August 27, 2017

Takim me historianin Turk

Me date 24 gusht 2017 kisha nderin te pres historianin Turk Ilkay Erken me te cilin pasi diskutuam mbi disa ceshtje historike vizituam disa fshatra ne rrethin e Pukes.
24 agustos 2017 persembe gunu beni ziyarete gelen tarihci Ilkay Erken ile Puka koyesini ziyaret ettik.

August 16, 2017

Xhamia e fshatit Dragobi - Tropoje


Xhamia e fshatit Dragobi 


Xhamia e fshatit Dragobi ndodhet ne zonen e Myftinise Tropoje te Bajram Currit . Xhamia e Dragobise eshte e vendosur ne fshatin e Dragobise, buz lumit te Valbones. Rreth saj ka disa varreza myslimane dhe karshi saj ndodhet Shpella e Dragobis (Monumet Natyre) e cila ndodhet ne lartesin rreth 1200 m mbi nivelin e detit  dhe qe ka nje gjatesi 8 m dhe gjersi deri ne 4 m. Aty eshte strehuar edhe heroi Bajram Curri (Thuhet se ne kete shpell ne vitin 1925 vdiq (apo u vra B.Curri ).

Sipas Myftiut aktual Eduart Demiraj thote se "Xhamia e fshatit Dragobi flitet te jete nje nder xhamit me te vjetra te Myftinise Tropoje." Sipas te njejtit burim thuhet se kjo xhami eshte rreth  200 vjeçare. Nuk perjashtohen gojdhenat per vjetersi me te madhe dhe e kunderta.
Ka nje gjatesi rreth 8 - 9 m dhe gjeresi deri ne 6 m. Xhamia ndodhet buze lumit Valbone dhe afer ures qe kalon mbi kete lum. Afer xhamis ka disa varreza myslimane. Per shakak te vendodhjes por edhe te emrin qe ka fshati Dragobi jane bere disa dokumentare si dhe film pasi ky fshat njihet edhe per 200 kullat e tij te ndertuara prej guri.
Fshati Dragobi ka disa monumente Natyrore te cilat jane:

1. Lugina akullnajore e Motines
2. Ara e Dragobis
3. Shpella e Dragobis

Aktualisht fshati Dragobi ka rreth 80 shtepi. Se fundemi ne fshatin Dragobi eshte realizuar nje film  ky pjese e se cilit eshte edhe kjo xhami.
         



(fotografi e bere tek Xhamia e fshatit Dragobi Tropoje viti 2017)

August 02, 2017

Profeti Ismail a.s. dhe ndodhia e Kurbanit


Kur profeti Ibrahim a.s. u largua nga populli i tij sebashku me nipin e tij Lutin a.s. si dhe mungesa e te paturit te nje femije, ju lut Allahut xh.sh qe te keshite femije duke thene:  "Zoti im, me dhuro mua nje femije prej femijeve te mire!" (Es Safat; 100)

