August 15, 2014

Mejtepi i xhamiseë së fshatit Iballe

Myftiu i Pukez Gezim Kopani sebashku me nxenesit e Mejtepit te xhamise Iballe. Dt. 26.05.2016

Gjate shek. XVI qyteti me i rendesishem i perandorise Osmane ishte Shkodra, Prizreni, Peja etj te cilat kishin perqafuar fene silame. Nen kete shembull besimi islam filloj te hapet gjersisht edhe ne zonat e tjera te thella si Puka etj. Sipas relacioni te kreut te Arqipeshkvit te Tivarit V.Zmajeviç i perpiluar ne vitin  1703, tregon se procesi i islamizimit ne dioqezen e Sapes [2] me rreth 52 fshatra ishin islamizuar ne masen 20 %." Duke pasur parasysh fuqin ekonomike qe gezonte sanxhaku i Shkodres beri qe rruga mes Shkodres - Prizreni te lulezonte. Ky lulezim preku edhe zonen e Pukes jo vetem qofte nga aspekti tregtar por edhe ate fetare.[1] Dhe pse besimi islam kishte depertuar me heret ne zonat e Pukes, nje gje e till nuk kishte ndodhur me ndertimin e xhamive por ata u ndertuar pas mesxhideve. Shembull te tille kemi ne fshatin Kabash, Puke, Iballe etj. Sipas kujteses se besimtareve mysliman te fshatit Iballe xhamia e Iballes u ndertuar ne kohen e Perandorise Osmane [3] diku rreth viteve 1670. Shtimi i familjeve myslimane ne fshatin Iballe beri qe te hapej edhe Mejtepi prane Xhamise. Disa thone qe Mejtetpi u hap para viteve 1900. Ndersa antari i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke Demir Hyseni tregon se: "Xhamia e Iballes eshte ndertuar ne kohen e Turqise  pas deshires qe shprehen vete besimtaret mysliman te Iballes per ndertimin e xhamise. Me pas rreth viteve 1900-1916 u ndertua nje "ode"[4] e cila sherbente si Mejtep per te mesuar femijet mysliman. Mbaj mend se Mejtepi i Xhamise Iballe eshte mbyll aty nga viti 1920."[5]


Besimtaret mysliman te fshatit Iballe tregojne se nga viti 1912-1915 ne mejtepin e xhamise Iballe ka pas 30 femije ku merrnin mesime islame,ashere (sure) te Kur'ani, madje edhe shkrim e kendim ne gjuhen shqipe , kjo sidomos Mevludin. Ndersa ne vitin 1916 mesohet te ken qene te regjistruar 12 djem dhe 2 vajza te moshes 8-14 vjec. 
Mejtepi ne fillim u hap vetem gjate sezonit te veres. Gjate kesaj kohe ka pas raste qe mesues te Mejtepit te kene qene edhe disa imam te tjere te ardhur nga ; Kabashi, Puka xhamia e Koder Hanit Puke, Kryeziu etj. Mesuesi qe mbahet me se shumti mend i cili po ashtu ka qene hoxha i xhamise ishte imam Isuf Arif Hoxha (1820-1919)[6]. Mesimet e pare imam Isuf Arif Hoxha i mori ne Mejtepin e Pukes, ku filloj te praktikohet si myezin dhe me pas si imam sidomos gjate muajit Ramazan. (7) Edhe pse jo pa probleme me 1903 u hap shkolla e pare Shqipe me mesues Kol Zezaj. Ne ate vit ne shkollen e Iballes mesohet te jene regjistruar rreth 150 nxenes. Nga viti 2006 e ne vazhdim Myftiu i Pukes Gezim Kopani me anetaret e Keshillit te Myftinise Puke dhe aktivistet e saj ne fshatin Iballe eshte duke u perpjekur per rindertimin e xhamise se fshatit Iballe si dhe rihapjen e Mejtepit te xhamise ku femijet te mesojne fjalen e Allahut dhe jo vetem.

Pergatiti 
Gezim KOPANI 

Per me shume rreth islamit ne fshatit Iballe Puke kliko ketu: Xhamia e fshatit Iballe, Pukë

_______________
[1] Rruga Shkoder - Prizren ka pershkruar nje siperfaqe te madhe ne zonen e Pukes si ne dimer po ashtu edhe ne vere. Pjesa kryesore e kesaj rruge ne zonen e Pukes (Dukagjinit) ishte fshati Kabash.
[2] Dioqeza e Sapes mbulonte edhe zonen e Pukes.
[3] Arkivi i Myftinise se rrethit Puke. Gezim Kopani viti 2005. Demir Hyseni viti 2006.
[4] Ode; dhome/klase
[5] Demir Hyseni, ish antar i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke per fshatin Iballe.
[6] Isuf Arif Hoxha, Imam i Xhamise Iballe. Mesimet e pare islame i mori ne Mejtepin e Pukes.Vlersuar me "Medaljen per Veprimtari Pariotike".
[7] Shenime nga imam Gezim Kopani bere gjate nje vizite ne Iballe gjate vitit  2005.

Myftiu i Pukes Gezim Kopani me nxenesit e Mejtepit te xhamise se fshtit Iballe. Viti 2017

Myftiu i Pukes Gezim Kopani me nxenesit e Mejtepit te xhamise se fshtit Iballe. Viti 2016

Nxenesit e Mejtepit te xhamise se fshatit Iballe. Viti 2012

Pamje e godines se vjeter te xhamise Iballe

August 14, 2014

Fytyra e vertet e te pabeseve

"Ne njeren ana nuk lejon ndertimin e xhamise, ndersa ne anen tjeter per festen e Fiter Bajramit 2014 nxitojne per te bere urim myslimaneve ne PTV. Njerez me negativa se ka ska ku te shkoj.
Gezim Kopani

Te pa beset dhe injorantet

"Ska fatkeqsi ma te madhe per nje vend, drejtohet nga injorante dhe ta pa bese."
Gezim Kopani