July 30, 2020

Nga mot gezuar festen e Kurban Bajramit !


Bismilahir Rahmanir Rahim
(Ne emrin e Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit!)

Te nderuar besimtar!

Neser 31 korrik 2020 eshte festa e Kurban Bajramit. Kjo feste madheshtore udhezon ne kryerjen e adhurimeve ndaj Krijuesit te Gjithesise, Allahut xh.sh. i Cili na dhe jeten, familjen, furnizime e cdo te mire. Eshte Allahu xh.sh. i Cili na ruan nga fatkeqsit dhe na sheron nga semundjet.
Prandaj me besimin ne Allahun, ne do kalojme cdo sprove. Me besim ne Allahun mundim te keqen. Besimi ne Allahun ben qe ne te duam dhe te respektojme njeri tjetrin. 
Jeta eshte e shkurter, prandaj te kujdesemi per te dhe sa te mundemi te ndihmojme njeri tjeterin.
Nen atmosferen e festes uroj te gjithe besimtaret mysliman te rrethit Puke, pukjanet ne emigrim dhe gjithe qytetaret per shendet, mbaresi dhe natyrisht nga mot gezuar festen e madhe te Kurban Bajramit!
Allahu ju ruajt!

                                                                                                                                             Gezim KOPANI 


July 25, 2020

Kaligrafia islame ne xhamin e fshatit Qerret Puke

Xhamia e fshatit Qerret, Puke (viti 2020)


Ne prag te festes se Kurban Bajramit zbukurohet xhamia e fshatit Qerret Puke. Behet fjale per kaligrafin e artit islam i cila tashme do jet dhe ne rrethin e Pukes. Kete kaligrafi mendova qe une (Gezim Kopani) sebashku me Luan Pemen tia bejme dhurat (hajrat) xhematit te xhamise se fshatit Qerret.
Ne kaligrafin e xhamise se fshatit Qerret, Puke eshte shkruar ajeti Kur'anor numer 144 te sures El Bekare ndersa ne dy ansoret e Mihrabit ka te shkruar shehadetin. Lart eshte e shkruar: Allah xhele xhelal, dhe Muhammed alejhi selam. Ndersa ne dy faqet e tjera te murit te xhamise ka te shkruar 4 halifet: Uthman r.a, Ebu Beker r.a., Umer r.a dhe Ali r.a. Ne kete kaligrafi eshte perdorur stili osman i shkrimit i cili quhet "Thuluth".(1)

Kaligrafin e shkruajti profesionisti Gentian Horanlli (nga Korça) dhe ndihmesi i tij Valter Azuni (nga Tirana).
Korrik 2020

                                                                                                                                Pergatiti
                                                                                                                                Gezim KOPANI 
_______
1. Arti islam (kaligrafik) njeh kryesisht dy lloje shkrimesh: 1. kursij dhe 2. kufij. Shkrimi "kufij" u krijua pas themelimit te qytetit te Basres dhe te Kufes ne Irak. Ky shkrim dallon ne permasat specifike , kende te theksuara dhe forma katrore. Ndryshe ky lloj shkrimi u njoh edhe si "el hat el kufij". Ne fillim shkrimi "kufij" domononte boten islame por rreth shekullit XI shkrimi kufji nuk u perdor me duke u zevendesuar nga shkrimi i quajtur "nas-hi" qe u perdor per kopjimin e Kur'anit.
Shkrimi "nas-hi" perdorej ne vendet arabe. Sipas vendit u zhvilluan shkrime te ndryshme psh; ne Spanje (Andaluzi) u zhvillua shkrimi "magrib" dmth (perendimor), ne Persi u quajt "taliki".
Ne Turqi u zhvilluan disa lloje shkrimesh si ; "tugra" (i veshtir per lexim), "divani" i cili u perdor nga zyrtaret e institucineve te Perandorise Osmane. Po ashtu eshte i njohur dhe shkrimi "ruka" dmth (faqe e vogel) e dalur nga shkrimi "nas'hi" dhe me vone shkrimi i thjeshtuar "thuluth".
Shkrimi "thuluth" u perhap shume gjate Perandorise Osmane duke u bere keshtu shkrimi kaligrafik islam me i pelqyer. I njohur eshte dhe shkrimi "talik" dmth (i varur) i zhvilluar po ashtu nga persianet por qe ka zanafill shkrimin e hershem arab i quajtur "firmuz" dmth (shkrim i vogel).
Shkrimi "talik" dhe "nastalik" u perdor ne raste te rendesishme. Po ashtu ky lloj shkrimi u perdorur nga poetet persian, ne minatura por jo per Kur'anin e madheruar.
Si perfundim aktualisht nder shkrimet me te pelqyera dhe me te perdorura eshte ai "thuluth" dhe "kufij". 






