.jpg) |
Imam Adem ef. Ademi
|
Qyteti që vuante mungesen e xhamisë
(Një deshmi e veçantë për historin e besimit islam në Pukë nga imam H.Adem ef. Ademi)
Pas përfundimit të studimeve , u riktheva në Pukë. Nuk kaloi shumë kohë dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë pranoi propozimin e Myftinisë Pukë për të më emëruar në shtator të vitit 2004 Gëzim Kopanin imam të xhamisë së qytetit Pukë. Ndërsa në janar të vitit 2005 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë më emron Myfti të rrethit Pukë, detyrë të cilen ende e vazhdoj.
Ndër objektivat që i kisha vëndosur vetës si Myfti, ishte grumbullimi, ruajtja dhe përcjelljen e trashëgimisë fetare islame dhe historike në rrethin e Pukës. Ndër më të rëndësishmet ishin evidentimi dhe dokumentimi i pronave vakuf të xhamive, mbledhjen e materialeve arkivore, si dhe grumbullimin e kujtesës historike mbi kontributin e Myftive, hoxhallarëve , muezinave dhe jo vetem që kanë shërbyer ndër vite në rrethin e Pukës.
Për realizimin e këtyre objektivave u deshen disa vite punë, kërkime dhe dokumentime. Me kalimin e kohës, nisa të grumbulloj materiale me vlera ku u krijuan: dosje mbi pronat vakuf të Myftinisë së rrethit Pukë, dokumente dhe shkrime mbi historinë e besimit islam në Pukë duke filluar nga shek.XVI (1500) e në vazhdim, si dhe të dhëna e profile mbi jeten dhe veprimtarin e Myftive , hoxhallarëve , muezinave të ndryshëm. Në ketë përpjekje për të ruajtur kujtesen historike, një vend të veçantë ndër shumë të tjerë zë edhe figura e imamit nga Podujeve e Kosovës H.Adem ef. Ademi.
Kontributi i tij në Pukë dëshmohet jo vetem në materialet (arkiv, foto) të ruajtura në Myftinin e Pukës, por edhe në kujtimet e shumë besimtareve mysliman të qytetit Pukë dhe të vetë familjes së hoxhës.
Për një kohë të gjatë isha përpjekur të kisha kontakte me të, por nuk ia arrita, derisa, në vitin 2013, mora një email nga vetë imami i nderuar H.Adem Ademi.
Vite më parë , në blogun tim përsonal , ndër të tjera , kisha shkruar diçka mbi kontributin e tij në Pukë. Më sa duket, ai shkrim kishte rënë në duart e tij dhe pasi e kishte lexuar , në emailin qe kisha lënë në blog për kontakt, ai me shkruan. Kështu nisen komunikimet tona përmes emailit dhe me pas takime dhe biseda të ndryshme mbi kujtimet , përvojen dhe përiudhen e shërbimit të tij në Pukë.
Kjo ishte një mundësi e veçantë për dëgjuar drejpërdrejt nga një prej atyre figurave që kishin lenë gjurmë në jeten fetare dhe sociale në komunitetin pukjan.
Në vijim po publikoj një pjesë nga kujtimet dhe përvojen e imam Adem Ademi si një dëshmi dhe kontribut për dokumentimin e historisë së institucionit të Myftinisë së rrethit Pukë dhe imamëve të saj.
Bisede me Imam Mr.sc z.Adem Ademi
I nderuar imam, përpara se të flasim mbi sherbimin tuaj në rrethin e Pukës më tregoni diçka
mbi familjen dhe jeten tuaj.
Në Kryeqytetin e Kosovës
në Prishtinë, përball sheshit “Bill Klinton” në soliterin 17 katësh
në
katin e 6-të,hyrja e katërt, në lagjen e mirënjohur Lakrishtë, banon imam Adem Ademi sëbashku me familjen gjashtë anëtarëshe. Rrjedhim nga një
familje me tradit të gjatë të besimit islam si në
vijen vertikale po ashtu edhe në atë horizontale, po ashtu vazhdon
traditen familjare të arsimimit në drejtimin islam brez pas brezi dhe
kontributin e gjithanshëm në zhvillimin dhe shtrirjen e besimit islam. Babai i im haxhi Fazliu po ashtu ka qenë
nxënës
i Medreses së
Gjakovës
dhe kishte ndjek kurse të mësim besimit në
moshën
rinore të
asaj kohe. Haxhi
Fazliu kishte pasion të madh
leximin e Kur’anit , madje për çdo ditë
në mëngjes e mbramje e kur kishte koh edhe pas ҫdo namazi. Rast i rrallë është
të dal baba në rruge ose në punë e të mos i lexojë sëpaku katër faqe Kur’an.