Profeti Ibrahim a.s. kishte nje bashkeshorte shume te bukur , Saren . Qe te dy deshironin shume te kishin nje femije, por Sara nuk lindte femije. Pas ndodhis me mbretin e Egjiptit i cili me von i dha Sares nje prej sherbetoreve te tij te quajtur Haxhere, Ibrahimi a,s. ne nje moshe pothuajse te vjeter e lejoi Sara ate te martohet me Haxheren me qellim qe te kishte femije. Dhe ne ashtu ndodhi.
Per shkak te frikes se mos Sara do i bente gje shtatzanis se saj, Haxherja u largua dhe u vendos tek nje burim uji . Aty i vjen meleku dhe i thote: Mos keni frik se ai djal do lind dhe do jet njeri i madh, do jet pejgamber dhe do quhet Ismail! Pas nje fare kohe Sara dhe Haxherja filluan te xhelezohen (Per me shume lexo historin duke klikuar ketu: Jeta e Profetit Ibrahim a.s.
Per shkak te xhelosis se tyre Ibrahmi a.s. vendosi te largoj Haxheren pasi ajo te lind, sepse keshtu e urdheroi meleku i Allahut xh.sh. Ibrahimi a.s. e vendosi ato ne luginen mes kodres Safra dhe Merves . Kur Ibrahimi a.s. filloi te largohet, Haxherja e kap per rrobash dhe i thote: Si o Ibrahim po largohesh dhe po na le te shkret ketu? Ibrahimi nuk reagoj. Haxherja vazhdonte ta pyeste, por perseri Ibrahimi a.s. nuk reagoj. Kur Haxherja i thote; A te ka urdheruar Allahu xh.sh keshtu? Ibrahimi a.s. tha: Po! Haxherja tha: Atehere nuk do jemi prej te humberve!
Pasi u largua Ibrahimi a.s Haxheres i filluan hallet. I perfundoi uji dhe filloi te ngjis kodren e Safras me qellim te gjente ndonje rruge dalje por nuk shikon asnjeri qe ta ndihmonte. Kthehet si me vrap dhe hyp ne kodren e Mervas. Kete e ben shtat here. Ne here e fundit degjon nje ze qe ishte Meleku i Allahut i cili i binte tokes, nga ku filloj te dal aq shum uje saqe Haxherja vrapon drej ti dhe fillon ta rrethoj. Ai uj ishte uji Zemzem . Meleku i thote Hxheres: Mos u frikso, se ky vend do jet i bereqetshem. Djali yt sebashku me babain e tij Ibrahimin a.s. do ndertojne shtepin e Allahut , Qaben! Pas kesaj kalon aty pran nje fisi i quajtur Xhurhum. Ata kerkojne leje prej Haxheres per te pir uj dhe ajo i lejoi. Jeta filloj te shkoj shume mire per Haxheren dhe Ismailin a.s. duke pasur parasyh begatin e madhe qe Allahu xh.sh u dha me ujin zemzem dhe jo vetem.(1) 

Pasi Ismaili a.s. u rrit dhe u be i afte per pune , si zakonisht i vjen per vizite babai i tij, Ibrahimi a.s. i cili dite me pare kishte shikuar nje enderr. (3)
Ne ender shikonte se duhet te bej djalin kurban. Heren e pare Ibrahimi a.s. mendoj se kjo eshte thjeshte nje enderr por ku ajo u perserit naten e dyte e kuptoj se ajo ishte prej Allahut xh.sh ishte nje shpallje, urdher. Dita qe pasoj endrren e dyte te profetit Ibrahim a.s. quhet dita e Arafas.
(Arafaja eshte dita e nente e muajit Dhulhixhe. Ata qe nuk jane duke kryer haxhin mund ta agjerojne diten e arafas. Muhamedi a.s ka agjeruar kete dite dhe ka bere kete dua: "Shpresoj prej Allahut qe te mi fal gjynahet e vitet te kaluar dhe vitit te ardhshem." (Muslimi) Dita e arafas eshte nata e Kurban Bajramit.

Kjo ishte nje sprove per profetin Ibrahim a.s. dhe kjo sprov i erdh kur djali i tij Ismaili a.s. thuhet se kishte arritur moshen e pjekuris 18 vjeç (diku tjeter thuhet rreth 15 vjec) Tregohet se Ismaili ishte nje djal shume i bukur dhe i edukuar. Kur Ibrahimi a.s. arrin tek shtepia e Ismailit a.s. e takon ate me dashuri dhe mall pasi e dinte premtimin e bere dhe se per çfare ishte udheruar nga Allahu xh.sh. andaj me kujdes vendos ti tregoj. Profeti Ibrahim a.s. i thote djalit: "Djali im, une kam shikuar ne enderr qe te te pres ty..." (Es Safat ; 102)

Ismaili a.s. i thote: "Baba im! Beje ate qe te eshte udheruar, e une ne dasht Zoti do jem durimtar." (4) Te nesermen ne mengjes Ibrahimi a.s. mori djalin Ismailin dhe u nisen rruges per nga Qabja saktesisht per ne Mina (Mina eshte vendi ku u therr kurbani)

