Monday, June 30, 2025

Isha e zën në ciklonin tim

Harta e Palestines ne vitin 1804

Ne vitin 1978 shtypi i Shqiptarise u njoh me poezit e Makbula al Shalak (dtl. 1921) . Perveç krijimtaris per femije ajo u be e njohur me poezit: "Kenga e Zemres - Uganijjatu kalb" dhe "Nena e therur" poezi kushtrimi ne mbrojtje te Palestines, duke e ndjer klithmen e nenes se therur e cila kerkon ndihme , por kjo nuk mund ti pergjigjet per shkak te perçarjes.

Nder te tjera ajo shprehet:

"isha e zënë në ciklonin tim
në grindje me vëllezërit ,
ne s'jemi vllezër
se jetojmë përherë në grindje
dhe nuk bashkohemi fare."

Pergatiti
Gezim KOPANI



Pronarët e kopshtit dhe ndëshkimi i tyre

Ne suren El Kalem* pasi Allahu xh.sh tregon mbi sjelljen e arroganteve ndaj Profetit a.s dhe kur ai u thoshte fjalet e Allahut xh.sh. ata thonin: "Keto jane perralla e popujve te lashte!" Allahu xh.sh. i sjell shembullin e atyre qe ishin mosmirenjohes ndaj Allahut xh.sh. dhe si ata u sprovuan. Ne kete sure tregohet ngjarja e pronave te kopshtit ku tregon: "Siç i sprovuam te zotet e kopshtit, te cilet ishin betuar se ne mengjes do t'i vilnin frutat, por nuk thane: "Ne dashte Allahu!". Keshtu teksa ato flinin naten , kopshtin e goditi nje fatkeqsi nga Allahu yt dhe kopshti gdhiu si i kositur. Ne agim, ata thirren njeri - tjetrin nese do vilnin frutat duke thene: Nese doni te vilni frutat shkoni heret ne kopshtin tuaj! Dhe u nisen duke i thene njeri - tjetrit: "Te mos lejojme asnje nevojtar (vobek) qe te hyje ne kopshtin tone! Ata te pindur dhe te vendosur ne te tyren u nisen heret, por kur shikuan kopshtin ne ate gjendje thane: "Morem fund! Qenkemi vertet te humbur , madje edhe te privuar nga frutat e kopshtit." Me i arsyeshmi nder ta tha: A nuk ju thash se duhet ta Lartesojme Allahun ? Thane: SubhanAllah , ne paskemi qene vertet te padrejte! Dhe filluan te qortojne njeri - tjetrin dhe duke thene: Ah , te mjeret ne! Paskemi qene vertet arrogante! Zoti yne mund te na jap nje kopesht me te mire, nese kthehemi te penduar tek Ai.'' Dhe ajeti vijon: "I tille ka qene denimi i tyre. Ndersa denimi ne jeten tjeter eshte me i madh, veç sikur ta dinin." (El Kalem 15-33)


Pergatiti
Gezim KOPANI

_______
* Kalem
do te thote: Penë. Ky kapitull u quajt keshtu pasi ajo hapet me betim ku fillon me fjalen Nun qe do te thote: Shkruesi . Surja sjell shembullin e atyre qe perbuznin te mirat e Allahut duke u mbeshtetur ne vetveten e tyre, por ata ngase nuk iu mbeshteten Allahut xh.sh. nuk arriten te marrin asnje frut nga kopshti i tyre. Po ashtu ne kete sure pershkruhet gjendja e tmerrshme e dites se Kijametit dhe gjendja e krimineleve.

Friday, June 27, 2025

Nje qytet do kishte me shume vlere nese ruan traditen dhe objektet e vjetra

Kroni i vjeter i Ali Ages se I-re - Pukë (1936)


Nje qytet do kishte me shume vlere nese ruan traditen dhe objektet e vjetra!

Ne biseda te ndryshme shume qytetar me shqetesim flasin per ate qe i ka ndodh dhe po i ndodh Pukes. Ku me qellim ku paqellim duke lene ne harres traditen dhe historin e vyer te ketij qyteti.
Disa me nostalgji kujtojne banesat e vjetra, disa shtepit , disa lagjet dhe disa personalite pukjane dhe jo vetem. Eshte per tu habit se si Puka nuk ka arritur te ruaj asnje nga objektet e vjetra te saj , kujtoj ketu kronin e Ali Ages I-re ne qender te qytetit, godinen e vjeter qe ne kohe e Mbretit Zog quhej Komun, ndertesa e vjeter e Kajmekamit tek xhamia e Koder Hanit , hanet e vjetra deri tek Sarajet. Sikur te ishin keto objekte dhe shume te tjera a nuk do kishte me kuptim qyteti sot? 