Ligjërimin e temave islame, sqarimin e problemeve e bënte
pa prites. Po ashtu posedonte një zë shumë të bukur dhe të lartë. Një rast
në
vendin e punës në Beogradë në kohen e namazit, Fazliu kishte thirrur Ezanin zëshëm në prani të
punëtorëve
Shqiptar, Boshnjak, Serb e të tjerë , një serb
kishte menduar se po këndon ndonjë këng, kishte thanë: “Për ҫdo lavdat, sa mir po këndojka dhe paska zë të
bukur Fazliu.” Fazliu kishte krijuar një biblotek personale solide në
gjuhën
shqipe, serbokroate, turke dhe arabe. Babi i Fazliut, Miftari pasi e
kishte pyetur Fazliun se a do kishe dëshir të shkosh në Mejtep (shkoll fetare)!? Fazliu i’u kishte përgjigjur:
“vetëm
a më dërgon
ti babë, se unë menjëher
shkoi në mejtep.” Miftari si pasoj e gezimit qe mori nga
pergjigjia e te birit, nxjerr portofolin dhe i thot: “merr sa të
duash nga të hollat.” Miftari kishte pasuri të
mjaftueshme për atë kohë. Gjithnjë hoxhollarët e rrethit të Podujevës
ishin mbledhur për tubime e për qef në oden e Miftarit. Oda e tij kishte qenë gjithnjë vend
tubim për musafir e miq. Miftari
njihej në
rrethin e Podujevës
si; bujku dhe pasaniku i kohës dhe sot trasmetohet nga goja e
gjeneratave të vjetra per përkushtimin e madhë
të Miftarit si puntor i cili punonte me nder e mundin e djersës.
Haxhi Fazliu
kishte arrit ti shkolloi të katër djemtë e tij në të gjitha nivelet arsimore dhë në profile
të ndryshme universitare. Fazliu nga katër djem që kishte si Ibishin, Miftarin, Ademin dhe Sabriun, ai i kishte vene qellim vetes
që për njërin nga katër djemtë e tij të investoi dhe ta pergatis argat të dinit islam, duke u
mbështetur në hadithin e Pejngamerit a.s që thotë: “Kur të vdes njeriu, i ndërpriten veprat e tij përveç tre vepra: Sadakaja e
vazhdueshme, dituria me të
cilën shërbehen
njerzit dhe fëmija i mire i cili ban dua për të”.
Këtë fat të mir dhe plotësimin e dëshirës së madhe prindërore i kishte ra djalit të tretë Ademit i cili kishte treguar shenja të
një besimtari duke praktikuar detyrat islame qysh nga vegjëlia dhe përkushtimi
për të shtuar njohurit fetare. Edhe pse në një koh të vështir të sistemit sllavokomunist
në Jugosllavi, Ademi kishte shkuar
në kursin e besimit islam tek hoxha i fshatit që vijonin herë pas herë grupe të
fëmijëve të fshatit Bradashë. Pyetjes se kur keni hedh hapat e pare te
mesimit Islam Ademi thotë: “Hapat e parë mësimin e
besimit i kam marrë tek Hoxha i fshatit i cili kur kishim pushimet verore na mësonte
njëkoh të caktuar nga libri i Ilmihalit i cili atëher ishte i vetmi libër që
qarkullonte në gjuhën shqipe. Ishim një grup të rinjësh që vijonim kursin por
nuk më kujtohet se ka pas ndonjë vajzë të fashatit në kursë. Por më duhet të
pranoi edhe realitetin e asaj kohe se prindi im ka bër qmos që të na mësoi
gjërat elementare të besimit islam. Sidomos gjatë pushimeve dimrore na i shkruante
në fletore mësimet që duhej mësuar. Nuk
mungonin as shpërblimet nga babai jonë kur vinte nga puna e tij në Beograd, për
mësimet fetare që i mësonim”.
Ademi si nxënës i shkollës fillore në
gjeneratën e tij kishte qenë nxënësi më i dalluar në klasë me të gjitha notat pesë.
