si mund te kem une djale kur mua me ka arritur pleqeria dhe shoqja ime eshte beronje,plakur,sterile?Meleku tha: Keshtu, Allahu pranon cka te doje! Zekerija tha: O Zoti im! Me jep mua nje shenje! Shenja e jote-tha Ai eshte qe tri dite nuk do te mund t'u flasesh njerezve, pos me gjeste (mimike), madheroje Zotin ne mbremje e ne mengjes."(Ali Imran,37-41) Sic benin edhe te Derguarit e tjere edhe Zekerija falej Zotit, dhe ne kete kohe lexonte Tevratin.

Sipas transmetimet e haditheve kemi:

"Nje nate , Zekerija u çua dhe duke u fshehur nga ata qe ishin perreth tij, e luti Allahun xh.sh duke thene:
"O Zoti im! O Zoti im! O Zoti im!, ndersa Allahu xh.sh iu pergjigj: "Te pergjigjem! Te pergjigjem! Te pergjigjem! Zekerija tha: O Zoti im! Eshtrat me jane dobesuar  dhe koka me eshte thinjur."

Po ashtu ne nje Sure tjeter te Kur'anit kemi:

"O Zekerija! Ne po te pergezojme ty me nje djale, emri i te cilit eshte Jahja, e qe askush para tij nuk u emertua me kete emer. Zekerija tha: Zoti im! Si do keme une djale kur gruja ime ishte qe nuk lind, e une kam arritur pleqeri te thelle? Tha: Ja, keshtu Zoti yt ka thene: se ajo per Mua eshte lehte; Une te krijova me pare ty, qe nuk ishe fare!"(Merjem; 7-9)

Sipas trasmetimeve thuhes se ne kete kohe Zekerija ishte rreth moshes  77 vjeç .  Sipas disa mendimeve te tjera Zekerija ishte edhe me i moshuar. Ne lidhje me shqetesimin qe kishte Zekerija qe bashkeshortia e saj nuk lindte femije kemi argumentin tjeter ku Allahu xh,sh thote:

"Perkujto edhe Zekerijen kur e luti Zotin e vet: O Zoti im! Mos me le te vetmuar, se Ti je me i miri trashegues pas cdokujt. Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia sheruam bashkeshorten atij." (El Enbija; 89-90)

Kur profetit Zekerijas a.s. i erdhi lajmi i gezuar se do te kishte nje djale u gezua pa mase.  Tregohet qe .Jahjai ishte i zgjedhur se kishte mesuar nga dituria e Allahut xh,sh.

Ne nje kohe Zekerija kishte vendosur qe te largohej nga tempulli e populli dhe ishte fshehur tek nje dru. Per vdekjen e tij do e permend pak me vone sebashkue me ate se cfare ngjau edhe me Jahjane a.s.

Sipas transmetimeve kemi se:

"Ne nje rast, femijet e tjere i kane thene Jahjase: Eja me ne qe te lozim! Ai iu pergjigj: Nuk jemi krijuar qe te lozim!" (Abdullah b.El Mubareku trans nga Ma'meri)

Jahjai a.s. ishte djal i zgjuar dhe adhuronte rregullsisht Allahun xh.sh ishte shembulli i adhurimit ndaj Allahut, shembulli i njeriut ndihmues , rrespektues ndaj prinderve dhe shoqerise.

Zekerija a.s. kerkoi qe kujdestarin e Merjemes ta kishte ai. Dhe u vendos qe te hidhet nje short ku te gjithe te interesuarit te hidhnin ne lum penat e tyre dhe gjate rrjedhjes se lumit dikujt do ti shfaqet ndonje shenje apo mrekulli atij do i takoj kujdestaria e Merjemes. Kur te gjitha penat u hodhen ne uje te gjitha ndoqen rrjedhjen e ujit me perjashtim te penes se Zekerijes a.s. e cila cau ne drejtimin e kundert. (Ali Imran;44)

Profeti Muhamedi a.s. ka thene:
"Allahu xh,sh e ka urdheruar Jahjane dhe Izraelitet me pese gjera; te cilave duhej tu permbaheshin dhe Jahjai gati sa nuk harroi per tia thene popullit, dhe Isai a.s.i ka thene: "Je i urdheruar qe tu permbahesh pese gjerave dhe tua percjellesh izraeliteve, qe edhe ata tu permbahen ketyre. A do ua tregosh ti apo ta bej une kete? Jahjai a.s. tha: "O vella! Nese do ta beje ti kete, kam frike  se do te isha i denuar dhe i poshteruar. Pastaj Jahjai i tuboi izraelitet ne Jerusalem ku tempulli u mbush plot, u ulen ne nje vend dhe pasi falenderoi Allahun xh.sh u tha: "Allahu xh.sh me ka udheruar per tu permbajtur pse gjerave.
1.Te adhuroni vetem Allahun xh.sh dhe askend tjeter te mos e konsideroni te barabarte me te.
2.Te falni namazin, ngase Allahu e kthen fytyren e Tij kah ai rob qe e lut Ate.
3.Ju urdheroi qe te agjeroni per hir te Allahut, me te vertet era e gojes se agjeruesit per Allahun eshte me i dashur se sa aroma e miskut.
4.Ju urdheroj qe te jepni zekatin, sadaka
5.Dhe permendeni shume Allahun xh.sh" (Imam Ahmedi)

Jahjai ka jetuar ne te njeten kohe me Profetin Isa a.s.
Tregohet se:
"Nje here u takua Jahjai a.s. dhe Isai a.s. dhe Isai a.s. i ka thene Jahjase: Lutu qe te jem i falur, meqe ti je me i mire se une.Per kete Jahjai tha: Lutu ti qe te jem i falur meqe ti je me i mire se une!"
(Seid b,Ebi Arube,trans nga Katade e ky nga El Hasani

Edhe per Jahjane, Allahu xh.sh tregon ne ajetin 39 te sures Ali Imran se:"I cili do te jete udheheqes, dhe i delire, dhe ferrefyes pasardhes i atyre me te mireve."

Ne nje trasnmetim kemi se:
"Diten e Kiametit cdo njeri do te kete me vete gjynahe,pervec Jahjait te birit te Zekerijes a.s." (Muhamed b.Is'haku munges ne zinxhir Jahja b. Seid el Ensariu, ky nga Seid b. El Musejjebi)

Sipas disa mendive thuhet se Isai dhe Jahjai ishin tezake. Isa a.s. vishte rroba te leshta ndersa Jahjani a.s. rroba kemende. Asnjeri prej tyre skishin pasuri, as rob e robereshe e as ndonje vend ku do te strehoheshin.
(Israili,Ebu Huseini treguar nga Hajthemi)

Zekerija dhe Jahjai a.s. ishin te lidhur ngush ne adhurimet qe i benin Allahut xh.sh. Sipas transmetimeve i gjejme disa hare sebashku duke i bere adhurime e lutje te ndryshme Allahut xh.sh.