July 14, 2020

Mejtepet e rrethit Puke dhe roli i tyre ne nxjerrjen e figurave te shquara

Femijet e fshatit Meçe ne Mejtepin e xhamise se Kabashit Puke. (Fotografi e vitit 1935)


Sic dihet ajeti i pare Kur'anor i ardhur nga Allahu xh.sh eshte: "Lexo, me emrin e Zotit tend, i cili krijoi cdo gje." (El Alak, 01) Ndersa ne nje ajet tjeter Kur'anor Allahu xh.sh. thote: "A jane te barabarte ata qe dine dhe ata qe nuk dine?" (Ez Zumer, 09) 
Ne kete kuader bota islame i ka kushtuar vemendje te vazhdueshme dijes. Dija eshte ajo qe ndriçon rrugen per ta njohur sa me mir Krijuesin e Gjithesise. Dija eshte ajo qe ndriqon mendjen e cdo personi. Dija te ben te perparosh dhe te zhvillohesh. Prandaj duhet vlersuar dija dhe se ajo nuk eshte vetem per drejtuesit por eshte per mbare njerezimin.
Sa me i shkolluar dhe i lexuar te jete populli aq me shume ata njohin Krijuesin e tyre, dhe aq me mir do ta jetojne jeten. Ne kete kuader Profeti Muhammed a.s. vazhdimisht ka dhene mesime dhe keshilla per dijen. Ne nje hadith Profeti Muhammed ka thene: "Kerkoje diturin nga djepi deri ne varr."
Duke u bazuar ne keshillat por edhe ne praktikat e dijetareve mysliman, xhamit kane luajtur rol shume te gjere. Ajo ka qene institucioni themelor islam, ku lidhej ngusht jeta fetare, arsimore, edukative, kulturore, politike, shoqerore dhe sociale. Te gjitha keto vinin si rezultat i dijeve qe xhamia shperndan duke pasuruar veten e tyre deri ne ngritjen e biblotekave, mejtepeve. mektebeve apo sic njihen ndryshe ne disa raste sibjan etj.
Vlen te theksohet fjala e madhe e besimit islam qe thote: "Fol me xhematin ne ate gjuhe qe flet (kupton)." Prandaj feja islame ne trojet tona ka luajtur rol te rendesishem ne ruajtjen e gjuhes shqipe.
Dihet se ne cdo xhami ka pas kendin e librave te cilat lexohej jo vetem nga imami por dhe nga xhemati (populli). Kujtime mbi mesimet dhe dijet qe jane dhene ne xhami i hasim edhe ne rrethin e Pukes. Eshte i njohur fakti qe me ardhjen e fese islame ne rrethin e Pukes rreth vitit 1500 filloj jeta islame.(1) Fillimisht ajo filloj ne Koder Hani Puke ku u ndertuan: "Kajmekami, Xhamia, Myftinia, Mejtepi, Hanet, Karakolli, Imarati etj."(2)
Nga te dhenat qofte nga Myftinia Puke por qofte dhe nga kujtesa e besimtareve flitet se ne xhamin e Koder Hanit Puke te kete pasur nje biblotek te madhe aq sa disa thone ka pasur dhe arkiv. Ne fakt kjo eshte e mundur pasi granizonet Osmane, Italjane dhe Austro Hungareze kan qene te vendosura pikerisht tek kompleksi i xhamise se Koder Hanit e cila krahas saj ka pasur Hanin, Imaratin etj.
Me ardhjen e sistemit komunist cdo gje u shkaterrua si pasoj e ndertimit te kunder ajroreve si dhe te ndertimit te tuneleve. Si pasoj e kesaj u asgjesua arkivi i Myftinise Puke, bibloteka e Mejtepit, Guri i vjeter i Kajmekamit, Varrezat e vjetra qe kan pasur mbi shkrime ne gjuhen osmane etj.
Mesohet se biblotek domethenese ka pasur dhe xhamia e fshatit Kabash. Madje thuhet se ne Mejtepin e fshatit Kabash kan qen ruajtur veprimtarit tregtare, te cilat u shkaterruan me ardhjen e sistemit komunist.
