Saturday, July 26, 2025

Takim me besimtaret ne xhamin e Koder Hanit , Puke


Me date; 25 korrik 2025 , zhvillova nje takim me besimtaret , ku prezantova aktivitet e Myftinise Puke dhe angazhimet e perbashketa qe duhen marre per mbeshtetjen e jetes fetare dhe forcimin e lidhjes edhe me shume me xhamine.
Ky takim do zhvillohet nje here ne vit dhe synon te jete nje hap i rendesishem drejt bashkepunimit te qendrueshem dhe perfshirjes aktive te besimtareve ne veprimtarite e xhamise dhe Myftinise se rrethit Puke.  Ne fund, sebashku falem namazin e akshamit.

Gezim KOPANI 






Friday, July 25, 2025

Çfare thote Profeti Muhammed a.s. per ata qe shqetesojne jomyslimanet ?

Myftiu i Pukes Gezim Kopani sebashku me Famullitarin e Kishes Katolike Puke Giovanni Fiocchi


Haramonia, sa bukur eshte shprehur profeti Muhammed a.s. ku thote:
"Kush shqeteson jomyslimanet (Dhimije) qe jane ne mbrojten e islamit, nuk eshte prej nesh."
arb: "Men edhe dhimmijje , felejse mine."


Pergatiti
Gezim KOPANI

Çfare thote profeti Muhammed a.s. per mos dhenien e zekatit ?

Ne nje thenie te tij Profeti Muhammed a.s. ka thene: 
"Nuk ka popull qe kur e nderpret dhenien e zekatit, qe mos ti nderpritet shiu nga qielli. Nese nuk do ishin kafshet, nuk do te binte asnje pike shi."

Pergatiti
Gezim KOPANI

Wednesday, July 23, 2025

Sëbashku të lejmë gjurmë të mira

Gezim KOPANI


Te dashur ndjkes dhe lexues, Ju uroj çdo te mire ne jeten tuaj!
Le te leme se bashku gjurme te mira dhe te largohemi nga e keqja, qe ajo te mos ndikoje ne jeten tone te perditshme.
"Ata qe nuk duan te ndryshojne, leri te flene." (Mevlana)

Gezim KOPANI 

Date, 23 korrik 2025

Friday, July 18, 2025

Shtatë përsonave u vazhdon shpërblimi edhe pas vdekjes së tyre



Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Shtate njerezve do t'u vazhdojne shperblimet (sevapet) edhe pas vdekjes se tyre, duke qene ne varr:

1. Ai qe i meson dije te tjereve (dijen e mire)
2. Ai qe u sjell njerezve ne lagje (fshat) uje te rrjedhshem
3. Ai qe hap bunar 
4. Ai qe mbjell pem (frutor etj)
5. Ai qe nderton xhami
6. Ai qe le pas Kur'an te mesuar (qe u ka mesuar njerezve sure)
7. Ai qe le pas femije te edukar, i cili pas vdekjes se tij ben dua per prinderit tij" (Enesi r.a.)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Thesari i vertet eshte vetja juaj



"Po kerkon ne gjithe boten per thesare, por thesari i vertet eshte vetja jote."
(Mevlana)

Gezim KOPANI 


Mund te lexoni me shume duke klikuar: Thenie 

Çfare thote islami per sjelljen e burrave ndaj bashkeshortes ?


Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Me te miret nder ju jane ata qe sillen mire ndaj bashkeshortes se tij." 

"Me te miret ne mesin tuaj jane ata te cilet sillen mire ndaj grave dhe bijave."

"Me i miri nder ju eshte ai qe ndaj bashkeshortes eshte zemergjer."

"Me i miri nder ju eshte ai qe nençmon ata qe dhunon bashkeshorten dhe familjen e tij."


Gezim KOPANI 

Me se shumti Allahu do ato qe jane te dobishem per familjen

Mbi rendesin e familjes profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Te gjithe njerezit jane krijesa te Allahut dhe antar te familjes se madhe njerezore, nder ta me te dashurit tek Allahut jane ata qe jane me te dobishem per familjen e tij." (Ahmed)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Tezja eshte si nena


Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Tezja eshte sikur nena." arb: "El-haletu bimenzileti el ummi"

Gezom KOPANI 

Thursday, July 17, 2025

Pema e manit dhe urtesia e Allahut xh.sh.