Rruges per ne Mina shejtani i doli para Ibrahimit a.s. per tia prish nijetin (qellimin-punen). Shejtani i thoshte: Si guxon ta besh kete? Ti je babai, si mundet nje baba te therr djalin? Por Ibrahimi a.s. as qe i vuri veshin fjaleve te shejtanit dhe mori gur duke e goditur (shtet here)
Pasi shejtani deshtoi me Ibrahimin a.s. shkon te Ismaili a.s. duke i thene: Kjo qe po ben babai yt eshte lajthitje. A urdheron Allahu nje gje te till? Mendo nenen tende , mendoje ate se sa shume do merzitet dhe do qaj per ty. Por edhe Ismaili nuk degjoj mashtrimet e shjetanit dhe e goditi me 7 gur ashtu siç beri babai i tij. Duke mos pasur sukses shejtani shkon tek nena e Ismailit Haxherja dhe i thot: Burri yt eshte duke therr djalin tend. Haxherja nuk e degjon dhe i thote: Ibrahimi a.s. nuk ben asnje gje per te cilin nuk e ka urdheruar Allahu xh.sh edhe kjo e gjuan me gur. Keshtu shejtani u largua nga te tre duke u goditur me nga 7 gur. (5)
Kur arriten ne vendin e caktuar Ismaili a.s. i thote babait qe te mos merzitet, une do jem prej durimtareve. Keto fjale ishin prekse per Ibrahimin a,s por permbahej pasi deshironte te dergonte ne vend urdherin e Zotit. Me sy te perlotur Ibrahimi a.s. e shtrin te birin (ne nje trasnmetim tjeter tregohet se Ismaili a.a. eshte shtrire vet) dhe ndersa thonte fjalen "Bismilah" thoshte: "Zoti im, ja tek jam duke e zbatuar urdherin tend!"(6) Ibrahimi a.s. i vendos thiken Ibrahimit a.s. ne qaf porse thika nuk priste (madje ne disa vende thuhet se thika shtremberohet ne te kunderten). (7) Pasi te dy u dorzuan (8) Ibrahimi a.s. degjon nje ze: O Ibrahim! E zbatove urdherin e Zotit! Per kete Allahu xh.sh thote: "Ne e thirrem ate: O Ibrahim! Ti tashme e zbatove udherin (endrren)! Ne keshtu i shperblejme te miret! Vertet kjo ishte sprove e qarte. " (Es Safat; 104-106)

Ne keto momente Allahu xh.sh i dergon nje kurban . Tregohet se Allahu xh.sh ka urdheruar Xhebrailin qe te marr nje dash nga xhenneti dhe ta dergonte tek Ibrahimi a.s. ne menyre qe Ibrahimi te dergoj ne vend urdherin tone , andaj do i dergosh dashin qe do behet kurban. (9)

Nga Ibni Abasi kemi se ai ka thene: "Ky dash i ardhur tek Ibrahimi a.s. eshte ruajtur per dyzet vjet ne xhennet." (Taberiu)(10)
Lehtesimin qe i beri Allahu xh.sh Ibrahimit a.s. e gezoj pa mas saqe ai vazhdimish i gezuar dhe me lot ne sy falenderonte Allahun xh.sh

Allahu xh.sh thote: "Ne e shpaguam ate me nje kurban (me nje te therrur dashi) te rendesishem. Dhe ndaj tij Ne lame perkujtim te mire nder popujt e ardhshem. Selam paste Ibrahimi. Keshtu ne kete menyre ne i shperblejme bamiresit. Vertet ai (Ibrahimi) ishte nga roberit Tane besimtare." (Es Safat; 107-111)