Godina e bardhe eshte Komuna Puke. Foto e vitit 1936

Ndaj , ne radh te pare vet pukjanet duhet te ringjallin historin dhe traditen e tyre po ashtu drejtuesve tu kerkohet respektimi i tyre duke bere promovimin e historise, tradites dhe te personaliteteve pukjan. Per te mos krijuar keqkuptime , nje gje e tille duhet te jete per çdo vend banim te rrethit Puke. 

Gezim KOPANI 

Tre gjera e humbasin njeriun


"Tre gjera e humbasin njeriun: te jesht dorethate , paqendrueshmeria dhe te pelqyerit e vetes." (Aliu r.a)

"Qe ta arrish te mire , duhet ta ndjekesh ate." (Aliu r.a)

Pergatiti
Gezim KOPANI


Thursday, June 26, 2025

Mbledhje me Kryesin e KMSH - së (25.06.2025)


Me date 25 qershor 2025 mora pjese ne mbledhjen qe Komuniteti Mysliman i Shqiperise zhvillon zhvillon periodikisht me Myftite e saj. Ne fokus ishte ecuria e deritanishme te objektivave vjetore Korrik 2024 - Qershor 2025. Me kete rast percolla relacionin e Myftinise Puke mbi aktivitetet e zhvilluara dhe sfidat e hasura ne permbushje te objektivave. Vemendje te veçante i kushtova nevojes per plotesimin me kuader fetare si; imam, muezin dhe ecjes perpara te projektit te rindertimit te xhamise se qytetit Puke. 

Tirane, KMSH; 25 qershor 2025

Gezim KOPANI 



Kontributi islam i hoxhë Kujtim Cufaj

Hoxhe Kujtim Cufaj


Hoxhe Kujtim Cufaj lindi me 9 qershor 1956 ne fshatin Micoj te Fushe Arrezit Puke. Ashtu sikurse gjithe fshati Micoj edhe familja e hoxhe Kujtimit ruajti besimin islam pavarsisht dhunes se sistemit kumunist. Jeta e hoxhe Kujtim Cufaj nuk ishte aq e lehte pasi atij i vdes babai kur ishte 2 vjeç, por u rrit me dashuri dhe kujdesin e nenes se tij e cila ia brumosi besimin ne shpirt e zemer. Ashtu sikurse kjo familje edhe banoret e fshatit ruajten islamin. Ata bashkoheshin tek xhamia e fshatit e cila ishte vend takimi i tyre per biseda e kuvende. Ne fillim prane xhamise se fshatit imam Qazim Nushi hapi per here te pare Mejtepin dhe shkollen shqiper te ketij fshati duke i dhene keshtu nje vlere te shtuar xhamise dhe fshatit.
Familja e hoxhe Kujtim Cufaj u shperngul ne Shkoder duke u vendosur ne fshatin Golem. Me ardhjen e lirise se besimit hoxhe Kujtim Cufaj kujton me mall tubimin e hapjes se xhamise se Plumbit Shkoder po ashtu ai kujton edhe momentin ku biblotekat digjej i ran ne duar disa libra islam si: " Zani i Nalt " ,
" Ilmihal " i vjeter ku edhe mesoi mbi ritet islame. Nga ketu ai filloi angazhimet e tij ne sherbim te islame ne Golem dhe me gjere. Ne janar te vitit 1991 emrohet imam ne xhamin e Golemit duke u shenuar keshtu si hoxha i pare ne hapjen e xhamise. Pas nje viti ai kalon me sherbim ne fshatin Rrushkull ku sherbeu dhjete vite. Me pas nga viti 2002-2004 sherben ne fshatin Guri i Zi. Me pas per tete vite (2004-2012) sherben ne disa fshatra te Postribes si: Ura e Shtrejt , Omarej , dhe Kullaj. Nga viti 2012 e ne vijim sherbeu si imam ne xhamit: Shorq , Mushan te zones se Dajqit te Bregut te Bunes Shkoder.

Perveç ketyre sherbimeve ai ka dhene nje kontribut te madh ne mejtepet e xhamive te siper permendura duke mesuar islamin dhejtra femijeve. Me perkushtim hoxhe Kujtim Cufaj kryen edhe sherbimet e faljes se namazit te xhenazeve ne gjithe Shkodren, Malsin e Madhe, Puke etj.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Tuesday, June 24, 2025

Kush quhet Shpi e madhe ?


