September 30, 2017

Ndodhia e nje besimtari me kopshtin e tij


Ebu Hurejra r.a. tregon se Profeti Muhammed a.s ka thene: "Nje here, nje njeri po qendronte ne nje toke te shkrete ku shfaqet nje re nga e cila degjon nje ze te thote: Lesho shi ne kopshtin e filanit. Reja filloi te levizte dhe leshoi shiun ne nje vend. Uji u mblodh tek nje vijë. Njeriu qe e shikoi kete filloi te ndjek vijen e ujit e cila e dergoi tek nje njeri i cili ne kopshtin e tij po shperndante ujin dhe i thote: 
-O rob i Allahut, si te quajne?
-Ai i thote; Une jam filani. (dhe ishte pekerisht emri qe kishte degjuar tek rete).
Kopshtari i thote; -Pse me pyete?
Ai i tha: Degjova nje ze ne re qe te solli kete uje, ze i cili thoshte; Lesho shiun ne kopshtin e filanit ishte emri juaj. Perball kesaj une vendosa ta ndjek kete dhe te mesoj çfare te veçante ka ky njeri te cilit i permendet emri. Si e ke arritur kete miresi? Kopshtari i pergjigjet;
-Une marr prodhimin e ketij kopshti dhe
nje te treten e prodhimit e jap sadak per hir te Allahut,
-nje te treten e perdor per te ushqyer familjen (femijet) dhe
-nje te treten e kthej perseri ne toke (ruaj faren)." Muslimi, Zuhdi, kapitulli; "Sadakaja per nevojtaret " )

Forca e besimit qe te ben te jesh mirenjohes ndaj Zotit , qe jep sadaka per hir te tij, dhe qe me bereqetin qe Zoti ia ka dhene ushqen familjen,  e ka te garatuar bereqetin dhe miresin e Zotit.

Ne lidhje me kete ndodhi, kemi nje thenje te profetit Muhammed a.s. qe thote: "Çdo mysliman qe mbjell dicka (e thote Bismilah),cdo gje qe hahet prej frutave te saj do ti shkruhet sadaka,cfar te mirret prej saj (nese dikush merr frutat pa leje) i shkruhet sadaka,cdo shpen qe han e kafsh qe han ne to do ti shkruhet sadaka..."(Muslimi)


Pergatiti
Gezim KOPANI
Mesoni ndodhi dhe ngjarje te tjera duke klikuar: Ndodhi dhe Tregime

September 29, 2017

Vlera e ditës së Ashurës


Fjala Ashure vjen prej fjales arabe "ashr" me te cilen kuptohet koha kur dite bie kjo dite, pra dita e dhjete e muajit Muharrem.

Dita e Ashures apo dita e dhjete e muajit Muharrem eshte e njohur per shkak te shume ngjarjeve qe ka ndodhur ne kete dite. Pas tufanit te madh ne kohe e profetit Nuh a.s., Allahu xh.sh. beri qe ne diten e dhjete te muajit Muharrem , te ankuroj anijen e profetit Nuh a,.s ne malin Xhudij.
Per kete Allahu xh.sh. thote: "Oj toke, perbije ujin tend, o qiell nderpreje shiun. Uji u terhoq dhe urdheri u zbatua dhe anija e Nuhut a.s. u ndal ne kodren Xhudij.." (Hud; 44)  Kur anija ndal ne kodrej Xhudij Allahu xh.sh. i thote profetit Nuh a.s.; "O Nuh! Zbarko ne toke dhe qosh i shpetuar nga ana Jone , me begati per ty dhe per ato qe jane me ty, e nje populli tjeter do ti mundesojme perjetime, dhe pastaj me vone do t'i godas denimi i dhembshem nga ana Jon." (Hud; 48)

