Junusi a.s.(1) ne Kur'an njihet si profeti i Balenes (2) Ai u derguar si Pejgamber tek banoret e Nejneves (3) te cilet kishin lene rrugen e besimit ne Allahun xh.sh. Per disa vite Junusi a.s. i ftoj ata qe te besojne Allahun xh.sh. por kjo gje nuk ndodhi. Per kete shkak Junusi a.s. u merzit shume saqe u largua prej tyre duke i paralajmeruar se do ti godas denimi i Allahut xh.sh. (Per shkak te karakteristikes se gjarjeves mes Junusit dhe popullit te tij, Allahu ka vendosur ne Kur'an nje sure me emrin e profetit Junus a.s.)
Allahu xh.sh thote: "(Perkujto) Edhe ate te peshkut (Junusin) kur doli i hidheruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do ti vije me puna ngushte, po ne erresiraai tha se" Nuk ka Zot pos Teje, Ti je i paster, nuk ke te meta. Une i bera padrejt vetes." (El Enbija 87)
Pasi profeti Junus a.s. u larguar i hidheruar nga populli i tij, tregohet se filluan te shfaqet nje re e madhe dhe e zeze e shoqeruar me shkreptina te medhe e cila ju afrohej qytetit. Keshtu banoreve ju kujtua fjala e profetit Junues a.s. i cili u kishte bere me dije per denimin e Allahut xh.sh. Keshtu te paret e vendi u mblodhen , dhe vendosen qe te mbledhin te gjithe banoret ku u thane: Keto jane shenjat e denimit qe na tha Junusi, prandaj nuk ka shpetim tjeter per ne vecse te pendohemi e te pranojme keshillen dhe rrugen e Junuesit a.s., keshtu te gjithe pranuan rrugen e profetit Junues a.s.
Tregohet se "Kur i braktisi Junusi, populli filloj te bindet se me te vertet do ti godas denimi."(4) Tregohet se ata u bene askete duke treguar pendes aq sa ne lutje qanin per gjynahet"(5) Filluan te ngjiten ne kodra duke shprehur pendesen e tyre. Nderkohe qe shprehnin pendesen reja e zeze vazhdonte teqendronte siper tyre, dhe kjo per tre dite, derisa sa Allahu xh.ua pranoj lutjen.
Allahu xh.sh thote: "...Ne larguam prej tyre denimin shemtues ne jeten e kesaj bote dhe i lejuam te jetojne deri ne je afat te caktuar." (Junus, 98)
E gjithe kjo kishte ndodhur ne nje kohe qe profeti Junus a.s. ishte i zemeruar , perse nuk erdh ndeshkimi per kete popull i cili adhuronte nje statuj te bere nga ato e cila quhej Bal. Keshte ne kete gjendje Junusi a.s. i zemeruar u largua nga populli i tij, duke vepruar keshtu ne koken e tij. Por Allahu xh.sh beri qe atij ti ndodh ndodhia e detit me balenen qe ai ta kuptojne veprimin e tij te nxituar.
Allahu xh,sh. thote: "Perkujto Junusin kur doli i hidheruar prej popullit dhe mendoi se nuk do ti vije me puna ngusht..." (El Enbija, 87)
Junusi a.s. ne det
Ashtu i zemruar profeti Junus a.s. arrit ne bregun e detit. Aty ku niseshin anijet per ne udhetim. Ai ngjithet ne anijen e mbushur plot me njerez. Allahu xh.sh thote:"Kur iku te anija qe ishte e mbushur plot (udhetar)." (Es Safat; 140)
Gjate udhetimit ne det fillon nje stuhi e madhe e cila prishi qetesin e anijes kjo edhe per shkak te mbi ngarkeses. Anija filloj te luhatet ne valet e detit duke rrezikuar keshtu mbytjen. Njerezit te shqetesuar filluan te mendonje per zgjidhjen e situates. Disa thone se u keshilluan dhe vendosen qe te hedhin short, dhe kujt i bie shorti ai duhet te hidhet ne det , me qellim qe te lehtesohet anija.
Sipas nje trasmetimi tjeter kemi se: Te friksuar njerezit fillimish filluan te lehtesojne anijet nga ngarkesat qe kishin marr me vete, duke i hedhur ne dete. Dikush propozoj qe te hidhen ne dete edhe disa udhetar , kjo derisa te lehtesohet ngarkesa e anijes.
Kur hodhen shortin , te parit i ra Junusit a.s., por nuk lejuan pasi ishte i ri dhe hodhen short per here te dyte , i cili perseri i ra Junues , edhe ne heren e tret po ashtu. Kete here Junusi a.s. vendosi qe te hidhet ne det.
Allahu xh.sh thote: "E ai mori pjese ne short, po humbi (i ra shorti atij). (Es Safat, 141)
Tregohet se kur Junusi a.s. eshte hedh ne det, stuhia ka pushuar duke u qetesuar keshtu edhe deti. Mirepo sapo Junusi a.s. ra ne dete ate e gelltit balena.