" Shpi e madhe ka gjind e gja , sofer e za " (Kabash , Puke) *

Dikur ne veriun e Shqiperise permenden " Shpi e Madhe " apo " Shpi ne Za ", kjo per shkak te veçrive te Shtepise se madhe e cila quhej " Shpi me Za " (Shpi n'Za). Shpi ne Za do te thote:  " Shtepi e madhe ose Shtepi me Emer. Sipas tradites Shpi me Za i eshte thene asaj shtepie e cila kishte shume pjestar , burra , gra , femije por edhe begeti e bereqet". Shpi ne Za kuptohet edhe per trimerin e burrave te shtepise se madhe. pershembull eshte njohur shprehja " Burr e pushk ". Shpi ne Za jane edhe shtepit te cilat ishin fisnike dhe qe ka nxjerr figura te shquara siç eshte shprehja: " Burr Dheu " me te cilen kuptohet: "Burre Kuvendi , burr qe ben pleqni. Shpi me Za kuptohet edhe Shpi Fisnike qe ka prit e percjell, pra qe u ka shtru Sofren e bukes te gjitheve.

Ne Kabash , Puke etj eshte njohur shprehja: "Shpi e madhe ka gjind e gja, sofer e za." Shpit ne Za ne Kabash nder te tjera kan qene: Shpia e Migjes Dem e cila ka pas mbi 100 persona dhe 30 kurore, shpia e Dakes ne Blinisht po ashtu me mbi 100 persona , e Ali Ages , Ismail Laçit te pare me mbi 40 persona etj. U quajt "Shpi n'Za" ngase te drejtosh 100 persona nuk eshte e leht , po ashtu edhe tu sigurosh streh, ushqime dhe unitet. Ndaj keto lloj shtepish moren za, dmth fam per arritjen e saj.
I pari i shpis me za apo shtepis se madhe kishte ne krye te saj ai qe quhet Burri i Shpis i cili kishte autoritet ne çdo gje. Ai ishte zani i shpis. Burri i Shpise qendron ne Kulle , pikerisht ne Oden e miqve. Kjo ode njihet edhe si Oda e Burrave dhe Oda e pritjes.
Organizimi ne Shpit ne Za dhe jo vetem kane rregullin e tyre , kjo e ndiktuar nga tradita dhe besimet fetare. Ne keto shtepi dhe jo vetem dita fillon pa zbardh drita. Grat dhe djemt fillojne pergatitjen per punet e dites. Djemt sipas puneve te caktuara nga Burri i Shpis fillojne pergatitjen qe here, pershembull per tregti etj. Edhe grat e shtepis fillojne punet qe heret. Si fillim rregullojne Oden e Burrave ku çdo gje duhet te jete ne vendin e vet, dhe menjehere fillojne berjen e kafes per Burrin e Shpis dhe te tjereve me radh. Kur Burri i Shpis zgjohej nga gjumi leshon nje kollitje , kjo si shenje per te treguar qe jam zgjaur. Sapo kjo te ndodh e Zonja e Shpise kalon nga grat dhe fillojne pergatitjet. Gjate kafes, rreth Burrit te shpis ulen dhe burrat dhe djemt e shpis. Aty shpejt rikujtohen vendimet qe jane marr ne dark, me qellim qe çdo gje te shkoj sipas planit apo vendimit. 
Kur te vije darka te gjithe duhet te jene ne shtepi. Burri i Shpis rri me burrat dhe djemt mbas vedi apo djemt e rritur (nipa etj), por djemt ndejen e kan te lehte, aq sa me kujtu jane apo jo ne ode. Djemt mbas vedi flasin vetem atehere kur pyeten, dhe ato japin pergjigje me repsket dhe me za te ulet.
Grat e shpis rrin bashke po ashtu edhe femijet. Sherbimi ne Oden e burrave e bejne djemt apo nje person i caktuar per hyzmet, kjo kur shpia eshte e madhe. Kur Shpia me Za ka ndonje rast pershembull dasem apo mort, rrogtari i shpis nuk perzihet me pjesen e familjes por qendron veçmas. Nese do duhet ndonje gje , rrogtari qohet i pari per ta kryer.
Shpia ne Za eshte shpi fisnike dhe ajo nuk ben kuj padrejtesi pse eshte Shpi n'Za, perkundrazi ajo tregon maturi dhe ndihmon shpit e tjera apo nevojtaret.

