Disa njerez ne Shqiperi sot bejne shirk te nje lloji tjeter sic eshte, ndihmen qe i kerkojne disa njerez nga "njerzit e mir", "vorret e mira" e te ngjashme me to.
Adhurimi ne Allahun ka qene unik dhe te gjithe njerzit adhuronin vetem Allahun xh.sh. Por ata qe nuk u binden urdherave te Allahut filluan ti bejne shok Allahut xh.sh duke krijuar percarje mes veti.
Allahu xh.sh thote ne Kur'an:
"Njerezit ishin nje popull (te fese se natyrshme islame) e (kur u percane) Allahu dergoi Pejgamberet pergezues dhe qortues dhe atyre Ai u zbriti edhe librin ne fakte te sakta per te gjykuar ne ate qe u kundershtuan ndermjet veti...." (El-Bekare: 213)
Ne lidhje me kete ajet Iben Abbasi i ka bere kete tesfir ajetit te mesiper ku thote: "Ne mes profetit Adem a.s. dhe profetit Nuh a.s. ka pas kaluar rreth dhjete shekuj. Gjate kesaj kohe njerezit jetonin ne rregullat islame. Me vone ata filluan ti largohen rruges islame duke ju dhene idhujtarise. Mbi kete Allahu dergoi profeti n Nuh a.s. i cili ishte pergezues per ato qe adhuronin Allahun dhe qortues per ato qe benin idhujtari (shikr)."
Me te ardhur profeti Nuh a.s. filloj ti udhezonte njerzit ne adhurimin e Allahut, por njerzit qe kishin krijuar profilin e tyre si udheheqes nepermjet busteve thonin:
"...mos braktisni kurrsesi zotat tuaj, mos braktisni veddane, as suvaane, e as jeguthin, jeuken e nesren." (Nuh: 23)
Ky popull filloi te adhuronin bustet e statujat duke e lidhur jeten ngusht me to, edhe pse i kishin krijuar vete.
Njerezit qe bejne tempuj, buste, ose qe ngrejne varre te mira me fotografi ata jane njerez te vdekur, te humbur. Mbi kete Muhammed a.s. thote:
"Ata njerez te vdekur u ngriten tempuj dhe perkujtimore dhe ne to vendosen imazhe te njerezve te mire.Ata jane krijesat me te keqija te Allahut xh.sh". (Buhari, Muslim)
Kushdo i drejtohet me adhurim tjeter kujt perpos Allahut, te tillet do jene ne humbje te sigurt. Nuk do hyjne ne Xhennet pasi Allahu xh.sh ua ka bere haram ate. E njejte eshte edhe per ato qe hz.Isane a.s. e adhurojne ne vend te Zotit te madheruar.
Allahu xh.sh thote:
"Bene kufr (mohuan te verteten) ata qe thane: "Allahu eshte ai, Mesihu, bir i Merjemes". E vete Mesihu, (Isai) tha: "O beni israil, adhuronie Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai qe i pershkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bere haram) atij xhennetin dhe vendi i tij eshte zjarri. Per mizoret nuk ka ndihmes." (El-Maide: 72)
Qe adhurimet, agjerimet, sadakat e veprat e mira te jene te pranuar tek Allahu xh.sh fillimisht duhet qe zemra e cdo myslimani te jete e paster nga shirku.
Allahu xh.sh thote:
"Eshte e vertet se Allahu nuk fale (mekatin) t'i behet Atij shok, e pos ketij (mekati), te tjerat i fale atij qe deshiron. Ai qe i pershkruan shok Allahut, ai ka humbur dhe bere nje largim te madh (prej se vertetes)." (En-Nisa:116)
Llukmani a.s. e keshillon te birin duke i thene: "O djali im! Mos i pershkruaj Allahut shok, sepse idhujtari eshte padrejtesi me e madhe. (Llukman: 13)
Profeti Muhammed a..s thote:
"A doni t'ju tregoj per mekatin me te madh?Te pranishmit thane: Po!Hz.Muhammed a.s. tha: Ti pershkruash Allahut shok." (Buhari dhe Muslim)
Gjithashtu ne nje hadith tjeter hz.Muhammed a.s. thote: "Largohuni prej shtate gjerash shkaterruese, ku nder to permendi shirkun." ( Buhari dhe Muslimi)
Muhammedi a.s. ua ka bere te qarte familjes dhe ndjekesve te tij qe te mos veprohet me te sic eshte vepruar me hz.Isain a.s. duke thene:
"Mos me ngrini mua ashtu sic vepruan te krishteret me hz.Isane a.s. une jam njeri, pra thoni se jam njeri dhe i derguari i Allahut xh.sh." (Buhari)
Myslimani kudo qe ndodhet ne cfardo rasti i lutet vetem Allahut xh.sh. Kjo eshte ajo qe myslimani duhet ta kete parasysh cdo here. Te mos i lej vend shirkut per asnje kohe ne zemren e tij, pasi kjo do ishte nje humbje e madhe.
Allahu xh.sh thote:
"E kush adhuron me Allahun edhe ndonje zot tjeter, per te cilin nuk ka kurrfare fakti, pergjegjesia e tij eshte para Zotit te vet, e mohuesit nuk do te shpetojne." ( El-Mu'minune: 117)
Jo te pakta jane rastet ku disa njerez ne Shqiperi ne momente pasigurie ose ne raste fatkeqsishe fillojne te kerkojne ndihme nga vorret e mira, njerezit e mir ose vendet e mira duke harruar Allahun xh.sh i cili eshte krijuesi i cdo gjeje.
Muhammedi a.s. thote:
"Kerkoni sherim Allahut xh.sh sepse Ai qe ka krijuar semundjen a krijuar edhe sherimin." (Buhari, Ahmedi)
Bazuar ne kete njeriut i eshte dhene siguri njerezve duke ua thene se: cdo semundje, apo cdo nevoje Allahu xh.sh eshte Ai qe i ka krijuar dhe vetem ai mund ti sherojne dhe ti ndihmoje njerzit qe kan halle dhe nevoje te tilla, por kjo ndihme nuk vjen nese nuk i largohemi shirkut pasi shirku eshte penges per tju afruar Allahu xh.sh.
Nga Enesi dhe Iben Mesudi tregohet se Muhammedi a.s. thote: "Allahu xh.sh nuk ka zbritur asnje semundje para se t'i zbriste edhe sherimin, ilaci e saj. "
Per te mbyllur kete hytbe le te bejme te qarte se: "Kushdo qe largohet nga shirku, veprat e ndaluara Allahu xh.sh do i dhurojne rahmetin e Tij. Njeriu qe largohet nga shirku dhe veprat e ndaluara Allahu xh.sh do e mbeshtes ate duke ia ndricuar zemren e tij, rrugen dhe familjen e tij. Allahu xh.sh e ka bere te qarte kete ne Kur'an ku thote:
"Po nese i pyet ata se kush i krijoi qiejt e token, sigurisht ata do te thone: "Allahu!" Ti thuaju: "Me tregoni pra, per ata qe i adhuroni, pos Allahut, nese Allahu me godet mua me ndonje te keqe, a munden ta largojne ata ate te keqe, ose, nese Allahu deshiron ndonje te mire ndaj meje, a munden ta pengojne ata te mire e Tij? Thuaju: "Mua me mjafton Allahu. Vetem Atij i mbeshteten te mbeshteturit." (Ez-Zumer: 38)
Pergatiti
Gezim Kopani