September 30, 2020

Cdo mengjes mendoj per keto gjera ( imam Shafi)


 

Tregohet se nje here pas namazit te sabahut imam Shafi duke shkuar per ne shtepi i afrohet nje person i cili i thote:
-Ne shume mendime jeni i zhytur mos keni ndonje problem?
-Cdo mengjes mendoj gjerat qe kerkohen nga une, prandaj eci duke menduar , i thote imami.
-Cfare jane ato gjera?
-Cdo mengjes mendoj se nga une kerkohen kete gjera:
1.Allahu kerkon qe une te kryej farzet.
2.Pejgamberi kerkon qe une te kryej sunetet.
3.Familja dhe femijet kerkojne nga une ushqim.
4.Mendja (besimi) kerkon qe une ti bindem urdherave te Allahut.
5.Shejtani kerkon qe une ti largohem rruges se Allahut.
6.Meleket qe shkruajne punet , duan nga une te bej pune te mira qe ti shkruajne sevape.
7. Sa here qe lind dielli me ben te kujtoj se u plaka dhe nje dite me shume.
8. Edhe meleku i vdekjes do qe te mendoj se po i afrohem atij dhe nje dite me teper.

Duke menduar keto eci rruges. i thote imami.
Pyetesi i thote: Vetem nga ti kerkohen cdo mengjes keto gjera apo kerkon dhe nga une?
Imami i thote: Kam ven re se keto gjera kerkohen nga une cdo mengjesn dhe mendoj se kerkohen dhe nga ti, prandaj pastro mendjen nga gjerat e kota dhe nisja te mendosh dhe ti per keto.

Kush e krijoi dinastin Emevite ne Andaluzi ?

Abdurrahman ed Dahilij

 

Nje nder dinastit me te medha dhe me te sukseshme islame eshte dinastia Emevite. Madheshtia e kesaj dinastije tregohet me veprat e medha te qytetit, te artit islam ne Andaluzi. Themeluesi i kesaj dinastije eshte Abdurrahaman Ed Dahilij (qe ne shqip Ed Dahilij do te thote Skifter). Gjithashtu ai njihet per ndertimin e xhamise madheshtore te Kordoves.

Pergatiti
Gezim KOPANI 


Xhamia e Kordobes-Spanje (Andaluzi)



Kur Shqiptaret visheshin me veshje Kombetare. Ne foto Bali Syla 1900-1994

Bali Syl Gjonbalaj (1900-1994) me bashkeshorten Kune Kocanaj


Kur Shqiptaret visheshin me veshje Kombetare. Ne foto Bali Syla 1900-1994

Ne fotografi eshte Bali Syl Gjonbalaj sebashku me bashkeshorten e tij Kune Kocanaj (mbiemer i marr nga fshati i lindjes Kocanaj). Fotografi mendohet se eshte bere rreth vitit 1937 ose 1938. Bali Syla ka lindur ne vitin 12.02.1900 ne fshatin Vuthaj , i cili eshte fis Kelmendi.
Nje vajze Bali Syla (Bahrije) e martoj me Maxhun Laçi i cili eshte prej Zahrisht te Hasit (Maxhuni u martua me Bahrijen ne Bruksel gjate vitit 1970 pasi qe ne vitin 1950 Beq Zeneli u largua nga Shqiperia per te vazhduar rruge ne Kosove me pas ne Itali per te ndaluar ne Belgjik) .
Sipas te dhenave familja e Maxhun Beqë Laçi eshte me origjin nga fshati Kabash i Pukes. Pema familjes se Maxhun Laçit perbehet nga keto breza: Fetë, Ukë, Zenel, Beq, Maxhun dhe Cen. Sic dihet nder te tjere ne fshatin Kabash te Pukes kan jetuar kater vllazni Dedë, Mark, Nikoll dhe Pal , te cilet per arsye te mungeses se tokes se bukes u larguan nga fshati Kabash. Deda ra ne Fushe Doçi ne Vau Dejes Shkoder, Makru ne Korisht te Prizrenit, Nikolla ne Reç te Dibres ndersa Pali ne Has ose ne Lume. Me shume mundesi te paret e Maxhunit jane me origjine nga fshati Kabash i Pukes. Nderkohe ne fshatin Bardhoc te Kukesit jane vllaznit e tjere te dalun prej fshatit Kabash i Pukes dhe te cilet mbaj mbiemrin Laçi

Bali Syl Gjonbalaj vdiq me 04 dhjetor 1994

Shenim: Disa te dhena jane konfirmuar dhe nga pasardhesi i djalit te tij Maxhun Cen Maxhun Laçi.