Nga i njeti trasmetim tregohet se:
"Kur  Jahjai dhe Isai a.s. deshen te ndaheshin Jahjai i tha Isait a.s.: "Me jep ndonje keshille!  Isai a.s. tha: Mos u hidhero! Jahjai tha: Nuk mund te mos hidherohem! Isai as i tha: Mos u stolis me pasuri e ari!Jahaji a.s.tha:Ashtu do mundohem!
Tregohet se hz.Jahja a.s. veçohej shume duke kaluar jeten ne adhurime  duke udhetuar ne shume vende.
Nje here prinderit e Jahjase kishin dal te kerkonin Jahjane dhe e kishin gjetur tek liqeni i Jordanise. Ata e gjeten duke bere adhurim. Nga adhurimi me devocion qe bente Jahjai a.s.beri qe te prek prinderit e tij saqe u gezuan pa mase." (Ibn Asakiri)

Ne tjeransmetim tjeter kemi:
"Ne nje rast Zekerija a.s.kishte humbur per tre dite te birin, Jahjane. Dhe filloi ta kerkonte. E gjeti ne varr, te cilin e kishte hapur vet vetes, dhe ishte duke qare. Kur e pyeti:
 O bir! Cpo ben? Qe tre dite po te kerkoj dhe ti rri ne varr duke qare.
 Ai iu pergjigj:
O Baba!  A nuk me ke thene  se ndermjet Xhennetit dhe Xhehenemit ekziston nje shkretetire e cila mund te shkilet vetem me lot?
Zekerija i tha:
Vazhdo bir, se edhe une do te shoqeroj."

Vdekja e Zekerijes dhe Jahjase a.s.

Edhe Zekerija por edhe Jahjai a,s. predikonin se Allahu xh,sh nuk lejon qe njerezit te martohen ne gjini.
Ishte pikerisht ky nder shkaqe qe sundimtari i asaj kohe i Damaskut te krijonte nje perplaqje as te madhe me Jahjain a.s. saqe urdheroi denimin e tij maksimal.
Sundimtari i Damaskut deshironte te martohej me kusheriren e tij, me te cilen nuk lejohesh martesa. Per kete Jahjai a.s. tentoi ta shmang kete martese. Per kete arsye vajaza qe deshironte te martohesh me sundimtarin  filloi ta urreje Jahjan a.s. Pas nje fare kohe kjo martese ndodhi. Nderkohe qe mllefi i vajzes ende nuk ishte shuar veçsa ishte rritur. Dhe nje dite teksa qendronte sebashku me sundimtarin ajo i thote sundimtarit,bashkeshortit: Nese do te kerkoj dicka do ta beje per mua?Sundimtari tha: Po! Ajo tha dua koken e Jahjase a.s. Dhe sundimtari udheroi ushtaret e tij qe ta gjenin dhe ta vrisnin Jahjane a.s. dhe ta sillnin koken e tij.
Sipas transmetimit tjeter kemi se Muhammedi a.s. kur beri udhetimin e Isras dhe Miraxhit takoi Zekerijen a.s. ku e ka pyetur:
"O babai i Jahjase, me trego se si je vrare dhe perese te kane vrare izraelitet?"
Zekerija ka thene:
"Jahjai ishte njeriu me i mir dhe me i bukuri dhe kishte fytyre te ndritshme. Ai nuk ndiente nevoje per gra, por e deshi ate gruaja e shfrenuar e sundimtarit te asaj kohe te izraelit.Ajo dergoi dike tek Jahjai qe Jahjai te paraqitet para saj por Jahjai rrefuzoi. Per kete arsye ajo vendosi qe ta vrise ate.  Izraelitet kishin nje feste te cilen e festonin  cdo vit. Ishte zakon qe ne kete feste sundimtari cfardo qe premtonte ne kete feste e mbante. Dhe gjate kesaj feste ishte me te edhe gruaja e tij.Ne kete feste Sundimtari i thote gruas:  Kerkoj dicka,do te ta jap cfare do qe deshirosh! Ajo i tha: Deshiroj gjakun, koken e Jahjase. Sundimtari tha: Kerko dicka tjeter! Ajo tha: Vetem kete dua!Sundimtari tha:Pun e kryer. Sundimtari dergoi rojet e tij qe tia sillnin koken e Jahjase.
Ne ate kohe une isha ne Tempull (sipas transmetimeve ky tempull quhesh  Xhebron) dhe faleshim njeri bri tjetrit. E kapen ate, e prene dhe koken dhe gjakun e tij e derguan ne nje legen.
Ne kete rast Muhamedi a.s. pyeti:
Si munde te durosh kete?
Zekerija a.s tha: As qe e kam nderprere namazin.

Kur ia sollen asaj koken e Jahjase tregohet se ku ka ndodhur kjo edhe ajo ka vdekur ne te njetin castpo ashtu, Allahu xh.sh beri qe bashkeshorit i saj Sundimtari, familja dhe sherbetoret e saj te shfiten ne toke. Kur gdhine dhe pane se c'kishte ndodhur, izraelitet thane: Zoti i Zekerijes eshte hidheruar per Zekerijen prandaj edhe ne hidherohemi per sundimtarin tone dhe ta mbysim Zekerijen.
Keshtu ata vendosen te me kerkonin per te me vrare. Me erdhi lajmi dhe u largova. Ata me ne krye me Iblisin me ndiqnin. Iblisi ua tregonte rrugen nga shkoja. Kur shikova se nuk mund tjua ikja, hasa ne nje dru, i cili ishte para meje dhe me thirri:
-Ketej, Ketej!
Pema u ça,dhe une hyra ne te.
Por iblisi me arriti dhe me kapi per rrobash. Druri u bashkengjit serish, por nje kend i rrobave te mia mbeti jasht. Kur erdhen izraelitet, iblisi u tha: A nuke pate se ka hyre ne kete dru? Ja tek eshte edhe rroba e tij.Ne kete rasta ushtaret dhe populli thane: Ta djegim kete dru! Iblisi u tha: Jo, por sharrojeni. Keshtu, edhe mua edhe drurin na prene me sharre.
Muhamedi a.s. e pyetie serish Zekerijen a..s.:
A ndejve dhembje?
Zekerija tha: Une jo, por druri, ne te cilin Allahu xh.sh beri qe te jete shpritim ime , po."Ne lidhje me kte ndodhi Allahu e di ralisht se si ka ndodhur!
(Ia'hk b,Bishri ne vepren El Mubtede qendron se Jakub el Kufi tregon se ka degjuar Amer b.Mejmni  e ky nga babai i tij , e ky nga Ibni Abbasi se Muhammedi a.s. ka treguar ngjarjen e sipershenuar)