E pyesin imam Shafiun: Cili eshte argumenti i ekzistences se Zotit?
Ai ua tregon nje gjethe mani. Njerezit habiten dhe i thone: Mund te na shpjegosh cfare do te thote kjo?
Imam Shafi u thote:
Kete gjethe nese e ha delja , jep qumesht. Nese e ha bleta , jep mjalte. Nese ha krimbi , jep pambuk. Nese e ha dreri , jep parfum.
Kjo flete manit ka shije, ngjyre, arome dhe perberje te njejte. Mirepo nese kafshe te ndryshme e hane kete, ato japin produkte me shije, ngjyre dhe arome te ndryshme. Ky eshte nje nga argumentet e ekzistences se Allahut xh.sh. i Cili na ka begatuar me miresit e Tij!

Pergatiti
Gezim KOPANI



Bretkosa qe ngjiti fanarin

Njehere , bretkosat vendosen te organizonin nje gare per ngjitje ne maje te nje fanari. Nje pjese pre tyre zgjodhen te shikonin garen, ndersa te tjeret te garonin. Gara filloi. Ndersa garuesit perpiqeshin te ngjiteshin, ato qe i shikonin me ze te larte u thonin: S'keni per ta ngjitur kurre ate fanar! 
Pas shume perpjekjesh, shumica e garuesve u demoralizua dhe hoqen dore. Por , njera prej tyre vazhdoi me kembengulje dhe guxim , dhe ne fund arriti te ngjitej ne maje te fanarit.
Te gjithe te tjeret u habiten ndaj e pyeten: Si e bere kete gje? Por ajo nuk pergjigjej. Pas shume perpjekjes per ta kuptuar, zbuluan se ajo ishte e shurdher.

Mesimi:
"Nese deshiron te ecesh perpar , mos degjo fjalet negative qe thone te tjeret" 

Huazuar nga: Fatih Yagci

Pergatiti
Gezim KOPANI

Budallëku ska fund !

 

Budallëku ska fund! Kjo eshte nje fotografi qe bera me 16.7.2025 ne rrugen Shkoder Puke 

Gezim KOPANI 

Fshati Theth ne vitin 1978



Fotografi e fshatit Theth ne vitin 1978

Gezim KOPANI 

Tuesday, July 15, 2025

Fotografi e vjeter e qendres se qytetit Puke (1978)

Qendra e qytetit Puke , viti 1978

 
Kjo eshte qendra e qytetit Puke ne vitin 1978. Godina e bardh dy kateshe ne mes ka qene klub (Klubi i Alushit) ndersa kati i dyte hotel. Nder te tjere ne ate hotel ka punu Adem Haxhia (Kopani)
Fotografia eshte bere ne kohen dergimit te transformatorve te Hidrocentralit te Fierzes.

Gezim KOPANI 


Friday, July 11, 2025

Çfare thote profeti Muhammed a.s per te ushqyerit ?

Profeti Muhammed a.s. ka thene: 

"Kur te filloni per te ngrene , permendeni Allahut xh.sh. thuani: "Bismilah!". Nese e harron kete ne fillim , le ta thote kur ti kujtohet (dhe nese di le te thote: "Bismilahi ala evvelihi ve ahiri) d.m.th: "E filloi dhe e mbaroj ngrenien me emrin e Allahut.") 

"Nese njeriu ha me mase , atehere trupi i tij (brendesia e tij) mbushet me nur (i shendetshem)." (Ebu Hurejre r.a.)

"Kur filloni per te ngren , ta bej ate me doren e djathte , madje le te marr dhe te jap me doren e djathte."

"Kur ndonjeri nga ju ulet me shoke per te ngren dhe ngrihet i pari, le te mos ngrihet nga tryeza (sofra) derisa te fillojne te ngrihen edhe te tjeret, kjo , qe ato te mos turperohen." (Bejhakiu)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Per te lexuar me shume kliko: Hadithe 

Çfare thote profeti Muhammed a.s. per shitjen e tokes ?



Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kur ndonjeri nga ju vendos te shes aren e tij, se pari le te njoftoje fqinjit e vet." (Ibn Abbas r.a.)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Mund te lexoni me shume duke klikuar: Hadithe 

Çfare ka thene profeti Muhammed a.s. per punimin e tokes ?


Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Punoni token, sepse ajo eshte gje e bekuar." atb: "Ihrithu, finnel harthe meberek." 