Po ashtu Ademi është në listën e nxënësave
shembullor të shumë gjeneratave që kanë dale nga kjo shkolla fillore e fshatit Bradashë. Suksesi i shkëlqyeshëm figuron
edhe tek librezat e tre vllazërve dhe tek dy motrat e Ademit.
Adem Ademi si
nxënës i shkelqyeshëm në shkollën fillore kishte marr pjesë në garat e ndryshme
komunale “mësim, mësim dhe vëtëm mësim”
duke përfaqësuar shkollën e tij. Po ashtu ka qenë aktivistë në të gjitha grupet
e shkollës që kanë marrë pjesë në aktivitetet e lira arsimore, kulturore dhe sportive.
Cila ka qene jeta
juaj si nxënës?
Si nxënës i klasës së tetë të shkollës fillore kam marr pjesë në gara komunale të historianëve dhe gara nga ndihma e parë. Atëhere nuk na janë komunikuar rezultatet nga garat, më vonë kemi marr informacion se dhuratat dhe vendet e para i kanë mrr femijët politk ndërsa ma vonë ata nxënës fitues janë graduar në pozicione kyqe të Lidhjes së Ribis Socialiste te Komunes së Podujevës. Kurse qysh nga klasa e shtatë kam marr pjesë ne grupe e recitor, grupin e dramave dhe skeqet e realizuara në programe manifestive të shkolls.
Me sa di, pas përfundimit të shkollës tetëvjeçare kemi vazhduar studimet në Medresenë e Prishtinës (Alaudin), çfarë mund të më tregoni ?
Pas përfundimit të shkollës vëndosa të plotësoj dëshiren e prindërve që të vijoj mësimet
në shkollën e mesme Medresenë “Alauddinë” në Prishtinë, duke vazhduar kështu traditen e arsimit fetarë në një konkurencë të fort të asaj gjenerate ku, kusht
kryesor ishte suksesi i shkelqyeshëm dhe ishte hapur vetëm një paralele me 25
nxanës. Atëherë në Medresen e mesme “Alauddin”
të Prishtinës vijonin mësimet
nxanësit nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sangjaku. Në atë kohë Medresja
e Prishtinës ishte e vetmja
shkoll fetare në gjuhën shqipe. Pas përfundimit të shkollës fillore, babai më
kërkoi dëftesat e notave, pasi i vështroi të gjitha notate me pesa më tha: "Po dashe me pas përspektiv, nder e rrespekt në kët bot dhe botën tjetër unë te propozoj që të studiosh në shkollën e
mesme të Medreses në Prishtinës. Do të kesh përkrahjen time
maksimale për te ndjekur studimet e larta edhe në ndonjë fakultet." Ishte ofert
dhe rast që nuk e kisha planifikue realisht dhe nuk mund ta refuzoja, por isha
fatlum, prindi si prind gjithnjë mendon dhe planifikon në dobi të evladit. Sot
një rastë të till u’a kam dhanë dy fëmijëve të mi të cilët vazhdojnë shkolimin
e mesëm në Medresen “Alauddin”,
gjithnjë duke u bazuar në hadithin e Profeti a.s që thotë: “Edukoni fëmijët
tuaj me këto tri cilësi: "Ta duan Pejngamerin, të duan familjen e tij dhe ta
mësojnë Kur’anin.” Pa dyshim edhe vazhdimin e dëshirës dhe traditën e babës Fazli
dhe gjyshit Miftar, zoti i mshiroftë.
Ademi kishte
pasur fatin që gjatë kohës së shkollimit në Medrese të mësonte tek profesorët e
kohës siç ishin: Mulla Sherif Ahmeti
figure e shquar në trojet Shqiptare si imam,
ligjërues dhe përkthyes i Kur’anit, M. Sadri
Presreshi, imam, myderiz dhe ish pjestar i forces politike ushtarake të Nacional Demokrates Shqiptare të 1945 ,M. Bajrush Ahmeti, Tefik Gashi,
Qazim Qazimi që kishin studijuar në Irak dhe profesorët të tjerë shkencor që ligjëronin në
atë kohë.
