Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Behu i dijshem, ose prej atyre qe do te arsimohen. Degjo cfare thone te dijshmit, nderoji te dijshmit dhe duaj ato. Mos u be injorant dhe te shkaterrohesh." (Bejhakiu)
Friday, March 27, 2026
Behu i dijshem dhe i arsimuar
Friday, March 20, 2026
Fotografi nga falja e Fitër Bajramit në qytetin e Pukës etj
Disa fotografi nga falja e namazit te Fiter Bajramit ne Puke , Qerret dhe fshatin Iballe
Date, 20 mars 2026
Festimi i festes se Fiter Bajramit me femijet e qytetit Puke dhe fshatit Qerret
![]() |
| Fiter Bajram - Puke 20 mars 2026 |
E njejta atmosfer u be edhe ne xhamin e fshatit Qerret , Puke
Thursday, March 19, 2026
Mesazh urimi me rastin e festës së Fitër Bajramit
Në emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Wednesday, March 18, 2026
Fotografi tradicionale me rastin e faljes se teravive te fundit te muajit ramazanit 2026
Fotografi me nje pjese te xhematit te xhamise se qytetit Puke me rastin e faljes se teravive te fundit per kete muan te ramazanit. Inshallaha Allahu na ka pranuar ibadetet dhe lutjet!
Date , 18 mars 2026
Tuesday, March 17, 2026
Shtrim i iftarit ne Puke nga disa besimtar me nijet ne kerkim te nates se bekuar te Kadrit
Mbrem (16 mars 2026) ne Puke mora pjese ne iftarin e shtruar nga disa besimtar, ne respekt te agjeruesve te muajit Ramazan dhe me nijet per naten e bekuar te Kadrit
Gezim KOPANI
Sunday, March 15, 2026
Iftar ne qytetin e Fushe Arrezit shtruar nga Presidenti i grupit financiare Eurosig , Insig dhe UBA Bank Kadri Morina
Pas iftarit te shtruar ne qytetin e Pukes, me kenaqesi mora pjese edhe ne iftarin e shtruar ne qytetin e Fushe Arrezit nga Presidenti i Grupit Financiare Eurosig, Insig dhe UBA Bank i nderuari Kadri Morina.
Ne kete iftare perveç besimtareve mysliman te ketij qyteti moren pjese Kreu i Bashkise Fushe Arrez Hil Curri, Kryetari i Keshillit te Bashkise Fushe Arrez Nikolin Bardhoku dhe perfaqesuesi i donatorit te iftarit Kadri Morina , nipi i tij Indrit Morina.
Saturday, March 14, 2026
U realizua me sukses shperndarja e pijeve me lengje te dhuruara nga Lajthiza Water Premium
U realizua me sukses shperndarja e pijeve me lengje te dhuruara nga Presidenti i Lathiza Water Premium i nderuar Hajri Elezi. Pervec qytetit te Pukes, Fushe Arrezit, Qerretit, Luf, Lajthize, etj shperndarja u be edhe ne disa fshatra te tjere si: Meçe, Iballe, Dardhe, Qebik etj. Po ashtu pijet me lengje u shperndan ne iftare si dhe xhemateve te xhamive.
Vijon mbeshtetja sociale ne kuader te muajit ramazan ne qytetin e Pukes
Me mbeshtetjen e Zyres se Keshilltarit per Çeshtjet Fetare te Dijanetit Turk ne Ambasaden e Shqiperise ne Tirane , u be e mundur mbeshtetja sociale ne kuader te muajit ramazan per disa familje ne qytetin e Pukes. Gjate shperndarjes mori pjese Myftiu i Pukes Gezim Kopani dhe Atasheu per çeshtjet fetare ne kete Ambasade Adem Gerlegiz dhe bashkepuntori i tij Ilmi Proshka.
Friday, March 13, 2026
Iftar me agjeruesit dhe jo vetem ne fshatin Iballe
Gjate muajit te bekuar te ramazanit u organizuan disa iftare, i radhes ishte ai qe zhvilluam ne fshatin Iballe , ku sebashku me besimtaret agjerues moren pjese disa bashkepuntore dhe perfaqesues te institucioneve vendore. Te pranishem ne kete iftar ishin Kryetari i Bashkise Fushe Arrez Hil Curri dhe N/Kryetari i kesaj Bashkie Hil Kola si dhe Administratori i Njesise Administrative Iballe Akil Zmalaj.