Po ashtu kemi edhe trasnmetime te tjera qe tregohet se Jahjai as. eshte  vrare tek shkembi i Jerusalemit ku ne kete vend thuhet se jane vrare 70 pejgamber te tjere."
(Eth Theuriu trans nga El Ameshi, se Shemle b,Atijj ka thene kete)

Eshte edhe nje transmetim tjeter qe flet per menyren se si eshte vrare Jahjai a.s. dhe qe tregon se:
"Sundimtari i qytetit te Damaskut ka qene Hedab b,Hedari, i cili e kishte martuar te birin  me vajzen e te vellait, Erijelit, mbretereshes se Sajdit, ne pronesine e se ciles mes tjerash ishte edhe sheshi i mbreterve te Damaskut. Ka ndodhur qe e kishte leshuar tre here radhazi. Pas heres se trete, deshi qe perseri ta bente. Dhe ajo kerkoi mendimin e Jahjase i cili kishte thene: "Nuk mund te martohehsh me te perderisa ajo nuk martohet me dike tjeter, e pastaj te shkurorezohet." Per kete shkak ajo u hidherua me te dhe sipas keshillave te nenes se saj kerkoi nga sundimtari koken e Jahjase.I cili pas refuzimit te pare e pranoi kerkesen. Kur u be kjo, tregohet se koka e Jahjase  filloi te fliste e te thote:  "Nuk mund te martohehsh me te perderisa ajo nuk martohet me dike tjeter, e pastaj te shkurorezohet." Ne keto momente ajo mori enen ne te cilen ndodhej koka dhe ia dergoi nenes. Koka perseri fliste, kur nena e saj e pa u rrezua ne toke dhe kerkoi ndihme ndersa sherbetoret qanin duke goditur fytyrat e tyre.E me pas ajo urdheroi sherbetoret qe tia prisnin koken qe sepaku te ngushellohej me koken e saj. Kur e beri kete, tregohet se toka e nxori perjashta trupin e saj. Keshtu kjo grua sebashku me nenen e saj u poshteruan. Nderkoh qe gjaku i Jahjase nuk pushonte. Ridhte pa rreshtur, derisa sa erdhi nje person i quajtur Nabukodonosori dhe ne ate vend ti vristte 75 mije njerez.
(Vepra El Mustaksa fi fedail El Aksa e autorit Ibn Asakiri i cilin shenon nga Abbas b.Subhiu e ky nga Mervani e ky nga Abdulazizi se Kasimi rob i lirurar i Muaviut ka treguar ngjarjen e sipershenuar)

Sipas Seid b.Abdulazizi thote; Ky ishte gjate i te gjithe Pejgambereve i cili rridhte pareshtur, perderisa Eremiu a.s. nuk qendroi mbi te dhe i tha: O gjak! Pusho se rrjedhuri me lejen e Allahut xh.sh. Athere gjaku pushoi se rrjedhuri. Allahu e di te verteten e kesaj ngjarje.

Pergatiti
Gezim Kopani

Dt.26.12.2015

Gjate predikimit te kesaj teme ne xhamin e qytetit te Pukes dt. 26.12.2015) 


December 05, 2015

Imam Qazim Nushi afro 40 vjet në sherbim të islamit në xhaminë e fshatit Qerret të Pukës.

Nga; Gëzim Kopani  
Abstrakt

Imam Qazim Nushi lindi në vitin 1898 dhe vdiq në vitin 1976 në  fshatin Qerret të Pukës.  Imam
Qazim Nushi vjen prej një familje Gjakovare me tradita të shquara Islame dhe Atdhetare. Ai ka shërbyer afro 40 vjet si imam në Myftininë e rrethit të Pukës, pikërisht në xhaminë e fshatit Qerret. Gjatë shërbimit si imam në këtë xhamia ai dha mësime islam dhe jo vetem edhe në Mejtepin e këtij fshati. Ai kundërshtonte pushtimet që Serbia bënte. Ishte bazë e LANFÇL dhe zgjidhet në Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar të fshatit Qerret. Besimtarët e fshatit Qerret-Pukë e mirëpriten me bujari e respekt për afro 40 vjet. Me nr.prot;67 datë 20.10.2014 Myftinia e rrethit Pukë i bën propozim Komunës Qerret për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” imam Qazim Nushit. Dhe me datë 28.04.2015 Këshilli i Komunës Qerret e shpall “Qytetar Nderi” pas vdekjes imam Qazim Nushin.