Me kete Allahu xh.sh deshironte ti tregonte Melekeve por edhe njerezve qe Ai Allahu nuk deshiron derdhjen e gjakut te njeriut mbi toke. Kurbani rrjedh pikerisht nga kjo ngjarje te cilen sapo e treguam. Kurbani eshte adhurim qe myslimanet e bejne per Krijuesin e gjithesise. Kurbani ka qene adhurim per cdo profet ne menyre qe ata ta permendin emrin e Allahut teksa ato bejn kurban (pra duke thene Bismilah), njekohesisht edhe per te ndihmuar familjet ne nevoj. (11)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nje nga adhurimet me me vlere qe mund te kryej njeriu ditet e Kurban Bajramit me qellim fitimin e dashuris se Allahut xh.sh eshte prerja e kurbanit." (Tirmidhi, Edahi 01)

Qabja , Ibrahimi dhe Ismaili a.s.

Qabja eshte vendi me i rendesishmi per te gjithe myslimanet. Ajo eshte vendosur paralel ne te njejten hapsire siç eshte Bejtul Mamuri. Qabja eshte (shtepia apo vend falja) apo si te thuash xhamia e pare e ndertuar ne toke. Allahu xh.sh thote: "Shtepia (xhamia)e pare e ndertuar per njerez, eshte ajo qe u ngrit ne Beke (Meke), e dobishme udherefyese per mbare njerezimin." (Ali Imran; 96) 

Pas ngjarjes mes Ibrahimit a.s. dhe Ismailit a.s. kaluan vite, dhe nder vite Ibrahimi a.s. e kishte per detyre qe ta vizitonte djalin e tij Ismailin a.s. sidomos kur atij i vdiq nena , Haxherja. Sa here qe Ibrahimi a.s. e vizitonte djalin e tij Ismaili a.s. e keshillonte ose i linte nga nje porosi. Nje dite i gezuar Ibrahimi a.s. merr rrugen per ta takuar Ismailin a.s. E gjen ate afer ujit Zemzem teksa po bente disa shigjeta prej druri. Sebashku filluan duke ecur ku nderkohe Ibrahimi a.s. i tregon Ismailin per udherin tjeter qe Allahu xh.sh e kishte urdheruar. Kesaj here urdheri ishte te mermetonin (apo rindertimin) Qaben. Allahu xh.sh thote: "...Ibrahimin dhe Ismailin i urdheruam; ju te dy pastroni shtepin Time per vizituesit..." (El Bekare; 125)

Ky urdher e gezoj pa mas Ismailin a.s. dhe keshtu te dy sebashku filluan nga puna per ndertimin apo mermertimin e Qabes.  Sipas transmetimeve tregohet se: As Ibrahim a.s. dhe as djali i tij nuk e dinin vendin se ku ndodhej Qabja. Keshtu Allahu dergoi nje erë (12) e cila u shfaqe me fuqin e saj duke u rrotulluar ne nje vend ku ndodheshin themelet e Qabes ndertuar nga Ademi a.s. Per kete Allahu xh.sh thote: "Perkujto kur Ne e udhezuam Ibrahim per ne vendin e shtepise (Qabes)...(El Haxh; 26) 
Ne kete kohe Ibrahimi a.s. lutej duke thene: "Zoti yne! Na bej ne te dyve besimtar te sinqert ndaj Teje ...na i meso rregullat e ibadetit tone dhe falna neve, vertet Ti je qe fale shume, je Meshirues!" (El Bekare; 128) 
Filluan te ndertojne kendin e Qabes (Ruknul Jeman). Ne kete koh Ibrahimi a.s i thote djalit te tij: Biri im! Me sjell nje gur te bukur qe ta vendos ketu! Ismaili a.s. i thote : Jam i lodhur,  Ibrahimi a.s. i thote: Me sjell nje gur! Ismaili a.s. u largua (per te gjetur nje gur te bukur). Ne keto memonte Ibrahimit a.s. i vjen Xhebraili a.s. i cili me vete mbante nje gur i cili askohe ishte i bardh (Safir) i cili quhet Haxher. Kur u kthye Ismaili a.s. u habit kur shikoj nje gur shume te bukur dhe pyet: Kush e solli kete ! Ibrahimi a.s. ju pergjigj: Allahu! Keshtu ato e vendosen sebashku gurin dhe filluan ndertimin e Qabes.