Pergatiti
Gezim KOPANI


September 21, 2020

Drejtesia eshte nje pasuri e shtrenjte, nuk gjendet kurrre te njerezit e lire



Disa thenie nga Mevlana Xhelaledin Rumi


"Injoroj ata qe te bejne te ndjesh frike dhe trishtim, qe te degradojne e te shpien drejt semundjes e vdekjes."

"Ne kete bote, sprova jote eshte ajo cfare deshiron me shume."

"Injoranti i ngjan punes se daulles. Zhurme ka shume, por brenda eshte bosh."

"Mos e gjyko te kaluren e askuht, mos harro se edhe elmazi, perpara se te perpunohej, ishte nje cop qymyr."

"Mos e harro kurre kete o bir: Drejtesia eshte nje pasuri e shtrenjte, nuk gjendet kurrre te njerezit e lire."

Pergatiti
Gezim KOPANI

Besetytnia, pasoje e padijes per fene

Nexhat Ibrahimi


Qytetaret i kthehen paranormales kur shoqeria i neglizhon ato

Kur nje shoqeri ngec ne edukim dhe arsimim normal, ajo krijon hapsire per depertim te erresires shpirterore dhe ideore ne ate shoqeri. Erresia identifikohet me jokempetencen, e personifkuar ne mjeket popullore, fallxhore, hajmalixhinjte e mashtruesit, te cilet flasin per te ardhmen, per te panjohurat, per te pamundshmet, duke i manipuluar njerezit ne nevoje materiale ose psikike, por qe kete mundesi ndihme nuk e ka askush tjeter pos Krijuesit. Dukuri te tilla jane te ditura per bashkesist primitive ne Afrike, Ameriken Latine e pjese te Azise, por keto dukuri shfaqen ne shoqeri bashkohore, te qyteteruara, te njerezit qe i rrethon elektronika, kjo gjendje brengos. Per me teper brengos kur kjo behet ne nivel shteterore, ne nivel te institucioneve me te larta arsimore, edukative , shkencore. (1)

Lajthitja si rezultat i padijes

Jeta eshte e gjale dhe e nderlikuar nese njeriu nuk ece binareve te natyrshem. Me kete rast, lindin dilemat, shqetesimet, ngerci shpirteror e fizik. Ne kete gjendje, njeriu/grupi ka nevoje per ndihme perkatese per rehabilitimin e tyre, duke u dhene rrugedalje. Nese ndihma mungon, njerezit i kthehen paranormales, jonormales , te skajshmes, duke u perpjekur te shpetojne me ndihmen e fijes se kashtes mes oqeanit. Deshira per te jetuar normalisht i largon njerezit nga racionalja dhe , ne kete menyre, njeriu/njerezit bien ne grackat e padijes, injorances.
Tekstet fetare kur'anore dhe te hadithit paralajmerojne:
"A jane te barabarte ata qe dine me ata qe nuk dine." (Ez Zumer, 9)
"..sikur te kishim degjuar dhe sikur te kishim pasur mend, ne nuk do ishim nder banuesit e zjarrit." (El Mulk, 10)
"Dija do te zhduket me vdekjen e dijetareve derisa nuk mbetet ne toke asnje, ndersa njerezit per prijes te tyre do t'i marrin injorantet, do te kerkojne pergjigje prej tyre, ndersa keta me padijenin e tyre do t'u pergjigjen dhe ata dhe veten ne mashtrim do t'i çojne." (Buhari dhe Muslim)
E qarte, drejt besetytnise shpie padija dhe te padijshmit. Madje, edhe ne kohen e teknologjise se avancuar besetytnia eshte ne rritje. Perse? Pergjigje ka shume, por ne do te cekim se dija aktuale eshte tjejet siperfaqesore, formale, e brishte, teknike, jo e perjetuar, jo e meshiruar ne pronarin e saj. Dija, aktualisht eshte dekor, eshte diplome, eshte instrument deshmie per dijen, por je vete dija. Kjo dije po merr hov, duke u dhene perparesi vlerave te rrejshme dhe njerezve te pavlere, duke krijuar mundesi tjeter, ku njerezit me shume vrapojne , por fare pak ose aspakt nuk meditojne dhe duke e sjelle ne humbje vetveten dhe te tjeret. (2)
Kjo gjendje ka arritur ne shkalle te larte, saqe disa thone se besetytnia po behet forme universale dhe e perhershme e te menduarit ne boten bashkekohore. Kjo gjendje, ky nivel besetytnie, me shenja alarmante, eshte shqetesuese, madje edhe depresionuese te nje pjese te konsiderueshme e popullsise. Ne kerkim te lehtesive nga kjo gjendje e rende shpirterore e psikike, njerezit mesyjne forma te ndryshme rrugedalje, te arsyeshme ose jo. Ne popull kemi forma te ndryshme te besetytnise. Disa jane aq te njohura, sa eshte veshtire te largohen si joracionale, jofetare. Disa nga keto forma jane:
-Kulti i gjarprit, i cili duhet te mos vritet;
-Kulti i ujkut, pjese e tij, si dhembi, konsiderohen te nevojshme;
-Kulti i bukles, e cila ka fuqi mbrojtese dhe hakmarrese;
-Kulturi i flutures, si gjallese e mire;
-Kulti i maces se zeze, kur ta pret rrugen, andaj duhet nderruar drejtimin;
-Kulti i bletes, si gjalese e bekume (3)