IMAM QAZIM NUSHI NGA NJË FAMILJE KOSOVARE ME TRADITA ATDHETARE

Imam Qazim Jonuz Nushi [1] u lind në një familje atdhetare gjakovare, e cila ndihmoi me luftëtare gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Me fillimin e Luftës Ruse-Turke, [2] Serbia duke përfituar nga përqendrimi i forcave Osmane në frontin e Danubit, sulmoi Kosovën Lindore, ku dogji mijëra shtëpi shqiptare. Vrau dhe masakroi mijëra kosovarë. Për t’i shpëtuar genocidit të përgjakshëm rreth njëqind mijë kosovarë kaluan në brendësi të trojeve shqiptare të Kosovës.[3] Niman Osman Nushi, gjyshi i Qazimit ishte përkrah mijëra kosovarëve,  që zunë hyrjet, udhë e shtiqe[4] të kufirit lindor për të mos lejuar, që forcat shoviniste serbe të hynin më në thellësi trojeve shqiptare të Kosovës. Njëkohësisht morën dhe shpërndanë “muhaxherët”,[5] siç quheshin aso kohe emigrantët politik, duke i ndarë kudo nëpër familjet kosovare, që kishin hapur dyert për ta. Niman Osman Nushi mori në familjen e tij edhe një djalë 13-vjeçar, që ishte larguar prej rrethinës se Nishit [6] i tmerruar përmes zjarreve e të vramëve të përgjakur, ndër të cilët ishin edhe prindërit e tij. Kaq shumë ishte drobitur e hakarritur,[7] sa nuk mbate mend as emrin e vet, as të prindërve të tij të masakruar me bajoneta. Kështu, mbetën ta thirrnin me emrin Djali i Nushve. Së fundmi i mbeti emri dhe mbiemri Nushi. Prof.dr. Pajazit Nushi, studiues e aktivist shoqëror i shquar, tregon se ai “Djali i Nushve” ishte gjyshi i tij, rritur, martuar e jetuar me Nushët e Gjakovës. Edhe prof.Pajaziti mban po mbiemrin Nushi në kujtim e respekt të kujdesit që kanë treguar ndaj gjyshit të tij. Për më tëpër edhe bashkëshortën e kishte bijë të Nushëve.
Sulejman Vokshi, udhëheqësi i forcave të luftëtarëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, gjatë aksioneve luftarake ne mbrotje të trojeve shiptare prej sulmeve serbo-malazeze, u miqësua me Niman Osman Nushin sa i dha për grua të motrën e vet, Padishahe Vokshin, gjyshja e Qazim Nushit apo nëna e babait të tij, e Januzit.
Kjo miqësi ka vazhduar deri me LANFNÇL në Kosovë e Shqipëri me Sabrije Mustafë Vokshi (1892-1984), mbesë e Sulejman Ali Vokshit, halla e Asim Vokshit, “Hero i Popullit”. Ajo strehoi edhe Minir Canhasi,[8]i vëllai i Shyhrete Nushit, bashkëshorte e Qazim Nushit. Miniri e strehoi Sabrijen në bazat  e veta të LANFNÇL nëpër Kosovë. Këtë mbrojtje ajo nuk e harroi kurrë. Kështu, më 1978 erdhi në Pukë bashkë me Abdurrahim Buzën [9] te familja Nushi me lidhje afërsie familjare. Kjo vizitë pati si qëllim për ta mbështetur familjen Nushi, nga që sigurimi i Pukës i mbante nën survejim si “Kosovarë të Jugosllavisë së Titos”, që bënin edhe kërkesa për të shkuar atje. Shyhretja, e veja e Qazimit,sado që shtëpia e babait të saj, Mustafa Canhasi, kryemyfti i Kosovës, ishte bazë e rëndësishme e LANFNÇL dhe vëllai, Miniri, luftëtar i batalionit partiaan “Bajram Curri” në Gjakovë, sa e sa herë kishte paraqitur kërkesen për vizitë në Kosovë te vëllezërit e motrat e saja, me hipokrizi e përcillnin, duke i thënë se “ende nuk kishte përgjigje nga Tirana.”
Sabrije Vokshi, e cila kishte qenë delegate në Konferencën e Bujanit, dhjetor 1943, ku u kërkua bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, halla e Asim VokshitHero i Popullit” dhe si bazë e rëndësishme e LANFNÇL, ishte figurë me rëndësi si në Shqipëri, si në Kosovë. Ardhja e saj në Pukë bashkë me piktorin e nderuar, Abdurriham Buza, dhe me ndërhyrjen e tyre, më në fund u bë e mundshme që Shyhrete Nushi e vajza e Qazimit, të shkonte për vizitë familjare në Kosove, ku vëllezërit e motrat e saj e mbajtën atje gjashtë muaj.
                        