Ibni Abasi transmeton se Muhammedi a.s. ka thene:  "Guri "haxheri" ka zbritur prej Xhennetit. Ai ka qene me i bardh se sa qumshti mirepo ai eshte nxire per shkak te gjynaheve te bijeve te Ademit." (Tirmidhi) Gjete ndertimit baba e bir luteshin duke thene: "Rabbene tekabel minna inneke enntes semiiul alim. d.mt.h: Zoti yne! pranoje prej nesh (kete pune) se me te vertet Ti je qe degjon dhe di!" (El Bekare; 127) Po ashtu Ibrahimi a.s. duke u rrotulluar rreth themeleve njekohesisht edhe duke e ndertuar Qaben lutej duke thene: "Zoti yne! Dergo nder ta, nga gjiu i tyre te derguar qe t'u lexoje atyre ajetet Tua, t'u mesoje atyre librin dhe urtesin, e t'i pastroj (ata nga idhujtaria). Ska dyshuim se Ti je ngadhenjyesi i dijshmi." (El Bekare; 129)  
Ne Qabe Ibrahimi a.s. kishte per zakon te falej ne nje vend qe sot quhet "Mekami Ibrahim"(13) tregohet se namazet, lutjet profeti Ibrahimi a.s. i ka bere vazhdimisht tek ky vend , prandaj aty ngelen edhe gjurmet e kembeve te tij. Profeti Ismail a.s. ka jetuar tek vendi i quajtur Hixhaz dhe eshte paraardhes i arabeve dhe prej te cilit eshte edhe profeti Muhammed a.s.

Martesa e Ismailit a.s. dhe ngjarja e pragut te shtepis

Familja e Ismailit a.s. respektohej shume pasi nene e tij Haxherja lejoj njerezit te pijne uj nga uji i Zemzemit. Nder fiset me te njohura qe u vendos aty ishte fisi i quajtur Xhurhum.
Pas vdekes se nenes se Ismailit a.s. ai u martua me nje nga vajzat e ketij fisi. Por ajo ishte nje sprov per Ismaili a.s. pasi vazhdimisht ankohej dhe ishte e pakenaqur.
Tregohet se nje dite Ibrahimi a.s. viziton shtepin e Ismailit a.s. por nuk e gjen ne shtepi, pyet bashkeshorten e tij se ku ndodhej ? Ajo i thote: Ka dal per te siguruar buken. Ibrahimi a.s. interesohet per hallet e shtepise dhe bashkeshortja e Ismailit duke u ankuar i thot: Jemi keq, skamja na ka mbuluar dhe vazhdoj te rendit shume ankesa. Kur degjoj kete Ibrahimi a.s. vendos te largohet duke i lene kete mesazh djalit: "Kur te kthehet burri, dergoj selamet dhe thuj qe ta nderroje pragun e shtepise."
Pasi u kthye ne shtepi Ismaili a.s. pyet bashkeshorten nese ka ndonje te re, ajo i thote; Po, sot te ka kerkuar nje plak (dhe ben pershkrimin e tij). Ismaili a.s. e kuptoj qe ai ishte babai i tij. Ismaili a.s. pyet: A la ndonje porosi? Bashkeshortja tha: Po, me tha : Jepi selamet e mija dhe thuaj qe te nderrosh pragun e shtepise. Ai ka qene babai im, me ka urdheruar qe te te leshoj (per shkak te ankesave, e pakenaqesive te vazhdushme qe ke) dhe Ismaili a.s. ashtu beri. 
Ismaili a.s. martohet perseri. Dhe perseri shkon per vizit Ibrahimi a.s dhe perseri nuk e gjen ne shtepi Ismailin a.s. dhe kur shikon nje grua tjeter i ben perseri te njejtat pyetje, por kjo grua ndryshe nga ajo tjetra tha: "Punet i kemi mir . Allahu na ka dhene çdo te mire." Ibrahimi a.s. e pyet: Me çfare ushqeheni? Ajo i thote: Me mish. Po me pi? Me uj , tha. Me pas Ibrahimi a.s. u lut per ta duke thene:
"O Zoti im! Jepu bereqet !" Para se te lergohej Ibrahimi a.s. i thote zonjes se shtepise: Kur te vije burri dergoj selamet e mija dhe thuaj ta perforcoje pragun e shtepise. Kthehet ne shtepi Ismaili a.s. dhe pyet bashkeshorten. Ajo i thote ka qene nje plak keshtu e keshtu, dhe me ka bere keto pyetja edhe une i thash qe jemi mir (Duke i permende pergjigjet e mesiperme) Ismaili a.s. e pyet: A te tha ndonje gje tjeter? Po me tha; "Dergoj selamet e mija burrit dhe thuaj te perforcoje pragun e shtepise." Ismaili a.s. tha: Paska qene babai im dhe ti je pragu , ai me ka urdheruar qe te shkojme mire e te kujdesem per ju.
Profeti Ismail a.s. u shtua me disa djem te cilet po ashtu u shtuan vazhdimisht derisa ne fund erdh profeti Muhammed a.s.