Thuhet se Biblotek domethenese ka pasur dhe xhamia e Dukagjinit - Mal Ziut. Per kete tregohet se nje here muezini i xhamis Kulumri Baram Haziri kishte pas nje hall dhe ishte nisur per tek shtepia e Osman Hoxhes ne Dukagjin (Mal zi), por Barami nuk e dinte shtepin e hoxhes dhe me te arritur ne Mal Zi pyet per shtepin e Osman Hoxhes dhe banoret i thone te shkoj tek lagjia e Hoxhallareve, pasi aty e gjen. Duke ecur rruges ai ndalon tek xhamia ku dallon nje biblotek te madhe me Kur'ana te medhenje dhe libra te tjere. Aq shume i terhoqi vemendjen bibloteka saqe harroj te kerkoj shtepin. Pas nje kohe thirret ezani dhe duke marr abdes Barami e paska pershendet Imam Osman Hoxha duke i thene: "Ma gjete shtepin o Baram Haziri!" , Barami me shaka i paska thene: "Per bes me gjete ti mu se une jo.!
Cdo here paran Myftinise se rrethit Puke kan fuksionuar shkolla te quajtur Mejtep te cilat kan luajtur rol shume te rendesishem ne nxjerren e figurave te shquara fetare dhe jo vetem. Nga mejtepet si: Mejtepi i Xhamise Koder Hani Puke, Kabash, Qerret, Mali Zi, Iballe, Kryezi, Micoj etj dolen figura te shquara si: Atdhetari i shquar Musa Et'hem Dizdari (1800-1900), Ismail Isuf Laçi , Kajmekam ne Kaçanik te Kosoves, imam Isuf Arif Hoxha (1820-1919), Imam Zenel Adem Hoxha (1853-1945), Imam Asllan Hoxha, Atdhetari Osman Hoxha , Flet (1847-1912), Ismail Osman Aga (Kryetar i Kuvendit te Kajmekamit Puke), Atdhetarin , Muezin Baram Haziri (Kulumri), Imam Sahit Hoxha (1898-1976), Imam Shaban Rexha (1901-1976), Imam Elez Hoxha (1910-2002),Imam Beqir Laçi (1878-1957),  Pajtimtarin e gjaqeve Kapllan Ismail Laçi (1908-1993), dhe Shpen Laçi (1925-2017),  Imam Ibrahim Hoxha (1922-2012), Imam Zenel Hoxha (Nel) i Kryezit, Imam Shaban Rexha (1901-1976), Deshmor i Atedheut Zenel Aga (1860-1925) nxenes i Mejtepit Iballe etj.
Sipas te dhenave thuhet se nga viti 1750-1820  ne Mejtepet e Myftinise Puke eshte dhene mesim ne gjuhen shqipe, dhe kjo vetem me goje, pra pa shkrim e kendim.
Ndersa pas vitit 1820 duke filluar me Mejtepin e Kabashit, Mejtepi i xhamise Koder Hanit Puke, Mejtepi i xhamise Qerret eshte filluar mesimi i gjuhes shqipe me shkrim e kendim.
Fillimisht thuhet se eshte perdorur alfabeti i imamit te shquar Hasan Tahsin (1811-1881) (3). Rrugen e imam Hasan Tahsinit e ndoqi jo vetem Mejtepet e Pukes por edhe trevat e tjera Shqiptare.
Tregohet se gjate studimit ne normalen e Elbasanit imami nga Kosova Sadik Prishtina i ka ra ne dore abetarja e imam Hasan Tahsinit. Pikerisht nga ketu Sadik Prishtina mori hovin qe ne Mejtepin e xhamise se Kabashit krahas mesimeve islame te jepet dhe mesimi i gjuhes Shqipe. Kujtojme ketu se shkolla e gjuhes Shqipe ne fshatin Kabash Puke u hap per here te pare ne Mejtepin e Xhamise se fshatit Kabash pikerisht ne vitin 1914. 
Per kete Prof. Xhemal Meçi thote: "Ne vitin 1914 u hap Mejtepi i Kabashit ku u dha mesim ne gjuhen shqipe. Pas disa vitesh Sadik Prishtina ndoqi studimet ne Normalet e Elbasanit ku perfundoj nje kurs si arsimtar per pergatitjen e tij edhe gjuhesore edhe petagogjike. Pastaj u kthy si mesues i emeruar krahas Mejtepit me dhane edhe mesime te gjuhes shqipe. Ka pas edhe nxenes te besimit katolik qe kan ardh e mesu ne Mejtep sepse jepej shqip." (Marr nga dokumentari me titull: "Mejtepet e Myftinise Puke", viti 2017, i pergatitur nga Myftinia Puke)
Shembull tjeter te mesimit te gjuhes shqipe kemi imam Shaban Rexha i cili pasi hapi Mejtepin e Xhamise se fshatit Micoj dha mesime  dhe ne gjuhen shqipe. Keshtuqe fillasat e pare shkolla shqipe ne fshatin Micoj (e cila eshte hapur para asaj te Fushe Arrezit) i ka ne Mejtepin e xhamise se fshatit Micoj.(4) 
Faksimile e difteses leshuar nga Imam Shaban Rexha, Micoj