QAZIM NUSHI I PËRZËNË ME DHUNË NGA SERBËT, IMAM NË QERRET TË PUKËS

Gjakova, qyteti ku u rrit e jetoi për më se 25 vjet, ka mbajtur gjithnjë qëndrim kundër pushtuesve serbë. Ndër ato që shprehej më haptas ishte edhe imam Qazim Nushi,të cilin regjimi serb filloi përndjekjen e tij dhe kërcenimin derisa i konfiskuan shtëpinë me gjithë rrobat që kishte brenda.
Sipas kujtimeve të familjarëve, ai kurrë nuk e harronte atë mbrëmje vere të vitit 1926, kur po kthehej i lodhur prej pune, gjeti para dere xhandarë serbë, të cilët i thanë se kjo shtepi ishte caktuar për kolonë serbe. Nuk e lanë të merrte as rrobat më elementare të veshmbathjes. Mbeti nëpër miq e shokë, i vuajtur e i varfër. Vendosi të arratisej për në Shqipëri. Gjatë arratisjes së pare, iu vranë shokët. Ky shpëtoi rastësisht. Si u struk [10] për 24 orë  në një shkurre, ku nuk e zbuluan dot rojet e kufirit, shkoi në shokë e miq.
E gjurmonin ngado. Më në fund gjatë arratisjes së dytë, mundi të kalonte kufurin dhe të strehohej në Kukës, ku u përkrah prej Selim Shehut. Në kërkim të një mundësie jetese shkoi deri në Pogradec. Me përkrahjen e kosovarëve emigrant erdhi në Pukë. Kur arriti në Pukë ai filloi të njihet edhe me Kosovarë të tjerë të cilët kishin ardhu në Shqipëri për ti shpëtuar genocidit serb.Ai u njoh me Sami Beqen i cili gjithashtu ishte Gjakovar dhe kishte arritur të hapte një dyqan kripe në qytetin e Pukës. Në një rast Samiu e ndihmoi Qazimin nga sigurimi i shtetit i cili e ndiqte nën motivacionin “Agjend i Jugosllavisë” Samiu e fshehu Qazimin në mesin e kripës.Më pas e përcolli tek shtëpia e Myftiut Elez Hoxha. Më vonë imam Qazimi shkoi në Krovë të fshatit Meçe ku u strehu tek shtëpia e
Jah Metës dhe më vonë në Klos tek shtëpia e Hasan Nezirit. Më pas i shoqëruar nga disa besimtarë mysliman të fshatit Meçe vijoi rrugen ku kaluan përmes lagjes Dedaj, Qaf-Rrgjanë dhe trokiten tek shtëpia e Mustafë Laçit të cilit i kërkuan ta përcillte deri tek shtëpia e Ukë I.Llukës.[11]
Meqë në Gjakovë kishte kryer studimet e nevojshme fetar, me propozimin dhe interesimin e Myftiut të Pukës H.Zenel Hoxha [12] filloi imam në xhamin e fshatit Qerret. Në raste të veçanta përgjatë muajit të Mevludit dhe Ramazanit ka shërbyer edhe në xhaminë e fshatit Kabash, Lajthizë e Kodër Hani Pukë.[13] Edhe pse fshati Qerret ishte me mundësi jetese më të mira se mjaft fshatra të Pukës, prapë ishte larg mundësive të qytetit të Gjakovës, por imam Qazimi, duke gjetë mikpritje e bujrari, mirësjellje dhe interesim për të, u tregua mirënjohës, dashamirës, komunikues, i qetë, i thjeshtë dhe shumë i përkushtuar për shërbimet fetare si në xhami, si nëpër familje në gëzime e hidhërime të tyre. Një kujdës të vëçantë i kushtoi Mejtepit [14] të xhamisë së fshatit Qerret, ku kishin mësuar breza gjeneratash. Me përkujdesje të vazhdueshme të tij arriti që Mejtepi ndiqej me interes prej rreth 30 nxënësish.
Edukimin ne besimin mysliman kurre nuk e lidhte me përbuzjen e besimeve të tjera. Përkundrazi, ishte për mirëkuptim ndërfetar. Ai thoshte: “Përderisa Zoti i Madhërnueshem ka njohë kombe e gjuhë, ka njohë edhe besimet që e njohin Atë për Zot. Profeti ynë Muhamedi a.s ka thënë: Në qoftë se nuk besoni hazreti Isanë a.s. profet, atëherë nuk më keni besuar as mua.”[15] Kështu, imam Qazimi u bë  i nderuar si mësues e imam. Edukata familjare, kulturore shoqërore dhe arsimore fetare e bëri aq të lidhur me fshatin Qerret sa u bë simbol kleriku i Qerretit, duke marrë emrin “Hoxha i Qerretit”.
Nxënësi i tij Ahmet Dunga thotë: “Ne e kena pas aq për zemër imam Qazim Nushin saqë nuk i thonim Qazim Nushi , por Hoxha i Qerretit. Axha im Asllan Dani i ka pas marr flokt në shejë familjrariteti të tre fëmijeve të imam Qazim Nushit.”[16]
Ja si e kujton djali i Ukë Llukës, Besnik Lluka: “1967 kur i kërkuan librat fetar sidmos Kur’anin e Madhnueshem për ti dorzuar, ishte tronditur shumë. Shkon te Mustaf Rexha dhe i tregon hallin që kishtë; -Mor Mustafë! Kam ran ë hall të madh! Më kërkojnë librat fetarë me i dorzue. Unë do libra historie e gjeografie të shkrueme turqisht, po i dorëzoi, po si u dorëzohet me dorë teme Kur’ani të pafeve?!”[17] Nxënësi i tij Ahmet Dunga tregon: “Edhe pse isha i vogël, ai arriti të më mësonte aq shumë saqë edhe sot i mbaj mend. Mjaftonte një herë të na thonte mesimin imam Qazim Nushi që unë dhe shokët e tjerë ta mbanim mend.” [18] Ndërsa nxënësi tjeter kujton: “Në fakt në kohën timë kena pas hoxhë imam Qazim Nushin i cili ishte shumë i dashur. Na merrte me vete nëper fshat. Në muajin e Ramazanit shkonim sëbashku ne xhamin e Qerretit. U bashim rreth 20 burra. Hoxhen e thirrnin për iftarë disa shtëpi të fshatit. Ai kishte raste që shkonte në xhamin e fshatit Kabash, Kodër HaniPukë etj.” [19]
 Kështu, u bë i njohur, që në fshatrat përreth Qerretit deri në Kukës e Kosovë.
Gjatë pushtimit nazifashist u lidh me lëvizjen nacionalçlirimtare. U bë bazë e LANÇL dhe, kur u formua këshilli nacionalçlirimtar i Fshatit Qerret, më 02 nëntor 1944, e zgjodhën anëtar të këtij këshilli me kryetar Kadri Kasemin dhe sekretar Idriz Metin. Më 1967 e provokonin se “mban ramazan” dhe e lexon “jasina”. 
Me gjithë këto presione nuk i shkeputi lidhjet me Qerretin ku shkonte për vizita ne raste gëzimesh e morte për ngushëllim, por kryente edhe shërbesa fetare. Vajza e tij Nexhmije Meçi tregonte: “Edhe mbas ndalimit të predikimit të fesë, ata e ftonin që të shkonte në rreth.”[20] Vdiq i pikëlluar, se nuk arriti ta shoh ringjalljen e besimit, hapjen e xhamiave e të kishave, aq më tepër të shoh ndërtimin e një xhamie madhështore, e po ndërtohet sot në Qerret. Momentet e vështira të ndarjes nga jetë na i tregon edhe vajza e tij: “Megjithëse kishin marrë porosi që anëtaret e partisë të mos ngushëllonin as familjen e tonë. Megjithatë kanë ardh kryetari i Gjykatës z.Famir Çela të cilit iu dha vërejtje nga komuniteti i partisë. Po kështu përfitoj nga rasti të falëndëroj të gjithë ata që morën pjesë në varrim.”[21] Sadoqë u nda prej kësaj jete i ndarë prej të afërmeve të tij në Kosovë, ku nuk u lejua për 30 vjet ta vizitonte, prapë la pas një familje të nderuar. Biijat e tij u bënë punojës të dalluar; Nexhmija në arsim, Hidija ekonomiste, SabrijaRadio Tirana, ku shkëlqeu në sektorin e muzikës tradicionale kombëtrare. Prandaj, Bashkia e Pukës i ka dhënë Sabrijës titull nderi “Krenaria e Pukës”, si dhe NexhmijesMirënjohja e Qytetit Pukë”. Për vetë Qazimin për shembullin e dhënë në
rezistencën kundër pushtuesve serb, forcave nazifashiste i është dhënë statusi  “Veteran i Luftës”, kursë për shërbim të shquar si imam në besim, për forcimin e unitetit e të mirëkuptimit ndërfetar tani i jepet nga Komuna Qerret vlerësimi i lartë “Qytetar Nderi”.[22] Shembulli i tij si klerik bashkëkohor, atdhetar, përkrahës i dijes dhe i arsimit, ka fituar respect e mirënjohje nga bashkëkohës të njohur për virtyte, si në Qerret me Kadri Kasemin, Murat Musen, Baram Cenën, Halil Ukën, Nezir Kurtin, Ahmet Mustafën, Zeq Isenin me Elez Jahë Tafilakun, Ismail Nezir Pema, Syl Dani me vëllezërit: Ahmet dhe Elez Dunga, Bajram Çoba, Zenel Meta, Arif Halili etj. Por edhe në Pukë, Kabash etj si; Mustafë Rexha, Ukë Ismail Lluka, Elez e Brahim Hoxha [23] Sahit Hoxha [24] e Shaban Rexha[25] Hasan Neziri, Kapllan Laçi [26], Asllan Laçi, Selim Kurtalia, Sadri Beci, Musa Ademi etj, burra të mirënjohur të Qerretit me Pukë e rrethinë. Në moshen 84 vjeçare më 28 dhjetor 1976 imam Qazim Nushi i dorëzon shpirtin e tij Krijuesit të Gjithësisë.

