Kontributi islam i hoxhë Kujtim Cufaj

Hoxhe Kujtim Cufaj


Hoxhe Kujtim Cufaj lindi me 9 qershor 1956 ne fshatin Micoj te Fushe Arrezit Puke. Ashtu sikurse gjithe fshati Micoj edhe familja e hoxhe Kujtimit ruajti besimin islam pavarsisht dhunes se sistemit kumunist. Jeta e hoxhe Kujtim Cufaj nuk ishte aq e lehte pasi atij i vdes babai kur ishte 2 vjeç, por u rrit me dashuri dhe kujdesin e nenes se tij e cila ia brumosi besimin ne shpirt e zemer. Ashtu sikurse kjo familje edhe banoret e fshatit ruajten islamin. Ata bashkoheshin tek xhamia e fshatit e cila ishte vend takimi i tyre per biseda e kuvende. Ne fillim prane xhamise se fshatit imam Qazim Nushi hapi per here te pare Mejtepin dhe shkollen shqiper te ketij fshati duke i dhene keshtu nje vlere te shtuar xhamise dhe fshatit.
Familja e hoxhe Kujtim Cufaj u shperngul ne Shkoder duke u vendosur ne fshatin Golem. Me ardhjen e lirise se besimit hoxhe Kujtim Cufaj kujton me mall tubimin e hapjes se xhamise se Plumbit Shkoder po ashtu ai kujton edhe momentin ku biblotekat digjej i ran ne duar disa libra islam si: " Zani i Nalt " ,
" Ilmihal " i vjeter ku edhe mesoi mbi ritet islame. Nga ketu ai filloi angazhimet e tij ne sherbim te islame ne Golem dhe me gjere. Ne janar te vitit 1991 emrohet imam ne xhamin e Golemit duke u shenuar keshtu si hoxha i pare ne hapjen e xhamise. Pas nje viti ai kalon me sherbim ne fshatin Rrushkull ku sherbeu dhjete vite. Me pas nga viti 2002-2004 sherben ne fshatin Guri i Zi. Me pas per tete vite (2004-2012) sherben ne disa fshatra te Postribes si: Ura e Shtrejt , Omarej , dhe Kullaj. Nga viti 2012 e ne vijim sherbeu si imam ne xhamit: Shorq , Mushan te zones se Dajqit te Bregut te Bunes Shkoder.

Perveç ketyre sherbimeve ai ka dhene nje kontribut te madh ne mejtepet e xhamive te siper permendura duke mesuar islamin dhejtra femijeve. Me perkushtim hoxhe Kujtim Cufaj kryen edhe sherbimet e faljes se namazit te xhenazeve ne gjithe Shkodren, Malsin e Madhe, Puke etj.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Xhamia e vjetër Kodër Hani (Viti 1916)

Puka në vitin 1937

Hurdha e Frashnit - Fshati Meçe - Pukë

Shkrim artizanal ne ate qe quhet " Iznik "

Gjate nje ore mesimi ne Fushe Arrez

Kryezi

Kryezi

Në kalan e Shkodrës

Puke

Rrape

Iballe

Gjate nje takimi me kreun e KMSH H.Bujar Spahiu

Në foto Myftiu i Kosovës Naim Ternava dhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani. Viti 12.04.2017

Në foto Kreu i KMSh-së Skender Bruçaj, Myftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe Myftiu i Pukës Gezim Kopani. Dt; 11.11.2017

Nga vizita e Kryetarit të KMSh-së H.Skender Bruçaj në Pukë

Nga vizita e Ambasadorit të Kuvajtit Fayaz Mishari Al Jassim në Myftininë e Pukës. Datë 02.08.2019

Me Akademikun Prof. Dr. Mehmet Halimi (Prizren,Kosovë)

Vizitë në BI Prizren.Dt: 28.04.2016