Kemi edhe shfaqje te tjera te ketij tipi, si "hapja e çadres ne shtepi sjelle fatkeqesi", "kruarja e dores se djathte d.m.th. se do te jepni para dhe e dores se majte d.m.th se do te merrni para.", "patkoi i kalit i vendosur ne deren e hyrjes mbron nga te keqijat", "nese vdes dikush ne familje, ia kepusim koken nje pule, qe te mos vdes edhe i dyti e i treti", "pasqyra e thyer ka fuqi qe te sjelle gjera te keqija ne jete", "e marta e zeze", me ç'rast nuk lejohet puna, pastrimi etj.

Orientimi drejte bestytnise

Edhe pse neper xhami e vende te tjera flitet per bestytnine dhe pasojat e saj, duke ofruar alternativen e besimit te drejte. Megjithata, besetytnia, ne format e vejtra, ende eshte e pranishme dhe me te madhe dhe shume lehte deperton ne format e reja, se paku te reja per nenqiellin tone. (Bestytnite te cilat edhe sot ekzistojne , jane me shekuj, te cilat u perpoqen t;i fshijne) (4)
Mendimet e shkencetareve boterore rreth kesja dukurie jane te ndryshme, varesisht nga shkolla e mendimit. Duke e marre parasysh kuptimin e fjales nga latinishtja (superstiti), si besimi ne veprimin e forcave te pashpjegueshme, besetytni, eshte e qarte se feja e vertet dhe dija e paanshme jane faktore per zbutjen, amortizimin ose edhe eliminimin e besetytnise. Indikative eshte thenia e shkenctarit Stjuart A. Vajs, profesor i psikologjise ne Kolegjin e Konektikatit: "Edhe pse jetojme ne shoqerine teknologjikisht te perparuar, besetytnia eshte e shtrire me shume se kurdohere me pare.
Gjate shekullit XX modernistet shekullare menduan se modernizimi ekonomik dhe shoqerore çon ne çrrenjosjen e religjionit si element me rendesi ne ekzistencen njerezore. Po keta ishin te bindur se shkenca, racionalizmi dhe iluminizmi pergjithmone do ti eliminoje besetytnite , mitet, irracionalitetin dhe ritualet, te cilat perbejne thelbin e feve ekzistuese. Shoqeria qe po lind, sepse tyre, duhet te ishte tolerante, racionale, pragmatike, progresive, humanister dhe shekullare. Konservatoret e shqetesuar kane paralajmeruar per pasoja te tmerrshme me zhdukjen e besimeve dhe te institucioneve fetare, sidomos per sa i perket udheheqjes morale, me te cilen religjionet e orientojne miresjelljen individuale dhe kolektive. (7)