Me ardhjen e liris se besimit, Myftinia Puke ka filluar punen per ringritjen e tradites se meparshme duke rihapur Mejtepet si dhe duke krijuar neper xhami bibloteka per xhematin dhe jo vetem. 

                                                                                                                                   Pergatiti
                                                                                                                                Gezim KOPANI

___________________
1. Gezim Kopani,  "Mejtepet e Myftinise Puke dhe roli i tyre 1523-2017
2. Gezim Kopani , "Mejtepet e Myftinise Puke dhe roli i tyre 1523-2017"
3. Hasan Osman Rushit Tahsini (Osmani ka qene Kadi, Myfti e Myderiz) ka pas lindi me 7 prill te vitit 1811 ne fshatin Ninat te Konispolit. Mesimet e pare i filloj ne Prevez per te perfunduar Medresen e Shkodres. Ndersa studimet e larta i perfundoi ne Universitetin Fatih ne Stamboll. Per shkak te shkelqimit te tij ne fushen e dijeve, ju dhe titulli "Tahsin" qe dmth; "Ndriçues". Pas studime ne Stamboll ai ka ndjekur studimet ne Fakultetin e Shkencave Natyrore te Sarbones ne Paris. Ai eshte nje nder personalitet me te shquara te popullit Shqiptar duke dhene kontribut te pa cmuar ne forcimin dhe ndergjegjesimin kombetar, ne mesimin e gjuhes shqipe. Imam Hasan Tahsini nxorri nxenes te ndritur si: Vellezerit Frasheri, Abdyli, Mehmeti, Tosumi, Naimi, Samiu etj.
Sami Frashi ka thene per Imam Hasan Tahsinin: "Hasan Tahsini ishte nga njerezit me te medhenj qe shume rralle e me veshtiresi i lindin shekujt dhe epokat." Imam Hasan Tahsini u be rektori i pare i universitetit te Stambollit. Hasan Tahsini eshte nder te paret qe hartoi nje alfabet per gjuhe shqipe. Imam Hasan Tahsini ishte nga te paret ne themelimin e Lidhjes se Prizrenit (1878-1881). Ne moshen 69 vjecare ne Stamboll Imam Hasan Tahsini i dorezoj shpirtin Allahut xh.sh. me 4 korrik te vitit 1881.
4. Gezim Kopani , "Jeta e imam Shaban Rexha", viti 2012.

