Jeta e Jemin Ramadan Kopani 1921-1982

Jemin Ramadan Kopani 1921 - 1982


Jeta e Jemin Ramadan Kopani 1921-1982

Nje jete e perkushtuar ndaj punes dhe familjes.

Jemin Ramadan Kopani lindi me 19 shtatr 1921 , ne fshatin Meçe te Kabashit Puke. Ai eshte i biri i Ramadan Manit , nje familje me prejardhje nga fisi i njohur i Kabashit , me rrenje te thella te tradites Shqiptare, te besimit dhe jetes shoqerore te zones. Nena e tij eshte Zoja bije nga fshati i Iballes.
Rreth moshes 10 vjeçare , sikurse babai i tij , Jemini ndoqi mesimet ne Mejtepin e xhamise se fshatit Kabash . Ai ishte pjese e nje brezi nxenesish te dalluar , si Bajram Isuf Lluka qe ndoqen mesimet deri ne moshen 15 vjeçare, me mesuesin dhe hoxhen e njohur nga Kosova imam Sadik Prishtina (Luma). 
Nje deshmi domethenese nga ajo kohe eshte edhe fotografia e vitit 1935 , ku Jemini paraqitet sebashku me nxenesit e tjere te Mejtepit te xhamise se fshatit Kabash.

Femijet e fshatit Meçe ne Mejtepin e fshatit Kabash, Puke (Fotografi e vitit 1931)

Ne fotografi jane:
Nga e djathta: Bajram Istref Arifi, Bajram Isuf Llukaj, Rexhep Cina. 
Poshte nga e majta: 
Ali Hasan Furriku, Jemin Ramadan Kopani, Sadik Adem Gjura dhe Brahim Tahir Lluka.

Ne vitin 1942 , Jemin Kopani u martua me Havë Idriz Xhaferin (1) , nga fshati Lajthize e Pukes. Nga kjo martese lindi nje familje e shendetshme dhe punetore me gjashte femije: Ishe , Qazim , Mine , Fatime , Xhevdet dhe Xhemalie. 

Havë Kopani (19.08.1925 - 08.10.2010)


Pas perfundimit te sherbimit ushtarak (1947-1948), Jemini u punese me ndihmen e Ali Hasan Furrikut ne Ndermarrjen e Sharrave ne Fushe Arrez, ku kontriboi krahas shume bashkefshatareve te tjere si; Ali Hasan Furriku , Mus Zeneli , Shaban Murreci, Osman Meçi etj. Me pas , ai vazhdoi pune ne Stabilimentin e Krrabit (Midë) te fshatit Meçe Puke, ku u dallau si specialist ne mprehjen e sharrave , nje zanat i veçante dhe i vlersuar ne ate kohe.

Pas nje semundjeje te rende, me 9 maj 1982 , Jemini nderroi jete ne moshen 61 vjeçare. Ceremonia mortore u zhvillua ne fshatin Meçe, ndersa sherbimet fetare u kryen fshehtazi per shkak te ndalimit te besimit nga regjimi komunist i kohes. Lutjen e xhenazes e kreu Selim Baftija me Adem Haxhin (Kopani). Jemin Ramadan Kopani u varros ne varrezat e Qafë Cine (Kujë Cinë) te fshatit Meçe te Kabashit Puke. (2)

Pergatiti
Gezim KOPANI


_______________
1. Hava eshte vajza e Idrizit dhe e Bjeshkes (bije nga fshati Kabash i Pukes-Hadroj), nga fshati Lajthize Puke. Hava ka lindur me date; 19.08.1925 dhe ka vdekur me date; 08.10.2010. Ceremonia mortore u zhvilluan ne Tirane ndersa ceremonia e sherbimeve fetare islame dhe varrimi u ben ne varrezat e Tufines, Tirane.
2. Te dhenat e ketij materiali u mundesuar nga arkivit i familjes i vene ne dispozicion nga djali i Jeminit Qazim Kopani

Xhamia e vjetër Kodër Hani (Viti 1916)

Puka në vitin 1937

Hurdha e Frashnit - Fshati Meçe - Pukë

Shkrim artizanal ne ate qe quhet " Iznik "

Gjate nje ore mesimi ne Fushe Arrez

Kryezi

Kryezi

Në kalan e Shkodrës

Puke

Rrape

Iballe

Gjate nje takimi me kreun e KMSH H.Bujar Spahiu

Në foto Myftiu i Kosovës Naim Ternava dhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani. Viti 12.04.2017

Në foto Kreu i KMSh-së Skender Bruçaj, Myftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe Myftiu i Pukës Gezim Kopani. Dt; 11.11.2017

Nga vizita e Kryetarit të KMSh-së H.Skender Bruçaj në Pukë

Nga vizita e Ambasadorit të Kuvajtit Fayaz Mishari Al Jassim në Myftininë e Pukës. Datë 02.08.2019

Me Akademikun Prof. Dr. Mehmet Halimi (Prizren,Kosovë)

Vizitë në BI Prizren.Dt: 28.04.2016