Ne aspekt te vetidentifikimit religjioz e dime se Islami e gjykon dhe i ndalon rrepte te gjitha llojet e besetytnive ne te gjitha shfaqjet e tyre. Islami e ndalon kerkimin e ndihmes nga ata qe kane nevoje vete per ndihme. Mashtrimi i njerezve me fatkeqesi dhe manipublimi me ta, me qellim perfitimi ne menyre te lehte, eshte i papranueshe. Prandaj edhe lutja e njeriut duhet te jete: "Vetem Ty te adhurojme, dhe vetem nga Ti ndihme kerkohjme." (El Fatiha, 5) 
Ketu duhet pasur parasysh se: "Nese Allahu te perfshine me ndonje te papritur, askush, pervec atij, nuk mundet ta largoje, por nese do te mirem , prape askush nuk mund ta pengoje miresin e Tij. Ai me ate shperblen ke te doje nga roberit e vet dhe fale shume, eshte meshireplote." (Junus , 107)
Nderkaqe Muhammedi a.s. ishte i drejtperdrejte: "Ai qe ka besim te dobet dhe iu drejtohet mashtruesve, nuk do te hyje ne xhennet." (Hadith)
Tashme eshte e qarte se zbehka, degradimi ose largimi i besimit nder njerezit shpie ne gjendjen e indiferences, pasigurise, braktisjes. Ne kete gjendje te pashpres, njeriu i drejtohet erresires, irracionales, mashtrimit, sepse eshte e detyruar te gjeje shpetim per vetveten, por kete e ben ne mnyre jo te drejte. Ai u drejtohet mjekeve, bioenergjisteve, parapsikoloeve, fallxhoreve dhe hajmalixhinjeve te ndryshem. Ata e sheronje stresin, depresionin, madje edhe sterilitetin, mosmarreveshjet bashkeshortore e mossukseset. Kjo sidomos, eshte intensifikuar me zhvillimin e internetit dhe mediave te tjera elektronike e te shkruara. Madje, disa media fitimet kryesore i kane nga reklamat e tilla. Me rastisi ne internet nje psikolog me zanat, emrin e te cilit nuk do ta cek, dhe me habiti gama e tij zanatliu, qe konsideroj se eshte abuzim me fatkeqesisne e njerezve. Te tillet, duke ikur nga fallxhoret, bien ne gracken e titujve shkencore mjeksore. Puna qe ofron ky psikolog dhe shume ngjashem si ai, do te ishte kafshate e madhe edhe per nje klinike, e lere per nje individ.

Pergjegjesia rrjedh nga besimi ne Zot

Problemi i besetytinise eshte i pranishme ne te gjitha permasat dhe pothuajse ne te gjitha shtresat e shoqerise. Perpjekjet per diagnostifikim me terapi nuk jane te lehta dhe kerkojne perfshirjen e te gjitha strukturave shoqerore: ligjore, edukative-arsimore etj. Hedhja e fajit te shteti, te feja ose tek individi, nuk do ta zgjidhe çeshtjen, por do ta ngaterroje. Ndihma e sociologeve do te ndihmoje per konstatimin e permasave dhe te thellesise se problemit; ndihma e psikologeve  do te ndihmoje ne qasjen me te mire karshi karakterit te individit ose grupit; ligji do te ndihmoje ne kontrollimin e problemit qe mos te dale jasht kontrollit shoqerore dhe ti ndihmoje grupet e tjera te interesit qe ta ofrojne ndihmen e tyre. Por problemi do te zgjidhet vetem mer perfshirjen e fese, sepse mungesa e saj edhe e ka shkaktuar besetytnine. Vakumi i kirjuar nga mungesa e fese nuk permbushet me besetytni, shtriga e gogole, me kesulekuqe e borebardha, por vetem me besimin ne Zotin Nje dhe te Vetem. Shkenca pa besim krijon ateiste, ndersa besimi pa dije krijon mistike; te dyja keto, pa bashkepunim te plote, krijon skajshmeri. (6)
Pra eshte evidente se pa fene, besimin, njeriu nuk mund te ece ne kembe, por te sorollatet here djathtas dhe here majtas. Por, shtrohet pyetja e fuqishme se sa jane organizat fetare vendore te gatshme te ofrojne prezantimin e fese ne menyren e duhur fetare, etike, objektive, shkencore. Ka kuadro te gatshme, qe dini cka duan apo ka sasi te kuadrit qe reciton tekste, qe percaktojne xhennetin dhe xhehenemin, per numrin e sevapeve, per vitet qe do ti kalojme ne xhennet apo xhehenem, qe flasin per dexhalin e shtazen e tokes, per peshoren e Uren e Siratit, por nuk dine dy fjale per islamofobin, globalizimin scientizimin, ekzistencializmin, iluminizmin, ateizmin, pozivitivizmin dhe librealizmin. Ne kemi kuadro qe gjithe kohen thone se kemi politiken me te mire, ekonomin me te mire, kulturen me te mire, por asnje nuk ofroi nje platforme publike politike, ekonomike, kulturore, qe ka pergjigje karshi vetes dhe tjetrit, ne frymen e besimit ne Zotin Nje dhe te Vetem. Organizatat fetare islame shqiptare, me anetaret e saj dhe faktoret te tjere te interesuar, duhet dhe munden te ndihmojne ne zvogelimin dhe eliminimin e besetytnise nese i pervishen punes fetare e etike dhe e lene pas shpin vesin/manine e veshmbathjes mark, automjeteve mark, restoranteve ekskluzive, fotografive selfie neper vende te ndryshme turistike, sepse tere keto jane sukses i te tjereve, e jo i yni. Sukesi une eshte kur qytetarit t'ia ofrojme ushqimine pershpirtshem te nevojshem per te, kjo nepermjet metodave me te mira. Feja islame e ka kete fuqi, e ka kete urtesi, madje ka dhene proven e suksesit dissa here gjate historise.