Ne kete dite edhe profeti Musa a.s. me besimtaret Allahu xh.sh. i shpetoi prej Faraonit dhe per kete si falenderim profeti Musa a.s agjeroj diten e dhjete te muajit Muharrem pra diten e Ashures.  Per kete trasmetohet nga Abdullah ibn Abasi se kur Profeti Muhammed a.s. shkoj ne Mendine vuri re qe hebrenjt agjeronin nje dite. Profeti Muhammed a.s. i pyeti per arsyen e agjerimit?
Ata i thane: "Kjo eshte dite e madhe. Ne kete dite Allahu shpetoj profetin Musa dhe popullin e tij nga dhuna e Faraonit. Si falenderim ndaj Allahut , profeti Musa ka agjeruar. Prandaj edhe ne agjerojme." Pas kesaj pergjigjeje Muhammedi a.s. tha: "Ne e nderojme me shume se ju profetin Musa a.s. dhe keshtu Muhammedi a.s. agjeroj kete dite dhe keshilloj agjerimin e saj."  (Buhari & Muslimi) 
                                                                                 
Ne nje hadith tjeter kemi se Kutade transmeton se e kan pyetur Profetin Muhammed a.s. per diten e Ashures dhe Muhammedi a.s. ka thene:"Agjerimi i dites se ashures fshin gjunahet e vitit te kaluar." (Muslimi, sijam 196)

Po ashtu kemi hadithin ku Muhammedi a.s. ka thene: "Kjo (ashurja) eshte nje dite e madhe. Ne kete dite Allahu xh.sh shpetoi Musain a.s. nga Faraoni (ku dallget e ditet gllaberuar ate dhe ushtrin e tij). Per kete ndihme ne shenje falenderimi Musai a,s e ka agjeruar kete dite."(Muslimi)

Ne nje hadith tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Pa dyshim dita e ashures eshte nje dite nga ditet e Allahut xh.sh. Kush te doje te agjeron dhe kush te doje jo. "(Buhari, saum 57)

Ne vitin e fundit te jetes se tij profeti Muhammed a.s. ka thene:"Nese do jem gjalle vitin qe vjen , do agjeroj diten e nente dhe te dhejte te Ashures." (Muslimi & Ebu Daudi)

Per madheshtin e dites se Ashures Profeti Muhammed a.s. ka thene: Tran. Xhabiri se Profeti Muhammed a.s. ka thene; "Kush eshte bujar me veten dhe familjen e tij diten e ashures, Allahu do te jete bujar me te per gjithe vitin."  (Bejhakiu)

Çfare ka ndodhur ne kete dite?

Ne kete dite Allahu xh.sh ka pranuar pendesen e profetit Adem a.s.
Ne malin Xhudi eshte ankoruar anija e profetit Nuh a.s.
Ne kete dite eshte sheruar nga semudja e gjate profeti Ejub  a.s.
Ne kete dite ka shpetuar nga barku i balenes profeti Junus a.s.
Ne kete dite eshte ngritur ne qiell profeti Isa a.s.etj

Ilustrim, Hapja e detit per te kaluar Profeti Musa a.s. dhe besimtaret e Allahut

Ngjarja e Profetit Musa a.s. me Faraonin a.s. 
(Shkurtimisht pasi e zgjeruar eshte e pershkruar tek jeta e profetit Musa a.s.)

Faraoni kishe marr vendim per ta mbytur Musain a.s. dhe ndjekesit e tij. Musai a.s. u informua per kete dhe bashke me ndjekesit e tij vendosen te largohen. Mirepo ushtria e faraonit i pikasi dhe sebashku me faraonin filluan te ndjek. Gjate ikjes rruga nxorri Profetin Musa a.s dhe ndjekesit e tij ne dete ndersa ne anen tjeter faraoni me ushtrin e tij po afrohej. Situata u veshtrisua, por Allahu xh.sh e ndihmon Profetin Muasa a.s. duke i treguar rruge daljen: 
"Bjeri detit me shkop!" Musai a.s. i ra detit. Sipas trasmetimeve thuhet se profeti Musa a.s. duke i ra detit ka thene: "Ndahu me lejen e Zotit tend!" dhe ne keto çast deti eshte ndar ne 12 rruge e kjo per cdo grup (apo fis) beri nga nje rruge nepermjet te cileve kaluan detin dhe dolen ne anen tjeter. Faraoni edhe pse u habit me kete mrekulli perseri vijoj ne qendrimin e tij, hyri ne det, por Allahu e mbylli ate.
(Lexo suren Duhan 17-33)

Pse ngeli embelsira e Ashures?