Allahu xh.sh thote: "Dhe ate e geltiti peshku (balena)..." (Es Safat, 142)
Allahu xh.sh. e urdheroi balenen qe te mos e demtoj, te mos i thyej eshtrat, as mishin e Junusit a.s.. Tregohet se, pasi balena e gelltiti Junusin a.s. e ka shetitur ate ne te gjitha ujrat e detit. (6) Disa thone se Junusi a.s. mendoj se kishte vdekur, por kur vuri re se leviz, kuptoj se ishte ende gjall. Ne kete cast ai i beri sexhde Allahut xh.sh., duke qortuar veten per veprimin e tij. Disa thone se Junusi a.s. ka qendruar ne barkun e balenes per tre dite, disa te tjere thone edhe me shume.
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur Allahu xh.sh vendosi ta vendos Junusin a.s. ne barkun e balenes, i thote asaj: Gelltite Junusin por mos ia ha mishin, e as mos ia thyej eshtrat. Kur e dergoi balena Junusin ne fund te detit, Junusi a.s. degjoi disa fjale, dhe pyeti: Cfare eshte kjo? Atehere Allahu xh.sh., ndersa Junusi a.s. ende ishte ne barkun e balenes , iu shpall: "Keshtu po me madheronje kafshet e detit" Pastaj edhe Junusi a.s. ne barkun e balenes filloi ta lus, e te falenderoj Allahun xh.sh. Kur meleket degjuan madherimin e Junusit a.s. thane: "Prej cila brendesi e tokes po degjojme nje ze te dobet?Allahu xh.sh tha: "Ky eshte robi im, Junusi. Ka gabuar ndaj Meje, prandaj e kam mbyllur ne barkun e nje balene ne det." Meleken pyeten: A eshte ai robi i mir, prej te cilit per cdo dite dhe per cdo nate shenoheshin veprat e mira? Allahu xh.sh tha: Po! Atehere atau luten per te, e Allahu xh.sh i urdheroi balenes qe ta nxjerr ne breg te detit."(7)
Nder lutjet qe Junusi a.s. ka thene eshte: "Zoti im! Po te bej sexhde, lutje ne nje vend ku asnje me pare nuk te ka bere." dhe pas kesaj Junusi ka thene: "...Po ne erresira ai tha: "Nuk ka Zot pos Teje, Ti je i paster, nuk ke te meta.Une i bera padrejt vetes!"(El Enbija, 87) (8)
Sipas nje trasmetimi tjeter kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur Junusit a.s. filloj te madheroj Allahu xh.sh. (duke shprehur pendim per veprim e tij te nxituar), ka bere kete lutje:
"O Zot! Nuk ka Zot tjeter perveç Teje! Qofsh i lavderuar, Une, me te vertet kam bere gjynah ndaj vetes!" Kjo lutje kaloj detin, qiellin, dhe arriti deri ne Arsh. Meleket thane: "O Zot, prej nga po degjohet ky ze i njohur e mbytur? Allahu xh.sh thote: A nuk e njihni? Meleket thane: Jo o Zoti yne! Kush mund te jete ky?Allahu xh.sh tha: Ky eshte robi im Junusi. Meleket thane: Ky qenka robi yt Junusi prej te cilit vazhdimish ngrihen vepra te mira te cilat pranohen, dhe dua te cilat plotesohen. Me pas Meleket thane: O Zoti yne! A nuk do ta meshirosh per ate qe ka bere ne mireqenie dhe ta shpetosh nga kjo veshtirsi? Allahu xh.sh thote: Po do tia pranoj lutjen dhe do ta meshiroj! Dhe Allahu xh.sh urdheroi balenen qe ta nxjerr Junusin ne nje vend te shkrete."(9)
Allahu xh.sh. thote: "Ne iu pergjigjem atij (Junusit)e shpetuam nga tmerri. Keshtu i shpetojme Ne besimtaret." (El Enbija, 88)
Sipas haditheve shpjegohet se: "Duaja e Profetit Junus eshte nje nder duat me te vecanta, me te fuqishmet. Pasi ai ka permendin emrin e Allahut xh.sh ne ate menyr, apo emrin e Larte te Allahut xh.sh, dhe se kur te permendet ai emer lutja pranohet." Per kete eshte transmetuar se Iben Ebi Vekasi ka thene: "E kam degjuar Profetin Muhammed a.s. duke thene: Emri i Allahut,me te cilin kur te thirret, pergjigjet, dhe me te cilin kur te kerkohet , jepet, eshte emri te cilin Junusi e ka permendur ne duan e tij." Dikush e pyeti: O i Derguari i Allahut, A vlen kjo dua edhe per ne apo eshte vec per Junusin? Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Vecanarisht per Junusin si dhe per myslimanet e tjere te cilet bej dua me ate emer.Pastaj profeti Muhammed a.s. ka thene: "A nuk e ke degjuar fjalet e Allahut xh.sh. qe thote: "Nuk ka Zot tjeter pos Teje. Ti je i paster, nuk ke te meta. Une i bera padrejtesi vetes!Ne iu pergjigjem atij, e shpetuam nga tmerri. Keshtu i shpetojme Ne besimtaret."(10) Ky eshte obligim i Allahut ndaj atij qe i drejtohet me kete dua (lutje)."(11)
Pasi Junusi a.s. beri duan, Allahu xh.sh i dha urdher balenes qe ta nxjerr Junusin ne nje vend te shkrete. Kur ndodhi kjo Junusi ishte i semur. Por Allahu vendosi qe ne nje vend te shkrete te mbi nje bime qe ti bej hije , e ajo bim ishte kungulli. (Es Safat, 145-146)
Tregohet se Junusi a.s. nuk mund te levizte, ashtu insektet filluan ti afroheshin, por Allahu dergoj kungullin i cili edhe i beri hije edhe i largoj insektet. Po ashtu tregohet se Allahu xh.sh i dergoj nje kafshe (drere) prej te cileve piu qumesht. Pasi kaloj nje kohe dhe Junusi e mori veten, Allahu xh.sh. e dergoj Junusin a.s. tek nje popull prej njeqindmije e me shume banor. Ai popull e besoj, dhe ata jetuan per nje kohe te caktuar. (Es Safat, 1447-148)