Shkruar nga Nexhat Ibrahimi 


___________
1. Shih httpse://www.shqiperia.com/Sot-festa-e-Halloween-i-origjina-e-saj-legjendat-dhe-mitet.18834
2. Shih: Selman Selhavoni?, Stoviseznanja to manje praznovjera, ne: https://preporod.com/index.php/mislinja/item/9211-sto-vise-znanja-to-manje-pranznovjerja
3. Shih gjeresisht per besetytnine nga perkufizimi, format, ndikimi, shtrirja e tjera: Dr. Orhan Bislimaj, Statuesi i besetytinive ne besimin islam (rasti i Kosoves), disertacion i mbrojtur me 28.11.2018 ne Novi Pazar
4. https://wol.jw.org/sr-Latn/wol/d/r353/lp-sbo/101999761
5. Mislav Kuko , Neolibrealna globalizacija u sudaru civilizacija, ne Grup autoresh Globalizacija i neoliberalizma, Zagreb, 2006, fq.33, ose httpse://books.google.com/books?id=hBD-K_8JszgC&lpg=PA33&dq=praZNOVJERJE+in+islam&source=bl&ots=BpcmS35in8&sig=VSYTM-bG870acjLNjc4_OFZm58F&hl=en&hl=&sa=X&ved=2ahUKEwjDn4CH5-reAhWO_CoKHdmrDtQ4ChDoATAegQIABAB#v=onepage&q=praZNOVJERJE%20in%20islam&f=false 
Sipas po ketij autori, synimi me nuk duhet te synohet modernizimi i Islamit, por islamizimi i "modernitetit".
6.Shih; Selman Selhanovi, po aty. Gjersisht : Nexhat Ibrahimi, Bazat e etikes islame Ahlaku, Logos_A, Shkup, 2005, fq 38-51

September 18, 2020

Behuni te sinqerte !

 Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Behuni te sinqerte! Sepse sinqeriteti te udhezon ne miresie dhe miresia te dergon ne xhennet. Njeriu i cili e thote te verteten vazhdimisht, do te shenohet tek Allahu si i sinqerte." (Buhari) 

Pergatiti
Gezim KOPANI

Ruajuni genjeshtres !

Profeti Muhammed a.s. ka thene: 

"Ruajuni genjeshtres! Sepse genjeshtra te çon drejt te keqes dhe e keqja te çon ne zjarr (xhehenem). Njeriu i cili genjen vazhdimisht, do te shkruhet tek Allahu si genjeshtar." (Buhari)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Detyrat e muslimanit ndaj çdo muslimani jane gjashte

Profeti Muhammed a.s. ka thene: Detyrat e muslimanit ndaj cdo muslimani jane gjashte:

1.Kur ta takosh , ta pershendesesh
2.Kur te fton, ti pergjigjesh fteses.
3.Kur te kerkon keshill, tia japesh.
4.Kur teshtin dhe falenderon Allahun (thote Elhamdulilah) lutu per te (Jerhamukullah)
5.Kur te semuret, vizitoje.
6.Kur te vdes, tia percjellesh xhenazen  e tij. ( Muslimi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

September 16, 2020

Shaban Rexha (Hoxha) dhe Ali Bytyçi , viti 1940

Imam Shaban Rexha (Hoxha) dhe Ali Bytyçi i fshatit Qerret - Puke. Foto e vitit 1940


Pergatiti
Gezim KOPANI 



Ju mund te lexoni mbi jeten e Shaban Rexha (Hoxha) duke klikuar ketu:https://gezimkopani.blogspot.com/2012/01/jeta-e-imam-shaban-rexha.html

Ismail Xhemali , Puke (1928-1981)