Ju mund te lexoni: 



Hadithe mbi kurbanin
Pergatiti
Gezim KOPANI

V/O: Ligjerate e mbajtur me dt; 02.08.2017

_______________
1. Tregohet se ne viziten e pare qe Ibrahimi shkoj ti bej Haxheres dhe Ismailit a.s. u habit jasht mase kur shikoj qe lugina ne te cilen kishte lene familjen e tij tashme ishte populluar me njerez dhe shtepi te ndryshme. Perball ketij fakti Ibrahimi a.s. falenderoj Zotin per pranimin e lutjes qe ai kishte bere duke thene: "... Zoti im! Furnizoi ata me fruta..." (Ibrahim 38-39)
3. Shpalljet hyjnore jane ne disa lloje , nje prej tyre te disa te Derguar ju ka ardhur nepermjet endrres.
4. Es safat; 102
5. Edhe sot Haxhileret gjuajne me 7 gure kur , kjo per te realizuar ritualin e Haxhit.
6. Gjate kesaj kohe Ismaili a.s. ka thene Shahadetin.
7. Ka disa te cilet shpjegojene qe ndermjet thikes dhe qafes Allahu xh.sh kishte vendosur nje penges qe te mos e lejonte prerjen e qafes.
8. Es Safat; 103
9. Ky ishte nje dash me lesh te bardh dhe me sy te zi i cili ka pasur brire shume te medhenj dhe qe ishin te lidhur per nje dru ne kodren Thebir (vendi ku po zhvillohej ngjarja)
10. Disa transmetime te tjera kemi se : Allahu xh.sh kishte urdheruar dyzet vjet para se te ndodh ngjarja e Ibrahimit a.s. me te birin Ismailin vendosjen e ketij dashi ne xhennetin e tij. Aty ai ka kullotur. Ku Xhebraili a.s e ka marr dashin, tregohet se eshte paraqitur tek Ibrahimi a.s. duke blegeruar (Ibni Abasi)
11. Shiko suren Haxh; 34
12. Kjo erë tregohet se quhej El Haxhuxh e cila kishte dy ane. Qabja eshte e ndertuar ne vendim me te sigurt ne bote. Allahu xh.sh thote: "A nuk e kane verejtur ata se, Ne e kemi bere vendin e shenjte Meken te sigurt..." (El Ankebute; 67) po ashtu lexo ajetin 57 te sures Kasas.
13. Quhet Mekami Ibrahim a.s. pasi aty ndodhen gjurmet e kembeve te profetit Ibrahim a.s.

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com