I moshuari 92 vjeç Zenel Aga me mallë kujton traditen e festimit të Bajrameve

Ne prag te Kurban Bajramit zhvillova nje vizite ne fshatin Iballe. Ndalesen e radhes e bera ne shtepin e Zenel Mustaf Ages , plot 92 vjeç. Me gjithe ato vite ai sebashku me djalin e tij z.Rasim na priti ne bahçen e shtepis se tij.
Gjate qendrimit meqe jemi edhe ne prag te festes se Kurban Bajramit ra biseda e tradites se familjeve myslimane te fshatit Iballe. Myslimanet e fshatit Iballe jane ne dy fise: a) Fisi Kabash dhe b) Nje pjese e Fisit Thaç .
Dhe pse ne mosh te thyer Zeneli per habi mban mend shume ngjarje historike si dhe personazhe te ndryshme, mjafton qe ta degjosh. Nder te tjera ai tha: 
"Myfti Zoti ua shperblefte per xhamin qe bat dhe kushdo qe ka ndihmu. Une e mbaj mend, qe i vogel jam fal ne kete xhami, se kjo xhami eshte aq e vjeter sa baba im , Mustafa thote se gjyshi i tij ka degju prej babes tij se; xhamia eshte aq e vjeter sa nuk mbahet mend. Ne kete xhami jane fal disa hoxhallar . Une mbaj mend Hoxh Bishen , ka pas ba falje edhe Mustaf Baftia (Kurtalia). Kur falnim bajramin burrat dilnin shpi per shpi per te uru Bajramin..."

Zenel Mustaf Aga rrjedh nga nje familje e shquar patriotike e rrethit Puke. Zeneli ka lindur ne fshatin Iballe ne vitin 1933. Mesimet e para i ka marr ne Mejtepin e xhamise Iballe per te vijuar me shkollen 4 vjeçare. Me vone Zeneli filloi pune ne stabilimentin e Sharrave ne Krrab dhe me pas ne koprativen bujqesore. Zeneli ka vella: Muharremin, Muhametin dhe Xhemal Agen. 
Nga martesa e tij Zeneli ka dy djem Avni dhe Rasim Agen.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Iballe , 03 qershor 2025




Xhamia e vjetër Kodër Hani (Viti 1916)

Puka në vitin 1937

Hurdha e Frashnit - Fshati Meçe - Pukë

Shkrim artizanal ne ate qe quhet " Iznik "

Gjate nje ore mesimi ne Fushe Arrez

Kryezi

Kryezi

Në kalan e Shkodrës

Puke

Rrape

Iballe

Gjate nje takimi me kreun e KMSH H.Bujar Spahiu

Në foto Myftiu i Kosovës Naim Ternava dhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani. Viti 12.04.2017

Në foto Kreu i KMSh-së Skender Bruçaj, Myftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe Myftiu i Pukës Gezim Kopani. Dt; 11.11.2017

Nga vizita e Kryetarit të KMSh-së H.Skender Bruçaj në Pukë

Nga vizita e Ambasadorit të Kuvajtit Fayaz Mishari Al Jassim në Myftininë e Pukës. Datë 02.08.2019

Me Akademikun Prof. Dr. Mehmet Halimi (Prizren,Kosovë)

Vizitë në BI Prizren.Dt: 28.04.2016