Friday, September 4, 2026

Jane të shpëtuar ata që kanë shpirtë të pastër

Nder gjerat me me vlere, me me ndikim tek njeriu eshte shpirti. Myslimani duhet ti kushtoj vemendje te veçant shpirtit duke e mbajtuar ate te paster dhe fisnik ne bindjen ndaj Krijuesit te Gjithesise. Nje shpirt i nenshtuar Krijuesit te Gjithesises Allahut xh.sh. eshte shpirt i paster dhe fisnik duke filluar me veten e tij, familje, te afermit, farefis , me koleget dhe mbare shoqerin. 

Shpirti ndotet dhe behet i lig, kur nuk i bindet Krijuesit dhe shkon pas veseve te liga. Mos bindja ndaj Allahut dhe te shkuarit pas veseve negative, dhe rruges se djallit e prish shpirtin, veten, familjen dhe keshtu me radh.
Allahu xh.sh. thote: "Ka shpetuar ai qe e pastroi veten, shpirtin. Dhe ka deshtuar ai qe e ndoti dhe e poshteroi veten, shpirtin e tij." (Esh Shems, 9-10)
Ndersa nga Ebu Hurejres r.anhu transmetohet se Profeti Muhammed a.s. i eshte drejtuar sabaheve duke thene: "Kush do i marr keto fjale qe do u them dhe do veprojme me to? Ebu Hurejra tha: I thash; Une o i Derguari i Allahut! Profeti a.s. me kapi doren dhe me tha pese gjera:
1. Ruaju nga gjynahet, sepse vetem keshtu do jesh nga njerezit e devotshem ne ibadet (adhurim ndaj Allahut)
2. Ji i kenaqur me ate qe te ka caktuar Allahu, dhe do jesh me i pasuri i njerezve
3. Tregohu i sjellshem dhe bamires me komshiun tend, e do jesh besimtar
4. Deshiro per njerezit ate qe deshiron per veten tende, e do jesh musliman
5. Mos e shto te qeshuren sepse e qeshura e tepert e vdes zemren."
(Tirmbidhi, Ahmedi)

Pergatiti
Gezim KOPANI