July 13, 2020

Timurlengu ne shtepin e Nasradin Hoxhes



Tregohet se nje dite Timurlengu shkon tek shtepia e Nasredin Hoxhes per vizite. Me te hyre brenda Tirmurlengu i thote Hoxhes: 

-Dua te me thuash, a eshte pallati im me i mire apo shtepia jote?
-Mbasi ndodhesh ti ketu brenda, shtepia ime eshte me e mire, u pergjigj Hoxha.

                                                                                                                                                                                                     Pergatiti 
                                                                         Gezim KOPANI 

Motoja per te mesuar nxenesit


Ne shkollat osmane cdo femije ishte vlersuar sipas talenteve te tyre, dhe cdo femije ndiqte mesime te ndryshme. Motoja e shkollave e shkruar ne mur ishte thenia: 
"Ketu asnje peshk nuk do te detyrohet te fluturoj dhe asnje zog nuk do te detyrohet te notoj."

                                                                                                                                    Pergatiti
                                                                                                                                    Gezim KOPANI 

Diploma me e vjeter ne histori leshuar ne fushen e mjeksise


Disa kohe me pare eshte zbuluar diploma ma e vjeter e leshuar ndonje here ne fushen e Mjeksise. Ajo ka autorizime dhe konsiderohet me e vjetra ne histori. Shkrimi eshte ne gjuhen arabe andaluziane e shkruar mbi lekure. Kjo diplome eshte dhene nga Al Qaravijin ne Fes gjate vitit 1207 kohe qe i perket periudhes se dinastise islame Muahidineve. Diploma eshte leshuar nje djali me emrin Abdullah el Kitami . Diploma permend edhe komisionin e perbere nga tre mjek nga me te njohurit qe ka pasur Maroku dhe Andaluzia ne ate kohe. Tre mjeket e njohur ishin; Dija ed Din bin el Bajtar, Ahmed en Nebti, Ahmed el Eshbili.

                                                                                                                                    Pergatiti
                                                                                                                                    Gezim KOPANI 

Cfare eshte Mimberi?

Mimberi i xhamise Sulltan Ahmet - Turqi

Mimber eshte fjale arabe me te cilet kuptohet vend (platforme) e ngritur. Ashtu si Mihrabi edhe Mimberi eshte nje nder pjeset me te rendesishme te nje xhamije. Gjate diteve te xhuma dhe festave te bajrameve imami i xhamise mban predikimet islame. Myslimanet i kan kushtuar vemendje te vecante mimberit duke i bere ato cdo here e me te bukur. Kjo per te treguar respekt ndaj fjaleve qe imami thote nga mimberi. Mimberet ndertohet nga drure dekorativ, te forte dhe te qendrueshem. Ne ta behen gdhendje me qellim paraqitjen e nje mozaiku motivues dhe terheqes. Nder mimberet me te njohur jane: Mimberi i xhamise se Kordoves ne Spanje (Andaluzi), Al Aksa (ne Palestin, Jeruzalem), dhe mimber i xhamise se Sulltan Ahmet ne Turqi.


                                                                                                                                Pergatiti
                                                                                                                                Gezim KOPANI 

Cfare eshte Mihrabi?