Pergatiti
Gezim KOPANI

____________
* Gjind; Njerez

Friday, June 20, 2025

Ata qe bejne pune te mira jane te lumtur dhe kane ardhmeri te mire

Xhamia Koder Hani , Puke (maj 2025)


Ne suren Er Rrad Allahu xh.sh. nder te tjera thote: 

"Ata qe besuan dhe me te permendur Allahun , zemrat e tyre qetesohen ; pra ta dini se me te permendur Allahun zemrat stabilizohen. Ata jane (besimtaret) te cilet besuan dhe bene vepra te mira , ata jane te lumtur dhe kane ardhmeri te mire." (Er Rrad , 28-28)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Thursday, June 12, 2025

Një kafe me Preng Prengen (Bashkë autor i librit: Pyjet dhe Sharrat e Pukës në vite)

Kryezi, 03.06.2025

Dite e marte 03 qershor 2025, rruges per ne fshatin Iballe (para festes se Kurban Bajramit) sebashku me babain tim Qazim Kopani dhe vjehrrin Imer Shkjau u ndalem ne fshatin Kryezi te pinim nje kafe. Pas disa minutash Imeri pershendet Prengen, i cili vjen dhe na pershendet. Une nuk e njihja . Pasi bem prezantimet fillova te interesohesha per pyejet dhe ndermarrjet qe kan funksionuar. Prenga Prenga si ish drejtor me kujdes te vecante dhe shume korrekt me emra , data dhe vende fillon te tregoj mbi pyjet dhe ate cfare ishte bere nder vite.  Kjo gje me beri pershtypje dhe teksa po vazhdoja tha: Prit! Dhe me solli librin me titull: "Pyjet dhe Sharrat e Pukes ne vite" me bashke autor: Gjon Fierza , Pjeter Dema dhe Preng Prenga. Nje liber me 528 faqe. Dhe pse tentova te bej pagesen Prenga nuk pranoi duke me the: E ke dhurat nga Une! Librin e lexova pas disa ditesh dhe sigurisht ti besh perbledhje te shkurter eshte e pamundur , ndaj ju sugjeroi ta lexoni me qellim per ta kuptuar me mire se cfare eshte bere me pyjet e rrethit Puke , rreth te cilin me te drejte e kan renditur te parin per pyje.

Fushe Arrez 1955

Gjithsesi shkurtimisht po permend disa gjera:

Ne fillim te heres pyjet jane ruajtur nga rojtar pyjes te quajtur: "Orman". Sipas statistikes se vitit 1950 ne rang vendi rreth i Pukes kishte 23.3% te siperfaqes pyjore  ne Shqiperi duke e renditur keshtu te parin rreth me siperfaqe me te madhe pyjore. Ne vitin 1945 ne Puke u themelua Sharra e Pukes. Rrethi i Pukes u be me dy stabilimente (sharra) Puke dhe Fushe Arrez. Numri i te punsuarve shkoi deri ne 2009 persona. Puna u rrit aq shume saqe ne vitin 1960 ne fshatin Flet u ndertua teleferiku i pare ne Shqiperi me nje gjatesi prej 1.5 km. Numri i teleferikeve ne rrethin e Pukes shkoi deri ne 15 cop. Ne vitin 1960 ministria organizoi ne Puke kualifikime per pergatitjet per: motorsharrist dhe teleferist. 
Ne sharren e Pukes perveç puntoreve kishte ne drejtim 43 drejtues prej te cileve 4 me arsim te larte. 
Ne vitin 1963 stabilimetet funksionale ishin: Fushe Arrezi (qe mbulonte edhe fshatin Kryezi), Krrab , Kaçinar , Shemri , Shkoder dhe disa ndermarrje te tjera si: ofiçin , sektori i investimeve dhe agjencia e shperndarjes. Per pese vite (1966-1970) u be pyllezimi i maleve me nje siperfaqe prej 1.500 ha. 
Ne vitin 1972 u hap ne Fushe Arrez reparti i zdrukthtarise qe me vone u quajt: Reparti i Perpunimit te Drurit per prodhimin e; araka ambalazhi , mobilje orendi dhe parket.
Ne vitin 1987 ne stabilimentin e Fushe Arrezit u hap fabrika eFibres me 164 punojse etj.
Sipas invertarit te vitit 2003-2004 rrethi i Pukes ka:
Trungishte: 43145 ha
Cungishte: 29865 ha
Shkurre; 8876 ha

Duke u renditur perseri i pari rreth ne rang vendi. 

Pergatiti
Gezim KOPANI


Fotografi e vjeter e qytetit te Pukes , viti 1977


Fotografi e vjeter e qytetit Puke bere ne vitin 1977. Fotografia eshte bere nga varrezat e Deshmorve te qytetit te Pukes. 