Pas përfundimit të Medresës në vitin 1985, detyrimisht shkon në shërbimin ushtarak të Jugosllavisë. Pas
kthimit nga shërbimi ushtarak, gjatë vitit akademik 1986 – 1987 u regjistrua në fakultetin filologjik degën e
Orientalistikës. Imam Ademi në vitin 1990, kishte kryer të gjitha vitet dhe
provimet dhe kishte qenë student me bursë
të regullt nga komuna e Podujevës.
 |
| Foto e bërë në Pukë |
Ndër të tjera vazhdimisht keni veçuar dhunen e okupatorit, Jugoslavis mbi Kosoven. Çfarë mund të më tregoni?
Çrregullimet politike të viteve 1990, kur pushtuesi Serb kishte marr me dhunë të gjitha
institucionet e Kosovës, paknaqësit e popullit të Kosovës ishin të mëdha dhe
ato artikuloheshin më së shumti nga masa studentore, për ҫdo ditë në qytetet e
ndryshme të Kosovës në veçanti në qytetin
Universitar të Kosovë në Prishtinë. Më 21 janar 1990 nga demostratat studentore të Prishtinës më burgosen mua dhe një numër të madh studentësh, punëtorë dhe qytetarë.
Pas ukupimit të institucioneve politike dhe shoqërore të
Kosovës nga pushtuesi Serb mbylli konviktet studentore dhe filloi ti
degradoi të gjitha institucionet arsimore dhe kulturore të Kosovës.
Rrahjet, burgosjet, papunësia ishin bërë barrë e rëndë për
popullin Shqiptarë e në veçanti për rininë.
Si ndodhi që erdhët për sherbim fetarë në Shqipëri për më tepër në Pukë?
Shumica e të rinjëve filluan të largoheshin nga Kosova për në vendet e ndryshme
perendimore si në Gjermani, Zvicër, Francë, Suedi, Danimarkë e vende të tjera.
Gjatë viteve 90-të kishte filluar edhe demokracia në
shtetin Shqiptar të izoluar shumë vite nga sistemi komunist, ku kishte pas degradim dhe dhunë të madhe edhe komuniteti fetar nga regjimi e në veçanti besimtarët muslimanë. Në
fakt Shqipëria gjatë periudhës
moniste kishte qenë një moll e ndaluar për
ne Kosovarët.
Në revisten informative kulturore fetare “Dituria Islame” të Bashkësisë
Islame të Kosovës ishte botuar një konkurs për një numër imamësh nga trevat
Shqiptare të ish jugosllavis për të ndihmuar në hapjen dhe zhvillimin e besimit
islam në shqipëri. Në këtë koha isha i punusar ne Bashksin Islam të Podujevës dhe pa një e dy, vëndosa të lë vendin e punës dhe të nisem për në Shqipëri
. Ky ishte një ndjesi që vinta nga ajeti i Kur'anit që thotë: “Ndihmojeni njeri-tjetërin në
mirësi dhe devotshmëri ...”
Në dhjetor të
vitit 1992 në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë në cilsin e përforcimeve të kuadrove arsimore dhe fetare përpos meje, kishin mbërritur edhe një numër studentësh nga universitetet e tokave arabe e në veçanti studentët nga Medinja. Ndër të cilët ishin: Ramiz
Zekaj, Muhamet Jusufi, Sulejman Qerkezi, në qyetin e Kavajës Muhamet Hoxha, në Vlorë Iljas
Sekiraqa e Zeqir Humolli, në Gjirokastër Zejnullahi nga Tetova, në
Shkodër Mujedin Ahmeti, në Pogradec Ajni Sinani e shumë imam të tjerë në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Si ndodhi që ju të shkonit në rrethin e Pukës ?
Kjo ndodhi si pasoj e një vendimi të kryetarit të ndjer
të Komunitetit Musliman Shqiptar , H. Sabri Koҫi i cili më vendosi imam në rrethin
e Pukës në bashkëpunim me organizatën
islamike nga Xhida dhe “IIRO”.
Qyeti i Pukës
edhe pse kishte një klim të egër dhe një ndër rrethet me klim shumë të ftohtë dhe të
gjatë, nuk ishte penges për tu vëndosur dhe zhvilluar
misionin tim fetarë. Por, Puka kishte
edhe disa karakteristika të vyera fisnike dhe atdhetare. Siç njihet në traditen shekullore tek
shqiptarët, malësor mikëpritës , buk dhanës dhe rrespektues që më krijuan një ambient të ngrohtë për të
vazhduar shërbimin tim.