Pas ankorimit qe Allahu xh.sh e lejoi anijen e Nuhut a.s. te bente ne malin Xhud, Nuhi a.s. zbriti toke dhe me pas filloi te mbjellte gjerat qe kishin ngelur, thuhet se ai mbolli : grure, qiqrra, fasule etj. Me keto ato gatuan nje ushqim te cilen sot ne e quajme ashure.


Pergatiti
Gezim Kopani


Dt;29.09.2017


V/O: Fotografit jane thjesht vetem per efekt ilustrues 


Fotografi te xhamise se qytetit Puke

Fotografi te xhamise se qytetit Puke te bera me date 29 shtator 2017




September 28, 2017

Popullsia myslimane ne fshatin Flet , viti 2015


Prej vitit 2013 me iniciativen time personale kam filluar te regjistroj popullsin myslimane ne rrethin e Pukes. Fillimish ka filluar nga fshatrat ne te cilet banojne mysliman.

Popullsia myslimane ne fshatin Flet Puke. Regjistrim i bere me date 25.06.2015 nga Gezim Kopani

Nr
Emer
Mbiemer
Frym
1
Ali
Haxhia
5
2
Myrteza
Alia
5
3
Halit
Zeqa
6
4
Dritan
Hyseni
8
5
Ajet
Zeqa
4
6
Vebi
Hyseni
6
7
Xhemal
Hyseni
2
8
Qazim
Baftija
4
9
Basri
Sadiku
5
10
Qamil
Rexha
2
11
Shefqet
Zeqa
4
12
Muharrem
Halili
5
13
Agron
Syla
9
14
Beslim
Rexhepi
6
15
Istref
Mustafa
5
16
Sali
Bajrami
6
17
Riza
Huli
8
18
Bujar
Tahiri
2
19
Ismail
Arifi
7
20
Agim
Xhauri
5
21
Riza
Zeqa
4

            Totali
108 fryme

V/O: Tabelen e mesiperme e kam arkivuar ne Myftinine e Pukes me nr.prot; 97, date; 26.06.2015

(Pamje nga fshati Flet Puke)

Pergatiti
Gezim Kopani 

September 21, 2017

Te luftojme fenomenin e vetvrasjes

Nga: Gezim Kopani

                                 Vetvrasja

Nga aspekti islam vetvrasja eshte nje akt i papranueshem. Jo pak raste zona e Pukes eshte perballuar me kete akt. Cili do qe te jete shkaku, islami i ben thirrje njerezve qe te qendrojne larg vetvrasjes.
Jeta eshte mrekullia e Zotit qe na ka dhene ne, dhe ne e kemi amanet jeten. Islami çdo here ben thirrje ne durim e ne vepra te mira.
Te gjitha ndalesat qe jane te permendura ne Kur'an jane per nje jete te mir dhe kursesi trazirat, merzitjet etj nuk duhet te jene shkak ne kryerjen e nje akti si vetvrasja te cilen Zoti xh.sh nuk e do.
Vetvrasja nuk i zgjidh hallet perkundrazi ajo njollos emrin tend si dhe te pasardhesve.
Jeta eshte e shenjte. Allahu xh.sh thote:

"...dhe mos e mbysni veten tuaj." (En Nisa ; 29)

Te gjithe sebashku duhet ta luftojme kete fonomen i cili merr terren kur njeriut i humbet shpresa ose perballet me probleme te cialave per moementin mendon qe jane te pazgjidhshme.
Duke e denuar te gjithe kete fenomen ndoshta behemi shkaktar qe te ndalojme ndonje ne mos kryerjen e tij.

Profeti Muhammed a.s. thote:

Qendroni larg (mos i beni) shtat vepra (gjynahe) nder to ai permendi "vetvrasjen." (Buhariu)

Te nderuar bashke qytetar e besimtar !