Mihrabi i Isfahanit

Mihrab eshte fjale arabe dhe ka per qellim vend drejtim i faljes se namazit. Tek mihrabi qendron imami (hoxha) i cili drejton besimtaret mysliman gjate faljes se namazit farz. Mihrami ka form te ngjashme me kupolen. Mihrabet jane ne madhe dhe froma te ndrushme. Nder elementet me te rendesishme ne xhami eshte Mihrabi. Ne shumicen dermuese Mihrabi eshte i zbukuruar me mbishkrime kaligrafike islame si psh: pllaka arabeska(1), forme abstrakte gjometrike, sure nga Kur'ani apo thenie te Profetit Muhammed a.s. Nder Mihrabet me te famshme te zbukuruar eshte Mihrabi i Xhamise se Medresese ne Isfahan(2) i ndertuara ne vitin 755 para eres sone. Ne kete Mihrab ke te shrkuar me shkrim kaligrafik  hadith te Profetit Muhammed a.s. 

                                                                                                                                Pergatiti
                                                                                                                                Gezim KOPANI 


___________
1. Me Arabeska nenkuptohen zbukurimet ne forme bimore te stilizuara ne figure gjeometrike e qe jane te gershetuara.
2. Isfani ndodhet ne Iran.

Cfare thote per Andaluzine Spanjolli i arabizuar José Miguel ?


Shkrim kaligrafik arab ne Al Hambra

Spanjolli i "arabizuar" Jose Miguel(1) thote:

"Une u diplomo ne universitet dhe nuk kisha degjuar asnje profesor te fliste per Andaluzine dhe per arabet. Cdo gje e zbulova vete ne momentin kur vizitova Al Hambran (2) dhe shikova se te gjitha shkrimet aty ishin te gdhendura ne nje gjuhe tjeter. Cfare gjuhe ishte kjo? U befasova! Kur perfundova sherbimin ustarak u transferova ne qytetin e Malilas. Ajte fillova te mesoja gjuhen arabe dhe pas gjasht muajsh zbulova se gjuha te cilen po e mesoja ishte gjuha e civilimit dhe nje baze e forte e qytetit nga vija une. Ajo tregkonte per kete kultur qe kishte vazhduar per tete shekuj me radhe."

                                                                                                                        Pergatiti
                                                                                                                        Gezim KOPANI 

Al Hambra



_________
1. Jose Miguel eshte studiues dhe profesor ne shkencen e estetikes.
2. Al Hambra ose ndryshe "Pallati i kuq" eshte nder vendet me te bukura ne bote. Arsyeja e pare qe turistet vizitojne Spanjen eshte Al Hamra. Ajo ndodhe ne Granada - Spanje. Spanja me pare quhej Andaluzia. Eshte i njohur stili madheshtor kaligrafik islam i perdorur ne qytet si Granada, Sevila , Cordoba, dhe Mallaga. Keto qytete njiheshin edhe si qytet artistike, per vete faktin se aty jane frymezuar dhe jetuar artist si Pablo Picasso, Ernest Hemingway. Madje Ernest Hemingway ka shkruar nje roman per Andaluzin te titulluar: "Dhe lind dielli." Ne Corbdoma eshte e njohur xhamia madheshtore Abd al Rahman e cila eshte ndertuar ne shek VIII. Si Al Hambra po ashtu dhe Abd al Rahman mbrohen nga UNESCO.


July 11, 2020

Shpella e Kaurrit , Levrushk - Puke

Shpella e Kaurrit, Levrusk - Puke

Shpella e Kaurrit (1) ndodhet ne fshatin Levrushk Puke perballe me fshatin Buzhal. Mendohet se shpella i perket kohes Bizantine. Shpella eshte dy kateshe dhe ka nje gjatesi rreth 200 m dhe lartesi 3 m. 
Per ta vizituar kete shpell nga Puka shkohet ne Qelez, Buzhal ku merret varka dhe pas 5 min udhetim ne liqenin e Komanit arrihet tek shpella.


