Jeta e Jemin Ramadan Kopani 1921-1982
Jemin Kopani ka lindur me 19 shtator 1921 ne fshatin Meçe te Pukes. Babai i Jeminit quhet Ramadan (Ramadani eshte djali i Manit, Mani i Islamit, Islami i Nezirit, Neziri i Imerit, Imeri i Musës),(1) i cili ndroi jete ne vitin 1926.(Ramadani kishte keto femije: Nurije, Pare dhe Jemin dhe Sadik), ndersa nena e Jemit quhet Zojë (bije prej fshatit Iballe - familja e saj me origjin nga Geg Hyseni Tropoj).
Rreth moshes 10 vjeçare (1931) Jemini ashtu sikurse babai i tij Ramadan Mani ndoqi mesimet ne Mejtepin e xhamise se fshatit Kabash, Puke. Jemini sebashku me Bajram Isuf Lluken e te tjere ndoqen Mejtepin deri ne moshen 15 vjeç ku mesues i tyre ishte imami nga Kosova Sadik Prishtina (2).
Ne vijim keni fotografin e femijeve te fshatit Meçe , ku eshte edhe Jemin Ramadan Kopanin. Sipas familjes tone fotografia eshte e vitit 1931 ndersa sipas familjes Lluka e vitit 1935
![]() |
Femijet e fshatit Meçe ne Mejtepin e fshatit Kabash, Puke (Fotografi e vitit 1931) |
Ne fotografi jane:
Nga e djathta: Bajram Istref Arifi, Bajram Isuf Llukaj, Rexhep Cina.
Poshte nga e majta: Ali Hasan Furriku, Jemin Ramadan Kopani, Sadik Adem Gjura dhe Brahim Tahir Lluka.
Ne vitin 1942 Jemini u martua me Haven (3) e cila eshte vajza e Idriz Xhaferit nga fshati Lajthizë e Pukes. Nga kjo martese linden femijet; Ishe, Qazim, Mine, Fatime, Xhevdet dhe Xhemalie.
Pasi Jemini perfundon ushtrine ne vitin 1947-1948 me mbeshtetjene Ali Hasan Furrikut punesohet ne "Ndermarrjen e Sharrave" Fushe-Arrez. Ne kete ndermarrje perveç Jeminit punonin edhe bashkefshatar te tjere si: Ali Hasan Furriku, Mus Zeneli, Shaban Murreci, Osman Meçi etj.
Havë Kopani (19.08.1925 - 08.10.2010) |
Me pas Jemini vazhdoj pune ne "Stabilimentin e Krrabit (Mide)" te Pukes ku ka punuar si specialist ne mprehjen e sharrave.
Pas nje semundje te rende me 09 maj 1982 ne moshen 61 vjeçare Jemini nderron jete dhe ceremonia mortore u zhvillua ne fshatin Meçe, Puke. Sherbimet fetare islame u kryen ne menyre te fshete (4) nga Selmi Baftija dhe Adem Haxhia (Kopani).
Jemin Ramadan Kopani u varros tek varrezat Qafë Cinës (Kujë Cinë) te fshatit Meçe, Puke.(5)
_______________
1. Familje e dal nga fisi i Kabashit
Pergatiti
Gezim KOPANI
_______________
1. Familje e dal nga fisi i Kabashit
2. Nje fotografi e bere nxenesve te Mejteptit te xhamise Kabasht ne vitin 1931 dallohet Jemin Ramadan Kopani dhe nxenesit e tjere. Nga e djathta lart: Bajram Isref Arifi, Bajram Isuf Llukaj, Rexhep Cina. Poshte nga e majta; Ali Hasan Furriku, Jemin Ramadan Kopani, Sadik Adem Gjura dhe Brahim Tahir Lluka
3. Hava eshte vajza e Idrizit dhe e Bjeshkes (bije nga fshati Kabash i Pukes-Hadroj), nga fshati Lajthize Puke. Hava ka lindur me date; 19.08.1925 dhe ka vdekur me date; 08.10.2010. Ceremonia mortore u zhvilluan ne Tirane ndersa ceremonia e sherbimeve fetare islame dhe varrimi u ben ne varrezat e Tufines, Tirane.
4. Falja e xhenazes u krye ne menyre te fshehte per shkak se regjimi komuinist i asaj kohe kishte ndaluar te gjitha ceremonit fetare.
5. Te dhenat e ketij materiali u mundesuar nga arkivit i familjes i vene ne dispozicion nga djali i Jeminit Qazim Kopani
4. Falja e xhenazes u krye ne menyre te fshehte per shkak se regjimi komuinist i asaj kohe kishte ndaluar te gjitha ceremonit fetare.
5. Te dhenat e ketij materiali u mundesuar nga arkivit i familjes i vene ne dispozicion nga djali i Jeminit Qazim Kopani