Një kafe me Preng Prengen (Bashkë autor i librit: Pyjet dhe Sharrat e Pukës në vite)

Kryezi, 03.06.2025

Dite e marte 03 qershor 2025, rruges per ne fshatin Iballe (para festes se Kurban Bajramit) sebashku me babain tim Qazim Kopani dhe vjehrrin Imer Shkjau u ndalem ne fshatin Kryezi te pinim nje kafe. Pas disa minutash Imeri pershendet Prengen, i cili vjen dhe na pershendet. Une nuk e njihja . Pasi bem prezantimet fillova te interesohesha per pyejet dhe ndermarrjet qe kan funksionuar. Prenga Prenga si ish drejtor me kujdes te vecante dhe shume korrekt me emra , data dhe vende fillon te tregoj mbi pyjet dhe ate cfare ishte bere nder vite.  Kjo gje me beri pershtypje dhe teksa po vazhdoja tha: Prit! Dhe me solli librin me titull: "Pyjet dhe Sharrat e Pukes ne vite" me bashke autor: Gjon Fierza , Pjeter Dema dhe Preng Prenga. Nje liber me 528 faqe. Dhe pse tentova te bej pagesen Prenga nuk pranoi duke me the: E ke dhurat nga Une! Librin e lexova pas disa ditesh dhe sigurisht ti besh perbledhje te shkurter eshte e pamundur , ndaj ju sugjeroi ta lexoni me qellim per ta kuptuar me mire se cfare eshte bere me pyjet e rrethit Puke , rreth te cilin me te drejte e kan renditur te parin per pyje.

Fushe Arrez 1955

Gjithsesi shkurtimisht po permend disa gjera:

Ne fillim te heres pyjet jane ruajtur nga rojtar pyjes te quajtur: "Orman". Sipas statistikes se vitit 1950 ne rang vendi rreth i Pukes kishte 23.3% te siperfaqes pyjore  ne Shqiperi duke e renditur keshtu te parin rreth me siperfaqe me te madhe pyjore. Ne vitin 1945 ne Puke u themelua Sharra e Pukes. Rrethi i Pukes u be me dy stabilimente (sharra) Puke dhe Fushe Arrez. Numri i te punsuarve shkoi deri ne 2009 persona. Puna u rrit aq shume saqe ne vitin 1960 ne fshatin Flet u ndertua teleferiku i pare ne Shqiperi me nje gjatesi prej 1.5 km. Numri i teleferikeve ne rrethin e Pukes shkoi deri ne 15 cop. Ne vitin 1960 ministria organizoi ne Puke kualifikime per pergatitjet per: motorsharrist dhe teleferist. 
Ne sharren e Pukes perveç puntoreve kishte ne drejtim 43 drejtues prej te cileve 4 me arsim te larte. 
Ne vitin 1963 stabilimetet funksionale ishin: Fushe Arrezi (qe mbulonte edhe fshatin Kryezi), Krrab , Kaçinar , Shemri , Shkoder dhe disa ndermarrje te tjera si: ofiçin , sektori i investimeve dhe agjencia e shperndarjes. Per pese vite (1966-1970) u be pyllezimi i maleve me nje siperfaqe prej 1.500 ha. 
Ne vitin 1972 u hap ne Fushe Arrez reparti i zdrukthtarise qe me vone u quajt: Reparti i Perpunimit te Drurit per prodhimin e; araka ambalazhi , mobilje orendi dhe parket.
Ne vitin 1987 ne stabilimentin e Fushe Arrezit u hap fabrika eFibres me 164 punojse etj.
Sipas invertarit te vitit 2003-2004 rrethi i Pukes ka:
Trungishte: 43145 ha
Cungishte: 29865 ha
Shkurre; 8876 ha

Duke u renditur perseri i pari rreth ne rang vendi. 

Pergatiti
Gezim KOPANI


Web 2

Më të lexuarat e muajit

Rruga Antike dhe Historia e Pukës në mitologji

Kush quhet Shpi e madhe ?

Isha e zën në ciklonin tim

Përkatësia sipas besimeve fetare në qytetin e Pukës dhe Fushë Arrëzit

Porti i Shëngjinit dhe lashtësia e tij pagane

Nje qytet do kishte me shume vlere nese ruan traditen dhe objektet e vjetra

Kur’ani dhe krijimi i njeriut: Një përshkrim i qartë i fazeve embrionale

Vlera e ditës së Ashurës

Myftinia Pukë | Faqja Zyrtare