______
1. Shpella e Kaurrit mendohet se eshte e kohes pagane, kjo nga vet emri "Kaurr" qe lidhet me besimin e vjeter pagan qe kishin disa ne "kaun". Nga kjo mendohet qe ka lindur edhe fjala Kaurr. Disa te tjere i japin nje shpjegim tjeter fjales "Kaurr" duke e lidhur me qendrime te ndryshme fetare, por ajo qe vlen per tu theksuar eshte se: "Shpella e Kaurrit fillon me prejudhen pagan, me pas bizante dhe keshtu me radh."
                                                                                                                                Pergatiti
                                                                                                                                Gezim KOPANI 

Per me shum shikoni videon: 

July 06, 2020

Lumi i Shalës

Lumi i Shalës

Per te vizituar lumin e Shales ka disa rruge, por une kam perdorur rruge Puke - Qelez nen shoqerimin e Guides se Vullnet Kuçi. Nga fshati Qelez me foristrat merret rruga per ne fshatin Buzhal. Ne kete fshat hypet ne varke (ne rastin tim ne varken e Emanuel Pjetri) per te vazhduar udhetimin ne liqenin e Komanit ku kalohet fshati Zvini dhe Dushman per te vijuar me pas majtas ne drejtim te Lumit te Shales.
Lumi Shales buron nga maja e Radohines.  Lumi ka nje gjatesi prej 37 km. Prurjet maksimale shkojne deri ne 52 m3/sek ndersa ne vere zbret deri ne 34 m3/sek. Lumi eshte i pasur me peshq si trofta etj. Vecori e lumit eshte kaltersia dhe eshte uji shume i ftohte.
Rruga tjeter eshte ajo qe behet nga Komani ndersa rruge tjeter eshte ajo nga alpet , fshati Shosh etj.

Ne lumin e Shales ndodhet rreth 5 bujtina. Nderkohe une ndalove tek Eagles Land nga ku u prita nga pronari i saj Rrok Fushearrezi. 

Pergatiti
Gezim KOPANI
Per me shume shiko videon:




July 04, 2020

Fjale te urta nga fshati Kabash , Puke

Kabash - Puke

Disa fjale te urta nga fshati Kabash i Pukes: 


"Shtepia e madhe ka nafaken e madhe."

"Dasem e dreke nuk i shahet kuj."

"Bylmeti e kopshtijet jane pasqyra e zojes se shtepise."

"Amaneti i dites se dekes nuk i kthehet as hasmit."

"Mos hec me kamet e tua e mend e huaja."

Pergatiti
Gezim KOPANI

Fiset e fshatit Iballe

Fshati Iballe, Puke

Sipas kujteses popullore te fshatit Iballe por edhe sipas historianeve thuhet se ne vendin e quajtur Iballe erdhen 4 vellezer te quajtur: Buçë Gjeçi , Geg Gjeçi, Prend Gjeçi dhe Dod Gjeçi (Ky u vendos ne fshatin Dushman perball me fshatin Zvin). Ne Iballe ata gjeten "Zotnin" fis i Kabashit. 
Fshati Iballe eshte fshat  i lashte i cili daton para Krishtit. Ka qe thone se eshte vendban Pirus madje ata kan pasur edhe kalan e tyre. 
Ne fshatin Iballe ka dy besime; Katolik dhe Mysliman. Katoliket jane ne tre fise: Thaç(1), Toplan dhe Gojan ndersa Myslimane ndahen ne: Thaç dhe Zotni.