Pergatiti
Gezim KOPANI

Per te lexuar me shume kliko: Hadithe 

Thursday, July 10, 2025

Kur’ani dhe krijimi i njeriut: Një përshkrim i qartë i fazeve embrionale


Nga mrekullit e Kur'anit te bekuar eshte edhe ajo se si ai shpjegon ne detaje krijimin e njeriut.
Ne Kur'an Allahu xh.sh. thote:
"Ne e krijuam njeriun prej nje ajke (lengu), te palces se baltes. (El Muminun, 12) Prej nje gjaku te ngjizur (El Alak, 02) "E pastaj , e beme ate pike fare dhe e vendosem ne nje vend te sigurt (miter). Me pas, piken e fares e beme cop gjaku (droçkë gjaku), e pastaj e beme copez mishi, me ate copez mishi bem eshtrat, pastaj i veshem eshtrat me mish dhe pastaj e beme ate njeriun tjeter (duke i futur shpirtin). I lartesuar eshte Allahu, me i miri Krijues!" (El Muminun, 13-14) "Pastaj ju , pas kesaj do te vdisni, e pastaj, ju me siguri qe do te ringjalleni ne Diten e Kijametit. Ne kemi krijuar mbi ju shtat qiej dhe nuk jemi te pakujdesshem ndaj krijesave Tona." (El Muminun 15-17)

Ndersa profeti Muhammed a.s. ka thene: "Çdonjerit prej jush i mblidhet krijimi ne mitren e nenes se tij per dyzet ditet e para, pastaj behet si gjak i ngjizur, e pastaj ajo behet cop mishi, pastaj dergohet nga Allahu xh.sh. meleku per ti vendos shpirtin ne trupin e tij, dhe udherohet per shkrimin e kater çeshtjeve: Riskun, kohen e vdekjes , veprat e tij dhe rruget e jetes (i bekuar apo jo)..." (Buhari)

Me kete mrekulli te krijimit te Allahut xh.sh. dhe shume krijimeve te tjera te pafund Allahu xh.sh. pyet:
"Kjo eshte veper e krijimit te Allahut, me tregoni pra mua se ç'krijuan ata te tjeret pos Tij? Jo, asgje, pra idhujtaret jane nje humbje te pafund (te sigurit)." (Llukman, 11)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Ju mund te lexoni krijimin e njeriut te pare: Jeta e profetit Adem a.s.


Wednesday, July 9, 2025

Disa fjale nga fjalori toponomastik

 

Fjalor toponomastik botur ne reviste Hylli i Drites , vitit 1940 etj

Ahishte: Mriz - Kabash , Puke
Bajet: Hijet e Blinishtit - Kabash , Puke
Bojqeze: Flet , Puke
Carinaku: Familje , fshati Midhe , Puke
Carinat: Bushat, Midhe, Puke
Curres: Guri i , Koman, Puke
Cumruku: Koman , Puke
Cumrukë: Buzhal , Puke
Culina: Dush , Puke
Kacubat: (kroni) , Ukth , Puke
Kacilumi: (rrase), Qarret i Eper , Puke
Kaqeli: (stan), Iballe , Puke
Kaçisë: Aprip e Gurit, Berish - Puke
Kada: (Epi-Cadus) Emer gruaje , Puke 
Kajkanori: (mrizi ) Qerret i Poshtem, Puke
Kakragji: Buzhal , Puke
Kalbete: (shpell) Miliska, Puke
Kalis: Ukth, Puke
Kalimash; Malzi - Puke
Kama; Dedaj , Puke
Kamazi: Koman , Puke

Pergatiti
Gezim KOPANI


Tuesday, July 8, 2025

Përkatësia sipas besimeve fetare në qytetin e Pukës dhe Fushë Arrëzit


Sipas te dhenave zyrtare te vitit 2011 , popullisa e qytetit te Pukes ishte 3,607 banore. Ne keto te dhene perfshihen: Qyteti i Pukes , Puke Fshat, Fshati Lajthiz. Sipas deklarimit per perkatesin fetare, banoret jane pergjigjur:

1. Mysliman:             77.5 %
2. Katolik:                  22.5%
3. Te papercaktuar:       1%


Ndersa te dhenat e vitit 2011 per qytetin e Fushe Arrezit numri i banoreve ishte 2,513 banor, prej te cileve sipas perkatesise fetare jane:

1. Katolik:                73.3 %
2. Mysliman:            26.7%
3. Te papercaktuar:   0.0%


Nga te dhenat zyrtare te vitit 2011, numri i dy Bashkive sebashku Puke dhe Fushe Arrez ishte: 6120 banor. Nga te cilet sipas deklarimit per perkatesin fetare eshte: 

1. Mysliman:             3,049 banor - 49.8 %
2. Katolik:                 3,022 banor - 49.4 %
3. Te papercaktuar:        49 banor -   0.8%


Sipas cens te vitit 2011 rrethi i Pukes kishte 17.636 banor, ndersa sipas cens 2023 rrethi i Pukes ka 11,100 banor, pra ne dhjete vite kemi 6,536 banor me pak.