Pergatiti
Gezim KOPANI
___________
1. Tek besimet e tjera Junusi a.s. njihet me emrin Jonah
2. Dhunun do te thote balen
3. Diku afer Mosulit. Thuhet se ky populli kishte ndertuar statuja te cilat i besonin.
4. Ibn Mesudi
5. Pendesa ishte aq e madhe saqe thuhet se edhe kafshet filluan te shqetesohen.
6. Disa thone se, edhe kete balen e ka gelltit edhe nje balen tjeter.
7. Hadith i marr nga Ibni Xheriri e ky nga El Bezari qe Muhammed b. Ishaku e te tjere se kan degjuar prej Abdullah b.Rafiu e ku prej Umi Selemes i cili ka thene se kam degjuar prej Ebu Hurejres se Muhammedi a.s. ka thene, hadithin e siper cituar.
8. Allahu e kete ajet Kur'ano permend "erresira" , ne shumes, dhe dijetaret kan shpjeguar se keto erresira jane: erresira e nates, erresira e detit dhe erresia e balenes.
9. Nga Ebu Abdullah Ahmed b Abdurrhamani , Vehbi prej xhaxhait te tij Ebu Sahri se Jezid Erikash ka thene se e ka degju nga Enes b Maliku etj, Ibni Xheriri.
10. Ne Kur'an lutja ne Arabisht eshte: "La ilahe il-la Ente, subhaneke inni kuntu minedh dhalimin."qe do te thote: "Nuk ka te adhuruar me te drejte perveç Teje o Allah! Qofsh i lavderuar! Me te vertete une kam gabuar!" (El Enbija, 87). Kjo eshte lutja qe njihet si lutja kur ndodhesh ne veshtirsi apo largimin e fatkeqsive dhe jo vetem. E them kete pasi tregohet se Junusi a.s. teksa ndodhej ne barkun e balenes u semur, ka qe thone dhimbje barku, e ne kete rast ka kerkuar ndihmen e Allahut xh.sh. Tregohet se eshte thene edhe lutja SubhanaAllah! Te Nesaiu dhe Tirmidhi kemi hadithin ku "Profeti Muhammed a.s. ka qene duke treguar per lutjen e Junusit, mirepo erdhe nje bediun dhe e vonoi profetin a.s. i cili ngrit ne kemb dhe u nis. Njeri e ndoqi , e pyet profetit Muhammed a.s. A je Ebu Is-Haku? Po i thote, dhe i cili i ka thene: Ishte duke na treguar per lutjen dhe e nderpreve per shkak te bediunit, atehere profeti Muhammed a.s. i ka thene: "Po, kjo eshte duaja e Dhununit (Junusit), derisa ishte ne barkun e balenes tha: "Nuk ka Zot tjeter pervec Teje, i lavderuar je Ti! Une me te vertet kam bere gjynah ndaj vetes." Kurre myslimani nuk eshte lutur me kete dua, e te mos jete e pranuar ajo." (Trans, Ahmedi, Tirmidhi)
Po ashtu kemi edhe nje hadith nga Ibn Ebi Hatimi qe Ebu Seid el Eshexhi i ka treguar Ebu Hali elAhmri e ky nga Kethir Zejdi e ky nga El Mutalib b Huntubi se Ebu Halidi ka thene se ka treguar Mesabi nga Ibni Sadi se Profeti Muhammed a.s. ka thene:: "Kush lutet me lutjen (duan) e Junusit, ajo do ti pranohet."
11. Ibn Xheriri thote se i ka treguar Imran el Kulai se i ka treguar Jahja b Saliu, e ketij Ebu Jahja Abdurrhamani se ka degjuar Biser Mensuri e ky nga Ali Zejdi e ky nga Seid El Musejebi se ka degjuar Sad b Malikun se Iben Ebi Vekasi ka degjuar profetin Muhammed a.s. te thote hadithin e siper cituar.