August 18, 2022

Kabashasit e Pukës në fshatin Gurrakoc të Istogut , Kosovë

Fotigrafi e bere tek shtepia Ragib Kabashit , Gurrakoc - Istog, Kosove (16.8.2022)
Ne mes Ragib Kabashi, majtas Gezim Kopani , djatas djali i Ragibit, Sadush Kabashi

Si ne shume vende te Kosoves edhe ne fshatin Gurrakoc te Istogut ka mbi 150 familje me origjin nga Kabashi i Pukes. Gjate bisedes me Ragib Kabashin me tregoj: "Ne jemi prej Kabashit te Pukes. I pari i jone Muja ka ardh ne Gurrakoc me tre vellezer sebashku me axhen Kadri."
Te gjithe ne Puke, Shqiperi e din se fshati Kabash i Pukes perveçse eshte fis i pare dhe bajrak i pare, ka qen fshat me popullsi te madhe. Aq shume u popullua fshati Kabash i Pukes saqe te paret kan pas thane: "Kalonin macet nga çatija ne çati." Per shkak te shtimit te popullsis por dhe te mungeses se tokes shume banor te Kabashit migruan brenda fisit, dhe me pas me se shumti migruan ne Kosove dhe vende te tjera te Shqiperise si: Shkoder (Zadrim, Hajmel, Dajç), Kukes (Bicaj,Lume, Novosej), Has (Krum), Prizren (Korish, Kabashi i Hasit Prizren), Viti (fshati me i madh ne Viti eshte fshati Kabash i cili ka mbi 400 shtepi)SkenderajDurres (te ardhur nga Kosova), Gjakovë (Kryezezet), Anamoravë, fshati Gurrakoc te Kllokot, IstogKaçanik,  Diber, Mat, Gramsh, Ersek (Kolonje), Elbasan (Kabashi i Gramshit), deri ne Shkup te Maqedonise se Veriut etj.
Nder te larguarit nga fshati Kabash i Pukes ishte dhe Mujë Kabashi i cili ne Kabash te Pukes qellon te njoh nje çifçi nga Kosova (i cili bente rrugen per tregti ne Shkoder). Ky çifçi banonte ne nje fushe afer Istogut , vend qe sot quhet Gurrakoc. Ai e merr si punetor Mujen. Nuk kalon shume kohe dhe Muja fillon te terheq familjen sebashku me tre vellezerit dhe axhen e tij Kadrin dhe u vendosen me banim ne fshatin Gurrakoc.
Ashtu si une (Gezim Kopani), Ragibi kishte njohje edhe me Kabashasit e tjere qe banojne ne Kosove. Ai me tha: "Kemi njohje me kusherinjet e tjere qe banojne ne Kosove. Ne fshatin Polac te Skenderajt mbajme lidhje dhe takohemi per gezime dhe raste vdekje. Po ashtu mes Gurrakocit dhe Istogut ka Kabashas ne Tomoc. Po ashtu Kabashas ka ne Prigod. Po ashtu Ragibi permendi edhe shtepin e Haxhi Rrust Kabashit ne Korisht - Prinzen. Perveç lidhjes me Puken Ragib Kabashi tha; kemi kusheri te aferm gjaku qe jetojne ne Fieri te Shqiperise me te cilet ruajm lidhjet " etj.

Para shume vitesh, kur ende nuk ishte bere rruga e Kombit, Ragibi sebashku me bashkeshorten e tij Mahin po ktheheshin nga Shqiperi per ne Kosove, por qellon dimer i madh dhe debora bllokon rruget dhe u detyruan te ndalojn ne qytetin e Pukes. Dhe pse kjo u ndodhi, Ragibi ishte i sigurt pasi kusheriri i tyre Ibish Hasani nga Istogu kishte per bashkeshorte nje pukjane, Zanen. Zana eshte vajza e Ibrahim Shkjaut nga fshati Qerret i Pukes. Ne kete kohe Zana dhe Ibishi jetonin ne Gjermani , sikurse dhe sot. Zana shkon shume mir me Mahin aq sa ato e quajne njera-tjetren motra. Per disa dite Ragibi me bashkeshorten qendruan tek shtepia e Imer dhe Fatmir Shkjaut."
Keshtu une, Gezim Kopani si dhender tek Imer Shkjau , por edhe si Kabashas njoha familjen e Ragib Kabashit te cilen e vizitova me date; 16 gusht 2022.

Familja e Ragib Kabashit eshte e madhe dhe e njohur jo vetem ne Gurrakoc dhe Istog por ne gjithe Kosoven ku nder te tjera, vajza e Ragibit Serbeze Kabashi Muçaj eshte nje nder doktoreshat radiologe me te njohura ne Kosove. Ajo per dy mandate ka qene drejtoresh ne Spitalin e Prishtines QKUK dhe ligjeron ne disa Fakultete te Kosoves.
Ashtu sikurse Mujë Kabashi i cili ishte i dhene mbas blektoris edhe pasardhesit e tij HasaniRagibi u mor me mbarshtimin e bagetive, gjedheve duke e trashiguar keshtu djemve te tij Sadushi dhe Hajriu. Sot ferma e dy djemve te Ragibit eshte nje nder fermat me te medha te Kosoves. Nder te tjera kjo ferma ka mbi 300 krer lop.
Nder lagjet e vjetra te ketij fshati eshte lagje e vjeter e krijuar nga Kabashasit e cila sot emertohet me emrin Brahim Uka ndersa disa rruge te tjera te ketij fshati mbaje emrat e: Smajl Kabashi, Muj Kabashi, Besim Kabashi etj. Fshati Gurrakoc eshte fshat i madh dhe i bukur. Eshte fshat mjaft prodhues dhe ka uje te bollshem i cili vjen nga Istogu i cili me makin eshte jo me shume se 10 km larg fshatit Gurrakoc. Fshati ka shtepi te bukura, rruge te shtruara, hotel, institucione shteterore vendore si; ambulance, shkolle, xhami etj.

Brezat e familjes se Ragibit jane: Kadri, Zenun, Muj, Hasan , Ragib, Sadush dhe Dren Kabashi.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Ju mund te lexoni edhe per Kabashasit e Prizrenit duke klikuar ketu: Në fshatin Kabash të Prizrenit

Po ashtu mund te mesoni me shume mbi fshatin Kabash te Pukes duke klikuet ketu: Fisi i Kabashit

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com