Friday, October 31, 2025

Rrugëtimi i artistit pukjanë Ramadan Kopani

Ramadan Adem Kopani 


Ne muajin tetor 2025 u promovua ne qytetin e Pukes dokumentari televiziv me titull: "Udha e nje aktori" kushtuar artistit te estrades pukjane Ramadan Kopani . Ky aktivitet u organizua nga Klubi i Shkrimtareve dhe Artisteve te rrethit Puke.
Aktiviteti u moderua nga regjizori Fran Vukaj i cili pasi falenderoi te pranishmit per pjesmarrjen, informoi te pranishmit mbi dokumentarin te realizuar nga ai vete dhe operatori Nikolin Dedaj.
Pas fjales falenderuese te artistit Ramadan Kopani pershendeten personalitete te njohura te artit si: Besnik Çinari (Mjeshter i madh), Dana Xhaj, Gjovalin Dushaj , kolet etj si dhe familjare.
Per here te pare ne sken Ramadan A. Kopani u ngjit si valltar, dhe me pas si aktor ku luajti shume role te ne estrade, drame dhe humor.

Per te shikuar dokumentarin kliko linkun: https://www.facebook.com/reel/1966918054100289

Pergatiti
Gezim KOPANI







Saturday, October 18, 2025

Vijon mesim besimi ne mejtepin e xhamise se qytetit Puke

Sot 18 tetor 2025, gjate nje ore mesimi me nje pjese te nxenesve te Mejtepit te xhamise se qytetit Puke. Mesim besimi do vijoje deri nga fundi i muajit dhjetor , ku me date 26 dhjetor 2025 Mytinia Puke do te shperndaj disa çmime per nxenesit e dallur te te mejtepit. 

Gezim KOPANI 


Friday, October 17, 2025

Kur do te permendesh te metat e dikujt, atehere ...



"Kur do te permendesh te metat e dikujt, atehere me mire kujtoji te metat e tua."

(Profeti Muhammed a.s.) 

Pergatiti
Gezim KOPANI

Ju mund te lexoni me shume duke klikuar: Hadithe

Friday, October 10, 2025

Vëndose doren mbi zemrën tënde !


Ebu Hurejre r.a transmeton se: Nje person pyeti profetin Muhammed a.s; "Si mund te dalloj nje gje, nese eshte e dyshimte apo jo? Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Vendose doren mbi zemren tende, sepse zemra trembet dhe dritherohet nga harami dhe qetesohet nga hallalli." (Hajthemi , Mexhmeuz zeuaid)

Allahu xh.sh. thote: "O ju qe besuat ! Friksojuni Allahut dhe behuni me ata qe jane te sinqerte." (Et Tevbe 119)

Pergatiti
Gezim KOPANI 


Mund te lexoni: Behuni te sinqerte 

Thursday, October 9, 2025

Rëndësia e vijimësisë së punëve të mira


Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Keni kujdes ne veprat tuaja dhe behuni te sakte dhe korrekte, dhe mos e teproni. Gjithnje te jeni te ndergjegjeshem dhe te drejte. Po ua perkujtoj se asnjeri prej jush nuk do te hyje ne xhennet permes veprava tuaja. Allahu xh.sh. e vlerson per pune te mire ate qe eshte e panderprere, e perhershme , ndonese mund te jete e pakte." (Buhari, Libri mbi Stabilitetin)

Prej Sad b. Ibrahmit transmeton prej Ebu Selemes dhe ky orej Ajshes r.a. qe ka thene: "E kane pyetur profetin Muhammed a.s., Cila veper eshte me e dashur tek Allahu xh.sh? Profeti Muhammed a.s. tha:
"Puna e perhershme dhe e panderprere, ndonese mund te jete e vogel (pakte). Ngarkoni veten me pune aq sa keni mundesi." (Buhari)

Keto hadithe terheqin vemendjen qe besimtari duhet te jete i drejte, i sinqerte dhe korrekt. Keto ai i pasqyron ne sjelljen e tij, ne fjale dhe mbi te gjitha ne punet e tij. Po ashtu theniet e profetit Muhammed a.s. terheqin vemendjen qe besimtari duke menduar se po vepron drejte , e tepron dhe humb kontrollin dhe kalon ne ekstrem. Prandaj ne hadith thote: "...dhe mos e treproni."
Po ashtu ato qe jane te drejte , te sinqert, korrekt dhe te matur duhet perkrahur, madje edhe promovuar si shembuj pozitiv dhe njerez fisnik, me qellim qe te tjeret te marrin shembull.