 _____________
1.Qazim Nushi; lindur më 05.03.1892 dhe vdiq më 28.12.1976.
2.Lufta Ruse-Turke më; 1877-1878
3. Nga libri me autor; Hysni Myzyri, “Kriza lindore e viteve 70 dhe rrëziku i copëtimit të tokave shqiptare.Prishtinë 2002
4.Shtiqe;  rrugë që përdoren nga banorët e fshatrave.
5.Muhaxher; emigrant që largohen nga vendlindja e tyre si pasoj e ndonjë lufte. Fjala “Muhaxher” është fjalë arabe.
6.Nish; Është tokë shqiptare e besimit mysliman.Që në kohen Osmane ka qënë Sanxhak dhe përfshihej në Vilajetin e Kosovës. Në vitet 1877-1878 Nishi u pushtua nga forcat Serbo-Malazeze duke bërë kështu largimin me dhunë të të gjithë myslimaneve shqiptare.
7.Hakarriur; Friksuar
8.Minir Canhasi; pjestar i forcave Antinazifashiste Nacional Çlirimtare të Kosovës.
9.Abdurrahim Buza; “Piktor i Popullit
10.Struk; u fsheh
11.Gëzim Kopani; “Imam Qazim Nushi mbi 40 vjet i përkrahur në Pukë.”
12.Zenel Hoxh Mehaj; Në vitin 1923 ka qenë Myfti i Pukës.(Shenime të mbajtura nga Myftiu Gëzim Kopani gjatë një bisede me nipin e Zenel Hoxhës , Qamil Zyberi dt;16.07.2006)
13.Gëzim Kopani; “Imam Qazim Nushi mbi 40 vjet i përkrahur në Pukë.”
14.Mejtep; Shkollë (kurse) islame ku mësohen ritet islame, Kur’ani, shkrim, lexim etj.
15.Kujtime nga dhëndri i tij prof.Xhemal Meçi
16.Gëzim Kopani; “Mejtepi i Fshatit Qerret dhe rëndesia e tij (1892)”, kujtime të grumbulluara në vitin 2012 nga nxënësi i imamit Ahmet Dunga.
17.Fjala përshëndetese e Besnik Llukës (Antarë i Këshillit të Myftinisë Pukë për Rrapen, dt.23.05.2015)
18.Kujtime për imam Qazim Nushin grumbulluar nga Gëzim Kopani , dt; 23 maj 2015.
19.Gëzim Kopani; “Mejtepi i Fshatit Qerret dhe rëndesia e tij (1892)” Kujtime të grumbulluara në vitin 2012 nga nxënësi i imamit Elez Tafilaku.
20.Fjala përshëndetese e Nexhmije Meçi mbajtur me datë; 23.05.2015.
21.Fjala përshëndetese e Nexhmije Meçi mbajtur me datë; 23.05.2015.
22.Me nr.Vemdim 10 datë; 28.04.2015 Këshilli i Komunës Qerret me rastin e 9 Qershorit “Ditës së Kulturës Pukjane” vendosi T’i japë titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes), imam Qazim Nushit me këtë motivacion: “Përsonalitet me një veprimtari mbresëlënëse, arsimore dhe fetare, si dhe për kontributin e dhënë në konsolidimin e bashkëjetesës mes komuniteteve te besimeve të ndryshme.”
23, Elez e Brahim Hoxha; ish-Myfti të rrethit Pukë.
24.Sahit Hoxha; imam në xhamin e fshatit Lajthizë-Pukë.
25.Shaban Rexha; Imam në Xhamin e fshatit Micoj(1924) dhe Lajthizë Pukë(1948-1967). Vlersuar nga Myftinia e rrethit Pukë me nr.vendim; 79 datë 26.11.2013 me “Çertifikatë Mirënjohje” pas vdekjes me motivacion: “Për kontributin e dhënë në përhapjen e fesë islame në rrethin e Pukës, si dhe për kontributin e dhënë në forcimin e Mejtepeve të këtij rrethi.”
26.Kapllan Laçi; Dashamirës i imam Qazim Nushit i cili i është gjendur disa herë pranë. Kapllani ishte një malsor i urt, kuvendar e me kujtesë të gjallë që mbante mend ngjarje përreth një shekulli. I ati, Ismail Osman Laçi ka jetuar mbi 100 vjet. Ishte pajtimtar, plak Kanuni dhe në Xhandarmarinë Osmane në Pukë si dhe në mexhlisin (këshillin) e Kajmakamit për rrethin e Pukës. Nga libri “Poeti i Kabashit” fq.128 me autor prof; Xhemal Meçi.

V/O:Ky material eshte arkivuar prane Myftinise se rrethit Puke me date; 24.10.2015 dhe mban kete nr,prot;189
Përgatiti
Gëzim Kopani
Myfti i rrethit Pukë

November 28, 2015

Urime festat e 28-29 Nentorit !

Zot, te na rroje Atedheu, Kombesija,
Aq sa te rroje gjithesia !

Hafiz Ali Korça


November 22, 2015

Shkolla shqipe e Janines 1909

Nxenesit e shkolles shqipe te Janines. Fotografi e cila i perket vitit 1909

Shkrimi me i vjeter i Gjuhes Shqipe

Ky eshte shkrimi me i vjeter i  Gjuhes Shqipe. Ky shkrim fltet qe i perket vitit  1380

November 19, 2015

Ah moj bij !

Shkruaj nga merzija
Me driten e hanes
Ah moj bija ime
Si t'i tregoj nanes

Eh moj bija ime
T'pata tregu mir
Gjaku i myslimanit
N'kete bote shume i lir.

Beso nuk me shkruhet
Thjesht nga padrejtesia
Oj bote hipokrite
Postone neper media.

Nuk jetojm n'France
Po jetojme ne Palestin.
T'kishe qen oj bij e  Parisit
Lajmi kishte mrri edhe n'kin.

Autor Kujtim Qaili.

November 18, 2015

Libri qe flet per historin e Shqiperise dhe shqiptaret, i pergatitur nga Ali Galip beu

Nje publikim interesant nga Mufid Yuksel i cili ka publikuar nje liber qe flet per Historin e Shqiperise dhe shqiptareve. Shkruar nga Ali Galip beu i biri i Sulejman Spahut nga Vranja. Libri eshte pergatutur per tia paraqitur Sulltan Abdulhamitit te II-te





Shkollat shqipe ne Stamboll 1920-1921

Ne keto vite vetem ne qytetin e Stambollit numerohet te kene qene te hapura keto shkolla shqipe:
1.Shkolla e Ferikojit
2.Shkolla e Beshiktashit
3.Shkolla e Fatihut
4.Shkolla e Ejupit
5.Shkolla e Yskydarit
Burimi: "Shkollat kombetare ne Stanboll" , gazeta "E verteta", nr; 08, date: 02.01.1921.fq.03.
V/O: Ne fotografi eshte shkolla fillore shqipe ne Stamboll.