Në fakt ndryshe nga shokët unë vëndasa të shërbej në Pukë Shqipëria.
Ndryshe nga bashkëmoshatarët e mijë , unë isha në kushte jo të lehta, pasi Shqipëria vinte nga një regjim mizor, ku përveç mos pasjes së lirisë edhe varfëria që rënduar shumë , për më tepër në veriun e Shqipëris. “Më duhet të pranoj duam apo nuk duam jeta
ekonomike dhe politike në Shqipëri
ishte në një tranzicion që nuk i shihej fundi, varfëria, papunësia, secili
shqiptar e shqiptare e Shqiprisë
dëshironin dhe pretendonin të largoheshin nga Shqipëria. Ishte një gjendje
shumë shumë më e rëndë se në Kosovë e
të mos flasim për standardet e shteteve evropiane. Rinia Kosovare në shtete
perendimore merrnin vetëm si azil kërkues mbi 1000 mij mark sigurim social
mesatarisht, e pastja edhe banimi. Ne, një grup imamësh nga Kosova e Maqedonia qëndruam dhe vepruam denjësish dhe maksiamlisht në çështjen
e zhvillimit dhe shtrirjes së arsimit dhe besimit islam. Sot Shqipëria ka kuadro teologësh të
profesionalizuar në shumë shtete dhe universitete të botës muslimane. Pothuajse të gjithë
janë produkt i ndihmesës logjistike dhe material të imamëve nga treva Shqiptare
dhe shoqatave islame.”
Ardhja ime në Pukë si imam i dërguar nga KMSH u mirëprit mirë në qytetin e Pukës.
Si e kujtoni Puken
e atyre viteve?
Puka, me sa më kujtohet kishte rreth 25 mijë banorë të besimit musliman dhe katolik, nuk kishte pasur as edhe një metër hapësir për
të praktikuar ritet fetare islame kjo edhe për shkak të mungesës së xhamive, të cilat i shkatërroi sistemi komunist.
Duke parë situatën dhe gjendjen e rëndë dhe nevojën për
të zhvilluar aktivitete fetare, unë sëbashku me besimtarët mysliman dhe
intelektual të Pukës ishim mobilizuar për të kontaktuar me zyrtarët
e institucioneve lokale të qytetit për gjetjen e hapsirës së nevojshme për të zhvilluar aktivitete fetare. Rinia pukjane nga kurreshtja për të filluar dhe shijuar
mësim besimin islam, pritnin fillimin e aktivitetit fetar si zogjt e vegjël për
ushqim. Mungesa e xhamis në qytetin e Pukës, nevojen e një hapsire për të kryer ibadet (lutje) në një vend e bënte edhe më të domosdoshme fillimi
i muajit të Ramazanit të vitit 1993.
Pas konsultimeve dhe kërkesave nga besimtarët musliman,
ishte liruar për aktivitet fetare salla e mbledhjeve në ndërtesën e Këshillit Bashkiak, pastaj shtëpia e pritjes , po ashtu shpesh here jemi fal në oborrin e shtëpis
së pritjes në munges të xhamise. Namazin e Bajramit të parë unë si imam e falem në qiell të hapur, në oborrin e shtëpis së pritjes, ndërsa para meje ishte fal tek në Kodër Hani. Ndërsa namazin e bajramave të tjerë i kemi fal në sallën e pallatit të kulturës Pukë.
Si u prit në atë
kohë fillimi i muajit Ramazan nga pukjanët?
"Fillimin e muajit ramazan të vitit
1993 e ka përshkruar një atmosfer e bukur e besimtarëve Pukjan pa marr parasysh shtrasat apo gjinin. Gëzonte edhe më shumë fakti pasi një numëri i madhë i qytetarëve të dy gjinive që agjëronin ishin veçanarisht të rit pukjanë. Në
namazin e teravive vinini kuadro dhe qytetarë të moshave dhe profesioneve të
ndryshme. Edhe këtu binin në sy më së shumti numri
të rive. Shumë prej
tyre kishin vullnet dhe dëshir shumë të madhe të banin ibadet, por pak ishin ata
individ që dinin të falnin cilin do namaz, duke përjashtuar disa burra të
vjetër, që nuk kishin harruar të falnin namazin. Atmosfer e shkelqyeshme ka qenë
falja e namazit të bajramit në vitin
1993
ku morën pjes një numër i madh qytetrësh pukjanë.