Pergatiti
Gezim KOPANI


_______
1. "Sipas prof. Xhemal Meçi fisi Thaci lidhet me katragjyshin e hershem Murr Dedin i cili i perket fillimit te shek. XI, para 33 brezash (33x30 vjet=990 vjet me pare) Murr Dedi paska jetuar me fisin e vet diku afer Dedit  Adriatik brenda Principates se Arberit . Per nje jetes me te sigurt Murr Dedi u vendos ne Fushe Mahmurr Dedit (Mamurras)  ne udhen drejt Veriut ngulen ne Bushat te Shkodres , ku djali i porsalindur aty ju vendos emri Bushat, prej tij , rreth vitit 1350 paska lindur Biter Bushati i cili me fisin e vet mori udhet e Tuzit. Trysnia sllavo malazeze e detyroj te futej ne thellesi te maleve drejt lindjes. Kaluan neper PultShllakDri (Skvine), Berishe Vendi (ku mbeti toponimi Fushe Thaç). Prej aty ne Kryezi dhe zbriten ne Iballe. Ne Pnish te Iballes nguli Gjeç Gjoni Thaçi, brez i 13-te. Prites gjeten Zotnin e Iballes, (Fis Kabashi, siç thote tradita). Nga perendimi-verilindje baninin fisi i Berishes.  Me Thaç mbahet Domgjoni, Bisakë (Mirdite), por qe thone se i perkasin Thaçit te Kosoves. Ndersa Gjoni, Thaçit te Bushatit. Thaçi ne Kosove ka shtrirje te mjafte, i cili mbahet i nje fisi. Me Thaçin e Pukes thone se e lidh emri, por nuk mbahet mend te jene te dalun prej ketu. Megjithate Haradinjat thone se kan dale prej Iballje, po keshtu thoshte edhe Male Bajram Sokoli i Buçajve te Iballes." (Prof. Xhemal Meçi , "Kanuni i Leke Dukagjinit" fq.228-229). Disa thone se eshte 2000 vjecar. Disa thone se ato rrjedhin nga Dardania
2. Fotografi e bere nga Gezim Kopani 

Brahim Kadri Aliaj (1916-1996)

Brahim Kadri Aliaj (1916-1996)

Brahim Kadri Aliaj ka lindur ne vitin 1916 ne fshatin Iballe te Pukes. Ai rrjedh nga fisi i njohur Thaçi.  Brahimi eshte djali i Kadrias, Kadria i Metit, Meti i Alis (1), Alia i Hasanit , Hasani (2) i Gutit. (3) Per shkak te zgjuarsis dhe urtesis Brahimi gezonte respekt ne fshatin Iballe. Ai shquhej per mikritjen dhe bujarin e tij.  
Brahimi u martua me Sosen e cila eshte prej shtepise se Hoxhes ne Dushez.(4) Nga kjo martese ato paten 6 femije. Ne moshen 80 vjeçare , pikerisht ne vitin 1996 Brahim Kadria i dorzon shpirtin Allahut xh.sh. duke lene pas nje familje te nderuar ne fshatin Iballe.

Pergatiti
Gezim KOPANI


_________
1. Ali Hasan Aliaj ka qene shtepi e madhe. Ne kohen e tij ka pasur shum burra dhe deri 72 gra.
2. Sipas pasardheseve te tij ne kohen e Perandorise Osmane Hasan Guti ka qen ushtar. Tregohet se Hasan Guti ka qene shum trim aq sa i shiti nje pjese te tokese Sulejman Ages (ne ate kohet thuhet se Sulejmani ishte Toger) me qellim blerjen e nje arme e cila te ishte personale e tij. Per kohen pasja e nje arme ishte dicka shum e madhe.
3. Adem Aliaj tregon se: "Guti ka pas vellezer: Buçë Gjeçi , Geg Gjeçi, Prend Gjeçi dhe Dod Gjeçi " 
I pari (Buça) u vendos ne Iballe, Preçi u vendos ne Bugjon ndersa Gega u vends ne Arst Miliska, ndersa Doda u vendos ne fshatin Dushman perball me fshatin Zvin" Buça u ba musliman (Ka qe thone se erdh i banun musliman.) dhe dy vellezerit e tjere ne respekt te besimit islam te vellaut te tyre i thane: "Nuk do konsumojme mishin e derrir." Per tju kthyer respektin Buça u tha: "Do festoj festen e Shenkollit (5 dhjetor, dhe 8 maj) duke ndez nje qiri"
4. Behet fjale per Hoxhe Bishen i cili eshte prej fshatit Dushaj te Eper ne Tropoje. Ky hoxhe e ka pasur emrin Ibish nga ku i thoni Bisha.

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com