November 16, 2015

25 vjet liri besimi

Pas 25 vitesh ne perkujtim te dites se liris se besimit(13.11.2015,falja e xhumas tek Xhamia e Plumbit
Shkoder,ne perkujtim te 16 nentorit te vitit 1990)

Ketu e 25 vite me pare u mbajt tubimi i myslimaneve tek Xhamie Plumbit Shkoder te kryesuar nga H.Sabri Koçi. Ne ate tubim moren pjese nga e gjithe Shqiperia, edhe nga rrethi i Pukes. Nga Puka ketij tubmi nder te tjer iu bashkangjith Myftiu i Pukes H.Elez Hoxha, Sadri Rrustemi, Arif Shkreli Ademi etj. Figura qe edhe sot imam Fejzi Zeganjori i kujton me mall.

(Fotografi me rastin e 25 vjetorit te liris se besimit zhvilluar tek Xhamia e Plumbit Shkoder. Nder te tjere ne fotografi edhe Myftiu i Pukes Gezim Kopani)

Informacion i shkurter mbi Xhamin e Bushatli Plakut qe ndryshe njihet Xhamia e Plumbit



Sipas mbishkrimit te gdhendur ne nje pllak dhe qe ndodhet tek dera kryesore te Xhamise se Plumbit thuhet: "Viti 1187 hixhri ndertuar nga bamirsi Mehmet Pash Bushatli ose Plaku (themelues i Pashallekut te Shkodres) " pra viti i ndertimit te kesaj xhamia i perket vitit 1773.
Ndersa me poshte shkruan edhe viti kur i eshte bere riparime te tjera. Kjo xhami eshte Monument Kulture e kategorise se Pare.
Xhamia eshte e vendosur ne lagjen me te vjeter te Shkodres e cila njihet me emrin Lagjia e Qafes. Xhamia e Plumbit eshte nje nga ndertesat me te vjetra te Shkodres dhe xhamia me e bukur dhe e madhe deri ne shek. XX. Edhe sot pas 242 vitesh ajo njihet si xhamia e Plumbit pasi ajo eshte e veshur me plumb.

Pergatiti
Gezim Kopani

Per ne eshte ligj qe te mos vritet njeri me pa te drejte

Aktet te cilat po degjohen dhe shikohen sot nuk kan asnje lidhje me fene islame.
Nuk mund te fajsohet nje fe se dy apo tre a me shume indivit permendin disa terma apo fjale te fese islame, pasi sot nuk eshte e veshtir te mesohen dy fjal.
Te gjithe sebashku e kemi obligim qe nepermjet mexhliseve sic eshte ky te japim mesazhe te qarta, te pasterta, mu ashtu sic permend Allahu ne Kur'an: "Kush e mbyt nje njeri pa te drejte, pa pase mbytyr ai ndonje tjeter dhe pa pase bere ai ndonje shkaterrim ne toke, atehere krimi i tij eshte si te kishte mbytur gjithe njerezit."(el Maide,32) Tek myslimanet eshte ligj qe te mos vrasim njeri me pa te drejte. Madje Allahu ne Kur'an thote: "Dhe kush behet shkak qe te jete ai gjalle eshte si t'i kishte shpetuar te gjithe njerezit." (el Maide, 32)

Mesazh me rastin e sulmeve ne Paris,13.11.2015. Ky mesazh eshte mbajtur gjate nje vaizi pas namazit te akshamit ne xhamin e Pukes me date; 15.11.2015
Nga; Gezim Kopani

November 11, 2015

Vjeshtë në fshatin Iballë,Pukë

Keto fotografi jane bere nga Gezim Kopani gjate nje vizite te zhvilluar ne fshatin e Iballes me date; 10.11.2015.





November 06, 2015

Historiku i xhamisë së fshatit Iballë,Pukë

Nga; Myftiu i rrethit Pukë, Gëzim Kopani

Sipas të dhënave xhamia e fshatit Iballë [1] është një ndër xhamiat më të vjetra të Myftinisë së rrethit Pukë. Rreth viteteve 1800 numerohet të ken qenë rreth 30 shtëpi myslimane të ndarë në dy fise;

a). Thaç
b). Zotni

Edhe sot xhamia ndodhet tek e njëta lagje e cila quhet "Lagjia e Zotnive". Ajo është e vendosur në mes të shtëpiave. Xhamia e fshatit Iballë ka qenë një kateshe. Brenda saj ka pas mimber, hajatin dhe vendin e grave. Xhamia ka qenë e ndërtur me gur (sipas të dhënave gojore të ardhur nga Kosova) dhe e mbuluar me tiegull.[2]

Fillimet e xhamisë datojnë me ardhjen e Perandorisë Osmane në rrethin e Pukës. Mjaft ndikim kan luajtur tregetarët mysliman që përshkruanin rrugen Gjakovë-Has-Pukë-Shkodër.[3]
Më vone xhamia Iballë është mirëmbajtur nga vetë myslimanët e kësaj zone. Në këtë xhami ka funksionuar edhe Mejtepi i Xhamisë Iballë. Ai u ndërtua rreth vitit 1900 ku si fillim u ndërtua një "Odë" e veçantë e cila shërbente si Mejtep për të mësuar fëmijet mysliman. Mejtepi ka vazhduar deri në vitin 1920. Gjatë viteve 1916 në Mejtepin e Xhamisë Iballë kishte të regjistruar rreth 12 djem dhe 2 vajza të moshës 8-14 vjeç. Në këtë Mejtep u mësonte këndim në gjuhen shqipe si edhe mësime për namazet, mësime të "ashreve" Kur'anore. Nga të dhënat mësues në këtë "Mejtep" ka qenë Imami i Xhamisë Hoxha i Madh Isuf Hoxha dhe Sadik Hoxha. Në këtë Mejtep përveç mësime fetarë ka shërbyer edhe si vend takimi për Pleqt e "Urtë" të cilët her herë bashkoheshin dhe këndonin këngë me çifteli dhe këngë "përpjetë". Kjo ndodhte disa herë në vit sidomos në muajin e "Mevludit", Ramazanit ku imami i Xhamisë Iballë bashkonte burrat e fshatit dhe gjatë këndimit të "Mevludit" përveç ilahive, salavateve,këndonin këngë patriotike. Ndërsa për festat  e Bajrameve si në vendët e tjera edhe në këtë fshat ishte zakon vizita nëpër shtepia. Vizitë bënin edhe fëmijët.
Imamët e parë të xhamisë Iballë mësohet të kën qenë "Imamët lëvizës" të cilët në disa raste ishin Turq dhe Kosovar si përshembull nga qyteti i Gjakovës dhe Prizrenit. Ndërsa imam venali ishin: Isuf Hoxha, Sadik Hoxha, Hoxhë Bisha, si dhe Sherif Arifi.
Me lirimin e fesë edhe kjo zonë filloi të angazhohet në çeshtjet islame duke zgjedhur Anëtaret e Këshillit të Xhamisë Iballë si dhe Anëtarin e Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë për zonën Iballë. Në vitin 2004 duke dhënë shembullin e tij përsonal Ismet Kapeta[4] restauroi xhamin e fshatit Iballë duke ndërtuar edhe minaren e Xhamisë. Pas rikonstruksionit, namazin e parë të Fitër Bajramit e ka kryer imam H.Ibrahim Hoxha [5]