Shenim:
Ne thenat e vitit 2001 nuk eshte i perfshire perkatesia fetare pasi nuk ka qene pjese e pyetjes, ndersa te dhenat e vitit 2023 per perkatesin fetare ende nuk jane bere publike sipas njesive te rretheve , por vetem ne rang qarku.


Pergatiti
Gezim KOPANI

Thursday, July 3, 2025

Fotografi e vjeter e fshatit Iballe , Puke - 1978

 

Fshati Iballe , viti 1978

Kjo fotografi eshte bere ne vitin 1978 ku tregon nje pjese te fshatit Iballe , Puke


Gezim KOPANI 

Rruga Antike dhe Historia e Pukës në mitologji

Qyteti i Pukes ne vitin 1952

Rruga Antike dhe Historia e Zones se Pukes 
Nje trashegimi mijeravjeçare ne zemer te Alpeve Shqiptare

Qe ne lashtesi, permes territorit te sotem te Pukes kalonte nje nga rruget me te rendesihme te Shqiperise antike, rruga Lis - Rataria. Kjo rruge, e perdorur qe perpara pushtimit te Ilirise nga Romaket , ishte pjese e nje rrjeti te rendesishem qe lidhte krahinat e veritut me pjeset e tjera te vendit dhe me gjere.

Via Publica , Rruga Romake neper Puke 


Me ardhjen e romakeve, pergjate kesaj rruge u ndertuan disa keshtjella mbrojtese, disa prej te cilave kishin kapacitet per te per 1000 kalores
Disa nga keshtjellat me te njohura te ndertuara pergjate kesaj rruge jane: Keshtjella e Vigut , Pukes , Micojit , Fletit , Trun etj. Romaket e quanin kete rruge Via Publica , ndersa gojedhena te ndryshme thuhet se ajo quhej si " Udha e Pukës " , e cila lidhte Lezhen me zonat e tjera si; Vau Dejsi etj.
Nga Lezha ne drejtim te Vigut , rruga ndiqte bregun e lumit Drin , dhe pikerisht per kete arsye, zona e Vigut mori kete emer , pasi fjala "Vig" do te thote: Urë. Nga Vigu , rruga vazhdonte ne Kaftall, Korthpul , Puke etj duke u kthyer ne nje arterie jetike per levizjen dhe zhvillimin e zones.
Thuhet se pergjate kesaj rruge u ndertuan 30 ura prej guri , nje fakt qe deshmon per rendesin strategjike dhe ekonomike qe ajo kishte ne lashtesi.

Origjina e emrit Pukë 

Ne vitin 572, perandor i Bizantit u be Justiniani i Madh (482-565), i njohur per veprat e tij ndertimore dhe reformuese, kishte keshilltar historianin e njohur Prokopi i Çezares. Prokopi ne vepren e tij "Peri Ktismanton" permend ndertimin e disa keshtjellave te ndertuar nga Justiniani. Nder te tjera Prokopi vendin Ad Picarias e shenon me emrin Pukae, qe mendohet te jete identifikimi i hershem i Pukes se sotme. Sipas gjuhetarit te njohur Eqerem Çabej, "Ky emertim (Via Publica) mund te kete ndikuar ne formimin e emrit Puke." 
Gjate periudhes Osmane, rruga u vu nen mbikqyrjen e princit Progon Dukagjini, i cili , pasi peqafoi fene islame, mori pergjegjesin e ruajtjes se saj. Gjate sundimit te tij, edhe zona e Zadrimes gezoi autonomi, si rezultat i nje marreveshje te veçante te bere me Sulltanin.