Gezim KOPANI 

Ju mund te shikoni fotografi te tjera duke klikuar: Fotografi te vjetra 



Sunday, June 8, 2025

Drejtues të institucioneve, intelektual dhe besimtar përcjellin urimet e tyre me rastin e Kurban Bajramit

Me rastin e festes se Kurban Bajramit drejtues te institucioneve te rrethit Puke, drejtues shoqatash , intelektual dhe besimtaret percollen urimet e tyre. 
Ne vijim disa fotografi nga pritjet e zhvilluara ne xhamin e Koder Hanit Puke
Date, 06 qershor 2025











Thursday, June 5, 2025

Mesazh urimi me rastin e festes se Kurban Bajramit (2025)


 

Mesazh urimi me rastin e festes se Kurban Bajramit , 06 qershor 2025

"Nga xhamia e fshatit Iballe deshiroj te uroj gjithe besimtaret mysliman te rrethit Puke: Gezuar dhe per shume vite festen e Kurban Bajramit ! Le te jete kjo feste gezimi dhe lumturie per te gjithe ne, per besimtaret mysliman te rrethit Puke, per bashkeqytetaret tane dhe per te gjithe myslimanet e botes kudo qe ndodhen! Le te gezojme te gjithe sebashku, te adhurojme Allahun , ti kerkojme ndihme Allahut, te kerkojme mbrojtje Allahut nga cdo fatkeqsi! Po ashtu te behemi te gjithe sebashku ne festimin e kesaj feste, te jemi bashme me njeri-tjetrin ne urime dhe gezime. Ndaj dhe nje here gezuar te gjitheve festen e Kurban Bajramit kudo qe ndodheni!"

Nga

Gezim KOPANI






Tuesday, June 3, 2025

I moshuari 92 vjeç Zenel Aga me mallë kujton traditen e festimit të Bajrameve

Ne prag te Kurban Bajramit zhvillova nje vizite ne fshatin Iballe. Ndalesen e radhes e bera ne shtepin e Zenel Mustaf Ages , plot 92 vjeç. Me gjithe ato vite ai sebashku me djalin e tij z.Rasim na priti ne bahçen e shtepis se tij.
Gjate qendrimit meqe jemi edhe ne prag te festes se Kurban Bajramit ra biseda e tradites se familjeve myslimane te fshatit Iballe. Myslimanet e fshatit Iballe jane ne dy fise: a) Fisi Kabash dhe b) Nje pjese e Fisit Thaç .
Dhe pse ne mosh te thyer Zeneli per habi mban mend shume ngjarje historike si dhe personazhe te ndryshme, mjafton qe ta degjosh. Nder te tjera ai tha: 
"Myfti Zoti ua shperblefte per xhamin qe bat dhe kushdo qe ka ndihmu. Une e mbaj mend, qe i vogel jam fal ne kete xhami, se kjo xhami eshte aq e vjeter sa baba im , Mustafa thote se gjyshi i tij ka degju prej babes tij se; xhamia eshte aq e vjeter sa nuk mbahet mend. Ne kete xhami jane fal disa hoxhallar . Une mbaj mend Hoxh Bishen , ka pas ba falje edhe Mustaf Baftia (Kurtalia). Kur falnim bajramin burrat dilnin shpi per shpi per te uru Bajramin..."

Zenel Mustaf Aga rrjedh nga nje familje e shquar patriotike e rrethit Puke. Zeneli ka lindur ne fshatin Iballe ne vitin 1933. Mesimet e para i ka marr ne Mejtepin e xhamise Iballe per te vijuar me shkollen 4 vjeçare. Me vone Zeneli filloi pune ne stabilimentin e Sharrave ne Krrab dhe me pas ne koprativen bujqesore. Zeneli ka vella: Muharremin, Muhametin dhe Xhemal Agen. 
Nga martesa e tij Zeneli ka dy djem Avni dhe Rasim Agen.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Iballe , 03 qershor 2025



Vizit në fshatin Iballe në prag të Kurban Bajramit

Sot zhvillova nje vizite ne fshatin Iballe ku vizitova disa familje. Bisede e veçante ishte ajo me Zenel Agen i cili edhe pse 92 vjeç me emocione tregon trediten e familjeve myslimaneve te fshatit Iballe ( Fisi Kabash dhe nje pjese e fisit Thaç )ne festimin e Bajrameve etj.

Gezim KOPANI 


Iballe me, 03 qershor 2025




Po ashtu mund te lexoni: I moshurari 92 vjeç Zenel Aga me malle kujton traditen e festimit te Bajrameve