Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Keni kujdes ne veprat tuaja dhe behuni te sakte dhe korrekte, dhe mos e teproni. Gjithnje te jeni te ndergjegjeshem dhe te drejte. Po ua perkujtoj se asnjeri prej jush nuk do te hyje ne xhennet permes veprava tuaja. Allahu xh.sh. e vlerson per pune te mire ate qe eshte e panderprere, e perhershme , ndonese mund te jete e pakte." (Buhari, Libri mbi Stabilitetin)
Prej Sad b. Ibrahmit transmeton prej Ebu Selemes dhe ky orej Ajshes r.a. qe ka thene: "E kane pyetur profetin Muhammed a.s., Cila veper eshte me e dashur tek Allahu xh.sh? Profeti Muhammed a.s. tha:
"Puna e perhershme dhe e panderprere, ndonese mund te jete e vogel (pakte). Ngarkoni veten me pune aq sa keni mundesi." (Buhari)
Keto hadithe terheqin vemendjen qe besimtari duhet te jete i drejte, i sinqerte dhe korrekt. Keto ai i pasqyron ne sjelljen e tij, ne fjale dhe mbi te gjitha ne punet e tij. Po ashtu theniet e profetit Muhammed a.s. terheqin vemendjen qe besimtari duke menduar se po vepron drejte , e tepron dhe humb kontrollin dhe kalon ne ekstrem. Prandaj ne hadith thote: "...dhe mos e treproni."
Po ashtu ato qe jane te drejte , te sinqert, korrekt dhe te matur duhet perkrahur, madje edhe promovuar si shembuj pozitiv dhe njerez fisnik, me qellim qe te tjeret te marrin shembull.
Terheqja e vemendjes vazhdon kur thote: "...asnjeri prej jush nuk do te hyje ne xhennet per shkak te veprava te tij." Ndaj , besimtari duhet te tregohet i kujdesshem dhe te mos mendoj se do hyje ne xhennet per shkak te puneve te tij , por do hyje nga meshira e Allahut xh.sh. Pra thenie profetike eshte pergjigje per ato qe mendojne se ne xhennet shkohet me berjen e puneve te mira.
Ne nje hadith Profeti a.s. thote: "Njeriu nuk mund te hyje ne xhennet ngase ka bere vepra te mira. Shoket e pyeten Profetin a,s; As ti, o i Derguari i Allahut? Muammedi a.s. u pergjigj: As une, vetem nese Allahu xh.sh. te meshiron! Kini kujdes ne veprat tuaja dhe mos e teproni, gjithnje te jeni te ndergjeshem dhe te drejte. Kerkojeni ndihmen e Allahut xh.sh. ne mengjes , ne mbremje dhe ne fillim te nates. Mos hiqni dore ne kete, kembengulni se do tia arrini qellimit (tju pranohet lutja." (Buhari)
Pra , hadithi terheq vemendjen qe besimtarit mos ti hyje vetja ne qef per shkak se ka bere pune te mira, por te jete modest dhe te fitoje dashurin e Allahut, dhe nga meshira e Allahut te behet banor i xhenneti.
Hadithet porosisin besimtarin qe vazhdimisht te bej pune te mira , pasi punet e mira (hajrit) jane te dashura per Allahun xh.sh, madje hadithi fton qe punet e mira te behen panderprere dhe krahas tyre te kerkojne dashurin dhe meshiren e Allahut xh.sh.