Nga Justiniani i Madhe tek Familja Dukagjini 

Gjate shekullit te shek. XV, veçanarisht rreth vitit 1448, shume banore te Pukes u shperngulen drej Kalabrise, ne Itali. Atje , per te ruajtur lidhjet me vendlindjen, i dhane femijeve te tyre emra qe i lidhnin me Puken, siç eshte rasti me emrin Puhëriu , qe mendohet te jete forme e trasformuar e emrit Pukjan

Mitoligjia vendase - Legjenda e Kshetes 

Si shume popullsi te tjera shqiptare , edhe banoret e krahines se Dukagjinit pra Pukes e lidhin prejardhjen e tyre me legjenda dhe mitologji pagane. Nje nga ato per Puken eshte permendur nga studiuesit i mitilogjise shqiptare , Mark Tirta
"Buze Drinit, nje djale i ri, bari po kulloste dhite. Ai shikoj nje Flokshe (Kzheta) , qe doli buze lumit dhe po ngrohej ne diell mbi nje shkemb. Me nje marifet, bariu e zuri dhe e çoi ne shtepin e vete si nuse. Per shtate vjete ajo nuk foli. Pas dy vitesh ajo lindi nje djale. Ne vitin e shtate, burri e shterngoi qe te fliste, por ajo serisht nuk foli. Kur ai beri sikur do tia vrishte femijen, ajo nga frika, foli dhe tha:'More ne qafe mua dhe veten me kete qe bere!' Sa vjet qendrova pa fol, aq dhena (Bajrakë) te Pukes do te sundoje djali im. Qendrova shtat vjet pa fol, dhe fjali do te jete i pari ne shtat dhena (Bajrakë)."

Pergatiti
Gezim Kopani

Fotografi e vjeter e qytetit te Pukes , viti 1952

 

Qyteti i Pukes ne vitin 1952


Ky eshte qyteti i Pukes ne vitin 1952. Kodina e bardhe ka qene perdor dikur si Komun dhe Nen Prefekture e rrethit Pukes. Sot nuk ka asnje gjurme te ndertesave te vjera qe shikohen ne kete fotografi.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Wednesday, July 2, 2025

Porti i Shëngjinit dhe lashtësia e tij pagane

Porti i Shengjinit , Lezhe 


Ne lashtesi porti i Shengjinit njihej me emrin Nimfeu (Nymhpaeum). Edhe Jul Çezari thuhet se tek "Lufta Civile" kete port e ka quajtur: "Porti Nimfeum". Nimfeu eshte fjale e vjeter greke me te cilen kuptohet: Femer e mrekullive apo çudiberse - Hyni. Ndersa ne kuptimin e ngusht do te thote: Grua e re (Nuse). Sipas mitologjise Nimfeu ishte nje grua hyjni dhe shume e bukur e cila banonte ne malet me pyje, prane vend burimeve ujore.
Sipas mitolologjis Nimfeun e lidhin me bukurit e natyres dhe burimet e saj te cilat bekoheshin nga Nimfeu, Kur kjo ndodhte uji behej sherues dhe ai qe kishte ate fat do gezonte fuqi hynore, ndryshim te formes deri tek fuqia e parashikimeve. Sipas mitologjis Nimfeu kishte veti shtimi, ndaj ate e gjejme tek: Nimfeu i krojeve, burimeve ujore, maleve, pemeve etj. Nimfeu eshte lloj besimi pagan ne te cilen besonin ne forcen e sherimit, fuqis, bukuris etj.

Ne veriun e Shqiperise , sidomos ate te Pukes ne fshatin Meçe Nimfeun njihet me emrin e Kzhetës e cila eshte nje figure mitoligjike Ilire Shqiptare. Disa Kzheten e lidhin me Shen Gjinin. Ku port thuhet se eshte themeluar qe ne lashtesi dhe qe quhej Nimfeu. Afer ketij porti eshte nje toponim me emrin: "Kodra e Nuseve" duke e lidhur kete port edhe me shume me Nimfeun.
Ne mesjet nje udhetar kete port e shenon me e emrin Medua (Portum Medua). Nga ketu te huajt kete port e quajten: San Giovane di Medua , ndersa shqiptaret Shengjin. Disa emrin Medua e lidhin me fshatin Mjedë
Ky port si dhe shume vende te tjera te trave shqiptare tregojne gjurmet e forta te paganizmit dhe mitologjive te ndryshme.
Pergatiti
Gezim KOPANI


Per te mesuar me shume mbi paganizmin kliko: Paganizmi dhe Mitet