Terheqja e vemendjes vazhdon kur thote: "...asnjeri prej jush nuk do te hyje ne xhennet per shkak te veprava te tij." Ndaj , besimtari duhet te tregohet i kujdesshem dhe te mos mendoj se do hyje ne xhennet per shkak te puneve te tij , por do hyje nga meshira e Allahut xh.sh. Pra thenie profetike eshte pergjigje per ato qe mendojne se ne xhennet shkohet me berjen e puneve te mira. 
Ne nje hadith Profeti a.s. thote: "Njeriu nuk mund te hyje ne xhennet ngase ka bere vepra te mira. Shoket e pyeten Profetin a,s; As ti, o i Derguari i Allahut? Muammedi a.s. u pergjigj: As une, vetem nese Allahu xh.sh. te meshiron! Kini kujdes ne veprat tuaja dhe mos e teproni, gjithnje te jeni te ndergjeshem dhe te drejte. Kerkojeni ndihmen e Allahut xh.sh. ne mengjes , ne mbremje dhe ne fillim te nates. Mos hiqni dore ne kete, kembengulni se do tia arrini qellimit (tju pranohet lutja." (Buhari)

Pra , hadithi terheq vemendjen qe besimtarit mos ti hyje vetja ne qef per shkak se ka bere pune te mira, por te jete modest dhe te fitoje dashurin e Allahut, dhe nga meshira e Allahut te behet banor i xhenneti.
Hadithet porosisin besimtarin qe vazhdimisht te bej pune te mira , pasi punet e mira (hajrit) jane te dashura per Allahun xh.sh, madje hadithi fton qe punet e mira te behen panderprere dhe krahas tyre te kerkojne dashurin dhe meshiren e Allahut xh.sh.

Pergatiti
Gezim KOPANI


Lexoni artikull qe lidhen me temen: Puna e mire dhe sadakaja 

Friday, October 3, 2025

Më i dashuri tek Allahu xh.sh është besimtari i paluhatshëm


Ebu Hurejre r.a. transmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: 
"Besimtari i paluhatshem ne besim eshte me i mire dhe me i dashur tek Allahu xh.sh se sa ai qe eshte me besim te dobet. Por, si te mire qe jane, porositen te bejne vepra te mira, urdherohen qe te lakmojne vetem gjera qe u sjellin dobi, urdherohen te kerkojne ndihme nga Allahu xh.sh dhe te mos dorezohen para sprovave te ndryshme. Nese ju godet ndonje e keqe, mos thoni: Po te vepronim ndryshe nuk do na gjente kjo e keqe! Por, ne te tilla raste thoni: Kjo eshte e caktuar nga Allahu xh.sh dhe Ai ka vepruar sipas deshires se Tij. Po qe se ne kete rast i bindeni fjales pra thoni: "po te vepronim ndryshe", ne kete rast ia hapni shtigjet shejtanit." (Muslimi , libri "Kaderi")

Urtesit e hadithit (thenie profetike):

Hadithi terheq vemendjen besimtareve qe te jene te paluhatshem ne besimin ndaj Allahu xh.sh, kur ato ballafaqohen me sprova apo te kqia te ndryshme, pasi cdo gje jane percaktim i Allahut xh.sh.
Ndaj, te forcoje besimin ne Allahun xh.sh. duke bere vepra (pune) te mira, sepse niveli i besimit shtohet duke bere pune te mira qe e gezojne Allahun xh.sh, por edhe mund te dobesohet kur ben ndonje pune te keqe. Po ashtu hadithi porostit ne kryerjen e puneve te mira , dhe lakmia te jete per ato gjera qe sjell dobi dhe nuk ul besimin. Nese ndodhesh perball sprovave, sfidave apo perball te keqes atehere kerko ndihmen e Allahut xh.sh, pra mbeshtetju Allahut te Madheruar.

Pergatiti
Gezim KOPANI


Mund te lexoni thenie te tjera duke klikuar: Hadithe