Skip to main content

About

Gëzim Kopani


Gëzim Kopani ka lindur ne Pukë më 01.09.1983 . Arsimin fillor e mori në fshatin Meçe ndërsa 8-vjeçaren në qytetin e Pukës për të përfunduar shkollen e mesme në Medresen e Tiranës dhe më pas studimet në Stamboll. Pas kthimit në Shqipëri ka ndjekur disa studime dhe trajnime sidomos në fushen e informatikës dhe të mësuesisë.
Në shtator të vitit 2004 emërohet imam në xhamin e qytetit të Pukës për të ardhur në muajin janar të vitit 2005 ku Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e emëron Gëzim Kopanin Myfti të rrethit Pukë.
Krahas detyrës së imamit dhe Myftiut Gëzim Kopani nga vitit 2005 dhe në vijim dha mësime islame në mejtepet: Pukë , Fushë Arrëz , Qerret dhe Rrape. Ndërsa në vitin 2008 ai emërohet nga Zyra Arsimore e rrethit Pukë mësues në lëndën e informatikës (TIK). Nga viti 2008 - 2013 dha mesim në shkollat: Shkolla 9 - vjeçare " Migjeni " Pukë , Shkolla e mesme e bashkuar Ndue Pjetri Luf , Shkolla 9 - vjeçare Shtjefen Gjeçovi Gomsiqe , Shkolla 9 - vjeçare Rrape , Shkolla 9 - vjeçare Ali Bytyçi Qerret dhe në fund në shkollen e mesme Sabah Sinani Pukë.
Gjatë këtyre viteve Gëzim Kopani dha kontribut të çmuar në çertifikimin e xhamive dhe tokave vakuf të Myftinisë së rrethit Pukë si: çertifikimin e tokës dhe rindertimin e xhamisë së vjetër të Kodër Hanit Pukë , rindërtimin e xhamisë së fshatit Qerret , Iballe , çertifikimin e xhamisë së qytetit Pukë dhe tokës së saj etj.
Me vizionin e tij Gëzim Kopani arriti të krijojë për herë të parë bashkepunime në interes të Myftinisë Pukë me institucionet e shumta islame si: Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës , Ambasaden e Shtetit të Kuvajtit në Shqiperi , Ambasaden Turke në Shqipëri, Arabe etj si dhe rilidhjen e bashkëpunimeve me Myftinit (Këshillin e Bashkësive Islame) Prizren dhe Gjakovë . Bashkëpunime u zhvilluan me fondacione dhe shoqata të ndryshme brenda dhe jashtë vendit si: Shoqata V.H.K. Istanbul , Fondacioni Mirësia , Fondacioni Mirënjohja , Turkiye Diyanet Vakfi , Yardimeli Dernegi etj.
Falë ketyre bashkepunimeve çdo vit ka arrit të zhvillojë me sukses aktivitete të shumta islame , kulturore , arsimore si dhe të ndihmojë dhjetra familje në nevoj. Pa permend vitet e mëparshme vetem gjatë vitit 2021 - 2022 me donator të ndryshem arriti tu gjendet pranë me ndihma 2525 familje në nevoj pa dallim. Më konkretisht në vitin 2021 u mbeshteten 1298 familje , në vitin 2022 u mbeshteten 1227 familje etj. Mbeshtetja sociale ka konsistuar në : sobë për ngrohje , lëndë drusore për ngrohje , jorgan , batanije , divana , lavatriçe , çanta dhe mjete shkollore për nxënësit e shkollave , këpuce , pako ushqimore , lidhje pënsioni për fëmijët jetim etj.
Krahas këtyre aktiviteteve Gëzim Kopani është marr me studime të ndryshme islame  të publikuara në revista dhe gazeta të ndryshme si: Zani i Nalte , Drita Islame , Udhe Islame etj është mardhe edhe me studime historike duke grumbulluar dhe publikuar matriale të ndryshme jo vetem për rrethin e Pukës por edhe me gjërë. 

Gezim Kopani eshte i martuar dhe ka tre femije ; nje djale dhe dy vajza. 

