Dhunimi i familjes. Ky mekat njerzor dhe jo islam.
(Reagim mbi kroniken e top
channel me teme: “Gruaja padit burrin ne gjykate.”)
Duke
marr shkas nga kronika e dhene ne media ku
nje grua padit kryfamiljarin se: “kryefamiljari
dhunonte ate dhe bijen e saj sistematikisht…
me argumentin se ato duhen te mbulohen me ferexhe.”
Per hir te vertetes une si teolog
mysliman, por edhe si Myfti e kam obligim te reagoj ne lidhje me kete raste.
Feja islame eshte fe e lirise ne veteudheheqjen
ne aspektin e besimit. Ne fene islame
nuk ka asnje ajet (verset) Kur’anor qe te permend obligueshmerin e vendosjes se
“Perces” pasi nuk ekziston nje obligim i till ne islam. Po ashtu askush nuk detyohet
te besoje.
Ato
te cilet e besojne Allahun e Madheruar me zemer ska pse nje tjeter ti detyroje
te mbulohen, te falin namazin a te agjerojne Ramazanin e per me teper vendosjen
e “Perces”pasi e bejne vete ate.
Grate mysliman te cilat kan arrit nje grad
te atill besimi vete mbulohen me “hixhab” dhe nuk mbulohen me “Perce” dhe as me
“Ferexhe”(“Perce” dhe “Ferexhe” keqperdoren nga media, ndoshta ngase nuk kan
informacion mbi “Hixhabin”).
Nese nje person dhunon bashkeshorten ose
femijet e tij edhe nese eshte namazli (qe fal namazet) duhet ta kete te qarte
se po vepron kunder rregullave te fese islame, si argument eshte ajeti i Kur’anit
qe thote: “Ne fe nuk ka dhune.”
(Kur’an, suretul: El Bekare,
ajeti 256, fq 71)
Prinderit ne formen me te bukur te
mundshme, kan obligim te edukojne femijet e tyre ne frymen dhe edukaten islame,
por jo ti detyrojne ato .
Sa i perket rastit konkret nese eshte ashtu
sic thote gruaja, e cila ceshtjen ia
kalon Gjykates eshte veprim qe duhet pershendetur, por edhe Gjykata duhet te
marr informacione se cfare thote feja islame mbi te drejtat bashkeshortore.
Gjithsesi gruaja ne fjale si argument ka ajetin e sures el Bekare ndersa kryefamiljari sic duket
nuk e ka parasysh ajetin e sures el Bekare.
Nese kryefamiljari ne fjale bazohet tek
ajeti 59 i sures El Ahzabe te Kur’anit
qe thote: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave te besimtareve
le te vejne shamite (mbulojne) e veta
mbi trupin e tyre, pse kjo eshte me afer qe ato te njihen (se nuk jane
rrugace) e te mos ofendohen…” duhet te kete parasysh se, ky ajet Kur’anor ka
zbritur ne kohen kur Omeri r.a. (paqja e Allahut qofte mbi te) i thote Profetit
Muhmmed a.s. : “Tek shtepia jote vine
njerez te ndryshem, sikur te urdheroje nenat e besimtareve qe te mbulohen.”
(Buhari).
Me pas Allahu zbriti ajetin 59 te sures el
Ahzab. Pas ketij ajeti Profeti Muhammed
a.s. mbuloi grat e tij dhe me pas dhe te tjeret vepruan
ashtu. Mbulesa ishte ne kete menyre: mbulimi i gjithe trupit pervec fytyres dhe
duarve (nga kycet deri tek maja e gishterinjeve), rrobat te mos jene te
tejdukshme.
Ne mbulesen e grave myslimane ka vend vetem
“hixhabi” dhe jo “Perca” a “ferexheja”.
Edhe nese kryefamiljari ne fjale ka parasysh te krijoj nje familje islame, ate ai
mund ta bej vetem me urtesi dhe qetesi dhe cdo here duke u bazuar tek Kur’ani
dhe duke respektuar vendimet e te tjereve.
Udhezimin e nje personi e ka ne dore vetem
Allahu i Madheruar i cili udhezon anen shpirterore por edhe fizike. Kushdo qe
ushtron dhune ndaj familjes por edhe jasht saj eshte jasht shembullit te fese
islame dhe te profetit Muhammed a.s.
Kushdo qe ushtron dhune, ka bere mekat (gjynah) dhe ky eshte nje gabim
njerzor dhe jo i fese islame.
Ne nje thenje Profeti Muhammed a.s. thote:
“Tregoni meshire per ata qe jane ne toke
qe edhe ato te qiellit te tregojne meshire per ju.” (Ebu Davud, Edeb,35)
Madje hz.Muhammed a.s. ka keshilluar qe
te jemi te meshirshem edhe ndaj kafsheve, por edhe ndaj jofrymorve duke thene: “Kur te shkoni ne lufte, mos luftoni me nje
njeri te pa armatosur, mos prekni grate dhe femijet. Mos prekni te moshuarit
dhe mos djegni peme.”
(Muslimi, Buhari)
Dhuna
ne fene islame eshte dicka e paimagjinueshme. Kushdo qe ben gjynah te till do
te thote qe ska dije islame te mjaftueshme ose e ben me vetedije dhe ne kete
rast ka rregullate te tjera.
Ne ditet e sotme per shume arsye, institucioni i familjes perballet me sfida te
jashtezakonshme te cilat dobesojne fmiljen. Teologet dhe imamet mysliman duhet ti
kushtojne nje vemendje me te madhe jetes familjare me qellimin e forcimit te
saj.
Cdo cift qe eshte i lidhur me kurore
islame dhe jo vetem, jane te obliguar qe te zbatojne disa rregulla dhe se
asnjeri nuk mund te bej gjera ne koke te vet. Cdo familje e krijuar eshte nje
mrekulli per te cilen te gjithe jemi te obliguar ta ruajme, dhe ta edukojme ne formen
me te mire te mudshme por jo me dhune dhe shthurje.
Shenim:
Shenim:
Reagim
public per mediat, ne lidhje me artikulin e top-channel.tv me teme: “Gruaja
padit burrin ne gjykat.“publikuar me dt.30.03.2013. link: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=254298
Pergatiti:
Gezim Kopani
Date: 30.03.2013