Ismail Xhemali 1928-1981


Ismail Xhemali lindi ne qytetin e Pukes me 11 janar 1928. Pervec puneve te ndryshme , ai ishte i dhene pas muzikes dhe veglave muzikore duke u be keshtu drejtues artistik. Nder pasjonet me te njohura te tij ieshte futbolli. Aftesija e tij ne fushen e futbullit u vu ne dukje gjate sherbimit ushtarak ku ne ndeshjet qe zhvilloheshin ndermjet granizoneve u spikat si lojtar i shquar. Drejtues te ekipit te Partizanit kerkuan qe Ismaili te ishte pjese e ekipit te tyre. Me vone , per disa vite ai ka luajtur me Ekipin e Terbunit. Gjate jetes se tij ai ka qene krytar i kopratives bujqesore, drejtor i Ndermarrjes se Tregtise, drejtor i Ndermarrjes se Gjeologjise etj. Ai mbahet mend per kontributin e dhene ne elektrifikimin e rrethit te Pukes. Po ashtu Ismaili eshte autor i ndertimeve te ujesjellsave, kanale vaditese qofte ne Puke , Qerret por dhe ne Fushe Arrez. Te gjithe punet e bera gjalli reagim te sistemit komunist se mos ky ka plane te tjera duke e denuar ne emer te popullit me pretekstin "sabotim ne miser, fondi i dritherave te bukes etj. Nga sajimet e deshmitareve ne sallen e gjyqit dhe pse ishin shoke te tija ai u ndenuar me burgim nga ku nuk doli me. Ne respekt te punes se tij Stadiumi i Pukes mban emrin Ismail Xhemali. Ismail Xhemali vdiq me 15 maj 1981.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Fshati Qelez , Puke 1934

Nxenesit shkolles Qelez sebashku me mesuesin e tyre Zef Perjaku . Foto e vitit 1934

 

Pergatiti 
Gezim KOPANI 

Fotografi të qytetit Pukë ndër vite

Xhamia e vjeter e Koder Hanit Puke. Fotografi e vitit 1916
Kroni i vjeter i bere nga Ali Aga i I-re (behet fjale tek vendi ku sot ndodhet ish-komiteti i partis)
N/Prefektura e rrethit Puke, viti 1936
Punojsit e vjeter te Postes ne qytetin e Pukes
Puka ne vitin 1936

Qyteti i Pukes , viti 2012
Qyteti i Pukes , viti 2012
Ne foto Ismail Osman Laçi dhe bashkeshortja Mejhane dhe Abdullah Zyber Laci. Dy femijet Sherif & Osman Laçi
25 vjetori i hapjes se shkolles se mesme , sot Sabah Sinani Puke , foto e viti 1988



Puke, viti 2019


Pergatiti
Gezim KOPANI 

September 15, 2020

Punetori dhe i drejti

Tregohet se kishte qene nje shtepi e madhe. Ne kohen e te korrave hyjne ne arë burra e gra per te bere korrjen e misrit. Mirepo ne shtepi sapo kishte ardhur nje nuse e re e cila si te tjeret ishte bashkuar punes. . Ne kohen e drekes i zoti i shtepis del te shikoj punen. Shikon se pune ishte bere keq (misri ishte pre lart etj etj), ngre zerin dhe i pyet:
-Kush e korri misrin kaq lart?
I thone: Nusja !
Kush e ka lene neper arë kashten?
-I thane: Nusja !
Kush i vendosi kaq keq kashten ne duj (rresht)?
I thane: Nusja!

Kur shtrohet dreka per te ngrene dhe ulen rreth sofres i zoti i shtepise i ndan buke vec nuses se re.
Te tjeter te habitur pyesin Zotin e shtepis:
-Pse nuk na jep buke dhe neve ashtu sic i dhe nuses?
I zoti i shtepise u thote:
Ma sa shikova vec nusja paska pune , ndersa ju keni e keni shiku!

Pergatiti
Gezim KOPANI

Kater keshilla nga profeti Muhammed a.s.

Transmetohet nga Ibn Omeri se Profeti Muhammed a.s. ka thene:

Nese ndonje te kerkon ndihme ne emer te Allahut , Ndihmoje. 
Nese ndonje te lyp dicka ne emer te Allahut, Jepja!
Nese ndonje te ben ftese (per ndonje rast), Pergjigjju fteses.
Nese ndonje ju ben ndonje te mire, Kompensoja! Nese nuk ke mundesi kompensimi atehere lutju Allahut per te pasi ajo konsiderohet kompensim. (Ebu Davudi, Nesai)


Pergatiti
Gezim KOPANI

Ata qe ofendojne te tjeret faturen e zemerimit e paguajne vete

Gjate jetes studentore Nelson Mandola (1)kishte pasur nje profesor qe e quanin Peters.(2) Nje dite teksa profesore ne mense po konsumonte vaktin e drekes , i ulet afer nxenesi i tij Mandela. Kur e shikoj Peters i thote Mandeles: Nuk e kuptoni qe nje derr dhe nje zog nuk mund te ulen bashke per te ngrene.

