Kush quhet Shpi e madhe ?


" Shpi e madhe ka gjind e gja , sofer e za " (Kabash , Puke) *

Dikur ne veriun e Shqiperise permenden " Shpi e Madhe " apo " Shpi ne Za ", kjo per shkak te veçrive te Shtepise se madhe e cila quhej " Shpi me Za " (Shpi n'Za). Shpi ne Za do te thote:  " Shtepi e madhe ose Shtepi me Emer. Sipas tradites Shpi me Za i eshte thene asaj shtepie e cila kishte shume pjestar , burra , gra , femije por edhe begeti e bereqet". Shpi ne Za kuptohet edhe per trimerin e burrave te shtepise se madhe. pershembull eshte njohur shprehja " Burr e pushk ". Shpi ne Za jane edhe shtepit te cilat ishin fisnike dhe qe ka nxjerr figura te shquara siç eshte shprehja: " Burr Dheu " me te cilen kuptohet: "Burre Kuvendi , burr qe ben pleqni. Shpi me Za kuptohet edhe Shpi Fisnike qe ka prit e percjell, pra qe u ka shtru Sofren e bukes te gjitheve.

Ne Kabash , Puke etj eshte njohur shprehja: "Shpi e madhe ka gjind e gja, sofer e za." Shpit ne Za ne Kabash nder te tjera kan qene: Shpia e Migjes Dem e cila ka pas mbi 100 persona dhe 30 kurore, shpia e Dakes ne Blinisht po ashtu me mbi 100 persona , e Ali Ages , Ismail Laçit te pare me mbi 40 persona etj. U quajt "Shpi n'Za" ngase te drejtosh 100 persona nuk eshte e leht , po ashtu edhe tu sigurosh streh, ushqime dhe unitet. Ndaj keto lloj shtepish moren za, dmth fam per arritjen e saj.
I pari i shpis me za apo shtepis se madhe kishte ne krye te saj ai qe quhet Burri i Shpis i cili kishte autoritet ne çdo gje. Ai ishte zani i shpis. Burri i Shpise qendron ne Kulle , pikerisht ne Oden e miqve. Kjo ode njihet edhe si Oda e Burrave dhe Oda e pritjes.
Organizimi ne Shpit ne Za dhe jo vetem kane rregullin e tyre , kjo e ndiktuar nga tradita dhe besimet fetare. Ne keto shtepi dhe jo vetem dita fillon pa zbardh drita. Grat dhe djemt fillojne pergatitjen per punet e dites. Djemt sipas puneve te caktuara nga Burri i Shpis fillojne pergatitjen qe here, pershembull per tregti etj. Edhe grat e shtepis fillojne punet qe heret. Si fillim rregullojne Oden e Burrave ku çdo gje duhet te jete ne vendin e vet, dhe menjehere fillojne berjen e kafes per Burrin e Shpis dhe te tjereve me radh. Kur Burri i Shpis zgjohej nga gjumi leshon nje kollitje , kjo si shenje per te treguar qe jam zgjaur. Sapo kjo te ndodh e Zonja e Shpise kalon nga grat dhe fillojne pergatitjet. Gjate kafes, rreth Burrit te shpis ulen dhe burrat dhe djemt e shpis. Aty shpejt rikujtohen vendimet qe jane marr ne dark, me qellim qe çdo gje te shkoj sipas planit apo vendimit. 
Kur te vije darka te gjithe duhet te jene ne shtepi. Burri i Shpis rri me burrat dhe djemt mbas vedi apo djemt e rritur (nipa etj), por djemt ndejen e kan te lehte, aq sa me kujtu jane apo jo ne ode. Djemt mbas vedi flasin vetem atehere kur pyeten, dhe ato japin pergjigje me repsket dhe me za te ulet.
Grat e shpis rrin bashke po ashtu edhe femijet. Sherbimi ne Oden e burrave e bejne djemt apo nje person i caktuar per hyzmet, kjo kur shpia eshte e madhe. Kur Shpia me Za ka ndonje rast pershembull dasem apo mort, rrogtari i shpis nuk perzihet me pjesen e familjes por qendron veçmas. Nese do duhet ndonje gje , rrogtari qohet i pari per ta kryer.
Shpia ne Za eshte shpi fisnike dhe ajo nuk ben kuj padrejtesi pse eshte Shpi n'Za, perkundrazi ajo tregon maturi dhe ndihmon shpit e tjera apo nevojtaret.

Pergatiti
Gezim KOPANI

____________
* Gjind; Njerez

Web 2

Më të lexuarat e muajit

Historia e futbollit Pukjan ndër vite

Pema e manit dhe urtesia e Allahut xh.sh.

Shtatë Bajrakët e Pukës

Çeshtja e gjynaheve

20 vite në shërbim të dijes islame ( 2005 - 2025 )

Shënjat e mëdha të Kijametit

Jeta e Profetit Isa a.s.

Mesazhi i Gjergj Fishtës për shqiptarët në “ Lahuta e Malcisë ”

Myftinia Pukë | Faqja Zyrtare