Pas largimit tonë, shërbyesit e Kishës
Katolike ishin vendosur për një koh tek ndërtesa siç
quhej “shtëpia e pritjes së Enver Hoxhës”, ndërsa Evangjelistët ishin vëndosur në shtëpi
private. Udhëheqësi i kishës Katolike ishte nga Amerika, ndersa ai Evangjelist nga Suedia që vepronin në qytetetin e Pukës."
Hoxhë Ademi ka zhvilluar aktivitet fetare dhe si imam në Pukë nga
22 dhjetori i viti 1992
deri në shtator të vitit
1994, për të mbyllur zyrtarisht shërbimin në Pukë në vitin
1995. Gjatë
kësaj prejudhe të aktivitetit fetar të hoxhë Ademit në Pukë, ai ka
realizuar me sukses shumë projekte sociale, mësime islame me fëmijet e qytetit Pukë. Ka arrit të siguroj fonde për iftare dhe ndihma të ndryshme si veshmbatheje për fëmijë, prerjen e
kurbanëve të dhuruara nga shoqatat e ndryshme arabe si;
IIRO,
Islamik Relief dhe ajo turke
IHH.
Përveç mësimit islam ka qenë dhe
aktiviteti i korit të fëmijëve që
realizonin programet me recitime të pjesëve të Kur’anit, ilahi dhe kaside
në gjuhën shqipe, arabe e turke në rastet që shfaqëshin në rastet festiva para xhematit dhe qytetarëve pukjanë.
Siç e donte tradita Hoxhë Ademi së bashku me xhematin filluan me pritjet për përfasuesit e institucioneve shtetëror lokale dhe atyre fetare me
rastin e festave vjetore të besimit islam për dy bajramet, pastaj edhe Kisha
katolike bëri një gjë të tillë.
Veprimtaria në Pukë
Sapo arrita në Pukë fillimisht u akomodova tek familja e Haki Ademit (Selmani) i cili kishte lanë adresen e tij tek Komuniteti
Mysliman i Shqipërisë në Tiranë. Z.Haki si pensionist dhe
qytetar i Pukës ishte angazhuar në zhvillimin e aktivitetit fetar mysliman dhe mbeshtetje për mua.
 |
| Fotografi me një pjese të nxënëve në qyetin e Pukës |
Mirëpritje të veçantë më bëri edhe z.
Zenel Hyseni i cili kishte liruar një dhomë të veçantë
për banim. Anëtarët e Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë si profesor
Xhemal Meçi, rahmetlia
Xhemal Voci,
Sulejman Gania, pastaj vëllau i Hakiut
Bek Ademi po ashtu inetelektualët si:
Fatmir Hoxha e qytetarët si
Ymer Pema,
Halil Hyseni
e shumë e shumë qytetar të tjerë pukjan më respektonin në ndeja , kafe, dreka e darka, iftare e dasma e gëzime të ndryshme.
Pos faljes së namazeve me xhemat, ligjëratave islame, shpërndarjen e literaturës fetare islame, krijimit të grupit të ilahive ishin aktivitet që zhvilloja me të rit të cilët në fillim
ishin afër 80 nxënës të shkollës fillore dhe një grup i vogël nga shkolla e mesme e qytetit. Ndër të tjerë dalloheshin disa nxënes te cilët merrnin pjesë rregullisht në mesime si: Qelo Hyseni (Zoti e pastë mëshiru), Afërdita Hyseni, Ajet Tërbuni, Behar Hyseni, Vlladimiri, Ilir Cina, Bashkim Cina, Eduard Struga, Pranvera etj. Zë karakteristik dhe te bukur kishte Elvisi Rexhepi i cili printe në grupin e ilahive."
Veprimtaria aktuale e imam Adem Ademit
Sot, imam Ademi jeton dhe vepron në kryeqytetin e Kosovës
në Prishtinë. Ka magjistruar në drejtimin e administratës publike
më 12 mars 2012 pranë komisionit arsimor shkencor: Akademik
Prof.dr Esat Stavilecit, dr Islam Krasniqit dhe Dr.Agim Zogaj.