Me qetesi Mandala i pergjigjet: 
-Mos u shqetesoni, une di te fluturoj.
Pas ketyre fjaleve Mandela ulet  ne nje tavolin tjeter.
Pergjigjia e Madeles e zemeroj profesoren i cili vendosi te hakmerret ndaj Mandeles. Te nesermen ne klas profesori i thote Mandeles:
-Nese do ishit duke ecur ne rruge dhe do gjenit nje pako ku brenda saj ka nje çante me dije dhe nje tjeter me para, cile do merrje?
Pa u menduar gjate Mandela i thote: 
-Sigurisht ate me para!
Profesori i thote: 
-Po te isha une ne vendin tend do kisha marr dijen.
Mandala i thote: 
-Te gjitha marrin ate qe nuk kan.
Meqenese cdo here Mandela dilte fitimtar ndaj profesorit, profesori vendos qe ne fleten e provimit te Madeles ti shkruante fjalen: Idiot
Mandela mori fleten e provimit dhe kur shikon fjalen e shkruar ulet ne banke dhe fillon te mendoj se cfar pergjigjeje duhet dhene profesorit. 
Pasi kaluan disa çaste Nelson Mandela ngritet dhe shkon tek profesori ku me miresjelle por  me  nje ton domethenese i thote: 
-Profesor, e keni firmosur fleten e provimit por nuk keni vendos noten time.

Pergatiti
Gezim KOPANI

_______
1. Nelson Mandela lindi ne vitin 1918 dhe vdiq ne vitin 2013. Ai luftoj per lirin e njerezve dhe ishte kunder shtypjes racore qe u behej zezakeve ne Afrike Jugore. Ai eshte shkolluar per juridik . Regjimi e akuzoj per tradheti , ku per kete gje u denua me burgim. Gjate kesaj kohe i ofruan daljen nga burgu me kusht qe te ndalonte aktivitetin e tij, por nuk pranoj. Ne vitin 1990 Mandela lirohet nga burgu . Ne vitin 1993 atij ju dha cimi Nobel  ndersa ne vitin 1994 nepermjet zgjedhjeve demokratike ai zgjedhet President i Afrikes se Jugut.  
2. Nuk dihet nese ngjarja ne fjale eshte e vertet apo jo

September 04, 2020

Eshte me mir t'i lesh trashegimtaret te pasur se sa nevojtar

Ne lidhje me rendesin dhe respektimin e testamentit vjen nje Transmetim prej Sad ib Ebi Uakas se; Ne vitin e Haxhit te Lamtumires u semura rend. Me erdh per vizite Profeti Muhammed a.s. te cilen e pyeta:

"O i derguari i Allahut! Sic e shikon jam shum i semur dhe se jam i pasur dhe se nuk kam trashegues tjeter vec nje vajze. A ta ndaj si sada dy te treten e pasurise sime?
-Jo , i thote Muhammedi a.s.
-Po gjysmen?
-Jo , i thote Muhammedi a.s.
-Po nje te treten (1/3)?
-Muhammedi a.s. i thote: "Ndaj nje te treten! Edhe kjo shum eshte. Eshte me mire t'i lesh trashegimtaret e tu te pasur sesa nevojtare e tju shtrine doren te tjereve. Per cdo shpenzim qe ben duke synuar kenaqesin e Allahut do te marresh shperblim. Madje edhe per kafshatat qe vendos ne gojen e bashkeshortes gjate ushqimit."
Sad ibn Ebi Uakas tregon se e pyeta:
-A vdes ketu ku ndodhet e shoket e mi te largohen?
-Jo. Nuk do vdesesh ketu. Do te ngrihesh dhe do besh gjera te mira per Allahun. Shpresoj nga Allahu xh.sh. qe duke jetuar shume, disa besimtar te kene dobi prej teje, e mohuesit te humbin. I thote Muhammedi a.s. duke bere kete lutje:
"O Allah! Plotesoje hixhretin (emigrimin) e shkove te mi nga Meka ne Medine. Mos i kthe pas, dhe mos i le ne gjysme hixhretin se Sadi ibni Haule (sahab tjeter) eshte ne gjendje te rend!"
(Buhari "Xhenaiz", Muslim "Vasijjet" etj)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Xhamia e Karapicit , Tirane (1892)