Kudo qe t'Ju jepet mundesia keshilloni njeri-tjetrin per pune te mira. Largoni sa te keni mundesi njeri-tjeterin nga veset e liga, nga aktet vrastare, nga dashakeqesia, nga smira etj. Kushdo qe keshillon per mir ia lehteson hallin ndonjerit duke marr sevape dhe nese te gjithe do vepronim keshtu do kemi shoqeri dhe ambjent me te lumtur, me me shpres dhe me te shendoshte.


21 shtator 2017

September 20, 2017

Osman Ismail Laçi Puke 1941

Osman Ismail Laçi , Puke. Viti 1941 

Osmani eshte djali i Ismail Laçit Puke i cili ka qene kryetar Kuvendi (mexhlisi) ne Kajmekamin e Pukes. Osmani ka vella Kapllan Laçin.

Kjo fotografi eshte bere ne vitin 1941 kur Osmani ishte pergjegjes i punimeve njekohesisht edhe i punetoreve ne rrugen  prej Gurit te Zi deri ne Kukes qe ne ate kohe hapej nga italianet. Ne ate kohe u ndertuan dy apo tre kantiere punimesh. Nje diku ne Gomsiqe dhe nje ne Rrape. Ne fotografi eshte Osman Ismail Laçi sebashku me nje inxhinier italian i quajtur Giuseppe Ambrosetti i cili ne foto nga pas shkruan: "Bashke do kujtosh dashurin dhe ngrohtesin ton." Ndersa femija ne mes eshte Niman Rrapushi  Mehaj. Rrapushi eshte i Halimit e Halimi i Sadikut dhe Sadiku i Qazim Mehaj.
Fotografia eshte vene ne dispozicion nga djali i Sherif Laçit , Afrim Laçi, ndersa Sherifi kishte babe Osman Ismail Laçin.


Shenim: Kjo fotografi publikohet per here te pare ne internet

Pergatiti:
Gezim Kopani


Shkodra ne vitin 1912-1913


September 15, 2017

Ismail Osman Laçi Puke - Kryetar i Kuvendit te Kajmekamit te Pukes

Ne fotografi eshte Ismail Osman Laçi i cili ka ne dore nje llulle.Ismail u be Kryetar i Kuvendit te Kajmekamit te Pukes (e dhene kjo nga dokumentat osmane: "Iskodra Vilayet Salnamesi H.1315" pra viti 1897-1898) pas vdekjes se babait te tij Osman Imer Laçi. Ndersa babai i Osmanit Imer Ismail Laçi u shperngulur ne Kosove, Ndersa babai i Imerit Ismail Isuf Laçi sipas pasardhesve te tij ka qene Kajmekam per 12 vite ne Kaçanik te Kosoves. Ndersa Isuf  Laçi eshte prej Preçajve te Fisit te Kabashit Puke.

Po ashtu ne foto eshte bashkeshortja e Ismailit Mejhane Laçi  si dhe: Abdullah Zyber Laçi dhe dy femijet (nipat) Sherif Osman Laçi dhe Xheladin Osman Laçi. Kjo fotografi eshte bere tek Kulla e vjeter teksa Ismaili po kthehej nga mali i Terbunit me bagetit e tij.

( Kjo eshte nje fotografi e bere ne vitin 1943 nga nje aparat me vet shkrepje )

Shenim: Kjo fotografi publikohet per here te pare ne internet.

Pergatiti
Gezim Kopani

September 14, 2017

Pema Gjenealogjike Kopani Kabash Puke

Kjo eshte pema Gjenealogjike e familjes Kopani te fshatit Kabash Puke te dalur me pas ne fshatin Meçe




September 11, 2017

Hani i Rrapes - Puke 1927



Hani i Rrapes - Puke fotografi e vitit 1927. Hani u hap nga Ismail Ibrahimi pasi aty kalonte rruga nga Shkodra per ne Kosove . Kjo rruge ka qen njohur si rruga e karvaneve si dhe me emrin rruga e Gjakoves.

Pergatiti
Gezim Kopani

Ne fshatin Meçe

Gusht 2017