Ka hulumtuar temen për zhvillimet politike dhe ngjarjet
bashkëkohore ku permend: “Jehona e demonstratave
të vititi 1981 në Kosovë sipsa shtypit Serb 1981-1983”. Ka eksploruar mbi 7000 mijë ekzemplar të shtatë gazetave
ditore dhe tri revistave javore serbe të periudhës në fjalë. Temat e hulumtuar,
e të mbrojtur pritet të shohin driten e saj për botim. Sipas imam Adem Ademi këto hulumtime janë të pa eksploruar dhe të pa trajtuar deri më tani në gjuhën shqipe.
Po ashtu imam Adem Ademi merret me profesionin e tij të shenjtë të thirrësit islam, me
humanizëm etj. Është karakteristik se Mr.sc Adem
Ademi deri në vitin 2007, nuk
është marr më parë asnjëher me ndonjë subjekt politik por ai ka qenë i angazhua si
shumë të rinjë Kosovarë në çështjen e lëvizjes kombëtare. Ai sot menagjon
shoqatën “Gjysmëhënën e kuqe të Kosovës”
Në banesën e tij posedon një biblotekë të pasur me një
numër të madh librash nga fusha e islamit dhe shkencat që ka studijuar. Nga
fusha islame ka botimet të ndryshme të Kur’anit, nga fusha e hadithit, fikut,
tefsirit e akaidit e historis islame etj. Në blotekën e tij gjenden një numër i
konsideruar literature nga historia e popollit Shqiptar. Bibloteka e tij është
e pasur, ngase ajo është e përberë nga shumë gjuhë botërore si ajo Arabe, Angleze,
Turke dhe Boshnjake.
Për fat të keq imam Ademi
nuk trashëgon literaturë nga bibloteka e të atit të tij haxhi Fazliut, nga se i janë djegur të gjitha
librat gjatë luftës së fundit së bashku me shtëpinë, me përjashtim të Kur’anit në gjuhën Boshnjake të cilën e kishte fshehur tek një mik i tij në Prishtinë.
Sipas kujtimeve të imam Admit; Kur familja e tij u kthye ne shtëpi pas lufte, e gjeten të djegur shtëpinë dhe të gjiitha të mira e tjerat që kan
poseduar si shumë familje Kosovare. Oborri i shtëpisë ka qenë në gjendje të shkretë. Të vetmen gjë të paprekur, kanë gjet
plehun e kafshëve ku edhe kishte fshehur fotot familjare njëri nga vëllazërit e
Ademit. Sot ai i ruan ato fotografi me shumë kujdes.
Do kishit një mesash drejtuar myslimaneve pukjanë ?
Aktualisht jemi në një kohë, rrethana dhe zhvillime globale të
përgjithshme me sfida dhe sakrifica të shumta. Besimtarët mysliman duhet të jenë
koshient dhe të vetëdijshëm për përgjegjësin dhe obligimet ndaj të madhit Allah. Të mbeshtesin besimin e tyre dhe drejtuesit e Myftinisë së tyre, ku prej disa vitesh po shikoj që Myftiu aktual Gëzim Kopani po bën një punë për tu vlersuar. Ngritja e vlerave fetare dhe shtrirja e
saj në gjirin familjar dhe me gjër në
shoqëri ka vlera të shumta, bereqet dhe padyshim shpërblim tek Krijuesi. Gjithsesi është e vështirë që në disa rreshta apo edhe faqe të
shkruhen të gjitha ngjarjet dhe emrat e individëve dhe familjarëve pukjan apo të qytetarëve të Shqipërisë që i kam njohur, që ti përmend. Kemi qenë bashkë në dreka
,darka, dasma e festa fetare, gjatë periudhës që kam shërbyer si imam, ku gjej rasti t’i
falenderoj një e nga një. Allahu është mbikëqyrës dhe nuk ia humbë ndonjërit gjë. Tek Ai
nuk mungon as një punë e realizuar nga ne, e shpërblimi i Tij është i madh dhe
i pallogaritshëm. Allahu xh.sh thote: “E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon
sa grimca, atë do ta gjejë.dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca,
atë do ta gjejë.” (suretul Zelzele-99,
ajeti 7,8).
Allahu xh.sh na bëftë prej atyre qe ju takon shpërblimi i
Tij!
Përgatiti
Intervistë /bisedë me imam Adem Ademi
(Hoxhë në Pukë nga viti 1992-1995)
Prishtinë, janar 2013
Shënim:
"Ky material publikohet për herë të parë."