Xhamia e Karapicit, Tirane

Ne fotografi dallohet Esnafi i asaj kohe dhe se mendohet qe fotografia i perket vitit 1892.
Ndersa fotografia e dyte (ku disa thone qe eshte e publikuar ne Berlin) jep nje pasqyrim te plote te Tiranes ku sot ndodhet shehi "Skenderbe"

Xhamia e Karapicit, sot sheshi Skenderbe - Tirane

Pergatiti
Gezim KOPANI

September 03, 2020

Shpellat e rrethit Puke

Fotografi nga shpella e "Kaurrit", Levrushk - Puke


Rrethi i Pukes eshte i pasur me disa shpella. Thuhet se ndodhen rreth 50 shpella. Nga keto vetem nje pjese shume e vogel jane eksploruar apo vizitohen. Nder shpellat me kryesore qe mund te permend jane:

Shpella e Kaurrit - Levrush , Puke

Shpella e Oreve - Shkoze - Gojan - Puke

Shpella e Kolikes - Buzhal, Puke

Shpella e Dakes - 

Shpella e Shqiponjes

Shpella e Zanave - Qerret , Puke

Shpella e Oreve - Mertur, Puke


Pergatiti
Gezim KOPANI
Shenim: Materiali eshte ne punim...


September 02, 2020

Ke parasysh keto gjera

 


Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Tre gjara jane shkaterrimtare, tre jane shpetimtare, tre jane fshirje te gjynaheve dhe tre jane lartesim ne gradat e xhennetit.

-Tre shkramtiaret jane: 1.Ti nenshtrohesh koprracise, 2.Te ndjekesh epshin 3.Te te hyje vetja ne qef.

-Tre shpetimtare jane: 1.Drejtesia ne gezim dhe ne hidherim 2.Te jesh i ekulibrum ne fukarallek (kursim) po ashtu dhe ne bollek (ne shpenzim) 3. Te kesh frik Allahun xh.sh fshehuarzi dhe haptazi.

-Tre qe fshqin gjynahet jane: 1. Pritja e namazit 2. Ne kohe te ftohte plotesimi i abdestit 3. Ndjekja apo ecja per tu fal me xhemat.

-Tre gjerat qe lartesojne graden ne xhennet jane: 1. Te ushqyerit e te varferit (nevojarit), 2. Perhapja e selamit 3. Falja e namazit te nates kur te tjeret jane ne gjume." (Taberani)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Xhamia e Neshat Pashaj - Vlore


Xhamia e Neshat Pashaj - Vlore

A e dini qe pullen e pare postare te Shqiperise e ka bere nje Hafiz ?

Pulla e pare e postes Shqiptare bere nga Hafiz Emin Cangoni


Pulla e pare shqiptare eshte prodhuar me 19 mars 1914 nga Hafiz Emin Cangonji  dhe ka dal ne qarkullim per here te pare ne qytetin e Korçes. Pulla perbehet nga tre kateror dhe ne qender te pulles ishte shqiponja dykrenare.Pulla mund te vendosej mbi zarf. Disa thone se; Ngjarja historike per Njohjen e Pavarises se Shqiperise drejtuar shtevete te huaja dhe ne menyre te vecante Ambasadoreve ne Londer ne vitin 1913 jane derguar pikerisht me pullen postare te krijuar nga Hafiz Emin Cangonji.

Hafiz Emin Cangonji ka lindur ne vitin 1880 dhe ka vdekur ne vitin 1952. Ai rrjedh nga nje familje fetare islame dhe Patriotike si dhe intelektualesh sic ishte Haxhi Mulla Cangoni e ky ishte biri i Musa Cangonit nga Devolli. Haxhi Emini njihet per zgjarsin , mjeshterin e tij e pere kete ai kishte mjeshteri ne krijimtari. Po ashtu ai arrite te behet  hafiz (1) Kur'anit. Ai punoj si i till  dhe si Muezin ne  Xhamin e Iljaz Bej Mirahorit.

Pergatiti
Gezim KOPANI

______
1. Hafiz; Hafiz quhet ai person mysliman i cili sipas rregullave islame ka mesuar permendesh Kur'anin e bekuar.

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com