Ky iftar u mundesua nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise
Me mbeshtetjen e Fondacionit Miresia u be shperndarja e disa pakove me ushqime ne qytetin e Pukes
Thursday, March 12, 2026
Shperndarje e radhes te pakove ushqimore ne Puke , Luf etj
Aktiviteti social ka vijuar perseri ne qytetin e Pukes si dhe per disa banore te Lufit. Gjate shperndarjes se pakove me ushqime dhe pije me lengje ne xhamin e qytetit te Pukes. Gjate fjales se Gezim Kopani u tha se: "Muaji ramazan eshte muaji i miresise dhe i respektit ndaj njeri tjetrit pa dallim fetare , apo bindjeje tjeter, pasi jemi shqiptare dhe Allahu na ka krijuar te gjitheve. Kjo eshte shperndarja e radhes te disa pakove me ushqime dhe legjesh per disa familje ne Puke dhe Luf etj"
Solidariteti i muajit ramazan nuk mungoi as ne fshatin Iballe
Miresia dhe solidariteti i muajit ramazan nuk mungoj as ne fshatin Iballe ku shperndam pako me ushqime dhe jovetem per dhjetra familje te ketij fshati pa dallim. Ky aktivitet u zhvillua fal mbeshtetjes se Shoqates Humanitare Jeta me Myftinine e rrethit Puke dhe myftiun e saj Gezim Kopani si dhe ne bashkepunim me Bashkine Fushe Arrez, ku moren pjese Kryetari i saj Hil Curri dhe N/Kryetari i kesaj Bashkie Hil Kola. Qellimi i ketij angazhimi ishte te forcohet fryma e solidaritetit, bashkepunimit dhe respektit ndaj njeri tjetrit, duke ofruar mbeshtetje per familjet qe kane me shume nevoje.
Wednesday, March 11, 2026
Edhe pak Mirësi ndryshon Jetë
Per disa njerez mjafton edhe nje gje e vogel dhe ata tregohen mirenjohes, sikurse ka edhe nga ata qe , edhe pse marrin shume nuk arrijne te vlersonje sic duhet. Megjithate, kjo nuk duhet te na ndaloje te bejme mire, pasi shperbilimi eshte tek Allahu. Ndaj, le te ndihmojme ata qe jane ne nevoje, sepse cdo veper e mire ka vleren e saj dhe le gjurme shprese dhe gezimi ne jeten e dikujt.
Te tregojme miresi, respekt dhe solidaritet me njeri tjetrin, sepse bota behet me e mire kur njerezit ndihmojne dhe vlersojne njeri tjetrin.
Iballe, 11 mars 2026
Fotografi nga Qabja e Bekuar 11 mars 2026
Fotografi nga Qabja e Bekuar 11 mars 2026
Tuesday, March 10, 2026
Ne bashkepunim me Shoqaten Humanitare Jeta u shperndan ne rrethin e Pukes 200 pako me ushqime
Ne kuader te aktiviteteve humanitare te zhvilluara gjate muajit te bekuar te ramazanit, nje nder mbeshtetjet me domethenese ishte bashkepunimi me Shoqaten Humanitare Jeta , e cila mundesoi dhurimin e 200 pakove me ushqime per rrethin e Pukes.
Me kete rast, shpreha mirenjohje dhe falenderim te vecante per drejtorin e Shoqates Jeta te nderuarin Bashkim Fejzo per kontributin e çmuar dhe bashkepunimin ne mbeshtetje ndaj familjeve ne nevoje. Shperndarja e pakove ushqimore nisi ne fshatrat Qerret, Dedaj per te vijuar me pas ne qytetin e Pukes dhe ne zona te tjera.
Gezim KOPANI
Ramazan 2026

















