Popular posts from this blog

Fisi i Kabashit

Kabashi është vendbanim i lasht ë dhe deri n ë fillim t ë shek. XVII ka qen ë qendra m ë e r ënd ësishme ekonomike , politike , fetare dhe kulturore p ër mbar ë krahin ën e Puk ës. K ët ë e d ëshmojn ë: gjetjet arkeologjike q ë faktohen q ë nga shek. II-IV , Trase e Udh ës s ë Madhe q ë lidhej me Adriatikun e Shkodren me Dardanin ë dhe brigjet e Danubit, duke d ëshmuar se Kabashi  ësht ë vendbanim i lasht ë dhe kishte qytez ë q ë n ë kohen romake. Po ashtu Kalaja Qytez ë , Kalaja e Zbubit , Kalaja e Boks me sarajet e Lek ës ku kan ë sunduar fiset: Ziu, Blinisht dhe Principata Dukagjini. I pasur n ë aspektin gjeoetnologjik me nj ë tok ë ku prodhohen: Rrush, arr ë , moll, dardh ë, qershi, man, thana, g ështenja aq sa formohet pyll ë me g ështenja, si dhe shume fruta pylli si: boronica etj. Po ashtu vend i p ërferuar p ër bletarin ë. Deri n ë shekullin XX blektoria ka pasur mjaft zhvillim ku jan ë num ëruar dhjetra kope t ë m ëdha , aq sa nuk kishte kullot ë q ë t ë plot ësonte ushqim...

Si u krijua bota ?

Si fillim duhet te sqaroj se çdo gje qe dim dhe nuk dim, e dukshme apo jo, frymore apo jo ose forma te tjera qe nuk dim, kane nje Krijues te Vetem, pra Krijuesin e  Gjithesise Allahu xh.sh. Allahu xh.sh. eshte Nje, Allahu eshte Ai qe çdo krijes i drejtohet. Allahu nuk ka lindur kend dhe Allahu nuk eshte i lindur, dhe me Allahun askush nuk eshte i barabarte. (Kur'an surja El Ihlas) Allahu nuk ka as fillim dhe as mbarim.  Si u krijua bota ? Pas as me te voglin dyshim krijimi i botes (gjithesise) dhe i çdo gjeje qe dim dhe nuk dime eshte krijuar nga Allahu Fuqiplote. Ne librin e bekuar Kur'nin fisnik Allahu xh.sh. thote: " Allahu eshte krijues i çdo sendi dhe Ai eshte mbikqyeres ndaj çdo gjeje ." (Ez Zumer ; 62)  Nga hadithet e profetit Muhammed a.s. mesojme se kater gjera Allahu xh.sh. ka krijuar vet; 1. Arshin , 2. Kalemin , 3. Xhennetin Adn dhe 4. Krijesat e tjera i ka krijuar me fjalen " Kun fejekun ", dmth; Allahu ka urdheruar duke thene: " Behu,...

Xhamia e Kodër Hanit , vend falje dhe kuvendi

Xhamia Kodër Hani - Pukë  Tregojne te paret se rreth vitit 1836 rreth 30 barinje te armatosur nga nje fshat tjeter paskan fut 300 dhi ne kullotat e Terbunit . Per kete pukjanet iu ankuan Ali Ags e Halil Laçit. Keto te dy vendosen qe diten e diel te qojne ne fshatin qe kishin fut baktit ne Terbun per ti pyet; Pse i kishin hy ne Terbun? A ju kemi gja borxh ? Gj..D i paska thane: Kam hy me 30 pushke te gjata ! Puka priti diten e festes se Bajramit ku mblidheshin katundet fqinje per te fal bajramin ne xhamin e Koder Hanit, dhe mbasi perfundun dhe dolen nga xhamia u kuvendun (1) per ate qe kishte ndodh, U vendos qe te bashkohen e te mbyllet kjo pune pa gjakderdhje. Iu ban Pukes 420 pushke , aq sa kishin ardh ne xhami.  Si iu afruan vathit qiten perpjete te gjithe njeheresh. Ushtoi bjeshka prej pushkeve. Çoban kishin mbet pak pasi kujtonin se nuk do vinin diten e festes se Bajramit. Ata çoban qe kishin mbet iken dhe lan bagetin vetem. Puka mori pre çoban e bjeshkatar bashke me...