Datë; 02.11.2015

Përgatitur nga: Gëzim Kopani (Myfti i rrethit Pukë)

Shënim: Ky historik është i arkivuar pranë Myftinisë së rrethit Pukë me datë; 16.07.2015 me nr.prot;116.
_________
[1]Iballë; Fshati Iballë është një ndër fshatrat më të largëta të rrethit të Pukes dhe ndodhet mbi 752 m mbi nivelin e detit. Qendra e fshatit shtrihet në një fushë mjaft të bukur. Përmes fshatit kalon një përrua që mban ujë dimer e verë. Myslimanët janë të ndarë në dy fise a).Thaç dhe b). Zotni (të cilët janë Fis Kabashi). Fisi i Thaçit është i përbërë nga dy besime mysliman dhe katolik, ndërsa fisi i Zotnive është mysliman. Shënimet e Imam Gëzim Kopani, viti 2006.
[2]Thuhet se guret e Xhamis Iballë kan qenë gur të gdhëndur mir dhe me forma të ndryshme madje edhe sot me fanatizëm banorët ruajnë një të till.
[3]Gëzim Kopani; Kjo rrugë ndryshet quhet rruga e Gjakovës ose Rruga e Madhe. Ajo kalonte në disa vende në Rrethin e Pukës që përshkruante fshatrat si: Kabash,Rrape, Kryezi (në fshatin Kryezi kalonte edhe Rruga e Madhe që lidhte edhe fshatin Iballë. Sipas të dhënave gojore të Iballës dhe të Kryeziut del se: "Myslimanët e Iballës dhe jo vetem kan ngren e pi në shtëpiat e Agëve të Kryeziut." Ka pas rastë që edhe kan flet e pushu veçanarisht në kohen e dimirit.),Flet, Dardhë etj.
[4]Ismet Kapeta; Është nip me shtëpin e Hoxhallarëve Zezaj Pukë, Ibrahim dhe Elez Hoxha.
[5]H.Ibrahim Hoxha; Asakohe Myfti i rrethit Pukë.


Pas nje takimi ne Shkoder ne kuader te 25 vjetorit te rihapjes se Xhamise se Plumbit

Pas nje takimi te organizuar nga Myftinia Shkoder ne kuader te 25 vjetorit te rihapjes se Xhamise se Plumbit,Shkoder.
Dt;03.11.2015


October 31, 2015

Punimet ne rrugen: Shkoder - Puke - Kukes

Punimet ne rrugen: Shkoder - Puke - Kukes. Fotografi nga: Erich von Luckwald, viti 1941

Ura e Vizirit 1909


Ura e cila ka pas lidh Kukesin me Oroshin mbi lumin drin. Ose siç njihet ndryshe Ura e Vizirit. Kjo ure u ndertua ne fillim te XVII nga Hydajet apo Hydarerd Pasha. Ajo ka qene nje nder urat me te gjata te ndertuara ne Ballkan nga Perandoria Osmane. Ka 5 harqe me madhesi te ndryshme. Harku i mesit ka pas nje lartesi prej 20 m. Thuhet se ura ka pasur edhe 13 hapsira qe ngjasonin me dritare.

Fotografi nga: Gabriel Louis-Jaray, viti 1909.


Pergatiti
Gezim KOPANI


Kemi edhe kete fotografi viti 1901


Kajmakami i Mirdites 1890


Ky eshte Kajmakami i Mirdites i vitit 1890. Fotografi nga Alexandre Degrand.

Pergatiti
Gezim KOPANI

October 30, 2015

Han ne Puke, viti 1929




Han ne Puke gjate vitit 1929
Fotografi e bere  nga: Carleton Coon

Pergatiti
Gezim KOPANI

October 24, 2015

Fotografia e imam Qazim Nushit dhe Abdullah Laçit

Kjo eshte nje fotografi e ruajtur nga pasardhesit e Abdullah Laçit, ku ne foto eshte Abdullah Laçi dhe imami i Xhamise se fshatit Qerret Qazim Nushi.
Kjo fotografi eshte ruajtur nga pasardhesit e Abdullah Laçit dhe sot ajo nddhet e publikuar tek Hani i Perparim Laçit ne Puke.

Publikon: Gezim Kopani
Date; 24.10.2015



Respekti i bukuris dhe mbuleses islame

Ne lidhje me respetin e bukuris dhe mbuleses islame, Ahmet Pashka kishte thene:

"Mos ia zbulo tjetrit ç'ke si bukuri;
Para qafirit, Kur'ani s'ka hijeshi!"

Pjese e hytbes  e mbajtur ne xhamin e Pukes me 23.10.2015

October 08, 2015

Per ndeshjen Shqiperi-Serbi



Ne ndeshjen Serbi-Shqiperi perjetova emocione negative. Uroj dhe shpresoj shume qe Kombetaria jojne te
na nderoj me nje fitore te paste, ne mos me nje fitore minimale Shqiperi 1-0 Serbia. Inshalla edhe tifozeria jon eshte kujdesshme!
Fitore!



Sa i perket respektit te ndersjellt.
(Vlen per Ne, ne prag te ndeshjes Shqiperi-Serbi)

Profeti Muhamed a.s. ka thene:

"Mos u beni persona pa personalitet, te cilet i imitojne te tjeret ne cdo gje, duke thene: "Po qe se njerezit na bejne te mira, edhe ne u bejme te mira; po qe se na bejne te keqija edhe ne u bejme te keqia!" Perkundrazi, mesojeni dhe praktikoni veten qe t'u beni te mira njerezve ne qoftese ju bejne mir dhe te mos u beni keq ne qofte se ju bejne keq." (Tirmidhi, Birr, 63/2007)